Category: Tema Islame

  • I VARFËRI DHE DYQANXHIU

    I VARFËRI DHE DYQANXHIU

    Ishe një njeri i varfër … Gruaja e tij prodhonte gjalpë dhe burri i saj e shiste në një nga dyqanet e qytetit. Gjalpit ia jepte formën e topit dhe pesha e tij ishte një kilogram. Burri e merrte dhe ia shiste pronarit të dyqanit dhe me çmimin e tij i blinte gjërat e nevojshme për shtëpi.

    Një ditë nga ditët pronari i dyqanit filloi të dyshon në peshën e gjalpit. Filloi të vlerëson peshën e secilit top nga topat e gjalpit dhe në fund e vërtetoi se çdo top peshon 900 gram e jo një kilogram dhe u zemërua shumë në njeriun e varfër.

    Kur prezantoi i varfëri të nesërmen pronari i dyqanit e prit me fytyrë të mrrolur dhe i zemëruar në të shumë dhe i tha: Unë më nuk do të blej nga ti gjalpë. Ti e shet gjalpin si të jetë një kilogram a në fakt ajo është e mangët për njëqind gram??? Ti je rrenacak dhe tradhtar.

    I varfëri kur i dëgjoi fjalët e tij u mërzit shumë dhe e uli kokën dhe tha: I nderuari shitës, ne nuk posedojmë kandar. Mirëpo unë nga ti bleva një kilogram sheqer dhe atë e bëra si peshore për ta matur gjalpin!!!???

    Jeni të bindur plotësisht se kandari jot … do të bëhet peshore ku do të maten veprat e tua me të.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • ZBUTE ZEMRËN TËNDE!!

    ZBUTE ZEMRËN TËNDE!!

    Turpi yt nga Allahu vjen sipas sasisë së diturisë që e ke për Allahun.

    Ka njerëz nëpër burgje, mirëpo ata janë të lumtur .. ka nga njerëzit që nuk kanë hyrë asnjëherë në burg, mirëpo janë nga fatkeqit.

    Ka mundësi të gjesh vështirësi në kryerjen e disa veprave të mira, mirëpo rikujtoje se ti e synon kënaqësinë e Allahut.

    Zemra jote në bazë është krijuar e pastër .. mirëpo, gjynahet atë e kanë nxirë.

    Të devotshmit zemrat i kanë të mbushura me dashurinë e Allahut .. nuk ka vend në to për të tjerët.

    O ju të lënduar nga gjynahet, ilaçi i juaj është në lënien e tyre.

    O ti i cili bën gjynah dhe nuk pendohesh, sa gjynahe tu kanë shënuar.

    Ti ndoshta e ke shijuar kënaqësinë e gjynahut, mirëpo a e ke shijuar ëmbëlsinë e të qarit në sexhde.

    Vdekja nuk është larg lagjes ku ti banon .. vizito varrezat që ta shohësh shtëpinë që të pret.

    Sa nga ata që janë përkujdesur të tubojnë pasuri, u erdhi vdekja dhe ua ndërpreu shpresat .. me vete nuk i morën as fëmijët e as pasuritë.

    Çdo orë që kalon më nuk kthehet .. bëhu i kujdesshëm që çdo orë e jotja të përmban në vete adhurim.

    Do ta njohësh vlerën e kohës së humbur, atëherë kur do ta shohësh Xhehenemin: “Ai do të thotë: “Ah, sikur të kisha bërë diçka të mirë për jetën time!”. (Fexhër 24.)

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • FJALA E MIRË ËSHTË SADAKA!!

    FJALA E MIRË ËSHTË SADAKA!!

    I riu kalon përreth një të varfrit lypës dhe ndalet pran tij t’i jep diçka nga të hollat, mirëpo kur e futi dorën nëpër xhepa .. e vërejti se e ka harruar kuletën në shtëpi!

    U turpërua nga kjo situatë dhe i kërkoi falje të varfrit duke i thënë: Kërkoj falje, o prindi im!! E harrova kuletën në shtëpi dhe me lejen e Allahut kur të kthehem do t’i marr të hollat me vete dhe do të vijë tek ti.

    Njeriu i varfër ia kthehu: Më fal, o biri im! Ti më dhurove më shumë se të gjithë!!

    I riu u habit! Mirëpo, o prindi im, unë nuk të dhashë asgjë!!

    I varfri i tha: Ti kur më kërkove falje, mu drejtove me fjalën, o prindi im!!

    Këtë fjalë nuk e kam dëgjuar nga askush! Kjo fjalë për mua është më e larta dhe më e shtrenjta.

    “Fjala e mirë është sadaka.”

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • DEFINICIONI I KOHËS

    DEFINICIONI I KOHËS

    E ngadalshme .. kur pret!

    E shpejtë .. kur frikohesh!

    E gjatë .. kur je i pikëlluar!

    E shkurtë .. kur gëzohesh!

    Nuk mbaron .. kur ke dhembje!

    Nuk e ndjen atë .. kur je i lumtur!

    Vrasëse .. kur je në gjendje vetmie!

    Ndalet .. kur dashuron!

    “Kohën” .. nuk e përcaktojnë akrepat e orës, po ajo ndryshon sipas të rrahurave të zemrës tënde dhe gjendjes tënde shpirtërore!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • BART ME VETE DIÇKA NGA MIRËSIA

    BART ME VETE DIÇKA NGA MIRËSIA

    Bëhu derë..

    që nga ajo hyn hajri.

    E nëse nuk mundesh..

    atëherë bëhu dritare që nga ajo depërton drita.

    E nëse nuk mundesh..

    atëherë bëhu mur që në të mbështeten kokat e të lodhurve.

    Mos harro asnjëherë..

    që çdoherë të bartësh me vete “diçka nga mirësia” dhe atë ta përhapësh kudo që shkon.

    Dhe mos u kthe mbrapa..

    se kur përhapet mirësia, njerëzit vet e pasojnë atë ku do që shkon!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • DISA URTËSI!!

    DISA URTËSI!!

    Ua dhuroj disa urtësi që më lanë mbresa:

    1. Nëse je në namaz, ruaje zemrën tënde të mos preokupohet me diç tjetër!

    2. Nëse je në mesin e njerëzve, ruaje gjuhën tënde nga përgojimi!

    3. Nëse je në shtëpitë e njerëzve, ruaje shikimin!

    4. Nëse je pran ushqimit, ruaje lukthin!

    5. Dy gjëra mos i përkujto asnjëherë: Dëmin e njerëzve që ta kanë bërë dhe të mirat që ti ua ke bërë!

    6. Dy mos i harro asnjëherë: Allahun e Madhëruar dhe Ditën e Ahiretit!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • KUSHTET E PENDIMIT

    KUSHTET E PENDIMIT

    1. Sinqeriteti.

    Pendimi është adhurim, dhe për këtë arsye në të kushtëzohet ajo që është kusht në të gjitha adhurimet e tjera, e ajo është sinqeriteti.

    2. Largimi nga mëkati.

    Pendimi nuk mundet të paramendohet duke vazhduar me bërjen e mëkatit.

    3. Keqardhja për gjynahun e bërë.

    Keqardhja është pendim, dhe nëse zemra nuk ndihen keqardhje për gjynahun e bërë, atëherë ajo aludon se zemra është e kënaqur me bërjen e atij gjynahu. Gjynahu ose digjet me zjarrin e keqardhjes në dynja ose digjet me zjarrin e Xhehenemit në ahiret.

    4. Vendosmëria për të mos iu kthyer më gjynahut.

    5. Pendimi në kohën e pranimit të tij.

    Allahu nuk e pranon pendimin e atij që i ka ardhur shpirti deri në fyt dhe nuk e pranon pendimin e atij që pendohet kur dielli lind nga perëndimi e jo nga lindja, që është një nga shenjat e mëdha të Kiametit.

    6. Kthimi i të drejtave deri të pronarët e tyre, nëse gjynahu ndërlidhet me të drejtat e bijve të Ademit.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • EMËRTIMET E DYNJASË DHE ATO TË AHIRETIT

    EMËRTIMET E DYNJASË DHE ATO TË AHIRETIT

    Përkujdesemi tepër për emërtimet tona në dynja;

    Profesor;

    Mjek;

    Farmacist;

    Inxhinier;

    Drejtor;

    Mësues..

    Mirëpo.. vallë çfarë përgatitëm për emërtimet tona në ahiret!!

    Agjërues,

    Që falin namaz nate,

    E përmendin Allahun,

    Që kërkojnë falje!!

    Pyetje që meritojnë meditim?!

    Shpeshtoni meditimin e fjalëve të Allahut: “Ah, sikur të kisha bërë diçka të mirë për jetën time!”. Fexhër 24, që ta kuptoni se jeta e realët nuk është ajo e tanishmja!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • KËSHTU ËSHTË JETA DHE LIGJI I SAJ!!

    KËSHTU ËSHTË JETA DHE LIGJI I SAJ!!

    Kështu është jeta dhe ligji i saj .. askujt nuk i intereson për ty, përveç se atij që ka kaluar nëpër të njëjtat sprova gjatë jetës.

    Nëse dëshiron diçka, para teje duhet të vendosësh qëllime të vogla dhe t’i kapërcesh ato, derisa të arrish tek qëllimet e mëdha.

    Jeta thjesht është një rrugë jo e shtruar ku në të është i përhapur terri i natës .. dhe ti kalon nëpër të .. dhe nuk sheh asgjë dhe e pret fundin.

    Nëse dëshiron të jetosh i lumtur, vë para teje një qëllim madhështor dhe synim kryesor .. dhe përpiqu për hir të tij.

    Mundimet për të arritur deri te synimi yt në fillim ndjehen si lodhje, mirëpo më pas ato shndërrohen në kënaqësi .. kurse arritja e qëllimit jep lumturi dhe gëzim të thellë në shpirt dhe zemër.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • BAMIRËSIA NDAJ JETIMËVE

    BAMIRËSIA NDAJ JETIMËVE

    BAMIRËSIA NDAJ JETIMËVE

    Allahu thotë: “Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); silluni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët, të varfërit.” (Ali Imran 36.)

    Ai që përkujdeset për jetimin do të jetë së bashku me të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, në Xhenet.

    Sehl ibën Sad, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Unë, me kujdestarin e jetimit, në Xhenet do të jemi afër sikur këta dy gishta (gishti tregues dhe gishti i mesëm), sikur këta (gishtat) që janë afër, ai person do të jetë afër me mua në Xhenet.”

    Ibën Bat’tal, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Çdo musliman që e dëgjon këtë hadith e ka hak të punon sipas këtij hadithi që të jetë shoqëruesi i të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe i Pejgamberëve tjerë”.

    Allahu e mori besatimin nga bijtë e Israilit se do të sillen mirë me jetimët derisa Allahu i Madhëruar tha: “Kujtoni kur Ne morëm besën tuaj, o bijtë e Izraelit, se do të adhuroni vetëm Allahun, do të silleni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët dhe të varfrit.” (Bekare 83); ne jemi më meritor nga ata për këtë dhunti.

    Ai që do zemra t’i zbutet dhe t’i plotësohet nevoja, le të mëshiron jetimin, dhe le ta fërkon kokën e tij dhe le ta ushqen nga ushqimi i tij.

    Ebu Derda, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se një njeri erdhi tek i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe ju ankua nga ashpërsia në zemër dhe i tha: “A dëshiron që të të zbutet zemra dhe ta arrish atë që kërkon? Mëshiroje jetimin, fërkoi kokën dhe jepi atij nga ushqimi yt; kështu do të zbutet zemra dhe do të arrish atë që kërkon.”

    Njëri nga të parët tanë (selefi) tha: (Në fillim isha i dhënë pas mëkateve dhe pirjes së alkoolit. Një ditë nga ditët e shpëtova një fëmijë jetim dhe i varfër. E morra me vete dhe u solla mirë me të dhe e ushqeva dhe e vesha me rroba dhe e pastrova dhe ia kreha flokët dhe e fisnikërova ashtu siç e fisnikëron një prind fëmijën e vet, madje edhe më tepër. Në mbrëmje, kur rashë për të fjetur, e pash në ëndërr se Kiameti ndodhi, dhe u thirra për llogari, dhe u dha urdhri për mua që të hidhem në Xhehenem për shkak vepra të mia të liga. Më morën melekët të më dërgojnë për në Xhehenem, e unë e ndjeja veten i dobët i nënçmuar kokulur, kur rrugës më doli ai jetimi që u përkujdesa për të dhe tha: Largohuni nga ai o ju melekët e Allahut derisa unë të ndërmjetësoj për të tek Allahu, se ai u përkujdes për mua dhe më fisnikëroi. Atëherë melekët thanë: Ne nuk jemi urdhëruar për një gjë të tillë dhe në atë moment vjen një zë nga ana Allahut ku thotë: Lëshojeni se Unë ia fala atij për shkak sjelljes së mirë të tij ndaj jetimit. Thotë: U zgjova dhe u pendova tek Allahu dhe më vonë e shfrytëzoja energjinë time në ndihmën e jetimëve.)

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU