Category: Gruaja dhe Familja

  • Fëmijët  tanë dhe namazi

    Fëmijët tanë dhe namazi

    Fëmijët janë bukuria dhe shkëlqimi i kësaj bote, ndërsa ecja e tyre në rrugë të drejtë është dritë dhe kënaqësi e vërtet për sytë e prindërve.

    Për të qajtur është gjendja në xhamitë tona të cilat janë boshe pa prezencën e të rinjve. Të rralla janë ato xhami ku përveç pleqve falen edhe të rinj. Kjo pasha Allahun nuk është mirë për neve dhe tregon se ka devijime në edukatë fetare dhe se kjo është dobësi e prindërve. Në rast se nuk falen sot, kur do të falen ata të rinj në xhemat me muslimanët!?

    Pasi që mëkati më i madh dhe përgjegjësia më e madhe bie mbi prindërit, atëherë së pari e rikujtoj veten e pastaj të gjithë përgjegjësit e familjeve të cilët e morën mbi supe amanetin, me fjalët e Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem: “Çdonjëri prej jush është bari (kujdestar) dhe çdonjëri është përgjegjës për kopenë e tij. Burri është bari për shtëpinë e tij dhe përgjegjës për kopenë e tij. Gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe përgjegjëse për kopenë e saj.

    Allahu, azze ue xhel, na njofton në Kuran dhe thotë: O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë e mbikëqyrin engjëj të fuqishëm e të ashpër, të cilët kurrë nuk i kundërshtojnë urdhrat e Allahut, por i zbatojnë menjëherë ato. Tehrim 6.

    Urdhëroje familjen tënde, që të falë namazin dhe këmbëngul për këtë! Ne nuk të kërkojmë ty ndonjë ushqim: jemi Ne që të ushqejmë! Përfundimi i lumtur qëndron në frikën ndaj Allahut. Taha 132.

    Në një hadith të qartë të cilin na e rrëfen i dërguari i këtij Ummeti Muhamedi, sal-allahu alejhi ue selem, i porosit të gjithë prindërit: “Urdhërojini fëmijët tuaj që të falin namazin në moshën shtatë vjeçare dhe qëllojini (rrihni) që të falen kur të mbushin dhjetë vjeç dhe ndajini nga njëri-tjetri në shtrat.”

    Prej këtij udhëzimi profetik dhe fisnik mësojmë se edukimi i fëmijës për namaz duhet të jetë shkallë-shkallë dhe serioz. Fëmija thirret në moshën shtatë vjeçare ta fal namazin, mirëpo nuk rrihet vetëm se atëherë kur i mbush dhjetë të plota. Periudha tre vjeçare duhet të jetë e mjaftueshme që t’i ngulitet në zemër dashuria ndaj namazit dhe brenda kësaj periudhe ai thërritet mbi pesëmijë herë për faljen e namazit! Ai që i përgjigjet kësaj thirrjeje vazhdimisht brenda tri viteve, a ka nevojë që ta rrahësh pas pesëmijë namazeve!? Të paktë janë ata prindër që e praktikojnë porosinë profetike dhe kanë nevojë për edukim pasi t’i mbushë fëmija i tij dhjetë vite. Numri i shumtë i namazeve dhe shkuarja e tij e shpeshtë në xhami brenda këtyre viteve, do të jenë shkak për bërjen e namazit pjesë të programit ditor të tij.

    Sot shumica e njerëzve i rrahin fëmijët e tyre për çështje të kota dhe banale të cilat nuk e arrin në vlerë gradën e namazit. Kush e mendon gjendjen e namazit të sabahut dhe sa prej fëmijëve dhe të rinjve prezantojnë në faljen e tij, do të mërzitet për gjendjen e Ummetin të Islamit!

    Ku janë prindërit të cilët janë të detyruar t’i zgjojnë fëmijët e tyre?

    Abdullah ibën Abasi, radijallahu anhu, na rrëfen se kishte shkuar te tezja e tij Mejmuneh, radijallahu anha,  dhe pasi që u errësua erdhi i Dërguari i Allahut, sal-allahu alejhi ue selem, dhe i pyeti: “A u fal djaloshi?” – I thanë: ” Po, o i Dërguar i Allahut u fal.”

    Ibën Omeri, radijallahu anhu, thonte: “Fëmijës i mësohet namazi atëherë kur e dallon të djathtën e tij prej të majtës.”

    Të parët tanë i vështronin me vëmendje fëmijët e tyre se a e falnin namazin dhe i pyesnin rreth saj.

    Nga Aisha, radijallahu anha, na përcillet të ketë thënë: “Sahabët i merrnin fëmijët e tyre në xhami, që të falen me ta. Njëkohësisht u jepnin ushqime të shijshme vetëm e vetëm që t’i inkurajojnë ata të vijnë në xhami e të falen me ta.

    Muxhahidi, Allahu e mëshiroftë, na njofton se njëri prej sahabëve e kishte pyetur birin e tij: “A u fale me ne? A e arrite tekbirin fillestar? – Ju përgjigj: “Jo”  -Atëherë i tha: “Biri im je privuar prej një mirësie të madhe sa njëqind deve të gjitha syzezë.”

    O ju prindër, mos lejoni që nesër të dalin prej duarve të juaja fëmijë që nuk falen dhe të bëheni mëkatar për nxjerrjen e tij në këtë Ummet si jobesimtar prej prindërve musliman edhe atë me pakujdesi dhe mëshirë përmbysëse.

    I frikoheni ftohtit dhe nuk e zgjoni prej gjumi për namazin e sabahut, i frikoheni nxehtit dhe nuk e lejoni të shkon në namazin e ikindisë! Allahu, azze ue xhel, thotë: “Thuaju: “Zjarri i Xhehenemit është edhe më i nxehtë!” Veç sikur të kuptonin!” Teube 81.

    Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Kush e neglizhon edukimin e fëmijës së tij atë çka i bën dobi, vetëm se i ka bërë padrejtësi. Shumica e fëmijëve kanë devijuar në besim dhe moral, si rezultat i neglizhencës së prindërve për t’ua mësuar atyre fenë dhe rregullat e saj. Prandaj, i humbën dhe i shkatërruan  kur ishin të vegjël, dhe kështu si bënë dobi as vetes së tyre e as prindërve kur u rritën të mëdhenj.”

    O ju prindër, kujdesia për faljen e fëmijëve në xhami ka shumë dobi, prej saj:

    – Largimi i përgjegjësisë para Allahut, azze ue xhel, dhe mbrojtja prej mëkatit pas ngulitjes së dashurisë ndaj namazit dhe urdhrit për faljen e tij.

    Ibën Tejmijje, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Kush është përgjegjës i fëmijës apo jetimit apo robit dhe nuk e urdhëron në faljen e namazit, atëherë përgjegjësi dënohet dhe i tërhiqet vërejtje me rrahje të rëndë për shkak se i ka bërë mëkat Allahut dhe Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem.”

    – Shpresa për shpërblim për atë që e vepron fëmija i tij.

    Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Kush thërret në udhëzim, ai do të ketë shpërblimin e tij dhe shpërblimin e atyre që do e veprojnë pas tij, duke mos e pakësuar aspak shpërblimin e tyre.”

    – Ndjenja se i biri është nën mbrojtjen dhe kujdesin e Allahut, azze ue xhel, tërë ditën.

    Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Kush e fal namazin e sabahut me xhemat është nën mbrojtjen e Allahut.”

    – Largimi i fëmijës kur të rritet prej rrethit të jobesimtarëve dhe munafikëve.

    Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: Marrëveshja mes nesh dhe atyre është namazi, kush e len atë vetëm se ka ba kufër.”

    Nuk ka namaz më të vështirë për munafikët se namazi i sabahut dhe jacisë. Po ta dinin se çfarë vlere dhe të mirash ka në to, do të vinin po qe nevoja edhe duke u zvarritur.”

    – Rritja e fëmijës në mirësi dhe në rrugë të drejtë që të bëhet thesar për të dy prindërit pas vdekjes së tyre.

    Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, mirësinë dhe drejtësinë e fëmijës e bëri kusht për t’i bërë dobi prindërve: “Kur njeriu vdes, atij i ndërpritet puna, përveç tre gjërave: Lëmosha e vazhdueshme, dija nga e cila përfitohet pas tij, apo fëmija i mirë që lutet për të.”

    Zoti im, bëj që unë dhe pasardhësit e mi të kryejmë përherë namazin! O Zoti ynë, na i prano lutjet! Ibrahim 40.

    O ti prind musliman, 

    Këto janë disa shkaqe të cilat ndihmojnë që fëmija jot ta fal namazin:

    1. Së pari ti o prind duhet të jesh shëmbëlltyrë për fëmijën tënd duke qenë prej atyre që e falin namazin dhe kujdesen për të. Fëmija kur t’i mbush të shtatat dhe fillon t’i dallon gjërat merre me vete në xhami për faljen e namazit, se fëmija rritet ashtu si e mëson prindi i tij.
    1. Jepi përparësi çështjeve të ahiretit para atyre të dunjas dhe ngulite këtë besim në mendjen dhe zemrën e fëmijës tënd. Mos të bëhen provimet shkollore më të rëndësishme se falja e namazit, dhe mos të bëhet përsëritja për në shkollë më e rëndësishme se shkuarja në xhami. Nuk është krenari që fëmija jot të bëhet njeri me pozitë dhe me famë ndërsa ai është prej munafikëve ose jobesimtarëve që nuk prezantojnë në faljen e namazit. Mjafton të jesh krenar kur e di se i biri ushqehet prej asaj çka e fiton dora e tij dhe ai e fal namazin, kurse bashkimi i dy çështjeve padyshim se është më e mira.
    1. Bëhu durimtar dhe këmbëngulës se kjo çështje është e rëndë dhe lodhëse: “Urdhëroje familjen tënde, që të falë namazin dhe këmbëngul për këtë! Taha 132 , dhe përgëzohu se fundi është i ëmbël: “Ata që luftojnë për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt udhëve Tona. Vërtet, Allahu është me punëmirët!” Ankebut 69.
    1. Lexoja dhe mësoja fëmijës tënd hadithet që flasin mbi namazin. Sqaroja dispozitat e sheriatit për atë që nuk e fal namazin dhe çfarë dënimi e pret në dunja dhe ahiret. Tregoi se ai që e fal dhe kujdeset për të është prej atyre që Allahu i do dhe i mbron dhe shpërblimi i tij është xheneti. Mos i thuaj se ti je ende i vogël dhe se ka kohë për ty kur do të falesh, por mësoja formën e faljes, dispozitat e saj dhe dobitë e saj se ajo i ndihmon në formimin e personalitet.
    1. Nxitni ata me shpërblime dhe dhurata të ndryshme për çdo namaz që e falin. Më kujtohet një prind i cili fëmijëve të tij për çdo namaz të sabahut të cilin e falnin në xhami u dhuronte të holla dhe si fryt i kësaj metode njëri prej fëmijëve iu bë një prej dijetarëve më të mëdhenj. Poashtu më kujtohet një plakë e cila dilte me birin e saj në namazin e sabahut çdo ditë, dhe Allahu e fisnikëroi plakën me birin e saj dhe ia bëri prej hafizave të Kuranit dhe një prej imamëve të njohur dhe e bëri njeriun që më së shumti e respekton nënën e tij.

    Abdullah ibën Mesudi, radijallahu anhu, thonte: “Kujdesuni që fëmijëve mos t’u ikë koha e namazit. Pastaj bëjani atyre shprehi të mirën, sepse e mira duhet të bëhet traditë”

    1. Lutu për fëmijën tënd në çdo kohë dhe tento që ndonjëherë ai t’i dëgjon lutjet e tua për namaz dhe udhëzim dhe begati. Prej lutjeve të profetëve dhe njerëzve të mirë ishte lutja: Zoti im, bëj që unë dhe pasardhësit e mi të kryejmë përherë namazin! O Zoti ynë, na i prano lutjet! Ibrahim 40.
    2. Shoqëro fëmijën tënd me njerëz të mirë besimtarë që e lexojnë Kuranin dhe e falin namazin me xhemat.
    3. Mendo çdo herë kur dëshiron të blen shtëpi që ajo të jetë afër xhamisë se ajo të ndihmon shumë në nënshtrim ndaj Allahut, dhe posaçërisht i ndihmon fëmijës tënd në faljen e namazit.
    4. Mendo ndonjëherë se fëmija jot të cilin e do mund të bëhet lëndë djegëse në rast se nuk falet: O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” Tehrim 6.
    5. Bëhu serioz dhe këmbëngulës në urdhërimin e tyre për faljen e namazit. Kujdesu që t’i zgjosh prej gjumi në namazin e sabahut dhe merri të gjitha sebepet e mundshme, se fëmija kur e sheh se prindi ka seriozitet në këtë çështje atëherë edhe ai do ta merr çështjen me seriozitet. Bashkëpuno me imamin e xhamisë që ta nxit fëmijën tënd dhe të tjerëve në faljen e namazit dhe t’i përcjell ata se a prezantojnë rregullisht në xhami.

    O ju prindër musliman, kjo rrugë është e rëndë dhe lodhshme, por më e lodhshme dhe më e mërzitshme është kur ta shohësh fëmijën tënd të devijuar, me alkool dhe me drogë ne duart e tij, prandaj lufto se mundi jot në fund do të shpërblehet: “Ata që luftojnë për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt udhëve Tona. Vërtet, Allahu është me punëmirët!” Ankebut 69.

    E lus Allahun, azze ue xhel, që t’i përmison dhe drejton familjet dhe pasardhësit tanë dhe t’i bën kënaqësia dhe drita e syve të prindërve.

    Nga arabishtja: Irfan Jahiu

  • DASHURIA NË HALLALL DHE NË HARAM!!

    DASHURIA NË HALLALL DHE NË HARAM!!

    Motra ime, dashuria në të lejuarën është një furnizim i bukur i cili është nisur drejt teje, mos e lodh veten duke e kërkuar atë.

    Zemra e jote është më e shtrenjtë sesa t’ia dorëzosh atij që nuk të marton.

    Rikujtoje emrin e Allahut “Vigjilues” dhe largohu nga ajo që të pasionon dhe mos e lejo veten të mashtrojnë fjalët e ëmbla.

    Dashuria në haram i shëmbëllen ujit të kripur, i cili nuk e shuan etjen, po e shton atë deri në shkallën e etjes së fortë.

    Kurse dashuria në hallall i shëmbëllen ujit të ëmbël, i cili ta shuan etjen dhe të ngop me dashuri dhe me mëshirë.

    Kush e len një gjë për hir të Allahut, i zëvendësohet me diçka më të mirë se ajo.

    Je e bindur në Allahun dhe ruaje zemrën tënde dhe ndjenjat e tua për atë që i meriton, të cilin ta ka caktuar Allahu për burrë në hallall, e jo për atë që dëshiron të luan me ty.

    Ruaji ato për atë që ta ka caktuar Allahu për burrë në kohën e duhur dhe në kohën e përshtatshme për ty dhe le të bëhet parulla jote: Nëse përmbaheni, kjo është edhe më mirë!”. Nisa 25.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • O JU BURRA, BËHUNI TË SJELLSHËM NDAJ GRAVE!!

    O JU BURRA, BËHUNI TË SJELLSHËM NDAJ GRAVE!!

    Një burrë e përshkruan gruan e vet dhe thotë:

    Para disa netëve i shtrirë mbi shtratin tim dhe disa minuta para se të flejë, ia drejtova shikimin tim gruas sime e cila ishte në gjumë, dhe fillova ta meditoj gjendjen e saj dhe në vetvete të them:

    E mjera!! Pasi që jetoi me vite në mesin e prindërve dhe familjarëve, erdhi të flejë përball një burri të huaj për të. E la shtëpinë e prindërve, e la përkëdheljen e tyre, e la kënaqësinë në shtëpinë e familjes së saj dhe erdhi te një burë, i cili e urdhëron në të mirë dhe e ndalon nga e keqja dhe të cilit i shërben në atë që është i kënaqur Allahu dhe kjo e tëra për hir të fesë së saj.

    Pastaj ia parashtrova vetvetes disa pyetje: Si mundin disa burra t’i rrahin gratë e tyre dhe të përdorin forcë mbi to, pasi që ajo e la familjen e saj dhe erdhi te ai?!

    Si mundin disa burra të largohen nga shoqëria e grave të tyre dhe të shkojnë me shokë nëpër restorante e të hanë dhe të mos mërziten aspak për ato që i lanë në shtëpi?!

    Si mundin disa burra ta kalojnë më shumë kohën e tyre jashtë, se sa kohën e tyre ta kalojnë me gratë dhe familjet e tyre?!

    Si mundin disa burra që shtëpinë ta bëjnë burg për gratë e tyre, mos ti nxjerrin jashtë aspak dhe mos ti shoqërojnë?!

    Si mundin disa burra t’ia lejojnë vetvetes që gratë e tyre të flenë me zemra të thyera e të zemëruara dhe me sy të përlotura?!

    Si mundin disa burra të udhëtojnë dhe t’i lajnë gratë dhe fëmijët e tyre dhe gjatë udhëtimit mos të interesohen aspak për ta? !

    Si mundin disa burra të jenë të shkujdesur ndaj përgjegjësive për të cilat do të jep llogari para Allahut, ashtu si na ka lajmëruar i Dërguari Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

    O ju burra, bëhuni të sjellshëm dhe të butë ndaj grave. Ato nuk i fisnikëron përveç se fisniku!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • BRENDA 15 MINUTAVE MË LINDËN TRE FËMIJË!!

    BRENDA 15 MINUTAVE MË LINDËN TRE FËMIJË!!

    – Shejh Kishku, Allahu e mëshiroftë, thotë: Një ditë nga ditë më tregoi një burrë dhe më tha:

    Dëshirova ta kontrolloj lindjen e fëmijëve dhe ta përcaktoj numrin e pasardhësve. Për këtë arsye isha shumë i kujdesur dhe i rrija shumë gati gruas që t’i përdorë barnat për pengesën e shtatzënisë. Tre vite rishtazi e pengova shtatzëninë, mirëpo një natë nga netët gruaja harroi t’i merr barnat dhe mbeti shtatzëne. Kur i erdhi koha e lindjes, e dërgova në spital të lind dhe mjekja pasi që e kishte lindur gruaja fëmijën erdhi dhe më tha, si dëshiron ta emërtosh fëmijën? I thash do ta emërtoj me këtë emër!!

    – Pas pesë minutave prapë erdhi dhe më pyeti si dëshiron ta emërtosh fëmijë e dytë?!

    I thash e emërtoj me këtë emër!

    – Pas pesë minutave prapë erdhi mjekja dhe më pyeti si dëshiron ta emërtosh fëmijën e tretë?!

    Thash, subhanallah – i lartësuar qoftë Allahu!! Tre vite rishtazi tentova ta pengoj shtatzëninë dhe Allahu e shkurtoi atë kohë brenda 15 minutave!! Më lindën tre fëmijë brenda 15 minutave!!

    – Kush i mbizotëron të gjitha çështjet?? Në dorën e kujt janë të gjitha çështjet?? Atij nënshtroja çështjet … Atij nënshtroja çështjet?

    Përcaktimi i pasardhësve nuk i zgjidh problemet dhe nuk e largon fukarallëkun. Gjynahet, gjynahet janë shkaktare … alkooli … kamata … bixhozi … padrejtësia … bartja e fjalëve … mosrespektimi i farefisit … imoraliteti. Këto janë që i sjellin problemet dhe e ndërpresin rrëskun dhe e pengojnë zgjidhen e problemeve. Pasha Allahun gjynahet dhe askush tjetër përveç tyre.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • SI U MARTUA GRUAJA QË KISHTE SIHËR TË MOS MARTOHET!!

    SI U MARTUA GRUAJA QË KISHTE SIHËR TË MOS MARTOHET!!

    Shejh Dr. Muhamed el Arifi, Allahu e ruajt, thotë: Më lajmërua një grua dhe më tha se është e sëmurë nga magjia (sihri) dhe se nga sihri i saj nuk mundet të martohet!
    I thash: E kam një ilaç për ty, mirëpo a mundesh të durosh në të?
    Më tha: Po, do të bëj sabër.
    I thash: Unë betohem në Allahun, se ti nëse e merr ilaçin do të martohesh edhe pse magjistari nëpërmjet këtij sihri synon që ti mos të martohesh!!
    Më tha: Cili është ilaçi?!
    I thash: Thënia: HASBIJALLAHU UE NI’MEL VEKIL (Më mjafton mua Allahu, sa mbështetës i mirë që është). Përsërite këtë shpesh dhe je e bindur thellësisht në të!
    Pasha Allahun, pas një muaji mu lajmërua përsëri dhe më tha: Të përgëzoi se jam fejuar dhe se martesa ime do të jetë shumë afër!!
    I thash: Si erdhi deri te kjo?!
    Më tha: Pasha Allahun, nuk u ndala duke thënë: HASBIJALLAHU UE NI’MEL VEKIL.
    Kjo është porosi: Për çdo të mërzitur, të pikëlluar dhe të dëmtuar, të sëmurë dhe të ngarkuar me borxhe, për atë që nuk mundet të bën fëmi dhe që është në depresion.
    “HASBIJALLAHU UE NI’MEL VEKIL”
    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

     

  • O TI BURRË, A E VEPRON KËTË?!

    O TI BURRË, A E VEPRON KËTË?!

    O ti burrë, të drejtohem vetëm se ty??

    Gruaja është me ndjenja të buta dhe në shpirt është e ndjeshme. Posedon aq dashuri sa që nëse u shpërndahet zemrave të burrave do t’ju mjaftonte. Krijesë të cilën Allahu e krijoi të bukur dhe të ëmbël dhe të dashur … të cilën e krijoi vetëm se për ty. Po, paramendoje këtë … Allahu gruan nuk e krijoi vetëm se për ty, o biri i Ademit. Ka raste kur gruaja kalon nëpër periudha të dobësisë dhe ndryshon me ndryshimin e kohës dhe vendit. Ka mundësi të ndikohet nga ajo që e godet nga pikëllimi, mërzia apo mallëngjimi dhe të hulumton pas kënaqësisë dhe pas gjoksit në të cilin do të ngushëllohet. Kthehet në të majtë e në të djathtë dhe nuk e gjen askënd përveç teje, o ti burrë. Ajo nga ti donë që ta ringjallsh dhe t’i japish fuqi që të vazhdon të dhuron dhe të shkëlqen.

    Nganjëherë nga ajo rrjedhin lot … dhe mjeri ti nëse ato lot i pret me qeshje dhe me tallje. Mjerë për ty nëse thua se ato lot të saj janë lot krokodili. Mjerë për ty dhe mjerë për ty, të pretendosh se është mashtrim apo trillim. Ato lot janë lot të sinqerta .. me to del dhembja e saj, me to del dashuria e saj dhe me to del fisnikëria e saj. Mjerë për ty të bien ato lot nga syri i saj … e ti të mos lëvizsh, mjerë për ty dhe mjerë për ty.

    Mos luaj me ndjenjat e saj … apo të pakësosh nga dhembjet e saj … apo të largohesh nga pikëllimi i syve të saj, të cilat pushojnë kur ty të shikojnë. Mjerë për ty ta lash me lotët e saj e ti të mos të qash me të, qoftë ajo me puthje apo me përqafim apo me fjalë që ia kthejnë asaj rehatinë. Bëje që ajo të shtrihet mbi kraharorin tënd deri sa t’i mjafton dhe deri sa të buzëqesh dhe deri sa të ndjehet si femër.

    Mjerë për ty nëse ajo e shtrin dorën e saj ta prek gjoksin tënd… dhe ty nuk të gjen. Në këtë rast dhe vetëm se këtu bëhu njeriu më i mirë … këtu bëhu burri më i mrekullueshëm.

    Mjerë për ty nëse këtu nuk i gjen ndjenjat e tua.

    Mjerë për ty nëse këtu nuk i gjen të shtrira duart e tua.

    Mjerë për ty nëse nuk të gjen ty në këtë rast.

    Mjer për ty … nëse ajo i rikujton lotët e saj dhe të qeshurin tënd, dhembjen e saj dhe kryelartësinë tënde dhe dobësinë e saj dhe talljen tënde.

    Mjerë për ty nëse ajo nuk të konsideron asgjë. Ti sa do të përpiqesh pas kësaj, ti je asgjë. A dëshiron të jesh në jetën e gruas asgjë?!

    Mjerë për ty të veprosh kështu dhe të shkon burrëria jote.

    O ti burrë, kjo krijesë nuk ka askënd pas Allahut, përveç teje.

    Të lutem, të lutem … mos e nënçmo. Ajo është gruaja jote.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • BABAI IM, PSE NUK E FAL NAMAZIN E SABAHUT?!

    BABAI IM, PSE NUK E FAL NAMAZIN E SABAHUT?!

    Një ditë nga ditët mësuesi gjatë orës së mësimit filloi të flet për namazin, e në veçanti për vlerën dhe rëndësinë e namazit të sabahut. Fjalimi i mësuesit ishte shumë prekës dhe ishte një mesazh i rëndësishëm për çunat që i mësonte të klasës së tretë të shkollës fillore. Në mesin e atyre çunave gjendej një çun, i cili u ndikua shumë nga fjalimi i mësuesit të tij.

    Ai më herët asnjëherë nuk e kishte falur namazin e sabahut, as ai e as familja e tij!! Kur u kthye në shtëpi, filloi të mendon për të nesërmen, se si të zgjohet për namazin e sabahut!? Mendoi, mendoi dhe në fund nuk gjeti asnjë zgjidhje tjetër, përveç se tanë natën të mos flenë dhe ta pret kohën e namazit të sabahut! Dhe me të vërtet, e realizoi atë që e mendoi!! Kur e dëgjoi ezanin, doli nga shtëpia dhe u nis drejt xhamisë për ta falur namazin e sabahut, mirëpo rrugës i doli një problem?! Xhamia ishte shumë larg dhe frikohej të shkon i vetëm. Nga mërzia filloi të qan dhe u ul para dere, kur në ato momente papritmas e dëgjoi zhurmën e këpucëve që vinte nga rruga. E hapi derën dhe doli shpejt! Kur doli jashtë e vërejti një plak të cilin e njihte,  ishte gjyshi i shokut të tij Ahmedit, djalit të fqiut. Plaku ishte nisur në drejtim të xhamisë për ta falur namazin dhe fëmija filloi të i shkon pas, mirëpo me qetësi të madhe që të mos e vëren plaku. Çuni frikohej se nëse plaku e vëren se i shkon pas shpine, do ta lajmëron familjen e tij dhe ata do ta ndalin nga namazi dhe do ta dënojnë.

    Në këtë mënyrë veproi një periudhë të gjatë, për çdo mëngjes dilte e priste plakun dhe i shkonte pas shpine deri në xhami, e pastaj kthehej në shtëpi. Mirëpo pas një periudhë plaku ndërroi jetë, dhe kur e kuptoi çuni u mërzit tepër derisa filloi të qan pandërprerë. Prindi i tij kur e pa të birin në atë gjendje u çudit dhe e pyeti duke i thënë: O biri im, pse po qan për plakun shumë? Ai nuk ka qenë mosha e jote që të luash me të dhe nuk ka qenë i afërmi jot e mos ta shohësh më?! – Shikoi çuni prindin e vet me sy të lotuara e të pikëlluara dhe i tha: Më mirë kishte qenë që ti të vdesësh,e jo plaku?! – Prindi nga këto fjalë të birit u tremb, dhe u çudit se pse ia thotë i biri këto fjalë dhe pse e donë plakun aq shum?!  – Ky çun i dashur iu përgjigj prindit dhe i tha: Unë nuk qaj se e humba as për atë e as për atë?! – E atëherë pse qan, e pyeti prindi?? – Qaj për hir të namazit! Po, për hir të namazit!!

    Dhe duke i rrjedhur lotët i tha: O prindi im pse, pse nuk e fal namazin e sabahut?? Pse o babai im, nuk bëhesh sikurse ai plaku dhe sikurse shumë të tjerë të cilët i pash se e falnin namazin?! – Ku i vërejte ata se e falnin namazin, u çudit prindi?! Në xhami,o prindi im!! – Si ka mundësi ti kishe parë ti në xhami, u çudit prindi?!

    Çuni në fund ia shpjegoi rastin dhe ia qartësoi se si shkonte në namazin e sabahut pas plakut edhe atë për çdo ditë!! Nga fjalët e të birit, prindi u prek dhe u ndikua shumë, derisa filloi lëkura t’i rrëqethet dhe lotët t’i rrjedhin dhe në fund ta përqafon të birin.

    Nga ajo ditë, ai asnjëherë nuk e la namazin në xhami.

    I lumtë atij prindi … i lumtë atij çuni … dhe i lumtë atij mësuesi.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • XHELOZIA, KU MË DËRGOI!!

    XHELOZIA, KU MË DËRGOI!!

    Një vajzë, e cila gjendej në brendësinë e Haremit në Meke, na rrëfen dhe thotë: Brenda Haremit në Meke e vërejta një plakë e cila falej, qante dhe i ngrinte duart e saj dhe i lutej Allahut duke qarë. Më herët nuk kisha parë si kjo plakë dhe kjo më ngjalli interes të shkoj dhe të ulem afër saj dhe ta pyes për gjendjen e saj. Iu afrova dhe  i thash: Oj nëna ime, çka është problemi me ty?! E shoh se qan shumë, cili është tregimi jot?! – Plaka duke i rrjedhur lotët më tha: Qaj nga dënimi i vetes!

    I thash: Si ashtu?!

    Mu përgjigj: Isha e martuar me një burrë dhe e dashuronim njëri-tjetrin marrëzisht, mirëpo Allahu gjatë martesës me të nuk na furnizoi me fëmi. Kjo filloi të ndikon në jetën tonë dhe fillova të mërzitem për burrin tim, derisa i propozova të martohet me një grua të dytë. Ai refuzoi menjëherë, mirëpo unë këmbëngulja në kërkesën time me ditë, me javë, me muaj, derisa në fund edhe pranoi.

    E zgjodhi një vajzë dhe e fejoi dhe unë isha prezente me të kur e martoi. Pas një kohe filloi të paraqitet në zemrën time zjarri i xhelozisë kur e shihja se ai anon kah ajo më së shumti, e sidomos kur mbeti shtatzëne dhe ia lindë një djalë të bukur. Çdo ditë më shtohej zilia dhe xhelozia ndaj saj, e sidomos kur e shihja se i afrohet asaj më shumë se sa mua. Një ditë më erdhi dhe më tha se dëshiron të udhëton me gruan e re dhe se do ta len fëmijën me mua. Unë pranova pa diskutim, për arsye se nuk kishte tjetër kush të kujdeset për të përveç meje. Ditën e parë të udhëtimit fëmija qëndronte para meje dhe luante. Ishte një natë dimri e ftohët dhe acari, i mora disa drunj dhe e ndeza zjarrin që të ngrohet dhoma. Fëmija duke lozur, ndërkohë mua zjarri i xhelozisë dhe zilisë ma digjte zemrën, iu afrua zjarrit dhe e kapi një gacë dhe unë shpejtova kah ai, mirëpo në vend se t’ia largoj dorën nga zjarri, unë ia mbajta edhe më tepër derisa dora e tij u shkrumbua mbi zjarr. U qetësua zjarri i zemrës sime, mirëpo nuk u fik tërësisht.

    Pas ndodhisë, disa orë më vonë më erdhi lajmi se burri im dhe gruaja e tij e re kishin  bërë ndeshje dhe kishin vdekur të dytë. U ndjeva e vetmuar pa askënd afër, përveç se këtij fëmijës me dorë të djegur.

    Fëmija filloi të rritet, kurse mua brenda kohe dashuria ndaj tij filloi të më shtohet dhe ai gjithashtu më donte shumë.  Ai u bë përgjegjësi im, ai përkujdeset për mua dhe i kryen nevojat e mia. Me mua ka qenë gjithmonë i butë dhe i sjellshëm duke i respektuar ligjet e Allahut dhe duke më thërritur me emrin “nënë”. Çdo herë kur më thërret me këtë emër, zemra ime digjet nga pikëllimi e mërzia dhe çdo herë kur ia shoh dorën e tij të djegur, zemra ime copëtohet dhe qaj shumë.

    Nuk e di se si do të ishte gjendja ima pa këtë fëmi.

    Allahu i Madhëruar thotë: Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju e mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju. Allahu di, kurse ju nuk dini. Bekare 216.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • SI T’IA BËSH FAMILJES GRUAN TËNDE TË DASHUR?!

    SI T’IA BËSH FAMILJES GRUAN TËNDE TË DASHUR?!

    Çështja e gruas dhe familja e burrit të saj me kalimin e viteve ende vazhdon të jetë një ndër problematikat që ballafaqohen me të bashkëshortët, e sidomos ata të porsamartuarit.

    Ka nga gratë të cilat dëshirojnë që burrin ta bëjnë të lumtur dhe tentojnë që t’i afrohen atij duke ia respektuar familjen dhe duke e respektuar dhe e dashur atë. Ka nga gratë që sillen mirë me familjen e burrit dhe nëpërmjet tyre dëshirojnë ta fitojnë kënaqësinë e Allahut dhe të fitojnë shpërblime dhe për këtë mirësjellje nuk dëshirojnë falënderime e as shpërblime nga ana e njerëzve. Ka nga gratë që para martesës së tyre në vetvete bartin zemërim dhe urrejtje ndaj familjes së burrit dhe menjëherë pas martesës fillon ta nxjerr apo ta zbrazë atë që e ndjen në zemrën e saj dhe tenton të mbisundon në shtëpi. Ka nga gratë që shohin në burrat e tyre sjellje të keqe ndaj familjarëve të tyre dhe për këtë arsye edhe ato u hakmerren burrave nëpërmjet sjelljeve të keqe ndaj familjeve të tyre.

    Në vazhdim do t’i sjelli shkurtimisht disa këshilla të rëndësishme, për përmisimin e kësaj çështjeje me qëllim që gruaja të bëhet më e dashur në familjen e burrit të saj:

    1. Burri pasi që ta zgjedh gruan e ndershme, e cila e kupton fjalën bamirësi, duhet t’ia qartëson gruas nga fillimi i martesës së tyre, se kënaqësia e prindërve të tij do të jetë çelës i cili e hapë derën e zemrës së tij, nëse ajo dëshiron të hyn në atë zemër. Kjo do ta bën gruan që nga fillimi i martesës ta vlerëson dhe ta nderon familjen e tij.
    2. Gruaja nuk duhet të detyrohet të vepron gjëra të cilat nuk mundet t’i përballon vetëm e vetëm të kënaqet familja, po detyrohet që shërbimin e saj ndaj tyre ta bën që të buron nga brendësia e saj, pra të jetë shërbim që ajo dëshiron me vet dëshirë ta kryen.
    3. Burri duhet të nxiton dhe të ngutet për në përmisimin e raporteve mes tyre, prindërve dhe gruas, që nga fillimi i martesës, duke i lajmëruar prindërit se ajo i donë dhe i lavdëron sikurse i donë dhe lavdëron prindërit e saj. Dhe e kundërta, të shkon ta lajmëron gruan e tij se familja dhe prindërit e tij, të gjithë, e lavdërojnë atë dhe e respektojnë dhe çdo herë gëzohen me takimin e saj.
    4. Burri nëse i blen gruas së vet diçka që ky e donë ose ajo vet e dëshiron, mirë është që t’ia qartëson se kjo ide ka qenë e prindërve të tij, dhe e kundërta, nëse dëshiron që t’i dhuron prindërve ndonjë dhuratë ti lajmëron ata se kjo ka qenë ide e saj. Kjo lind dashuri dhe afrim mes tyre.
    5. Burri duhet të jetë i kujdesshëm nga bartja e fshehtësive të shtëpisë së tyre dhe të familjes së tij. Shumë nga gratë dëshirojnë t’i ruajnë fshehtësitë e tyre, e veçanërisht nga jeta e tyre private, dhe mos tua tregojnë të tjerëve, kështu që nëse burri i shpalos ato atëherë ka mundësi që ajo të ndjen ndaj familjes së tij një lloj urrejtje. Shpalosja e fshehtësive shkakton armiqësi e urrejtje, dhe dëmi është aq i madh sa nuk mundet të numërohet.
    6. Nuk duhet që të dyja palët të ndërhyn në punët e tjetrës. Burri duhet të jetë i kujdesshëm që të mos ndërhyn familja në problemet e tij me gruan e vet, me qëllim që të mos bie gruaja e tij në një pozitë të keqe dhe jo të lakmuar para familjareve. Poashtu duhet të jetë i kujdesshëm mos ta kritikon para prindërve apo familjarëve, për arsye se kjo e bën të turpërohet.
    7. Burri duhet që ta respekton dhe nderon familjen e gruas së tij, në veçanti prindërit e saj, gjë që e nxit gruan të sillet me prindërit dhe familjen e tij në mënyrë reciproke.
    8. Burri detyrohet t’i plotëson nevojat e shtëpisë, fëmijëve, gruas dhe familjes së tij. Ndodh nganjëherë e kundërta e saj, ku burri nuk i plotëson ato dhe shejtani e shfrytëzon këtë derë dhe depërton shumë lehtë deri tek gruaja dhe i shkakton ngushtim në gjoks ndaj familjes së tij dhe i largon nga ata.
    9. Burri gjithmonë kur vëren ngushtim në gjoksin e saj ndaj familjes së tij, duhet që t’ia rikujton Allahun dhe t’ia rikujton se, nuk është respektues i lidhjeve farefisnore ai që i shkëput ato. Te çdo grua në brendësinë e saj ka hajr dhe mirësi dhe ndoshta këshilla asaj i bën dobi dhe ua fal të tjerëve padrejtësitë dhe bëhet e mëshirshme.
    10. Burri duhet ta falënderon gruan e tij me fjalë falënderimi, si Allahu të shpërbleftë, kur e sheh se ajo sillet mirë ndaj familjarëve të tij. Kjo padyshim se ia ngrit moralin dhe ia shton ambiciet dhe e stimulon që sa ma shumë ta shton mirësinë ndaj tyre. Poashtu duhet t’ia bën me dije se ajo me mirësjellje n dhe respektin që ia bën familjes dhe prindërve të tij, vetëm se ia ka pushtuar zemrën atij.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU 

  • KUR PËRMALLOHET BURRI PËR GRUAN E TIJ?

    KUR PËRMALLOHET BURRI PËR GRUAN E TIJ?

    – Njëra nga gratë thotë:

    Një ditë nga ditët burri im i nervozuar më tha: Do të shkoj me shokët e mi të drekoj, a dëshiron të blej për ty diçka?

    I thash: Shumë mirë, mirëpo mos u vono për arsye se rryma do të ndërpritet.

    I çuditur nga përgjigja më tha: Kush të tregoi ty se rryma do të ndalet?!

    Iu përgjigja: Unë. Ti nga momenti kur del nga shtëpia errësohet çdo gjë dhe nga momenti kur futesh në shtëpi ndriçohet çdo gjë.

    Burri u buzëqesh nga fjalët e gruas së tij dhe pasi që e kuptoi se për çka e ka për qëllim doli nga shtëpia mirëpo i mallëngjyer për të u kthyer sa më shpejt te gruaja e tij.

    – Një grua tjetër thotë:

    Nëse dëshiroja ta zgjoj burrin nga gjumi për ta falur namazin i laja duart me ujë derisa të më ftoheshin dhe i parfumoja me parfumin që e preferonte më së shumti. Kur ia prekja trupin e nxehtë me duart e mija të ftohta dhe e nuhaste erën e parfumit u zgjonte nga gjumi edhe nëse ishte në gjumë të thellë.

    – Një grua tjetër thotë:

    Burri im ishte mësuar që çdo herë kur udhëtonte me shokët e tij t’ia fus në rrobat e tij një letër ku në të i përshkruaj ndjenjat të cilat i ndjeja unë dhe fëmijët gjatë kohës kur ishte larg shtëpisë. Një ditë nuk isha e kënaqur nga udhëtimi i tij dhe nga zemërimi i madh nuk i shkrova asnjë letër. Kur u kthye nga udhëtimi më habiti papritmas më thënë: Nuk e kam lënë asnjë pëllëmbë vend të çantës sime duke e kërkuar letrën tënde. Madje çantën e kontrollova tri herë dhe secilën herë thosha ndoshta ajo e ka venduar këtu dhe unë nuk e shoh më mirë ta kontrolloj përsëri.

    Kur i dëgjova fjalët e burrit tim u pendova shumë për veprën që e bëra dhe në fytyrën e burrit e vërejta një farë mërzie. Nga ajo ditë e vendosa që herëve tjera mos ta ndërpres këtë traditë të mirë që e bëja deri atë ditë.

    – A ka më mirë për një grua se të arrin deri në atë gradë sa që burri i saj të përmallohet për të dhe mezi të pret që të kthehet në shtëpi e ta sheh?!

    – A ka më mirë për një grua se t’i shëmbëllen një druri i cili i bën hije burrit të saj dhe e mbron nga nxehti i dynjasë?!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU