Category: Gruaja dhe Familja

  • PROBLEMI I VAJZËS!

    PROBLEMI I VAJZËS!

    Një vajzë iu drejtua një dijetarit nëpërmjet celularit, dhe iu ankua se e ka një problem. Ajo i tha: E dua një djalë shumë! Katër vite rishtazi, agjëroj dhe falem, dhe përpiqem në adhurime, dhe i lutem Allahut në namaz që ai djalë, të vjen dhe të ma kërkon dorën time! Mirëpo një ditë, dëgjova nga prindi im se ai djalë, vetëm se ishte fejuar me një vajzë tjetër! Atëherë e lash namazin dhe agjërimin, dhe fillova ta urrej veten dhe gjendjen time dhe njerëzit përreth! Nga ti, i nderuari dijetar, kërkoj që të mësosh se si ta përmisoj veten time?!

    Dijetari ia kthehu me disa fjalë të shkurta, mirëpo në  kuptim shumë të forta, dhe i tha: Hape Kuran në suren Haxh, ajeti 11, dhe aty do ta gjesh zgjidhjen e problemit tënd!

    Allahu në këtë ajet thotë: “Disa njerëz të tjerë e adhurojnë Allahun me kusht: Nëse u ecën mbarë, janë të kënaqur, por, nëse i godet fatkeqësia, ata kthehen në mohim e kështu humbasin këtë botë dhe tjetrën. Pikërisht kjo është humbja e qartë”. Haxh 11.

    Ki kujdes vëlla dhe motër, që të bëhesh nga ata që e adhurojnë Allahun me kusht!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • POROSITË E PRINDIT PËR TË BIRIN, QË SYTË MI LOTUAN!!

    POROSITË E PRINDIT PËR TË BIRIN, QË SYTË MI LOTUAN!!

    Biri im i shtrenjtë,

    Kur të vjen dita e të më shohësh si plak .. shpresoj të bësh durim në mua dhe të më kuptosh.

    Nëse i bëj pis rrobat e mia gjatë të ngrënit ushqim .. nëse nuk mundem të vishem vet ..

    rikujtoi ato orë që i kalova me ty për t’i mësuar këto gjëra ..

    Nëse kur të flas i përsëris të njëjtat fjalë dhe të njëjtin fjalim mijëra herë .. mos u nervozo në mua dhe mos më ndërprit .. hesht dhe përmbaje veten kur i përsëris fjalët dhe pyetjet.

    Biri im, ti kur ishe i vogël çdo herë i përsërisje fjalët dhe më pyetshe, kurse unë të përgjigjesha me zemërgjerësi, derisa e kuptoje çdo gjë.

    Nëse nuk dëshiroj që të pastrohem .. mos më sulmo, po rikujtoje kur ishe i vogël të ndjekja dhe ti jepja me mijëra justifikime vetëm e vetëm të pastrohesh.

    Kur më sheh se nuk mundem t’i mësoj mjetet teknologjike të reja dhe të punoj me to .. më jep kohë të mjaftueshme .. dhe mos më shiko duke u buzëqeshur me sarkazëm ..

    Rikujto se unë jam ai i cili të mësoi shumë gjëra t’i veprosh .. si të hash .. si ti veshësh rrobat e tua .. si të pastrohesh .. si të ballafaqohesh me jetën.

    Nëse filloj ta humbi kujtesën dhe të ngatërrohen në fjalim .. më jep kohë të mjaftueshme të rikujtohem nëse mundem .. mos i humb nervat e tua .. edhe nëse fjalimi im nuk është i rëndësishëm .. detyrohesh të heshtësh.

    Kur nuk do të mundem të eci për shkak këmbëve të mia të sëmura, më jep dorën tënde .. me të njëjtën dashuri dhe në të njëjtën mënyrë si unë kur ti jepja kur i bëje hapat e para të ecjes sënde.

    Kur të afrohet dita ku në të do të them se jam i përmalluar për takimin me Allahun, mos u pikëllo dhe mos qaj, do ta kuptosh këtë realitet edhe ti një ditët nga ditët.

    Tento të kuptosh se vitet më janë afruar kah fundi dhe se një ditë nga ditët do të zbulosh se, edhe përskaj gabimeve të mia, unë gjithmonë për ty i dëshiroja gjërat më të mira.

    Më ndihmo të eci, më ndihmo ta kaloj rrugën time me dashuri dhe durim, ashtu si veprova unë me ty gjithmonë.

    Më ndihmo biri im të arrij deri në fund në paqe dhe rehati.

    Shpresoj që të mos ndjesh mërzi e as pamundësi, kur të më afrohen orët e fundit të jetës .. atëherë detyrohesh të jesh pran meje dhe të tentosh të më ruash dhe të përkujdesesh për mua .. ashtu si veprova unë me ty në fillim të jetës sënde.

    Dhe të më përqafosh ashtu si të përqafova unë në fëmijëri.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • SA MADHËSHTORE QË ËSHTË ZEMRA E NJË NËNE!!

    SA MADHËSHTORE QË ËSHTË ZEMRA E NJË NËNE!!

    Djali merr vendim të prerë që ta largon nënën e vet plakë nga jeta e tij!  E hipi mbi shpinën e tij dhe u nis drejt një kodre të madhe! Rrugës për në kodër, kalonte nëpër male me shumë pemë dhe rrugica të egra. Nëna, e cila ishte mbi shpinën e të birit, rrugës  i këpuste degët e pemëve dhe fletët e tyre, dhe ato i hidhte në tokë! Pasi që arrin në maje të kodrës, i biri e le nënën të vetme, pa ushqim dhe pije, me qëllim që sa më shpejt të vdes!

    E merr rrugën për tu kthyer në shtëpi, mirëpo ndalet i hutuar! E kuptoi se rrugën e kishte humbur dhe nuk dinë si të kthehet! Në ato momente, nëna e thërret me gjithë butësi dhe mëshirë duke i thënë: “O biri im, nga frika për ty që mos ta humbsh rrugën kur të kthehesh, rrugës i hidhja në tokë degët dhe fletët e pemëve, që kur të kthehesh të shkosh sipas gjurmëve të tyre, dhe të mbërrish mirë e shëndoshë deri në shtëpi! Shko o biri im!!”.

    Djali kur e pa këtë qëndrim të nënës së vet, e vërejti gabimin e tij, dhe sytë iu mbushën lot. E mori nënën, dhe përsëri e hipi mbi shpinë, dhe e dërgoi në shtëpi, mirëpo këtë herë duke e nderuar dhe respektuar.

    Për çudi!! Ai mendonte në vdekjen e saj, kurse ajo në sigurinë e tij!!

    Sa madhështore që është zemra e nënës!!

    O Zot, ruaji nënat e tona dhe prindërit tanë!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • ÇFARË JANË DREDHITË E GRAVE!!

    ÇFARË JANË DREDHITË E GRAVE!!

    Një burrë iu afrua një gruas afër një pusi, dhe e pyeti: Çka janë dredhitë e grave?

    Gruaja u ndal te pusi dhe filloi të qan me zë të lartë, saqë ta dëgjojnë banorët e fshatit!

    I hutuar dhe i frikuar e pyeti: Çka të bëri të qash dhe pse?!

    U përgjigj: Po qaj të vijnë banorët e fshatit dhe të vrasin, ngase ti donë të më dëmtosh!!

    I tha: Unë nuk erdha deri këtu që të dëmtoj, po e pata një përshtypje se je e mençur, dhe të pyeta, dhe nuk e kisha për qëllim të flas me ty, e as që kisha nijet të keq ta përfitoj zemrën nga fakti se je grua e bukur!

    Derisa ai fliste, arritën banorët e fshatit!!

    Kur u afruan, gruaja u tha: Ky burrë, më shpëtoi atëherë kur rashë në pus! Njerëzit filluan ta falënderojnë, dhe u gëzuam me të dhe e shpërblyen për atë vepër madhështore!

    Burri u çudit dhe e pyeti gruan: Ku qëndron urtësia e asaj që e veprove!

    Gruaja u përgjigj: Kështu është gruaja.. nëse e dëmton, të vret..

    e nëse e bën të kënaqur.. të bën të lumtur!

    Bëhu burri i saj i dashur.. do të mbulon me dashuri e cila do të zgjas tanë jetën!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • SA SHUMË MAJMUNË DHE SA PAK LUANA KA NË DITËT E SOTME!

    SA SHUMË MAJMUNË DHE SA PAK LUANA KA NË DITËT E SOTME!

    Të dy bashkëshortët së bashku shkuan në kopshtin zoologjik, dhe në të, e panë një majmun i cili po lozte me gruan e vet!

    Gruaja burrit i tha: Sa pamje e mrekullueshme dashurie mes tyre!!

    Kur shkuan së bashku te kafazi i luanit, e panë se luani rrinte i heshtur, kurse gruaja e tij ishte pak më larg se ai.

    Gruaja burrit i tha: Sa pamje e shëmtuar dashurie mes tyre!!

    Burri ia kthehu: Merre këtë gotë të zbrazët, dhe hidhe në drejtim të gruas së tij, dhe shikoje se çfarë do të bën!

    Kur e hodhi gotën e zbrazët, luani u ngrit menjëherë, dhe filloi të bërtet me zë që ta mbron gruan e vet!

    Kurse kur e hodhi gotën e zbrazët te kafazi i majmunit, majmuni iku me vrap, që të mos goditet dhe e la gruan e vet të vetme!

    Burri gruas i tha: Mos u mashtro me atë që e paraqesin njerëzit para teje! Ka nga ata që i mashtrojnë njerëzit me ndjenjat e tyre të rrejshme dhe, ka nga ata, që me ndjenjat e tyre të sinqerta dashurie, mbrohen dhe ruhen në thellësi të zemrave!

    Sa shumë majmunë dhe sa pak luana ka në ditët e sotme!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • NJË METODË E BUKUR PËR TA EDUKUAR FËMIJËN

    NJË METODË E BUKUR PËR TA EDUKUAR FËMIJËN

    – Kur fëmijën tënd e kreh, lajmëroje se atë e bën për shkak se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush ka flokë, le t’i nderojë (mirëmbajë) ato”.

    – Kur fëmijën tënd e parfymos, lajmëroje atë e bën se dëshiron që të shkosh rrugës së të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i cili ka thënë: “Më janë bërë të dashura nga dynjaja parfymi dhe gratë, kurse namazi më është bërë kënaqësi e syrit tim”.

    – Kur fëmija niset për në shkollë, rikujtoja hadithin e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i cili ka thënë: “Kush merr një rrugë për të kërkuar dituri, Allahu për hir të asaj rruge do t’ia lehtësojë rrugën për në Xhenet”.

    – Kur fëmijës tënd i buzëqeshësh, lajmëroje se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Buzëqeshja në fytyrë të vëllait tënd, është sadaka (lëmoshë)”.

    – Kur fëmijën tënd e lavdëron, lajmëroje se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Fjala e mirë është lëmoshë”.

    – Kur fëmijës i jep nga ushqimi yt, lajmëroje se atë e veprove duke u mbështetur në traditën e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i cili ka thënë: “Hedhja e ujit nga kova jote në kovën e vëllait tënd është lëmoshë”.

    – Kur jeni në ndonjë ndeje ku ka të vjetër në moshë, kërko nga fëmija yt respektimin e tyre, sepse në këtë mënyrë e respektojmë fjalën e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i cili ka thënë: “Nuk është nga ne ai që nuk e mëshiron të voglin dhe që nuk e respekton të moshuarin”.

    Në këtë formë lidhi sjelljet e fëmijës tënd me traditën e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe po ashtu mësoja hadithet e tij.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • TË FALËNDEROJ NËNË, QË JE NËNA IME!!

    TË FALËNDEROJ NËNË, QË JE NËNA IME!!

    U rritëm … dhe e zbuluam se ilaçet nuk ishin lëngje!

    U rritëm … dhe e zbuluam se gjyshi im nuk kthehet për së dyti, ashtu si thoshte nëna ime!

    U rritëm … dhe e zbuluam se ka gjëra të cilat të frikojnë më tepër se errësira!

    U rritëm … deri në atë gradë sa e vërejtëm se pas qeshjes së nënën sime, qëndronin një mijë lot .. dhe pas fuqisë së prindit tim, një mijë sëmundje!

    U rritëm … dhe e zbuluam se problemet e tona, më nuk zgjidhen me një copë ëmbëlsirë apo një fustan apo një çantë .. dhe se prindërit e tanë më nuk na e kapin dorën ta kalojmë rrugën apo pengesat e jetës!

    U rritëm … dhe e zbuluam se ne nuk jemi të vetmit që jemi rritur, po janë rritur edhe prindërit e tanë me ne, dhe atyre ju është afruar edhe fundi apo edhe kanë ndërruar jetë!

    U rritëm shumë … dhe e vërejtëm se vrazhdësia e nënën sime ishte dashuri dhe zemërimi  i saj dashuri dhe ndëshkimi i saj dashuri!

    U kërkoj ndjesë të gjithëve se .. nëna ime është feneri i parë i jetës sime .. dhe se ajo është më e shtrenjta e zemrës sime!

    Çdo rrugë më drejton kah dashuria e saj … dhe ajo është e dashura ime!

    Kërkoj ndjesë nga të gjithë .. se pa marrë parasysh se sa ju dua, po asnjëherë nuk do t’ju dua ashtu si e dua nënën time!

    Ajo është gruaja, e cila nuk do të përsëritet më në këtë jetë!

    Të falënderoj nënë, që je nëna ime!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • DHJETË POROSI NGA GRATË PËR BURRAT!!

    DHJETË POROSI NGA GRATË PËR BURRAT!!

    O ti burrë, gruaja është me ndjenja të buta dhe në shpirt e ndjeshme. Nga ti, kërkohet të sillesh me të me butësi dhe të jesh më romantik. Nëse nuk e din se si, ajo në vazhdim t’i drejton dhjetë këshilla romantike, për të cilat ti ke nevojë për to:

    1. Mos tento ta gënjesh gruan, ngase ajo, do ta dallon se e gënjen nga zëri jot!
    2. Mos e anashkalo gruan, kur ajo, më së shumti ka nevojë për ty!
    3. Mos e pyet për atë se sa ty të donë, vetëm se atëherë, kur ti i pari ia paraqet asaj dashurinë tënde që e ndjen ndaj saj!
    4. Mos e tradhto gruan! Zemra e saj është si qelqi, nëse thehet nuk mundet më të rikthehet në formën e saj të mëparshme!
    5. Nëse gruaja qesh, dije se ajo në shoqërimin tënd rehatohet!
    6. Nëse ajo të thërret, dije se ajo ka qenë e pikëlluar dhe ka dashur ta dëgjon zërin tënd që të qetësohet, edhe pse ajo nuk ta ka shprehur pikëllimin e saj!
    7. Nëse ajo është e lumtur, ti shoqëroje në lumturinë e saj. Nëse është e pikëlluar, pyete që ta qetësosh, e jo për t’i dhënë zgjidhje!
    8. Zemra e gruas nuk e donë një burrë, vetëm se atëherë kur i beson atij!
    9. Gruaja, shumë rëndë e shfaq mërzinë e saj, dhe nëse e sheh se ngy sytë e saj i rrjedhin lot, dije se ajo është në gjendje të rëndë mërzie!
    10. Dhe për në fund, bëhu për gruan shoku më i sinqertë, dhe baba i mëshirshëm, dhe vëlla i butë. Nëse ajo lidhet me ty, dije se ajo ka sakrifikuar njerëzit më të shtrenjtë të saj, dhe zgjodhi shoqërimin tënd, para shoqërimit të tyre!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • NËNË KËTË VAJZË E DUA PËR GRUA!

    NËNË KËTË VAJZË E DUA PËR GRUA!

    Djali kërkonte nuse të martohet, dhe i thotë nënës së vet të shkon te filan shtëpia, sepse atje ishte një vajzë që e donë për grua!

    Nëna ia kthen: Biri im, ajo vajzë nuk është për ty, ti je një djalë që jetë të shkoi në studime, kurse ajo nuk posedon diplomë. Ti je nga familje e njohur dhe pasanike, kurse ajo nga një familje e shtresës së ulët. Krahas gjitha këtyre, bija e filanit është më e bukur, ajo është për ty!!

    Djaloshi heshti derisa e përfundoi nëna e vet dhe i tha: Nëna ime, ajo për të cilën ti thua se nuk është për mua, unë e shoh se ajo është gruaja e vetme, e cila ka mundësi të më bën të lumtur. Ajo që thua se nuk posedon diplomë fakulteti, atë e mësoi jeta diçka që nuk e mëson nëpër librat e shkollës. Ajo që thua për të se familja e saj janë të varfër, ajo nuk ka nevojë për shërbëtorë, si ne, po ajo punon vet!  Ajo nuk kërkon tepër, ngase e di se çfarë është skamja, dhe është respektuese e prindërve të vet dhe i donë ata shumë, edhe pse ata nuk patën mundësi t’ia  plotësojnë ëndrrat e jetës!

    Unë atë e kam parë, dhe ajo ecën rrugës e turpshme, nuk e ngrit shikimin e saj në haram, dhe posedon moral dhe sjellje. Kurse për bukuri, unë atë ë e zgjodha që ka shpirt, dhe shpirti i saj është Xhenet, dhe kjo më mjafton!

    Mua më pëlqeu, dhe i thash vetes se do ta martoj, dhe ia përcolla një lajm se do ta kërkoj dorën e saj, dhe nuk dua që premtimin tim ta thyej dhe nuk dua që atë ta nënçmoj. Unë kam motër, dhe nesër do të kem edhe vajzë, dhe ka mundësi që ndokush të luan me to, nëse unë sot luaj me të!

    Nëna i buzëqeshi dhe i tha: Sa krenare që jam me ty biri im!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

     

  • DASHURIA MES NUSES DHE VJEHRRËS!!

    DASHURIA MES NUSES DHE VJEHRRËS!!

    Vajza martohet dhe pas martesës së saj shkon të jeton me burrin e saj dhe nënën e tij. Pas një periudhe të shkurtër fillojnë zënkat dhe mosmarrëveshjet mes nuses dhe vjehrrës. Nusja e akuzonte vjehrrën se tepër e kritikon dhe e nervozon, derisa nuk kishte më ditë paqeje mes tyre!

    Burri kishte pas ra në hall të madh. Për çdo ditë zënka dhe probleme në shtëpi, derisa filloi të mërzitet tepër se s’dinte si ta zgjidh problemin mes tyre.

    Nusja, pasi që i humbi durimi, vendosi të shkon deri në barnatore dhe të blen ilaç që në vete përmban diçka vdekjeprurëse. Farmacisti ishte miku i familjes së saj, kështu që, ia sqaroi gjendjen atij hollësisht dhe çfarë donë nga ai. Nga ai kërkoi disa ilaçe që do t’ia zhdukin para syve vjehrrën e saj. Farmacisti pasi që e dëgjoi me vëmendje hyri në magazinën e ilaçeve, dhe pas disa minutave, i solli një shishe të vogël me ilaç brenda, dhe i tha: Nuk është prej urtësisë ta përdorësh helmin shpejt,  sepse ashtu do të futsh shumë dyshime, kështu që do ta jap këtë ilaç që ndikon gradualisht dhe duhet ta përdorësh për çdo ditë!

    Duhesh që për çdo dy ditë t’i përgatitësh ushqim me mish, qoftë ai pule apo lope, dhe t’i hedhësh nga disa pika helm në ushqim. Kurse ti, brenda kësaj periudhe sillu me të me butësi dhe me dashuri, mos u fut në problem me të fare, çfarëdo të jenë situatat!

    Nusja u gëzua tepër me këtë zgjidhje dhe shpejtoi për në shtëpi që sa më shpejt të fillon ta zbaton urdhrin e farmacistit.

    Kaluan ditë e muaj, dhe ajo, ishte e përpiktë në sjelljen e saj dhe në zbatimin e ilaçit, dhe gjithnjë i rikujtonte këshillat e mjekut, të jetë e butë dhe e sjellshme me vjehrrën e saj dhe ta respekton atë si nënën e saj.

    Pasi që kaluan gjashtë muaj u ndryshua atmosfera në familje tërësisht. Ajo sillej mirë me të, derisa filloi ta ndryshon mendimin për të, dhe filloi të përhapet në shtëpi atmosferë dashurie dhe shoqërie mes tyre, dhe filluan që njëra-tjetrën ta ndryshojnë për në të mirë, dhe vjehrra iu bë nuses si nënë e saj, kurse nusja për vjehrrën si bija e saj.

    Burri fluturonte nga gëzimi dhe e vëzhgonte gjendjen në familje vazhdimisht.

    Gruaja pas kësaj periudhe shkoi te farmacisti, mirëpo këtë herë, jo për të kërkuar nga ai  helm, po këtë herë t’i thotë, më ndihmo ta ndërpres helmin që mos ta mbysë vjehrrën time, sepse ajo është shumë e mirë me mua dhe tash atë e dua si nënën time. Të lutem nuk dua që ajo të vdes!

    Farmacisti u buzëqesh, dhe e tundi kokën, dhe i tha: Bija ime, unë asnjëherë nuk të kam dhënë helm. Ajo shishe në vete nuk përmbante helm, po ujë të thjeshtë!! Helmi i cili ishte shumë afër të shkatërron qëndronte në mendjen tënde, dhe tash, falënderimi i takon Allahut, u vërtetove se vjehrra jote nuk do të vdes nga helmi!

    Sillu me njerëzit ashtu si donë ti vetë të sillen ata me ty, dhe të keqen ktheje me të mirë, dhe udhëhiqi njerëzit me mirësi dhe mos u ngut në gjykim!

    Disa e komentojnë sjelljen e mirë si frikë, ngase ata nuk janë edukuar ta respektojnë tjetrin në jetë, dhe disa e komentojnë mirësinë si budallallëk, ngase ata nuk shohin më larg se zemra e tyre e zezë.

    Ti sheh më larg, sepse ti në fakt nuk pret gjë  tjetër, përveç shpërblimit nga Allahu!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU