Category: Gruaja dhe Familja

  • FJALË PËSHPËRITËSE PËR GRATË!

    FJALË PËSHPËRITËSE PËR GRATË!

    Kur ngritësh ta pastrosh shtëpinë, ripërtërije nijetin se je duke e larguar një pengesë nga rruga.

    Kur e përgatit ushqimin, ripërtërije nijetin se je duke dhënë ushqim si lëmoshë.

    Kur i mëson dhe i edukon fëmijët e tu, ripërtërije nijetin se më i miri ndër jush është ai që merr dituri dhe ua mëson të tjerëve.

    Kur e pret një mysafir dhe lodhesh në mikpritjen e tyre, ripërtërije nijetin se kush i beson Allahut dhe Ditës së Kiametit le ta nderon mysafirin!

    Kur zemërohesh, dhe i duron fjalët e rëndë që të drejtohen ty, nga një më i ri apo më i vjetër se ti në familjen e burrit, ripërtërije nijetin se nuk është nga ne ai që nuk e mëshiron të voglin dhe e respekton të madhin!

    Kur e viziton një të sëmurë nga familja apo në përgjithësi një nga të sëmurët, ripërtërije nijetin e vizitës së sëmurit.

    Kur e viziton një të afërm, apo një shoqe, dhe harxhon të holla në blerjen e ndonjë dhurate, ripërtërije nijetin, shkëmbeni dhurata njëri me tjetrin që të duheni.

    Para se ta ngresh dëgjuesen e telefonit e të flasësh me shoqen tënde për një situatë që nuk të pëlqeu nga shoqja tjetër, rikujtoje se çdo fjalë që do ta thuash për të do të llogaritësh Ditën e Kiametit.

    Kohën kur i lanë enët bëje kohë istigfari, kohën kur i lanë rrobat bëje kohë ku e përmend shumë Allahun!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • FËMIJËT DALLOHEN ME SHTATË CILËSI !

    FËMIJËT DALLOHEN ME SHTATË CILËSI !

    Fëmijët dallohen nga të tjerët me shtatë cilësi:

    E para: Ata nuk mërziten për risk.

    E dyta: Kur sëmuren nuk shprehin pakënaqësi nga caktimi i Allahut.

    E treta: Zilia nuk gjen rrugë deri në zemrat e tyre.

    E katërta: Ata garojnë për në pajtim.

    E pesta: Ata hanë bashkërisht.

    E gjashta: Ata frikohen edhe nga frika më e vogël.

    E shtata: Sytë e tyre u lotojnë!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • LOTËT E TONA NUK I NDJEN PËRVEÇSE AI QË BANOJMË NË ZEMRËN E TIJ

    LOTËT E TONA NUK I NDJEN PËRVEÇSE AI QË BANOJMË NË ZEMRËN E TIJ

    Peshku i tha ujit: Ti nuk mundesh asnjëherë të m’i shohësh lotët e mia?! Kjo, sepse unë jam në ujë dhe lotët janë nga uji!

    Uji ia kthehu peshkut: Unë nuk mundem t’i shoh lotët, por mundem t’i ndjej, ngase ti je në zemrën time!!

    Kështu jemi ne!

    Lotët e tona nuk i ndjen përveçse ai që banojmë në zemrën e tij!

    Kurse shpirtrat tanë bëjnë çfarë të donë, takohem me ata që i duan, si duan dhe kur duan, kurse trupat janë mashtrim për ata që nuk shohin diç tjetër, përveçse se materies. Të shohin dhe mendojnë se me të vërtetë të shohin, të përshëndesin me dorë dhe mendojnë se me të vërtetë të përshëndesin me dorë!

    Thuaju: Ky është trupi që ju e shihni, kurse shpirtin nuk e shohin përvese dy, Krijuesi i saj dhe ai që e do atë shpirt!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • DUA QË DHEMBJEN TA NDJEJMË NE TË DY BASHKËRISHT!

    DUA QË DHEMBJEN TA NDJEJMË NE TË DY BASHKËRISHT!

    Burri e shoqëronte gruan në dhomën e lindjes, e kur e pa se ajo ndjen dhembje, e vendosi dorën brenda gojës së saj, dhe i tha: Nëse ndjen dhembje, shtrëngoje dorën time me dhëmbët e tua!

    Me të vërtetë, ajo çdo dhembje që e ndjente ia shtrëngonte dorën me dhëmbët e saj!

    Pasi që doli nga salla e lindjeve, i pëshpëriti në vesh: Pse e bëre këtë?!

    U përgjigj: Sepse të dua, dhe nuk dua që ta ndjesh dhembjen vet, pa mos e ndjerë edhe unë.

    E vendosa dorën time duke qenë i bindur se, me sa fuqi do ta shtrëngosh dorën time dhe unë do ta ndjej dhembjen e shtrëngimit tënd, aq është edhe fuqia e dhembjes që ti e ndjen.

    Dhe këtë e bëra sepse të dua shumë, dhe sinqerisht të kam dashur, dhe me lejen e Allahut, gjithmonë kam për të dashur!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • NËNËS I DIGJET SHPIRTI PËR TY!

    NËNËS I DIGJET SHPIRTI PËR TY!

    Nëna më jepte pjesën e saj të ushqimit dhe, derisa e përcillte orizin nga pjata e saj në pjatën time më thoshte: Biri im, haje këtë oriz se unë nuk jam e uritur!

    Biri im, gjithashtu haje këtë peshk, a po harron se unë nuk e ha peshkun!

    Biri im, nuk jam e lodhur!

    Biri im, ti pi se unë nuk jam e etur!

    Pastaj, refuzoi pas vdekjes së prindit tim të martohet me burrë tjetër duke thënë: Nuk kam nevojë për dashuri!

    Kur refuzoi të braktis punën, ia veçova një pjesë të rrogës sime, por refuzoi ta merr duke thënë: Biri im, ruaje pasurinë tënde se unë kam sa për nevojat e mia!

    Kur gjendja ime u përmirësua kërkova që të banon me mua, mirëpo nuk deshi të më ngushton, dhe më tha: Biri im, unë nuk jam e mësuar të jetoj jetë komforte!

    Nëna u plak dhe e arriti moshën e pleqërisë, e u sëmurë nga kanceri, dhe shkova ta vizitoj, fillova të qaj, dhe kur më pa ashtu, më tha: Biri im, mos qaj! Unë nuk ndjej dhembje!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • VËLLA MOS U MARTO!!

    VËLLA MOS U MARTO!!

    Mos u marto derisa ta mësosh botëkuptimin e jetës.

    Mos u marto derisa ta mësosh realitetin e martesës.

    Mos u marto derisa ta mësosh se si t’i mbrosh të drejtat e gruas tënde.

    Mos u marto derisa nuk e gjen një grua që mundet t’i përballon jetës me ty, në rehati dhe vështirësi.

    Mos u marto derisa nuk e mëson se si të mbash përgjegjësinë.

    Mos u marto derisa nuk e gjen veten se përkujdeset më shumë për fenë tënde sesa për dynjanë tënde.

    Mos u marto derisa nuk i mëson të drejtat e gruas tënde mbi ty. Ajo nuk është një copë prej mobilieve që e vendos në shtëpi për zbukurim, e as shërbëtore që e ke sjellë për ta pastruar shtëpinë, po ajo është shoqëruesi yt në çdo gjë.

    Mos u marto derisa të gjesh veten se je bërë shëmbëlltyrë e mirë që do të mundën fëmijët e tu ta pasojnë.

    Mos u marto derisa nuk e gjen veten se mundesh të diskutosh për gjëra me gruan tënde.

    Mos u marto derisa nuk je në gjendje të bësh durim me gruan tënde  dhe derisa ta kuptosh se jeta mes jush do të jetë e përbashkët, e jo të jesh egoist dhe ta shikosh vetëm se veten.

    Mos u marto derisa nuk je i sigurt se i mbart në vete “kuptimet e njerëzisë”.

    Mos u marto vetëm se atëherë kur bëhesh burrë, e jo thjeshtë mashkull.

    Nëse mendon se me gjitha ato që i cekëm më lart janë të rënda dhe se do të mbetesh pa martuar, ta rikujtoj se martesa është besëlidhje e rëndë dhe se gruaja yte nuk është lojë që lozet me të, po është krijesë që duhesh të përkujdesesh për të, dhe se do të japish llogari para Allahut për të, kështu që përgatitu mirë para se të martohesh, ngase martesa nuk është vetëm se epsh, po është përgjegjësi dhe mirëkuptim dhe respekt.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • DASHURIA E SINQERTË NUK ËSHTË FJALË PO VEPRA

    DASHURIA E SINQERTË NUK ËSHTË FJALË PO VEPRA

    Një burrë dhe gruaja e vet, tepër të varfër, jetonin me një shtëpi të mjerë! Dhe një natë prej netëve, gruaja kërkon nga burri t’i blen krehëse flokësh që ti krehën flokët e saj të gjata. Burri e shikoi, mirëpo në sytë e tij u vërejt pikëllim dhe, asaj i tha: nuk mundem ta blej! Edhe ora ime e dorës ka nevojë për një rripë dhe nuk mundem ta blej.

    Gruaja nuk polemizoi fare me të burrin dhe i buzëqeshi në fytyrë!

    Të nesërmen, burri pasi që e kreu punën, shkoi në shitore dhe e shiti orën e tij me një çmim të lirë, dhe ia bleu gruas krehrin që e kërkoi nga ai.

    Kur u kthye në mbrëmje në shtëpi, me krehrin në dorë, e pa se gruaja i kishte pas shkurtuar tepër flokët e saj, dhe në dorën e saj e mbante një rrip për orë dore!

    E shikuan njëri-tjetrin dhe sytë e tyre filluan t’ju lotojnë, jo se ajo që e vepruan u shkoi për koti, po për shkak se ata dy e donin njëri-tjetrin me të njëjtën masë dhe të dy deshën që për njëri-tjetrin ta realizojnë të njëjtën gjë!

    Rikujto gjithmonë se, kur e do dikë apo je i dashur nga dikush, duhesh të mundohesh ta bësh të lumtur në të gjitha mënyrat, qoftë ajo edhe më dhuratë të lirë apo një fjalë të bukur.

    Dashuria e sinqertë nuk është fjalë po vepra!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • NËNA YTE TË MOS PREZANTON NË DASËM NËSE DO QË TË MARTOHEM ME TY!

    NËNA YTE TË MOS PREZANTON NË DASËM NËSE DO QË TË MARTOHEM ME TY!

    Një i ri, me profesion mjek, shkon në shtëpinë e familjes së shokut ta kërkon dorën e vajzës së tyre, por vajzës pasi që ju sqarua gjendja e tij në tërësi, e kushtëzoi më një kusht të rëndë për t’u martuar me të, që nëna e tij të mos prezanton në dasmën e tyre!

    Djali u hutua nga ky kusht dhe s’dinte çfarë të bën. Mendoi një periudhë dhe e vendosi të këshillohet me një nga profesorët e tij universitar.

    Shkoi në zyrë të tij dhe kur e takoi ia paraqiti rastin dhe profesori i habitur i tha: E pse ky kusht?!

    U turpërua dhe i tha: Prindi më ka ndërruar jetë kur isha vetëm se njëvjeçar, e nëna ime, për të mbijetuar dhe për të më shkolluar ka punuar si punëtore e thjeshtë, i lante rrobat e njerëzve. Kjo e kaluar e saj më shkakton shumë probleme dhe unë tani dua të filloj një jetë të re!

    Profesori i tha: E kam për ty një kërkesë të vogël.. e ajo është që ti të shkosh në shtëpi dhe t’ia lash duart nënës tënde, e pastaj të nesërmen kthehu dhe takohemi dhe ta jap mendimin tim!

    Me të vërtetë, kur shkoi në shtëpi kërkoi nga e ëma t’i lanë duart e saj. Sa filloi t’ia lanë duart, nga pamja e tyre, i rrjedhën lotët! Ishte hera e parë që i vërejti se sa ishin rrudhë, dhe se në to ishin disa varrë dhe mavijosje, dhe kur lageshin me ujë, nëna ndjente dhembje dhe kishte ethe!

    Pasi që i lau duart e nënës, s’kishte durim ta prese të nesërmen dhe takimin me profesorin, po e mori telefonin dhe i telefonoi prindit të vajzës dhe i tha: Të falënderoj për çdo gjë, unë pasi që mendova mirë vendosa për çështjen time, e vendimi im është se, unë nuk do ta flijoj nënën time për hir të tashmes sime, sepse ajo e flijoi jetën e saj për hir të ardhmes sime!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • NËNA IME DHE PERIUDHAT E JETËS SIME!

    NËNA IME DHE PERIUDHAT E JETËS SIME!

    Kur jemi të vegjël përqafimi i saj është bota jonë.

    Kur rritemi pakëz, të kapurit për një pjesë të fustanit të saj është, udhërrëfyesi jonë.

    Kur i arrijmë të shtatat, ajo është siguria jonë kur kthehemi nga shkolla.

    Në të dhjetat, ajo është grua, kurse ne, thithim nga fjalët e saj dhe sjelljet e saj, atë që lë gjurmë në personalitetin tonë.

    Në të dymbëdhjetat, bëhet shok në ndonjë moment, dhe armik kur zemërohet, mirëpo nuk mundemi të flemë pa buzëqeshjen e saj.

    Në të katërmbëdhjetat, ikim nga ajo me pretekste qesharake që ta vërtetojmë pavarësinë tonë.

    Në të gjashtëmbëdhjetat, e gjejmë se ajo është brez dhe ne jemi një brez tjetër.

    Në të tetëmbëdhjetat, nuk gëzohemi për suksesin tonë, përveçse me gëzimin e syve të saj dhe lotët e krenarisë së saj.

    Në të njëzetat, ndoshta e përshëndesim që të shkojmë në studime apo mendojmë se e kemi harruar nga dashuria e madhe e periudhës nëpër të cilën kalojmë.

    Në të njëzetekatërtat, turpërohemi nga puthja e saj, apo dashuria e saj, apo përkujdesja e saj për ne, me pretekst se tani më jemi të rritur!

    Në të tridhjetat, angazhohemi me gratë e tona dhe fëmijët e tanë, e asaj, ose i lajmërohemi në telefon ose nganjëherë e vizitojmë.

    Në të tridhjetepestat, ajo na bashkon në një vend,  në një tryezë së bashku me familjen, dhe tentojmë të gjejmë një baraspeshë mes angazhimit nga ajo dhe respektit të saj.

    Në të dyzetat, brenda kohe na befasojnë momentet e ringjalljes së kujtimeve; e dua nënën time, dua të kthehem në përqafimin e saj, dhe t’i rikujtoj ushqimet e saj dhe fjalët e saj qesharake.

    Pas dyzetave, zbulojmë befasisht se ne jemi bërë një kopje e saj, e atë që e refuzonim nga udhëzimet e saj e përsërisim me fëmijët tanë, dhe atë që e neglizhonim nga urtësia e saj apo e injoronim nga këshillat e saj e hasim fuqishëm, ngase ajo ecën në gjakun dhe në çdo qelizën tonë.

    Nëna ime.. të dua edhe në fëmijërinë time edhe atëherë kur rritem!

    Zot, çdo sekondë që e kalon nëna ime nga jeta e saj mëshiroje, dhe hapja dyert e rehatisë, dhe qetësisë, dhe bëje nga banoret e Xhenetit!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • DASHURIA IME PËR TY DO TË MBETET PËRGJITHMONË

    DASHURIA IME PËR TY DO TË MBETET PËRGJITHMONË

    Ishte një burrë i martuar me gruan e vet për dyzet vite me radhë, dhe për çdo vjet, në ditën e martesës së tyre, burri ia dhuronte gruas një trëndafil dhe kartelë, ku në të shkruante se, “dashuria ime për ty shtohet për çdo ditë”.

    Pas një kohe burri sëmuret dhe nga sëmundja ndërron jetë.

    Ishte shumë e rëndë për gruan kur erdhi dita e martesës së tyre, ngase ishte hera e parë pas sa viteve,  ta pret atë ditë pa burrin e saj, dhe pa trëndafilin dhe kartelën e tij!

    Në atë ditë, herët në mëngjes, trokiti dera! Gruaja e hapi derën dhe para saj qëndronte postieri me trëndafil në dorë!

    U befasua tepër, dhe menjëherë shkoi në shitoren e trëndafilave, dhe shitësit i tha: Unë nuk kam porositur të më dërgohen trëndafila!

    Shitësi ia kthehu: Burri yt, para se të ndërron jetë erdhi tek unë, e më pagoi çmimin e trëndafilit, dhe më porositi ta dërgoj në këtë ditë, së bashku më këtë kartelë!

    Gruaja e mori kartelën, e hapi, dhe në të shkruante: “Dashuria ime për ty do të mbetet përgjithmonë”.

    Sa besnikëri e bukur dhe e vërtetë!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU