Category: Gruaja dhe Familja

  • ME DASHURI I EDUKOJMË BREZAT TANË

    ME DASHURI I EDUKOJMË BREZAT TANË

    Allahu, azze ue xhel, fëmijën e bëri kënaqësi për sytë e prindit, dashuri të zemrës së tij, gëzim të shpirtit të tij dhe të natyrshme e konsideroi dashurinë që e ndjen prindi kundrejt fëmijës së tij. Bile në Kuran, Allahu, azze ue xhel, i lavdëroi miqtë e Tij, se ata i luten dhe i nënshtrohen Atij që t’i kënaqë sytë e tyre me fëmijë të mirë e fetar. Allahu, azze ue xhel, thotë: Edhe ata që thonë: “Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit.” Furkan 74.

     Këtë dashuri të cilën e ndjen prindi kundrejt fëmijës së tij është burim i sigurisë dhe i stabilitetit shpirtëror tek fëmija dhe është bazë e fortë në ndërtimin e personalitetit të fëmijës mbi parime fetare të qëndrueshme dhe bashkëveprim pozitiv me shoqërinë që e rrethon. Realizimi i këtyre qëllimeve nuk mundet të paramendohet kur dashuria është e burgosur në gjokset e prindërve edhe pse ajo ekziston dhe është e fortë, për shkak se ajo nuk shprehet me fjalë e as me vepra kundrejt fëmijës dhe kjo i dobëson urat e lidhjes mes fëmijës dhe familjes dhe të dyja palët e humbin kënaqësinë që e jep kjo ndjenjë e mrekullueshme.

    Dashuria konsiderohet si mjet më i zhvilluar në bashkimin e njerëzve mes veti, qofshin ata edhe me racë, edukatë dhe vlera të ndryshme. Të gjithë janë unik në respektin dhe njohjen e saj, ajo si natyrshmëri e ngulitur në shpirtrat e njerëzve refuzon që të deformohet dhe të shëmtohet. Të gjithë e kërkojnë, e ëndërrojnë dhe e shpresojnë, prandaj nuk është për të çuditur kur i themi se është: “Vegël magjike në ndikim dhe ndryshim.”

    Dashuria është pushim i zemrës prej të gjitha llojeve të lodhjes, për shkak se ndjenja e dashurisë në pikëpamje të përgjithshme rrezaton harmoni shpirtërore dhe qetësi të brendshme, dhe gjurmët e këtyre rrezeve të ngrohta që dalin prej njeriut ndikojnë në rrethin që e shoqëron dhe në veprat që i punon duke mos  ndjerë aspak lodhje e mundime.

    Dashuria, lodhjet dhe belat e punës i shëndrron në kënaqësi shpirtërore dhe mendore, dhe e ngritë njeriun në një shkallë tjetër ku i shtohet durimi ndërsa  lodhjet e mundimet i bëhen të ëmbla dhe kënaqësi.

    Ti o edukator, dije se dashuria për ty është thesar që nuk mbaron, kapital që nuk shterret dhe ti kur e shpërndan atë i hap vetes një fond që nuk vidhet dhe pakësohet, por ai shtohet çdo ditë prej ku ti nuk e di dhe e paramendon. Zemrat të cilat të dojnë dhe janë të lidhura me ty nuk të harrojnë. Nuk e harrojnë mirësinë tënde ndaj tyre, sinqeritetin tënd dhe flijimet e tua gjatë procesit edukator.

    Dashuria e shkurton rrugën dhe lehtëson fazat e edukatës mirëpo prej teje kërkohet durim dhe vetëdije që mos të bëhesh kurban i mashtrimeve të shejtanit. Natyrshmëria e njeriut është nxitëse dhe dëshiron sa ma shpejtë t’i realizon planet e saj. Kështu që mos u mashtro se dashuria dhe nevoja e saj për butësi e urtësi janë pengesë e realizimit të shpejtë të qëllimeve edukatore.

    Gjithmonë të suksesshëm janë ata të cilët dhurojnë dashuri, për shkak se ajo është garant i prerë për sukses me lejen e Allahut dhe është shkaktar kyç në arritjen e suksesit.

    Doktor Mejsere Tahir thotë: “Gjuha e dashurisë dhe abetarja e saj i posedojnë tetë mjete edukatore me dashuri:

    1- Fjala e dashurisë                                         5- Kujdesi me dashuri

    2- Shikimi i dashurisë                                     6- Përqafimi i dashurisë

    3- Kafshata e dashurisë                                  7- Puthja e dashurisë

    4- Prekja e dashurisë                                       8- Buzëqeshja e dashurisë.”

    Edukatorët po t’i kishin përdorur këto mjete në procesin edukator, do dilnin breza me sjellje të drejtë e me moral të lartë, mirëpo për fat të keq shumica e njerëzve nuk e vlerësojnë edukatën me dashuri.

    Meditoi këto transmetime të cilat na vërtetojnë kujdesin e Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, për edukatën me dashuri dhe si arriti me këtë metodologji edukatore që njerëzit ta flijojnë veten dhe pasurin për të.

    Aliu, radijallahu anhu, natën e hixhretit e vuri jetën e tij në rrezik duke u shtri mbi shtratin e Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem. E flijoi shpirtin e tij për të dashurin e tij të shtrenjtë, i cili e edukoi me dashuri, e mësoi si të dashuron dhe si ta interpreton atë dashuri.

    Ebu Bekri, radijallahu anhu, ishte shëmbëlltyrë e gjallë që e meriton të imitohet se sa e donte shokun e tij, sal-allahu alejhi ue selem, dhe si e flijonte veten për të. Rrugës për në Medine ditën e hixhretit kërkoi leje prej Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, që i pari të futet në shpellë dhe ta pastron prej insekteve që mos ta dëmtojnë Pejgamberin, sal-allahu alejhi ue selem. Kur u vërtetua se shpella është e pastër i dha leje të Dërguarit të Allahut që të futet brenda. Prej lodhjes së madhe Pejgamberin, sal-allahu alejhi ue selem, e zuri gjumi mbi këmbën e Ebu Bekrit dhe në ato momente u paraqit një gjarpër të cilin nuk e kishte vërejtur gjatë pastrimit të shpellës. Nuk dëshironte ta zgjon prej gjumi, kurse rreziku afroheshte. Prej frikës se do ta kafshon të Dërguarin e Allahut e vendosi këmbën e tij mbi gjarpër i cili e kafshoi dhe prej dhembjes së madhe filluan t’i rrjedhin lot. Disa pika loti ranë mbi fytyrën e Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, dhe e zgjuan prej gjumi. Vërejti se këmba e Ebu Bekrit ishte në rrezik dhe me pështymën  e tij të pastër e shëroi prej plagëve të kafshimit.

    Poashtu rrugës për në Medine i frikësuar se armiku do ta sulmon Pejgamberin, sal-allahu alejhi ue selem, herë i dilte para, herë i shkonte mbrapa, herë i dilte në anën e djathtë, e herë  në anë të majtë. Kjo është dashuri e cila nuk ka shembull në histori.

    Thumame ibën Ethal, radijallahu anhu, pasi që e pranoi Islamin i tha Muhamedit, sal-allahu alejhi ue selem: “O Muhamed, pasha Allahun, nuk ka pasur gjë më të urryer për mua në tokë, sesa fytyra jote, ndërsa tani është bërë fytyra jote më e dashura për mua sesa të gjitha fytyrat. Pasha Allahun, nuk ka pasur fe më të urryer tek unë, sesa Feja jote, ndërsa tani ajo është feja më e dashur për mua, sesa të gjitha fetë. Pasha Allahun, nuk ka pasur vend më të urryer tek unë, sesa vendi yt, ndërsa tani ai është vendi më i dashur për mua, se çdo vend tjetër. O i Dërguar i Allahut, mua më morën kalorësit e tu dhe unë desha të shkoj për Umre, por nuk kam kalë, ti si mendon? – I Dërguari i Allahut, sal-allahu alejhi ue selem, e përgëzoi atë dhe i tha që të shkon për të bërë Umren. Kur ai hyri në Meke, dikush i tha: A hyre në fenë e idhujtarëve? Ai tha: Jo, por jam bërë musliman bashkë me të Dërguarin e Allahut, sal-allahu alejhi ue selem. Pasha Allahun, nuk ka për t’ju ardhur nga Jemame asnjë kokërr grurë, derisa të jape leje për të i Dërguari i Allahut, sal-allahu alejhi ue selem.” -Më vonë Kurejshët i dërguan letër Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, dhe i thanë: “O Muhamed, ti urdhëron në respektim të farefisit, mirëpo ti vet nuk e respekton.” -Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, prej mëshirës së madhe që e posedonte si njeri i shkroi një letër Thumames, radijallahu anhu, ku i tha që t’i liron karvanët me ushqim që të nisen për në Meke.”

    Thumame, radijallahu anhu, këtë dashuri të madhe që e ndjente ndaj Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, e fitoi si rezultat i sjelljes dhe kujdesit të lartë që e kishte ndaj tij dhe kjo ishte shkak i Islamit të tij dhe interpretimit të dashurisë ndaj të Dërguarit të Allahut, sal-allahu alejhi ue selem, me ato fjalë të shkurta e të bukura.

    Për fund, dashuria është prej bazave më kryesore në edukatën e ekuilibruar, prandaj çdo mangësi ose çrregullim në të çon deri në defekt të madh në edukatë dhe deri në mos realizim të qëllimeve edukatore.

    E përfundoj këtë temë me disa direktiva të përgjithshme të cilat do t’i ndihmojnë prindërve në edukatën e fëmijëve të tyre me metodën e dashurisë dhe afrimit:

    – Ndërto në brendësinë e fëmijës tënd vetëbesim, edhe atë duke e përkrahur dhe respektuar mundin që e jep, e jo vetëm duke i respektuar rezultatet që i realizon.

    – Mësoje fëmijën të mendon pozitivisht që të bëhet pozitiv. Shembull, nëse kthehet prej shkolle i përlyer dhe i pa rregulluar mos e akuzo, por thuaj: Biri im, më duket sot se je kënaqur duke lozur, a nuk është ashtu?  Kjo është mirë, por mos e bjer punën që rrobat e tua të përlyen deri në këtë gradë.

    – Kalo një pjesë së kohës tënde me çdo njërin prej tyre në veçanti, pa marrë parasysh se a do ta hash drekën me ndonjërin prej tyre jashtë shtëpisë apo do të ushtroni sport së bashku, kryesore është që tua mundësosh të ndjejnë se ti e respekton çdo njërin prej tyre.

    – Organizo festë për të arriturat ditore të fëmijës. Shembull, shtro një sofër të veçantë për shkak se fëmija jot sot ka arritur sukses të lartë në provim ose për shkak se fëmija tjetër është treguar i suksesshëm në moral, deri sa të ndjen secili prej tyre se ti kujdesesh për to dhe i përcjell gjërat me kohë.

    – Kyçu me fëmijët në lojë, luaj ndonjëherë futboll me to ose garoni mes vete në vrap, e kështu me radhë.

    – Mësoje orarin shkollor të fëmijës tënd, mësoja mësuesin e tij, shokët e tij që mos ta pyesësh kur të kthehet: Çka bëtë sot? – Por pyete: Çka bëre me shokun tënd filanin? Çka mësuat sot në orën e matematikës? – Kështu që ai të ndjen se ti e përcjell jetën e tij dhe kujdesesh për të.

    – Krijo një fjalë të fshehtë ose një shenjë e cila aludon në dashurinë tënde ndaj fëmijës dhe mos ta din askush përveç se ju të dy.

    – Nëse kërkon fëmija që të flet me ty, mos fol me atë duke qenë i preokupuar me gjëra të tjerë, por kushtoja tanë vëmendjen tënde atij dhe shikoje në sy kur të flet.

    – Shkruaj në fletë të vogël fjalë dashurie ose nxitëse dhe vendose atë anësh mbi krevatin e tij e ti je duke dalë prej shtëpisë, ose vendose në çantën e shkollës që ata të mendojnë se ti mendon për ata edhe kur nuk je prezent në shtëpi.

    – Përqafoje fëmijën tënd, puthe dhe thuaj çdo ditë se të dua. Sa do që të jetë e tepërt përsëritja e kësaj fjalë ata kanë nevojë për të, qofshin të vegjël apo të rritur, bile qofshin edhe të martuar e kanë fëmijë.

    – Nëse vizaton diçka mere vizatimin  e tij dhe vendose në një vend të posaçëm të shtëpisë, që ai të ndjen se ti krenohesh me vizatimin e tij.

    – Shpik disa mendime të cilat do t’i ushqejnë ndjenjat e mira mes teje dhe tyre, si për shembull hapja e një e-maili të posaçëm ku do t’i shkëmbeni letrat e dashurisë dhe falënderimit mes jush.

    – Shfaqe dashurin që e ndjen ndaj fëmijës tënd me vepra, edhe atë duke u kujdesur për mendimin e tij, duke kërkuar këshilla ndonjëherë prej tij, duke ia respektuar ndjenjat e tij, duke ia bë me dije se edhe ai është anëtar i rëndësishëm në familje, duke ia fal gabimet e posaçërisht ato të cilat i ka gabuar për shkak mungesës në përvojë dhe duke kërkuar falje prej tij në rast se kemi gabuar dhe kemi qenë të ashpër ndaj tij.

    Autor: Sad el Othman                                          

    Nga arabishtja: Irfan Jahiu

     

     

  • MARRËDHËNIET BASHKËSHORTORE

    MARRËDHËNIET BASHKËSHORTORE

    Prej çështjeve që Islami i kushton rëndësi të veçantë është edhe çështja e familjes brenda shtëpisë dhe jashtë saj. Duke e pasur parasysh se bazamenti i çdo familjeje është burri dhe gruaja, Allahu për ta ligjësoi ligje, caktoi kufi dhe rregulla, u detyroi detyra dhe na bëri me dije se përmbajtja dhe veprimi me këto ligje dhe rregulla prej anës së bashkëshortëve është shkak i formimit të një familjeje të shëndoshë e të lumtur, e si shkak i përmisimit të tyre më vonë do të vjen edhe deri tek formimi i një shoqërie të shëndoshë e të lumtur. Në këtë hutbe me lejen e Allahut do ta paraqes një tabelë orientimi nëpërmjet të cilës bashkëshortët do të kenë mundësi që të udhëzohen se si ta formojnë dhe përmisojmë jetën e tyre bashkëshortore.

    Fillimisht bashkëshortët duhet ta dinë se Allahu, azze ue xhel, gruan e krijoi prej burrit, që ky i fundit të gjen mprehje tek ajo dhe me të të plotësohet begatia dhe të arrihet lumturia. Allahu, azze ue xhel, thotë: O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra”. Nisa 1. Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, në komentin e këtij ajeti thotë: “Allahu prej Ademit krijoi bashkëshorten e tij, e cila është Hava, alejha selam, e krijoi nga një brinjë e krahut të majtë të Ademit, ndërkohë që Ademi ishte duke fjetur. Kur Ademit i doli gjumi, gjeti një grua pranë tij të cilën e pëlqeu shumë dhe tek e cila ai gjeti mprehje tek ajo dhe ajo gjeti mprehje tek ai”.

    Imam Buhariu dhe Muslimi, Allahu i mëshiroftë, në librat e tyre e shënojnë një hadith prej Ebu Hurejrës, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Dëgjoni porosinë time, ndaj grave bëhuni të kujdesshëm, sepse ato janë të krijuara nga brinjët. Briri anën më të lakuar e ka pjesën e epërme. Po deshe ta drejtosh, ai do të thyhet, e po e le ashtu siç është, do të ngele i lakuar. Prandaj dëgjoni porosinë time, ndaj grave bëhuni të kujdesshëm”.

     Bashkëshortët poashtu duhet ta dinë se Allahu gruan e krijoi të jetë mprehje dhe qetësi për burrin e saj. Allahu, azze ue xhel, thotë: Është Ai që ju krijoi nga një njeri i vetëm (Ademit), prej të cilit krijoi edhe bashkëshorten e tij (Havanë), që të gjente qetësi tek ajo”. Earaf 189. Sikurse njeriu që shtëpinë e tij e merr si vendstrehim dhe mburojë që e mbron prej të nxehtit dhe të ftohtit e kështu me radhë, po ashtu gruaja për burrin e saj është vendstrehim ku e gjen kënaqësinë dhe qetësinë shpirtërore dhe në afërsinë e saj gjen shoqëri dhe miqësi. Pra ata dy janë mbulesë dhe mburojë për njëri tjetrin ashtu siç na rrëfen edhe Allahu, azze ue xhel: Ato janë petk për ju e ju jeni petk për ato“. Bekare 187.

    Burri duhet ta dinë se gruaja duhet fisnikëruar e nderuar dhe se nuk lejohet nënçmimi dhe ofendimi i saj. Allahu burrin e ka urdhëruar që gruan e tij ta strehon aty ku banon ai vet, ta ushqen me atë çka ushqehet vet dhe ta veshmbathë atëherë kur veshmbathet vet. Allahu, azze ue xhel, thotë: le të banojnë aty ku banoni edhe ju”. Talak 6. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, kur u pyet prej Muavije ibën Hide se çfarë të drejtë mund të kërkon gruaja prej burrit të saj, u përgjigj: “Ta ushqejë ashtu siç e ushqen veten, ta veshë ashtu siç e veshë veten, të mos i mëshojë në fytyrë, të mos e nënçmojë dhe të mos largohet prej saj përveç brenda shtëpisë (të mos ik)”.

    Poashtu në jetën e tyre bashkëshortore duhet të mbisundon tolerancë e ndërsjellët bashkëshortore dhe të mbisundon dashuria e mëshira. Allahu, azze ue xhel, thotë: Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë”. Rum 21.

    Prej shenjave që e udhëzojnë çiftin bashkëshortor drejt përmisimit të jetës së tyre bashkëshortore është respektimi i detyrimeve dhe të drejtave që i kanë mes veti. Këto detyrime dhe të drejta janë të bazuara mbi atë që e njohin  njerëzit prej moralit të mirë dhe cilësive të bukura në adetet dhe traditat e tyre edhe atë në çdo kohë dhe çdo vend. Allahu, azze ue xhel, thotë: Gratë kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes së shëndoshë”. Bekare 228 dheJetoni e silluni mirë me to!“. Nisa 19. Hind bint Utbeh, gruaja e Ebu Sufjanit erdhi te i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, dhe i tha: “O i Dërguar i Allahut, Ebu Sufjani është shumë koprrac. Ajo që ai ma jep, nuk mjafton për mua dhe fëmijën tim, kështu që unë pa dijen e tij marr prej pasurisë së tij. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, i tha: “Merre vetëm atë që ke nevojë për ty dhe fëmijën tënd”.

    Allahu na sqaron në Kuran se gruaja ka të drejta që duhet burri t’i respekton, mirëpo ka edhe detyra që ajo duhet t’i respekton dhe se burri ka një shkallë mbi të. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Gratë kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes së shëndoshë, ndonëse burrat kanë një shkallë (më shumë përgjegjësie) mbi ato“. Bekare 228. Këtë gradë Allahu e sqaroi në një ajet tjetër ku tha: “Meshkujt kanë autoritet mbi gratë, meqë Allahu u ka dhënë disa cilësi mbi ato dhe, meqë ata shpenzojnë për mbajtjen e tyre”. Nisa 34.

    Edhe pse detyrimet dhe të drejtat bazohen mbi adetet dhe traditat e mira që njihen në shoqëri, prapë se prapë kanë ardhur citate të cilat kërkojnë vëmendje prej burrit dhe gruas dhe nuk lejohet neglizhenca e tyre.  Prej tyre:

    1. Gruaja është e detyruar ta respekton burrin e saj deri sa ai nuk thirr në mëkat ndaj Allahut.

    Allahu, azze ue xhel, thotë: “Gra të mira janë ato të dëgjueshmet, që ruajnë fshehtësitë që ka urdhëruar Allahu”. Nisa 34.

     Imam Buhari dhe Muslimi, Allahu i mëshiroftë, e shënojnë një hadith prej Ebu Hurejrës, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili transmeton se Profeti, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Nëse një burrë e thirr gruan e tij në shtrat dhe ajo refuzon dhe ai fle i hidhëruar, atë grua do ta mallkojnë melaqet deri në agim!”.

     Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se Muhamedi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Po ta kisha urdhëruar dikë që ti bëj sexhde dikujt, do ta kisha urdhëruar gruan që ti bëj sexhde burrit të saj!”.

    Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se Muhamedi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Nëse gruaja i falë pesë kohët e namazit, e agjëron muajin e Ramazanit, e ruan moralin e saj dhe i nënshtrohet burrit të saj, atëherë asaj do ti thuhet që të hyj në Xhenet nga cila derë që dëshiron!”

    1. Gruaja është e detyruar që burrin e saj ta dashuron, ta respekton, të sillet butë me të, t’i ndihmon në nevojat e tij, t’i shërben në shtëpinë e tij dhe t’i edukon fëmijët e tij.

    Imam Muslimi, Allahu e mëshiroftë, shënon një hadith prej Abdullah ibën Amru se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Dynjaja është kënaqësi, ndërsa kënaqësia më e madhe në këtë dynja është gruaja e mirë”.

     Cilësitë e gruas së mirë janë përshkruajtur në një hadith tjetër të cilin e shënon Nesaiu, Allahu e mëshiroftë, prej hadithit të Ebu Hurejrës i cili thotë se i është thënë të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, se cilat gra janë më të mira? Përgjigja e tij, alejhi salatu ue selam, ishte: “Gruaja më e mirë është ajo e cila të gëzon kur të shikon, e cila të dëgjon kur diçka e urdhëron dhe e cila e ruan autoritetin tënd, moralin e vet dhe pasurinë tënde kur mungon!”.

     Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të,  transmeton nga i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, se ka thënë: “Gruas nuk i është lejuar të agjëroj nafile në prezencën e burrit të saj, pa lejen e tij dhe i është ndaluar të lëshoj dikë në shtëpi pa lejen e burrit”.

     Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Burri ka të drejtë që të kënaqet me gruan e tij për çdo ditë dhe e drejta e tij është detyrim që duhet të kryhet menjëherë dhe nuk mund ta ndalon këtë detyrim një adhurim vullnetar apo një detyrim që nuk është kusht të kryhet menjëherë”.

    Shembullin më të mirë na jep Aisha, Allahu qoftë i kënaqur me të, e cila i vononte ditët e agjërimit të cilat i kishin mbetur pa agjëruar prej muajit Ramazan deri sa vinte muaji Shaban dhe këtë e arsyetoi duke thënë se: “Kam qenë e nxënë prej të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, ose me të Dërguarin e Allahut, alejhi salatu ue selam“.

    1. Gruaja duhet ta mbron veten e saj dhe nderin e saj dhe t’i largohet çdo gjëje që nxit dyshime tek burri i saj.

    Muhamedi, alejhi salatu ue selam, në hutben e tij të lamtumirës kishte thënë : “O njerëz! Njësoj siç keni të drejta mbi gratë tuaja, edhe ato kanë të drejta mbi ju. E drejta juaj mbi to është që të mos ju tradhtojnë, të mos e marrin në shtëpi pa lejen tuaj ndonjë njeri që s`ju pëlqen dhe të mos bëjnë gjëra të pamoralshme”.

    1. Nuk i lejohet gruas të del jashtë shtëpisë pa lejen e burrit edhe po të ishte dalja e saj për në xhami.

    Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, e përcjell një hadith nga Muhamedi, alejhi salatu ue selam, se ka thënë: “Nëse gratë e juaja nga ju kërkojnë natën leje për shkuarje në xhami, atëherë lejoni ato që të shkojnë”.

    Burri poashtu duhet t’i kushton vëmendje disa detyrave që bien mbi të dhe të mos i neglizhon ato. Prej tyre:

    1. Dhënia e mehrit.

    Allahu, azze ue xhel, thotë: “Dhe jepuni me gjithë zemër grave tuaja dhuratën e kurorëzimi”. Nisa 4.

    1. Shpenzimi për të dhe përkujdesja, e cila përfshin të gjitha ato që gruaja ka nevojë si ushqim, veshje, banesë, ilaçe etj, madje edhe nëse ajo është e pasur ose e pavarur nga kjo ndihmë.

    Allahu, azze ue xhel, thotë: “Pasaniku le të shpenzojë sipas pasurisë që ka, ndërsa i varfri le të shpenzojë sipas asaj që i ka dhënë Allahu; Allahu nuk e ngarkon askënd mbi sa i ka dhënë.” Talak 7.

    I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, i tha Sadit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij: “Dhe për çdo gjë që do të shpenzosh duke kërkuar me të vetëm Fytyrën e Allahut, do të marrësh shpërblimin deri edhe kafshatën që i vë në gojë edhe gruas tënde”.

    1. Burrit nuk i lejohet që ta rrah gruan në fytyrë dhe nuk lejohet nënçmimi i saj qoftë me fjalë apo me vepër.

    Allahu, azze ue xhel, thotë: “Gratë e ndara në periudhën e pritjes, le të banojnë aty ku banoni edhe ju, sipas mundësive tuaja dhe mos u bini në qafë për t’i detyruar (të largohen)“. Talak 6.

    1. Burri duhet që gruan ta fisnikëron, ta lavdëron për punët që i kryen në shtëpi, ta lavdëron për edukimin e fëmijëve dhe për gjërat e tjera dhe ta fal atëherë kur gabon.

    Ibën Abas,  Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se Muhamedi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Më të mirët ndër jush janë ata të cilët janë më të mirët ndaj grave të tyre, ndërsa unë jam më i miri ndaj grave të mia!”.

    Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se Muhamedi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Besimtari nuk e urren besimtaren. Nëse nuk i pëlqen një sjellje e saj, mund t’i pëlqejë një tjetër sjellje”.

    1. Burri duhet që t’ia mbron gruas fenë, ta nxit në veprimin e punëve të mira, t’ia mëson asaj atë çka i bën dobi, ta urdhëron në faljen e namazit në kohët e tij, ta urdhëron në veshjen e hixhabit, ta mëson për moralin e mirë dhe edukatën e lartë, t’ia mëson e shpjegon adhurimet që duhet gruaja t’ia kryen Zotit të saj, etj.

    Allahu i tha të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam: “Urdhëroje familjen tënde, që të falë namazin dhe këmbëngul për këtë!”. Taha 132, dhe “Trego në Libër për Ismailin! Vërtet, ai ishte i sinqertë në premtimet e veta, ishte i dërguar dhe profet. Ai e urdhëronte popullin e vet që të falte namazin e të jepte zeqatin dhe ishte i mirëpritur te Zoti i vet. Merjem 54-55.

    Allahu, azze ue xhel, thotë: O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Tehrim 6.

    Aliu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: “Edukoni familjen e juaj dhe mësojuani atyre të mirën”.

    Detyrat dhe të drejtat mes burrit dhe gruas janë të shumta, disa prej tyre janë të pëlqyera e disa detyruese, mirëpo ajo çka është me rëndësi të ceket është se çdo njëri prej tyre duhet që t’ia jep hakun tjetrit dhe mos të kërkon për shembull gruaja që të jetë e barabartë me burrin në të drejtat e tij dhe as burri mos ta shfrytëzon atë përparësi në udhëheqje dhe përgjegjësi që ia ka dhanë Allahu ndaj gruas e t’i bën padrejtësi dhe ta rrah pa të drejtë. Allahu, azze ue xhel, thotë: ““Gratë kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes së shëndoshë”. Bekare 228.

    E lus Allahun të na bën dobi mua dhe ju me udhëzimin e Kuranit dhe Sunetit të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam. Kjo ishte ajo çka dëshiroja ta them. Kërkoj falje tek Allahu për mua dhe ju dhe për të gjithë muslimanët prej çdo mëkati. Kërkoni falje prej Tij se me të vërtetë Ai është Gjithëfalësi dhe Mëshirëploti.

    EMIN IBËN ABDULLAH ESH SHAKAUI

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • FEJESA E VAJZËS SË BUJKUT

    FEJESA E VAJZËS SË BUJKUT

    Një i ri shkon t’ia kërkon bujkut dorën e vajzës së tij të bukur. Kur shkoi te ferma e tij, bujku, e shikoi dhe i tha: O biri im, shko dhe ndalu te ajo fushë, dhe unë do t’i liroj tri dema, një pas një, dhe ti nëse e kap bishtin e një nga të tre demave, atëherë unë bijën time ta martoj.

    Djaloshi u ndal te fusha dhe ishte në pritje të demit të parë. Bujku e hapi derën e fermës, dhe nga ajo doli një dem, i madh dhe i rrezikshëm, ku djaloshi nuk kishte parë si ai parë në jetën e tij. Nga frika vendosi ta liron të kalon dhe ta prese demin e dytë, i cili sipas mendimit të tij, do të jetë më i mirë se sa i pari. Nga kjo arsye, kaloi në anën tjetër të fushës, dhe e lejoi të parin të kalon, dhe të del nga dera e pasme e fermës.

    Bujku për të dytën herë e hapi derën e fermës, mirëpo djaloshi mbeti pa mend. Para tij e doli një dem shumë i madh dhe shumë i rrezikshëm që nuk kishte parë më herët në jetën e tij. Demi u ndal, filloi të gropon në tokë dhe t’i dalin ligat nga goja e tij dhe të shikon në djaloshin. Djaloshit edhe kësaj here nuk i mbeti zgjidhje tjetër, përveçse të kërkon ta liron demin e tretë me shpresë se nuk do të jetë më i keq se sa i dyti. Edhe këtë herë kaloi në anën tjetër, dhe e lejoi demin e dytë të kalon, dhe të del nga dera e pasme e fermës.

    Bujku e hapi derën e fermës për të tretën herë. Këtë herë në fytyrën e djaloshit u paraqit buzëqeshja kur e pa demin më të dobët në jetën e tij. Ky ishte demi plotësisht i përshtatshëm për të. E mori pozitën e përshtatshme, e priti t’i afrohet, dhe kur iu afrua kërceu mbi të dhe e zgjati dorën t’ia kap bishtin, mirëpo u çudit kur e pa se ky dem nuk kishte fare bisht për ta kapur atë.

    Çka përfitojmë nga ky tregim:

    Jeta është e stërmbushur me shanse, disa nga to janë të lehta të arrihen, e disa nga to janë të rënda të arrihen. Problemi qëndron, se ne, shpesh lejojmë që këto shanse të na ikin (duke shpresuar se do të arrijmë një shans më të mirë), dhe ato të shkojnë, dhe ne asnjëherë të mos kemi mundësi t’i kthejmë më prapa.

    Për këtë arsye të përpiqemi vazhdimisht t’i arrijmë shanset e para!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU 

  • GRUAJA QË E FEJOI BURRIN E SAJ NGA ZOTI I SAJ

    GRUAJA QË E FEJOI BURRIN E SAJ NGA ZOTI I SAJ

    Ishte një grua e cila e donte burrin e saj nga thellësia e zemrës së saj edhe atë e donte shumë. Frikohej se do të hyn në Xhenet e mos të jetë gruaja e tij në Xhenet ashtu si ishte në dynja.

    Kjo grua është “Umu Derda” gruaja e Ebu Derdasë, Allahu qoftë i kënaqur nga ata dy. Ebu Derda është një nga sahabët e mëdhenj i cili e mbante epitetin “i urti i këtij Umeti dhe zotëria i lexuesve të Damaskut”.

    Për këtë arsye Umu Derda ngrihej dhe iu drejtonte Zotit të saj dhe i thonte: “O Zoti im, Ebu Derdaja ma kërkoi dorën në dynja dhe më martoi në këtë dynja. O Zoti im, unë e kërkoj dorën e tij prej Teje dhe të kërkoj të më martosh me të në Xhenet”.

    Ebu Derdaja kur dëgjoi për dëshirën e gruas së vet, i tha: Gruaja ime nëse dëshiron të jesh gruaja ime në Xhenet inshallah dhe unë vdes para teje, atëherë mos u marto me tjetër në dynja.

    Vdiq Ebu Derdaja, kurse Umu Derda ishte një grua e bukur dhe e mirë dhe dëshiroi Muavije, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, ta marton, mirëpo ajo i tha: “Jo pasha Allahun, nuk martoj asnjë burrë në dynja para se ta martoj Ebu Derdan inshallah në Xhenet”.

    Kështu është dashuria e vërtet dhe ajo reale dhe kështu mbahet premtimi.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • HALIME, ALLAHU TË MËSHIROFTË!!

    HALIME, ALLAHU TË MËSHIROFTË!!

    Një motër muslimane franceze e cila emigroi për hir të Allahut ndërroi jetë këto ditë!

    Kjo motër muslimane u sprovua me sprova të ndryshme dhe të llojllojshme dhe ishte shembull në durim dhe në kërkimin e kënaqësisë së Allahut. E pranoi Islamin në moshë të re dhe për këtë arsye familja e saj e larguan nga shtëpia. I morri rrobat e saj dhe doli nga shtëpia me shpresë së do të gjen strehim në një vend tjetër dhe Allahu ia mundësoi të martohet me një Algjerian i cili ishte emigrant në Francë, mirëpo familja e saj e lajmëruan në organet shtetërore dhe shteti e akuzoi se është terrorist dhe e larguan nga Franca. U detyrua që ta divorcin gruan e tij kurse ajo për hir të Allahut u shpërngul në Egjipt. Me vete nuk posedonte as të holla e as pasuri dhe nuk e kishte askënd përveç se Allahut të Madhëruar. Jetoi me vite të tëra nga lëmoshat e njerëzve, e mësoi përmendsh një pjesë të madhe të Kuranit dhe u përshkruante me cilësi të larta fetare dhe njihej si adhuruese e madhe.

    Allahu pas një kohe ia mundësoi të martohet me një djalë Algjerian i cili jetonte në Egjipt dhe gjendja e tij ishte e njëjtë si e gruas së vet, nuk posedonte asgjë nga kjo dynja. Kjo nuk ishte pengesë për motrën franceze ta vazhdon kërkimin e diturisë dhe ta mëson Kuranin përmendësh dhe të prezanton nëpër ligjërata dhe të merë pjesë në thirrjen në fenë e Allahut.

    Allahu i furnizoi me një djalë dhe dita e lindjes së tij ishte dita më e lumtur e jetës së saj mirëpo caktimi i Allahut ishte që fëmija pas dy ditë lindjeje të vdes. Ajo aspak nuk u zemërua nga ky caktim i Allahut por ishte e kënaqur me caktimin e Tij dhe e falënderonte Allahun shumë. Pas një periudhe e lindi një vajzë mirëpo pas një muaj lindjeje Allahu ia mori shpirtin nënës së fëmijë, pra motrës franceze.

    Pas vete nuk la pasuri e as të holla po e la një vajzë e cila ishte gjëja më e shtrenjtë që e posedonte. Ia lanë xhenazen dhe e qefinosen disa gra të ndershme kurse e varrosën burri i saj dhe xhemati i një xhamie të cilët kur e kuptuan se nuk kishte as familje as të afërm, ia falën xhenazen dhe prezantuan në varrimin e saj.

    Allahu qoftë i Lartësuar! E huaj në kufër pastaj e huaj në Islam në shtëpinë e familjes së saj, pastaj e huaj pasi që e larguan familja e saj nga shtëpia, pastaj padrejtësi e divorc dhe shpifje, pastaj emigrim nga vendi i kufrit në një vend ku nuk e njihte askënd edhe atë e varfër pa pasuri. Pastaj u sprovua me një sëmundje të keqe nga e cila më vonë u shërua, pastaj vdiq fëmiu i saj e pastaj vdiq ajo papritmas. E huaj kur iu la xhenazja e huaj gjatë vdekjes e pastaj e huaj në “varrezat e lëmoshës”.

    E gjithë kjo vetëm se për ta kënaqur Zotin e saj, për arsye se tek ajo depërtoi drita e besimit dhe ia ndriçoi zemrën dhe e kuptoi se ia vlen të sakrifikosh çdo gjë për Allahun dhe për fenë e Tij.

    E lus Allahun që ta shpërblen me Xhenetin më të lartë për durimin e saj dhe shpresën e shpërblimit tek Allahu dhe për kënaqësinë e saj me caktimet e Allahut dhe e lus Allahun që ta ringjall me durimtarët Ditën e Kiametit.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • GRUAJA, FAMILJA DHE EKUILIBRI I RËNDË

    GRUAJA, FAMILJA DHE EKUILIBRI I RËNDË

    Kur i kthehem kujtesës së mëhershme, më rikujtohen memoaret e mia që i kisha rreth pamjes së një burri, të cilin e parafytyroja në ndërgjegjen time dhe doja të ishte bashkëshorti im. Dëshiroja të ishte me veti të mira dhe cilësi të larta,si babai im, i cili ishte burrë në plot kuptimin e fjalës. Por, kur e bëj një krahasim mes burrit të asaj kohe dhe atij të sotmes, vërej dallime të mëdha dhe të qarta, që padyshim s’janë në favor të burrit të sotëm në shumicën e rasteve.

    Pavarësisht nga ajo se ata s’ishin të ditur dhe nuk zotëronin diploma universitare, në krahasim me burrat e sotëm, shumica e tyre ishin të edukuar dhe me vetëdije të lartë rreth çështjeve fetare dhe asaj jetësore, ndoshta edhe më shumë se ata çka zotëronin sot diploma të larta.

    Deri dje burri ishte ai i cili e edukonte familjen, e mbronte prej çdo mendimi të huaj jo islam që e rrezikon atë personalisht apo familjen e tij. Fjala e tij ishte e respektuar dhe e dëgjuar. Familja e nderonte dhe respektonte me plot dëshirë dhe vullnet. Çdo mosmarrëveshje në familje e zgjidhte me mend dhe urtësi. Marrëdhëniet dhe sjelljet brenda familjes dhe jashtë saj, i mbante në dorën e tij, dhe s’lejonte t’i ndodh asgjë askujt prej anëtarëve të familjes. Gruas ia mbronte pozitën e  saj, ishte i kujdesshëm për fëmijët e tij dhe i gëzonin të gjitha të drejtat e tyre familjare dhe personale.

    Por, nëse kthehemi dhe i shikojmë shumicën e burrave të sotëm, do të vërejmë çudira. Marrëdhëniet e burrit me gruan në shumicën e shtëpive, kanë marr një pasqyrë trishtuese, plotësisht larg asaj pasqyre që duhet të jenë marrëdhëniet bashkëshortore.

    Zakonisht marrëdhëniet bashkëshortore ndahen në tre lloje:

    Lloji i parë: Burrë sundues dhe dominues mbi gruan e tij

    Në këtë rast burri është ai i cili sundon mbi çdo gjë, duke i përbuz të drejtat dhe ndjenjat e të gjithëve, edhe atë duke filluar prej gruas së tij. Shpeshherë tenton ta dobëson personalitetin e saj, t’i neglizhon të drejtat e saj, fisnikërinë e saj, natyrshmërinë e saj, e pastaj e ofron për familjen e tij si kafshatë të lehtë të nënçmuar.

    Ka raste të shumta dhe të llojllojshme, ku gratë ankohen nga sjellja e keqe e burrave të tyre. Ja se si na rrëfen njëra prej tyre dhe thotë:

    Jam një zonjë dyzetvjeçare, dhe e martuar prej moshës njëzet e dyvjeçare. Kam katër fëmijë, që janë në nivel të lartë të moralit, fesë, dhe predominimit shkollor dhe atij sportiv. Kam një problem në jetë, e ai është burri im. Problemet mes nesh filluan pasi që u martuam, dhe shkaktar kryesor është familja e tij. Ata e nxisin kundër mua duke shpifur gjëra që s’i bëj, dhe ai i beson, kurse mua s’më dëgjon. Tani ka filluar të më bërtas dhe qorton haptazi pa asnjë shkak, dhe të më nënçmon para vajzave tona, të cilat janë para martesës.”

    Na rrëfen një zonjë tjetër, dhe thotë:

    ”  Jam një zonjë e martuar që shtatë vite e gjysmë dhe i kam dy fëmi. Pavarësisht se i kalova ato vite në martesë, dëshiroj të ndahem prej burrit, përshkak problemeve që mi shkakton. Faktor kryesor për problemet tona është familje e tij, e nxisin me të madhe kundër mua, e ai i respekton dhe i dëgjon shumë, pavarësisht se a e kanë të drejtë apo jo. Më nënçmon para tyre dhe atyre ua lejon të më nënçmojnë. Bëj durim sa mundem dhe e rikujtoj veten se unë veproj me ato vetëm për hir  të Allahut. Tani jetoj tek ai vetëm s’i trup pa shpirt, ia plotësoj të gjitha dëshirat dhe i gëzon të gjitha drejtat bashkëshortore, por tani atë e urrej shumë përshkak se jetën ma shkatërroi. Tani jam e sëmurë, me depresion të thellë dhe mendoj  vetëm për vdekje”.

    Këto shembuj e shumë të tjerë ndodhin si rezultat i personalitetit të dobët të burrit para familjes së tij, dhe  mosrespektimit të gruas duke e përdorur forcën si mjet për sundim. Gabimi i tij në këtë rast vjen s’i shkak i padijes për administrimin apo menaxhimin e jetës së tij të re, dhe mosveprimi i tij me baraspeshë mes të drejtave familjare që duhet t’i plotëson, dhe mes lidhjeve farefisnore, mirësisë ndaj tyre, përfitimin e dashurisë dhe kënaqësisë së tyre, dhe mes të drejtave të gruas së tij morale, materiale dhe mbrojtjen e natyrshmërisë dhe fisnikërisë së saj.

    Harron se është përgjegjës për gruan e tij para Allahut azze ue xhel  me përgjegjësi të plotë, dhe harron porosinë e krijesës më të mirë dhe më të drejtë Muhamedit ,sal-allahu alejhi ue selem, i cili në Haxhin e Lamtumirës, na porositë të kujdesemi për gratë, qofshin vajza, gra të martuara apo nëna, : ” O njerëz! Kijeni frikë Allahun dhe silluni mirë me gratë, sepse ju i keni marrë ato amanet nga Allahu dhe me fjalën e Allahut ju është lejuar t’i keni gra”.

    Prandaj, o t”i burrë sundues dhe i padrejtë: Gruaja jote është robëreshë e dobët që babai i saj e ka lan amanet te ti, dhe Zoti yt do t’i llogarisë sjelljet e këqija dhe të liga ndaj saj. Vepra jote është shumë larg moralit të lartë dhe besimit të kulluar. Transmeton Ebu Hurejra prej Pejgamberit ,sal-allahu alejhi ue selem, se ka thënë: “Besimtari me besim më të plotë është ai i cili ka moral më të mirë, dhe më i miri prej jush është ai i cili është i sjellshëm me gratë e tij dhe unë jam më i sjellshmi me familjen time”.

    Për gruan në këtë rast s’mbetet tjetër vetëm se të bëj sabër dhe të kërkon ndihmë prej Allahu azze ue xhel, së pari dhe së fundi. Pastaj, le të kërkon çdo rrugë e cila e drejton në përmisimin e gjendjes së burrit të saj, të sillet mirë me të, të tenton ta rikujton se Allahu e mbikëqyrë çdo sjellje të tij, dhe të bën dua vazhdimisht që Allahu ta udhëzon dhe ta përmison gjendjen e tij.

    Nëse dështon çdo mund i saj dhe burri i saj nuk drejtohet, atëherë le të kapet për litarin e Allahut dhe të kërkon pandërprerë ndihmë prej Tij, dhe të rikujton se për durimtarët Allahu ka premtuar shpërblime pa llogari. Kjo do t’ia lehtëson asaj gjendjen dhe dhimbjen në shpirt.

    Lloji i dytë: Personalitet i dobët me gruan e tij:

    Ky lloj është krejtësisht i kundërt me llojin parë. Në llojin e parë e vërejtëm se s’i burri e flijon gruan për familjen e tij, injorancën dhe epshet e tij, ndërsa në llojin e dytë do të shohim një burrë që e flijon familjen dhe jetën për gruan e tij.

    Ky lloj i burrave ia dhuron gruas jetën e tij, mendjen e tij, jetën e tij, i nënshtrohet asaj tërësisht, i respekton urdhëresat e saj dhe i përgjigjet të gjitha dëshirave dhe nevojave të saja. E flijon për atë çdo send, familjen, fisnikërinë, burrninë, dëshirat e tij, dhe krejt botën çka e rrethon. E harron porosinë e Zotit të tij, që t’i respekton prindërit dhe të sillet mirë me ata. E harron flijimin e prindërve të tij që ta edukojnë, ta rrisin, e ta shkollojnë, vetëm se për hir të gruas.

    Na rrëfen një nënë, dhe thotë:

    ” Jam nënë e një djali, që e rrita me shumë vështirësi. Babai i tij ndërroi jetë herët dhe unë e sëmurë tentoja t’ia plotësoj të gjitha kushtet. Sot jetoj së bashku me familjen e tij, por më detyron që të jetoj e vetme në dhomë, të ha vetëm që mos t’i pengoj atij dhe gruas së tij, s’më lejon të largohem prej shtëpie vetëm se një orë në ditë edhe atë duke më shoqëruar shërbëtorja. Jetoj e vetmuar dhe çdo moment e pres vdekjen. Më duket se jam e burgosur dhe e kaloj kohën e dënimit në regjim izolimi, ndërsa biri im është ai i cili më dënoi dhe më burgosi”.

    Na rrëfen një baba, dhe thotë:

    ” Jam një plakë i cili i kam të kaluar të shtatëdhjetat. Kam tre fëmijë, dhe asnjëri s’më pranon të jetoj së bashku me familjet e tyre. I propozova që të jetoj në dhomë plotësuese, vetëm që të jem afër atyre dhe të kujdesen për mua, se para do kohe fillova ta  humbi edhe shikimin. Të gjithë e refuzuan kërkesën time dhe më thanë se do të më vendosin në shtëpi pleqsh”.

    Lloji i tretë: Burrë i drejtë, i mençur, i ekuilibruar:

    Ky është lloji i cili sot shumë rrallë mundet të vërehet. Burri i këtij lloji është ai i cili frikohet Allahut azze ue xhel, i frikohet dënimit të Tij, dhe urren ta takon Zotin e tij duke qenë i padrejtë ndaj dy palëve. Me urtësinë e tij, me mençurinë e tij dhe me vetëdije të plotë mundohet t’ia plotëson të drejtat të gjithëve. Mundohet të kupton dhe të respekton nevojën e çdokujt. Kupton nevojat familjare dhe të drejtat e tyre, i përgjigjet kërkesave të tyre, i dëgjon këshillat e tyre, dhe është i ekuilibruar mes nevojave të tija personale dhe atyre familjare dhe nevojave të gruas dhe fëmijëve të tij. Gruan e tij e kupton s’i shok jete, e respekton s’i krijesë të dashur, e respekton natyrshmërinë e saj, fisnikërinë e saj, dhe në fund s’i harron detyrat e tij ndaj prindërve dhe familjes.

    Prezenca e këtij lloji të burrit është shembull i asaj kohe të bukur, kur çdo grua ëndërronte një bashkëshortë të tillë dhe një prind për fëmijët e saj.

    AUTOR: SELVA EL MAGRIBI                                                     

    SHQIPËROI: IRFAN JAHIU

  • DHJETË MIRËSITË E MBULESËS SË GRUAS MUSLIMANE

    DHJETË MIRËSITË E MBULESËS SË GRUAS MUSLIMANE

    Allahu besimtares ja bëri për detyrë të mbulohet, dhe ky detyrim në vete përmban urtësi dhe fshehtësi të mëdha, dhe cilësi të lavdëruara, dhe synime dhe dobi të shumta, e ndër to:

    E para: Ruajta e nderit:

    Mbulesa është mburojë për ta ruajtur nderin dhe për ta larguar çdo shkak që të çon në dyshime dhe fitne dhe çrregullim.

    E dyta: Pastrimi i zemrave:

    Mbulesa nxit në pastrimin e zemrave të besimtarëve dhe besimtareve, dhe mbushjen e zemrës me devotshmëri, dhe respektimin e shenjtërisë. Allahu të vërtetën e tha: Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të atyre”. Ahzab 53.

    E treta: Virtytet e larta të moralit:

    Mbulesa nxit në realizimin e virtyteve të larta të moralit, si virtytshmërinë, nderin, turpin dhe xhelozinë, dhe mbulesa mbron nga të njollosurit me cilësi të shëmtuara, si ato të pahijshmet dhe paturpësia, dhe e ndyra dhe çrregullimi.

    E katërta: Mbulesa është shenjë dhe emblemë e besimtares së ndershme:

    Mbulesa është shenjë dhe emblemë sheriatike e besimtares që aludon në dëlirësinë dhe nderin e saj, dhe aludon në largimin e saj nga pisllëku i dyshimit dhe të hutuarit: Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët. Ahzab 59. Përmirësimi i pamjes së jashtme është argument i përmirësimit të brendësisë. Virtytshmëria është kurora e gruas dhe nuk është prekur ndonjë shtëpi me dëlirësi vetëm se ajo shtëpi ka përfituar nga lumturia.

    Ajo që vlen të theksohet këtu është se Numejrij kur e thuri thënien e tij tek Haxhaxhi: (Ato i mbulojnë pjesët e trupit nga devotshmëria …. dhe në pjesën e natës kur dalin, dalin me shami të mbuluara), Haxhaxhi tha: E tillë është gruaja muslimane!

    E pesta: Ndërprerja e lakmisë dhe ideve djallëzore:

    Mbulesa është mburojë shoqërore nga e liga dhe nga sëmundjet e zemrave të burrave dhe grave. Mbulesa e ndërpret çdo lakmi dhe dëshirë të fëlliqur, i shmang sytë tradhtare nga shikimi, e largon të ligën nga nderi i burrit dhe po ashtu e largon të ligën nga nderi i gruas dhe familjes së saj, është mburojë nga të gjuajturit e grave të ndershme me akuza për amoralitet, i largon thashethëniet qëllimkëqija dhe pisllëkun e dyshimeve dhe të hutuarit, dhe idetë tjera djallëzore.

    E gjashta: Ruajtja e turpit:

    Fjala haja (turp) në gjuhën arabe buron nga fjala arabe hajat, që do të thotë jetë, e që nënkupton se s’ka jetë pa turp. Turpi është moral që Allahu e vendos në shpirtrat e atyre që do t’i fisnikëron, dhe është moral që përçon vlera dhe mirësi dhe që e largon në shumë mënyra poshtërsinë. Është nga veçoritë e njeriut dhe cilësitë e natyrshmërisë, dhe moral islam, dhe degë nga degët e imanit, dhe është cilësi nga cilësitë e lavdëruara të arabëve para islamit ku me ardhjen e tij vetëm se e vërtetoi si cilësi dhe thirri në të. Mbulesa nuk është diç tjetër përveçse mjet efektiv për ta ruajtur turpin dhe largimi i mbulesës nënkupton largimin e turpit.

    E shtata: Mbulesa e pengon depërtimin e zhveshjes dhe lakuriqësisë dhe përzierjes mes dy gjinive në shoqëri muslimane.

    E teta: Mbulesa është mburojë kundër kurvërisë dhe amoralitetit, dhe në këtë rast, gruaja nuk bëhet enë e çdokujt që do të pi.

    E nënta: Gruaja është auret e mbulesa është ajo që e mbulon dhe kjo është nga devotshmëria:

    Allahu i Madhërishëm tha: O bijtë e Ademit, Ne ju dërguam rroba që të mbuloni vendet e turpshme, si edhe për zbukurim; por, petku i devotshmërisë është më i miri”. Earaf 26. Abdurrahman ibën Eslem, Allahu e mëshiroftë, në komentin e këtij ajeti thotë: Njeriu i frikohet Allahut dhe i mbulon pjesët e turpshme, e ky është petku i devotshmërisë.

    Në një nga lutjet e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka ardhur se ka thënë: “Allahummes-tur avrati ve amin revati (O Allahu im, m’i mbulo të metat e mia dhe më qetëso në momentet trishtuese)”. Hadithin e shënon Ebu Davudi dhe të tjerët.

    Prandaj o Zot, na i mbulo auretet tona dhe të grave të besimtarëve. Amin.

    E dhjeta: Ruajta e xhelozisë.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

    Pjesë e shkëputur nga libri: “Hirasetul fadile” nga shejh Bekër Ebu Zejd, Allahu e mëshiroftë.

  • SHPREHJET PAS MARTESËS

    SHPREHJET PAS MARTESËS

    – Dy apo disa muaj pas martese, fillojmë t’i dëgjojmë shprehjet:

    Më nuk më do!

    Ky nuk është personi që u martova!

    Mendoj se gabova dhe u nguta!

    U mashtrova!!

    – Ku qëndron problemi që të nxirren këto fjalë dhe çfarë e nxit një gjë të tillë?

    Kur dy bashkëshortët duhen mes veti.. e shohin njëri-tjetrin se janë më të mirët në univers dhe se si ata nuk ka dhe s’mundet të ketë, dhe çdonjëri nga ta e shpresojnë një jetë të qetë dhe përplot dashuri dhe respekt, nga fillimi i martesës e deri në vdekje.

    Bëjnë plane të ndryshme, ëndërrojnë për një ardhmëri të mirë dhe shpresojnë në realizim e ëndrrave të tyre, dhe me këto shpresa fillojnë të jetojnë, e ato ose realizohen më mirë se sa që janë planifikuar, gjë që ndodhë radhë, ose realizohet më pak se ajo që është planifikuar apo ndoshta edhe fare nuk realizohen.. dhe çdo gjë bie poshtë.

    Ata dy fillojnë të bashkëjetojnë dhe bashkëveprojnë me situatat në hapësirën e rrethit që e kanë paramenduar dhe realitetit që i rrethon, dhe kështu fillon të zgjerohet edhe rrethi i problemeve dhe mosmarrëveshjeve mes veti.

    – Cila është zgjidhja?!

    Zgjidhja është që ta pranosh partnerin e jetës ashtu si është.. me gjitha ato të mira dhe të meta.. dhe të mos presësh nga ai diçka që i tejkalon kufijtë e realitetit.. po pranoje ashtu si është dhe si e ka natyrshmërinë.

    Gjatë jetës bashkëshortore situatat do të bëjnë që ta kuptosh realitetin e tij dhe karakterin e tij dhe kjo do të ndihmon që të kuptosh edhe më së miri personalitetin e tij. Jeta bashkëshortore nuk është një ditë, po shumë ditë e shumë vite, dhe kërkon përgjegjësi dhe sakrificë dhe durim, dhe mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë.

    Mos prit nga ai çudira, sepse problemi zakonisht lind si rrjedhojë e asaj që e paramendon dhe e pret dhe asaj që është në realitet dhe e ke prezent.

    Përkthehu dhe përshtati: Irfan JAHIU

  • DIVORCI EMOCIONAL

    DIVORCI EMOCIONAL

    Shpesh e dëgjojmë shprehjen se periudha e fejesës është ajo më e bukura dhe se periudha që vjen pas martesës në të dashuria vdes! Për fat të mirë, kjo shprehje nuk është e vërtetë, sepse dashuria nuk vdes, po vetëm se i ndryshohen format dhe pamjet me kalimin e kohës.

    Gjatë periudhës së fejesës, për shkak të natyrës së periudhës nuk ka plotësim të tërësishëm të emocioneve dhe ndjenjave, dhe dashuria në këtë periudhë mes dy bashkëshortëve të ardhshëm shprehet në formën e fjalëve dhe dhuratave, etj.

    Kurse pas martesës dhe lindjes së fëmijëve, dashuria në këtë periudhë shprehet nëpërmjet përkujdesjes për shtëpinë dhe familjen, dhe angazhimit për të fituar pasuri dhe plotësimit të kërkesave familjare, etj.

    E kjo a nuk është dashuri?! Që ata të dy të lodhen për hir të lumturisë së tjetrit. E kjo a nuk është dashuri?!

    Kur përgjegjësit dhe detyrimet shtohen brenda rrethit familjar, pa dyshim se kjo merr kohë më tepër nga ata dy dhe hisja e romantikës mes dy bashkëshortëve fillon të zvogëlohet dhe kjo bën që ata dy të ftohen mes veti me kalimin e kohës dhe me të vijnë edhe problemet, madje edhe divorci, duke menduar se dashuria më nuk ekziston në jetën e tyre. Kurse në realitet dashuria ekziston dhe ajo reflektohet në jetën e tyre, por në pamje dhe formë tjetër.

    Edhe përskaj gjithë kësaj, ndjenjat e gruas do vazhdojnë të mbeten të ndërlidhura me fjalën e bukur dhe butësinë dhe mëshirën, dhe ndjenjat e burrit do vazhdojnë të mbeten të ndërlidhura me respektin dhe besimin.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • KUPTIMI I DASHURISË BRENDA VITEVE

    KUPTIMI I DASHURISË BRENDA VITEVE

    Një grua e shtyrë në moshë u pyet për dashurinë dhe kuptimin e saj, dhe ajo u përgjigj:

    Hera e parë kur e dëgjova këtë fjalë ishte në fëmijërinë time, kur nëna ime më puthi dhe më tha: të dua.

    Thash: Dashuria qenka siguri dhe përqafim i ngrohtë.

    Kur isha e re, shoqja ime më e afërt më shkroi një letër ku në të cekej: të dua për hir të Allahut.

    Thash: Dashuria qenka gjëja më e bukur dhe kënaqësi e zemrës dhe afrim i zemrave.

    Kur u martova, burri im më tha: të dua.

    Thash: Dashuria qenka shpresë dhe ambicie, përmallim dhe butësi.

    Kur burri u kthye nga jasht dhe e gjeti shtëpinë të rregulluar dhe ushqimin mbi tryezë, më tha: të dua.

    Thash: Dashuria qenka falënderim dhe respekt.

    Me kalimin e viteve flokët filluan të më dobësohen e të thinjen, dhe burri kur i pa ato, më tha: të dua.

    Thash: Dashuria qenka mëshirë dhe ndjenjë.

    Jeta kaloi dhe ne u plakëm dhe çdo herë më thonte: të dua.

    Thash: Dashuria qenka lojalitet dhe besnikëri dhe sinqeritet.

    Atëherë, a i ndryshoi kuptimi dashurisë?!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU