Category: Gruaja dhe Familja

  • O ZOT, FURNIZOMË ME VAJZË!!

    O ZOT, FURNIZOMË ME VAJZË!!

    Ishte një njeri të cilin Allahu e furnizoi me gjashtë fëmijë dhe të gjithë ishin vajza. Gruaja e tij ishte shtatzënë me të shtatin, dhe frikohej burri se ndoshta edhe fëmija i shtatë do të jetë vajzë, e jo djalë. Vendosi që nëse edhe fëmija i shtatë i lind vajzë, e jo djalë, ta divorcon gruan e tij!!

    Atë natë kur bie në gjumë, e sheh në ëndërr se është bërë Kiameti dhe se zjarri i Xhehenemit u afrua. Çdo herë kur e merrnin deri te ndonjë derë e Xhehenemit, e gjente para saj një nga vajzat e tij, e cila e pengonte dhe e ndalonte që të hyn në Xhehenem. Kështu në të gjitha gjashtë dyert e gjente njërën nga vajzat e tij dhe të gjitha e pengonin dhe nuk e linin të hyn brenda, përveç se tek dera e shtatë. Aty nuk kishte kush ta mbron dhe ta pengon.

    Nga ky paralajmërim u tremb fort, dhe e vërejti se qëllimi i tij kishte qenë i gabuar dhe u pendua fort dhe e luti Zotin e vet, duke i thënë: O Zot, furnizomë edhe me të shtatin, vajzë.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • PSE TË MARTOVA?!

    PSE TË MARTOVA?!

    Pse të martova?! A e di se pse të martova?!

    Të martova, sepse ti ishe tjetër në sytë e mi, ti dallohej nga gratë e tjera! Tek ti e pash vetveten, e pash fenë time dhe moralin tim dhe përkujdesjen time ..

    E pash se turpërohesh nga fjalët më të thjeshta .. sa e sa vajza e kanë humbur turpin!!

    Të dëgjova duke thënë .. i frikohem Allahut .. dhe sa nga vajzat u bënë që t’i mos frikohen Allahut dhe as njerëzve!!

    Të gjeta duke e ruajtur shikimin tënd nga çdo gjë të ndaluar .. shumë herë dhe në shumë raste..

    Më veprat e tua e vërtetove dhe më binde .. se ti je nga gratë e Xhenetit ..

    Për këtë arsye, dëshirova të shoqëroj në të .. dhe para saj, dëshirova që vetëm se ty dhe asnjë tjetër, ta shoqëroj në dynja!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • MOS E BËJ GRUAN TË QAN!!

    MOS E BËJ GRUAN TË QAN!!

    Një ditë nga ditët burri e bëri gruan të qan ..

    Ajo shikoi kah ai, dhe ai ishte duke lozur me fëmijën e vet .. iu drejtua atij duke i thënë:

    Çka do të veprosh, nëse një burrë e marton vajzën tënde dhe e bën të qajë??

    Iu përgjigj: Do ta vras!! Ajo është vajza ime, e dashura ime ..

    Duke i rrjedhur lotët nga sytë, iu drejtua dhe i tha: Po edhe unë kam prind që më donë!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • FALEM DHE AGJËROJ, PO NUK JAM E MBULUAR!!

    FALEM DHE AGJËROJ, PO NUK JAM E MBULUAR!!

    E pyeti: a agjëron dhe falesh?

    U qesh dhe tha: Normalisht që agjëroj dhe falem!

    E pyeti: a je e mbuluar me hixhab?

    U përgjigj: Jo, nuk jam e mbuluar!

    E pyeti: kush të detyroi të agjërosh dhe të falesh?

    Tha: Allahu i Madhëruar!

    Kush ta ka detyruar hixhabin?

    Heshti një momenti dhe pastaj u përgjigj: Allahu i Madhëruar!

    I tha: atëherë hesht dhe dëgjo këtë ajet ku Allahu i Madhëruar thotë: “Mos vallë, një pjesë të Librit e besoni, kurse pjesën tjetër e mohoni?! Cilido prej jush që vepron kështu, do të ndëshkohet me poshtërim në këtë jetë, ndërsa në Ditën e Kiametit do të dërgohet në dënimin më të ashpër. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprimeve tuaja”. Bekare 85.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • SA TË DASHURA DHE TË BUTA QË JANË GRATË!!

    SA TË DASHURA DHE TË BUTA QË JANË GRATË!!

    Burri zihet me fjalë me gruan dhe ajo zemërohet, mirëpo e fsheh zemërimin e saj. Ikën në dhomë dhe fillon që rrobat t’i vëndon në çantë, e të shkon në shtëpinë e familjes së saj.

    Burri e ndjen problemin dhe i afrohet shpejt duke i folur fjalë të bukura dhe duke iu buzëqeshur butë, dhe pastaj e pyetën se çka vepron?

    I përgjigjet: I fus në çantë rrobat e verës dhe i nxjerri rrobat e dimrit!!

    Sa të dashura dhe të buta që janë gratë … i kënaq fjala e mirë dhe u mjafton një buzëqeshje!!

    Të sillesh me to me butësi dhe me mirësi është argument i plotësimit të burrërisë.

    O ju burra, silluni butë dhe mirë me gratë e juaja.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • POROSI PËR BURRIN DHE GRUAN!!

    POROSI PËR BURRIN DHE GRUAN!!

    O ti burrë:

    Gruaja jote nuk është nevojtarë vetëm se ta mirëmbash dhe t’i japish strehim, por ajo gjithashtu ka nevojë për fjalë të mira dhe zemër të butë dhe për emocione që do t’ia pushtojnë zemrën asaj dhe për mëshirë që do ta bën ta harron lodhjen.

    O ti grua:

    Mos të mashtron ngurtësia e tij dhe mos i beso sjelljes së keqe të tij, sepse në brendësinë e tij, ai është ende fëmi i vogël, i cili ka nevojë për dashuri dhe butësi dhe mëshirë dhe përkujdesje.

    Bashkëpuno me brendësinë e tij dhe do të gjesh njeri tjetër !

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • KY BURRË IDEAL!!

    KY BURRË IDEAL!!

    Përcillet nga një vëlla muslimanë, se rrugës duke u kthyer për në shtëpi, erdhi deri te në një mosmarrëveshje mes tij dhe gruas së vet. Kjo nuk ishte hera e parë që ziheshin njëri me tjetrin, edhe më herët kishin pasur mospajtime me veti. Mirëpo këtë herë, gruaja kërkoi nga burri i saj ta divorcon. Kjo e zemëroi tejmase burrin. Ai e nxori një letër nga xhepi dhe në të shkroi: “Po … unë filan filani … e pohoj edhe atë me vetëdije të plotë … se gruan time e mbaj si grua … dhe nuk e zëvendësoj asnjëherë me grua tjetër!!”.

    E mori letrën dhe e vendosi në zarf dhe ia dorëzoi gruas së vet … dhe doli nga shtëpia i zemëruar …

    Gruaja nuk dinte gjë se çka ka në brendësinë e zarfit, dhe kur e pa se kishte ra në një pozitë të pa lakmuar, nuk dinte se çka të bën … ku të shkon dhe çka të thotë? Si erdhi deri te divorci?! Të gjitha këto pyetje i silleshin dhe i përsëriteshin në mendjen e saj!!

    Papritmas burri hyn në shtëpi … dhe menjëherë shkon në dhomën e tij, pa mos ia thënë gruas asnjë një fjalë.

    Ajo kur e pa, i shkoi pas deri në dhomë … filloi të troket në derë … kurse burri me një zë të lartë ia ktheu, se çka dëshiron?!

    Gruaja iu përgjigj me zë të ulët dhe të thyer: Të lutem, hape derën, dëshiroj të flas me ty!!

    Pas disa minutave dhe pas disa trokitjeve në derë, burri e hapi derën e dhomës së tij … dhe gruaja kërkoi nga ai ta pyet ndonjë dijetar për problemin e saj … dhe se ajo është e penduar, edhe atë fortë … dhe se ajo çka ndodhi ka qenë gabim … dhe se ajo nuk e ka pas për qëllim atë!!

    Burri ia kthehu: Ti a je e penduar dhe atë vjen keq për atë që ndodhi?!

    Gruaja ia kthehu: Po, po, si jo!! Pasha Allahun, unë nuk e pata për qëllim atë që e thash. Mua më vjen shumë keq për atë që ndodhi dhe nuk do ta përsëris më fare me lejen e Allahut!

    Burri i tha: Merre zarfin dhe hape dhe shiko se çka ka në brendësinë e tij!

    Gruaja e hapi zarfin dhe kur e lexoi letrën, nga gëzimi i madh e përqafoi të burrin dhe tha: “Pasha Allahun, kjo fe është madhështore … divorcin e bëri të jetë në dorën e burrit … po të kishte qenë në dorën e gruas, deri më tani do të kisha divorcuar 20 herë”.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • MOTËR, KY ËSHTË PRINCI I ËNDRRAVE TUA!!

    MOTËR, KY ËSHTË PRINCI I ËNDRRAVE TUA!!

    Ai nuk i përshëndet vajzat për dore, e fal namazin dhe e mëson Kuranin.

    Agjëron me agjëruesit dhe shoqërohet me njerëzit e mirë.

    Ai është djalë i pjekur … po, i ka mundësitë të lidhë lidhje me vajza të shumta, mirëpo ai thjesht nuk donë dhe të gjitha i refuzon!

    Ka mundësi ta shoqëron cilën do vajzë që i pëlqen, mirëpo me të vërtetë “i frikohet Allahut”.

    Nuk është ajo që ai nuk mundet apo e pengon diçka, mirëpo ai shumë mirë e kupton atë që e vepron.

    Ai është djalosh që i frikohet Allahut dhe e din fort mirë, se si do të vepron, do të veprohet me të.

    Kënaqësitë dhe epshet ia ka lënë atyre që i pasojnë ato, për arsye se ai e din se “kush e len një gjë për Allah, Allahu do t’ia zëvendëson me më të mirë”.

    Ai e din se nuk lejohet dashnore përveç se në hallall, dhe se nuk ka dashuri përveç se nën hijen e asaj që është i kënaqur Allahu.

    Ai nuk tallet me vajzat e huaja dhe ai e din se Allahu është me durimtarët dhe e din se hallalli është gjëja më e mirë që ekziston.

    Ai me të vërtetë është i bukur dhe me të vërtetë është i shtrenjtë dhe me të vërtetë është i mrekullueshëm.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • VAJZA E PYETI PRINDIN, A ËSHTË MBULESA DETYRIM?!

    VAJZA E PYETI PRINDIN, A ËSHTË MBULESA DETYRIM?!

    Vajza e pyeti prindin e saj duke i thënë: Prindi im, mbulesa a është detyrim mbi gruan??

    Iu përgjigj: Bija ime, disa nga njerëzit thonë se mbulesa nuk është detyrim mbi gruan!!

    Vajza i tha: Atëherë, unë po mundesha të paraqes nga trupi im çka të dua!! Ta paraqes femërinë dhe bukurinë time dhe të krenohen me to para njerëzve!!

    Prindi iu përgjigj: Për mua nuk ka asnjë pengesë, asnjëherë. Paraqite nga trupi yt atë që të zbukuron në dynja … dhe do të bartsh mbi supet e tua ndëshkimin e Xhehenemit në ahiret!!

    A harrove, oj bija ime!! Po kush të furnizoi me begatinë e femërisë dhe të bukurisë dhe me begatitë e tjera? Ai është Allahu, i cili vetëm se Ai e meriton adhurimin. Ai të dhuroi çdo gjë nga begatitë me të cilat ti krenohesh. Ai meriton falënderim për këto dhurata e begati, edhe atë duke iu nënshtruar dhe respektuar urdhrat e Tij e jo duke i bërë gjynahe dhe mëkate haptazi dhe në vetmi.

    Ai ti dhuroi begatit mirëpo ka fuqi edhe ti merr dhe të privon nga to, nëse ti nuk i frikohesh Atij dhe nuk i respekton urdhrat e Tij.

    Ai e urdhëroi gruan ta mbulon trupin e saj dhe ia bëri detyrim, që ta ruan dhe mbron nderin e saj nga sytë e njerëzve dhe nga sytë e shpirtligjve.

    Bija ime frikoju Allahut në vetvete, që Allahu të furnizon me atë që i frikohet Allahut në ty!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • MOTRA IME, XHENETI ËSHTË MË MERITOR!!

    MOTRA IME, XHENETI ËSHTË MË MERITOR!!

    Asija ishte gruaja e Faraonit jobesimtar mirëpo ajo e fitoi pallatin e saj në Xhenet.

    Gruaja e Nuhit dhe Lutit ishin gra të Pejgamberëve mirëpo u bën nga banoret e  Xhehenemit dhe burrat e tyre nuk ju bën fare dobi.

    Merjemi nuk u martua asnjëherë dhe u bë zonjusha e grave të botëve.

    A e di ti se shpëtimi dhe fitorja në dynja dhe në ahiret nuk varet nga martesa.

    Ndoshta një burrë i mirë të ndihmon, mirëpo mos prezenca e tij nuk të dëmton.

    Motra ime mos u mërzit për çështjen e martesës … Xheneti është më meritor të preokupohesh me të.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU