Category: Tema Islame

  • Kushtet e pendimit dhe disa dispozita të tij

    Kushtet e pendimit dhe disa dispozita të tij

    Allahu i Lartmadhëruar  thotë: “A mos janë duke pritur tjetër ata (pas këtyre fakteve) vetëm t’ju vijnë engjëjt (t’u marrin shpirtin), të vijë Zoti yt (urdhëri për shkatërrim)ose të vijnë disa nga shenjat e Zotit tënd,(në) ditën kur vijnë disa shenja të Zotit tëndë, asnjë njeriu nuk i vlen besimi i tij nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë në besimin e tij kurrfar të mire. Thuaj: “Pritni, edhe ne jemi duke pritur!”. El-En’amë  ajeti 158

    Allahu i Lartmadhëruar  thotë:”Pendimi i pranueshëm te Allahu është vetëm i atyre që e bëjnë të keqen me mosdije e pastaj shpejt pendohen; të tillëve Allahu ju pranon pendimin, se Allahu është më i dijshmi, më i urti. Nuk është pendim (i pranueshëm) i atyre që vazhdimisht bëjnë punë të këqia dhe vetëm atëher kur t’i vjen vdekja ndonjërit prej tyre, të thotë: ,,Unë tash u pendova!”e as i atyre që vdesin duke qenë jobesimtarë. Ndaj tyre kemi përgatitur dënim të ashpër”. En-Nisa ajetet 17,18.

    Nga Ebi Musa [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Vërtet Allahu e shtrinë dorën e tij gjatë natës që të falë mëkatarin e ditës dhe e shtrinë dorën e tij gjatë ditës që të falë mëkatarin e natës, derisa të lind dielli nga perëndimi. Transmeton Muslimi.

    Nga Abdulla ibn Umeri [Allahu qoftë i kënaqur e të] se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem]

    ka thënë: “Allahu i Gjithëfuqishëm e pranon tevben nga robi i vet deri në gargarën e tij(në frymën e tij të fundit)”.Transmeton Tirmidhiu.

    Shpjegim:

    Tevbeja ka kushte, nëse penduesi i plotëson para tevbes, tevbeja e tij pranohet me lejën e Allahut.

    Tevbeja është e pranuar derisa njeriut nuk i ka ardhur vdekja dhe shpirti t’i ket arritur në fyt.

    Gjithashtu tevbeja nuk pranohet kur të lind dielli nga perëndimi, ku njerëzit binden në ndodhien e Kijametit.

    Dobitë:

    1.Nga kushtet e tevbes është që mos të jet në çastet e vdekjes dhe kur të ket arritur shpirti në fyt.

    2.Të jet tevbeja para se të lind dielli nga perëndimi ngase atëherë vulosen veprat dhe nuk pranohet pendimi.

    3.Kush bën tevbe nga një mëkat pastaj kthehet për së dyti në kryerjen e mëkatit, tevbeja e parë është e pranuar mirëpo ka nevoj për tevbe tjetër.

    Përktheu nga gjuha arabe:

    Florim Islami

    www.thirrjaislame.com

  • Domosdoshmëria e pendimit dhe vlera e tij

    Domosdoshmëria e pendimit dhe vlera e tij

    Allahu i Lartmadhëruar  thotë: “…Dhe të gjithë pendohuni tek Allahu, o besimtarë, ndoshta do të shpëtoni”. En-Nur ajeti  31.

    Allahu i Lartmadhëruar  thotë: “O besimtarë! Pendohuni tek Allahu me sinqeritet të thellë”.Tahrim ajeti 8.

     Nga El-Egarr ibn Jesar el-Muznij [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [sallallahu alejhi ve selem] ka thënë:” O njerëz, drejtohuni Allahut me tevbe dhe kërkim për falje, edhe unë i bëj tevbe Allahut nga njëqind herë në ditë” .Transmeton Muslimi.

    Nga Enes ibn Malik El-Ensarij [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thënë:”Allahu më tepër gëzohet për pendimin e robit të vet sesa që do të gëzohej ndonjëri nga jush kur do ta gjente deven e humbur në shkretëtirë, pa ujë dhe fryte”. Mutefekun alejhi.

    Nga Ebu Seid El-Hudrij përcillet se i Dërguari i Allahut [sallallahu alejhi ve selem] ka thënë:

    ”Moti para jush ka qenë një njeri që ka vrarë nëntëdhjet e nëntë vetë, ka pyetur për njeriun më të dishëm në botë. Atë e udhëzuan te një rabin (i devotshëm i shkretëtirës-izraelit). Shkon te rabini e i thotë se ka vrarë 99 veta, andaj a ka për pendim (tevbe, mëshirë e Allahut dhe falje). Rabini i thotë se për te nuk ka tevbe. Ky e vret edhe rabinin dhe me të i plotëson njëqindë të vrarët. Pastaj vazhdon të kërkojë njeriun më të ditur në botë, e udhëzuan te një dijetar. Ky pasi e gjen i tregon se ka vrarë 100 njerëz dhe e pyet edhe këtë se a ka për të pendim? Dijetari i tha se edhe për të ka tevbe:”po! (por është shumë larg dhe vëzhtirë). Vrasësi e pyeti:”Sa është largësia mes meje dhe tevbes? Dijetari i tha:”Shko në atë vend dhe në atë vend, aty banojn njerëz të cilët adhurojnë Allahun edhe ti adhuroje Allahun me ta dhe mos u kthe kurr në vendin tënd, sepse është vend i keq”. Njeriu u nis për në vendin e adhurimit të Allahut dhe kur arriti në gjysmë të rrugës i erdhi vdekja. Atëherë lindi grindja në mes engjujve të mëshirës dhe engjujve të dënimit. Engjujt e mëshirës thanë: “Ai deri këtu ka ardhur i penduar për mëkatet me zemër të drejtuar kah Allahu i madhërishëm”. Kurse engjëjt e dënimit thanë: “Asnjëherë më parë nuk ka bërë mirë”. Atëherë këtyre engjujve u vjen një engjëll tjetër në formë të njeriu e këta e morën për gjykatës që të gjykojë se cilët kanë të drejtë. Ky u thotë: “matni në mes dy vendeve, vendit të adhurimit dhe atij të mëkatit, e më afër cilit vend të jetë, edhe atij vendi i takon”. Engjujt e matën hapësirën në mes dy vendeve dhe konstatuan se i penduari ishte më afër vendit që synonte (adhurimit), andaj e morën engjëjt e mëshirës”.Mutefekun alejhi.

    Shpjegimi:

    Tevbeja (pendimi) është prej veprave më të dashura te Allahu dhe është shkak për shpëtimin e njeriut në këtë botë dhe në botën tjetër. Allahu ka obliguar besimtarët dhe i ka nxitur që të bëjnë tevbe ngase dhuntia dhe mëshira e Tij është e gjërë. Allahu gëzohet për tevben e njeriut edhe pse nuk ka nevoj për të dhe e pranon nga ata sado që të kenë vepruar mëkate të mëdha.

    Dobitë:

    1.Obligimi i tevbes në çdo kohë.

     2.Vlera e tevbes pasiqë është shkak i shpëtimit dhe Allahu gëzohet me tevben e njeriut.

    3.Është e pranuar për të gjitha mëkatet sado që të jenë të mëdha.

    4. Gjërësia dhe dhuntia e gjërë e Allahut, e që shihet në atë se Ai e pranon tevben sado që të jenë mëkatet e mëdha.

    Përktheu nga gjuha arabe :

    Florim Islami

    www.thirrjaislame.com

  • Domosdoshmëria e nënshtrimit ndaj urdhërit të Muhamedit [salallahu alejhi ve selem]

    Domosdoshmëria e nënshtrimit ndaj urdhërit të Muhamedit [salallahu alejhi ve selem]

    Allahu i Lartmadhëruar  thotë: “Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe ( derisa) të mos binden sinqerisht “ En-Nisa ajeti 65.

    Allahu i Lartmadhëruar  thotë:’Kur Allahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari e asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës”. El-Ahzabë  ajeti 36.

    Allahu i Lartmadhëruar  thotë:”Kur thirën besimtarët për gjykim ndërmjet tyre te Allahu dhe te i dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë: “Dëgjuam dhe respektuam!” Të tillët janë ata të shpëtuarit”. En-Nur ajeti  51.

    Allahu i Lartmadhëruar  thotë::Thirrjen e të dërguarit mos e konsideroni si thirrjen tuaj ndaj njëri- tjetrit. Allahu i di ata që tërhiqen prej jush tinëzisht, prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij(të të dërguarit) se ata do t’i zë ndonjë telashe, ose do t’i godasë dënimi i idhët”.En-Nurë 63

    Transmeton Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thënë:”I gjithë umeti im do të hyjë në xhennet përveç atij që refuzon. Thanë: e kush refuzon të hyjë në xhennet o i Dërguar i Allahut [salallahu alejhi ve selem]? I Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] tha:kush më respekton mua do të hyjë në xhennet, e kush nuk më respekton ka refuzuar (të hyjë në xhennet).  Transmeton Buhariu.

     Shpjegim:

    Respektimi i Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem],  bëhet duke lën e çdo fjalë për fjalën e tij dhe dorëzimi fjalës së tij është rregulla e dytë mbi të cilën ngritet feja. Ky është kuptimi i fjalës së dëshmisë (Muhamedi është i Dërguar i Allahut-Muhamedurresulullah).

    Feja është e ngritur në dy rregulla: mos të adhurohet askush përveç Allahut dhe të respektohet Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] e që nuk ka rrugë që të drejton në udhëzim, shpëtim nga sprovimet dhe hyrje në xhennet përveç respekti ndaj Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem].

    Dobitë:

     1.Obligimi i respektimitit të Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] dhe dhënja prioritet fjalës së tij mbi çdo fjalë tjetër të njerzëve.

    2.Respektimi ndaj Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] është shkak për hyrjen në xhennet.

    3.Mosrespektimi ndaj Pejgamberit [slallahu alejhi ve selem] dhe kundërshtimii urdhërave të Tij është shkak i sprovimit dhe dënimit.

    Përktheu nga gjuha arabe :

    Florim Islami

    www.thirrjaislame.com

  • Urdhëri për ruajtjen e gjuhës

    Urdhëri për ruajtjen e gjuhës

    Allahu në Kuran thotë: Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, sepse me të vërtet  të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.(1)

    d.m.th. mos u zhyt aty ku nuk ke dituri(2).

    Transmetohet nga Ebu Musa El Esharij [Allahu qoftë i kënaqur me të] që ka thënë: i thash të Dërguarit [salallahu alejhi ve selem] cili musliman është më i mirë ? Tha: Më i miri është ai nga gjuha dhe dora e të cilit shpëtojnë muslimanët (3).

    Nga Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmetohet se e ka ndëgjuar të Dërguarin [salallahu alejhi ve selem] duke thënë: Me të vërtet njeriu ndonjëher flet ndonjë fjalë që nuk është i sigurt në të (nuk ia ve veshin se ç’ka flet) zhytet për të në zjarr në një gjërësi sa lindja dhe perendimi (4).

    Nga Sufjan ibn AbduLlah [Allahu qoftë i kënaqur me të] thotë: thash: o i Dërguar i Allahut [salallahu alejhi ve selem] tregom për një send nëse kapem për te do të me mbronë e ai  më tha, thuaj: besova Allahut dhe pastaj përqëndrohu ,  i thash: o  i Dërguar i Allahut ç’ka ke frigë më së shumti për mua ? E kapi gjuhën e tij dhe tha: Këtë ta kam frikë (5).

    Poashtu transmetohet nga Ukbetu Ibn Amir [Allahu qoftë i kënaqur me të] i cili tha: i thash o i Dërguar i Allahut [salallahu alejhi ve selem]  çështë shpëtimi ? Tha: Kape gjuhën tënde , le të mjafton shtëpia jote (le të interesojnë puntë e shtëpisë tënde) dhe qaj për mëkatet e tua (6).

    Shpjegim:

    Shohim se në ruajtjen e gjuhës dhe moszhytja e saj në cështje që nuk na interesojnë egziston mirësi e madhe dhe shpëtim në këtë dhe botën tjetër , për këtë i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] bënte nxitje për ta ruajtur gjuhën dhe tregonte se gjuha është gjëja kryesore që e shpëton njeriun.

    Dobitë:

    1.Plotësohet islami i njeriut besimtar atëher kur e ndal gjuhën e tij dhe nuk i pengon muslimanët

    2.Ruatja e gjuhës është  shkak për shpëtim.

    3.Njeriu futet në zjarr me një fjalë goje që nuk ka kujdes për të.

     

    Përktheu nga gjuha arabe :

    Florim Islami

    www.thirrjaislame.com

     

  • Vlera e leximit te Kur’anit dhe bartësit e Tij

    Vlera e leximit te Kur’anit dhe bartësit e Tij

    Ka thënë All-llahu : ”Ata të cilët e lexojnë librin e Allahut dhe e falin namazin si dhe shpenzojnë nga ajo që u kemi dhënë fshehurazi dhe haptazi, ata shpresojnë për një tregti që nuk humbet. Ai (Allahu) do ua plotësoj shpërblimin e tyre edhe do u shtojë nga mirësia e Tij, vërtetë Ai është mëkatfalës dhe shumë mirënjohës.“ transmetohet nga Uthman ibn Affani r.a. se kë thënë: Ka thënë i dërguari i All-llahut : ”Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kur’anin dhe ua mëson të tjerëve.” që transmetohet nga imam Buhariu në librin e tij, që është libri më i vërtetë pas Kur’anit.

    Transmetohet nga Aishja r.a. së ka thënë: ka thënë i dërguari: ” Ai i cili e lexon Kur’anin dhe është i shkathtë në leximin e tij është me melaiket e ndershme, ndërsa ai i cili e lexon Kur’ani dhe ka pengesa gjatë leximit si dhe ka vëshirësi, ai I ka dy shperblime.” transmetohet nga imam Buhariu dhe imam Muslimi.

    Transmetohet nga ebu Musa el Esh’ariju r.a. se ka thënë: ka thënë i dërguari: ”Shembulli i besimtarit që e lexon Kur’anin është sikur shembulli i qitros, e ka aromën e mirë dhe shijen e mirë, shembulli i besimtarit i cili nuk e lexon Kur’anin është sikur shembulli i hurmës, nuk ka erë por ka shijen e mirë, ndërsa shembulli i hipokritit i cili e lexon Kur’anin është sikur shembulli i borzillokut, ka aromën e mirë mirëpo shijen e idhët, si dhe shembulli i hipokritit që nuk e lexon Kur’anin është sikur shembulli i kungullit të egër, nuk ka aromë dhe se shijen e ka të idhët.”, transmeton Buhariu dhe Muslimi.

    Transmetohet nga ebu Umame el Bahiliu r.a. se ka thënë: kam dëgjuar pejgamberin alejhi selam duke thënë: “Lexone Kur’anin sepse vjen ditën e kijametit ndërmjetësues për lexuesin e tij.” tranmeton Muslimi.

    Transmetohet nga ibn Omeri r.a. se pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Nuk ka xhelozi vetëm se në dy gjëra, një njeri që ia ka dhënë All-llahu Kur’anin dhe ai e lexon atë gjatë natës dhe ditës  si dhe një njeri që i ka dhënë All-llahu pasuri dhe ai e shpenzon atë gjatë natës dhe ditës.” transmeton Buhariu dhe Muslimi. Transmeton Abdull-llah ibn Mesudi r.a.: “Nuk ka xhelozi përveç se në dy gjëra, një njeri që i ka dhënë Allahu pasuri dhe e ka shkatërruar me të si dhe një njeri që i ka dhënë Allahu urtësi dhe ai me të gjykon dhe i mëson tjerët.” transmeton Buhariu Muslimi.

    Gjithashtu transmetohet nga Abdulla ibn Mesudi r.a.se ka thënë: Ka thënë pejgamberi alejhi selam: “Më të vërtetë ai i cili e lexon një shkronjë nga Kur’ani atij i takon një e mirë, kurse një e mirë shpërblehet me dhjetëfish. Nuk them se Elif Lam Mim është një shkronjë, por Elifi është një shkronjë, Lami është një shkronjë dhe Mimi është një shkronjë.” transmeton Tirmidhiu.

     

    Transmetohet nga Ibn Abbasi r.a. se pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Ai i cili nuk ka në brendësinë e tij asgjë nga Kur’ani është sikur shtëpia e shkatëruar.” transmeton Tirmidhiu dhe i cili tha : “Hadith i mirë, i vërtetë.” Transmetohet nga Abdulla ibn Amr ibn Asi r.a. se pejgamberi alejhi selam ka thënë: ” I thuhet lexuesit të Kur’anit, lexo dhe ngritu, lexo sikur ke lexuar në dunja dhe se vendi ytë është në ajetin e fundit që e lexon.” transmetohet nga Ebu Davudi, Nesaiu, dhe Tirmidhiu i cili tha: “Hadith i mirë, i vërtetë.”

    Transmetohet nga Muadh ibn Enes r.a. se pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Kush e lexon Kur’anin dhe vepron me të, iu vishet prindërve të tij një kurorë ditën e kijametit, drita tij është më e mirë se drita e diellit në shtëpitë e kësaj bote, e çka ua mer mendja juve për atë i cili vepron me të?!

    Ebu Davudi transmeton nga imam Darimiu me zinxhir nga Abdulla ibn Mesudi r.a. se ka thënë: “Lexone Kur’anin se Allahu i lartësuar nuk e dënon një zemër që është e mbushur me Kuran, dhe Kurani është gostia e Allahut të lartësuar, kush hyn në të është i sigurtë, dhe kush e donë Kuranin le të përgëzohet.”

    Nga Abdulhamid el Himani tha se e kam pyetur Sufjan eth Theuriun se cili është më i dashur tek ti një njeri që lufton apo një njeri që e lexon kuranin?  Tha: “Ai që lexon Kuranin sepse pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Më i miri nga ju është ai i cili e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve.”

     

    Përktheu nga gjuha arabe :

    Mr. Ibrahim Sherifi

    www.thirrjaislame.com

  • Rreziku i gjuhës

    Rreziku i gjuhës

    Allahu  i  Lartësuar. thotë: që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellsi i gatshëm. Suretu Kaf ajeti 18.

    Nga Sehl ibn Sad se i Dërguari i Allahut[salallahu alejhi ve selem] ka thënë: Kush më siguron se do të ruaj gjuhën dhe organin (gjinital) ia siguroj xhennetin.(Transmeton Buhariu).

    Nga Muadh ibn Xhebeli thotë: thashë: O i Dërguar i Allahut[salallahu alejhi ve selem] më trego cila vepër më shtynë në xhennet dhe më largon nga zjarri? I Dërguari i Allahut [salallahualejhi ve selem] tha: ke pyetur për një çështje të madhe, ndërsa është e lehtë për atë që Allahu ia ka lehtësuar. Adhuro Allahun dhe mos i shoqëro në adhurim, fale namazin, jepe zekatin, agjëro muajin e ramazanit dhe krye haxhin nëse ke mundësi. Pastaj tha: a dëshiron të drejtoj në dyert e mirësisë? Agjërimi është mburojë, lëmosha i shlyen mëkatet siç e shuan uji zjarrin dhe namazi i njeriut gjatë natës. Pastaj lexoi: i heqin trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo që ne u kemi dhënë (pasuri) atyre, ata japin. Pra, për ata që kanë vepruar nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim.  A dëshiron të tregoj për kokën e çështjes (fesë), shtyllat dhe kulmin e saj? Thash: po si jo, o i  Dërguar i Allahut, tha: koka e çështjes(e fesë) është islami, shtylla është namazi dhe kulmi i saj është xhihadi. Pastaj tha: a dëshiron të të lajmëroj  për esencën e gjithë kësaj? I thash po si jo! o i Dërguar i Allahut [salallahu alejhi ve selem] E kapi gjuhën e tij dhe tha: ruaje këtë. Thashë: O i Dërguar i Allahut, a do të mirremi (në pyetje) edhe për atë që e themi? Tha: të pastë nëna ja Muadh, a i hudhë njerëzit në zjarrë me fytyrat e tyre përveç të korrërat e gjuhëve të tyre? (Transmeton Tirmidhiu).

    Shpjegim:

    Gjuha është rrezik i madhë, andaj janë transmetuar hadithe të shumta që tërheqin vërejtjen. Ngase ka shumë momente kur është rëndë të ruhet gjuha dhe ai që nuk e ruan gjuhën lehtë mundë të bie në mëkate. Prandaj i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] ka lajmëruar se gjuha është gjëja që i hudhë më së shumti njerëzit në zjarrë.

    Dobitë:

    1.Rreziku i gjuhës dhe obligimi që të ruajmë gjuhën ngase njeriu e thotë një fjalë nuk i vë re hynë në xhehenem.

    2.Të folurit në mëkate është prej shkaqeve të hyrjes në zjarrë dhe ruajtja e gjuhës është nga shkaqet e hyrjes në xhennet.

    3.Gabimet e shumta të njerëzve dhe moskujdesi i tyre ndaj gjuhëve, i bën të flasin në atë që nuk ka dobi.

     

    Përktheu nga gjuha arabe :

    Florim Islami

    www.thirrjaislame.com

  • Sjellja e mësuesit të Kur’anit

    Sjellja e mësuesit të Kur’anit

    Duhet që mësuesi të sillet me sjelljet e mira të cilat janë pjesë e sheriatit, me cilësi të mira, me dukje të mirë në të cilën na udhëzon sheriati, nga asketizmi në këtë botë, dhe pakësimi i saj dhe mos përfillja e saj dhe pasuesve të saj, shpirt gjërësia dhe bujaria, sjelljet e mira, buzëqeshja në fytyrë, maturia dhe durimi, largimi nga fitimi i poshtër, të pasurit devotshmëri dhe frikrespekt, qetësimi dhe modestia, largimi nga e qeshura e tepërt dhe shakaja e tepërt, përmbajtja veprave sheriatike sikur pastrimi nga papastërtia dhe largimi i qimeve, që urdhëron sheriati në largimin e tyre si: shkurtimi i mustaqeve, prerja e thonjëve, lëshimi i mjekrës, largimi i erërave të këqija dhe rrobave të urryera.
    Dhe le të ketë kujdes nga zilia, syfaqësia, pëlqimi i vetes dhe nënvlersimi i tjerëve edhe nëse është më i ulët se ai.
    Duhet që ti përdor hadithet e transmetuara në lidhje me përmendjen e Allahut dhe madhërimin e Tij, dhe hadithe të ngjashme me to rreth lutjeve, dhe le të ketë kujdes Allahun në brendësin e tij dhe të jashtmen e tij dhe të ruaj atë, dhe le ti kthen krejt punët e tij Allahut xh.sh..

    Bamirësia e mësuesit ndaj nxënesit të Kur’anit

    Duhet që mësuesi të jetë i butë me atë që lexon tek ai, dhe ta pret mirë, dhe të jetë bamirës ndaj tij, Sipas gjendjes që kërkohet, transmetohet nga ebu Harun el Abdij se ka thënë: “Ne shkonim te ebu Seid el Hudriju r.a. dhe ai thonte: Mirë se vini porosia e të dërguarit alejhi selam, me të vërtet pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Njerëzit janë pasuesit tuaj, me të vërtet kanë për të ardhur njerëz tek ju nga skaji i botës për ta msuar fenë, e kur te ju vijnë…silluni mirë me ata”. Transmetohet Tirmidhiu, ibn Maxhe dhe disa të tjerë. Në të njejtin kuptim transmentohet edhe nga ebu Derdaja (Allahu e mëshiroftë )

    Këshillimi i mësuesit ndaj nxënësit dhe nderimi i tij

    Duhet që mësuesi të këshillon nxënësit sepse pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Feja është këshillë për Allahun, për librin e Tij, për pejgamberin e Tij, për prijësit e muslimanëve dhe për muslimanët në përgjithësi”. Transmeton Muslimi.
    Dhe prej këshillës për Allahun dhe për librin e Tij është dhe nderimi i nxënësit dhe lexuesit të tij, udhëzimi në të mirën e tij, butësia me të, ndihma ndaj tij sa ka mundësi, zbutja e zemrës së nxënesit, dhe të jetë i urtë me nxënesin dhe ta përkdhel atë dhe ta nxit atë për mësim.

    Duhet që të ia përkujton vlerën e mësimit që të jetë shkak për aktivitetin e tij dhe për nxitjen e tij, dhe ta bën asket në këtë botë, dhe ta largon nga mashtrimi me këtë botë dhe përkushtimin ndaj saj, dhe të ia përkujton se angazhimi me Kuranin dhe me shkencat e Kuranit, dhe me shkencat tjera fetare është rruga e njerëzve të vendosur dhe robërve që e njohin Allahun, dhe kjo ka qenë puna e pejgamberëve paqja e Allahut qoftë mbi të gjithë ato.

    Duhet që të kujdeset për nxënësin dhe për nevojat e tij sikur që kujdeset për nevojat e veta dhe të fëmijeve të vet, dhe ta llogarit nxënësin sikur fëmijën e vet në kujdesin për të, dhe për nevojat e tij, dhe durimi në sjelljet e këqija të tij, dhe falja ndaj sjelljeve të keqija të tij ndonjë herë, sepse njeriu mundet të gabon e sidomos kur është i rij.

    Duhet të ia dëshiron të mirën atij sikur ia dëshiron vetvetes, dhe të urren që mos e godas ndonjë e keqe sikur që e urren për vete. Transmetohet në dy librat e vërteta (Buhari,Muslim) se pejgamberi alejhi selam . ka thënë: “Nuk beson askush nga ju derisa të dëshiron për vëllaun e tij, atë që dëshiron për vete”

    .
    Transmetohet nga ibn Abbasi (Allahu e mëshiroftë ) se ka thënë: “Njeriu më i çmuar tek unë është ai i cili i kalon njerëzit që të ulet afër meje, nëse do kisha pasur mundësi që mos i bjen miza ne fytyren e tij…do ta kisha bërë, në një transmetim tjetër: kur zbret mizë mbi të më pengon.

    Duhet që mos të madhëroj veten para nxënësve të tij, por të bëhet modest me të sepse për modestin dhe njerëzit e thjeshtë kanë ardhur shumë argumente të qarta që dihen, e sidmos me nxënësit që janë sikur fëmijt e tij, sidomos kur ato angazhohen me Kuranin dhe për shkak të shoqërimit me ata e dhe për shkak të ndejtjes me ata. Transmetohet nga pejgamberi alejhi selam .: “Silluni butë me ata që i mësoni dhe me ata që nga ata mësoni”.
    Transmetohet nga Ejjub Sehtijani (Allahu e mëshiroftë ) se ka thënë: Duhet që mësuesi ta vendos dheun mbi kokë prej modestise ndaj Allahut  të lartësuar.

     

    Përktheu nga gjuha arabe :

    Mr. Ibrahim Sherifi

    www.thirrjaislame.com

  • Domosdoshmëria e ruajtjes të kohës

    Domosdoshmëria e ruajtjes të kohës

    Transmeton Ibn Abasi [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thënë:”Dy dhunti, shumë nga njerëzit nuk ia dinë vlerën:shëndetit dhe kohës së lirë”(Transmeton Buhariu).

    Transmeton Aisheja [Allahu qoftë e kënaqur me të] se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] kur vinin dhjetë ditët e (fundit) Ramazanit, e ngjallte natën (falej natën) e zgjonte familjen e tij, ishte më i zellshëm dhe e shtrëngonte izarin.(largohej nga gratë).(Mutefekun alejhi).

    Transmeton Abdullah ibn Mes’udi [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: ”Vazhdonë të qëndrojë biri i Ademit ditën e Kijametit para Allahut, derisa të pyetet për pesë gjëra: për jetën e tij ku e ka hargjuarë, rininë në çfarë e ka kaluar, pasurinë e tij nga e ka fituar dhe ku e ka shpenzuar, dhe çfarë ka vepruar me atë që e ka ditur.(Transmeton Tirmidhiu).

    Transmeton Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të]”Kush frikësohet udhëton, e kush udhëton arrin në vendin e duhur. A nuk është artikulli i Allahut i shtrenjtë?

    A nuk është artikulli i Allahut xhenneti.( transmeton Tirmidhiu).

    Shpjegimi:

    Koha është jeta. Kush e humbë kohën e tij e ka humbur jetën e tij dhe në ditën e gjykimit do të pyetet për këtë humbje.

    Ndërsa shumë nga njerëzit nuk ia dinë vlerën kohës, janë humbur me këtë pasiqë e hargjojnë në atë që i kthehet me humbje në këtë botë dhe në botën tjetër.

    Dobitë:

    -Obligimi i shfrytëzimit të kohës në atë që ka dobi.

    -Biri i ademit do të përgjigjet për kohën e tij.

    -Njerëzit, që janë të pakujdesshëm ndaj kohës së tyre, e humbin dhe humben në të, janë shumë .

     

    Përktheu nga gjuha arabe :

    Florim islami

    www.thirrjaislame.com

  • Kujdesi në qëllimin e mësimit

    Kujdesi në qëllimin e mësimit

    Le të ketë kujdes më së shumti që të ketë sa më shumë nxënës te ai, dhe vizitues te ai, dhe le të ketë kujdes që të urrej që nxënësit e tij të lexojnë te dikush tjetër që kanë dobi prej tij, dhe kjo është një fatkeqësi që sprovohen me të disa mësues injorant. Kjo ështe argument i qartë që pronari i këtij qëllimi ka qëllim të keq dhe e ka brendësinë e prishur dhe është argument i prerë se ai nuk e ka për qëllim fytyrën e Allahut të lartësuar me mësimin e tij, se ai nëse ka për hir të Allahut të lartësuar mësimin e tij…nuk do ta urrente atë, dhe do të i thoshte vetes se tij: unë kam patur për qëllim devotshmërinë në mësmin e tij dhe ajo është arritur, dhe ai që mëson te dikush tjetër përveq meje ka patur për qëllim të shton diturinë prandaj nuk ka qortim.

    Transmetohet në musnedin e imamit që të gjithë e pranojnë diturinë e tij dhe imamllëkun e tij ebu Muhamed ed Darimiju (Allahu e mëshiroftë ) nga Aliu (Allahu e mëshiroftë ) se ka thënë: “o bartës i diturisë, veproni me të, se me të vërtet dijetar është ai që vepron me atë që din, vepron sipas diturisë, sepse do të ketë njerëz që do ta bartin diturinë dhe nuk ua tejkalon dituria fytat e tyre, veprojnë ndryshe nga ajo që dinë, ndryshe janë nga brenda, ndryshe shfaqen jashtë, ulen në rrethe(hallka) dhe i lavdërohen njeri tjetrit, saqë ndonjëri prej tyre ka për tu hidhëruar me shokun e tij pse shkon dhe ulet afër dikuj tjetër dhe e lenë atë, këto njerëz nga këto ndeja nuk ju ngriten veprat e tyre tek Allahu i lartësuar.

    Transmetohet nga imam Shafiu (Allahu e mëshiroftë )  se ka thënë: “Kam dëshirë që krejt njerëzit që të mesojne diturinë mirëpo mos të më dedikohet mua asnje shkronjë.”

     

    Përktheu nga gjuha arabe :

    Mr. Ibrahim Sherifi

    www.thirrjaislame.com

  • Kujdes nga vendet që nuk përmendet Allahu

    Kujdes nga vendet që nuk përmendet Allahu

    Allahu i lartmadhëruar  thotë: nuk hedhë ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellsi i gatshëm. Sureja Kaf ajeti 18.

    Transmeton Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahu ka thënë:”Kush ulet në një vend ku nuk përmendet Allahu I lartmadhëruar është mangësi (humbje).gjithashtu i tillë është edhe ai që bie të pushojë dhe nuk e përmendë Allahun e lartëmadhëruar gjatë pushimit, atë e pret dënimi dhe qortimi i  Allahut të lartmadhëruar .(Transmeton Ebu Davudi).

    Gjithashtu transmetohet nga Ebu Hurejreja se i Dërguari i Allahut [paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të] ka thënë:Ata njerëz që rrinë në një tubim dhe nuk e përmendin Allahun e Madhëruar si dhe nuk dërgojnë  salavat mbi pejgamberin, ata meritojnë dënimin ,e Allahu nëse don i dënon, nëse dëshiron i fal.(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë: Hadithi është hasen).

     

    Transmeton ibn Umeri [Allahu qoftë i kënaquar me të] se i Dërguari i Allahut [paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të], ka thënë:”Mos flitni shumë pa përmendjen e Allahut. Sepse, shumë biseda pa përmendjen e Allahut, e vdesin zemrën. Kurse vërtetë më së largu nga Allahu janë ata që i kanë zemrat e vdekura. (Transmeton Tirmidhiu).

     

    Shpjegim:

     

    Njerëzve patjetër i duhet të mblidhen në tubime dhe të bisedojnë, ndërsa tubimet më të mira janë tubimet në të cilat përmendet Allahu I lartëmadhëruar. Tubimet në të cilat nuk përmendet Allahu e as që dërgohet salavatë mbi Pejgamberin [paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të], janë të papëlqyera, na e tërheqë i Dërguari [paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të] vërejtjen dhe na lajmëron se në ditën e kiametit do të jetë humbje dhe munges për ata që rrinë në ato tubime dhe biseda. Ngase kanë humbur kohën e tyre në atë që nuk u bënë dobi. Gjithashtu na ka lajmëruar se këto tubime dhe biseda e forcojnë zemrën ashtuqë nuk zbutet me këshilla e as që i përgjigjet përkujtimit.

     

    Dobitë:

     

    1.Na frikëson nga bisedat e shumëta që nuk përmendet Allahu i lartmadhëruar siç është kërkimi falje, përsëritja e mësimeve, urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga të këqiat.

    2.Kujdes nga tubimet dhe bisedat në të cilat nuk përmendet Allahu duke i kushtuar kujdes bisedave ku përmendet Allahu.

    3.Biseda e tepërt duke mos përmendë Allahun është prej shkaqeve që forcojnë zemrën.

     

    Përktheu nga gjuha arabe :

    Florim Islami

    www.thirrjaislame.com