Category: Gruaja dhe Familja

  • KUSH ËSHTË “DEJUTH”??

    KUSH ËSHTË “DEJUTH”??

    Ai krenohet dhe lavdërohet me gruan e tij, dhe me bukurinë dhe stolitë e saj!

    Nuk e ruan dhe nuk e mbron nga sytë e burrave!

    Ajo del bashkërisht me burrin, e zbukuruar, e parfymosur, me rroba të tejdukshme, gjysmë e zhveshur, si të jetë mall, i cili prezantohet për shitje!!

    Rri së bashku me burra, e shoqëron kush do nga burrat, kurse burri i saj nuk mërzitet aspak, si mos të jetë e ndershme!

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, thotë: “Nuk hyn në Xhenet dejuthi”.

    Dejuth është ai që nuk e mbron nderin e familjes së vet, dhe s’ka aspak xhelozi për mahremat e vet, si për gruan e tij, për vajzën e tij, për motrën e tij, për nënën e tij, etj.

    Tek disa burra humbi xhelozia, dhe me të, humbi edhe turpi tek gratë e tyre!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • MË MJAFTON NJË BURRË I CILI E NJEH ALLAHUN!!

    MË MJAFTON NJË BURRË I CILI E NJEH ALLAHUN!!

    Thanë: Ku do të banosh?

    U përgjigja: Në çdo vend ku jetoj me të, për mua është Xhenet, edhe nëse jetoj në shtëpi nga balta!

    Thanë: Çka posedon ai, çfarë pasurie ka?

    U përgjigja: Me vete e ka krijesën më të mirë!

    Thanë: Si do kënaqesh në jetë, kur ai nuk posedon as pasuri, e as prejardhje, e as pozitë?

    U përgjigja: Me nënshtrimet e tona ndaj Allahut, do të jetojmë kohërat më të mira të jetës!

    Thanë: Do të humbsh shumë nga kënaqësitë dhe zbukurimet e jetës nëse jeton me të?

    U përgjigja: Mua më mjafton një burrë, i cili e njeh Allahun..

    I cili veshët m’i kënaq me fjalët më të buta..

    Më ndriçon jetën time me buzëqeshje..

    Gjithmonë më përmend në lutjet e tij..

    Dhe kohërat më të mira të jetës tonë i kalojmë në adhurime!!

    Kjo është ajo që ne e duam, mirëpo familjet tona kanë tjera mendime!

    O Zot! Më bashko me atë që e shpresoj në dynja dhe në Xhenet!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • GRUAJA E NDERSHME, SA BEGATI E MADHE!!

    GRUAJA E NDERSHME, SA BEGATI E MADHE!!

    Ishte një njeri i varfër dhe e punonte një punë modeste. Një ditë nga ditët, papritmas i erdhi prindi i gruas, dhe i tha:

    “Ki frikë Allahun! Bliji gruas tënde pak bukë, dhe djathë, dhe fasule, dhe mos e tepro me mish! Ajo e ka tepruar në ngrënien e mishit, e yndyrës dhe pemëve!!”.

    Burri i mahnitur thotë: E hapa gojën, po nuk dija çka t’i përgjigjem! Nuk e kuptoja se çka po flet, dhe çka po synon me këto fjalë, derisa e takova gruan time, dhe e pyeta! Ishte një surprizë e madhe për mua, e cila e dridhi tokën poshtë këmbëve të mia!

    Gruaja e tij çdo herë kur shkonte tek familja e saj, ata i ofronin mish, dhe pemë, dhe ushqime të yndyrshme, dhe çdo herë thoshte se nuk e dua, ngase jam e ngopur nga ky lloj i ushqimit, dhe se burri i saj nuk e pengon ta ha fare këtë ushqim, madje ai i sjell në shtëpi shpesh dhe e nxit ta hanë, derisa e ka tepruar me këto ushqime! Ajo u tha se e ka marrë malli për bukë, për fasule, dhe për ushqime të ngjashme, dhe për to është përmalluar!!

    Në fakt, realiteti ishte krejtësisht ndryshe! Ajo në shtëpinë e burrit mishin nuk e shihte vetëm se një herë në muaj apo në dy muaj, dhe ushqimi më i shpeshtë tek ata ishte buka dhe djathi. Burri i saj me shumë mund arrinte ta shuan urinë e tij dhe të gruas, mirëpo gruaja e ndershme dëshiroji që ta rit burrin tek familja e saj, dhe t’ia bën atyre të madh në sytë e tyre!!

    Ajo e duronte urinë dhe varfërinë, dhe nuk donte që t’ia shpreh askujt varfërinë dhe nevojat e tyre, po ajo duronte dhe e shtrëngonte barkun e saj, dhe e rikujtonte burrin me premtimet e Allahut për ata që bëjnë durim!

    Sa begati e madhe që është gruaja e ndershme dhe durimtare!!

    Shtëpia; themeli i saj nuk është çimentoja apo guri.. po gruaja e ndershme!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • LETËR NGA BURRI I DASHURUAR!!

    LETËR NGA BURRI I DASHURUAR!!

    Gruaja ime,

    Patjetër ta dish se, gratë më të mira janë, të devotshmet e adhurueset: Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij”. Huxhurat 13.

    Më beso se më e mira ndër gratë, nuk është ajo që ka bukuri, e as ajo që ka pasuri, e as ajo që posedon shërbëtore, e as që ajo posedon tokë!

    Jo, pasha Allahun! Nuk është qëllimi në atë çka posedon “filania” nga kozmetika, apo nga parfumet e shtrenjta, apo rrobat e mira dhe të shtrenjta!

    Filania “e devotshmja”, kjo është më e larta, dhe më e mira, dhe më plota tek Allahu, edhe nëse ajo është e zezë, apo e shkurtër, apo ka të meta, apo nuk ka flokë të buta e të mira!

    Pasha Allahun! Gruaja e cila ka devotshmëri dhe i frikohet Allahut, ajo është fitimtarja të nesërmen, atë ditë kur tubohen të gjitha krijesat: “Vërtet, për punëdrejtët është përgatitur e mira (Xheneti)”. Nebe 31.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • DHURATË PËR ÇDO BURRË QË E NEGLIZHOI DASHURINË NDAJ GRUAS!!

    DHURATË PËR ÇDO BURRË QË E NEGLIZHOI DASHURINË NDAJ GRUAS!!

    1. A e di se ajo kur të telefononte shpesh, kjo ishte sinjal për ty, se ajo donë të flet vetëm se me ty, e jo me të tjerë!
    2. A di se ajo do të gjen më të mirë se ti, ngase mësoi nga plagët e saj se si të zgjedh!
    3. A e di se gruaja të cilës i është bërë padrejtësi, kur donë burri t’i kthehet asaj përsëri, dije se koha e tij vetëm se ka kaluar!
    4. A e di se gruaja e ka “shqisën e gjashtë” më të fuqishme se sa të burrit, dhe ajo shumë lehtë e dallon se burri, a është ndryshuar apo e tradhton!
    5. A e di se gruaja është më durimtare dhe më shumë përballon nga ti, dhe nëse ajo largohet nga ti, dije se ajo ka qenë pas një mijë tentativave nga ana e saj për falje dhe ndjesë!
    6. A e di se ajo kur lëndohet, në shumicën e rasteve e preferon heshtjen!
    7. A e di se ajo kur zemërohej dhe të qortonte, kjo do të thotë se ajo shumë të donte!
    8. A e di se ti kur e lëndoje dhe i jepje plagë në shpirt dhe zemër, ajo shpresonte dhe ishte e udhës që ti të ndryshosh për ka e mira, e jo ta neglizhosh!
    9. A e di se ajo nuk i harron gabimet e tua, sado kohë që të kalon, po ajo bëhet se i harron, dhe pikëllimi i saj është prezent në zemër, dhe kur lëndohet nga ti, ajo atëherë i rikujton të gjitha plagët e kaluara!
    10. Kush e humb dashurinë e një gruaje të sinqertë, vetëm se e ka humbur gjithë dynjanë!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • GRUAJA DUHET TA MËSON KËTË!!

    GRUAJA DUHET TA MËSON KËTË!!

    A e din se.. i pari që e banoi Haremin e Mekës ka qenë grua, dhe ajo është Haxheri!

    A e din se.. i pari që e siguroi dhe e qetësoi të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kur i erdh shpallja ishte grua, dhe ajo është Hatixhja!

    A e din se.. i pari që e flijoi gjakun në rrugë të Allahut ishte grua, dhe ajo është Sumeja, nëna e Amarit!

    A e din se.. Allahu e zbriti një sure në Kuran, e cila titullohet Nisa ( surja e grave), dhe ajo është surja e tretë në Kuran për ka gjatësia!

    A e din se.. “Ju porosis me gratë e juaja të silleni mirë”! Këto fjalë i tha i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, në hutben e lamtumirës dhe e përsëriti tri herë: Ju porosis me gratë e juaja të silleni mirë! Ju porosis me gratë e juaja të silleni mirë!  Ju porosis me gratë e juaja të silleni mirë!

    A e din se.. i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush i ka tri vajza dhe i strehon ato, iu siguron ushqim dhe i mëshiron, për të bëhet obligim hyrja në Xhenet”. Njëri nga të pranishmit pyeti:’Po ai i cili ka dy vajza?’ I Dërguari i Allahut tha: ”Po, edhe ai, i cili ka dy vajza”. E nëse e ka një, o i Dërguar i Allahut?! I Dërguari i Allahut tha: ”Po, edhe ai, i cili e ka një vajzë”.

    A e din se.. Xheneti është nën këmbët e nënave tona!

    A ka fisnikëri dhe respekt më të madh se kjo për gruan!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • A DO TA DISH SE KUR NUK JE BURRË I MIRË!!

    A DO TA DISH SE KUR NUK JE BURRË I MIRË!!

    1. Kur mendon se roli i gruas është anësor, dhe se ajo është thjesht një shërbëtore, dhe kur ti nuk e respekton rolin e saj në shtëpi, që ajo përkujdeset për fëmijët e tu, dhe për edukatën dhe arsimimin e tyre, duke mos i lënë anësh edhe punët e shtëpisë.. dije se ti nuk je burrë i mirë!!
    2. Kur gruaja e lodh veten në përgatitjen e ushqimit të cilin ti e preferon, dhe ti pastron rrobat, dhe ti hekuros ato, dhe nga ti nuk e dëgjon asnjë fjalë falënderimi.. dije si ti nuk je burrë i mirë!!
    3. Kur gruaja jote nervozohet nga lodhja e punës që e bën brenda shtëpisë dhe jashtë saj (ku të ndihmon ty për nevojat e përditshme të jetës), dhe kur nervozohet nga lodhja e fëmijëve dhe kërkesave të tyre të cilat nuk kanë fund, dhe nga presioni i jetës së përditshme, dhe ti, nuk ia zbut atë nervozë dhe nuk bën sabër me të, dhe ndoshta edhe e divorcon.. dije se ti nuk je burrë i mirë!!
    4. Kur ulesh ti me gruan, dhe veshja jote është e keqe, dhe të vjen erë e keqe, flokët i ke të parregulluara, dhe asaj i drejtohesh dhe i thua që të rregullohet për ty.. dije se ti nuk je burrë i mirë!!
    5. Kur ti i përhap fshehtësitë e tua dhe të gruas para shokëve.. dije se ti nuk je burrë i mirë!!
    6. Kur ti e ndalon gruan ta viziton farefisin, duke e ditur se ajo e ka për detyrë ta viziton farefisin dhe ta respekton prindin.. dije se ti nuk je burrë i mirë!!
    7. Kur ti e privon gruan nga agjërimi dhe namazi vullnetar, dhe kur ti e pengon me diçka kur ajo fillon të lexon Kuran.. dije se ti nuk je burrë i mirë!!
    8. Kur ajo dëshiron të merr pjesë në mendimin tënd për sa i përket ndonjë problemi që ka ndodhur në lidhje me fëmijët, apo ajo kërkon nga ti t’i tregosh se çka donë që ta gatuan dhe ta hash, dhe ti ia kthen shpinën dhe fillon të lexon gazetë.. dije se ti nuk je burrë i mirë!!
    9. Kur ti mendon se çështjet duhet të shikohen vetëm se nga prizma e botëkuptimit tënd.. dhe harron se gruaja duhet të trajtohet si njeri, e cila i ka të drejtat e saj dhe mbi të ti ke detyrime, dhe se jeta është një udhëtim ku në të marrin pjesë të dy bashkëshortët, dhe se mëshira, dhe dashuria, dhe butësia, janë themeli i jetës bashkëshortore.. dije se ti nuk je burrë i mirë!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • KUR SHTËPITË BËHEN KOPSHTE TË XHENETIT NË TOKË!!

    KUR SHTËPITË BËHEN KOPSHTE TË XHENETIT NË TOKË!!

    Nëse gruaja gjithmonë e rikujton,

    se burri i saj ia mundësoi ta ndjen lumturinë më të madhe të jetës së saj,

    atëherë kur ai e kërkoi dorën e saj!!

    Nëse burri gjithmonë e rikujton,

    se gruaja ia dhuroi atij ndjenjat më të bukura të lumturisë gjatë jetës së tij,

    atëherë kur ajo pranoi të jetë gruaja e tij!!

    Nëse ata dy e rikujtojnë,

    se njëri-tjetrit ia dhuruan atë që askush tjetër nuk ua dhuroi asnjëherë!

    Atëherë të gjithë shtëpitë do të bëhen kopshte të Xhenetit në tokë!

    O Zot, mbushi shtëpitë e muslimanëve me dashuri dhe afërsi,  dhe furnizoi ato me burra të ndershëm dhe gra të ndershme.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • ÇFARË KOZMETIKE PËRDORË!!

    ÇFARË KOZMETIKE PËRDORË!!

    Një grua u pyet: Çfarë kozmetike përdorë?!

    U përgjigj: Për buzët e mia e përdori të vërtetën!

    Për zërin tim e përdori përmendjen e Allahut!

    Për sytë e mi e përdori uljen e shikimit!

    Për duart e mia e përdori mirësinë!

    Për zemrën time e përdori dashurinë ndaj Allahut!

    Për trurin time përdori urtësinë!

    Për shpirtin tim e përdori adhurimin!

    Për epshin tim e përdori imanin!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • PSE GRATË QAJNË!!

    PSE GRATË QAJNË!!

    I biri e pyeti nënën: Pse po qan!

    Iu përgjigj: Qaj ngase jam grua..

    I biri i tha: Unë nuk po e kuptoj këtë!!

    Nëna e përqafoi, dhe i tha se ti këtë nuk do ta kuptosh asnjëherë..

    I biri pastaj e pyeti prindin e vet: Pse qan nëna ime pa asnjë arsye?

    Prindi iu përgjigj: Të gjitha gratë qajnë pa asnjë arsye..

    I biri u rrit dhe u bë burrë, dhe ende mbeti pa e ditë se pse qajnë gratë!!

    Në fund e pyeti një dijetar të urtë: Pse qajnë gratë!!

    Dijetari iu përgjigj: Kur Allahu e krijoi gruan, i bëri të ketë shpatulla shumë të forta, e ta  bartë barrën e botës..

    I bëri asaj të ketë krahë të butë, e të jep rehati..

    I dha asaj fuqi të brendshme ta përballon lindjen e fëmijëve, dhe ta përballon refuzimin që ia bëjnë asaj kur ata të rriten..

    I dha asaj qëndrueshmëri t’i përballon vështirësitë e familjes dhe të përkujdeset për ta.. dhe të mbetet e heshtur në kushtet më të vështira, edhe atë pa u ankuar fare..

    Edhe atëherë kur të gjithë dështojnë dhe pikëllohen, ajo mbetet e heshtur..

    I dha asaj dashuri ndaj fëmijëve të saj që nuk përfundon, dhe ajo dashuri nuk ndryshon edhe nëse ata ia kthejnë me të keqe dhe i shkaktojnë asaj dhembje..

    Dhe në fund..

    I dha asaj lot, t’i rrjedhin kur ka nevojë dhe ta nxjerr barrën e kësaj përgjegjësie të madhe.. që më vonë të mundet ta vazhdon udhëtimin më tutje..

    Kjo është pika e vetme e dobët e saj..

    Për këtë arsye, respektoni lotët e grave të botës.. edhe nëse ato dalin pa asnjë sebep!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU