Category: Tema Islame

  • URDHËRI PËR SHPESHTIMIN E PËRMENDJES SË ALLAHUT TË LARTËMADHËRUAR

    URDHËRI PËR SHPESHTIMIN E PËRMENDJES SË ALLAHUT TË LARTËMADHËRUAR

    Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, jo vetëm që na porositi ta përmendim Allahun, mirëpo ai, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, na nxiti që ta shpeshtojmë përmendjen e Allahut të Lartëmadhëruar për shkak të shpërblimit të madh që ka kjo vepër.

    Musliman i mençur është ai i cili e përmendë Allahun në çdo gjendje, duke qenë në këmbë, ulur dhe shtrirë, duke qenë në përputhmëri me fjalët e Allahut të Lartëmadhëruar ku thotë:

    “Për ata që Allahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë”[1].

    Ka thënë Muxhahidi, Allahu e mëshiroftë: “Nuk është robi nga ata të cilët e përmendin Allahun shpesh, përderisa nuk e përmendin Allahun duke qenë në këmbë, ulur dhe shtrirë”[2].

    Kur njërit nga beduinët iu bënë shumë ligjet e Islamit, ai e pyeti Pejgamberin, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, për ndonjë vepër që të kapet pas saj, kurse Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, i tha që ta shton përmendjen e Allahut.  Transmeton Abdullah ibn Busri, Allahu qoftë i kënaqur me të:

    “Një njeri shkoi tek Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, dhe i tha: “O i Dërguar i Allahut, ligjet e Islamit më janë bërë shumë, ndaj më trego ndonjë çështje përmbledhëse, që të kapemi pas saj!” (Ai, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) tha: “Le të jetë gjuha jote gjithnjë e lagur nga përmendja e Allahut të Madhërishëm”[3].

    Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, na tregon se kush nuk mund të falë namaz nate ose tregohet koprrac në dhënien e sadakasë, ose frikësohet që të dalë në rrugë të Allahut e t’i luftojë armiqtë, le ta shpeshtojë përmendjen e Allahut në këmbim të këtyre punëve madhështore. Argument për këtë e kemi hadithin të cilin e transmeton Ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me ta, se Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:

    “Kush prej jush nuk mund të falë namaz nate ose tregohet koprrac që të jep nga pasuria e tij, ose frikësohet që ta luftojë armikun, le ta shpeshtojë përmendjen e Allahut.”[4]

    Ai i cili e shfleton Librin e Allahut (Kur’anin) e gjen se shumica e ajeteve të cilat të urdhërojnë për përmendjen e Allahut, janë se ato kanë kërkuar që Allahu të përmendet shpesh. Kanë ardhur nëntë ajete, ku shtatë prej tyre janë medinase[5] të cilat urdhërojnë në shtimin e përmendjes së Allahut:

    1. Thotë Allahu në Kur’an:

    Ai (Zekirija) tha: “Zoti im! Më jep mua një shenjë (që ta kujtoj).” Allahu i tha: “Shenja për ty do të jetë se ti nuk do tu flasësh njerëzve për tri ditë përveçse me shenja dhe përmende Zotin tënd (sa më shumë me lavdërime) dhe madhëroje Atë mbrëmje e mëngjes.”[6]

    Shiko me vëmendje sesi Allahu i Lartëmadhëruar e ndaloi Zekerijan, paqja qoftë mbi të, nga të folurit përveç përmendjes së Allahut të Lartëmadhëruar. Për këtë ka thënë Muhamed ibn Ka’ab el-Kurdhi, Allahu e mëshiroftë: “Nëse do t’iu ishte lejuar dikujt lënja e përmendjes së Allahut, atëherë ajo do t’iu lejohej Zekerijasë, paqja qoftë mbi të, sepse Allahu i tha atij: “Shenja për ty do të jetë se ti nuk do t’u flasësh njerëzve për tri ditë përveçse me shenja dhe përmende Zotin tënd (sa më shumë me lavdërime) dhe madhëroje Atë mbrëmje e mëngjes.”, apo sikur t’iu ishte lejuar dikujt tjetër lënja e përmendjes së Allahut, atëherë ajo do t’iu ishte lejuar atyre që luftojnë në rrugë të Allahut, mirëpo Allahu u thotë atyre: “O ju që keni besuar! Kur takoheni me forcat (armike), qëndroni fort përballë tyre dhe përmendeni shumë Allahun (me gojë e me zemër) që të jeni me të vërtetë të fituar”[7].

    1. Thotë Allahu në Kur’an:

    “O ju që keni besuar! Kur takoheni me forcat (armike), qëndroni fort përballë tyre dhe përmendeni shumë Allahun (me gojë e me zemër) që të jeni me të vërtetë të fituar”[8].

    1. Allahu na tregon në Kur’an se Musa, paqja qoftë mbi të, i tha Atij:

    Që ne të të lavdërojmë Ty shumë dhe të të përmendim (përkujtojmë) Ty shumë[9].

    1. Thotë Allahu në Kur’an:

    Atyre që janë përzënë nga shtëpitë e tyre padrejtësisht vetëm pse këta thoshin: “Zoti ynë është Allahu”. Dhe po të mos kishte qenë se Allahu provon një grup njerëzish me anë të një grupi tjetër, manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë në të cilat përmendet shumë Emri i Allahut, sigurisht që do të ishin rrafshuar për tokë dhe nuk ka dyshim se Allahu do të ndihmojë ata të cilët ndihmojnë (Çështjen e) Allahut. Vërtetë që Allahu është Fuqiplotë, i Gjithëfuqishëm.[10]

    1. Thotë Allahu në Kur’an:

    Sa për poetët vjershëtorë, të gabuarit i ndjekin ata,

    A nuk e sheh se ata flasin për çdo çështje (sa andej-këndej duke thurrur lavde të tjerëve – të drejtë a të prishur qofshin ata) në poezitë e tyre?

    Dhe thonë çfarë nuk veprojnë.

    Përveç atyre që besojnë (në Njësinë e Allahut, në Besimin e Pastër Islam në Një Zot të Vetëm), dhe që punojnë mirësi e drejtësi, dhe që e përmendin Allahun shumë, dhe hakmerren dhe që u përgjigjen pasi u qe bërë padrejtësi [(në poezi) poezisë së padrejtë (të cilët paganët e thurrnin kundër muslimanëve)]. Dhe ata që bëjnë padrejtësi, do ta shohin se me çfarë përmbysje do të përmbysen.[11]

    Shiko me vëmendje sesi Allahu i kritikoi poetët dhe veçoi nga ata besimtarët të cilët punojnë mirësi e drejtësi dhe që e përmendin Allahun shumë.

    1. Thotë Allahu në Kur’an:

    Ju e kishit shembullin më të lartë në të Dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun.[12]

    Sikur ajeti po na thotë: Kush dëshiron që i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, të jetë për të shembulli më i lartë, le ta beson Botën Tjetër dhe le ta përmendë Allahun shumë.

    1. Thotë Allahu në Kur’an:

    Me të vërtetë që muslimanët dhe muslimanet (që i nënshtrohet Vullnetit të Allahut në Islam), besimtarët dhe besimtaret (që besojnë dhe që janë në Besimin e Pastër Islam në Një Zot të Vetëm), të bindurit dhe të bindurat ndaj Allahut, të drejtit dhe të drejtat (me fjalë e me vepra), durimtarët dhe durimtaret (në plotësimin e detyrave ndaj Allahut dhe në ndalimin nga çfarë ka urdhëruar Allahu), të nënshtruarit dhe të nënshtruarat (para Zotit të tyre, Allahut), sadakadhënësit dhe sadakadhënëset, agjëruesit dhe agjërueset (gjatë Ramazanit dhe agjërimi i lirë gjatë kohëve të tjera), ruajtësit e nderit dhe ruajtëset (që mbajnë veten të pastër e të pastra larg marrëdhënieve të paligjshme), shumëpërmendësit e Allahut e shumëpërmendëset e Allahut me zemër e me gojë, mu për këta Allahu ka përgaditur falje dhe shpërblim të madh (Xhenetin).[13]

    1. Thotë Allahu në Kur’an:

    O ju që keni besuar! Përmendni Allahun sa më shpesh.[14]

    1. Thotë Allahu në Kur’an:

    E kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni Mirësitë e Allahut (me punë të ndryshme), por edhe përmendeni shpeshherë Allahun që të mund të jeni të fituar.[15]

    [1] Ali Imran: 191.

    [2] Tefsir el-Kur’an el-Adhim Li-Ibn Kethir (4\55)

    [3] Transmeton Ahmedi; E saktësoi Albani.

    [4] Transmeton Tabarani; E saktësoi Shejh Albani.

    [5] Zbritja e Kur’anit ndahet në dy pjesë:

    1. Pjesa mekase është ajo që i ka zbritur Pejgamberit – paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të – para hixhretit (shpërnguljes) në Medine.
    2. Pjesa medinase është ajo që i ka zbritur Pejgamberit – paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të – pas hixhretit (shpërnguljes) në Medine.

    [6] Ali Imran: 41.

    [7] El-Enfal: 45.

    [8] El-Enfal: 45.

    [9] Ta-Ha: 33,34.

    [10] Haxh: 40.

    [11] Esh-Shuara: 224 – 227.

    [12] El-Ahzab: 21.

    [13] El-Ahzab: 35.

    [14] El-Ahzab: 41.

    [15] El-Xhumuah: 10.

     

    Përktheu dhe përshtati: Arian Brruti

    (Sqarim: Kjo temë është pjesë e zingjirit të temave “Veprat më të shpeshta të Pejgamberit për të cilat na nxiti që t’i veprojmë edhe ne”)

    www.thirrjaislame.com

  • 2. Veçimi i adhurimit ndaj All-llahut të Madhërishëm

    2. Veçimi i adhurimit ndaj All-llahut të Madhërishëm

           Pranimi i veprave është i lidhur drejtpërdrejt me veçimin e adhurimit ndaj All-llahut të Madhërishëm. Kjo, ngase njeriu mund të bëjë mirësi të mëdha por megjithatë ka mundësi të mos arrijë as edhe një shpërblim të vetëm, sepse me ato vepra nuk ka pasur për qëllim arritjen e kënaqësisë së All-llahut.

        Prandaj myslimani duhet ta ripërtërijë nijetin në zemrën e tij para çdo veprimi që bën, duke synuar që me atë vepër të arrijë kënaqësinë e All-llahut të Madhërishëm.

        All-llahu i Madhërishëm thotë: “E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë.”[20] “Thuaj: “Unë jam i urdhëruar ta adhuroj All-llahun, të jem i sinqertë në adhurimin ndaj Tij!”[21]Thuaj: “Vetëm All-llahun e adhuroj, sinqerisht ndaj Tij e bëj adhurimin tim.”[22] “S’ka dyshim, munafikët do të jenë në shtresën më të ulët (në fund) të zjarrit dhe për ta nuk do të gjesh mbrojtës, përveç atyre që u penduan, u përmirësuan, iu përmbajtën All-llahut (mësimeve të Tij) dhe praktikojnë sinqerisht fenë e tyre për hirin e All-llahut. Të tillët do të jenë bashkë me besimtarët, e All-llahu ka për t’u dhënë besimtarëve shpërblim të madh.”[23]

        I dërguari i All-llahut thotë: “Në trup gjendet një copë mishi, e cila kur përmirësohet, atëherë i tërë trupi përmirësohet, dhe kur ajo prishet, i tërë trupi prishet. Ajo është zemra.”[24]

        Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Me të vërtetë, All-llahu nuk shikon pamjen dhe pasurinë tuaj, por shikon zemrat dhe veprat tuaja.”[25]

        Nga Muavije radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Veprat janë sikur ena; nëse ushqimi në fund të saj zihet si duhet, atëherë edhe pjesa e sipërme zihet si duhet, e nëse është pjesa e poshtme digjet, atëherë edhe pjesa e sipërme e saj digjet.”[26]

         Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu thotë: “Zemra është mbret ndërsa organet e tjera janë ushtarët e saj. Kur mbreti është i mirë, atëherë edhe ushtria do të jenë të mirë, ndërsa kur mbreti është i prishur, atëherë edhe ushtria do të prishen.”

    ______________________
    [20] Kaptina El-Bejjine, ajeti 5.
    [21] Kaptina Ez-Zumer, ajeti 11.
    [22] Kaptina Ez-Zumer, ajeti 14.
    [23] Kaptina En-Nisa’, ajetet 145-146.
    [24] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (52) dhe Muslimi (1599).
    [25] Sahih: shënon Muslimi (2564).
    [26] Sahih: shënon Ibën Maxhe (4119) dhe Ebu Ja’la. Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’
    ______________________

    Vazhdojmë…
    Shkëputur nga libri: Edukata Islame
    www.thirrjaislame.com

  • SHPESHTIMI I PËRMENDJES SË ALLAHUT TË LARTËMADHËRUAR

    SHPESHTIMI I PËRMENDJES SË ALLAHUT TË LARTËMADHËRUAR

    Me Emrin e Allahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.

    Falënderimi i takon vetëm Allahut. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij.

    Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Me të vërtetë përmendja e Allahut të Lartëmadhëruar është rruga më e lehtë për ngritjen e gradëve dhe afrimin tek Allahu i Lartëmadhëruar, gjithashtu është nga adhurimet më të lehta, mirëpo nuk e shfrytëzon këtë përveçse një numër i vogël i njerëzve. Ajo është më e mirë tek Allahu se sa shpenzimi i arit dhe argjendit në rrugë të Allahut, gjithashtu është më e mirë se lufta në rrugë të Allahut. Transmeton Ebu Derda, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:

    “A t’iu tregoj për punët më të mira dhe më të pastërta tek Sunduesi juaj, që i lartësojnë më së shumti gradët dhe janë më të mira për ju se shpenzimi i arit e argjendit (për të fituar kënaqësinë e Allahut) dhe janë më e mirë për ju se ta takoni armikun dhe t’ua hiqni kokat atyre apo t’jua heqin kokat juve?” I thanë: “Po.” (Ai, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) u tha: “Përmendja e Allahut të Lartëmadhëruar!” Ka thënë Muadh ibn Xhebel, Allahu qoftë i kënaqur me të: “Nuk di diçka që shpëton nga dënimi i Allahut sikur përmendja e Allahut”[1].

    Ibn Haxheri, Allahu e mëshiroftë, kur ka folur se si mund të jetë ‘dhikri’ (përmendja e Allahut) më e mirë se ‘xhihadi’ (lufta në rrugë të Allahut) ka thënë: “Përmendja e Allahut në hadithin e Ebu Derdas ka për qëllim dhikrin e plotë, e që nënkupton bashkimin e dhikrit të gjuhës dhe të zemrës, duke e medituar kuptimin e dhikrit dhe duke e ndier në shpirt madhështinë e Allahut. Ai që vepron kështu, është më i mirë se ai që lufton në rrugë të Allahut, mirëpo nuk e përmendë Allahun në këtë mënyrë.”[2]

    Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, në komentimin e hadithit e Ebu Derdas kur ka treguar se ‘dhikri’ (përmendja e Allahut) është më e mirë se ‘xhihadi’ (lufta në rrugë të Allahut), ai këtë e bërë duke e ndarë në tri kategori:

    Kategoria e parë: ‘dhikri’ (përmendja e Allahut) dhe ‘xhihadi’ (lufta në rrugë të Allahut) së bashku. Thotë Allahu në Kur’an: “O ju që keni besuar! Kur takoheni me forcat (armike), qëndroni fort përballë tyre dhe përmendeni shumë Allahun (me gojë e me zemër) që të jeni me të vërtetë të fituar.”[3]

    Kategoria e dytë: ‘dhikri’ (përmendja e Allahut).

    Kategoria e tretë: ‘xhihadi’ (lufta në rrugë të Allahut).

    Pra, ‘dhikri’ (përmendja e Allahut) është më i mirë se ‘xhihadi’ (lufta në rrugë të Allahut) sepse xhihadi bëhet me qëllim që të përmendet Allahu dhe të adhurohet vetëm Ai, Një dhe i Vetëm.”[4]

    Prej shkaqeve të ndalimit të pijeve dehëse (alkoolit) është se pijet dehëse (alkooli) e ndalojnë njeriun nga përmendja e Allahut. Thotë Allahu në Kur’an:

    Shejtani do vetëm të nxitë armiqësi e urrejtje mes jush me anë të pijeve dehëse (alkoolike e të tjera marramendëse) e bixhozit dhe t’iu ndalojë ju nga përmendja e Allahut dhe nga namazi. Kështu, a nuk do të hiqni dorë, pra?[5]

    Ai i cili e përmendë Zotin e tij është njeri i gjallë, nga i cili shpresohet që të ketë dobi në këtë jetë, kurse ai i cili nuk e përmendë Zotin e tij është sikurse të jetë i vdekur dhe nga ai nuk shpresohet që të ketë dobi. Transmeton Ebu Musa, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:

    “Shembulli i atij i cili e përmendë Zotin e tij dhe i atij i cili nuk e përmendë Zotin e tij është si shembulli i të gjallit me të vdekurin”[6].

    Ata të cilët e përmendin Allahun janë të nderuar me prezencën e melaqeve të cilët i rrethojnë me krahët e tyre. Transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:

    “Allahu ka caktuar melaqe që shëtisin nëpër rrugë duke kërkuar ata që përmendin Allahun. Dhe nëse gjejnë ndonjë vend ku përmendet Allahun ulen me ata dhe i rrethojnë të pranishmit me krahët e tyre dersia e mbulojnë çfarë ka mes tyre dhe qiellit të dunjasë. Kur njerëzit shpërndahen atëherë ngriten dhe hipin nëpër shkallët e qiellit. Pastaj Allahu i pyet melaqet, ndërkohë Ai e di më mirë: “Prej nga po vini?” Ata thonë: “Vijmë nga disa robërit e Tu në tokë të cilët të lartësojnë, të madhërojnë, të njëhsojnë, të falenderojnë dhe të luten Ty.” Thotë: “Çfarë kërkojnë ata nga Unë?” Thonë: “E kërkojnë Xhenetin Tënd!” I pyet Allahu: “A e kanë parë ata Xhenetin?” I thonë: “Jo o Zot!” U Thotë: “Po si do të ishte sikur ata ta shihnin Xhenetin Tim?” Thonë: “O Zot ata gjithashtu kërkojnë t’i mbrosh.” Thotë: “Prej çfarë kërkojnë mbrojtje?” Thonë: “Nga zjarri Yt!” U Thotë: “A e kanë parë zjarrin Tim?” Thonë: “Jo!” Thotë: “Si do të ishte sikur ta kishin parë zjarrin Tim?” Thonë: “Ata poashtu kërkojnë që t’i falësh.” Thotë: “Ua falë atyre, iu jap atyre çfarë kërkojnë, i mbroj ata nga ajo e cila kërkojnë mbrojtje.” Pastaj melaqet thonë: “O Zot me ta është filani mëkatarë, ka kaluar atje rastësisht në tubimin e tyre dhe është ulur me ta.” Thotë Allahu: “Edhe atij ia kam fal mëkatet. Ata janë popull nga të cilët nuk është fatëzi ai i cili ulet me ta”[7].

    Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e shpeshtonte dhikrin dhe i linte fjalët e kota. Abdullah ibn Ebu Eufa, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton:

    “I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e shpeshtonte përmendjen e Allahut, e linte fjalën e kotë…” [8].

     

    Përktheu dhe përshtati: Arian Brruti

    (Sqarim: Kjo temë është pjesë e zingjirit të temave “Veprat më të shpeshta të Pejgamberit për të cilat na nxiti që t’i veprojmë edhe ne”)

    www.thirrjaislame.com

     

     

     

     

     

     

    [1] Transmeton Tirmidhiu; E saktësoi Shejh Albani.

    [2] Fet’h el-Barij: 11/210

    [3] El-Enfal:45.

    [4] Aun el-Mabud Sherh Sunen Ebi Davud Ve Mahu Hashijeh Ibn Kajim Tehdhib Sunen Ebi Davud: 7/126.

    [5] El-Maideh: 91.

    [6] Transmeton Buhariu.

    [7] Transmeton Muslimi.

    [8] Transmeton Nesaiu; E saktësoi Shejh Albani.

  • 1. Dashuria ndaj All-llahut të Madhërishëm

    1. Dashuria ndaj All-llahut të Madhërishëm

    Dashuria ndaj All-llahut të Madhërishëm

    Kjo do të thotë ta mbushësh zemrën tënde me dashuri ndaj All-llahut të Madhërishëm.

    All-llahu është Ai që të ka krijuar e furnizuar, t’i ka plotësuar të mirat e Tij të dukshme e të fshehta. All-llahu i Madhërishëm thotë: “Po edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë (të mirat) e All-llahut, nuk do të mund të arrini t’i përcaktoni ato.”[15] Ai të ka nderuar që kur të bëri mysliman dhe pasues të Muhammedit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem.

    All-llahu është pronari i mirësisë së madhe dhe pronari i çdo dhuntie në këtë gjithësi. All-llahu i Madhërishëm thotë: Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut.”. [16]

    Ai është pronari i mëshirës së gjerë. Ai është i Cili i furnizon robërit e tij (besimtarë dhe mosbesimtarë), dhe nuk ua ndalë atyre furnizimin edhe përkundër mëkateve të tyre, por i përfshin me mëshirën e Tij dhe ua pranon pendimin, i udhëzon, ua falë mëkatet dhe ua fshehë të metat… E kush është ai që mund ta ndalojë zemrën e tij ndaj dashurisë për këtë Zot të Madh, të Urtë, Mirënjohës e të Dashur?!!!
          All-llahu i Madhërishëm thotë: “E nga njerëzit ka asisoj që në vend të All-llahut besojnë idhujt, që i duan (madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë.”[17]

    Nga Enesi radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ai që i posedon tri gjëra, e ka shijuar ëmbëlsinë e imanit (besimit): Që All-llahu dhe i dërguari i Tij të jenë më të dashur tek ai se gjithçka tjetër, ta dojë njeriun (myslimanin) vetëm për hirin e All-llahut, dhe të urrejë të kthehet në kufr (mosbesim) pasi që All-llahu e ka shpëtuar prej tij, sikurse që urren të hidhet në zjarr.”[18]

    Monoteizmi në dashuri do të thotë ta duash vetëm All-llahun e Madhërishëm dhe të mos i përshkruash Atij asnjë shok. Për të arritur këtë, duhet plotësuar këto kushte:
          – Dashuria ndaj All-llahut të tejkalojë në zemrën tënde çdo dashuri tjetër.
         – Dashuria ndaj All-llahut të mbizotërojë në zemrën tënde ndaj çdo dashurie tjetër.
        – Të gjithë të dashurit e tjerë në zemrën tënde të jenë si rrjedhojë e dashurisë tënde ndaj All-llahut.

    Kjo është edukata e parë dhe më e rëndësishme, pra zemra yte të lidhet vetëm me All-llahun e Madhërishëm.

    Ibën Kajjimi, All-llahu e mëshiroftë, në lidhje me të afërmit e All-llahut, thotë: “Gjendja e përgjithshme e tyre është se ata janë njerëz që zemrat e tyre janë mbushur me dashurinë ndaj All-llahut, saqë te ta nuk ka mbetur venë e as nyje në trupin e tyre përveçse janë mbushur me atë dashuri.”[19]

    __________________________
    [15] Kaptina En-Nahl, ajeti 18.
    [16] Kaptina En-Nahl, ajeti 53.
    [17] Kaptina El-Bekare, ajeti 165.
    [18] Shënon Buhariu (15).
    [19] Shkëputur nga libri Ibnul-Islam. Autor: Muhammed Ja’kub, fq. 33.
    __________________________

    Vazhdojmë…
    Shkëputur nga libri: Edukata Islame
    www.thirrjaislme.com

  • Dora e Tij është e mbushur dhe nuk e pakëson atë asnjëfarë shpenzimi

    Dora e Tij është e mbushur dhe nuk e pakëson atë asnjëfarë shpenzimi

    Dora e Tij është e mbushur dhe nuk e pakëson atë asnjëfarë shpenzimi

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem thotë: “Dora e All-llahut është e mbushur dhe nuk mangësohet nga asnjëfarë shpenzimi natë e ditë.” Pastaj tha: “A e shihni se si Ai shpenzon qëkur i krijoi qiejt e tokën, ndërsa nuk është mangësuar aspak nga ajo që ka në Dorën e Tij. Arshi i Tij është mbi ujë, ndërsa në Dorën tjetër të Tij është mizani (peshorja), e ulë dhe e ngritë.”[8]

    Zemrat dhe balluket e robërve të tij janë në Dorën e Tij. Kapistrat e të gjitha çështjeve varen nga caktimi i Tij. Në ditën e kiametit e tërë toka është në grushtin e Tij, e qiejt, të mbështjella në të djathtën e Tij. Të gjitha qiejt i kap me Dorën e Tij, ndërsa toka do të jetë në Dorën tjetër të Tij. Pastaj i shkundë ato dhe thotë: Unë jam sundimtari… Unë jam sundimtari. Unë jam Ai që e krijova dynjanë ndërsa ajo akoma nuk ishte gjë ekzistuese. Po ashtu unë e kthej atë ashtu siç e krijova. Qiejt do t’i vendosë në njërin prej Gishtave të Tij, tokën në njërin Gisht, kodrat në tjetrin Gisht, pemët në Gishtin tjetër dhe ujin në Gishtin tjetër. Shtatë qiejt në Dorën e Tij do të jenë sikur një kokërr meli në dorën e njeriut. Sikur të gjitha krijesat që nga i pari e deri tek i fundit të bashkoheshin, nuk do të kishin mundësi të përfshijnë asgjë nga dituria e All-llahut të Madhërishëm.

    All-llahu i Madhërishëm thotë: “(Përkujto) Atë ditë kur Ne e palojmë qiellin sikurse palimi i fletëve në libër. Ashtu sikundër e kemi filluar krijimin (tuaj), e rikthejmë. Ky është obligim Yni, e Ne e bëjmë këtë.”[9]

    Po ashtu thotë: “Ata nuk e çmuan All-llahun me atë madhështinë që i takon, ndërsa në ditën e kiametit e tërë toka është në grushtin e Tij, e qiejt, të mbështjella në të djathtën e Tij. Ai është i pastër nga të metat dhe Ai është i lartë nga çka ata i shoqërojnë!”[10]

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në ditën e kiametit All-llahu do ta kapë tokën ndërsa qiejt do t’i palosë me Dorën e Tij, e pastaj do të thotë: “Unë jam Sundimtari; ku janë sundimtarët e tokës?”[11]

    Po ashtu ka thënë: “Qielli krikëllon dhe i takon (i ka hije) të krikëllojë. Në të nuk ka vend në madhësi të katër gishtave e të mos ketë një engjëll me fytyrë në se­xhde për All-llahun e Madhërishëm.”[12]

    Sikur banorët e qiejve dhe të tokës që nga krijesa e parë dhe deri tek e fundit, dhe njerëzit e xhinnët të ishin të devotshëm sikur zemra më e devotshme e njërit prej tyre, kjo nuk do ta shtonte sundimin e Tij në asgjë. Sikur banorët e qiejve dhe të tokës që nga krijesa e parë dhe deri tek e fundit, dhe njerëzit e xhinnët të ishin të prishur si zemra më e prishur e njërit prej tyre, kjo nuk do ta mangësonte sundimin e Tij në asgjë.
    Vëllai im i dashur… motra ime e shtrenjtë, sikur të gjithë drunjtë e tokës që nga koha kur ajo u krijua e deri sa të përfundojë të kishin qenë lapsa, ndërsa detit t’i shtohen edhe shtatë dete (e të jenë me ngjyrë) dhe me ato lapsa e me atë ngjyrë të shkruhej, lapsat dhe ngjyra do të harxhoheshin, ndërsa fjalët e All-llahut të Madhërishëm nuk do të mbaronin. E si ka mundësi që fjalët e All-llahut të Madhërishëm të mbarojnë kur ato nuk kanë fillim e as mbarim, ndërsa gjëja e krijuar ka fillim e mbarim dhe prandaj është më e logjikshme t’i ekspozohet zhdukjes. E si ka mundësi që gjëja e krijuar ta asgjësojë gjënë e pakrijuar?!

    All-llahu i Madhërishëm thotë: Vetëm të All-llahut janë të gjitha që gjenden në qiej e në tokë; All-llahu është Ai që s’ka nevojë dhe është i lavdishëm. Sikur të gjithë drutë në tokë të jenë lapsa dhe sikur detit t’i shtohen edhe shtatë dete (e të jenë me ngjyrë), nuk do të mbaronin fjalët e All-llahut (do të shteroheshin detet, do të soseshin lapsat, e jo mrekullitë e Zotit). All-llahu është ngadhënjyesi i urtë. Krijimi dhe ringjallja juaj nuk është më e rëndë se krijimi i një qenieje (një njeriu); vërtet, All-llahu është që i dëgjon e i sheh veprat e njerëzve.”[13]

    Ai është i Pari dhe para Tij nuk pati asgjë. Ai është i Fundit dhe pas Tij nuk mbetet asgjë. Ai është i Dukshmi dhe mbi Të s’ka asgjë. Ai është i Padukshmi dhe nën Të s’ka asgjë. I Lartëmadhëruar është Ai.

    Çdo gjë do të shkatërrohet përveç tij, çdo pasuri do të asgjësohet përveç pasurisë së Tij, çdo hije do të shkurtohet përveç hijes së Tij dhe çdo mirësi do të ndërpritet përveç mirësisë së Tij. Atij nuk mund t’i bëhet adhurim përveç me lejen dhe mëshirën e Tij, dhe nuk mund t’i mëkatohet përveç me dijen dhe urtësinë e Tij. Adhurohet, ndërsa Ai shpërblen, dhe i bëhet mëkat, ndërsa ai falë. Çdo dënim nga Ai është drejtësi dhe çdo begati nga Ai është mirësi.

    Ai është më i madhi, më i fuqishmi, më i dijshmi dhe më i urti.
    Me plotësinë e fuqisë së Tij, Ai i krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë ditëve dhe nuk ndjeu lodhje.

    Asnjëri nga krijesat e Tij nuk mund ta paaftësojë e ta dështojë Atë, por që të gjitha ato janë në Dorën e Tij kudo që të jenë. Të gjitha cilësitë e Tij janë të plota dhe të gjitha atributet e tij janë të larta.[14]

    Pasi e mësuam vlerën e këtij Zoti të Madh, atëherë duhet mësuar edhe cilat janë sjelljet dhe edukata të cilat çdo mysliman duhet përvetësuar kundrejt All-llahut të Madhërishëm.

    Në vazhdim do të përmendim edukatën që çdo mysliman duhet përvetësuar kundrejt Zotit të tij.

    _____________________________

    [8]. Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (7419) dhe Muslimi (993) nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu.
    [9]. Kaptina El-Enbija’, ajeti 104.
    [10]. Kaptina Ez-Zumer, ajeti 67.
    [11]. Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (7382) dhe Muslimi (2787) nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu.
    [12]. Hasen: shënon Ibën Merdivejhi. Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (1020) e ka klasifikuar si hadith hasen.
    [13]. Kaptina Lukman, ajetet 25-27.
    [14]. Shkëputur nga libri La Tehzen Vebtesim Lil-Hajati, i vetë autorit, fq. 507-512, me ndërhyrje.

    _____________________________

    Shkëputur nga libri: Edukata Islame

  • EDUKATA NDAJ ALL-LLAHUT TË MADHËRISHËM

    EDUKATA NDAJ ALL-LLAHUT TË MADHËRISHËM

    EDUKATA NDAJ ALL-LLAHUT TË MADHËRISHËM

    Jemi bashkë me edukatën e parë dhe më të madhe me të cilën myslimani duhet të edukohet, e ajo është edukata ndaj All-llahut të Madhërishëm.

    Por së pari, a e dimë ne se kush është All-llahu i Madhërishëm?

    All-llahu është Krijuesi i qiejve dhe i tokës dhe në Dorën e Tij janë dizgjinët e të gjitha sendeve.

    Ai rrethon e përfshin gjithçka në Gjithëdijen (e Tij). As edhe një thërrmijë, ose diçka më e vogël apo më e madhe se ajo, nuk shpëton nga Dijenia e Tij në qiej ose në tokë, as në thellësi të detit e as nën shtresat e kodrave.

    All-llahu i Madhërishëm thotë: “Dhe vetëm me Të janë çelësat e Gajbit (gjithçka e fshehtë dhe e panjohur), askush nuk i di përveç Atij. Ai di gjithë ç’ka në tokë e në det; nuk ka asnjë gjeth që bie dhe Ai të mos ketë Dijeni për të; nuk ka asnjë grimcë në errësirën e tokës, asgjë të njomë ose të thatë, që të mos jetë shkruar në Shkrim të Qartë.”[4]

    Ai rrethon e përfshin gjithçka në Gjithëdijen (e Tij), Ai mban llogari për çdo gjë, Ai përfshinë gjithçka në mëshirë dhe urtësi. Dëgjimi i Tij përfshin çdo zë, edhe përkundër ndryshimit të gjuhëve.

    Gajbi për Të është i dukshëm dhe sekreti për Të është i hapur

    All-llahu i Madhërishëm thotë: “Vetëm i All-llahut është Gajbi (e fshehta) i qiejve dhe tokës dhe tek Ai kthehen të gjitha çështjet (për gjykim e vendim), kështu që adhuro Atë pra, dhe tek Ai mbështetu. Ndërkohë, Zoti yt nuk është i pavetëdijshëm për çfarë veproni ju (o njerëz).”[5]

    Shikimi i Tij përfshin çdo gjë, kështu që Ai e sheh ecjen e buburrecit të zi në natën e errët. I sheh trurin, damarët dhe lëvizjet e tyre. I sheh fletët e mushkonjës në errësirën e natës.

    All-llahu i Madhërishëm thotë: Ai di për shikimin me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në zemra.”[6]

    Atij i takon krijimi dhe të gjitha çështjet, sundimi dhe lavdërimi. Atij i takon dynjaja dhe ahireti, begatia dhe mirësia, si dhe lavdërimi më i mirë. Atij i takon i tërë sundimi, i tërë falënderimi. Në dorën e Tij është e tërë mirësia, fuqia e Tij ka përfshirë çdo send dhe mëshira e Tij ka kapluar çdo gjë.

    Ai ngrit një popull dhe e ulë një tjetër. Ai nuk fle dhe nuk i ka hije madhërisë së Tij që të flejë.

    I dërguari i All-llahut thotë: Vërtet All-llahu nuk fle dhe nuk ka nevojë të flejë; Ai (me raste) e ulë drejtësinë e (me raste) e ngre atë (dhe pasuesit e saj). Tek Ai ngrihen punët e natës para atyre të ditës, dhe punët e ditës para atyre të natës. Drita është mbulesë e Tij. Sikur ta hiqte mbulesën e Tij, shkëlqimi i Fytyrës së Tij do të digjte çdo krijesë që arrin shikimi i Tij (d.m.th. çdo gjë, meqë Ai sheh çdo gjë).”[7]

    __________________________________

    [4] Kaptina El-En’am, ajeti 59.

    [5] Kaptina Hud, ajeti 123.

    [6] Kaptina Gafir, ajeti 19.

    [7] Sahih: shënon Muslimi (179) nga Ebu Musa el-Esh’ariu radijAll-llahu anhu.

    __________________________

    Shkëputur nga libri: Edukata Islame

  • SHEMBUJ TË IMANIT NË VEPËR

    SHEMBUJ TË IMANIT NË VEPËR

    Shokët e Pejgamberit, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, jetuan duke i përvetësuar kuptimet e imanit si dhe duke i vendosur thellë në zemrat e tyre.

    Muhaxhirët bartën vështirësi duke u rrethuar dhe dëbuar, pastaj bënë hixhret për në Medine, duke lënë pas  pasuritë dhe vendin e tyre, gjithë këtë e bënë nga dashuria e madhe që kishin për All-llahun, duke kërkuar kënaqësinë dhe shperblimin e Tij, ashtu siç thotë All-llahu i Lartëmadhëruar për ta:

    “Ka nga njerëzit, të cilët për hirë të All-llahut e flijojnë vetveten, e edhe All-llahu është shumë i mëshirshëm për robtë e vet.” [el-Bekare, 207]

    Ky ajet, na tregon shembullin briliant për Suhejb Err-rrumin i cili kur pranoi Islamin ishte në Meke, kurse Pejgamberi, sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem, ishte në Medine. Nga dashuria që e kishte Suhejbi për Pejgamberin, sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem, dëshiroi që të bëjë hixhret, mirëpo mushrikët e Mekes, nuk e lejuan. Atëher ai bëri tregtinë më të mirë të mundshme, ua dha të gjitha që posedonte nga pasuria mushrikëve, vetëm e vetëm që të bashkohet me Pejgamberin, sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem.

    Sa i përket ensarëve, imani u vendos në zemrat e tyre fortë deri sa arritën në atë shkallë ku thotë All-llahu i Lartmadhëruar për ta:

    “Edhe ata që përgatitën vendin (Medinen) dhe besimin para tyre…” [el-Hashr, 9]

    Pra sikur se ata me të gjithë veten e tyre u futën në iman, u përzie imani me mishin e tyre dhe gjakun e tyre e mos pyet për ngulitjen e tij në zemrat e tyre. Bënë vepra të cilat nuk ka mundësi që ti bëjë çdo njeri. Ishte garimi i tyre i madh në mikpritjen dhe vëllazërimin e muhaxhirëve sa që ka ardhur në disa transmetime se nuk ka shkuar muhaxhiri (emigruesi) tek ensariu vetëm se me short, nga dashuria që kishin për ta, për t’i mikpritur. All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë:

    “Edhe ata që përgatitën vendin (Medinen) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin tek ata dhe nuk ndiejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për të, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar.” [el-Hashr, 9]

    Thotë Imam El Kurtubiu, All-llahu e mëshiroftë, muhaxhirët ishin në shtëpitë e ensarëve (Medinasëve) kur Pejgamberi, sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem fitoi pasurinë e fisit Beni Nadir. I ftoi ensarët, i falënderoi për veprën e tyre ndaj muhaxhirëve, pastaj u tha: nëse dëshironi pasurinë që kemi fituar prej fisit Beni Nadir, ta ndajmë në mes jush dhe muhaxhirëve kurse muhaxhirët të vazhdojnë qëndrimin në shtepitë tuaja ose nëse dëshironi pasurinë ua japim muhaxhirëve dhe ata të dalin nga shtëpitë tuaja. Sa’d Ibni Ubade dhe Sa’d Ibni Muadh të cilët ishin në krye të ensarëve u përgjigjën: pasuria le t’ju takojë e tëra muhaxhirëve dhe le të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpitë tona ashtu siç kanë qenë. (El xhami’a li ahkami el Kur’an, të Imam Kurtubiut)

    Atëherë ensarët thirrën duke thënë,  jemi të kënaqur dhe të nënshtruar o i dërguari i Allahut,  pastaj  i dërguari, sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem bëri këtë lutje: “O All-llahu im, mëshiroj ensarët dhe bijt e ensarëve.” (El xhami’a li ahkami el Kur’an, të Imam Kurtubiut)

    Transmeton imam Muslimi nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu i cili thotë: “Erdhi një njeri te Pejgamberi sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem dhe i tha: “Unë jam nevojtar”, atëherë Pejgamberi, sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem dërgoi dikë për të marrë ushqim në shtëpinë e tij dhe nuk gjeti vetëm se ujë, pastaj tha: “Kush po e strehon në këtë natë? Një njeri nga ensarët u ngrit në këmbë dhe tha: “Unë o i Dërguari  i Allahut”, atëherë shkoi bashkë me të tek shtëpia e tij dhe i tha gruas së vet: “A ka diç prej ushqimit?” Ajo tha: “jo, pos ushqimit të fëmijëve”. Ai tha: “mashtroj me diçka fëmijët e kur të hyj mysafiri, fike kandilin kurse ne shtiremi sikur se jemi duke ngrënë. Kur mysafiri zgjati dorën që të ushqehet, gruaja u ngrit dhe fiku kandilin, u ulën dhe mysafiri vazhdoi të ushqehet. Të nesërmen kur shkuan te Pejgamberi sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem, ai u tha atyre, All-llahu është çuditur me veprën tuaj që e bëtë ndaj mysafirit tuaj në këtë natë.

    Në çfarë shkalle të imanit ishin ensarët ?

    Për ta ditur efektin e madh të ndryshimit që kishte lënë imani në jetën e ensarëve, duhet ta njohim gjendjen e tyre para islamit, ishin të ndarë në dy grupe të armiqësuara në mes vete.

    All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë: 

    “Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut, e mos u përçani! Përkujtojeni nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu All-llahu ua sqaron juve argumentet e veta që ju ta gjeni të vërtetën e lumtur.” [Ali Imran, 103]

    Ai i cili dëshiron të arrijë çdo të mirë, le t’i drejtohet me përkushtim bazës së madhe, pemës së begatshme, pemës së imanit duke u bazuar në fjalën e All-llahut të Lartëmadhëruar:

    “A nuk ke kuptuar se si All-llahu bëri shembull: fjalën e mirë si pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë (në tokë) e degët e saj janë lartë. “E që me vullnetin e Zotit, ajo e jep frytin e vet në çdo kohë. All-llahu pra u parashtron njerëzve shembuj ashtu që ata të mendojnë.” [Ibrahim, 24-25]

     

     

    Lutja jonë e fundit është: ,,Lavdërimi i takon All-llahut, Zotit të Botëve”.

     

     Përktheu dhe përshtati: Tafil Ramuka

    (Sqarim: kjo temë është pjesë e zingjirit të temave rreth edukatës së imanit)

    www.thirrjaislame.com

  • Disa prej shenjave të imanit të dobët

    Disa prej shenjave të imanit të dobët

     

    Me emrin e All-llahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit

    Falënderimi i takon vetëm All-llahut, vetëm Atë falënderojmë! I kërkojmë ndihmë, falje dhe mbrojtje nga të këqijat e veteve tona e nga te këqijat e punëve tona. Atë që e udhëzon All-llahu nuk ka kush e humbë dhe atë që Ai e humbë nuk ka kush e udhëzon! Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjeter veç All-llahut dhe Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

    Te Ehlu-Sunneti imani shtohet dhe pakësohet. Shtohet me vepra të mira dhe pakësohet me vepra të këqija. Në këtë temë do të paraqesim disa nga shkaqet që na bëjnë të kuptojmë se kur imani është i dobësuar: 

     

    1. Përtacia në kryerjen e obligimeve në mënyrën e kërkuar nga All-llahu i Madhëruar. Shembull, vëren besimtarin me iman të dobët nuk i falë pesë kohët e namazit.

     

    All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë:

    “Namazi me të vërtetë të pengon nga amoraliteti dhe nga çdo gjë e keqe”. [el-Ankebut, 45]

     

    Ebu Hurejra radijAllahu anhu thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Çfarë mendoni, sikur të ishte një lum para derës së njërit prej jush, në të cilin do të lahej çdo ditë nga pesë herë, a do të mbetej në të papastërti?” Të pranishmit thanë: “Nuk do të mbetej asnjë papastërti.” Pejgamberi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem atëherë tha:  “Ky është shembulli i pesë kohëve të namazit. All-llahu me faljen e namazeve i shlyen mëkatet.” (Muttefekun alejhi)

     

    All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë:

    “Çka u solli juve në Sekar (Xhehennem) ?”

    Ata thonë: “Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin (që bënin namaz); [el- Muddeththir, 42, 43]

     

    Xhabiri radijAllahu anhu thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-l Allahu alejhi ue sel-lem duke thënë: “Në mes njeriut, shirkut dhe kufrit është lënia e namazit.” (Transmeton Muslimi)

     Shekik ibni Abdull-llah All-llahu e mëshiroftë, i cili ishte prej tabiinëve dhe ishte i njohur për maturi, thotë: “Shokët e Muhammedit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem nuk e shihnin (konsideronin) lënien e asnjë pune  kufër (mosbesim), përveç lënies së namazit.” (Transmeton Tirmidhiu me sened të vërtetë)

    Dyert e pendimit janë të hapura.

     

    All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë:

    “E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hudhen në çdo të keqe (ose në Gaja).

    Me përjashtim të atij që pendohet dhe beson e bën vepra të mira, të tillët do të hyjnë në xhennet dhe atyre nuk u bëhet kurrëfarë e padrejte.” [Merjem, 59,60]

     

    Fjala “Gaja” ka kuptimin: denim i shumëfishuar, e sipas disa shpjegimeve është përrua në xhehennem.

     

    1. Mosprezentimi në namazet me xhemat, apo vonimi në to. Zakonisht kjo dobësi manifestohet me vonesa në namaz duke mos arritur tekbirin fillestar apo edhe rekate të tëra. Kjo dobësi nuk ka qenë e shfaqur në traditën e të parëve tanë të mirë.

     

    All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë:

    “Mjerë për ata që falen, të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm. Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe).”  [el- Maun, 4,5,6]

     

    Ebu Hurejra radijAllahu anhu thotë se Pejgamberi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush zgjohet herët dhe shkon në xhami, All-llahu do t’i përgatisë atij banesa në Xhennet, çdo herë që zgjohet herët dhe kur bie vonë.” (Muttefekun alejhi)

    Ubejj ibnu Ka’bi radijAllahu anhu tregon se ishte një njeri nga  ensarët, e nuk e di se ndokush e kishte më larg se ai shtëpinë prej xhamisë, por ai nuk e linte asnjë kohë të namazit pa e falur në xhami. Njerëzit i thonin: “Sikur ta kishe blerë një gomar me të cilin do të udhëtoje deri në xhami dhe anasjelltas, gjatë natës dhe në kohën kur bën vapë e madhe.” Ai u tha: “Unë nuk dëshiroj që shtëpia ime të jetë afër xhamisë, unë dëshiroj që të më shkruhet udhëtimi im për në xhami, si dhe të më shkruhet udhëtimi im kur të kthehem tek familja.” I Dërguari i All-llahut tha:  “All-llahu të gjitha këto t’i ka bashkuar.” (Transmeton Muslimi)

     

    Xhabiri radijAllahu anhu thotë: “Hapësira rreth xhamisë në Medine ishte e zbrazët dhe fisi Benu Selime dëshironte të vendosej në afërsi të xhamisë. Për këtë mori vesh Pejgamberi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem dhe u tha:  “Jam informuar se ju dëshironi të vendoseni në afërsi të xhamisë?!” Ata iu përgjigjën:  “Është e vërtetë, o i Dërguari i All-llahut, ne këtë e dëshirojmë.” Atëherë Pejgamberi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem u tha: “O Beni Selime, rrini në shtëpitë tuaja, juve do t’ju shkruhet udhëtimi juaj, juve do t’ju shkruhet udhëtimi juaj! Për largësinë në mes shtëpive tuaja dhe xhamisë All-llahu do t’ju shpërblejë.” Ata i thanë: “Ne nuk i gëzohemi transferimit.” (Transmeton Muslim, Buhariu e transmeton kuptimin e tij sipas rivajetit të Enesit.)

     

    Ebu Hurejra radijAllahu anhu thotë: “Një njeri i verbër erdhi tek Pejgamberi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem dhe i tha: “O i Dërguari i All-llahut, unë nuk kam udhërrëfyes që më çon deri në xhami.” E luti Pejgamberin sal-l Allahu alejhi ue sel-lem që ta lirojë nga shkuarja në xhami dhe të falet në shtëpinë e vet. Pejgamberi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem e liroi nga shkuarja në xhami, dhe pasi ai ia ktheu shpinën, Pejgamberi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem e thirri dhe i tha: “A e dëgjon ti thirrjen e ezanit për namaz?” Njeriu i verbër u përgjigj: “Po, e dëgjoj!” Pejgamberi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem i tha: “Atëherë përgjigjiu thirrjes!” (Transmeton Muslimi)

     

    Në rivajetin e Tirmidhiut, Uthman bin Affani radijAllahu anhu thotë se Pejgamberi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë:  “Kush e fal namazin e jacisë me xhemat, është njësoj si ta ketë falur gjysmën e natës vetëm, ndërsa kush e fal namazin e jacisë dhe të sabahut me xhemat, është njësoj si të jet falur vetëm tërë natën.” (Transmeton, Tirmidhiu dhe thotë hadithi është hasen-sahih)

     

    Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, thotë se Pejgamberi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk ka namaz më të rëndë për munafikët (hipokritët) se namazi i sabahut dhe i jacisë, e sikur ta dinit se çka ka në ta, do të vinit në xhemat, në këto dy namaze edhe zvarrë (zhagaz).” (Muttefekun alejhi)

    Ebu Hurejra radijAllahu thotë se Pejgamberi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë: Sikur njerëzit ta dinin vlerën e ezanit dhe të safit të parë, ata nuk do të kishin mbetur pa hedhur short se kush do ta thirrë ezanin dhe kush do të ulet në safin e parë.” (Muttefekun alejhi)

     

    1. Nuk prezenton në namazin e sabahut në xhami, apo e falë atë pasi t’i kalojë koha dhe nuk ndien në zemrën e tij pikëllim, mërzi, frikë për këtë mangësi të tij. Vazhdon jetën e tijë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

     

    All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë:

    “…duke menduar se ajo ishte imtësi e parëndësishme, ndërsa te All-llahu ajo është e madhe”   [en- Nurë: 15]

     

    Thotë, Bilal Ibni Sad, All-llahu e mëshiroftë: “Mos shiko mëkatin e vogël që e bën, por shiko sa i madhë është Ai të cilit i bënë mëkat” (Ed-dau Ued-Devau)

    Thotë Ibnul Kajjim El Xheuziu: “Këtu është një pikë shumë me rëndësi, ku njerëzit gabojnë në qështjen e trajtimit të mëkatit, ngase ata nuk i shohin pasojat e mëkatit menjëherë, pasoja të cilat vonohen dhe ai harron, SubhanAll-llah sa njerëz i ka shkatërruar kjo pikë”.

    Imam Ahmedi, transmeton prej Ebu Derdasë, All-llahu i mëshiroftë: “Adhurojeni All-llahun ashtu sikur ta shihnit, numërojeni veten tuaj në mesin e të vdekurve, dijeni se ajo e cila është e pakët por e mirë ju mjafton nga ajo që është e shumtë por ju mashtron, dijeni se e mira nuk humbet dhe mëkati nuk harrohet”

    Thotë Junusi Alejhi Selam:  “Kush e tradhëton All-llahun fshehurazi, All-llahu do t’ia zbulon të metat haptazi” (Ed-dau Ued-Devau).

     

    All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë:

    “Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet;….” [el-Ankebut: 40]

     

    Transmeton Imam Ahmedi, prej hadithit të Theubanit, All-llahu qoftë i kënaqur me të: “Ka thënë Pejgamberi  sal-l Allahu alejhi ue sel-lem:  “Njeriu privohet prej furnizimit për shkak të mëkatit që e bënë”. Thonë disa nga selefët tanë: “Kur i bëjmë All-llahut mëkat i vërejmë pasojat e mëkatit në sjelljen e kafshës dhe gruas” (Ed-dau Ued-Devau).

     

    1. Vonimi në namazin e xhumasë.

    Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijAll-llahu anhu, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Në ditën e xhuma melekët qëndrojnë në çdo hyrje të xhamisë dhe i regjistrojnë një nga një (personat të cilët shkojnë për ta falur xhumanë). Kur imami ngjitet në minber, ata i mbyllin regjistrat dhe shkojnë të marrin pjesë në dëgjimin e hytbes. Ai që shkon më herët në xhuma, është sikur të ketë therur një deve, pastaj ai pas tij sikur të ketë therur një lopë, pastaj ai pas tij sikur të ketë therur një dele, ai pas tij sikur të ketë therur një pulë, ndërsa ai i fundit sikur të ketë dhuruar një vezë.” (Buhariu dhe Muslimi)

     

    1. Lënia e suneteve pa falur duke pretenduar se nuk ka llogaridhënie për lënien e tyre, nuk i falë sunetet e ditës, nuk falë namaz nate.

    Aishja radijAllahu anha thotë se: “Pejgamberi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem, nuk i ka lënë katër rekate para namazit të drekës dhe dy rekate para namazit të sabahut.” (Transmeton Buhariu)

    Aishja radijAllahu anha thotë se Pejgamberi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Dy rekatet e namazit të sabahut janë më të dobishme se kjo botë dhe çdo gjë që ka në të.” (Transmeton Muslimi)

     

    Aishja radijAllahu anha thotë: “Pejgamberi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem i falte në dhomën time para farzit të drekës nga katër rekate, pastaj dilte dhe falte me xhemat farzin, pastaj prapë hynte në dhomën time dhe i falte dy rekate sunet. Kur e falte farzin e akshamit me xhemat, hynte në dhomën time dhe i falte dy rekate sunet. Kur e falte namazin e jacisë, hynte në dhomën time dhe i falte dy rekate sunet.” (Transmeton Muslimi)

     

    Ummi Habibe, radijAllahu anha thotë se Pejgamberi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush i fal katër rekate para namazit të drekës dhe katër rekate pas, All-llahu do ta ruajë atë prej zjarrit.” (Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thonë hadithi hasen sahih)

     

    All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë: 

     

    “Ata ngrihen nga shtrati dhe bëjnë ibadet natën.” [es-Sexhde,16]

    “Vetëm pak natën kanë fjetur.” [edh-Dharrijat,17]

     

    Salim ibni Abdull-llah ibni Umer ibni Hattab radijAllahu anhum nga babai i vet Abdull-llahu transmeton se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “I mrekullueshëm është Abdull-llahu, vetëm sikur të falej edhe natën!” Salimi radijAllahu anhu  thotë: “Pas kësaj, Abdull-llah ibni Umeri radijAllahu anhu nuk flinte natën, vetëm pak.”  (Muttefekun alejhi)

    Abdull-llah ibni Amr ibnul Asi radijAllahu anhuma  tregon se Pejgamberi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Namazi më i dashur tek All-llahu është namazi i Davudit alejhi selam, agjërimi më i dashur tek All-llahu është agjërimi i Davudit alejhi selam. Ai flinte gjysmë nate, një të tretën e kalonte në namaz, pastaj prapë flinte një të gjashtën. Ai një ditë agjëronte, e një ditë hante.” (Muttefekun alejhi)

     

    1. Lënia anash e leximit të Kur’anit, apo leximi i Kur’anit vetëm me gjuhë, kalon nëpër ajetet e denimit dhe shpërblimit duke mos lënë gjurmë në zemrën e tijë dhe nuk lotojnë sytë e tij.

    Është pyetur nëna e besimtareve, Aishja radijAll-llahu anha për moralin e Pejgamberit, sal-l Allahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: morali i tij ishte Kur’ani. (Transmeton Muslimi)

     

    All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë: 

     

    “Është e vërtetë se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh.” [el-Isra, 9]

    “Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm.” [el Bekare, 2]

    “O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur’ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.” [Junus, 57]

     

    Neve na obligohet që të mësojmë kuptimin e Kur’anit duke mëdituar në argumentet e Tij. Kështu All-llahu i Lartëmadhëruar na ka obliguar dhe na ka nxitur.

     

    All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë:

    “(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend” [Sad, 29]

     

    Ebu Umame radijAll-llahu anhu thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet.” (Transmeton Muslimi)

     

    Ebu Musa El-Esh’ariu radijAll-llahu anhu thotë se Pejgamberi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Shembulli i besimtarit që lexon Kur’anin është sikurse shembulli i qitrës (etruxhxhetu): aroma e së cilës është e mirë dhe shijen e ka të mirë; shembulli i besimtarit që nuk e lexon Kur’anin është sikurse hurma (temretu): nuk ka erë, por shijen e ka të ëmbël; ndërsa shembulli i munafikut (hipokritit) që lexon Kur’anin është sikurse shembulli i krizantemës (lule vjeshte) (rejhanetu), aroma e së cilës është e mirë, ndërsa shija e idhët. Shembulli i munafikut që nuk e lexon Kur’anin, është sikurse shembulli i kungullit të egër (handzaletu), që nuk ka aromë, kurse shijen e ka të idhët.” (Muttefekun alejhi)

     

    Abdull-llah ibnu Amr ibnul Asi radijAll-llahu anhuma tregon se Pejgamberi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Zotëruesit të Kur’anit do t’i thuhet: Lexo dhe ngritu lart, lexoje ashtu si e ke lexuar në dunja. Vendi yt do të jetë te ajeti i fundit të cilin do ta lexosh.” (Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thonë hadith hasen sahih)

     

     

    1. Duke lënë anash leximin dhe mëditimin e Kur’anit, neglizhon në përmendjen e All-llahut (dhikrin) dhe lutjen ndaj Tij. Kështu që, pronari i kësaj zemre ndien vështirësi në gjuhën e tij, sapo t’i ngrejë duart për lutje, shumë shpejt i ulë, për shkak se zemra dhe gjuha e tij janë në dy lugina të ndryshme.

     

    All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë:

    “Zoti juaj ka thënë: “Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në xhehennem”. [Gafir, 60]

     

    Ti përmende Zotin tënd në vete (heshtas), me respekt e me dro, jo me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bë prej atyre që nuk kanë kujdes”. [el Araf, 205]

     

    “E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua”. [el Bekare, 186]

     

    Nga Ebu Derdai radijaAll-llahu anhu, transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “A nuk doni t’u lajmëroj për punën më të mirë, për më të pastrën te Krijuesi juaj, për më të lartën sipas gradës, që ëshë më e mirë për ju se ndarja e arit dhe argjendit: që është më e mirë për ju se takimi me armiqtë tuaj, ku ju ua preni atyre kokat?” (As-habët) kanë thënë: “Gjithsesi!” (Muhammedi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “(Kjo është) përmendja e All-llahut.” (Tirmidhiu; Hakim Ebu Abdull-llahu thotë se transmetimet janë sahih)

     

    Nga Ebu Ejjub el-Ensarij radijaAll-llahu anhu, transmetohet se Pejgamberi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem  ka thënë: “Kush thotë dhjetë herë: Nuk ka të adhuruar me meritë tjetër përveç All-llahut të Vetëm. Ai s’ka shok. Atij i takon sundimi dhe falënderimi. Ai është i Gjithëfuqishëm, është sikur t’i falë (nga robëria) katër individë nga pasardhësit e Ismailit.” (Muttefekun alejhi)

     

     

    1. Prej shenjave të imanit të dobët, është mos largimi nga gjërat e dyshimta, kështu pronari i kësaj zemre i ofrohet rrethit të haramit, veprim pas veprimi dhe kjo është realiteti i asaj që na ka lajmëruar Pejgamberi Alejhi Selam.

    Si rezultat i kësaj, zvogëlohet frika duke mos u kujdesur për hallallin dhe haramin në fjale dhe vepra.

    Nga Ebu Abdullah en-Nu’man ibn Beshiri, radijall-llahu anhuma, transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë: Hallalli dhe harami janë të qartë. Ndërmjet tyre gjenden gjëra të dyshimta, të cilat nuk dihen nga shumica e njerëzve. Kush largohet nga gjërat e dyshimta, e ka ruajtur fenë dhe nderin e tij. Ndërsa kush kryen gjëra të dyshimta është futur në zonën e haramit, ashtu si ai bariu, delet e të cilit kullosin rreth një vendi të ndaluar, nga çasti në çast ato  mund të hyjnë në të. Çdo mbret ka një zonë ku ndalohet hyrja e të tjerëve. Zona e ndaluar e All-llahut përbëhet prej atyre gjërave që i ka ndaluar Ai. Në trupin e njeriut gjendet një organ, i cili kur është i shëndoshë, gjithë trupi është i shëndoshë, por nëse ai është i sëmurë, i gjithë trupi është i sëmurë. Ai organ është zemra.” (Muttefekun alejhi)

    Ibën Rexhebi, All-llahu e mëshiroftë thotë: “Muslimani duhet të vendosë një pengesë ndërmjet hallallit dhe haramit. Kjo pengesë është lënia e gjërave të dyshimta”.

     

    1. Dobësohet sundimi i fesë në zemrën e tij, fillon duke bërë lëshime vepër pas vepre në shumë dispozita fetare të cilat janë të pa ndryshueshme, kështu e vëren që nuk hidhërohet kur nëpërkëmben dispozitat e All-llahut të lartëmadhëruar.

     

    All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë:

    O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)! [Ali Imran, 102]

    E, s’ka dyshim se ata që thanë: “All-llahu është Zoti ynë”, dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos u frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që u premtohej. [Fussilet, 30]

     

    Thotë Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “Do të vijë një kohë që durimtari në fe është sikurse ai i cili mbanë gacën në dorën e tij.” (e saktësoi shejh Albani)

    Thotë Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “Pas jush do të vijë një kohë e durimit, në të cilën i kapuri për fenë e ka shpërblimin e pesëdhjetë shehidëve prej jush.” (e saktësoi shejh Albani)

     

    All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë:

    ,,O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgaditur dhe keni frikë All-llahun që të shpëtoni.” [Ali Imran, 200]

     

    1. Dobësimi i ndjenjës ndaj kujdesit për fenë e All-llahut, nuk bënë thirrje në fenë e All-llahut dhe nuk lën gjurmë të këqijat që veprohen rreth tij.

    All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë:

     

    “Dhe le të ketë nga ju të atillë që thërrasin në atë që është e dobishme,  urdhërojnë për vepra të mira dhe ndalojnë nga veprat e këqija. Të tillët do të jenë të shpëtuar.” [Ali Imran, 104]

     

    All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë:

     

    “E kur braktisën atë për të cilën ishin këshilluar, Ne i shpëtuam ata që pengonin nga të këqijat, ndërsa ata që kundërshtuan i kapëm me një dënim të fortë, ngase ishin të shfrenuar.” [el- A’rafë, 165]

     

    Nga Ebu Seid el-Hudrij, radijaAll-llahu anhu transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Kush nga ju sheh një të keqe, le ta ndryshojë me dorën e tij, e nëse nuk mund ta bëjë, atëherë me gjuhën e tij, e nëse nuk mund ta bëjë këtë, atëherë me zemrën e tij, porse ky është imani më i dobët.” (Transmeton Muslimi)

     

    Nga Ebu Seid el-Hudrij, radijaAll-llahu anhu transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ruajuni uljes nëpër rrugë!” Thanë: “O i Dërguari i All-llahut, ne nuk kemi rrugëdalje nga qëndrimi ynë në rrugë për të biseduar mes vete.” Atëherë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Nëse nuk mund t’ia dilni pa qëndruar (ulur) në rrugë, atëherë jepjani rrugës të drejtën e saj!” Thanë: “E çfarë është e drejta e rrugës, o i Dërguari i All-llahut? Tha: “Ulja e shikimit, mospengimi në të, kthimi i selamit, të urdhëruarit për të mirë dhe ndalimi nga e keqja.” (Muttefekun alejhi)

     

    Transmetohet nga Ebu Bekër es-Siddiku, radijaAll-llahu anhu të ketë thënë: “O njerëz, ju e lexoni këtë ajet: “O besimtarë, kujdesuni për vete; nëse jeni në rrugë të drejtë, ai që është i humbur nuk do t’ju bëjë dot asgjë!” [el-Maide, 105], dhe unë e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Vërtet kur njerëzit e vërejnë zullumqarin e nuk e kapin për dore (për ta ndalur e penguar) ekziston rreziku që t’i dënojë All-llahu të gjithë për atë shkak.” (Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu me isnad Sahih)

     

     

    Vazhdon………

     

     

    Përmblodhi dhe përshtati: Tafil Ramuka

    (sqarim: kjo teme eshte pjese e zingjirit te temave rreth edukates se imanit )

     

  • KIAMETI ËSHTË AFRUAR!

    KIAMETI ËSHTË AFRUAR!

    Pejgamberi, sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Kiameti është afruar, e njerëzit akoma vazhdojnë të jenë të prirur pas dynjasë, ndërsa kjo bën që të jenë sa më larg All-llahut. “1219

    Ajetet kur’anore dhe hadithet autentike e vërtetojnë afrimin e kiametit. Paraqitja e shumë shenjave të kiametit është argument për afrimin e tij dhe se ne gjendemi në ditët e fundit të dynjasë. All-llahu i Madhërishëm thotë: “Njerëzve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në pakujdesi, nuk përgatiten fare për të.”120 Po ashtu thotë: “Njerëzit të pyesin për kijametin (katastrofën) e ti thuaj: “Për atë di vetëm All-llahu! E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta është afër!”1221 Po ashtu thotë: “Atyre u duket ai larg, kurse Neve ai na duket afër,71222

  • Etika e kryerjes së nevojës fiziologjike (Pjesa e tretë)

    Etika e kryerjes së nevojës fiziologjike (Pjesa e tretë)

    Pastrimi me ujë

    Transmetohet nga Enes bin Maliku se ka thënë: Profeti alejhi selam kur dilte për të kryer nevojën vinim unë me një djalë me një enë prej lëkure me ujë, d.m.th. pastrohej me të.

    Po nga ai – radija Allahu anhu – transmetohet se ka thënë: Dilte profeti alejhi selam për të kryer nevojën dhe unë i sillja ujë që të shpëlahej me të.

    Nëse pastrohet me gurë të mos përdorë më pak se tre.

    Nga hadithi i Sulejmanit që kaloi: “Na ka ndaluar të drejtohemi nga kibla për nevojë të madhe apo të vogël … apo të pastrohemi me më pak se tre gurë”.

    Gjithashtu nga hadithi i Ebu Hurejrës – radija Allahu anhu – : “ … urdhëronte për tre gurë dhe ndalonte nga bajga dhe nga kocka e vjetër.

    Mospastrimi me të djathtën.

    Kjo për shkak se ka ardhur në hadithin e Selmanit: “ … Na ka ndaluar ti drejtohemi kibles për nevojën e madhe apo të vogël, të pastrohemi me të djathtën apo të pastrohemi me më pak se tre gurë”.

    Shpjegimi:

    Ndalohet të kapet organi me të djathtën kur kryen nevojen apo të pastrohesh me të djathtën, të pastrohesh më me pak se tre gurë e nëse shton gurët le të shtohen në tek 5,7…

     

    Përktheu nga gjuha arabe :

    Florim Islami

    www.thirrjaislame.com