Category: Gruaja dhe Familja

  • SIPAS QËLLIMIT SHPËRBLEHESH

    SIPAS QËLLIMIT SHPËRBLEHESH

    Një ditë burri e mori gruan e vet që së bashku të shkojnë në shitore të dhuratave për të blerë një dhuratë. Pasi që hyrën brenda burri i tha gruas së tij: Dëshiroj që ta zgjedhësh një dhuratë për nënën time sipas shijes tënde. Gruaja kur i dëgjoi këto fjalë filloi të ndjen një farë lloj xhelozie në brendësinë e saj.

    Në këtë gjendje ajo e zgjodhi dhuratën më të lirë në çmim dhe me formë dhe me kualitet më të dobët. Shitësi e mori dhuratën dhe e paketoi dhe ia dorëzoi burrit pasi që e pagoi çmimin e saj.

    Në mbrëmje burri kthehet tek gruaja dhe ia dorëzoi dhuratën të cilën ajo e zgjodhi dhe e bleu herët në mëngjes dhe i tha: Pata dëshirë që ti sot ta blesh vet dhuratën tënde që të jetë ashtu ti siç e donë. Gruaja kur i dëgjoi këto fjalë iu rikujtua vepra e saj dhe i ra të fikët për arsye se po t’ia kishte dashur të mirën të tjerëve ashtu siç e donë për vetveten do të ishte dhurata e saj më e bukur dhe më e mirë.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • UDHËTIMI I DY BASHKËSHORTËVE

    UDHËTIMI I DY BASHKËSHORTËVE

    – Dy bashkëshortë vendosin që të udhëtojnë së bashku me anije nëpër det. Pasi që udhëtimi ishte i gjatë anija disa ditë rreshtazi ecte nëpër det pa mos u ndalur fare. Në një moment paraqitet një furtunë e fortë dhe frymë e madhe deri sa anija filloi të lëkundet nëpër det. Valët e detit filluan të ngrihen lartë dhe uji të depërton brenda anijes kurse në mesin e udhëtarëve të përhapet paniku dhe frikë e madhe. Kapedani i anijes dhe poashtu udhëtarët e vërejtën se janë në një gjendje të rëndë dhe se për shpëtim u nevojitet vetëm se një mrekulli nga ana e Allahut.

    – Gruaja nga pamjet trishtuese nuk mundi ta përmban veten, filloi të bërtas duke mos e ditur se çka është duke vepruar. Vrapoi shpejt kah burri i saj me shpresë se ai do të gjen ndonjë zgjidhje dhe se do t’i shpëton nga vdekja e sigurt. Brenda kohe udhëtarët ishin hutuar fortë nuk dinin se kah t’ia mbajnë kurse burri për çudi ishte ulur dhe rrinte i qetë. Gruaja kur e pa në këtë gjendje u çudit dhe u zemërua fortë dhe filloi ta akuzon se është i ftohtë në shpirt dhe i pakujdesshëm. Burri e drejtoi shikimin e tij kah gruaja e zemëruar dhe me fytyrë të mrrolur dhe e nxori një thikë të madhe të cilën ia vëndoi mbi gjoksin e saj dhe iu drejtua me shumë seriozitet dhe me zë të ulët duke i thënë: A nuk frikohesh nga thika?

    – Gruaja shikoi kah burri dhe i tha: Jo.

    – Pse, e pyeti burri.

    – Për arsye se ajo thikë gjendet në dorën e atij që i besoj dhe e dua shumë, i tha gruaja!

    – Burri buzëqeshi dhe i tha: Unë tani e veproj të njëjtën. Këto furtuna dhe valë deti të rrezikshme janë në dorën e Atij që i besoj dhe e dua fort. Atëherë pse të frikohem kur e di se Ai është sunduesi i të gjitha çështjeve.

    “Nëse të përcjellin turbullira gjatë jetës … dhe të kaplojnë furtuna të forta dhe çdo gjë është kthyer kundër teje … mos u friko!! Allahu ty të donë dhe Ai është i cili ka fuqi mbi çdo frymë dhe furtunë … Mos u friko!

    Nëse ti e donë Allahun je i bindur në Të plotësisht dhe për të gjitha çështjet mbështetu Atij për arsye se Ai të donë. Allahu i Madhëruar thotë: Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai. Talak 3″.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • POROSIA E PRINDIT PËR BIRIN E POSAMARTUAR

    POROSIA E PRINDIT PËR BIRIN E POSAMARTUAR

    Ibën Hanbeli, Allahu e mëshiroftë, ia dha disa porosi birit të tij të posamartuar dhe i tha: O biri im, dije se lumturia e shtëpisë tënde do të varet nga dhjetë cilësi që duhet t’ia japish gruas tënde, prandaj mësoi nga unë dhe përkujdesu për to.

    E para dhe e dyta: Biri im dije se gratë dojnë që t’ua shprehish dashurinë që e ndjen ndaj tyre dhe mos u bën koprrac ndaj gruas tënde, po shprehja dashurinë që e ndjen ndaj saj. Nëse nuk ia shpreh ndjenjat e tua, dije se mes teje dhe saj do të vendossh pengesë apo perde e cila do të ndikon që të ftohen raportet dhe të zvogëlohet dashuria mes jush.

    E treta: Gratë e urrejnë burrin e ashpër e të egër dhe e keqpërdorin të butin e të dobëtin, për këtë arsye çdo cilësie përshtatja vendin e saj të duhur. Kjo sjell dashuri dhe mbjell rehati shpirtërore.

    E katërtë: Gratë e dojnë nga burrat e tyre atë që e dojnë burrat nga gratë e tyre, sa i përket fjalëve të mira, pamjes së bukur dhe pastërtisë së rrobave dhe parfumit të mirë. Ti vepro në të gjitha rastet ashtu. Nëse dëshiron t’i afrohesh gruas tënde dhe djersët të rrjedhin nëpër trup dhe rrobave tua u vjen era e keqe, largohu nga ajo. Nëse i afrohesh në këtë gjendje dije se zemra e saj do të tërhiqet dhe refuzon  edhe nëse ajo të nënshtrohet. Në këtë rast do të nënshtrohet trupi i saj dhe do të ik nga ti zemra e saj.

    E pestë: Shtëpia është mbretëria e gruas dhe ajo në të ndjehet se ka hipur mbi fronin e saj dhe se është zonjusha e saj. Mjer për ty nëse ti e shkatërron atë mbretëri ku ajo jeton. Mjer për ty nëse tenton ta largosh nga froni i saj. Nëse ti e vepron këtë gjë dije se je futur në konflikt me të dhe dije se nuk ka armiqësi më të rreptë për një mbretëri se sa kur ndokush tenton t’ia merr fronin edhe nëse atij i duket ndryshe.

    E gjashtë: Gruaja donë ta përfiton burrin e saj dhe mos ta humb familjen e saj. Mjer për ty nëse e vendos veten me familjen e saj në një vagë, ose ti ose familja e saj.

    E shtatë: Gruaja është krijuar nga briri i lakuar. Kjo është fshehtësia e bukurisë së saj dhe fshehtësia se pse ajo është tërheqëse. Kjo nuk është mangësi në të. Ajo nëse gabon tento t’ia mbulosh atë të metë dhe t’ia falish atë gabim dhe je i durueshëm me të. Nëse tenton ta drejtosh bririn e lakuar do të thyhet, kurse thyerja e tij është divorci. Kjo nuk do të thotë se nëse ajo gabon të lihet ashtu, po që se e lejon të vazhdon ashtu atëherë ajo më shumë do të rebelohet kundër teje dhe nuk do të respekton dhe nuk do të sillet butë me ty. Prandaj gjithmonë je në mes.

    E tetë: Gratë nga natyrshmëria e tyre janë mohuese të begative dhe të mirave që ua bëjnë burrat atyre. Nëse tanë jetën sillesh me to mirë e pastaj vetëm se njëherë e dëmton do të thotë: Nga ti nuk kam parë asnjë të mirë. Mos e lejo veten të biesh kurban i kësaj sjelljeje apo morali e ta urresh atë dhe të ikësh nga ajo. Ti nëse e urren këtë cilësi apo moral të keq të saj padyshim se te ajo të pëlqejnë cilësi tjera të mira që ajo i ka dhe i posedon.

    E nëntë: Dije se gruaja kalon nëpër disa periudha të dobësisë trupore dhe të lodhjes shpirtërore, derisa Allahu në këtë periudhë nuk e ka ngarkuar me disa detyrime fetare. Nga ajo nuk kërkohet namazi assesi gjatë periudhës së menstruacioneve dhe lehonisë dhe poashtu agjërimi edhe pse agjërimi pasi që ta kalon këtë periudhë kërkohet të zëvendësohet. Në këtë periudhë qëndro pran saj dhe bëhu i sjellshëm me të. Ashtu siç Allahu ia lehtësoi disa detyrime edhe ti bëhu i sjellshëm dhe mos kërko nga ajo shumë, zvogëloi kërkesat dhe urdhrat e tua.

    E dhjetë: Dije se gruaja te ti është amanet, për këtë arsye mëshiroje dhe falja të metat dhe gabimet dhe ajo do të bëhet kënaqësia jote në dynja dhe ahiret.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • KUR E DONË NJË GRUA BURRIN E SAJ?!

    KUR E DONË NJË GRUA BURRIN E SAJ?!

    – E pyeti një burrë një njeri të urtë dhe të mençur duke i thënë: Si ta di se gruaja ime më donë?

    – Iu përgjigj duke i thënë: Ajo nëse i vepron këto katërmbëdhjetë vepra je i sigurt se ajo të donë.

    – Burri tha: E cilat janë ato vepra?

     -Iu përgjigj duke i thënë:

    1. Ajo e do jetën tënde dhe i do ata që të dojnë.
    2. Ajo nuk zemërohet kur e kundërshton në mendime.
    3. Ajo ndikohet nga hidhërimi dhe pikëllimi jot.
    4. Ajo gjithmonë tenton të krijon momente që me ty të flet.
    5. Ajo këshillohet me ty çdo herë kur tenton që ta bën një vepër apo të merr një vendim.
      6. Ajo gëzohet për dhuratën që ia dhuron sa do qoftë ajo e thjesht.
    6. Ajo tenton që ta lehtëson gjendjen apo vullnetarisht të vepron diçka nga veprat e tua.
    7. Ajo pikëllohet kur ti mungon.
    8. Ajo përkujdeset të vepron çdo gjë që ty të kënaq dhe nuk e përsërit atë vepër që ty të hidhëron.
    9. Asaj nuk i pengojnë të hyrat e tua materiale të dobëta.
    10. Ajo i duron pengesat për hir tëndin.
    11. Ajo tenton që të shoqëron në mendime dhe në preokupime dhe tenton të depërton në botën tënde dhe të përkujdeset për punën tënde.
    12. Asaj nuk i vjen turp nga puna dhe veprimtaria jote.
    13. Ajo të ndihmon që sa më tepër t’i afrohesh Allahut dhe ta adhurosh dhe t’i nënshtrohesh Atij.

    – Nëse këto vepra i vepron atëherë dije se ajo të donë.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU 

  • VAJZA JOTE ËSHTË BËRË GRUA, A E BESON?!

    VAJZA JOTE ËSHTË BËRË GRUA, A E BESON?!

    Ekziston një ditë, një moment, një çast, kur çdo baba dhe nënë e paramendojnë se është i largët dhe besojnë, se nuk do të vijë shumë shpejt. Ajo ditë është kur ata e shohin vajzën – që dikur zvarritej – para tyre si nuse, e cila niset për në shtëpinë e burrit të saj dhe fillon jetën e saj të re, të përbërë prej një familjeje me anëtarë të rinj.

    Shumica e prindërve vajzat e tyre gjithmonë i trajtojnë si fëmijë. Prandaj përgatitja e tyre për atë ditë të rëndësishme në shumicën e rasteve është vetëm në aspektin material, kjo më tepër duke blerë disa nevoja për nusen dhe për dasmën. Ata harrojnë një çështje, që është më e rëndësishme, më e rrezikshme dhe është shkak për lumturinë e vazhdueshme në jetën e fëmijës së tyre, e ajo është mësimi i asaj me atë që: çka do të thotë të jesh bashkëshorte.

    Ata mendojnë, se para tyre kanë shumë kohë për t’ia mësuar e shpjeguar asaj çdo send rreth martesës, dhe për atë shkak e neglizhojnë ngulitjen e botëkuptimit të fjalës bashkëshorte, qëllimet e saja, mjetet e saja dhe elementet përbërëse të saja. Harrojnë se në shoqëri ekzistojnë çerdhe edukimi dhe faktorë ndikues, ku t’i edukojnë fëmijët e tyre me të njëjtat tematika, por me një pasqyrë krejtësisht të kundërt që e lejon Islami dhe e dëshirojnë prindërit muslimanë për fëmijët e tyre. Si rezultat i kësaj vjen një brez i ri vajzash, të cilat prej çështjeve të martesës dinë vetëm për fustanin e bardhë, termin “nuse”, përgatitjen e shtëpisë bashkëshortore dhe radhitjen e mobilieve të asaj shtëpie. Kur vjen ajo ditë që e ëndërron çdo vajzë, këto mbretëresha fillojnë jetën e tyre bashkëshortore, por me bindje dhe mendime të formuara dhe ndikuara prej faktorëve të jashtëm. Ato bindje në shumicën e rasteve janë se martesa është një aventurë e ëmbël, me shumë udhëtime dhe shëtitje. Ajo ka bindjen se bashkëshorti e dashuron atë deri në atë gradë, saqë vepron çdo send që ajo dëshiron për të realizuar kënaqësinë e plotë që ajo ëndërron. Mendon se s’ka nevojë të ndërhyjë askush dhe të veprojë asgjë për shpëtimin e kësaj marrëdhënie bashkëshortore dhe se ajo thjesht shkon tek ai për t’u kënaqur me një jetë të re, të sigurt, të qetë dhe të kënaqshme.

    Shumica e njerëzve e neglizhojnë edukimin dhe përgatitjen e vajzave për një jete të re me një burrë, që nuk e njeh më herët dhe nuk ia njeh karakterin dhe tiparet e tij. Ky burrë do të bëhet gjatë natës dhe ditës njeriu më i rëndësishëm në jetën e saj, kënaqësia e tij dhe respektimi i tij do të bëhet për bashkëshorten derë prej dyerve të Xhenetit. Pas kësaj nuk mbetet për atë grua gjë tjetër veçse përkujdesja për pesë kohët e namazit, të agjërojë një muaj në vit dhe të mbrojë nderin e saj, derisa të thërritet në Ditën e Gjykimit dhe të zgjedhë cilën derë të dëshirojë ajo prej Xhenetit. Na përcjell imam Ahmedi nga Abdurrahman ibën Aufi, i cili thotë: Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Ajo grua që i fal pesë kohët e namazit, agjëron Ramazanin dhe e respekton burrin e saj, i thuhet hyn në Xhenetin e Allahut prej cilës derë dëshiron”. Po ashtu hadithin e përcjell Ibën Hibani në Sahihun e tij, dhe Shejh Albani thotë se hadithi është i vërtetë. Për këtë shkak ajo obligohet të përgatitet me të vërtetë dhe seriozisht për martesën. Duhet të veprojë, të mendojë dhe të kontribuojë rreth asaj, se si ta arrijë këtë shpërblim të madh, i cili ecën paralelisht dhe i përgjigjet gjithë asaj që e veprojnë burrat prej nënshtrimeve, si xhihadin, namazin me xhemat dhe ditën e Xhumasë.

    Një ditë shkoi Esma bint Jezid ibën es-Seken el-Ensarije, radijallahu anha, e njohur edhe me emërtimin hatibja (ligjëruesja) e grave, tek Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut. Allahu të dërgoi për të gjithë njerëzit, burra dhe gra, dhe ne të besuam ty dhe Zotin tënd. Ne gratë jemi të përkufizuara, të mbyllura mes katër mureve, jemi mbajtëse dhe kujdestare e shtëpive tuaja, bartëse e fëmijëve tuaj, por ju o burra u dalluat dhe u parapëlqyet ndaj nesh me prezencën e bashkësisë dhe xhemateve, me prezencën e xhenazes, me vizitën e të sëmurëve, pastaj u dalluat dhe u parapëlqyet ndaj nesh me shkuarjen në Haxh pas Haxhi, dhe më e madhe se kjo, shkuarjen në luftë për hir të Allahut. Një burrë prej jush, kur merr rrugën për në Haxh, apo Umre, apo Xhihad, ne mbesim në shtëpitë tuaja, kujdesemi për pasurinë tuaj, edukojmë fëmijët tuaj, qepim rrobat tuaja. Prandaj, a marrim pjesë edhe ne gratë në atë çka ua ka dhënë Allahu prej të mirave dhe shpërblimeve?  – Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, u kthye me trupin e tij, dhe tha: “A dini ndonjë grua, që ka pyetur për çështjet e fesë së saj më mirë sesa kjo grua”.

    Gratë thanë: O i Dërguari i Allahut, nuk e kemi paramenduar, se një grua mund të bëjë një pyetje të tillë. Pastaj Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, tha: “O ti Esma, kupto prej meje atë çka do të them. Tregoju gjithë grave të tjera, se ajo grua që është bashkëshorte e mirë ndaj burrit të saj, e respekton dhe i nënshtrohet urdhrave të tij, ia plotëson të gjitha dëshirat e tij, është e barabartë me krejt atë që vepron burri”. U kthye Esmaja dhe e madhëronte me vete Allahun duke përsëritur fjalinë: “është e barabartë me krejt atë që vepron burri, është e barabartë me krejt atë që vepron burri”. (Bejhakiu, në librin e tij Shuab el Iman)

    Të parët që duhen dhe detyrohen të kujdesen për këtë edukatë të dëshiruar dhe synuar janë prindërit. Ata janë të parët që do të mallkohen dhe akuzohen, në rast se e neglizhojnë dhënien e kësaj edukate vajzës së tyre, dhe janë të parët që do të mallkohen nga ana e vajzës së tyre, kur ajo nuk do të mund ta kryejë rolin e saj të duhur si bashkëshorte. Si rezultat i kësaj edukate ajo ndoshta do të kthehet në shtëpinë e babës së saj, por me një epitet të ri, si e shkurorëzuar apo e ndarë. Sipas një studimi zyrtar, viti i parë i martesës është viti kur edhe ndahet më shumë burri prej gruas së tij. Në vazhdim do t’i cekim disa manifestime të neglizhencës në edukatën e fëmijëve rreth botëkuptimit të fjalës bashkëshortësi dhe disa parafytyrime të gabuara të grave rreth martesës dhe nevojave të saj.

    – Te disa njerëz ekziston një bindje, që martesa nuk ka rëndësi të madhe dhe nuk është e domosdoshme, derisa vajza është e lumtur, e respektuar, e qetë në shtëpinë e babasë së saj, dhe nuk i mungon as sendi më i vogël. Shpërndarja e këtij besimi në mesin e vajzave vjen si pasojë e dëgjimit të problemeve martesore, dhe ankesave të disa grave të divorcuara, prej të cilave disa janë të vërteta, por në shumicën e rasteve janë gënjeshtra, vetëm e vetëm ta mbrojnë veten prej fjalëve të njerëzve. Ky është edhe shkaku i largimit të vajzave prej idesë së martesës, posaçërisht kur është e re dhe me përvojë të pakët, dhe kur mbështetet në edukatën e shoqeve të saja dhe mjeteve të informimit, duke mos e harruar këtu edhe neglizhencën dhe preokupimin e prindit, që ta përmirësojë atë ideologji të gabuar.

    – Disa prej vajzave martesën e njohin thjesht vetëm si ceremoni dhe protokoll. Kur përmendet martesa ajo fillon të flasë vetëm për anën materiale që nuk vlen aspak. E neglizhon dhe e harron, dhe askush s’i tërheq vërejtjen asaj për anët e tjera martesore, që padyshim se gjurmët e saja janë më të mëdha në jetën bashkëshortore, si p.sh.: menaxhimi dhe administrimi i punëve shtëpiake, mënyra e sjelljes me burrin dhe me familjen e tij, mënyra e veprimit të saj në fazën e re që do të ballafaqohet me të. Disa prej vajzave pasi martohen nuk dëshirojnë të binden se gjendja e tyre është ndryshuar, dhe se nuk është më vajza e babit, por është bërë bashkëshorte, e cila është përgjegjëse për veprat dhe sjelljet e saj para njerëzve. Njerëzit në shumicën e rasteve i pranojnë dhe i falin disa vepra dhe gabime prej një vajze të pamartuar, në krahasim me një grua të martuar, ku nuk pranohen veprat dhe gabimet e saj aq lehtë, po sikur ta kishte kaluar edhe vetëm  një natë si e martuar.

    – Shumica e vajzave në ëndrrat e tyre e imagjinojnë bashkëshortin me cilësi dhe veti të plota, që realisht ato veti nuk gjenden tek asnjë njeri asnjëherë. Prandaj lindin edhe problemet kur vjen një djalosh e kërkon dorën e saj dhe ajo e refuzon për shkak se nuk i përngjan princit të ëndrrave të saj. Ndonjërin e refuzon se është i varfër, tjetrin se është i vogël, apo hundën e ka të madhe, apo është i trashë, e kështu me radhë, kurse prindërit e saj për fat të keq e mbështesin plotësisht dhe e respektojnë lirinë e të drejtës së saj në zgjedhjen e burrit të vet. Në vazhdim ajo e humb shansin për t’u martuar me një burrë, i cili e respekton, e nderon, ia mbron dynjanë dhe fenë e saj, ia plotëson të drejtat e saj, dhe ia ngre pozitën asaj tek Allahu.

    – Në disa shtëpi është nëna ajo, e cila merr përgjegjësinë e plotë për përkujdesjen e shtëpisë. Ajo gatuan, ajo pastron, ajo ia drejton dhe ia rregullon vajzës shtratin, ia lan rrobat, dhe çka është më e keqja nuk e mëson vajzën e tyre për përgjegjësitë e saj ndaj shoqërisë, si pjesëmarrjet, urimet, ngushëllimet, lidhjet farefisnore etj. Prandaj shumë shpejt pasi ajo martohet ballafaqohet me një problem shumë të madh. Ajo detyrohet t’i kryejë personalisht të gjitha këto detyra, në shtëpi apo jashtë saj, e pastaj ndoshta edhe lind  fëmijë, e nuk di se si ta ushqejë, e ta pastrojë, dhe në fund detyrohet që ta thërrasë nënën e saj që ta ndihmojë dhe të plotësojë rolin e saj në përgjegjësisë e përkujdesjes së shtëpisë së vajzës së vet. Kurse për sa i përket burrave të këtyre vajzave në kësisoj rastesh hasim burra që bëjnë durim me gratë e tyre, dhe hasim burra që nuk bëjnë durim, dhe fillojnë problemet mes tyre, ku mundet të përfundojnë edhe me ndarje mes bashkëshortëve, e në fund ata që akuzohen janë prindërit, e në veçanti nëna.

    – Janë disa vajza, të cilat besojnë se martesa është ëndërr e ëmbël, fillimi i një tregimi për një dashuri të bukur, dhe se ajo është porta e lumturisë, duke mos u munduar aspak për arritjen e saj, dhe se martesa është vetëm aventurë, kënaqësi, dashuri, rehati etj. Të gjitha këto premtime janë fjalë dhe ide, që i ngulitin djemtë në mendjen e vajzave, dhe mosreagimi i prindërve në përmirësimin e këtyre ideve të gabuara bëhet shkaktar i problemeve bashkëshortore. Kur ajo vajzë e porsamartuar ballafaqohet me realitetin, ajo sheh se krejt ato premtime ishin ëndrra dhe iluzione.

    Pra, martesa është një përgjegjësi e vazhdueshme në jetë dhe nuk është vetëm kënaqësi, por është edhe vepër dhe këmbëngulje në arritjen e lumturisë, e cila ndoshta dallon prej asaj që e ka parafytyruar një vajzë, mirëpo lumturia në martesë ka shumë forma dhe lloje të tjera plotësisht të kundërta me atë që e parafytyrojnë vajzat në mendjen e tyre.

    JAHJA EL BULINI

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

     

     

     

  • MOSRESPEKTIMI I PRINDËRVE

    MOSRESPEKTIMI I PRINDËRVE

    Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve dhe të qiejve. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

    E drejta e prindërve është e madhe, pozita e tyre në fenë e Allahut është shumë e lartë, respektimi i tyre ka ardhur paralel me teuhidin, mirënjohja e tyre ka ardhur paralel me mirënjohjen e Allahut, ndërsa bamirësia ndaj tyre është një prej veprave më të mëdha dhe më të dashura tek Allahu. Respektimi i prindërve është prej moralit të Pejgamberëve, në të përpiqen dhe këmbëngulin njerëzit e mirë, të gjitha fetë qiellore janë në pajtim rreth detyrimit të tij dhe mendja e shëndoshë e pohon atë.

    Allahu, azze ue xhel, thotë: Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); silluni mirë me prindërit”. Nisa 36.

     “Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël”. Isra 23-24.

     “Ne e kemi urdhëruar njeriun që t’i nderojë prindërit e vet. Nëna e ka mbartur atë, duke duruar mundim pas mundimi, e ndarja e tij (nga gjiri) është brenda dy vitesh. Ne i thamë atij: “Bëhu falënderues ndaj Meje dhe prindërve të tu! Tek Unë do të ktheheni të gjithë”. Lukman 14.

    Ibën Abasi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Tri ajete të Kuranit kanë zbritur si ajete ku në to vepra nuk pranohet pa veprën tjetër e cila ka ardhur paralele me të:

    Ajeti i parë: Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit“. Nisa 59, kush i nënshtrohet Allahut dhe nuk i nënshtrohet të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, nuk pranohet nënshtrimi i tij ndaj Allahut.

    Ajeti i dytë: Faleni namazin, jepeni zeqatin“. Bekare 43, kush falet dhe nuk e jep zeqatin nuk i pranohet namazi i tij.

    Ajeti i tretë: “Bëhu falënderues ndaj Meje dhe prindërve të tu“. Lukman 14, kush e falënderon Allahun dhe nuk i falënderon prindërit nuk i pranohet falënderimi që ia bën Allahut”.

    Prej argumenteve të lartpërmendura na bëhet e qartë se respektimi i prindërve është detyrim i çdo njeriut, ndërsa mosrespektimi i tyre është mëkat prej mëkateve të mëdha.

    I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, thotë: “A dëshironi t’ju tregoj për mëkatet më të mëdha?” . Këtë e përsëriti tri herë. Sahabët i thanë: “Po, o i Dërguar i Allahut”. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, tha: “Bërja shirk (shok) Allahut dhe mosrespektimi i prindërve… “.

     Përcillet nga  Abdullah ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, të ketë thënë: “E kam pyetur Pejgamberin, sal-allahu alejhi ue selem, se cila vepër është më e mira. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, u përgjigj: “Falja e namazit në kohën e vet”.  I thashë: “Pastaj cila?”. Tha: “Respektimi i prindërve”. I thashë: “Pastaj cila?” Tha: “Xhihadi në rrugën e Allahut”.

    Në këtë hadith dhe në disa hadithe të tjera vërejmë se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, i ka dhënë përparësi respektimit të prindërve ndaj xhihadit.

    Abdullah ibën Amri, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcillet të ketë thënë: “Ka ardhur një person tek i Dërguari i Allahut, sal-allahu alejhi ue selem, dhe ka kërkuar leje që të marrë pjesë në xhihad. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, e pyeti: “A i ke të gjallë prindërit?”. Ai iu përgjigj: “Po”. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, i tha: “Xhihadi yt është tek ata”.

    Gjithashtu, transmetohet nga Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: “Ka ardhur një person te Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, dhe i tha: “Me të vërtetë unë kam dëshirë për të luftuar (për xhihad), mirëpo nuk po kam mundësi”. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, i tha: “A e ke ndonjërin prej prindërve gjallë?”. Ai tha: “Po, nënën time”. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, iu përgjigj: “Rregulloji marrëdhëniet me Allahun duke i respektuar prindërit. Nëse e bën një gjë të tillë (nëse i respekton prindërit), atëherë ti ke bërë haxhin, umren dhe xhihadin”.

     Përcillet se një njeri ka ardhur tek Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, dhe e ka pyetur: “O i Dërguar i Allahut, unë kam dëshirë që të luftoj në rrugën e Allahut dhe kam ardhur te ti që të konsultohem.” Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, i tha: “A e ke gjallë nënën?”. Tha: “Po”. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, i tha: “Kryej nevojat e nënës tënde, se me të vërtetë xheneti është tek këmbët e saj”.

    Me një transmetim tjetër qëndron se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, e ka pyetur: “A i ke prindërit gjallë?”. I thashë: “Po”. Atëherë i tha: “Kryej nevojat e tyre, se me të vërtetë xheneti është nën këmbët e tyre”.

     Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, me një hadith tjetër na sqaron se mosrespektimi i prindërve është shkak i përshpejtimit të dënimit në dynja para atij në ahiret: “Allahu çdo mëkatit që e bën robi mund t’ia vonon dënimin deri në Ditën e Kiametit, përveç mëkatit të mosrespektimit të prindërve të cilin e përshpejton në dynja para se t’i vjen në ahiret”. 

     Kab el Ahbar, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Allahu ia përshpejton shkatërrimin atij që është mosrespektues i prindërve që t’ia përshpejton atij dënimin në dynja dhe Allahu i shton në jetë atij që është respektues i prindërve, që ky i fundit të shton në respekt dhe në mirësi ndaj tyre dhe të shpenzon për ta kur kanë nevojë”.

    Është pyetur Kab el Ahbar, Allahu e mëshiroftë, se çka do të thotë mosrespektim i prindit? U përgjigj: “Kur ndonjëri prej prindërve e urdhërojnë fëmijën me ndonjë urdhër, ai nuk i respekton. Kur ndonjëri prej të dyve i kërkojnë diçka, fëmija nuk ua jep dhe kur e detyrojnë me ndonjë përgjegjësi, fëmija i tradhton”.

    Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: Erdhi një njeri tek i Dërguari i Allahut dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, cili është njeriu më i denjë për sjellje të mirë ndaj tij? Ai iu përgjigj: “Nëna jote”. Tha: Pastaj cili? U përgjigj: “Nëna jote”. Tha: pastaj? U përgjigj: “Nëna jote” . Ai tha përsëri: Pastaj? Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, u përgjigj: “Babai yt”.

    Ky hadith na mëson se nëna meriton bamirësi tri herë më tepër se babai, për shkak vështirësive që ka në bartjen e fëmijës në barkun e saj, pastaj lindjes, pastaj dhënies gji e tjera. Plot prej baballarëve kur e dëgjojnë këtë hadith preken se pse nënës i jepen tri hise në respekt e babës i jepet vetëm se një hise. Prindi duhet ta din se nëna e ka bartë fëmijën në barkun e saj nëntë muaj me vështirësi të njëpasnjëshme dhe sa më tepër që është zhvilluar fetusi i ka shtuar asaj barrën dhe mundimin. Ajo e ka lindur atë me plotë dhimbje duke iu ekspozuar vdekjes. Ajo të gjitha shpresat e saja i ka të varura për këtë fëmijë në të cilin sheh lumturinë e jetës dhe bukuritë e saj. Pastaj kjo nënë i shërben fëmijës ditë e natë, e ushqen me shëndetin e saj, e çlodhë me të lodhurit e saj, qumështi i saj është ushqim për të , kujdesa e saj është shtëpi për të, kraharori dhe duart e saj janë shtrat për të, e mbron dhe përkujdeset për fëmijën e saj, uritet për të ngopur atë, rrinë pa gjumë që ai të flejë. Është e mëshirshme me fëmijën e saj, përdëllimtare ndaj tij. Kur mungon ajo, fëmija atë e thërret, nëse e godet ndonjë gjë e padëshiruar te nëna e tij kërkon ndihmë. Mendon se tërë e mira burimin e ka tek ajo dhe se e keqja nuk mund ta godet kur është në përqafimin e saj ose kur ajo e vështron me syrin e saj.

    Përcillet se ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, e kishte pa një djalë që e kishte hipur nënën e vet mbi shpinë dhe po e bënte tavafin rreth Qabesë. Ky djalosh më vonë e pyeti ibën Omeri se me atë vepër të cilën e veproi a e ka larë borxhin që e ka ndaj saj? Ibën Omeri u përgjigj: “Me këtë vepër nuk ke mund ta lash as një dhembje prej dhembjeve që i ka përjetuar gjatë shtatzënisë, mirëpo ke vepruar shumë mirë për shkak se Allahu edhe për veprat e vogla shpërblen shumë “.

    Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, me një hadith thotë: “Tre lutje janë të pranuara dhe në të nuk ka aspak dyshim: Lutja e të dëmtuarit, lutja e udhëtarit dhe lutja e prindërve”.

    Ky hadith është nxitës për prindërit që t’i luten Allahut për fëmijët e tyre që Allahu t’i udhëzon dhe t’i drejton dhe t’ua shton atyre respektimin e prindërve dhe poashtu është hadith paralajmërues për ta që mos t’i mallkojnë fëmijët siç është traditë tek ne kur fëmija nuk e respekton prindin ai nguron që ta mallkon fëmijën e vet dhe harron se lutja e tij pranohet dhe se ajo mund të jetë shkak që fëmija asnjëherë mos të drejtohet në rrugë të drejtë.

    Sot në shoqëritë tona vërejmë shumë dukuri negative të mosrespektimit të prindërve, dukuri të cilat nuk kanë qenë prezent më herët, mirëpo mjetet e informimit, devijimet në moral, besimi i dobët, largimi prej fesë së Allahut, etj, kanë ndikuar që ato të shtohen.  Në vazhdim do t’i ceki disa prej këtyre dukurive dhe shkaqet të cilat çojnë deri në mosrespektimin e prindërve.

    Prej dukurive të mosrespektimit të prindërve janë:

    Pikëllimi dhe bërja e prindërve për të qajtur, qoftë ajo me vepër apo me thënie.

    Vrazhdësia ndaj tyre, edhe atë me ngritjen e zërit dhe thënien e fjalëve jo të hijshme, ndërsa Allahu na porosit dhe thotë: “mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti”. Isra 23.

     Zemërimi dhe irritimi prej urdhërave të tyre. Allahu na edukoi dhe na mësoi që t’i largohemi kësaj vepre: “mos u thuaj atyre as “uh!”. Isra 23.

    Urdhërimi i tyre. Ka prej njerëzve të cilët i urdhërojnë nënat që t’i pastrojnë shtëpitë, t’i lajnë rrobat, të përgatitin ushqim, e kështu me radhë. Kjo vepër nuk i ka hije të veprohet posaçërisht nëse ajo është e sëmurë, ose plakë, ose e pamundur. Nëse nëna ngrihet vetë dhe i kryen këto vepra vullnetarisht nuk ka gjë, fëmijës i takon atëherë ta falënderon dhe të bën lutje për të.

    Refuzimi i ushqimit të cilin e përgatit nëna. Kjo vepër në vete i përmban dy ndalesa. E para, nënçmimi i ushqimit dhe kjo nuk lejohet. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, nuk ka nënçmuar asnjëherë asnjë lloj ushqimi, atij kur i pëlqente e hante kur nuk i pëlqente nuk e hante. Ndalesa e dytë është në atë se kjo vepër aludon në moral të ulët me nënën tënde.

    Lënia e ndihmës së tyre rreth nevojave të shtëpisë. Disa fëmijë këtë vepër e shohin si mangësi në burrëri dhe vepër jo të lavdëruar. Disa vajza i shohin nënat e tyre se si mundohen duke i kryer punët e shtëpisë dhe asnjëherë nuk ngrihen që t’i ndihmojnë, madje ka prej tyre që flasin në telefon me shoqet e tyre me orë të tëra dhe aspak nuk u shkon mendja t’i dalin në krah nënave të tyre.

    Mosmarrja dhe mosrespektimi i mendimit të prindërve. Ka disa fëmijë të cilët nuk këshillohen me prindërit për çështjet e tyre kryesore në jetë, si martesa, fejesa, shkollimi, etj. I vëren se si këshillohen me shokët e tyre, me të afërmit të tyre, me gratë e tyre dhe harrojnë se prindërit e tyre e kanë kaluar këtë periudhë të jetës më herët se ata dhe kanë përvojë të mjaftueshme që ta këshillojnë fëmijën e tyre për atë problem.

    Nxitja e problemeve para prindërve, edhe atë qoftë me vëllezërit, apo me gruan, apo me fëmijët, apo me dikë tjetër.

    Qortimi i prindërve para njerëzve dhe përmendja e mangësive të tyre. Ka prej fëmijëve kur dështon në ndonjë çështje, si në shkollë për shembull, i akuzon prindërit se ata janë fajtor për dështimin e tij në jetë dhe se ata nuk i kanë kushtuar rëndësi të veçantë problemeve të tij, e kështu me radhë. Është e vërtetë se ndonjëherë prindërit mund të jenë shkaktar, mirëpo jo gjithmonë. Prandaj njeriu gabimet e veta duhet t’ia adreson vetvetes e jo të tjerëve dhe të tenton që të kërkon ndihmë prej prindërve të vet që ata t’i ndihmojnë dhe ta këshillojnë me atë çka është më mirë për të.

    Mallkimi i prindërve dhe sharja e tyre. Kjo veprohet në mënyrë direkte ose në mënyrë indirekte duke ia sharë ndokujt tjetër prindin e në fakt me këtë vepër e shanë prindin e vet. Abdullah ibën Amru, Allahu qoftë i kënaqur me të, na përcjell se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Prej mëkateve të mëdha është sharja e njeriut prindërit e vet”. Tha njëri prej atyre që ishin prezent: “O i Dërguar i Allahut a ka njeri i cili e shan prindin e vet?”. Pejgamberi, alejhi salatu ue selem, iu përgjigj: “Po. Kur njeriu e shan babën e ndokujt e ka sharë babën e vet dhe kur njeriu e shan nënën e ndokujt e ka sharë nënën e vet”.

    Humbja e autoritetit të prindërve. Ka prej fëmijëve të cilët ia humbin autoritetin prindërve duke ua cekur mangësitë, duke i treguar të tjerëve për të metat e prindërve të tyre në moral, e kështu me rrallë dhe kjo padyshim se është prej mosrespektimit të prindërve.

    Kërkesat e tepërta prej anës së fëmijëve. Ka fëmijë të ndikuar prej rrethit ku jetojnë i kërkojnë prindërve të tyre gjëra të ndryshme, si blerjen e veturës, blerjen e shtëpisë, martesën e tij, e kështu me radhë. Prindi i shkretë ndoshta nuk ka mundësi që t’ia plotëson kërkesat e tij, prandaj detyrohet që të punon orë shtesë vetëm e vetëm ta kënaq të birin e vet.

    Dhënia përparësi gruas para prindërve. Ka prej njerëzve të cilët i nënshtrohen urdhrit të gruas, kurse urdhrat dhe nevojat e prindërve i anashkalojnë. Poashtu ka prej tyre që ia shfaqin dashurin gruas para prindërve, a prindërit e mjerë asnjëherë ndoshta nuk dëgjojnë prej fëmijës së tyre fjalë të ëmbla se sa i donë ata dhe sa i respekton ata.

    Të distancuarit prej tyre dhe mbarja e përmendjes së prejardhjes së tyre. Kjo është një prej dukurive më negative të mosrespektimit të prindërve. Disa fëmijëve kur i rritet pozita e tyre shoqërore, bëhen drejtorë apo ministra apo arrin deri në ndonjë pozitë të lartë, turpërohen prej përmendjes së prindërve të tyre e veçanërisht nëse ata janë të paarsimuar. Kjo aludon në mendje të sëmurë, moral të devijuar dhe besim të dobësuar. Harron i mjeri se ai prind të cilin i vjen turp ta përmend ka punuar ditë e natë që ta arsimon, harron i mjeri se nëna e tij ka qenë ajo e cila ia ka larë rrobat, e ka ushqyer, etj, vetëm se ai të arrin deri në këtë pozitë të cilën mendon se e ka arrit me djersët e veta dhe pa ndihmën e askujt.

    Vendosja e tyre në shtëpi pleqsh. Me këtë vepër arrihet kulmi i çdo të keqes dhe ai i cili e bën këtë vepër padyshim se kurrë nuk do të sheh mirësi. Sot numri i këtyre shtëpive rritet në mesin tonë si rezultat i kërkesave të mëdha që i bëjnë fëmijët për prindërit e tyre, mirëpo mos të harrojnë se si veprojnë sot me prindin ashtu do të vepron fëmija me të kur të plaket.

    Rrahja e tyre, largimi prej tyre në pleqëri dhe shpresa për vdekjen e tyre. Ka prej fëmijëve që i rrahin prindërit e tyre dhe ka prej atyre që mezi presin të vdesin që t’ia marrin pasurinë ose të lirohen prej tyre nëse janë të sëmurë apo të varfër.

    Këto ishin disa prej dukurive më kryesore të cilat janë të shpërndara në shoqërinë tonë dhe në vazhdim do t’i cekim edhe disa prej shkaqeve që ndikojnë në mosrespektimin e prindërve.

    Shkaqet e mosrespektimit të prindërve janë të shumta, prej saj:

    Injoranca dhe mosdija. Injoranca është sëmundje vrasëse, ndërsa injoranti është armik i vetvetes. Njeriu kur e injoron realitetin e respektimit të prindërve, kur e injoron shpërblimin dhe dënimin e tij në dynja dhe ahiret, shumë lehtë mund të bie në mëkatin e mosrespektimit të prindërve.

    Edukata e keqe dhe jo e drejtë. Prindërit kur nuk i edukojnë fëmijët  e tyre në devotshmëri, mirësi dhe respekt, padyshim se fëmijët më vonë do të rebelohen ndaj prindërve të tij.

    Kundërshtimi në vepra. Ndodh që prindi fëmijën e tij ta merr ta mëson se duhet të falet, nuk duhet të gënjen, të jetë i drejtë, e kështu me radhë, mirëpo ai vet si prind nuk i vepron këto vepra. Kur fëmija sheh se prindi nuk falet ndërsa ai e nxit atë që të falet, kur e vëren se gënjen, ndërsa nxit në fisnikëri dhe në besnikëri, mos të prese se ai fëmi do ta dëgjon dhe respekton urdhrin dhe këshillën e tij.

    Shoqëria e keqe e fëmijëve. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Njeriu është në fenë e shokut te vet, pra kini kujdes cilin e merrni për shok”. Shoqëria është një ndër shkaqet kryesore që ta shkatërron edukatën e fëmijës dhe për këtë shkak prindi duhet të jetë i kujdesshëm se me kë shoqërohet fëmija i tij.

    Mosrespektimi i prindit ndaj prindërve të vet. Zakonisht kjo është një prej shkaqeve  kryesore të mosrespektimit të prindërve. Kur fëmija e sheh prindin se nuk i respekton prindërit e vet, atëherë edhe ai kur ta arrin ata pleqërinë nuk do t’i respekton dhe poashtu nuk duhet harruar edhe faktin se shpërblimi vjen sipas veprës që e vepron.

    Dallimi mes fëmijëve. Njeriu nuk mundet që t’i donë fëmijët në masë të njëjtë dhe kjo nuk bie në kundërshtim me fenë e Allahut. Shembull më të mirë e kemi Jakupin, alejhi selam, i cili e donte Jusufin, alejhi selam, më së shumti se sa fëmijët e tjerë. Problemi ndodh atëherë kur prindi nuk ia jep të gjithë fëmijëve të vet të drejtat proporcionalisht dhe e favorizon njërin para tjetrit, kjo nuk lejohet në fenë e Allahut dhe kjo është një prej shkaqeve që fëmija më vonë të rebelohet kundër prindërve të tij.

    – Morali i keq i gruas. Allahu mund ta sprovon njeriun me ndonjë grua e cila posedon moral të keq, nuk i frikohet Allahut, nuk i respekton të drejtat dhe e nxit burrin që të rebelohet kundër prindërve, apo t’i nxjerr prej shtëpisë, apo mos t’i respekton, e kështu me radhë.

    Mospasja e përvojës si prind. Disa fëmijë nuk e kuptojnë realitetin se çka do të thotë të jesh prind. Për këtë shkak i vëren se nuk u intereson për ndjenjat e prindit dhe mërzitë e tij, natën vonohen apo ndoshta nuk u tregojnë aspak se ku shkojnë, ndërsa prindi i shkretë i pret tanë natën deri sa të kthehen dhe t’i sheh se janë mirë. Mirëpo kur bëhen ata vetë prindër atëherë i vërejnë gabimet dhe gjurmët e gabimeve të tyre tek fëmijët e tyre.

    Këto ishin disa prej shkaqeve të mosrespektimit të prindërve. E lus Allahun që të na bën prej atyre që i respektojnë prindërit në veçanti dhe të gjithë njerëzit në përgjithësi.

    Respekti i prindit dhe bamirësia është edukatë e Pejgamberit tonë, alejhi salatu ue selam,  dhe pejgamberëve tjerë para tij. Ne si musliman duhet t’i pasojmë ata dhe të marrim shembull prej tyre, e jo prej artistëve, këngëtarëve, etj, të cilët janë njerëz me moral më të shëmtuar dhe degjeneruar.

    Ne kemi shembull në Nuhin, alejhi selam, i cili bënte lutje dhe kërkonte falje për ta. Allahu, azze ue xhel, e përmendi në Kuran shembullin e tij dhe tha: “O Zoti im, falmë mua dhe prindërit e mi, si dhe çdo besimtar, që kërkon strehim në shtëpinë time! Fali të gjithë besimtarët e besimtaret”. Nuh 28.

    Poashtu kemi shembull edhe në Ibrahimin, mikun e Allahut, babain e pejgamberëve, prijësin e besimdrejtëve kur i drejtohet babait të vet me fjalë të buta dhe të ëmbla edhe pse ai ishte i pafe. “O babai im” i thoshte atij duke e thirr që vetëm Allahun ta adhurojë dhe ta lë shirkun. Pasiqë ai nuk pranoi dhe iu kërcënua me rrahje e persekutim, Ibrahimi nuk shtoi më tepër se fjalën: “Qofsh i lirë prej meje! Unë do ta lus zotin tim për të falur ty”. Merjem 47.

    Mos ta harrojmë Ismailin të birin e Ibrahimit, alejhi selam, shembullin më të mirë për respekt të prindërve në historinë e njerëzimit. Kur i tha baba i vet: O djali im, kam parë ëndërr se duhet të të flijoj“. Safat 102, Ismaili iu përgjigj: ” O ati im, vepro ashtu siç je urdhëruar! Dashtë Allahu, unë do të jem i durueshëm!”. Safat 102.

    Allahu poashtu e lavdëroi Jahja ibën Zekerija kur tha për të: “Edhe i sjellshëm ndaj prindërve të vet, nuk ishte kryelartë e i padëgjueshëm”. Merjem 14.

    Dhe poashtu e lavdëroi edhe Isën, alejhi selam, kur për ta tha: “Dhe që të jem i mirë ndaj nënës sime dhe nuk më ka bërë të ashpër dhe të padëgjueshëm”. Merjem 32.

    Allahu në këtë kuptim regjistroi shembuj të shumtë në Librin e tij.

    Kështu ishin edhe selefi i këtij Ummeti, njerëzit më të kujdesshëm në bamirësinë ndaj prindërve. Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij,  kur dëshironte të dalë prej shtëpie ndalej në prag të derës dhe thoshte: “Paqa, mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi ty oj nëna ime”. Ajo i thoshte: “Edhe mbi ty qoftë paqa, mëshira dhe bekimi i Allahut o biri im”. Ai përsëri thoshte: “Allahu të mëshiroftë ashtu si je kujdesur për mua kur isha i vogël”. Ajo ia kthente: “Allahu të mëshiroftë për bamirësinë tënde ndaj meje pasiqë u rrite”.

    Një ditë nëna e Abdullah ibën Mesudit kërkoi ujë prej tij. Ai shkoi për të sjellë ujë dhe pasi kthehet e gjeti nënën duke fjetur. U ul pranë saj dhe priti deri në mëngjes me ujë në dorë. Nuk e zgjoi prej gjumi për mos ta penguar e as që u kthye sepse ajo mund të zgjohej, të kërkoj ujë dhe të mos gjente. Vini re rastit të Hasen Temimit i cili deshi të mbys një akrep, e pasiqë nuk arriti të mbys, akrepi u fut në një vrimë në shtëpinë e tij. Vuri dorën në vrimë dhe e mbylli atë, mirëpo e kafshoi atë akrepi. I tha dikush atij: “Pse veprove ashtu?”. Ai u përgjigj: “U frikova që mos të dalë nga vrima dhe ta kafshojë nënën time”.

    Ibën Aun el Muzenin, Allahu e mëshiroftë,  e thiri një ditë nëna e tij e ky iu përgjigj me zë të lartë për ta dëgjuar ajo. Ai u pendua për këtë gjest dhe në shenjë pendimi liroi dy robër.

    Për bamirësinë e selefit ndaj nënës ka pasqyrime të shkëlqyera e raste të shumta që nuk mund të përmenden të gjitha në këtë vend, por mund vetëm të jepet shenjë për mirëbërësin e tyre të madhe duke përmendë disa raste. Po qe se shikojmë me sy vështrues në gjendjen tonë do të shohim mangësi të madhe në sjelljen me baballarët dhe nënat tona e ndoshta ndonjëri edhe nuk i respekton ata, Allahu na mbrojt.

    E lus Allahun me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta t’i mëshiron prindërit tanë, t’ua falë atyre mëkatet dhe prej tyre që janë të gjallë Allahu i mëshiroftë, i shëroftë dhe i udhëzoftë. Ndërsa prej atyre që janë të vdekur Allahu i mëshiroftë, varrin ua ndriçoftë dhe në xhenet na bashkoftë.

    Përgatiti dhe përkthehu: Irfan JAHIU

  • PESË THEMELET IMANORE NË EDUKIMIN E FËMIJËVE

    PESË THEMELET IMANORE NË EDUKIMIN E FËMIJËVE

    Për ta filluar një proces edukator të saktë dhe preciz, kemi nevojë që ta fillojmë në formë të planifikuar dhe shkencor, dhe poashtu kemi nevojë  për precizitet dhe saktësi në zgjidhjen e mjeteve dhe metodave të përshtatshme për çdo person në veçanti.

    Islami e ka themeluar metodologjinë e tij të madhe edukatore në një formë që i përshtatet çdo individi, si do që të jenë cilësitë e tija. Neve na mbetet që ta hulumtojmë dhe meditojmë  brendësinë dhe kuptimet e kësaj metodologjie, që të arrijmë në zgjidhjen e çdo problemi edukator, dhe shërimin e çdo sëmundjes që paraqitet te fëmijët tanë, dhe po ashtu tek ne të moshuarit.

    Muhamedi ,sal-allahu alejhi ue selem, themeloi metodologji edukatore dhe shkollë familjare të rrallë, unike në kultivimin dhe edukimin e fëmijëve. Po ashtu vendosi rregulla edukatore teorike të cilat i dëshmoi me sukses të madh praktika, dhe e tërë bota ende vazhdon ta dëshmon superioritetin e kësaj edukate.

    Mundemi t’i veçojmë dhe numërojmë themelet më të rëndësishme, në disa themele të përgjithshme, me të cilat i edukoi Pejgamberi ,sal-allahu alejhi ue selem, fëmijët e tij dhe urdhëroi në edukimin e  fëmijëve të Ummetit mbi këto themele.

    1- Themeli Akaidik (Ideologjik): Ky themel përfaqëson boshtin kurrizor e çdo mendimi, dhe prapavijën e domosdoshme të çdo sjelljeje. Po ashtu përfaqëson mbështetjen kryesore në lëkundjet dhe ndërrimet e kushteve të ndryshme jetësore. Për atë shkak Pejgamberi ,sal-allahu alejhi ue selem, e vendosi themelin ideologjik si themel të parë në metodologjinë e edukimit të fëmijëve, se kur e kaplon zemrën dhe besimin e njeriut, dyshimi dhe dobësia, i lëkund dhe ç’rregullon pjesët pasuese të saj, si mendimin, sjelljen dhe konceptin. Prandaj, e vërejti Pejgamberi ,sal-allahu alejhi ue selem, se obligohet përforcimi i besimit në zemrat e fëmijëve prej moshës fëmijërore, kështu që ata fëmijë më vonë të rriten me palëkundshmëri të dalluar në ideologji dhe metodologji.            

    Me themel ideologjik këtu nënkuptojmë, atë çka mundet të vendoset dhe përforcohet në zemrën e fëmijëve, prej besimit në Zotin e tyre, prej besimit në emrat dhe cilësitë e Tij , prej kuptimit të qenurit rob i Tij, pastaj besimit në profecitë, librat qiellorë, ditën e fundit, kaderin, fshehtësitë  dhe të padukshmet. Pra, ky themel i përfshin të gjitha anët e jetës, dhe të gjithë Pejgamberët në thirrjen e tyre në njësim dhe besim të Allahut,  kanë ardhur me këtë themel.

    Pejgamberi ,sal-allahu alejhi ue selem, ishte i kujdesshëm në mbjelljen e besimit të pastër në Allahun azze ue xhel në zemrat e fëmijëve të tij dhe fëmijëve të Ummetit dhe s’lejonte që të bien viktima të epsheve të tyre, apo ideologjive të ndryshme, që t’i largojnë prej rrugës së drejtë.

    Vërejmë se si Pejgamberi ,sal-allahu alejhi ue selem, ecte në rrugë, i hipur në kafshën e tij dhe pas tij një vogëlush i quajtur ibën Abas ,radijallahu anhu, e mësonte mësime për besim të pastër, duke i thënë:” O djalosh, do t’i mësoj disa fjalë: Ruaje fenë e  Allahut, Allahu do të ruajë ty. Ruaje fenë e Allahut, Allahun do ta gjesh para teje. Kur të kërkosh, kërko prej Allahut. Nëse kërkon ndihmë, kërko prej Allahut. Dije, sikur tërë populli të tubohej që të të ndihmojnë në diç, nuk do të të ndihmonin, përveç atë çka të ka caktuar Allahu. E nëse do të tuboheshin që në diç të të bëjnë dëm, nuk do të të dëmtonin, përveç në atë çka Allahu tash më të ka caktuar. Janë ngritur lartë penat dhe janë tharë faqet ( d.m.th. çdo gjë është caktuar dhe mbaruar)”. ( Tirmidhiu). Pra, e vërejmë se si ai mbjell në zemrën e këtij vogëlushi  lidhje të fortë me Allahun e tij, mbështetjen në Atë, besimin në prezencën a Tij, ruajtjen e fesë së Tij dhe mos frika prej njerëzve kur ai vepron me fenë e Allahut azze ue xhel.

    2- Themeli i dytë edukator, Dituria:  Në edukatë rëndësia e këtij themeli vjen për shkak se dituria përfaqëson çelësin e madh për kuptimin dhe ndërtimin e rezistencës morale, dhe lloji i diturisë së pranuar për njeriun formon animet, tendencat dhe bindjet e tija, në drejtim të asaj çka e rrethon atë, prej gjallesave dhe kozmosit.

    Pejgamberi ,sal-allahu alejhi ue selem, ishte i kujdesshëm t’ua mëson atyre diturin e dobishme dhe t’ua vërteton se nevoja e tyre për diturin s’është më e vogël se nevoja e tyre për ushqim dhe pirje. Prandaj, i thonte atyre duke i nxitur, se: ” Dijetarët janë pasardhësit e të Dërguarve”. ( Ebu Davudi), dhe i mësonte që të kërkojnë mbrojtje tek Allahu prej diturisë që s’bën dobi, kështu që njeriu të frikohet dhe mos shpreson  mendjemadhësisë dhe lavdërimin mes njerëzve. Duaja që ua mësonte atyre ishte: ” O Zot, kërkoj mbrojtjen tënde prej diturisë që s’bën dobi dhe prej zemrës që s’frikohet”. ( Muslimi).

    3- Themeli i tretë, Të qenurit rob i sinqertë për Allahun dhe largimi prej mëkateve dhe gjynaheve: Edukata prodhuese patjetër duhet të posedon përmbajtje të brendshme të sinqertë dhe cilësi individuale të dalluara, që të mundet ta ndërton brendësinë e personalitetit tek fëmijët. Pastaj, ai fëmi mundet ta jeton jetën e tij si i sinqertë e jo rrenacak, si i pastër e jo i njollosur dhe fëlliqur, dhe gjithmonë të jetë në lidhje me Zotin e tij dhe të ndjen në brendësinë e tij se Ai e kontrollon, dhe kështu të drejtohet sjellja dhe ideologjia e tij, dhe të drejtohen shpresat dhe ambiciet e tija.

    Muadh ibën Xhebeli një ditë u fal me Pejgamberin ,sal-allahu alejhi ue selem, dhe pas namazit i tha Pejgamberi ,sal-allahu alejhi ue selem, Muadhit: ” O Muadh, pasha Allahun të dua për hir të Allahut, prandaj mos harro që pas çdo namazi të thuash: O Zoti im , më ndihmo mua në përmendjen Tënde, në faliminderimin ndaj Teje dhe në formën e mirë të adhurimit”. (Ebu Davudi).

    Pra, ai ,sal-allahu alejhi ue selem, i mësonte se adhurimi është mirësi, begati, dhe fisnikëri prej Allahut azze ue xhel, dhe s’është përpjekje prej njeriut ose aktivitet trupor, por është mbarësi Hyjnore. Të gjithë janë nevojtar për mbarësinë e Zotit të tyre që t’i lehtësohet adhurimi i pranuar. Poashtu, e mësonte se adhurimi kërkon përhershmëri në kërkimin e ndihmës prej Allahut, se pa kërkimin e ndihmës prej Tij, mundet ta bën njeriun të gëzohet me veprat e tij, të bëhet kryelartë e në fund të shkatërrohet. Prandaj, ai ,sal-allahu alejhi ue selem, ngulit në zemrën e tij se besimtari kur e adhuron Allahun e tij duhet të kërkon ndihmë prej Tij, dhe të mbështetet në Atë, se Ai azze ue xhel është i cili e mbarëson njeriun në nënshtrimin e Tij.

    4- Themeli i katërt, Veprimi ose Zbatimi: Edukata e Muhamedit ,sal-allahu alejhi ue selem, është edukatë zbatuese që s’mjafton vetëm me fjalë, por vazhdimisht thirr në veprim dhe zbatim, prandaj s’ka dituri pa vepër, dhe s’ka këshillë pa shëmbëlltyrë, dhe s’ka koncept pa realizim. Muhamedi ,sal-allahu alejhi ue selem, ishte i kujdesshëm që të jenë mësimet e tija për fëmijët e tij edukatë e cila kalon prej fjalës në vepër ndërtimi ose në moral të pëlqyer ose në përmisimin e sjelljes në të mirë.

    Pra , puna në teorinë edukatore Muhamedane është nder, realitet, obligim dhe jetë, dhe është shkak i shpërblimit dhe mjet i dallimit mes njerëzve, thotë Allahu azze ue xhel: ” Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë,e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.”. Zelzele 7-8.

    Zotërimi i një profesioni në mënyrë të përsosur për njeriun është vlera e besimit të lartë, siç ka ardhur në hadith: ” Allahu e donë çdonjërin prej jush, i cili kur punon e zotëron profesionin e vet”. ( Taberaniu)

    Shkallën që e arritën dijetarët në Islam, nuk e arritën thjesht me diturin e tyre, por e arritën kur ia bashkëngjitën diturisë së tyre veprën, kështu që u bënë dijetarët më të aftit për përmisimin në tokë.

    Poashtu, Pejgamberi ,sal-allahu alejhi ue selem, i mësonte se vepër e dobishme dhe e kërkuar është ajo e cila ta ndërton Ahiretin dhe ta përmison dunjan, e jo ajo e cila ta shkatërron dunjan dhe Ahiretin, dhe se çdo individ e ka obligim ta zvogëlon papunësinë dhe pasivitetin prej rritjes, duke iu thënë: ” Që ndonjëri prej jush ta marrë litarin dhe të mbledh dru dhe t’i vejë në shpinë, është më mirë për të sesa të shkojë te dikush që Allahu i ka dhënë pasuri dhe të kërkojë lëmoshë nga ai, i dha ai apo jo“. (Buhariu dhe Muslimi) , dhe i thotë atyre: ” Nëse vjen dita e Gjykimit dhe një besimtar ka në dorë një fidan për të mbjellur para së të vijë ajo ditë, le ta mbjellë”.     ( Ahmedi).

    5- Themeli i pestë, Morali: Muhamedi ,sal-allahu alejhi ue selem, i mësonte se morali i mirë është kufi, i cili e mbron sjelljen prej devijimit, kriminalitetit dhe gabimit. Ai që s’posedon moral të mirë, s’ka shoqëri dhe s’ka vëllazëri, ikin njerëzit prej tij dhe e urrejnë më të afërmit e tij.

    Ai i cili s’ka moral të mirë e mbisundon epshi i tij dhe bie në gabime, dhe çfarëdo diturie të mëson s’shfaqen në të gjurmët e asaj diturie. Edhe pse metologjitë tjera jo islame e ndërtojnë një qytetar të sinqertë, të cilit s’intereson se çka veprojnë të tjerët, metodologjia islame tenton ta ndërton një njeri të sinqertë me moral të lartë, i cili ua do të tjerëve atë që e donë për vete. Vet Pejgamberi ,sal-allahu alejhi ue selem, e sheh se porosia e tij në përgjithësi kristalizohet në një kuptim të vetëm, i cili është morali i mirë dhe edukata në atë moral, dhe thotë: ” Jam dërguar që t’i përkryej vlerat morale”. (Ahmedi), dhe i nxit në kultivimin e moralit të lartë, duke thënë: ” Vërtet më i dashuri te unë prej jush dhe më i afërti te unë ditën Gjykimit do të jetë ai i cili është me moral më të mirë”. ( Ahmedi ).

    Autor: Halid Rushah                                                        

    Përktheu: Irfan Jahiu

  • POROSIA E PRINDIT PËR BIJËN E POSAMARTUAR

    POROSIA E PRINDIT PËR BIJËN E POSAMARTUAR

    – Në ditën e martesës së saj e thirri prindi i saj dhe i tha:

    Bija ime, ti sot transferohesh tek dy duar të huaja. Në këtë natë do të mbulon një kulm i huaj në shtëpinë e një burri të huaj. Në këtë natë do të qëndroj afër krevatit tënd të pastër në shtëpinë time dhe nuk do ta nuhasë më aromën e pastërtisë mbi jastëkun tënd të bardhë. Për herë të parë gjatë jetës sime më rrjedhin lotët sikurse lumi. Sot nga sytë e mi më mungon fytyra e vajzës sime e cila do ta ndriçon shtëpinë e re.

    Sot emocionet dhe ndjenjat e mia më kthejnë mbrapa dhe ma rikujtojnë atë ditë kur familja e nënës tënde ma dorëzoi vajzën e tyre duke iu rrjedhur lotët si lumi nga sytë e tyre. Unë mendoja se ato janë lot gëzimi. Nuk e dija deri më sot se ata i mundonte atë ditë ajo që sot mua më mundon dhe ajo që ma djeg shpirtin në këtë orë ata i djegke atë ditë dhe ajo që ma shtrëngon zemrën dhe shpirtin në këtë moment kur unë të dorëzoj me dy duart e mia te një njeri i huaj, ua shtrëngonte atyre shpirtin dhe zemrën atë ditë.

    Bija ime më beso, se po t’i kisha pasur atë ditë kur e martova nënën tënde ndjenjat e prindit që i ndjej sot, do ta kisha harxhuar jetën time që ta bëj të lumtur nënën tënde ashtu si kam dëshirë sot që burri jot ta harxhon jetën e tij që ty të bën të lumtur. Në këtë moment pendohem për çdo moment që kaloi dhe në të e mundova dhe e ofendova nënën tënde. Sot e paramendoj të ardhmen dhe të parafytyroj se si qëndron para meje duke më thënë se burri im më mundon dhe ofendon. Nuk di çka të veproj? I lutem Allahut që të mos më mundon mua nëpërmjet teje.

    Vajza ime e vogël, njeriu gjithmonë krenohet se gruaja e tij e donë. Për këtë arsye përkujdesu ta paraqesësh dashurinë tënde para familjes së tij. Respektoje familjen e tij se ai donë të krenohet para tyre se e ka martuar një grua e cila e donë dhe e respekton atë dhe familjen e tij.

    Bija ime, kur burri jot zemërohet pranoje zemërimin e tij me qetësi dhe kur gabon shëroje gabimin e tij me durim dhe kur atij i ngushtohet dynjaja zgjeroja atë me gjoksin tënd. Dije se ti je kurorë mbi kokën e tij e zbukuruar me xhevahire ose me thera që ia gjakosin kokën e tij.

    E dashura ime, bëhu për të tokë e nënshtruar dhe ai për ty do të bëhet qiell dhe bëhu për të shtrat e ai për ty do të bëhet si shtyllë. Ruaja nderin dhe syrin e tij dhe përkujdesu që të mos nuhat nga ti përveç se të mirën dhe të mos dëgjon nga ti vetëm se të këndshmen dhe të mos shikon syri i tij vetëm se të bukurën.

    Bija ime rikujtoje se sa u lodha për ty dhe me sa mund të edukova me edukatën më të mirë. Për këtë arsye bëhu shëmbëlltyrë e mirë që të shihet në ty morali i jonë i mirë.

    E lus Allahun e Madhëruar që të sjell lumturi në jetë.

    Vajza ia kap prindit dorën, i rrjedhin lot nga sytë e saj dhe i thotë: Prindi im, sa shumë të dua dhe sa shpresoj që burri im të jetë si ti.

    Prindi im, unë tani nuk posedoj diçka tjetër përpos lutjes sime për ty: O Zot, bëje prindin tim banorë nga banorët e Xhenetit dhe shpërbleje për të gjitha mundimet e tij që i kishte me mua dhe mundësona që të takohemi së bashku me familjet e tona në Xhenetin Tënd.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • POROSI PËR FEMRËN MUSLIMANE

    POROSI PËR FEMRËN MUSLIMANE

    Motra ime muslimane, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ty.

    Allahu, azze ue xhel, i ka lavdëruar gratë muslimane të cilat janë besimtare, durimtare, e të devotshme dhe i ka përshkruajtur se ato janë besnike që ruajnë fshehtësitë që ka urdhëruar Allahu. Prandaj Allahu, azze ue xhel, kur i ka përshkruar cilësitë e besimtarëve  ka thënë: “Dhe Zoti iu përgjigj lutjes së tyre:“Unë nuk do t’ia humb mundin askujt nga ju që ka bërë vepra, qoftë mashkull apo femër.Ju jeni njëlloj (në shpërblim).” Ali Imran 195.

    Motra ime muslimane, pasi që Allahu të nderoi e fisnikëroi me këtë fe dhe të bëri mbretëreshë të vërtet,  dëshiroja ta dhuroj një buqetë këshillash, i cili i përmban në vete dhjetë këshilla që i përngjajnë trëndafilave të bukur dhe me aromë të këndshme:

    Këshilla e parë:  Gruaja muslimane beson se Allahu është Zoti i saj dhe se Muhamedi është i dërguari i saj dhe se Islami është feja e saj. Gjurmët e besimit të saj shihen qartazi në fjalët, veprat dhe mendimet e saja, pra ajo është e kujdesshme prej hidhërimit të Allahut dhe i frikësohet dënimit të Tij të dhimbshëm si rezultat i kundërshtimit të urdhërave të Tij.

    Këshilla e dytë: Gruaja muslimane është e kujdesshme për faljen e pesë  kohëve të namazit me nënshtrim të plotë dhe me abdesë në kohën e duhur, duke mos e preokupuar prej namazit asnjë preokupacion tjetër dhe penguar prej adhurimit asnjë dëfrim. Tek ajo shihen qartazi gjurmët e namazit, për shkak se namazi largon prej imoralitetit dhe të këqijave dhe është fortifikatë e madhe prej mëkateve.

    Këshilla e tretë: Gruaja muslimane është e kujdesshme në veshjen e mbulesës dhe ajo nderohet e fisnikërohet me veshjen e saj. Nuk paraqitet  vetëm se e mbuluar duke kërkuar mbrojtje prej Allahut, azze ue xhel, dhe duke e falënderuar Atë që e fisnikëroi dhe e mbrojti me veshjen e hixhabit dhe dëshiroi pastrimin e saj. Thotë i Lartësuari: “O ti i Dërguar , thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre (të kokës) përreth trupit. Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët.” Ahzab 59.

    Këshilla e katërt: Gruaja muslimane është e kujdesshme në nënshtrimin ndaj burrit të saj, është e butë me atë, e mëshiron, e thirr në të mirë dhe e këshillon, e qetëson, nuk e rrit zërin e saj ndaj tij dhe nuk është e vrazhgët me atë në fjalim.          Transmetohet me një hadith të vërtet se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Ajo grua që i falë pesë kohët e namazit, e agjëron Ramazanin, e mbron nderin e saj dhe e respekton burrin e saj, hyn në Xhenetin e Allahut.”

    Këshilla e pestë: Gruaja muslimane i edukon fëmijët e saj me nënshtrim ndaj Allahut, azze ue xhel, i ushqen me besim të vërtet dhe ia mbjell në zemrat e tyre dashurin ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, sal-allahu alejhi ue selem, dhe i largon prej mëkateve dhe moralit të shëmtuar, thotë Allahu a.v.xh.: “O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë e mbikëqyrin engjëjt  e fuqishëm e të ashpër, të cilët kurrë nuk i kundërshtojnë urdhrat e Allahut, por i zbatojnë menjëherë ato.” Tehrim 6.

    Këshilla e gjashtë: Gruaja muslimane nuk vetmohet me burrë të huaj, transmetohet me një hadith të vërtet se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem,  ka thënë: “Nuk është vetmuar një grua me një burrë, vetëm se shejtani ka qenë i treti i tyre.” Transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu, hadithi është i vërtet.

     Pra, ajo nuk udhëton e vetmuar pa mahrem, nuk i viziton tregjet dhe vendet  publike vetëm se me nevojë edhe atë duke e mbuluar trupin e saj me hixhab.

    Këshilla e shtatë: Gruaja muslimane nuk i përngjason  burrave në atë çka është  e veçantë vetëm se për burrat. Thotë Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem: “I mallkoftë Allahu ata burra që i përngjasojnë  grave dhe ato gra që i përngjasojnë burrave.” Transmeton Buhariu ,Ebu Davudi. Tirmidhiu dhe Ibni Maxheh.

     Poashtu ndalohet përngjasimi me jobesimtaret në atë çka veçohen ato prej zbukurimeve dhe pamjeve, ku  thotë Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem: “Kush i përngjason një populli ai është prej tyre.” Transmeton Ahmedi dhe Shejh Albani thotë se hadithi është i vërtet .

    Këshilla e tetë: Gruaja muslimane në radhët e grave thirr në fenë e Allahut, azze ue xhel, me fjalë të bukura, e duke e vizituar fqinjën e saj, e duke komunikuar me motrat e saj muslimane me telefon e me internet, e duke shpërndarë libra dhe kaseta islame. Ajo vepron me atë çka e thotë dhe kujdeset ta shpëton veten dhe motrat e saja nga dënimi i Allahut. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Të bëhesh shkaktar për udhëzimin e një njeriu është më mirë për ty se sa të posedosh deve të kuqe .” Transmeton Buhariu dhe Muslimi

    Këshilla e nëntë: Gruaja muslimane e ruan zemrën e saj prej dyshimeve dhe epsheve, syrin e saj prej haramit, veshin e saj prej muzikës dhe gjërave të turpshme, të gjitha gjymtyrët e saj prej thyerjes së ligjit të Allahut dhe e di se kjo është devotshmëria. Transmetohet se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem,  me një hadith të vërtet ka thënë: “Turpëroni prej Allahut më turp të vërtet, se kush turpërohet prej Tij me turp të vërtet, e mbron kokën e tij dhe vetëdijen, barkun dhe çka ka në të, dhe kush e kujton pleqërinë i harron kënaqësitë e kësaj bote”. Transmeton Tirmidhiu.

    Këshilla e dhjetë: Gruaja muslimane nuk i kalon ditët dhe netët e saja në gjëra të kota, e ruan kohën e saj dhe e shfrytëzon në të mirë. Nuk është përgojuese, bartëse fjalësh, ofenduese, e papërqendruar e neglizhente. Allahu, azze ue xhel, thotë: Largohuni nga ata që fenë e tyre e marrin si lojë dhe dëfrime që janë mashtruar nga jeta e kësaj bote.!” Enam 70, dhe thotë për një popull që e humbë jetën e tyre duke e kaluar në gjëra të kota : “Kur Ora (e Kiametit) t’u vijë papritur, ata do të thërrasin:“Të mjerët ne, sa shumë që e kemi neglizhuar (Kiametin) në jetën e Tokës!” dhe do të bartin gjynahet e veta mbi shpinat e tyre. Eh, sa e shëmtuar është ajo barrë!” Enam 31.

    Autor: Aid El Karni                                                                

    Përkthehu: Irfan Jahiu

  • MOSRESPEKTI I PRINDËRIT NDAJ FËMIJËS

    MOSRESPEKTI I PRINDËRIT NDAJ FËMIJËS

    Çdo ditë dëgjojmë dhe shohim pamje dhe forma të ndryshme të mosrespektimit të prindërve nga ana e fëmijëve të tyre, kështu që në anën tjetër çdo herë rritet presioni i jonë ndaj tyre, dhe i detyrojmë t’i respektojnë urdhëresat, detyrat, dhe ndalesat, dhe në rast se nuk i respektojnë atëherë i etiketojmë si mosrespektues të prindërve. Po, Islami i ka urdhëruar fëmijët në respektimin e prindërve, dhe i detyroi atyre sjelljen e mirë ndaj tyre, dhe i ndaloi, bile e bëri mëkat të madh, mungesën e respektit ndaj tyre. Mirëpo, në anën tjetër Islami na urdhëroi me një mirësi tjetër, e ajo është mirësjellja jonë ndaj fëmijëve tanë dhe na ndaloi neve prindërve mosrespektimin e të drejtave të tyre.

    Përcillet prej një gjurme, se një njeri së bashku me të birin shkuan te Omer ibën Hatabi ,radijallahu anhu, dhe i tha: “Biri im s’më respekton!” – Iu drejtua Omeri djaloshit: “A s’i druhesh Allahut përshkak mungesës së respektit ndaj prindit tënd?” – Djaloshi tha: “O prijësi i muslimanëve, a ka prindi ndaj fëmijës së tij detyrime?” – Iu përgjigj Omeri ,radijallahu anhu,: “Po, ai detyrohet t’ia zgjedh fëmijës nënën fisnike, ta emërton me emër të bukur, dhe t’ia mëson Kuranin.” – Djaloshi tha: “Pasha Allahun, nënën time nuk e ka zgjedhur fisnike, por ajo është Sindijeh, e ka blerë me katërqind dërhem, pastaj s’më ka emërtuar me emër të bukur, më quajti Xhual (buburrec), dhe s’më mësoi prej Kuranit asnjë ajet.” – U kthye Omeri kah prindi i tij, dhe i tha: “Ti thua i biri s’më respekton, mirëpo ti nuk e respektove atë para se të respekton ai ty.”

    Ibën Kajimi ,Allahu e mëshiroftë, thotë: “Kush e neglizhon edukimin e fëmijës së tij atë çka i bën dobi, vetëm se i ka bërë padrejtësi. Shumica e fëmijëve kanë devijuar në besim dhe moral, s’i rezultat i neglizhencës së prindërve për t’ua mësuar atyre fenë dhe rregullat e saj. Prandaj, i humbën dhe i shkatërruan  kur ishin të vegjël, dhe kështu s’i bënë dobi as vetes së tyre e as prindërve kur u rritën të mëdhenj.”

    Prandaj, o ti prind, mos përshpejto me qortim kur të rikujtoj se ke detyrime ndaj fëmijës tënd. Në rast se ne e neglizhojmë këtë anë, atëherë fëmijët s’janë fajtorë pse në mesin e tyre ekzistojnë të tillë që nuk respektojnë, devijojnë, inatosen, urrejnë, dhe këto veti s’i vërejmë vetëm se atëherë kur paraqiten. Shumë familje dhe shoqëri i mundon ky problem, ndërsa çdo prind dëshiron ta sheh fëmijën e vet në rrugë të drejtë, dhe me moral të mirë, por s’i ta arrimë këtë gradë kur ne i neglizhojmë fëmijët!

    Shumica e shtëpive tona s’i edukojnë fëmijët me elementet themelore të edukatës. Përcjellja, vështrimi, pajtimi, butësia, besa, shoqërimi, dhënia e shanseve, dhe disa prej kuptimeve themelore edukatore përafërsisht s’ekzistojnë tek ne.

    Thotë Pejgamberi ,sal-allahu alejhi ue selem,: “Çdonjëri prej jush është bari (kujdestar) dhe çdonjëri është përgjegjës për kopenë e tij. Imami është bari dhe përgjegjës për kopenë e tij. Burri është bari për shtëpinë e tij dhe përgjegjës për kopenë e tij. Gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe përgjegjëse për kopenë e saj.” (Buhari)

    Poashtu, Pejgamberi ,sal-allahu alejhi ue selem, u thonte shokëve të tij: “Kthehuni te familjet e juaja, jetoni me ta, mësoni ata, urdhëroni ata.” (Buhari)

    Babai shumicën e kohës është i preokupuar me punë dhe sjelljen e furnizimit për shtëpi, prandaj kur kthehet në shtëpi nuk sheh para tij vetëm se mangësi dhe s’kërkon gjë tjetër vetëm se disa orë gjumë që ta rehaton trupin e tij prej lodhjes.

    E ëma tërë ditën mundohet me shpirt t’i plotëson dëshirat e fëmijëve, dhe t’i ushqen me ushqim të mirë që të formojnë trupa të shëndosh, dhe e harron ushqimin kryesor, ushqimin e besimit i cili duhet të ngulitet në zemrat e fëmijëve prej fëmijërisë.

    Prandaj, detyrohemi t’ua mësojmë fëmijëve tanë vetit më kryesore, edhe atë duke filluar prej dashurisë ndaj Allahut, pastaj madhërimin, respektimin e Tij, shpresën tek Ai, frikën prej Tij, dhe mbështetjen tek Ai.

    Pastaj, detyrohemi t’ua mësojmë disa parime të sjelljes dhe moralit, ndërsa mësimi i tyre në fëmijëri e përforcon diturinë dhe njohjen. Si p.sh.: përdorimi i disa fjalëve të shkëputura prej haditheve që flasin për moral, edukatë dhe etikë, pastaj sjellja e mirë, respekti, dhe nderimi i të moshuarve, pastaj etikën e të folurit, s’i të folurit me zë të ulët dhe mos ndërprerja e folësit, pastaj mësimi i disa çështjeve rreth adhurimeve dhe dispozitave, e në krye të saj lidhjen imanore me Allahun azze ue xhel.

    Formimi i një fëmije të shëndoshë s’do të thotë vetëm ndërtimi i trupit të shëndosh, por pa tjetër duhet edhe ndërtimi i zemrës së shëndosh. Formimi i një zemre që e adhuron dhe i nënshtrohet Allahut, ndikon edhe në formimin e një trupi të shëndosh. Thotë Allahu azze ue xhel: “Cili është më i mirë, ai që themelet e godinës së vet i vë në përkushtimin ndaj Allahut dhe në kënaqësinë e Tij apo ai që themelet e godinës së tij i vë në bregun e gërryer dhe që rrokulliset me të në zjarrin e Xhehenemit” Teube 109.

    Poashtu prej elementeve kryesore që ndikojnë në ndërtimin e një fëmije të mirë, është ngulitja e dashurisë për namaz në zemrën e tij prej fëmijërisë. Kjo është edhe  porosia e Pejgamberit ,sal-allahu alejhi ue selem, që prej moshës shtatë vjeçare t’ia mësojmë fëmijëve namazin, kurse në moshën dhjetë vjeçare t’i dënojmë me një dënim të lehtë kur e neglizhojnë atë, dhe ta kuptojnë se namazi s’është thjesht një detyrim që detyrohet ta kryejnë, por është një gjuhë kontakti mes tyre dhe Allahut azze ue xhel. S’duhet ta harrojmë faktin se fëmija do të përkujdeset për namazin, vetëm se atëherë kur e sheh se prindërit e tij përkujdesen për kryerjen e namazit. Ai gjithmonë i pason prindërit e tij dhe në rast se ata s’janë shëmbëlltyrë për fëmijën e tyre, atëherë prej ku do të marr mësim ai fëmi?

    Imam Gazali ,Allahu e mëshiroftë, thotë: “Nuk rrënjoset morali fetar në shpirt, derisa të mësohet shpirti të jeton me vepra të mira, dhe të largohet prej të këqijave, të jetë këmbëngulës  dhe i vazhdueshëm në kryerjen e veprave të mira, e t’i urren veprat e këqija dhe të ndien dhimbje kur i vepron. Morali i mirë fitohet me vepra të mira, me shikimin e njerëzve të mirë dhe shoqërimin e tyre, se ata janë me të vërtet shoqërues të mirë dhe përmisues në tokë. Baza e edukimit të fëmijës është ruajtja e tij prej shokëve të këqij. Çdo fëmi lind me natyrshmëri të pastër, mirëpo ndikimi i rrethit dhe edukata, e krasitin  moralin e tij. Çdo herë kur të paraqitet tek fëmija morali i mirë , dhe vepra e mirë, duhet që ta shpërblejmë me një dhuratë që e gëzon dhe ta lavdërojmë tek njerëzit. Nëse paraqitet tek ai ndonjë vepër e keqe, së pari duhet ta neglizhojmë, por nëse paraqitet prapë qortohet fshehurazi, duke mos e tepruar me qortim çdo herë. Kjo ia lehtëson atij akuzat dhe nuk zemërohet. Është e pëlqyeshme që tek fëmija të mbetet frikërespekti prej prindit se do ta ndëshkon.”

    Poashtu, disa fëmi vuajnë prej keqtrajtimeve të rënda nga ana e prindërve të tyre. Disa prind i ndëshkojnë fëmijët e tyre me rrahje të fortë me shkop, dhe kemi dëgjuar se disa nëna i djegin fëmijët e tyre me pika qiri.

    Këto fëmi s’i harrojnë torturat e prindërve, bile edhe e ruajnë fortë në mendjen e tyre, që më vonë bëhet shkaktar i sjelljes së tyre armiqësore ndaj tjerëve.

    Poashtu, ndonjëherë atyre u shkaktohet gjendje të keqe shpirtërore, dhe s’i rezultat i saj u ekspozohen problemeve të ndryshme, s’i urinimi i padëshiruar, që vjen s’i pasojë e përdorimit të forcës së tepërt për çdo gabim. Ndoshta mund të ndodh që fëmija të fillon të gënjen në shumicën e rasteve për shkak frikës së ndëshkimit.

    Karnixhi, një shkrimtar perëndimor thotë: “Dëgjimi i plotë i tij dhe mos ndërprerja gjatë të folurit është hyrje e vërtet për kthimin e tij prej gabimi pa marrë parasysh se sa inat posedon. Edhe njeriu më paedukatë dhe i vrazhdët në fjalim, s’mundet e të mos  ndikohet prej një folësi durimtar, të butë, i cili e dëgjon folësin kur  irritohet  dhe zemërohet.”

    Ka raste kur prindi e emërton fëmijën e tij me emër të bukur, por s’e thërret me të. Kur gabon e thërret me disa emra që ndikojnë negativisht në gjendjen shpirtërore të fëmijës, si p.sh: ” I dështuar ” , ” I zhgënjyer “, ” I humbur “. Këto thirrje i dobësojnë ambiciet e tij, kurse ne jemi të detyruar t’i përkrahim, t’i nxisim, t’i lavdërojmë, e sidomos para shokëve të tij dhe para moshanikëve të tij, dhe kjo ndikon pozitivisht në shpirtrat e tyre,  i sjell lumturi dhe dëshirë për shtimin e veprave të mira.

    Poashtu, vërejmë edhe ndikime ideologjike që tenton prindi t’ia imponon fëmijës. Shembull, prindi është mjek dhe dëshiron që fëmija i tij të bëhet mjek s’i ai, gjë që  e detyron fëmijën të planifikon plane të caktuara, që ndoshta s’janë me plot dëshirën e tij. Prandaj, prindi duhet t’i respekton aftësitë e tija, edhe në qoftë se janë të dobëta. Ndoshta fëmija është i dobët në mësime, mirëpo posedon talent për ndonjë gjë tjetër. Kështu që prindi duhet t’i vështron aftësitë dhe dhuntitë e fëmijës, që ta din se çka është më e përsosur për fëmijën e tij, dhe do ta vëren se do të ketë rezultat hamendas.

    Sjellja e burrit më gruan e tij ndikon shumë në edukatën e fëmijëve. Vërejmë se s’i burri tallet më gruan e tij, e nënçmon para tyre, dhe normalisht se ajo do ta humb autoritetin e saj para fëmijëve. Ata nuk do ta dëgjojnë fjalën e saj dhe këshillën e saj, prandaj duhet që burri ta respekton gruan e tij, e sidomos para fëmijëve që ata të marrin mësim se s’i duhet të jetë mirësjellja mes dy bashkëshortëve.

    Ndodh ndonjëherë që prindi për shkak probleme jo shtëpiake që e preokupojnë, të irritohet më tepër se sa duhet dhe të ndikon negativisht në marrëdhëniet e tija me fëmijët. Prandaj, prindi është mirë ta pakëson zemërimin e tij  duke kërkuar ndihmë prej Allahut azze ue xhel, duke kërkuar falje dhe istigfar, apo duke marrë abdes kur është në gjendje të irrituar.

    Ne s’mundemi të realizojmë një shoqëri të përkryer dhe njerëz të përkryer që i respektojnë urdhëresat e Allahut, vetëm se duke e forcuar lidhjen e prindërve me Allahun azze ue xhel. Devotshmëria e prindërve është s’i mburojë preventive për fëmijët. Ajo është një prej shkaqeve që e lehtëson shpëtimin e ardhmërisë së fëmijëve, ku thotë Allahu azze ue xhel: ” Le të druajnë nëse ata lënë pas vetes fëmijë të mitur, duke u brengosur për ta, le të kenë frikë Allahun dhe le të flasin drejt.” Nisa 9.

     UMEJMEH EL XHABIR

    PËRKTHEHU: IRFAN JAHIU