Category: Gruaja dhe Familja

  • GRUAJA ËSHTË SI KËPUCA!!

    GRUAJA ËSHTË SI KËPUCA!!

    Një ditë nga ditët një dijetar ishte ulur me një grup njerëzish. Në mexhlis u paraqitëm shumë tema, e ndër to, disa nga të pranishmit e paraqitën edhe temën e martesës dhe grave.

    Njëri nga ta tha:

    Gruaja është si këpuca.. burri mundet ta ndërron dhe ta zëvendëson, derisa ta gjen numrin e përshtatshëm për të!!

    Të pranishmit të habitur nga fjalët e tij, shikuan kah dijetari dhe i thanë: Cili është mendimi i juaj për këto fjalë?!

    U përgjigj: Atë që e tha vëllai jonë është e vërtetë plotësisht! Gruaja i përngjan këpucës në sytë e atij që veten e sheh si këmbë, dhe ajo është kurorë në sytë e atij që e sheh veten si kokë!

    Mos e qortoni atë që flet, po shikoni se si e sheh ai vetveten fillimisht!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • E ZGJODHI BURRIN E SAJ, PARA SE AI TA ZGJEDH ATË!!

    E ZGJODHI BURRIN E SAJ, PARA SE AI TA ZGJEDH ATË!!

    E dëshiroi fisnik.. e shpeshtoi lëmoshën!

    E dëshiroi të dashur.. e shpeshtoi ndihmën ndaj të tjerëve!

    E dëshiroi të moralshëm.. e përmisoi moralin e saj!

    E dëshiroi të sinqertë.. e uli shikimin e saj!

    E dëshiroi respektues.. i respektoi prindërit e saj!

    Ashtu si e donë partnerin e jetës tënde, bëhu edhe ti ashtu!

    Shpërblimi vjen sipas veprave që i vepron!

    Allahu i sheh robërit e Tij.. të ndershmit, i furnizon me të ndershmet!

    Përmisoje veten.. do ta gjesh atë që e donë, tek ai që e donë!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • DHJETË POROSI NGA GRATË PËR BURRAT!!

    DHJETË POROSI NGA GRATË PËR BURRAT!!

    O ti burrë, gruaja është me ndjenja të buta dhe në shpirt e ndjeshme. Nga ti, kërkohet të sillesh me të me butësi dhe të jesh më romantik. Nëse nuk e din se si, ajo në vazhdim t’i drejton dhjetë këshilla romantike, për të cilat ti ke nevojë për to:

    1. Mos tento ta gënjesh gruan, ngase ajo, do ta dallon se e gënjen nga zëri jot!
    2. Mos e anashkalo gruan, kur ajo, më së shumti ka nevojë për ty!
    3. Mos e pyet për atë se sa ty të donë, vetëm se atëherë, kur ti i pari ia paraqet asaj dashurinë tënde që e ndjen ndaj saj!
    4. Mos e tradhto gruan! Zemra e saj është si qelqi, nëse thehet nuk mundet më të rikthehet në formën e saj të mëparshme!
    5. Nëse gruaja qesh, dije se ajo në shoqërimin tënd rehatohet!
    6. Nëse ajo të thërret, dije se ajo ka qenë e pikëlluar dhe ka dashur ta dëgjon zërin tënd që të qetësohet, edhe pse ajo nuk ta ka shprehur pikëllimin e saj!
    7. Nëse ajo është e lumtur, ti shoqëroje në lumturinë e saj. Nëse është e pikëlluar, pyete që ta qetësosh, e jo për t’i dhënë zgjidhje!
    8. Zemra e gruas nuk e donë një burrë, vetëm se atëherë kur i beson atij!
    9. Gruaja, shumë rëndë e shfaq mërzinë e saj, dhe nëse e sheh se ngy sytë e saj i rrjedhin lot, dije se ajo është në gjendje të rëndë mërzie!
    10. Dhe për në fund, bëhu për gruan shoku më i sinqertë, dhe baba i mëshirshëm, dhe vëlla i butë. Nëse ajo lidhet me ty, dije se ajo ka sakrifikuar njerëzit më të shtrenjtë të saj, dhe zgjodhi shoqërimin tënd, para shoqërimit të tyre!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • JU POROSIS, ME GRATË E JUAJA TË SILLENI MIRË!!

    JU POROSIS, ME GRATË E JUAJA TË SILLENI MIRË!!

    Nëse e sheh nënën tënde.. rikujtoje.. se Xheneti është tek këmbët e saj!

    Nëse e sheh gruan tënde.. rikujtoje.. se më të mirët, janë ata që janë më të mirët me gratë e tyre!

    Nëse e sheh vajzën tënde.. rikujtoje.. se ajo është mbrojtja jote nga zjarrmi i Xhehenemit!

    Rikujtoji porositë e të dashurit tanë, Muhamedit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • SI TA BËSH BURRIN TË LUMTUR KUR AI ËSHTË LARG SHTËPISË!!

    SI TA BËSH BURRIN TË LUMTUR KUR AI ËSHTË LARG SHTËPISË!!

    Burri yt nuk kërkon nga ti asgjë të veçantë, po ai kërkon nga ti të përkujdesesh për disa gjëra të thjeshta që do të bëjnë të lumtur ty, fillimisht, e pastaj edhe atë së bashku me ty. Për këtë arsye përcjelli këto këshilla dhe nuk do të pendohesh asnjëherë:

    1. Bëje të ndjehet se ai është mbret në jetën tënde dhe se nuk ka burrë sikurse ai në botë. Kudo të jesh me të ku ka burra përreth, ule kokën tënde dhe ule shikimin tënd, pastaj thuaji atij, pse ta shikoj tjetrin, kur sytë e mi nuk shohin bukuri dhe sjellje më të mirë se sa tuat?!
    2. Paraqite përkujdesjen tënde dhe frikën e vazhdueshme për të, derisa edhe nëse mes jush ka mospajtime, mos harro ta qetësosh kur të niset për në punë apo kur të kthehet në shtëpi. Përgatitja ushqimin të cilin ai e preferon dhe tento që të jetë i kënaqur me gatimin tënd!
    3. Prite kur të vjen në shtëpi duke qenë e zbukuruar dhe parfumosur dhe buzëqeshur. Shtoja atyre edhe përqafimin e tij kur hyn apo kur del nga shtëpia, duke mos e anashkaluar edhe lutjen për të dhe përcjelljen e tij deri te dera!
    4. Mos e përmend familjen e tij vetëm se për të mirë, edhe në qoftë se sjellja e tyre ndaj teje është e keqe ti ktheja atyre me të mirë. Nëse burri ka mospajtim me familjen e vet, ti tento t’ia afrosh ata, e jo t’i largosh nga njëri tjetri!
    5. Përkujdesu për shtëpinë dhe pastërtinë dhe rregullimin e saj. Përkujdesu për mikpritjen e mysafirëve ashtu si i ka hije, dhe po ashtu duhet të përkujdesesh për pastërtinë e fëmijëve.
    6. Kur ai niset për në udhëtim, shkruaji atij një letër ku në të e shpreh pikëllimin tënd për të. Parfumoji rrobat e fjetjes së tij me parfumin tënd që ta bësh të rikujton gjatë udhëtimit!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • ÇFARË SHPRESON VAJZA TEK BURRI I SAJ!!

    ÇFARË SHPRESON VAJZA TEK BURRI I SAJ!!

    E pyetën një vajzë..

    Çfarë shpreson te burri yt??

    U përgjigj: Të gjithë atë çka e shpresoj tek ai, nuk është e pamundur, mirëpo në kohën e sotit është bërë e rrallë ta gjesh..!

    Te ka ai shpresoj krahë të më mbron dhe zemër të më strehon..

    Të mi fal gabimet dhe t’i tejkalon problemet..

    Të më mëson, të më edukon dhe të më vetëdijeson..

    Të mi përmison gabimet, pa mos më lënduar..

    Të mi mbulon të metat, pa mos i shpalosur..

    Mes nesh të këshillohemi..

    Të më rikujton për begatit ë Zotit tim..

    Të ma mbron nderin..

    Të më shoqëron në namaz..

    Dhe në leximin e Kuranit..

    Dhe në agjërim.. dhe në namaz nate!

    O Zot, furnizoji motrat muslimane më këtë lloj burri!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • MOTRA IME

    MOTRA IME

    Martoje një burrë i cili krenohet me nderin tënd dhe ai do të jetë krahu yt në kohën e sprovave..

    Do të jetë i huaj në mesin e njerëzve .. i butë dhe i dashur me ty ..

    Mos hulumto pas pasurisë e as pas bukurisë.

    Po hulumto pas atij që ka fe dhe moral dhe bëje të jetë Xheneti yt në dynja,

    Që të futesh duke qenë ai i kënaqur me ty, në Xhenetin e ahiretit!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • A E DI SE CILI ËSHTË BURRI MË I MIRË!!

    A E DI SE CILI ËSHTË BURRI MË I MIRË!!

    Burrë i mirë është ai, i cili ia zëvendëson gruas së tij pikëllimin me buzëqeshje!

    Burrë i mirë është ai, i cili i shërben asaj me këshilla!

    Burrë i mirë është ai, i cili e merr dorën e saj dhe i thotë: t’ia bëjmë Allahut një sexhde të gjatë!

    Sa burrë i mirë që është ai, i cili i bashkëngjitet asaj në faljen e dy rekateve në thellësinë e natës!

    Dhe ai që i ndihmon në përgatitjen e ushqimit!

    Sa burrë i mirë që është ai, i cili e përqafon gruan e tij dhe ia puth dorën e saj!

    Dhe nga ai burojnë fjalë të mira që ia zbukurojnë asaj mendimet dhe ia rehatojnë zemrën!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • DEDIKUAR ÇDO FEMRËS NË BOTË!!

    DEDIKUAR ÇDO FEMRËS NË BOTË!!

    Nëse të vonohet martesa.. rikujtoje Hatixhen, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, e cila bëri durim dhe në fund u martua me njeriun më të madh në botë!

    Nëse ende nuk je e martuar.. rikujtoje Merjemen, alejha selam, dhe si Allahu ia ngriti emrin në dynja dhe ahiret!

    Nëse je e sprovuar me burrë gjynahqar.. rikujtoje Asijën, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, gruan e Faraonit dhe si Allahu e bëri zonjë në Xhenet.

    Nëse e je e ndarë nga burri.. rikujtoje fjalën e Allahut: “E nëse ata ndahen, Allahu me begatinë e Tij, çdonjërin prej tyre e bën të pavarur”. Nisa 130.

    Rikujtoje se risku i Allahut do të vjen.. dhe mjerë për ty nëse i merr lakmi të tjerëve për riskun e tyre!

    Mos harro se Allahu është i Urti, i Gjithëdijshmi, i Njoftuari për çdo gjë!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • MOTRA IME, MOS U VONO!!

    MOTRA IME, MOS U VONO!!

    Ajo thotë:

    Kur të martohem do të përmisohem..

    Kur të martohem burri im do të më zgjon..

    Kur të martohem do të mbulohem..

    Kur të martohen burri do të më mëson Kuranin..

    Kur të martohem do të ndryshoj, do të bëhem më e mirë dhe do të bëj përpjekje më tepër në adhurime..

    Kur të martohem do falem më tepër dhe do agjëroj më tepër..

    Kur të martohem do t’i edukoj fëmijët e mi sipas moralit më të lartë..

    Motra ime, fillimisht ti bëhu e përqendruar që të formosh breza të drejtë..

    Mos e ndërlidh çdo vepër që të drejton kah Zoti jot me burrin tënd. Nëse Allahu nuk ta mundëson që të martohesh, çka do të veprosh?!

    Dije se Allahu nuk ndryshon gjendjen e një populli, pa e ndryshuar ata gjendjen e tyre.

    Për këtë arsye, motra ime, mos i humb veprat e tua!

    Vepro, përqendrohu, bindu, duro dhe kërko ndihmë nga Allahu.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU