Category: Gruaja dhe Familja

  • SI TA PËRMBASH VETEN QË MOS TA RRAHËSH FËMIJËN TËND!!

    SI TA PËRMBASH VETEN QË MOS TA RRAHËSH FËMIJËN TËND!!

    Zemërimi është një ndër faktorët më kryesor që e nxitën prindin ta rrah fëmijën e vet dhe më vonë të ndjen keqardhje!

    Si ta përmbash veten në ato momente dhe situata kur je i zemëruar që mos të ngresh dorë ndaj fëmijës tënd?! Këto janë disa porosi se si ta përmbash veten në ato momente:

    1. Përkujdesu që mos ta harrosh kërkimin e mbrojtjes tek Allahu nga shejtani i mallkuar dhe mësoje veten që kjo të bëhet shprehi ditore!
    2. Vendose veten në vendin e fëmijës, ktheju fëmijërisë tënde, dhe se si nëna jote bënte durim me ty dhe ishte e butë me gabimet e tua!
    3. Pyete veten, se ti, a donë që ta largosh mllefin nga vetja duke e rrah fëmijën tënd?! Nëse qëllimi yt është që ti ta shërosh gjoksin tënd, i cili është mbushur me mllef dhe zemërim nga gabimi i tij apo nga ajo që nuk rrinë urtë, atëherë dije se ti nuk ja ke qëlluar me këtë rrahje dhe nuk ke të drejtë mbi të. A nëse donë që me rrahjen tënde ta edukosh atë, dije se ka shumë mjete tjera të edukimit para rrahjes, si shikimi i mrrolur, apo privimi i tij nga disa lojëra, etj.
    4. Kur donë t’i biesh, rikujtoje herën e fundit kur u pendove dhe ndjeje keqardhje për rrahjen e tij dhe si shpresoje që mos ta kishe rrahur!
    5. Mundesh të bësh marrëveshje me burrin apo gruan që të ndalon kur dëshiron ta rrahësh fëmijën tënd, e sidomos atëherë kur nga zemërimi nuk mundësh ta përmbash veten fare.
    6. Mos e harro në ato momente dobësinë e fëmijës para teje, ai është i dobët dhe frikohet nga çdo lëvizje që e bën!

    Mos harro se të rrahurit tënd ka mundësi t’i len pasoja tanë jetën fëmijës tënd, dhe më vonë, ti të jesh ai që do të  akuzosh veten tanë jetën për pasojat e tij!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • NËNA E POROSIT DHE E KËSHILLON TË BIRIN!!

    NËNA E POROSIT DHE E KËSHILLON TË BIRIN!!

    Biri im i shtrenjtë..

    Një ditë prej ditëve, do të më shohësh si plakë, dhe sjelljet e mia, nuk do të jenë më si më parë. Të lutem, më jep pak nga koha e jote dhe nga durimi yt që të më kuptosh!

    Kur të më dridhen duart dhe të më bie ushqimi mbi gjoks, dhe kur nuk do të kem më fuqi t’i veshi rrobat e mia, bëhu i durueshëm me mua, dhe rikujtoji ato vite që i kalova duke ta mësuar atë që sot unë nuk mundem ta veproj më!

    Kur rrobat të më bëhen pis dhe nuk do të më vjen më era e mirë, rikujtoji momentet e fëmijërisë, kur shumë herë tentoja që të pastroj dhe të dukesh i bukur dhe me erë të mirë.

    Mos e qesh me mua kur e sheh se nuk i kuptoj dhe nuk i di gjërat që i posedon gjenerata jote, por bëhu syri dhe truri im që t’i arrij gjërat që më ikën!

    Unë të edukova dhe unë isha ajo që të mësova si ta ballafaqosh jetën, e tash si vjen dhe më thua se kjo duhet e kjo nuk duhet?!

    Mos u bezdis nga memoria ime e dobët dhe fjalët e mia që dalin me vështirësi kur flas me ty, ngase lumturia ime nga të folurit me ty, tani është vetëm se të jem me ty!

    Kur këmbët nuk do të më mbajmë më dhe do të kërkoj prej teje të më dërgosh deri ndonjë vend, bëhu i butë me mua, dhe rikujto se kur ishe i vogël të kapsha për dore dhe të mësoja se si të ecish. Mos të vjen turp të më kapish për dore, sepse nesër do të kërkosh që ndokush të kap për dore kur t’i arrish vitet e mia!

    Dije se jeta ime është ka fundi dhe për këtë arsye qëndro me mua dhe mos u bën kundër mua!

    Kur të kujtohet diçka nga gabimet e mia, dije se unë nuk kam pasur për qëllim përveç se të mirën tënde, dhe ajo më e mira që mundesh ta veprosh tani është të m’i falësh gabimet e mia dhe t’i mbulosh të metat e mia!

    Të qeshurit tënd dhe buzëqeshja jote ende vazhdojnë të më gëzojnë, për këtë arsye mos me privo nga shoqërimi yt!

    Isha me ty kur linde dhe qëndro tani me mua kur të vdes!

    O Zot, mëshiroji gjitha nënat e muslimanëve!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • A DONË TA DISH SE KUR NUK JE BASHKËSHORTE E MIRË!!

    A DONË TA DISH SE KUR NUK JE BASHKËSHORTE E MIRË!!

    1. Kur burri hyn në shtëpi, dhe ti nuk e len çdo gjë që e ke në dorë, dhe nuk shkon ta presësh, dhe nuk i buzëqeshësh në fytyrë, dhe nuk e qetëson nga lodhja e tij.. dije se ti nuk je bashkëshorte e mirë!
    2. Kur burri yt nuk hanë ushqim nga duart e tua dhe del e blen ushqimin në restorant, dhe rrobat e tij nuk i lan përveç rrobalarësit.. dije se ti nuk je bashkëshorte e mirë!
    3. Kur burri jot zemërohet, e ti ia kthen një fjalë me dhjetë të tjera dhe e ngrit zërin ndaj tij.. dije se ti nuk je bashkëshorte e mirë!
    4. Kur je në shtëpi me burrin tënd, dhe ty të vjen erë e keqe, dhe rrobat i ke të parregulluara dhe të pahekurosura.. dije se ti nuk je bashkëshorte e mirë!
    5. Kur ia përhap fshehtësitë e shtëpisë, nënës apo motrës apo shoqes tënde.. dije se ti nuk je bashkëshorte e mirë!
    6. Kur e nxit burrin kundër familjes së tij dhe nuk i ndihmon atij në respektin e tyre.. dije se ti nuk je bashkëshorte e mirë!
    7. Kur vjen koha e namazit dhe ti nuk e zgjon burrin për namaz, dhe nuk e urdhëron për adhurime tjera, dhe nuk kërkon nga ai t’i len haramet, dhe t’i ndihmosh në pendim dhe kërkim faljeje.. dije se ti nuk je bashkëshorte e mirë!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • LETËR KUSHTUAR GRUAS!!

    LETËR KUSHTUAR GRUAS!!

    Gruaja ime!

    Që të jesh në zemrën time.. dhe të më shtohet dashuria ndaj teje, ruaje Allahun dhe frikoju Atij. Ji në dijeni se Ai të mbikëqyr dhe nënshtroju vetëm se Atij. Më respekto dhe bëhu krahu i im, e jo armiku im. Mos polemizo me mua kur janë nervoz. Shikoi të mirat e mia, dhe mos e tepro në përmendjen e të këqijave të mia! Mos dil nga shtëpia pa lejen time, dhe mos e fut brenda përveç se atij që unë dua. Ruaji fshehtësitë e mia dhe mbuloji të metat e mia. Kujdesu për bukurinë tënde dhe përkujdesu për pastërtinë e shtëpisë tënde. Edukoji fëmijët me besim, dhe me moral të mirë, dhe mos të preokupojnë fëmijët dhe çështjet e shtëpisë nga unë! Edhe unë kam nevojë për ty, si ata! Respektoje familjen time, dhe sillu mirë me prindërit e mi, dhe ji më e afërt me ta, dhe mbuloji të metat dhe gabimet e tyre.

    Kërkoj nga Allahu të ndihmon në realizim e të gjitha këtyre kërkesave!

    Edhe unë duhet të përkujdesem për personalitetin tënd dhe për nevojat e tua! Duhet të mos jem i ashpër dhe i keq ndaj teje. Rikujto se me respektin që ma bën, të llogaritet adhurim tek Allahu, dhe kërkoje kënaqësinë e Allahut duke më kënaqur mua!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • KUSH NUK E KUPTON FEMRËN NUK IA DIN ASAJ VLERËN!!

    KUSH NUK E KUPTON FEMRËN NUK IA DIN ASAJ VLERËN!!

    Dy bashkëshortët u pajtuan mes veti që mos t’ia hapin derën askujt që vjen në vizitë të tyre! Dhe me të vërtetë, familja e burrit erdhën në vizitë dhe trokitën në derë, dhe të dy bashkëshortët e shikuan njëri-tjetrin se çfarë të veprojnë, mirëpo vendimi vetëm se ishte pas marrë dhe nuk e hapën derën.

    Nuk shkoi pak dhe vetëm se ia arritën familja e gruas dhe trokitën në derë! Burri e shikoi gruan dhe asaj vetëm se filluan t’i rrjedhin lotët dhe të thotë: Pasha Allahun, nuk mundem të përballoj që prindërit e mi të qëndrojnë në prag të derës, e unë mos ta hapi derën!

    Burri heshti dhe e uli kokën, kurse gruaja e hapi derën!!

    Kaluan disa vite dhe u furnizuan me katër fëmijë djem, dhe më vonë u furnizuan edhe me të pestin fëmijë, i cili ishte vajzë. Prindi për lindjen e saj u gëzua tej mase! Njerëzit e pyetën të habitur se pse po gëzohesh për vajzën kaq shumë, kurse për lindjen e djemve nuk je gëzuar kështu?!

    U përgjigj: Kjo është ajo që do të ma hapë derën!

    Kush nuk e kupton femrën nuk ia din asaj vlerën!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • SI T’IA PËRFITOSH ZEMRËN GRUAS!!

    SI T’IA PËRFITOSH ZEMRËN GRUAS!!

    1. Gjatë hyrjes në shtëpi fillo me selam!

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Betohem në Zotin se nuk do të hyni në Xhenet pa mos besuar, nuk do të besoni plotësisht pa mos e dashur njëri-tjetrin. Doni t’ju tregoj diçka që nëse e bëni do ta doni njëri-tjetrin?!  – Shpërndajeni selamin në mesin tuaj!”.

    1. Buzëqeshi në fytyrën e saj!

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Buzëqeshja në fytyrën e vëllait tënd musliman është sadaka”.

    Po si do të jetë kur buzëqeshësh në fytyrën e gruas tënde?!!

    1. Pastroje gojën gjatë hyrjes në shtëpi me misvak!

    Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, thotë se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kur hynte në shtëpi fillonte me përdorimin e misvakut.

    1. Thirre me emër të veçantë dhe përkëdhelës!

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e thërriste Aishen, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, me emër përkëdhelës Aish.

    1. Lavdëroje atë nëse e bën një vepër që e meriton të lavdërohet!

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kush nuk i falënderon njerëzit, nuk e falënderon as Allahun”.

    1. Zbukurohu për të!

    Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, thotë: Unë kam dëshirë që të zbukurohem për gruan time ashtu si kam dëshirë që ajo të zbukurohet për mua!!

    1. Jepi dhurata nganjëherë!

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Dhuroni njëri-tjetrit dhurata që të duheni”.

    1. Ndihmoji në punët e shtëpisë!

    E pyetën Aishen, Allahu qoftë i kënaqur me të, se çfarë bënte Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, në shtëpi dhe ajo tha: ”Ai ishte njeri si të gjithë njerëzit. Ai i bënte vetë punët e tij; qepte rrobat, milte bagëtitë”.

    1. Arsyetoje për disa mangësi të saj!

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: Besimtari nuk e urren besimtaren. Nëse nuk i pëlqen një sjellje e saj, mund t’i pëlqejë një tjetër sjellje”.

    1. Sillu mirë me gruan dhe loz me të!

    Që nënkupton të përkujdesesh për të dhe mos ta lëndosh apo ta dëmtosh!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • MOTËR TI JE AJO QË VENDOS PËR VETVETEN!!

    MOTËR TI JE AJO QË VENDOS PËR VETVETEN!!

    Sa mirë që është për një femër të jetë mbretëreshë, me një kohë kur janë shtuar robëreshat!

    Dhe të jetë e shtrenjtë, me një kohë kur vajzat janë bërë të lira!

    Dhe të jetë e turpshme, me një kohë ku turpi ka humbur!

    Dhe të posedon zemër të gjallë, nga e cila burojnë dashuria dhe pastërtia, e të mos jetë zemra e saj e lirë, që e posedon kush të mundet dhe të donë!

    Dhe të jetë si trëndafili, i cili e përhap erën e saj të dëlirësisë dhe turpit, dhe të mos jetë si lulet e tjera!

    Dhe të jetë e pastër dhe e ndershme, me një kohë ku ka humbur nderi dhe pastërtia!

    Dhe të jetë e kapur për fe, me një kohë ku haramet janë shtuar, dhe të kapesh për fe është si ta mbash një gacë në dorën tënde!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • GRUAJA MARTOHET PËR FE E JO PËR BUKURI!!

    GRUAJA MARTOHET PËR FE E JO PËR BUKURI!!

    Një ditë prej ditëve, më erdhi përgjegjësi i një familjeje të ndershme që e pata njoftuar më herët, dhe ma shprehu dëshirën e vet që ta marton vajzën e tij për mua. Unë pajtova të dal dhe të shikoj vajzën, sipas kritereve që i jep Islami, mirëpo ajo nuk më pëlqeu fare, nuk ishte e bukur dhe ishte e vjetër në moshë!

    Vendosa që të mos e martoj! Ajo i ndjeu shenjat e pakënaqësisë sime në fytyrën time, mirëpo para se të largohet e mbuloi fytyrën e saj dhe më tha: Ti je burri i fundit në jetën time që do ta sheh fytyrën time dhe nuk do të martohem më asnjëherë!!

    U ngrita dhe u largova nga vendi dhe arrita në shtëpinë time, mirëpo nuk mundesha të bëj gjumë! Ndoshta nuk besoni, mirëpo fillova të ndjej dashuri të çuditshme ndaj saj që më bëri ta harroj pamjen e saj, dhe mu rikujtonin fjalët e saj, dhe thash pasha Allahun, fytyrën e saj nuk ka për ta parë asnjë dhëndër tjetër përveç meje!

    Nuk kisha durim të pres dhe trokita në derën e prindit të saj në ora tre të mëngjesit! E hapi derën dhe i thash të nesërmen dua fejesë me vajzën tënde! Të nesërmen kur u fejuam prindi i saj më përqafoi, dhe filloi të qan, dhe më tha: Allahu ti largoftë brengat ashtu si ma largove brengën time.

    I thash: Kjo do të jetë me lejen e Allahut gruaja ime në dynja dhe Xhenet!

    U ktheva në shtëpi të pushoj dhe e lajmërova shokut tim të më ndihmon në ceremoninë e martesës dhe dhuratave, dhe pas një periudhe shumë të shkurtër u martova me të. Ditën e martesës vajza më tha: E di se më martove prej mëshirës ndaj meje, mirëpo pasha Allahun nuk do të pendohesh asnjë herë!

    Dhe me të vërtetë, Allahu e bëri në sytë e mi të jetë gruaja më e bukur e dynjasë, dhe më furnizoi me tri vajza, të cilat janë kënaqësia e jetës sonë!

    Ajo me të vërtetë u bë Xheneti im në dynja, as nuk e ngrit zërin ndaj meje, as nuk më ofendon, as nuk zemërohet me mua, dhe sjellja e saj është më e mira!

    Ngjarjen time të jetës pata dëshirë ta ndaj me ju, dhe të jetë mësim, për të gjithë ata që i japin përparësi bukurisë para fesë dhe moralit. E vërtetë është se edhe unë gabova, por Allahu ma mundësoi të mos vazhdoj në atë gabim, dhe ta martoj një grua që ka fe dhe moral, dhe të jetë kënaqësia e syve të mi, në dynja dhe me lejen e Allahut edhe në Xhenet!

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Martohet femra për katër gjëra: për pasurinë e saj, nderin e saj, bukurinë dhe fenë e saj. Zgjidhni atë që është fetare, që të keni begati”.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • MOTËR MARTOHU ME KËTË DJALË!!

    MOTËR MARTOHU ME KËTË DJALË!!

    Nëse ta kërkon dorën një djalë, i cili, ka moral dhe ka fe.. martoje!

    Nëse ta kërkon dorën një djalë, i cili, me nënën dhe me motrën e vet sillet si me mbretëresha.. martoje!

    Nëse ta kërkon dorën një djalë, i cili, me të miturin sillet si të jetë baba i tij.. martoje!

    Nëse ta  kërkon dorën një djalë, që e fal namazin nga frika e llogarisë para Allahut, e jo nga frika e njerëzve apo nga humbja e reputacionit.. martoje!

    Nëse ta kërkon dorën një djalë, i cili, e donë mbulesën tënde, dhe është i kënaqur të ketë për grua, para se të sheh të zbukuruar me kozmetikë.. martoje!

    Nëse ta kërkon dorën një djalë, i cili, e donë namazin e natës.. martoje!

    Nëse ta kërkon dorën një djalë, i cili, qan se një fëmijë mbetet jetim.. martoje!

    Nëse ta kërkon dorën një djalë, i cili, pikëllohet për gjendjen e muslimanëve.. martoje!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • GRUAJA QË E DINTE KURANIN PËRMENDËSH!!

    GRUAJA QË E DINTE KURANIN PËRMENDËSH!!

    Ceket për një burrë se ia mësonte Kuranin gruas së tij për çdo ditë! Dhe një ditë nga ditët, burri duke hulumtuar pas disa gjërave personale nëpër shtëpi, e gjen një kuti, të cilën nuk e kishte pas parë asnjëherë më herët në shtëpi! E mori dhe e hapi, dhe në të gjeti disa diploma dhe lëvdata, për nxënien e Kuranit përmendësh, edhe atë me emër të gruas së tij! Burri u habit, dhe mbeti pa fjalë, dhe në vetvete tha:  Si është e mundur që gruaja ime të jetë hafëze e Kuranit, dhe të jetë e vlerësuar nga  dijetarë eminent, e unë mos ta di?!

    E pyeti të gruan: Si është e mundur të jesh hafëze kur unë tash jam duke ta mësuar Kuranin?!

    Iu përgjigj: I dashuri im, ti asnjë ditë nuk më pyete se, a di nga Kurani diçka apo jo, dhe unë nuk të tregova asnjëherë!

    E shfrytëzova këtë shans që ti të ma mësosh Kuranin, ashtu si ia mëson fëmijës tënd, që nëse gaboj të mbetesh me mua dhe të përsërisim bashkërisht, kurse kur t’ia qëlloj, të më sjellësh dhurata që të më nxitësh të mësoj më tepër dhe në fund të më përqafosh!

    Burri nga gëzimi filloi të qan dhe tha: Falënderimi i takon Allahut që më furnizoi me grua të ndershme!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU