- Përsëritni së bashku përherë:
Shpresojmë tek Allahu që të na bashkon në dynja dhe ahiret; si kjo shprehje dhe të ngjashme me të, e forcojnë lidhjen bashkëshortore dhe e shtojnë dashurinë mes dy bashkëshortëve, derisa ajo të jetë e vazhdueshme dhe të mos vdes.
- Shtoni sjelljet që aludojnë në butësi dhe dashuri:
Këto sjellje janë të vogla dhe të thjeshta, mirëpo me peshë të madhe dhe vlerë të shtrenjtë, si p.sh. të vendos ushqimin në gojën e tjetrit, apo kur të ulet t’ia afron karrigen, apo t’i shërben çaj apo kafe, etj. Të gjitha këto sjellje, kur burojnë nga burri për gruan e vet apo nga gruaja për burrin e saj, e vërtetojnë dashurinë mes tyre.
- Gjetja e kohës për diskutime mes dy bashkëshortëve:
Ata dy nuk i pengon asgjë që të ulen dhe ta shikojnë njëri-tjetrin me ngrohtësi dhe dashuri dhe të flasin për të kaluarën dhe të tashmen dhe të ardhmen e tyre. Ata mes veti janë burrë e grua, po janë edhe shokë shumë të afërt dhe të mirë. Kur flasin, njëri cek ndonjë fjalë e tjetri ndonjë rrëfim, qeshin dhe e kapin njëri-tjetrin për dore, dhe kjo e tëra e ripërtërin dashurinë mes tyre dhe u jep jetë të gjatë.
- Shprehja e çdonjërit prej tyre se ka nevojë për tjetrin:
Kjo e shton nevojën për njëri- tjetrin dhe i lidh mes veti edhe më tepër.
- Siguria emocionale kur ka nevojë për të:
Shembull kur gruaja është shtatzëne burri i saj është pranë saj dhe ai i përjeton dhembjet dhe ndjenjat e saj, apo kur burri është i sëmurë gruaja i qëndron pranë me emocionet e saj dhe është krahu i tij. Dynjaja ka sfida të ndryshme dhe përjetohen situata të llojllojshme dhe ka nevojë që çdo palë të qëndron me tjetrën dhe t’i jep përkrahje emocionale derisa të shtohet dashuria.
- Të dhuruarit e dhuratave:
Burri i dhuron gruas dhuratë apo gruaja i dhuron burrit, qoftë ajo për shkak të ndonjë manifestimi apo jo, dhe gjithmonë gjërat e papritura lënë ndikim më të madh sepse ato janë të papritura. Dhuratat janë shenjë e dashurisë mes tyre dhe i parfumosin ditët e martesës mes tyre dhe netët e saj.
- Shpeshtimi i duave pas çdo namazi dhe kohët kur pranohen lutjet:
Në pjesën e tretë të natës, apo pas mes ezanit dhe kiametit apo ditën e Arafatit apo gjatë udhëtimit, që Allahu ta shton dashurinë mes tyre dhe të mos vdes ajo dashuri mes tyre, po ajo të jetë e gjallë dhe e vazhdueshme, e këtë mundet ta plotëson vetëm se Allahu Fuqiplotë.
- Të sillet çdonjëri me tjetrin me shpirtin e faljes dhe mirëkuptimit
Të sillen me respekt dhe me mëshirë dhe t’i neglizhojnë gjërat negative dhe të koncentrohen në gjërat pozitive. Kjo e shton dashurinë dhe e bën të përhershme.
- Ti mësojnë fëmijët e tyre si ti resketojnë prindërit:
Kur burri i mëson fëmijët që ta respektojnë dhe ta duan nënën e tyre, ajo padyshim se do të ndjen gëzim dhe lumturi, dhe ajo nuk do ta harron një situatë të tillë. Kjo e ripërtërin dashurinë mes veti nga fillimi. E njëjta ndodh edhe kur gruaja ju flet fëmijëve për prindërin e tyre.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU