Category: Gruaja dhe Familja

  • KAPU PËR DORËN E ATIJ QË E DONË!!

    KAPU PËR DORËN E ATIJ QË E DONË!!

    – Ceket se një vajzë e vogël, së bashku me prindin e saj plak, ishin duke e kaluar një urë! Prindi, si gjithmonë i mëshirshëm, frikohet për vajzën e vet se do të bie nga ura, dhe i thotë: E dashura ime, më kap për dorën time fort, që të mos biesh në lum! Vajza iu përgjigj pa asnjë dyshim: Jo prindi im, ti kapu për dorën time!

    Prindi habitet dhe ia kthen: A ekziston ndonjë dallim në fjalët që t’i thash?!

    Përgjigja e vajzës ishte e shpejtë dhe i tha: Nëse unë kapesha për dorën tënde, kishte mundësi që të mos kapem mirë, dhe të më rrëshqet dora e të bie, mirëpo, nëse ti kapej për dorën time, ti nuk do ta liroje dorën që të rrëshqet nga ti! Asnjëherë, kurrë!!

    – Kështu është kur i beson atij që e donë më shumë se sa i beson vetvetes, dhe je më shumë i sigurt, që jetën tënde ta lësh në duart e tij se sa në duart e tua!

    Kapu për dorën e atij që e donë, para se të presësh nga ata që të kapen për duart e tua!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • MOS I SHKATËRRONI GRATË E JUAJA!!

    MOS I SHKATËRRONI GRATË E JUAJA!!

    U ul burri në mesin e familjarëve të vet, krenar me vetveten dhe me mendimin e vet para të gjithëve, dhe gruaja në atë moment e jep mendimin e saj, dhe kundërpërgjigja e tij ishte: Çfarë është ky budallallëk?!

    Madje, nuk i mjaftoi kjo, po filloi që t’i komenton përpjekjet e tij të përhershme, se ato janë më të mira në aspekt të logjikuarit dhe të menduarit.

    Fëmijët e vërejtën reagimin e prindit dhe kjo i bëri që në sytë e tyre, nëna, të ju duket si budalla! Kjo i bëri që ata të mos kenë besim tek ajo dhe në mendimin e saj, dhe ajo të mos jetë e fuqishme që ato gjëra që i sheh të drejta në përmisimin e gjendje familjare t’i realizon, ngase ajo në sytë e fëmijëve të saj është “budalla”, e cila, ballafaqohet me lloje të ndryshe kritikash dhe akuzash nga prindi i tyre.

    Ky qëndrim përsëritet me format e ndryshme. Herë me paraqitjen e saj si të dobët, e cila ka nevojë që i biri i saj, i cili i ka arritur të pesëmbëdhjetat, ta mbron dhe ta shoqëron në blerjen e gjërave, e herë se ajo nuk din se si të sillet me fëmijët e saj kur ata gabojnë! Dhe e tëra kjo të bëhet para syve të fëmijëve,  deri në atë gradë, saqë ajo të mos respektohet nga fëmijët!

    Kjo thyerje do të thotë shkatërrim i një pjese të rëndësishme nga shtyllat e familjes, dhe me këtë, baraspesha familjare të destabilizohet nga aspekti i ardhmërisë dhe nga aspekti i edukimit të brezit të ardhshëm!

    Me plot kuptim e themi se me thyerje nënkuptojmë humbjen e busullës në shtëpi!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • KJO ËSHTË FRYTI I GRUAS SË NDERSHME!!

    KJO ËSHTË FRYTI I GRUAS SË NDERSHME!!

    Një djalosh, i cili u rrit me gjynahe dhe mëkate, e martoi një grua të ndershme. Kjo grua, ia lind disa fëmijë, ku ndër ta do ta lindë edhe një fëmijë shurdhmemec!!

    Nëna e vet përkujdesej për të që të merr edukatë të mirë. Ia mësoi namazin dhe të kapurit për xhami, prej fëmijërisë së tij! Kur i arriti të shtatat nga mosha e vet, filloi t’i sheh veprat e  prindit të vet, dhe t’i dallon gabimet dhe mëkatet e tij! Atëherë, edhe pse ishte në atë moshë, filloi ta këshillon të prindin me shenja, dhe ato këshilla t’ia përsërit shpesh, me qëllim që ta bind, e t’i largohet veprave të shëmtuara, dhe ti kapet namazit! Mirëpo, mundi i tij çdo herë mbaronte pa sukses!!

    Një ditë nga ditët, erdhi i biri, dhe u fut në dhomë ku gjendej prindi i vet. Zëri ju kishte pas marrë dhe lotët i rrjedhnin nëpër fytyrë! Iu afrua të prindit, dhe e vendosi Kuranin para tij, dhe e hapi në suren Merjem! E vendosi gishtin e tij te fjala e Allahut: “O babai im, unë kam frikë se mos të vjen ndonjë dënim nga i Gjithëmëshirshmi e kështu të bëhesh i afërm i djallit”. Merjem 45.

    Djaloshi filloi të qan me të madhe, derisa edhe prindi i vet, u ndikua nga të qarit e tij, dhe filloi të qan edhe ai së bashku me të!!

    Allahu deshi që nëpërmjet të birit t’i hap drynat e zemrës së tij! I biri, i fshiu lotët nga fytyra e prindit të vet, dhe e puthi, dhe e morri, dhe së bashku, të dy, shkuan në xhami!

    Kjo është fryti i gruas së ndershme! Për këtë arsye, martohu me grua të ndershme e fetare!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • ZEMRA E MIRË E GRUAS NUK THYHET PËR NJË GABIM!!

    ZEMRA E MIRË E GRUAS NUK THYHET PËR NJË GABIM!!

    Pas një dite të gjatë dhe të rëndë nga puna, nëna ime e vendosi ushqimin para prindit tim në tavolinë, dhe pranë tij kishte bukë, mirëpo buka ishte e djegur më tepër se sa duhet!

    Më kujtohet se situatën e vëzhgova gjatë, që ta shoh se prindi im, a do ta vëren bukën e djegur apo jo! S’kam fare dyshim se ai e vërejti bukën e djegur, po prapë e shtriu dorën dhe e morri një copë bukë, dhe i buzëqeshi nënës sime, dhe më pyeti se si ishte dita ime në shkollë?!

    Nuk më kujtohet se si ju përgjigja, po më kujtohet mirë, se copën e bukës e lyente me gjalpë dhe marmelatë, dhe e hante krejt!

    Pasi që u largova nga tavolina e bukës, atë natë, më kujtohet se e dëgjova nënën time duke iu arsyetuar prindit tim, për bukën që e kishte pas djegur, dhe asnjëherë nuk e harroj përgjigjen e prindit tim që ia dha nënës sime:

    “E dashura ime! Mos e tepro me arsyetim! Ti e din se unë nganjëherë kam dëshirë që buka të jetë pak më tepër e djegur dhe me të ushqimi të bëhet më i shijshëm!”.

    Atë natë, para se të shkoj të bie në gjumë, shkova ta puthi prindin tim dhe ta përshëndeti, dhe s’munda pa e pyetur se, a është e vërtetë se ai e donë që buka nganjëherë të jetë më tepër e djegur?!

    Më afroi kah gjoksi i tij, dhe m’i tha disa fjalë të cilat kërkojnë meditim:

    “Biri im! Nëna jote, sot kishte një punë të rëndë, dhe është ligështuar e lodhur pak si tepër. Dhe një copë bukë, e djegur pak si më tepër, nuk bën dëm asgjë”.

    Jeta është e stërmbushur me gjëra të mangëta! S’ka njeri, i cili është i përsosur, pa mangësi dhe pa të meta! E jona mbetet të mësohemi se si ta pranojmë atë mangësi në gjëra, dhe si t’i pranojmë të metat e të tjerëve. Kjo është prej gjërave më kryesore në ndërtimin e lidhjeve dhe forcimin e vazhdueshëm të tyre!

    Një bukë e djegur më tepër, nuk duhet ta thyen një zemër të mirë! Le të arsyetohemi mes veti, ngase çdo njëri nga ne, nuk e di gjendjen e të tjetrit!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • PSE ALLAHU NUK DONË QË GRUAJA TË PIKËLLOHET!!

    PSE ALLAHU NUK DONË QË GRUAJA TË PIKËLLOHET!!

    Allahu thotë: “Kjo është më e përshtatshme që ato të gëzohen, që të mos pikëllohen”.  Ahzab 51

    Allahu thotë: “Një zë e thirri nga poshtë: “Mos u pikëllo”. Merjem 24.

    Allahu thotë: “pa pasur frikë dhe as dëshpërim”. Kasas 7.

    Allahu thotë: “që ajo të gëzohej dhe të mos pikëllohej më”. Taha 40.

    Këto ajete na qartësojnë se pikëllimi i gruas është i rëndë, dhe dhembjet e saj janë të rënda, s’mundet zemra t’i përballon!

    Pra, silluni butë me gratë! Ajo kur pikëllohet, i thyhet zemra!

    Sillu butë me të! Mos ia the zemrën me fjalë!

    Mos e prek zemrën e saj duke u tall me të!

    Afroju kah Allahu me bamirësi ndaj saj!

    Respektoje, nderoje dhe mos ia pikëllo zemrën!!

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, na porositi dhe tha: “Silluni mirë me gratë e juaja”.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • MË MJAFTON NJË BURRË, I CILI E NJEH ALLAHUN!!

    MË MJAFTON NJË BURRË, I CILI E NJEH ALLAHUN!!

    Thanë: Ku do të banosh?

    U përgjigja: Në çdo vend ku jetoj me të, për mua është Xhenet, edhe nëse jetoj në shtëpi nga balta!

    Thanë: Çka posedon ai, çfarë pasurie ka?

    U përgjigja: Me vete e ka krijesën më të mirë!

    Thanë: Si do kënaqesh në jetë, kur ai nuk posedon as pasuri, e as prejardhje, e as pozitë?

    U përgjigja: Me nënshtrimet e tona ndaj Allahut, do të jetojmë kohërat më të mira të jetës!

    Thanë: Do të humbsh shumë nga kënaqësitë dhe zbukurimet e jetës nëse jeton me të?

    U përgjigja: Mua më mjafton një burrë, i cili e njeh Allahun..

    I cili veshët m’i kënaq me fjalët më të buta..

    Më ndriçon jetën time me buzëqeshje..

    Gjithmonë më përmend në lutjet e tij..

    Dhe kohërat më të mira të jetës tonë i kalojmë në adhurime!!

    Kjo është ajo që ne e duam, mirëpo familjet tona kanë tjera mendime!

    O Zot! Më bashko me atë që e shpresoj në dynja dhe në Xhenet!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • GRUAJA E NDERSHME, SA BEGATI E MADHE!!

    GRUAJA E NDERSHME, SA BEGATI E MADHE!!

    Ishte një njeri i varfër dhe e punonte një punë modeste. Një ditë nga ditët, papritmas i erdhi prindi i gruas, dhe i tha:

    “Ki frikë Allahun! Bliji gruas tënde pak bukë, dhe djathë, dhe fasule, dhe mos e tepro me mish! Ajo e ka tepruar në ngrënien e mishit, e yndyrës dhe pemëve!!”.

    Burri i mahnitur thotë: E hapa gojën, po nuk dija çka t’i përgjigjem! Nuk e kuptoja se çka po flet, dhe çka po synon me këto fjalë, derisa e takova gruan time, dhe e pyeta! Ishte një surprizë e madhe për mua, e cila e dridhi tokën poshtë këmbëve të mia!

    Gruaja e tij çdo herë kur shkonte tek familja e saj, ata i ofronin mish, dhe pemë, dhe ushqime të yndyrshme, dhe çdo herë thoshte se nuk e dua, ngase jam e ngopur nga ky lloj i ushqimit, dhe se burri i saj nuk e pengon ta ha fare këtë ushqim, madje ai i sjell në shtëpi shpesh dhe e nxit ta hanë, derisa e ka tepruar me këto ushqime! Ajo u tha se e ka marrë malli për bukë, për fasule, dhe për ushqime të ngjashme, dhe për to është përmalluar!!

    Në fakt, realiteti ishte krejtësisht ndryshe! Ajo në shtëpinë e burrit mishin nuk e shihte vetëm se një herë në muaj apo në dy muaj, dhe ushqimi më i shpeshtë tek ata ishte buka dhe djathi. Burri i saj me shumë mund arrinte ta shuan urinë e tij dhe të gruas, mirëpo gruaja e ndershme dëshiroji që ta rit burrin tek familja e saj, dhe t’ia bën atyre të madh në sytë e tyre!!

    Ajo e duronte urinë dhe varfërinë, dhe nuk donte që t’ia shpreh askujt varfërinë dhe nevojat e tyre, po ajo duronte dhe e shtrëngonte barkun e saj, dhe e rikujtonte burrin me premtimet e Allahut për ata që bëjnë durim!

    Sa begati e madhe që është gruaja e ndershme dhe durimtare!!

    Shtëpia; themeli i saj nuk është çimentoja apo guri.. po gruaja e ndershme!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • DHURATA MË E MIRË PËR ATË QË E DONË!!

    DHURATA MË E MIRË PËR ATË QË E DONË!!

    Kur e donë një njeri, me gjithë zemrën tënde, për hir të Allahut..

    Dhe të intereson çështja e tij..

    Ajo më e bukura që mundesh t’ia dhurosh atij është..

    Të bësh dua për të, dhe të thuash me zë të lartë..

    O Zot! Veshja petkun e devotshmërisë..

    Dhe largoja brengat, dhe bëje të lumtur..

    Shtoja nënshtrimin ndaj Teje, dhe bëje të hajrit kudo që shkon..

    Dhe furnizoje me bollëk, ngase Ti je Bujar dhe Pasanik!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • GRUAJA IME, TI JE DHURATA MË E BUKUR E ALLAHUT PËR MUA!!

    GRUAJA IME, TI JE DHURATA MË E BUKUR E ALLAHUT PËR MUA!!

    Gruaja e pyeti të burrin e saj, dhe i tha: A jam unë e bukur? – Burri iu përgjigj: Jo!!

    E pyeti të burrin: A donë që të jem me ty përgjithmonë? – Iu përgjigj: Jo!!

    E pyeti të burrin: A mendon për mua ndonjë kohë, madje për një çast? – Iu përgjigj: Jo!!

    E pyeti të burrin: A të pëlqej? – Iu përgjigj: Dihet se jo!!

    E pyeti të burrin: A më donë? – Iu përgjigj: Dihet se jo!!

    E pyeti të burrin: A do të qash për mua, nëse unë largohem nga ti? – Iu përgjigj:

    E pyeti të burrin: A je i përgatitur të bësh një vepër për hir timin? – Iu përgjigj: Jo!!

    Atëherë tha: Zgjidh tash!! Ose unë ose jeta jote!! – U përgjigj: Jeta ime!!

    Ajo u nis të ik larg, mirëpo, ai ia kapi krahun, dhe kërkoi nga ajo të mbetet me të, dhe i tha:

    Shkaku se pse nuk je e bukur, është se ti, je e mrekullueshme!

    Shkaku se pse nuk dua të qëndroj me ty përgjithmonë, është se unë, kam nevojë që ti të qëndrosh me mua përgjithmonë!

    Shkaku se pse nuk të mendoj, është se ti, nuk më largohesh nga mendja asnjëherë!

    Shkaku se pse ti nuk më pëlqen, është se unë, të dua fortë, e jo vetëm që më pëlqen!

    Shkaku se pse ti nuk më duhesh, është se unë, kam nevojë për ty më shumë se sa  mendon!

    Shkaku se pse nuk do të qajë për ty, është se unë, nga mërzia mendoj se do të vdes, para se të qaj!

    Shkaku se pse nuk do ta bëj një vepër për ty, është se unë, do të bëj shumë gjëra për ty, e jo vetëm se një!

    Shkaku se pse e zgjodha jetën time e jo ty, është se ti, ti je jeta ime!

    Ti je gruaja ime e shtrenjtë, dhe dhurata ime më e bukur nga Allahu i Madhëruar!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • E DUA TË JETË MBRETI IM, E UNË PRINCESHA E TIJ!!

    E DUA TË JETË MBRETI IM, E UNË PRINCESHA E TIJ!!

    Kur e pyetën se si e paramendon burrin tënd, filloi të kujtohet, të buzëqeshë, dhe tha:

    E dua të jetë imami im në namaz..

    Dhe të më mbron nga të ligat!

    Të jetë i dashur dhe i butë me mua në çdo kohë..

    Dhe të jetë me mua, në rehati dhe vështirësi!

    E dua të jetë me moral të mirë..  dhe e dua të jetë i parfymosur me përmendjen e Allahut!

    E dua të jetë mbreti im, e unë të jem princesha e tij, në mbretërinë e ndërtuar mbi të kënaqurit e Allahut!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU