Category: Gruaja dhe Familja

  • REALITETE MBI GRUAN

    REALITETE MBI GRUAN

    Grua madhështore është ajo grua që na mëson si të duam, atëherë kur duam të urrejmë.

    Dhe si të qeshim atëherë kur duam të qajmë.

    Dhe si të buzëqeshmi atëherë kur ndjejmë dhembje.

    ——————–

    Burri lind dy herë:

    Një herë nga gruaja që e sjell në jetë dhe herën tjetër nga ajo grua që i jep dashuri!

    E para ia jep jetën e saj, kurse e dyta ia jep jetën e tij.

    ——————–

    Gruaja madhështore burrin e frymëzon.

    Ajo e mençura kujdesin e tij e përfiton.

    Ajo e bukura me bukurin e saj e tërheq.

    Kurse, ajo e dashura është e vetmja që e marton!

    ——————–

    Lumturia e gruas humbet kur ajo nuk mund ta llogarit burrin si shokun më të mirë të saj.

    ——————–

    Gruaja e bukur e kënaq syrin.

    Gruaja e ndershme e kënaq zemrën

    E para është diamant, kurse e dyta thesar i çmuar!

    ——————–

    Gruaja nuk është krijuar që të gjithë burrat të mahniten me të, po është krijuar të jetë burim i lumturisë së një burri të vetëm!

    ——————–

    Gruaja e ndershme është më e mirë për burrin se sa syri dhe dora e tij!

    ——————–

    Gruaja do që burri të jetë gjithmonë nevojtar për një nënë që përkujdeset për të.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • LLOGARIA ËSHTË E PAGUAJTUR PARAPRAKISHT

    LLOGARIA ËSHTË E PAGUAJTUR PARAPRAKISHT

    E bija dhjetë vjeçare, me sy që shkëlqenin nga gjallëria dhe mençuria, hyri në dhomën e nënës së saj dhe e zgjati dorën mbi tavolinë, e la mbi të një letër të shkruar nga vet ajo.

    Nëna shkoi ta lexon se çfarë shkroi e bija me shkrimin e saj të bukur. E mori letrën dhe në të shkruante:

    Fatura e llogarisë:

    – Pastrimi i dhomës sime kushton një dinar.

    – Pastrimi i enëve të shtëpisë kushton dy dinarë.

    – Përkujdesja ime për vëllaun e vogël, kur nëna mungon, kushton tri dinar.

    – Shpërblimi im për suksesin tim në shkollë kushton pesë dinarë.

    Nëna duke e shikuar vajzën e saj në sy, në ato momente i vinin nëpër mend situata të ndryshme nga e kaluara, kështu që e mori po të njëjtën letër dhe shkroi në të:

    – Bartja në bark nëntë muaj pa të holla.

    – Dhembjet e rënda dhe të egra të shtatzënisë pa të holla.

    – Një natë që e kalova për të përkujdesur për ty e sëmurë pa të holla.

    – Përkujdesja, pastrimi, rrobat, lojërat dhe fshirja e lotëve tua, të gjitha pa të holla.

    Ia dha letrën të bijës, e kur ajo e lexoi, u shtri në gjoksin e saj e turpëruar, dhe në të njëjtën letër, poshtë gjërave të saj që i llogariti shkroi: Llogaria është e paguar paraprakisht!

    – Nëse nuk të pëlqen ajo që e arrin shiko se ti çfarë ke dhënë! Atëherë kur ti e ndryshon pikëpamjen tënde për gjërat përreth teje, do të gjesh se çdo gjë përreth teje ka ndryshuar!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • E TËRA NGA TI QË KËRKOHET ËSHTË GRUAN MOS TA LËNDOSH

    E TËRA NGA TI QË KËRKOHET ËSHTË GRUAN MOS TA LËNDOSH

    Ti, kur e vendos kokën tënde mbi jastëk, fle, kurse ajo, kur e vendos kokën e saj mbi jastëk, mendon se çfarë të gatuan për nesër!

    Ti, kur e përfundon ushqimin, ngritësh dhe i lan duart, kurse ajo, kur e përfundon ushqimin, ngritët dhe i lan enët.

    Ti, kur lodhesh nga puna jote, merr pushim, kurse ajo, kur lodhet nga punët e shtëpisë, rri në shtëpi, nuk mundet të merr pushim, sepse askush nuk mundet ta zëvendëson vendin e saj.

    Ti, kur do të dalësh, flet me shokët dhe del, kurse ajo, kur do me dal, nuk do me të lan i vetëm dhe refuzon të del.

    Ti, kur të pëlqen diçka në shitore, e blen, kurse ajo, kur i pëlqen diçka në shitore, kërkon leje prej teje.

    Ti, kur vjen fundi i muajit, e merr rrogën për punën tënde, kurse ajo, kur vjen fundi i muajit, nuk merr rrogë për punën e saj në shtëpi, apo për atë që rri natën pa gjumë për fëmijën e saj të porsalindur, apo për mësimin e fëmijëve të saj, apo për zgjidhjen e mospajtimeve mes fëmijëve të saj kur zihen mes veti, apo për ta kënaqur burrin e saj!

    Mirëpo, edhe përskaj gjitha këtyre, ajo është e pajtimit dhe e kënaqur me gjithë këtë përgjegjësi!

    Nga ti, e tëra ajo që kërkohet drejt saj, është që mos ta lëndosh për çdo ditë duke mos e respektuar atë!

    Mos harro, sillu butë me gruan tënde!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • GRATË JANË SHOQËRUESE TË BURRAVE

    GRATË JANË SHOQËRUESE TË BURRAVE

    Burri që e merr mendimin e gruas së tij në çdo gjë, nuk është naiv dhe personalitet i dobët.

    Po ai vetëm thjesht beson se urtësia e tij nuk plotësohet përveçse me prezencën e femrës.

    Ai njeri është i mrekullueshëm në mendimet e tij dhe në moralin e tij.

    I mrekullueshëm në sjelljen e tij me gruan.

    Ai është njeri që e respekton gruan dhe e respekton rëndësinë e saj në jetën e tij.

    Ai në të sheh nënë, e motër, e grua dhe vajzë!

    Ai fort beson në fjalët e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i cili ka thënë: “Gratë janë shoqëruese të burrave, nuk e respekton atë përveçse fisniku, dhe nuk e nënçmon atë përveçse i poshtëri”.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • BURRI IM I DASHUR KUPTOJE MIRË GRUAN !

    BURRI IM I DASHUR KUPTOJE MIRË GRUAN !

    Gruaja kur flet, dije se nuk e ka për qëllim atë që e thotë!

    Kjo do të thotë se kur ajo thotë: Ti me mua nuk flet fare! Ajo për qëllim e ka: Më ka marrë malli të flas me ty!

    Nëse thotë: Ti mua nuk më dëgjon, e ka për qëllim: Ti mua më dëgjon, mirëpo, atë që e dua është përkrahja shpirtërore dhe pjesëmarrja, pra, mua më dëgjo dhe me mua fol!!

    Kur thotë: Ti nuk më do si më herët.. për qëllimi e ka, më bëj të ndjehem se më do më tepër!

    E kështu me radhë.. burri im i dashur!

    Gruaja nuk e ka për qëllim atë që e thotë me fjalë, po hulumtoje kuptimin e asaj që qëndron pas asaj që ajo e flet!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • BABAI IM ËSHTË MË I MIRI

    BABAI IM ËSHTË MË I MIRI

    Kur i arrita të katërtat, babai im ishte më i miri.

    Kur i arrita të gjashtat, babai im i njeh të gjithë njerëzit.

    Kur i arrita të dhjetat, babai im është i mrekullueshëm, po morali i tij është si i ngushtë.

    Kur i arrita të dymbëdhjetat, babai im ishte i butë me mua kur isha i vogël.

    Kur i arrita të katërmbëdhjetat, babai im filloi të bëhet shumë i ndjeshëm.

    Kur i arrita të gjashtëmbëdhjetat, babai im nuk po mundet të ecën me kohën e tashme.

    Kur i arrita të tetëmbëdhjetat, babai im për çdo ditë më duket se po bëhet më i rëndë.

    Kur i arrita të njëzetat, shumë rëndë t’ia fali prindit tim, po habitem se si nëna ime mundi ta bartë dhe të jeton me të.

    Kur i arrita të njëzetepestat, babai im për çdo temë më kundërshton.

    Kur i arrita të tridhjetat, shumë rëndë të pajtohem me të, dhe po e pyes veten se gjyshi im a ka pasur problem me babin tim kur ka qenë i ri.

    Kur i arrita të dyzetat, babai im më edukoi në këtë jetë me shumë kritere, dhe patjetër edhe unë të bëj të njëjtën gjë.

    Kur i arrita të dyzet e pestat, unë po habitem se si babai im arriti të na edukon të gjithëve.

    Kur i arrita të pesëdhjetat, shumë rëndë t’i edukoj dhe t’i udhëhiqi fëmijët e mi, sa është lodhur babai im që të na edukon dhe të na ruan!

    Kur i arrita të pesëdhjetepestat , babai im kishte qenë largpamës për shumë gjëra për ne, babai im ishte i dalluar dhe i butë

    Kur i arrita të gjashtëdhjetat, babai im është më i miri!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • DISA FJALË PËSHPËRITËSE PËR BURRIN DHE GRUAN !

    DISA FJALË PËSHPËRITËSE PËR BURRIN DHE GRUAN !

    – Disa fjalë pëshpëritëse për burrat:

    Mos u lëkund në kërkimin e faljes kur e dëmton gruan.

    Shikoje në sy, dhe shprehja ato fjalë keqardhjeje, që ajo t’i lexon nga sytë e tu, e t’i dëgjon me veshët e saj dhe t’i ndjen me zemrën e saj.

    Dije se dashuria nuk vazhdon, përveçse kur themeli i saj është respekti dhe nderi!

    – Disa fjalë pëshpëritëse për gruan:

    Ji e bindur në jetën tënde dhe mos i merr lakmi të tjerëve se si jetojnë. Kënaqu me gjithë atë që e posedon dhe përkujdesu që atë ta zbukurosh dhe ta përmisosh.

    Gjithnjë rri e buzëqeshur. Ti je drita e shtëpisë dhe parfumi i saj.

    Bëje që zemra jote të posedon dry, edhe atë vetëm se me një çelës, që e posedon burri yt!!

    Ju të dy jeni ata që do ta bëni shtëpinë të lumtur!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • DASHURIA DHE SHKAQET E SAJ!

    DASHURIA DHE SHKAQET E SAJ!

    Gruaja: Dua t’i di shkaqet se pse më do?!

    Burri: S’mundem ta ceki ndonjë shkak të veçantë, mirëpo sinqerisht të dua shumë!

    Gruaja: Ti nuk po je në gjendje të ma cekësh madje edhe një shkak! Atëherë pse më thua se më do, ti nuk po e cek asnjë shkak, madje një!!

    Burri: Më beso.. nuk i di shkaqet.. mirëpo të dua sinqerisht!

    Gruaja: Jo, dua tani të m’i tregosh shkaqet se pse më do!

    Burri: Mirë, mirë.. unë të dua se je e bukur, dhe se zëri yt është i bukur, dhe se ti përkujdesesh për mua dhe më do, dhe se shpirti yt është i tëri optimizëm dhe shpresë, dhe se buzëqeshja jote është mahnitëse dhe e dashur, dhe e dua çdo lëvizje dhe çdo hap që e bën!

    Gruaja u qetësua dhe heshti!!

    Pas disa ditëve, gruaja bëri ndeshje dhe u godit shumë rëndë. Burri shkoi në spital ta viziton, dhe anësh saj, ia la një letër të shkurtër ku në të shkroi:

    E dashura ime,

    Të dashurova për shkak zërit tënd të bukur, mirëpo tani a mundesh të flasësh?!

    Natyrisht se jo! Atëherë unë nuk mundem të dua.

    Të dashurova për shkak përkujdesjes tënde dhe dashurisë tënde që e ndjen ndaj meje, mirëpo tani a mundesh t’i paraqesësh këto ndjenja?!

    Natyrisht se jo! Atëherë unë nuk mundem të dua.

    Të dashurova për shkak buzëqeshjes mahnitëse, kurse për shkak lëvizjeve tua që i bëje, të doja edhe më tepër, mirëpo tani a mundesh të buzëqeshësh?? A mundesh tani të lëvizësh??

    Natyrisht se jo! Atëherë unë nuk mundem të dua.

    E dashura ime dhe e shtrenjta ime..

    Poqë se dashuria kërkonte shkaqe, ti tani nuk e posedon asnjë nga to që unë të dashuroj për hir të tyre!

    Atëherë, dashuria a ka nevojë për shkaqe?! Jo, asnjëherë!!

    Prandaj, unë vazhdoj që të dua dhe do të vazhdoj që të dua përgjithmonë!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • VAJZA IME TË KËSHILLOJ QË ME KËTO BURRA TË MOS MARTOHESH !

    VAJZA IME TË KËSHILLOJ QË ME KËTO BURRA TË MOS MARTOHESH !

    1. Koprracin: Kjo është cilësia e parë nga e cila paralajmërojnë të gjithë, dhe në anën tjetër, kjo cilësi konsiderohet nga ato që zbulohet herët sepse, gjatë periudhës së fejesës ai nuk do të jetë koprrac vetëm se në pasurin e tij, po edhe në ndjenjat e tij!
    2. Sykeqin me zemër të sëmurë: Qëllim është për atë që nuk ia ka frikën Allahut në shikimin e tij ndaj vajzave dhe grave tjera. Ai nuk ndalet asnjëherë në të shikuarit e të tjerave, dhe gjitha tentimet e tua që t’ia largosh shikimin nga ato janë të dështuara, madje edhe nëse ti i zbukurohesh vazhdimisht.
    3. Rrenacakun: Ky person ka aftësi të del nga gabimet e tij si i pafajshëm, dhe kjo cilësi ia mundëson të jeton vazhdimisht si rrenacak. Ky është person që duhet të largohesh nga ai plotësisht, sepse kur ta zbulosh se është rrenacak i madh, do ta humbësh besimin në të, dhe po ashtu, do të bie në sytë e tu edhe burrëria e tij. E kjo, i shkatërron shtëpitë!
    4. Të pasionuarin: Nuk e kam për qëllim këtu të pasionuarin pas drogës apo alkoolit, po për qëllim e kam të pasionuarin në ndejën para kompjuterit dhe internetit dhe lojërave në të, ku në to humb orë të tëra. Kjo do të jetë në llogari të punës së tij, dhe po ashtu në llogari të ndejës me gruan dhe fëmijët e tij dhe lumturinë e tyre. Kjo është padrejtësi dhe mosdhënie e të drejtave të tyre, e për këto do të japë llogari Ditën e Kiametit.
    5. Atë që e ka lënë namazin dhe kjo është më e rëndësishmja: Ai që e braktis të drejtën e Allahut, për të drejtat e tjera s’ka nevojë të flasim, se ai ato do t’i braktis edhe më shumë.

    Paramendoni se si është gjendja e atij që i posedon të gjitha këto cilësi!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • SINQERITETI I BËN NJERËZIT TË NA I FALIN GABIMET!

    SINQERITETI I BËN NJERËZIT TË NA I FALIN GABIMET!

    Burri u kthye shumë vonë në shtëpi. Jashtë kishte pirë alkool dhe ishte dehur, dhe në këtë gjendje e bëri copë-copë një enë të shtrenjtë, e pastaj volli dhe ra përtokë. Erdh gruaja e vet, e ngriti dhe e shtriu në shtrat, e pastaj u kthye ta pastron vendin!

    Kur burri u zgjua në mëngjes, ia morri mendja se gruaja e tij është e zemëruar në të për atë që ndodhi natën e kaluar, dhe ngrit duke e lutur Allahun që të mos ketë zënka mes tyre!

    Mirëpo, burri u habit kur e gjeti një letër nga gruaja e tij ku shkruante: I dashuri im, ushqimi yt i mëngjesit që ti e preferon është gati mbi tavolinë, kurse unë e detyrova të dal herët e t’i blej disa gjëra nga shitorja.. dhe i dashuri im, do të kthehem tek ti shumë shpejt! Të dua!!

    Burri u habit nga fjalët e saj edhe përskaj asaj që e bëri natën kur ishte i dehur! Iu afrua fëmijës së vet dhe e pyeti: Çfarë ndodhi mbrëmë natën?!

    Fëmija iu përgjigj: Nëna kur deshi të vendos mbi shtrat dhe t’i zbathë këpucët dhe ta  zhvesh këmishën, ishe i dehur si i vdekur, e i thave asaj, o ti grua mos më prek, më lërë mua dhe problemin tim, unë kam grua dhe jam i martuar!!

    Fjalë për meditim:

    Nuk nxisim në bërjen e mëkateve, por ajo që na bie në sy është se, sinqeriteti i bën njerëzit që të na i falin gabimet tona, dhe ne të përmirësohemi dhe të tjerët të na mëshirojnë!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU