Category: Gruaja dhe Familja

  • POROSI PËR ÇDO NJERI QË E DO NËNËN E VET

    POROSI PËR ÇDO NJERI QË E DO NËNËN E VET

    Kur ishe njëvjeçar, ajo të ushqente dhe të pastronte, kurse ti e falënderoje me të qarë gjatë natës.

    Kur ishe dyvjeçar, ajo të ushtroi të ecish, kurse ti e falënderoje me ikje kur ajo të kërkonte.

    Kur ishe trevjeçar, ajo të përgatiste ushqim të shijshëm, kurse ti e falënderoje me hedhjen e enëve në tokë.

    Kur ishe katërvjeçar, ajo ta jepte lapsin të mësosh vizatimin, kurse ti e falënderoje me ngjyrosjen e mureve.

    Kur ishe pesëvjeçar, ajo t’i vishte rrobat më të bukura për festën e Bajramit, kurse ti e falënderoje me përlyerjen e tyre.

    Kur ishe gjashtëvjeçar, ajo të regjistroi në shkollë, kurse ti e falënderoje me britmë, se unë nuk dua të shkoj.

    Kur ishe dhjetëvjeçar, ajo të priste nga shkolla që të përqafon, kurse ti e falënderoje me hyrjen tënde me shpejtësi të madhe në dhomën tënde.

    Kur ishe pesëmbëdhjetëvjeçar, ajo qante për suksesin tënd, kurse ti e falënderoje duke i kërkuar dhuratë për korrjen e atij suksesi.

    Kur ishe njëzetvjeçar, ajo shpresonte ta shoqërosh në vizitën e farefisit, kurse ti e falënderoje me ndejën tënde me shokë.

    Kur ishe njëzet e pesë vjeçar, të ndihmoi në financimin e martesës sënde, kurse ti e falënderoje duke u larguar sa më larg me banim nga ajo, së bashku me gruan tënde.

    Kur ishe tridhjetëvjeçar, të këshilloi me disa porosi rreth fëmijëve, kurse ti e falënderoje me fjalët, mos ndërhyn në çështjet e mia private.

    Kur ishe tridhjetë e pesë vjeçar, të lajmëronte të shkosh tek ajo dhe të drekoni së bashku, kurse ti e falënderoje me fjalën tënde, jam i zanë këto ditë.

    Kur ishe dyzetvjeçar, të lajmëroi se është e sëmur dhe ka nevojë për përkujdesjen tënde, kurse ti e falënderoje me fjalët, ka mundësi të infektohem nga sëmundje jote.

    Ti sot, pa marrë parasysh se sa vjeç që je, si e falënderove nënën tënde!!

    Nëse nënën e ke gjallë dhe afër teje, mos e lejo veten të ikën kjo shans e artë që ta respektosh, mos e harro dashurinë e saj dhe vepro për hir të arritjes së asaj dashurie, ngase ti, nuk ke në këtë dynja përveç se një nëne.

    Kur ajo do të ndërron jetë .. a do të bën dobi pendimi jot, për ato fjalë dhe vepra që e zemëronin atë ..

    Atëherë do të mbetesh i vetëm, pa nënë!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • GRUAJA I PËRNGJAN NDËRTESËS!!

    GRUAJA I PËRNGJAN NDËRTESËS!!

    Gruaja para martesës mbështetet mbi shtylla të shumta në jetën e saj. Shtylla e parë mundet të jetë familja e saj, shtylla e dyta mundet të jenë shoqet e saja,  shtylla e tretë të jenë studimet apo puna e saj dhe  shtylla e katërt të jenë aktivitetet e saja. Ekziston edhe një shtyllë tjetër, e ajo është shtylla e fesë dhe shtylla e shpirtit. E sheh atë të lumtur në jetën e saj, e mbështetur mbi të gjitha ato shtylla, ku nëpërmjet tyre e ngrit vetveten dhe e bën të lumtur.

    Mirëpo, pas martese?!I largon të gjitha këto shtylla që ta vendos vetëm se një shtyllë, e ajo është burri i saj.

    Mirëpo, a keni dëgjuar se është ngritur një ndërtesë vetëm se mbi një shtyllë!!

    Kjo grua tërë kohën e saj e kalon në parehati dhe pasiguri, për arsye se është mbështetur vetëm se mbi një shtyllë. Nëse burri e divorcin apo e neglizhon apo nuk e respekton, e sheh të thyer dhe të mërzitur. Kjo është krejtësisht normale, shtylla mbi të cilën është mbështetur ka ikur nga ajo apo një pjesë e asaj shtylle është bërë e tjetërkujt.

    Për këtë arsye le të jetë burri jot vetëm se një shtojcë e bukur e jetës tënde, ku me të së bashku do të jetosh çaste të lumtura shtojcë, duke i ruajtur edhe shtyllat e tjera në jetën tënde.

    Baraspeshoi gjërat, më të mirat dhe më të drejta nga to janë të mesmet. Bëje veten të lumtur, derisa të kesh mundësi të i bësh të lumtur edhe ata që i ke përreth.

    Jeta është më e madhe se sa ta përkufizosh vetëm se në “burrë”.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU   

  • NËNA E BURRIT, ÇELËS NGA ÇELËSAT E LUMTURISË BASHKËSHORTORE!!

    NËNA E BURRIT, ÇELËS NGA ÇELËSAT E LUMTURISË BASHKËSHORTORE!!

    A e di se nëna e burrit tënd, është çelës nga çelësat e lumturisë bashkëshortore?!
    Merri këto këshilla se si të sillesh me nënën e burrit tënd, dhe me këtë të fitosh një nga çelësat e lumturisë tënde bashkëshortore:
    1. Largoju ankesave drejtuar burrit tënd për atë që e vepron nëna e vet:
    Ngase kjo është shumë e rëndë për burrin, dhe ai bie në një pozitë shumë të keqe mes dy palëve të rëndësishme në jetën e tij, nënën dhe gruan e vet. Për këtë arsye, kujdesu që ai të dëgjon çdo gjë që e buzëqesh dhe nxit lumturi në shpirtin e tij, dhe ia pakëson lodhjet dhe mundimet, kurse ankesa ka mundësi të jep rezultate jo të lavdëruara!
    2. Fol për vjehrrën tënde mirë:
    Pa marrë parasysh para saj apo larg saj, para burrit të saj apo familjes së saj, apo edhe të huajve, ngase kështu e ndjen vjehrra se kjo grua e donë me të vërtetë dhe me sinqeritet.
    3. Të vizituarit e saj dhe interesimi për gjendjen e saj:
    Nëse ajo banon në shtëpi tjetër, atëherë vizitoje dhe interesohu për gjendjen e saj. Kjo është respekt dhe nder i madh për të, dhe kjo do të afron më tepër tek ajo, madje të bëhesh edhe më e dashur se bijat e saj.
    4. Respektoje lidhjen e veçantë mes burrit tënd dhe nënës së vet:
    Kjo do të thotë leji asaj hapësirë me burrin tënd, nëse burri jot i flet diçka nënës së tij në vesh apo e kundërta, mos u lodh që ta dish se çka i tha asaj. Nga sjellja e mirë dhe respekti, është ta kuptosh se ajo çështje ty nuk të intereson!
    5. Mbjell në shpirtrat e fëmijëve tuaj dashurinë ndaj gjyshes dhe gjyshit të tyre:
    Mësoi ata që ta respektojnë vjehrrën tënde dhe të sillen mirë me të. T’i ndihmojnë nëse ka nevojë për ndihmë, t’i japin dhurata dhe gjëra tjera që aludojnë në respekt të veçantë ndaj saj!!
    6. Jepi përparësi kërkesave të vjehrrës tënde:
    Vjehrra e jote është grua e moshuar, ka qëndruar zgjuar dhe është lodhur dhe ka dhënë shumë për fëmijët e saj. Për këtë arsye, e patjetërsueshme është të ndjesh se nevojat dhe kërkesat e saj janë primare për tu realizuar.
    7. Takoje vjehrrën tënde e buzëqeshur dhe me buzëqeshje të sinqertë:
    Buzëqeshja ka ndikim magjik, dhe ajo mbjell dashuri në zemër, dhe i largon problemet dhe mospajtimet mes veti.
    Gruaja e vetëdijshme mundet të mëson shumë nga vjehrra e saj, nëse e përmison sjelljen e vet. Mirëpo nëse sillet keq me të, do ta humb rehatinë e saj dhe ardhmërinë e saj. Islami na urdhëron që ta respektojmë të madhin.
    Dhe në fund, rikujto se sa herë që imani jot është i thellë dhe i sinqertë, edhe sjellja e jote me nënën e burrit tënd do të jetë më e mirë!!
    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • KAFEJA E ITHËT DHE FEJESA E VAJZËS

    KAFEJA E ITHËT DHE FEJESA E VAJZËS

    Ishte një vajzë shumë e bukur dhe e pamartuar. Jo se nuk kishte oferta për martesë. Ata që i propozonin martesë ishin të shumtë dhe shtoheshin për çdo ditë, mirëpo ajo e refuzonte çdo ofertë.

    Kur vinte ndonjë djalë me ofertë, prindi e ftonte tu shërben kafe me qëllim që ta sheh atë që i propozon martesë, mirëpo çdo herë në fund e lajmëronte se nuk dëshiron të martohet me atë djalë.

    Prindi filloi të zhgënjehet nga çështja e saj, mirëpo nga dashuria e madhe që e ndjente ndaj saj, nuk e mundonte me fjalë që mos t’ia lëndon zemrën, edhe pse në vetvete e mundonin fort refuzimet e saj të çdo ofertë që i vinte për çdo ditë.

    Një ditë nga ditët, erdhi një djalë me një ofertë të re për martesë. Në pamje ishte një djalë i ri, i pashëm dhe i edukuar. Vajza pasi që e shërbeu me kafe, doli ta lajmëron prindin e saj, se ky është ai të cilin e donë për burrë dhe me të është e kënaqur ta shoqëron.

    Këtë herë prindi i saj nuk mundi ta fsheh gëzimin e tij, dhe i tha: Bija ime, më njofto se çka vërejte te ky djalë, kurse te tjerët nuk e vërejte?! Ty të erdhën oferta nga më të pasur dhe më me pozitë se ky, dhe të gjitha i refuzove!!

    Vajza, të cilës Allahu i kishte pas dhënë bukuri dhe mençuri, iu përgjigj: O prindi im, kur kërkoje nga unë që të shërbej kafe me qëllim që të më sheh djali që ka ardhur të ma kërkon dorën, unë i shërbeja kafe të ithët, pa sheqer. Ai në ato momente i mbante sytë tek unë, i mahnitur nga bukuria ime, por kur e shijonte kafen e ithët, e largonte shikimin nga unë, e harronte prezencën time dhe nuk më shikonte më. Kur e fillonte bisedën, fliste për pasurin dhe për pozitën e tij në mesin e njerëzve. Kurse ky djalë kur e piri kafen, edhe pse ishte e ithët, vazhdoi të më shikoi, buzëqeshi me mua dhe e piri deri në fund.

    E ndjeva se e kuptoi domethënien e kafes së ithët dhe se e kuptoi se unë, dua që ndokush t’i ndan me mua vështirësitë para gëzimit dhe pikëllimin tim para lumturisë.

    E ndjeva se ai e kuptoi se mëshira dhe dashuria mes dy vetave rriten kur jeta është e ithët, para se të jetë e ëmbël, dhe se ato nuk zbehen nëse i dalin përpara pengesa në rrugë.

    E pranoi bukurinë time dhe seriozitetin tim dhe e piri kafen time të ithët. Pranoi të jemi së bashku në të ëmblën dhe në të ithtën, kurse këtë nuk e kuptuan të tjerët.

    Prindi  i saj foli dhe i tha: Bija ime, Allahu të bekoftë dhe diturinë dhe dritën ta shtoftë.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • PSE TË VJEN TURP TË SILLESH ME GRUAN ASHTU?!

    PSE TË VJEN TURP TË SILLESH ME GRUAN ASHTU?!

    Pse kur burri ia hap gruas së tij derën e makinës, shikohet si të jetë i dobët?!

    Pse kur burri e merr një karrige dhe ia afron gruas të ulet në të, shikohet si të jetë i dobët?!

    Pse disave u vjen turp t’i bëjnë këto vepra dhe nuk dëshirojnë që tjerët t’i shohin duke i vepruar?! Sikurse kjo të llogaritet mangësi e burrërisë së tyre!!

    Muhamedi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i cili ishte i Dërguar i Allahut dhe krijesa më e mirë e Allahut në tokë, e përkulte gjurin e tij derisa Aisha, Allahu qoftë i kënaqur me të, të hip mbi deve dhe gjuri i tij t’i bëhet asaj si shkallë …

    Ai, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kur e thërriste Aishen, e përkëdhelte në thirrjen e tij duke i thënë Aish.

    Ai, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e priste Aishen të pinë ujë, e pastaj ta merr enën e saj dhe ta hulumton vendin e buzëve të saj në enë dhe të pinë nga ai vend.

    Omeri ibën Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, thoshte: “Më pëlqen kur një burrë në shtëpi sillet më anëtarët e familjes si fëmi, mirëpo kur kërkohet nga ai burrëria, e paraqet atë”.

    Një numër i konsiderueshëm i burrave i ngatërrojnë çështjet e udhëheqjes dhe butësisë me gruan dhe dashurisë dhe mëshirës ndaj saj.

    A e llogarisin ata veten më të mirë se Muhamedi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të?!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • DOBITË  E MARTESËS

    DOBITË E MARTESËS

    1. Martesa është synet i vërtetuar nga i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.
    2. Martesa jep qetësi shpirtërore dhe i jep stabilitet personalitetit të njeriut.
    3. Martesa njeriun e udhëheq drejt rritjes së prodhimit dhe shpikjes shkencore.
    4. Martesa kontribuon në lidhjen dhe afrimit e njëri-tjetrit në shoqëri.
    5. Martesa i plotëson kërkesat epshore dhe ato emocionale.
    6. Martesa e shton riskun.
    7. Martesa e plotëson gjysmën e fesë.
    8. Martesa është sebep i riskut me fëmi dhe trashëgimtarë.
    9. Martesa është shëndet dhe mbrojte e trupit.
    10. Martesa është dashuri dhe mëshirë.

    Allahu i Madhëruar thotë: Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë”. Rum 21.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • MARTESA KA NEVOJË PËR GOMË QË FSHIN!!

    MARTESA KA NEVOJË PËR GOMË QË FSHIN!!

    Pasi që u martua i biri, prindi shkoi ta bekon në shtëpinë e tij. Pasi që u ul, kërkoi nga ai ta sjell një fletë dhe një laps.

    I biri iu përgjigj: Në biron time kam shumë gjëra, mirëpo për momentin nuk kam laps dhe fletore … çka të nevojiten ato, o prindi im?!

    Prindi i tha: Zbrit poshtë dhe blej një laps dhe fletore dhe një gomë.

    I biri i çuditur fort zbriti deri në shitore, i bleu gjërat dhe kur u kthye iu ul afër prindit.

    Prindi i tha: Shkruaj.

    I biri: Çka të shkruaj?!

    Prindi: Shkruaj çka të duash!

    I biri e shkroi një fjali, kurse prindi ia kthehu, fshije!!

    I biri e fshiu.

    Prindi prapë i tha, shkruaj!!

    I biri i tha: Për hir të Allahut çka donë?!

    Prindi prapë i tha, shkruaj!

    I biri e shkroi dhe prapë prindi  i tha, fshije. I biri e mori dhe e fshiu.

    Pastaj prapë i tha, shkruaj.

    I biri i tha: Për hir të Allahut të kërkoj të më tregosh … pse të veproj kështu?!

    Prindi i tha: Shkruaj dhe ai prapë shkroi dhe në fund e urdhëroi ta fshin dhe e fshiu.

    Prindi pastaj e shikoi të birin, e vendosi dorën mbi shpatullën e tij dhe i tha: O biri im, martesa ka nevojë për gomë që fshin!!

    Nëse ti gjatë martesës nuk bartën me vete gomë, që me të t’i fshish disa qëndrime të gruas me të cilat nuk je i kënaqur, dhe nëse gruaja jote nuk bartën me vete gomë, që me të t’i fshin disa qëndrime tua me të cilat ajo nuk është e kënaqur, atëherë fleta e martesës do të nxihet për disa ditë!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • TI DHE FËMIJA YT

    TI DHE FËMIJA YT

    Mos i thuaj fëmijës tënd: Ngritu dhe falu, se përndryshe do të shkosh në Xhehenem … po thuaj: Eja falu me mua, të jemi së bashku në Xhenet.

    Mos i thuaj fëmijës tënd: Ngritu rregulloje dhomën tënde, e cila i përngjan bërllokut … po thuaj: A ke nevojë për ndihmë në rregullimin e dhomës tënde, ngase ti gjithmonë e preferon pastërtinë dhe rregullinë.

    Mos i thuaj fëmijës tënd: Ngritu dhe mëso dhe leje lojën, ngase mësimi është më i rëndësishëm se sa loja … po thuaj: Nëse e përfundon mësimin më herët, do të bashkëngjitëm në lojë apo në ndonjë aktivitet që e preferon.

    Mos i thuaj fëmijës tënd: Ngritu dhe pastroji dhëmbët dhe nuk është kusht që unë gjithmonë të rikujtoj … po thuaj: Unë jam i kënaqur që ti kujdesesh për pastërtinë e dhëmbëve tua, pa mos ta tërhequr vëmendjen.

    Mos i thuaj fëmijës tënd: Mos vizato mbi mur … po thuaj: Vizato mbi fletë dhe kur të mbarosh do ta marrë fletën e vizatimit dhe do ta var në mur apo frigorifer.

    Mos i thuaj fëmijës tënd: Mos fli në anën e majtë … po thuaj: Na mësoi i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, të flemë në anën e djathtë.

    Mos i thuaj fëmijës tënd: Mos ha çokollatë që të mos prishen dhëmbët … po thuaj: Unë të lejove të hash një herë në ditë çokollatë, ngase ti je i shkathët, i pastron dhëmbët e tua.

    Çdo fjalë dhe vepër që buron nga ti, lë gjurmë të madhe te fëmija jot. Dije se fëmija jot është pasqyrë e jotja dhe e personalitetit tënd.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • POROSIA E GRUAS PËR BURRIN E SAJ

    POROSIA E GRUAS PËR BURRIN E SAJ

    Burri im i shtrenjtë …

    Në fillim para se të njoh ty, i lutesha Allahut shumë të më furnizon me një burrë të devotshëm e fetar, i cili i frikohet Allahut në mua, nuk më bën padrejtësi dhe nuk më pakëson nga të drejtat e mia. Burri im, Allahu më vonë më furnizoi me ty. Ishte me të vërtetë një begati e madhe për të cilën e falënderoj Allahun që ma dhuroi. Mirëpo, brenda kohe e kuptova se kjo begati kërkon sakrificë të mbrohet, edhe atë me vepra, dhe fillova të mendoj se si ta falënderoj Allahun për këtë dhunti. Mendova dhe hulumtova dhe u përpoqa ta di, se si duhet të sillet gruaja muslimane me burrin e saj, dhe si të jetë më e dashur tek ai dhe ti bëhet gjëja më e mirë e dynjasë.

    Nga historia e të parëve tanë të ndershëm, e mësova se gruaja që nxjerr zë të ulët, më tepër dëgjohet nga burri i saj, se ajo që nxjerr zë të lartë.

    E mësova se, kush e kundërshton burrin rreth udhëheqjes në shtëpi, vetëm se ka humbur shumë. Nëse vazhdon kështu, do të mbetet në atë betejë të humbur, derisa ta humb edhe burrin e saj. Për këtë arsye burri im, ty ta ruajta të drejtën e udhëheqësis në shtëpinë tënde. Nga kjo vepër shpresoj që Zoti im të më shpërblen dhe për këtë arsye nuk të kundërshtova aspak, vetëm e vetëm të përqendrohet jeta jona bashkëshortore dhe të mbahet në rregull peshorja e fuqisë në shtëpinë tonë dhe të realizohet ligji i gjithësisë në të. Patjetër shtëpia të ketë udhëheqës dhe patjetër të ketë pasues, dhe unë aspak nuk shoh ulje të dinjitetit në të.

    Burri im, u mendova që të shikoj rreth çështjeve gjithmonë nga këndvështrimi yt, dhe ta vendosi veten në lëkurën tënde, dhe të paramendoj se nëse unë isha në pozitën tënde, çka do të bëja?

    Për këtë arsye, asnjë ditë nuk kam synuar të bëj presion për ndonjë kërkesë dhe as ta them një fjalë të rëndë, përveç se kur shejtani ka arritur të më bën të gaboj ndaj teje në disa raste të lehta. Dhe atëherë, shumë shpejt kërkoja falje tek Allahu dhe pendohesha, dhe kthehesha kah ti të kërkoj falje dhe ndjesë.

    Nuk dua ta lejoj veten që ti të jesh i zemëruar nga unë, edhe po të zgjaste ai zemërim vetëm se disa minuta. Unë e di se Xheneti im dhe zjarri im, je ti. Ti nëse je i zemëruar në mua, atëherë e di se do të ballafaqohem me zemërimin e Zotit tim.

    Unë e vendosa të jem miku yt, të dëgjoj dhe të përkrahi, ta dua atë që e donë dhe të mendoj ashtu si ti mendon, edhe nëse ai mendim është i huaj dhe i çuditshëm për mendjen dhe logjikën time.

    Dëshiroj ta hapi diapazonin e të kuptuarit mes nesh dhe të shpeshtoj nga të folurit e bukur me ty, derisa t’i shtojmë urat e dashurisë mes nesh dhe të na mbesin rikujtime të bukura gjatë kalimit të kohës, të cilat rikujtime, do të na bëhen fortifikatë e fortë që nuk do të mundet çdo kush ta shkatërron.

    Gjithmonë e lusja Allahun, rrotulluesin e zemrave, të më afron ka ti dhe ty të afron ka unë. Ndjenjat dhe mendimet e mia i bashkova me tuat, të mos ketë unë dhe ti, po të ketë vetëm se ne. Ti nuk je armiku im që ta armiqësoj apo të mendoj se si të fitoj nga ai sa më shumë, po ti je i dashuri im dhe shoku im i jetës dhe shoqëruesi im më mirë.

    Allahut iu mbështeta në çështjen time me ty dhe nga Ai pres të më shpërblen për mundin që e bëj, me qëllim që lidhja jonë familjare të jetë më stabile.

    Për këtë arsye e ndjej se mëshira dha dashuria, janë prezentë në shtëpinë tonë dhe se fëmijët tanë ndjejnë nxehtësi shpirtërore në këtë shtëpi. Këtë e kuptova, atëherë kur e mësova se gruaja detyrohet të mos polemizon dhe debaton për gjëra të kota dhe të mos e ngarkon burrin përtej mundësive të veta, duke shpresuar te Allahu se do ta shpërblen për këtë gjë. Kurse në anën tjetër Allahu për këtë vepër më ruajti burrin dhe bëri nga ai të jetë burim i dashurisë dhe atij ia lehtësoi rrugën deri te zemra ime.

    Unë vetëm se e deponova çdo gjë që e posedoj nga saldoja e dashurisë dhe afërsisë në llogari të burrit tim. Kjo dha shumë fryte dhe Allahu e shtoi dhe më bekoi në të dhe ma kthej atë shumëfish.

    Burri im, shpresoj të jesh i kënaqur nga unë dhe të më ndihmosh gjatë jetës së rëndë. Unë ta jep besën, se edhe unë do ta veproj të njëjtën për ty, ngase shpresoj tek Allahu të më bën gruaja jote edhe në Xhenet.

    Poashtu shpresoj nga Allahu të më shpërblen me shoqërimin tënd të përhershëm në Xhenet, për mundin që e jap të sillen mirë me ty në dynja.

    Kjo është ajo që e shpresoj dhe shpirti im ka ajo anon dhe zemra atë e kërkon.

    Mbi ty qoftë paqja dhe mëshira dhe falja e Allahut, burri im.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • CILËSITË E GRUAS SË KEQE

    CILËSITË E GRUAS SË KEQE

    Nga cilësitë më të dalluara të gruas së keqe janë:

    1. Grua dominuese.

    Gruaja dominuese është ajo grua e cila e anashkalon prezencën e burrit. Ajo as nuk këshillohet me të, e as nuk e shoqëron në çështjet familjare. Burri nëse nuk ndahet nga ajo grua, ka mundësi që ta gjen atë që i mungon nga gruaja e tij, tek një grua tjetër.

    1. Grua gënjeshtare.

    Një nga gjërat kryesore të jetës bashkëshortore është elementi i sinqeritetit në çdo gjë. Ky element është kyç për përqendrimin dhe lumturinë e një çifti bashkëshortor.

    1. Grua e vrazhdët.

    Grua e vrazhdët është ajo grua që reagon ashpër kundër burrit të saj, kur nga ai buron ndonjë sjellje. Ajo vazhdimisht i shkakton burrit probleme, nga arsyeja e natyrshmërisë së saj armiqësore.

    1. Grua pesimiste.

    Kjo grua nuk jeton vetëm se në ambient të mbushur me turbullira e me sprova, dhe në shtëpi nuk përhap gjë tjetër, përveç se pesimizmit.

    1. Grua e izoluar.

    Kjo grua është ajo e cila largohet nga çdo gjë që është personale e burrit të saj dhe nuk i intereson asgjë tjetër, përveç se çështjet dhe aktivitetet e saj.

    1. Grua negative.

    Është ajo grua që ia len të gjitha çështjet burrit të saj, me qëllim që ai të përkujdeset për çdo gjë. Kjo grua nuk ia jep hakun urdhrave të burrit të saj. Ajo kërkon nga ai që të mos e ngarkon me asgjë nga çështjet e tyre, sikurse ajo të mos jetë prezentë në atë shtëpi.

    1. Grua e inatosur.

    Kjo grua është e inatosur me burrin e saj për çdo gjë. Për të vlen motoja: Kundërshto, nëse dëshiron të njihesh.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU