Category: Gruaja dhe Familja

  • DALLIMI MES – AI DHE AJO –

    DALLIMI MES – AI DHE AJO –

    – Ajo: E lind fëmijën e saj me sa vështirësi dhe, pas një jave, e gjen të qëndron e ngritur, e duke e mbajtur fëmijën e saj në njërën dorë, e me dorën tjetër e përgatit ushqimin. Në të njëjtën kohë, përkujdeset për fëmijët e tjerë, i përgatit për në shkollë, e rregullon shtëpinë, dhe bëhet gati për vizitën e familjes së burrit në darkë tek ajo.

    – Ai: Gjatë teshtimës së parë nga moti i ftohët, e sheh se e ka kapluar lodhja, e nuk  ka fuqi të punon dhe merr pushim të hapur nga puna e tij. Për vete kërkon ushqime të posaçme, e ilaçe të posaçme,e sjellje të posaçme, dhe mbulohet me një qosh ditën e natën.

    Pas gjithë kësaj, burri e akuzon gruan se është e përkëdhelur!!

    – Ajo: I ndihmon fëmijës në kryerjen e detyrave të shkollës, dhe diskuton me burrin e saj për një temë të re, dhe i përgjigjet motrës së saj në telefon që ta qetëson pasi që është grindur me burrin e saj, dhe ia tërheq vërejtjen bijës së saj, e cila është në periudhën e pubertetit, për gjuhën e saj të gjatë, dhe gjithë këtë e bën e fokusuar dhe me koncentrim të njëjtë!

    – Ai: Do të lexon ndonjë lajm në gazetë dhe iu bërtet “Heshtni më lëni të qetë të fokusohem”.

    Ajo: Shkon në punë herët në mëngjes dhe kthehet në drekë për ta përgatitur drekën, dhe shkon në mbledhje prindërore që të flet me mësuesen për gjendjen e fëmijës së saj, dhe ta merr fëmijën e saj për në terminin me mjekun, dhe e viziton shpejt nënën e saj, dhe kthehet e buzëqeshur, e qetë, që t’i kryen detyrimet e saj bashkëshortore.

    Ai: Shkon në punë në mëngjes dhe, kthehet nga puna i nervozuar, e duke e mallkuar punën dhe punëtorët! E gjen çdo gjë gati, e ha drekën, e pastaj flenë, dhe pas gjumi del me shokët, e kthehet natën dhe ulet e shikon televizion, i fokusua në çdo program dhe emision, dhe në fund, shkon në krevatin e tij duke thënë “ju nuk e dini se çfarë lodhje ndjej”!

    – Ajo: Nuk flenë para se të jetë e sigurt për anëtarët e shtëpisë, e vë kokën e saj mbi jastëk përplot brenga, e probleme, e pyetje: sëmundja e fëmijës, mësimi vajzës, termin i djalit me stomatologen, ngushëllimi i fqinjës, çfarë të gatuaj nesër… dhe kështu, në këtë gjendje e zë gjumi.

    – Ai: Zhytet në gjumë para se ta vë kokën mbi jastëk, e gërhitja e tij e lartë e zgjon krejt familjen, e nganjëherë edhe fqinjët, e kur zgjohet në mëngjes thotë: “I këputur jam, nuk kam flet mirë mbrëmë!!”.

    Ai: Burrë!

    Ajo: Xheneti është nën këmbët e saj!

    – Sa e mrekullueshme dhe e bukur që je ti “Ajo”! Dhe ajo më e bukura është se, këto fjalë të vërteta dhe të mrekullueshme janë të shkruara nga “Ai”!

    Përcillni këto fjalë tek “Ajo” që ta din vlerën e saj në Islam!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • KY ËSHTË DALLIMI MES HALLALLIT DHE HARAMIT

    KY ËSHTË DALLIMI MES HALLALLIT DHE HARAMIT

    Nëna ime një ditë kur isha i vogël më tha: A mundesh ta shqiptosh fjalën “hallall”, dhe buzët e tua të mos mbyllen gjatë shqiptimit, po të vazhdojnë të mbeten të hapura?!

    E bëra dhe ia arrita ta shqiptoj pa mos i bashkuar buzët fare!

    Pastaj më tha: A mundesh ta shqiptosh fjalën “haram” dhe të mbeten buzët e tua të hapura??

    E provova disa herë po nuk munda! I thash i mërzitur: Nuk po mundem, dhe sado që po përpiqem, në fund buzët po mbyllen!

    Nëna qeshi dhe më tha: Biri im, ky është dallimi mes hallallit dhe haramit!

    Biri im, harami është mbyllje dhe vuajtje, kurse hallalli është hapje dhe lumturi. Zgjidh cilën të duash; ose do të hapen dyert e dynjasë dhe ahiretit, ose do të mbyllen të dyja botët në fytyrë!

    Nga ajo ditë, kur e bëja një haram, nëna i mbyllte buzët dhe fytyra ju vrenjte, kurse kur e veproja një hallall, i hapte buzët me buzëqeshje!

    Më tha: Biri im, nëse do që ta shohësh buzëqeshjen e nënës tënde, gjithmonë vepro me hallall!

    U rrita dhe gjithmonë përpiqesha që asnjëherë mos ta humbi buzëqeshjen e saj!

    Ide e mirë edukatore për ta edukuar fëmijën se si të shkon pas hallallit dhe ta urren haramin.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • FËMIJA ËSHTË PASQYRA E EDUKATËS TËNDE!!

    FËMIJA ËSHTË PASQYRA E EDUKATËS TËNDE!!

    Mos thuaj, i biri nuk më respekton, po thuaj, unë çfarë bëja me prindërit e mi!

    Mos thuaj, i biri ka moral të keq, po thuaj, nuk dija si ta edukoj!

    Mos thuaj, i biri më urren, po thuaj, nuk e mësova se si të donë!

    Mos thuaj, i biri nuk flet me mua, po thuaj, unë më herët nuk i dëgjoja fjalët e tij!

    Mos thuaj, i biri nuk është burrë, po thuaj, nuk e shihja atë përveçse si fëmijë!

    Mos thuaj, i biri është dështak, po thuaj, nuk u përkujdesa për të asnjë ditë!

    Mos thuaj, i biri nuk mundet të punon asgjë, po thuaj, nuk i mbjella besim që të punon!

    Mos thuaj, i biri bën dua kundër meje, po thuaj, nuk bëja për të dua!

    Mos thuaj, i biri është i paqartë, po thuaj, kur u ula me të që t’ia qartësoj gjërat!

    Mos thuaj, i biri nuk po rrinë në shtëpi, po thuaj, sjellja ime me të është të rrahurit dhe të bërtiturit!

    Mos thuaj, i biri është i paarsimuar, po thuaj, nuk u interesova asnjëherë se çfarë mësoi në shkollë!

    Mos thuaj, biri im unë jam prindi yt, po thuaj, biri im ti je i biri im!

    Prezenca e moralit dhe edukatës së keqe në mesin e fëmijëve tanë, nuk është diç tjetër, përveçse të edukuarit e gabuar dhe mangësia në edukatë nga disa prindër!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • DISA NJOHURI RRETH GRUAS

    DISA NJOHURI RRETH GRUAS

    -Thuhet se tek gruaja janë tri bukuri:

    1. Bukuri që nuk e sheh vetëm se zemra e burrit.
    2. Bukuri që e shohin sytë dhe nuk e ndjejnë zemrat.
    3. Bukuri, e cila pakësohet apo shtohet, sipas përkujdesjes së gruas për zbukurimin e saj dhe për mirëmbajtjen e vetes së saj!

    – Zemrat e grave janë tri:

    1. Zemër e cila e synon zemrën e burrit.
    2. Zemër e cila e synon xhepin e burrit.
    3. Zemër e cila është e hapur për çdo burrë.

    – Kurse mendja e grave është katër:

    1. Mendje e cila logjikon dhe punon.
    2. Mendje e cila logjikon po nuk punon.
    3. Mendje e cila punon pa logjikuar.
    4. Mendje e cila nuk punon dhe nuk logjikon.

    – Një grua e moshuar në moshë, e cila në pamje dukej e re dhe e bukur si të ishte në moshë të re, u pyet se çfarë preparate për zbukurim përdor?!

    U përgjigj: Për buzët e mia e përdori të vërtetën dhe të drejtën.

    Për zërin tim e përdori namazin.

    Për sytë e mi e përdori mëshirën dhe afërsinë.

    Për duart e mia e përdori bamirësinë.

    Për këmbët e mia qëndrueshmërinë në fe.

    Për zemrën time: dashurinë. Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • ÇFARË ËSHTË DASHURI PËR GRUAN!!

    ÇFARË ËSHTË DASHURI PËR GRUAN!!

    Dashuri; ta rikujtosh që ta fal namazin kur është e zënë.

    Dashuri; të interesohesh për të kur je në kulmin e preokupimit tënd, dhe ta shohësh si gruaja e vetme në dynja, edhe nëse nuk është më e bukura.

    Dashuri; të qash para saj, jo nga mangësia e burrërisë tënde, po duke e pranuar dhe pohuar të qenurit e saj nënë që t’i lind fëmijët dhe t’i edukon ata!

    Dashuri; të dëgjosh fjalimin e saj, sado që është i parëndësishëm.

    Dashuri; të kapesh fort për të dhe mos të largohesh, kur ajo, kërkon nga ti të largohesh prej saj.

    Dashuri; të bëhesh për të babë dhe shokë para se të jesh i dashuri i saj.

    Dashuri; të mbash me vete nga parfumi i saj dhe të nuhatësh erën dhe ta rikujtosh atë.

    Dashuri; të ecish me të nën shi, dhe nën diell, dhe nën borë, sepse ajo është nevojtare që të jetë çdo kohë me ty!

    Dashuria; nuk është nyje e ndërlikuar, po ajo është prej gjërave të thjeshta, për të cilat ti mendon se janë të kota dhe të pavlerë!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • DASHURIA MES NUSES DHE VJEHRRËS!!

    DASHURIA MES NUSES DHE VJEHRRËS!!

    Vajza martohet dhe pas martesës së saj shkon të jeton me burrin e saj dhe nënën e tij. Pas një periudhe të shkurtër fillojnë zënkat dhe mosmarrëveshjet mes nuses dhe vjehrrës. Nusja e akuzonte vjehrrën se tepër e kritikon dhe e nervozon, derisa nuk kishte më ditë paqeje mes tyre!

    Burri kishte pas ra në hall të madh. Për çdo ditë zënka dhe probleme në shtëpi, derisa filloi të mërzitet tepër se s’dinte si ta zgjidh problemin mes tyre.

    Nusja, pasi që i humbi durimi, vendosi të shkon deri në barnatore dhe të blen ilaç që në vete përmban diçka vdekjeprurëse. Farmacisti ishte miku i familjes së saj, kështu që, ia sqaroi gjendjen atij hollësisht dhe çfarë donë nga ai. Nga ai kërkoi disa ilaçe që do t’ia zhdukin para syve vjehrrën e saj. Farmacisti pasi që e dëgjoi me vëmendje hyri në magazinën e ilaçeve, dhe pas disa minutave, i solli një shishe të vogël me ilaç brenda, dhe i tha: Nuk është prej urtësisë ta përdorësh helmin shpejt,  sepse ashtu do të futsh shumë dyshime, kështu që do ta jap këtë ilaç që ndikon gradualisht dhe duhet ta përdorësh për çdo ditë!

    Duhesh që për çdo dy ditë t’i përgatitësh ushqim me mish, qoftë ai pule apo lope, dhe t’i hedhësh nga disa pika helm në ushqim. Kurse ti, brenda kësaj periudhe sillu me të me butësi dhe me dashuri, mos u fut në problem me të fare, çfarëdo të jenë situatat!

    Nusja u gëzua tepër me këtë zgjidhje dhe shpejtoi për në shtëpi që sa më shpejt të fillon ta zbaton urdhrin e farmacistit.

    Kaluan ditë e muaj, dhe ajo, ishte e përpiktë në sjelljen e saj dhe në zbatimin e ilaçit, dhe gjithnjë i rikujtonte këshillat e mjekut, të jetë e butë dhe e sjellshme me vjehrrën e saj dhe ta respekton atë si nënën e saj.

    Pasi që kaluan gjashtë muaj u ndryshua atmosfera në familje tërësisht. Ajo sillej mirë me të, derisa filloi ta ndryshon mendimin për të, dhe filloi të përhapet në shtëpi atmosferë dashurie dhe shoqërie mes tyre, dhe filluan që njëra-tjetrën ta ndryshojnë për në të mirë, dhe vjehrra iu bë nuses si nënë e saj, kurse nusja për vjehrrën si bija e saj.

    Burri fluturonte nga gëzimi dhe e vëzhgonte gjendjen në familje vazhdimisht.

    Gruaja pas kësaj periudhe shkoi te farmacisti, mirëpo këtë herë, jo për të kërkuar nga ai  helm, po këtë herë t’i thotë, më ndihmo ta ndërpres helmin që mos ta mbysë vjehrrën time, sepse ajo është shumë e mirë me mua dhe tash atë e dua si nënën time. Të lutem nuk dua që ajo të vdes!

    Farmacisti u buzëqesh, dhe e tundi kokën, dhe i tha: Bija ime, unë asnjëherë nuk të kam dhënë helm. Ajo shishe në vete nuk përmbante helm, po ujë të thjeshtë!! Helmi i cili ishte shumë afër të shkatërron qëndronte në mendjen tënde, dhe tash, falënderimi i takon Allahut, u vërtetove se vjehrra jote nuk do të vdes nga helmi!

    Sillu me njerëzit ashtu si donë ti vetë të sillen ata me ty, dhe të keqen ktheje me të mirë, dhe udhëhiqi njerëzit me mirësi dhe mos u ngut në gjykim!

    Disa e komentojnë sjelljen e mirë si frikë, ngase ata nuk janë edukuar ta respektojnë tjetrin në jetë, dhe disa e komentojnë mirësinë si budallallëk, ngase ata nuk shohin më larg se zemra e tyre e zezë.

    Ti sheh më larg, sepse ti në fakt nuk pret gjë  tjetër,, përveç shpërblimit nga Allahu!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • SI SILLEJ I DËRGUARI I ALLAHUT, LAVDIA DHE PAQJA E ALLAHUT QOFSHIN MBI TË, ME GRATË E VETA

    SI SILLEJ I DËRGUARI I ALLAHUT, LAVDIA DHE PAQJA E ALLAHUT QOFSHIN MBI TË, ME GRATË E VETA

    – I ndihmonte në punët e shtëpisë:

    Është pyetur Aisha, Allahu qoftë i kënaqur me të, se çfarë bënte i Dërguari i Allahut, në shtëpi? U përgjigj: Ishte gjithnjë në shërbim të familjes, ndërsa kur vinte koha e namazit dilte për tu falur”.

    – E lavdëronte:

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thoshte: “Vlera e Aishes ndaj grave tjera është si vlera e theridit ndaj të gjitha ushqimeve”.

    (Theridi është një ushqim i vjetër arabë. Përbëhet nga buka, mishi dhe corba. Të gjitha këto vendosen në një enë e pastaj piqen. Servohet i nxehtë.)

    – E paraqiste dashurinë ndaj saj:

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, për Hatixhen, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: “Më është dhuruar dashuria e saj”.

    – I shikonte të mirat e saj:

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thoshte: ”Besimtari nuk e urren besimtaren (gruan e tij). Nëse urren tek ajo një cilësi, do pëlqejë një cilësi tjetër”.

    – Nuk përdorte dhunë dhe nuk e godiste:

    Aisha, Allahu qoftë i kënaqur me të, thoshte: “I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, asnjëherë kurrë nuk i ka ra asnjë gruas”.

    – E vendoste kafshatën e bukës tek goja e saj:

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thoshte: “Askush nga ju nuk shpenzon e që Allahu të mos e shpërblejë atë për atë gjë, madje edhe për një kafshatë buke që ju e vendosni në gojën e gruas tuaj”.

    – Pinte nga ena e saj:

    Aisha, Allahu qoftë I kënaqur me të, përcjell: “Njëherë, përderisa isha me të përmuajshmet, fillova të pija, pastaj ia dhashë (gotën) të pinte të Dërguarit, lavdia dhe paqja i Allahut qofshin mbi të, kurse ai vendosi gojën mu në vendin që kisha pirë unë dhe filloi të pinte, mandej nisa të ha një copë mishi e pastaj ia dhashë të Dërguarit, lavdia dhe paqja i Allahut qofshin mbi të, e ai e vendosi gojën e tij në vendin që kisha ngrënë unë”.

    – Ishte aq i thjeshtë saqë bënte gara me gruan e tij:

    Aisha, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell: Dola me Pejgamberin e Allahut në disa udhëtime të tij. Në atë kohë isha vajzë e re dhe truphollë. I Dërguari i Allahut më tha mua: “Eja të garojmë!” Garova me të dhe fitova. Nuk më foli më për këtë gjë një kohë të gjatë derisa u plotësova në trup dhe harrova këtë gjë. Kur dola me të një herë tjetër në disa udhëtime të tij. Ai sërish më tha: “Eja të garojmë!” Garova me të, mirëpo kësaj here ai ishte ngadhënjimtari. Atëherë, ai filloi të qeshte dhe thoshte: “Një me një”.”

    – Nuk i përhapte fshehtësitë e saj:

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: Njeriu më i keq dhe me pozitë më të ulët tek Allahu në Ditën e Kiametit, është ai i cili i afrohet gruas së tij dhe ajo i afrohet atij, e pas këtij afrimi (kontaktit seksual), ata (burri dhe gruaja) përhapin fshehtësitë e njëri tjetrit.”

    – E lavdëronte atë që sillet mirë me familjen e vet:

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Më të mirët ndër jush janë ata të cilët janë më të mirët ndaj grave të tyre”.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • TI A NUK I XHELOZON?!

    TI A NUK I XHELOZON?!

    Isha e ulur në klasë duke lexuar në libër, kur më erdhi mësuesja dhe e buzëqeshur më tha: A nuk i xhelozon?! – E lashë librin dhe e pyeta se pse?!

    Më tha: Gjithë ato vajza përreth teje, të parfymosura dhe me rroba të mira, apo më shkurtë të them, ato janë duke u kënaqur në rininë e tyre, e ti, a nuk e donë atë që e bëjnë ato dhe a nuk i xhelozon?!

    U buzëqesha dhe i thashë: Po, unë xhelozoj, edhe unë jam krijesë e Allahut dhe në brendësi i posedoj të gjitha ndjenjat njerëzore, mirëpo, pyetja më kryesore është se pse të xhelozoj dhe kujt t’i xhelozoj?!

    Unë i xhelozoj asaj motre që ma tejkalon me hapa drejt Allahut!

    I xhelozoj asaj motre, që e lexon Kuranin dhe e përfundon atë, dhe bëhet prej hafizeve të Kuranit!

    I xhelozoj asaj motre, që e mbulon trupin, ashtu si donë dhe është i kënaqur Allahu.

    I xhelozoj asaj motre apo nëne, që e flijoi për këtë fe, fëmijën e saj apo burrin e saj, duke i mbrojtur simbolet e kësaj feje.

    Dhe i xhelozoj më tepër asaj motre që e fitoi dëshminë në rrugë të Allahut!

    Dhe i xhelozoj më tepër dhe më tepër, asaj motre që Allahu ia mundësoi ta ketë përfundimin e mirë dhe fytyra e saj i ndriçon duke qenë e vdekur.

    Pra, xhelozia ime nuk është si ajo që sillet nëpër mendjen tënde. Unë i dua ato vajza të gjitha dhe e lus Allahun që të më bashkon me to në dynja dhe në Xhenet!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • A KE MUNDËSI TA SHPËRBLESH NËNËN TËNDE?!

    A KE MUNDËSI TA SHPËRBLESH NËNËN TËNDE?!

    Allahu e mëshiroftë atë grua që sytë e saj derdhën lot nga lodhja dhe vështirësitë!

    Allahu e mëshiroftë atë grua që e shtrydhi jetën e saj në një gotë që t’i jep të pijë fëmijës së saj!

    Allahu e mëshiroftë atë grua që nuk flinte tërë natën për ta mbikëqyrë fëmijën e vogël që nuk fle!

    Allahu e mëshiroftë atë grua që lotët e saj ia tejkalonin lotëve të bijve të saj kur vinin te ajo të ankohen!

    Allahu e mëshiroftë atë grua që çdo herë kur e zgjonin nga gjumi brengat dhe frika për fëmijët e saj, qante para Zotit të saj dhe i lutej Atij për ta dhe bënte sexhde me shumë dua!

    Allahu e mëshiroftë atë grua që filloi dhe jetoi dhe ndërroi jetë nën flamurin e dhënies dhe bujarisë..

    Dhe nuk kërkoi asgjë si shpërblim dhe nuk u ankua asnjëherë dhe nuk e anashkaloi dashurinë e saj asnjë ditë nga ditët!

    A ka mundësi ta shpërblen ndokush nënën e vet me atë që e meriton?!!

    Përveç se Allahut askush tjetër jo!

    Zoti ynë, shpërbleji nënat e tona me Xhenetin më të lartë dhe mundësona bashkimin me to në Xhenet!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • SJELLJA E MIRË E PËRFITON ZEMRËN E GRUAS!!

    SJELLJA E MIRË E PËRFITON ZEMRËN E GRUAS!!

    Kur gruaja bën shaka me ty, edhe ti ktheja me shaka dhe bëje të qeshë!

    Kur ajo dyshon në ty, distancohu për shkurt që t’i japish kohë të mendon!

    Kur ajo të thotë se ti i pëlqen, ajo me të vërtetë ndjenjat i ka edhe më të forta se sa i paraqet!

    Kur ajo ta shtrëngon dorën, shtrëngoja edhe ti dorën e saj!

    Kur ajo të lajmëron për ndonjë fshehtësi, ruaje mirë dhe mos e lajmëro askënd!

    Kur ajo të shikon në sy, mos u kthe derisa të kthehet ajo nga ti!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU