Category: Fikh

  • Rregullat e agjërimit 2

    Rregullat e agjërimit 2

    Tema e dytë : Arsyet që lejojnë çeljen e agjërimit dhe gjërat që e  prishin atë.
    Në këtë  temë do të trajtojmë dy çështje .
    a.Arsyet që lejojnë çeljen e agjërimit të Ramazanit
    Lejohet të mos agjërohet në muajin e Ramazanit kur personi ka një nga këto shkaqe:

    Tema e dytë : Arsyet që lejojnë çeljen e agjërimit dhe gjërat që e  prishin atë.
    Në këtë  temë do të trajtojmë dy çështje .
    a.Arsyet që lejojnë çeljen e agjërimit të Ramazanit
    Lejohet të mos agjërohet në muajin e Ramazanit kur personi ka një nga këto shkaqe:
    1. Sëmundja dhe mosha e thyer. Lejohet për të sëmurin, që mund të shërohet, të mos agjërojë e kur të shërohet të zëvendësojë ditët që ka lënë. Allahu i Madhëruar thotë : “Kush prej jush është i sëmurë ose në udhëtim të agjërojë ditë të tjera.” El Bekareh, fq. 184. Gjithashtu thotë : “Kush e përjeton muajin ta agjërojë e kush është i sëmurë, ose në udhëtim të agjërojë ditë të tjera”. El Bekare, fq. 185Sëmundja, që e lejon prishjen e agjërimit, duhet të jetë në atë shkallë sa të vështirësojë agjërimin njeriut. Ndërsa i sëmuri që nuk ka shpresë për shërim, ose nuk ka mundësi të agjërojë asnjëherë, si njerëzit në moshë të thyer, u lejohet ta prishin agjërimin dhe nuk e kanë detyrë agjërimin kaza (zëvendësues) në kohë tjetër, por duhet të ushqejnë për çdo ditë (ramazani) një të varfër. Allahu i madhëruar e ka  konsideruar ushqimin e të varfërve të barabartë me agjërimin në fillimin e ligjërimit të agjërimit, kur ishte e lejuar të zgjidhje, ose të agjëroje,  ose të ushqeje për çdo ditë një të varfër. Për këtë arsye ushqimi është zëvendësues i agjërimit në rast se  njeriu ka arsye.Imam Buhariu ( Allahu e mëshiroftë ) thotë : “Ai që është i thyer në moshë nëse nuk ka mundësi të agjërojë të japë ushqim, sepse Enesi( radiallahu anhu), kur u plak dha ushqim për të varfërit në vend të agjërimit një ose dy vjet.” Ibnu Abbasi radiallahu anhu ka thënë : “Burri i thyer në moshë, ose gruaja e thyer në moshë, nëse nuk kanë mundësi të agjërojnë le të ushqejnë për çdo ditë nga një të varfër. (Libri i saktë i Buhariut, kapitulli i agjërimit, nr. 4505). Nëse agjëron, agjërimi i tij konsiderohet i saktë.

    2. Udhëtimi. Lejohet për udhëtarin ta prishë agjërimin në Ramazan por është detyrë ta zëvendësojë atë ditë që prishi, sepse Allahu i Madhëruar thotë : “Kush prej jush është i sëmurë, ose në udhëtim të agjërojë ditë të tjera”. El Bekareh, fq. 184. Gjithashtu thotë : “Kush e përjeton muajin ta agjërojë e kush është i sëmurë, ose në udhëtim të agjërojë ditë të tjera”. El Bekare,fq. 185. Ndërsa  profeti, salallahu alejhi ue selem, atij që e pyeti për agjërimin në udhëtim i tha: “nëse dëshiron agjëro dhe nëse dëshiron mos agjëro”. Transmeton Buhariu, nr. 1943. Vetë profeti, salallahu alejhi ue selem, si dhe shokët e tij gjatë udhëtimit për në Mekë në Ramazan e prishën agjërimin, kur arritën në Kedid.”  Transmeton Buhariu, nr. 1944. Prishja e agjërimit lejohet në udhëtimin e gjatë, në të cilin lejohet edhe shkurtimi i namazit. Udhëtim i gjatë quhet ai udhëtim që është 48 milje, ose rreth 80 km.

    Udhëtimi që lejon prishjen e agjërimit në Ramazan duhet të jetë udhëtim i lejuar në Islam . Ndërsa udhëtimi që bëhet për arsye të ndaluara në Islam, ose që bëhet për t’iu shmangur agjërimit nuk e lejon  prishjen e tij.

    Nëse udhëtari agjëron , agjërimi konsiderohet i saktë. Argument për këtë është hadithi i Enesit, radiallahu anhu. – Udhëtonim me profetin salallahu alejhi ue selem e nuk e qortonte agjëruesi atë që nuk agjëronte dhe as ai që nuk agjëronte atë që agjëronte, – thotë ai. Transmeton Buhariu, nr. 1947. Agjërimi duhet të mos jetë i vështirë, ose i dëmshëm për të, sepse nëse është i tillë, atëherë çelja është më e pëlqyeshme. Ky është një lehtësim nga ana e  Allahut të Madhëruar. Profeti salallahu alejhi ue selem pa në udhëtim një person që agjëronte dhe i bënin hije njerëzit nga vapa e madhe, të mbledhur rreth tij. Atëherë, profeti salallahu alejhi ue selem tha: ” Nuk është bamirësi agjërimi në udhëtim.” Transmeton Buhariu, nr. 1946.

    3. Menstruacionet dhe lehonia. Nuk i lejohet gruas në kohën e menstruacioneve dhe lehonisë të agjërojë, ndaj detyrohet ta prishë agjërimin dhe, nëse agjëron, nuk i quhet ky agjërim . Argument për këtë është hadithi i Ebu Said El Hudriut( radiallahu anhu), se profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë :” Kur gruaja është me menstruacione a nuk e le namzain dhe agjërimin?! Kjo është mangësia e fesë së saj”. Transmeton Buhariu, nr. 304. Ajo detyrohet që ato ditë t’i zëvendësojë (kur të pastrohet), sepse Aishja radiallahu anha thoshte :” Na ndodhte  kjo gjë dhe u urdhëruam që të zëvendësojmë agjërimin por jo namazin.” Transmeton Muslimi, nr. 335.

    4. Shtatëzania dhe gjidhënia. Kur gruaja është shtatëzanë, ose i jep gji fëmijës dhe ka frikë për shëndetin e saj, ose të fëmijës, lejohet të mos agjërojë. Argument për këtë është hadithi i Enesit( radiallahu anhu), se profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë :”Allahu i ka hequr udhëtarit nga detyrimi gjysmën e namazit dhe agjërimin, ndërsa gruas shtatëzanë dhe asaj që është me gjidhënie i ka hequr detyrën e agjërimit”.  Transmeton Tirmidhiu, nr. 715 dhe e ka saktësuar ;Nesaiu, 2/103; Inb Maxheh, 1667 dhe e ka saktësuar Albani në saktësimin e librit të Nesaiut me nr. 2145. Kështu që gruaja shtatëzanë dhe ajo që i jep gji fëmijës ka për detyrë ti zëvendësojë ato ditë që nuk i agjëroi. Ndërsa kur ato kanë frikë edhe për fëmijët e tyre ushqejnë nga një të varfër për çdo ditë (që nuk agjëruan) dhe i zëvendësojnë ato me agjërim më pas. Ibn Abbasi ka thënë :”Gruaja shtatëzanë dhe ajo që i jep gji fëmijës kur kanë frikë për fëmijët e tyre u lejohet të mos agjërojnë, por duhet të ushqejnë nga një të varfër për çdo ditë”.Transmeton Ebu Daudi, nr. 2317,  2318, e saktësoi Albani në librin Irua el galil, 4/18 – 25. Një gjë e tillë është transmetuar edhe nga Ibn Umer radiallahu anhu.

    Kështu që shkaqet për të cilat lejohet prishja e agjërimit janë katër : udhëtimi , sëmundja, menstruacionet dhe lehonia dhe frika prej dëmit që mund të ketë nga agjërimi gruaja që është shatëzanë ose me gjidhënie.

    Çështja e dytë : Gjërat që  prishin agjërimin.

    Ato janë si vijon:

    1. Ngrënia dhe pirja me dashje. Allahu i Madhëruar thotë : “Hani dhe pini deri sa të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim,  më pas plotësojeni agjërimin deri në mbrëmje” El Bekareh,fq. 187. Ky ajet na sqaron se agjëruesit nuk i lejohet ngrënia dhe pirja pas ardhjes së agimit deri në mbrëmje, d.m.th. deri sa të perëndojë dielli. Ndërsa kur dikush ha ose pi me harresë, agjërimi i tij konsiderohet i saktë. Por është detyrë për të ta ndërpresë atë në momentin që kujtohet. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë :” Kush harron që është duke agjëruar dhe ha, ose pi le ta plotësojë agjërimin e vet sepse e ka ushqyer Allahu”. Transmeton Buhariu, nr. 1933 dhe Muslimi,  nr. 1155 nga Ebu Hurejreh radiallahu anhu.

    Prishet agjërimi me pikat (e ilaçit) që hidhen në hundë dhe me çdo gjë që hyn në trup, edhe pse nuk hyn nga goja, por që kryen funksionin e ushqimit,  si serumi.

    2. Mardhëniet seksuale e prishin agjërimin. Kështu që ai që bën mardhënie duke qënë i agjërueshëm e ka prishur agjërimin e tij dhe ka për dertyrë të pendohet tek Allahu i Madhëruar dhe të bëjë istigfar,  sikurse ka për detyrë të zëvendësojë ditën që e prishi e përveç kësaj, ka për detyrë të kryejë shlyerjen e këtij mëkati duke liruar një skllav, nëse nuk gjen, të agjërojë dy muaj të njëpasnjëshëm  dhe, nëse nuk ka mundësi, të ushqejë 60 të varfër. Transmeton Ebu Hurejreh radiallahu anhu :” Ishim ulur tek profeti salallahu alejhi ue selem ndëkohë erdhi një burrë dhe i tha : O i dërguari i Allahut u shkatërrova.- Pse,  i  tha. – Bëra mardhënie me gruan time ndërkohë që isha në agjërim . – A ke ndonjë skllav që ta lirosh? –Jo, -tha. – A ke mundësi të agjërosh 60 ditë njëra pas tjetrës ? – Jo, – tha. – A ke mundësi të ushqesh 60 të varfër ? –Jo, – i tha.  Atëherë heshti profeti salallahu alejhi ue selem ndërkohë i sollën një shportë me hurma. – Kush është ai që më pyeti?  : -Unë, o i dërguari i Allahut, – u përgjigj. -Merre këtë dhe jepja të varfërve . -T’ia jap atij që është më i varfër se unë o i dërguari i Allahut ? Pasha Allahun nuk ka në këto dy lagje (e ndërmjet tyre) familje më të varfër se unë. Atëherë qeshi profeti salallahu alejhi ue selem dhe i tha:” Çoja famijes tënde”. Transmeton Buhariu, nr. 1936 dhe Muslimi, nr. 1111.

    E ngjashme me mardhëniet seksuale është edhe dalja e spermës me qëllim kur agjëruesi puth gruan, kur e prek atë, ose kur masturbon apo në forma të tjera, i prishet agjërimi,  sepse ky është epsh dhe bie në kundërshtim me agjërimin. Prandaj është detyrë për këtë njeri ta zëvendësojë këtë ditë duke agjëruar një ditë tjetër,  por nuk është detyrë kefareti, sepse ai është i detyrueshëm vetëm në rastin e mardhënieve seksuale, ngaqë argumenti është specifik për të. Në rastet kur njeriu është në gjumë dhe i del sperma, ose kur i del pa epsh,  është i sëmurë, edhe pse nuk është në gjumë nuk i prishet agjërimi, pasi ajo ndodh pa dëshirën e tij.

    3. Të vjellurit me dashje, domethënë të nxjerrësh ushqimin e  stomakut nga goja me dashje. Ndërsa kur del pa dëshirën e njeriut nuk ndikon në agjërimin e tij. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë :” Kush vjell pa dëshirën e tij nuk ka detyrë të agjërojë kaza (dmth një ditë tjetër zëvendësuese), ndërsa kush vjell me dashje  duhet të agjërojë kaza.” (Transmeton Ebu Daudi,  nr. 2380 ; Tirmidhiu, nr. 720 ; Ibn Maxheh, nr. 1676 e saktësoi Albani në librin saktësimi i librit të Ibn Maxheh, nr. 1368.

    4. Hixhamja. Nxjerrja e gjakut prej lëkurës, jo prej damarëve. Ai që bën hixhame duke qënë me agjërim e ka prishur agjërimin e tij, sepse profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë :” E ka prishur agjërimin ai që u kryen hixhame të tjerëve dhe ai që e bën në trupin e tij”. Transmeton Ebu Daudi, nr. 2367 ; Ibn Huzejmeh, nr. 1983 , saktësoi Albani në librin Saktësimi i haditheve të Ibn Huzejmes, 3/236. Kështu që edhe agjërimi i atij që ua kryen të tjerëve hixhamen prishet, por kur e kryen me mjete të tjera, pa e thithur gjakun me gojë, nuk i prishet. Allahu e di më mirë.

    E ngjashme me hixhamen është edhe nxjerrja e gjakut nga damarët ose nxjerrja e tij për ta dhuruar . Ndërsa dalja e gjakut nga plagët,  ose kur del nga hundët, heqja e dhëmballës nuk e prishin agjërimin..

    5. Dalja e gjakut të mensturacioneve dhe lehonisë . Kur gruaja shikon daljen e këtij gjaku duhet ta prishi  agjërimin dhe ka për detyrë t’i zëvendësojë ato ditë, sepse profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë :” Kur gruaja është me menstruacione a nuk e lë namazin dhe agjërimin ?! Transmeton Buhariu, nr. 304.

    6. Kur njeriu vendos me zemër  ta prishë agjërimin. Ai që vendos (bën njet me zemër) ta çelë  agjërimin para se të vijë koha e çeljes e ka prishur agjërimin,  edhe pse nuk ka ngrënë gjë. Sepse njeti është një prej dy shtyllave të agjërimit e  nëse njeriu e prish atë me qëllim i prishet agjërimi.

    7. Dalja nga Islami, sepse ajo bie në kundërshtim me adhurimin. Allahu i Madhëruar thotë :” nëse ti i bën shok Atij do të t’i fshijë punët e tua (të mira)” Ez-zumer, 65}

    Përgatiti një grup dijetarësh në Medinen Muneuereh pranë shtëpisë botuese të Kur’anit

    Përktheu nga arabishtja: Abdurrahim Balla

    www.teuhidi.com

  • Rregullat e agjërimit 1

    Rregullat e agjërimit 1

    Tema e parë : Parathënie për agjërimin.
    Çështja e parë : Përkufizimi i agjërimit dhe shtyllat e tij.
    Përkufizimi : Agjërim ((?????? në gjuhën arabe domethënë të ndalohesh nga diçka . Ndërsa në terminologjinë fetare domethënë : të ndalohesh nga ngrënia , pirja dhe gjëra të tjera që e prishin agjërimin  nga hyrja e agimit deri në perëndim të diellit me qëllim adhurimi (për të adhuruar Allahun me këtë vepër) .

    Tema e parë : Parathënie për agjërimin.
    Çështja e parë : Përkufizimi i agjërimit dhe shtyllat e tij.
    Përkufizimi : Agjërim ((?????? në gjuhën arabe domethënë të ndalohesh nga diçka . Ndërsa në terminologjinë fetare domethënë : të ndalohesh nga ngrënia , pirja dhe gjëra të tjera që e prishin agjërimin  nga hyrja e agimit deri në perëndim të diellit me qëllim adhurimi (për të adhuruar Allahun me këtë vepër) .
    Shtyllat e tij. Nga përkufizimi kuptojmë se agjërimi përmban dy shtylla, të cilat janë :Të largohesh nga ato gjëra që e prishin agjërimin nga hyrja e agimit deri në perëndim të diellit . Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar :”Tani prekini ato dhe kërkoni atë që jua ka shkruar Allahu . Hani dhe pini deri sa të  dallohet peri i bardhë nga i ziu në agim . Më pas plotësojeni agjërimin deri në mbrëmje”.{El Bekare 187}. Peri i bardhë dhe peri i zi nënkupton zbardhjen e ditës dhe errësirën e natës.
    Nijeti që do të thotë se agjëruesi duhet të synojë me këtë agjërim adhurimin e  Allahut të Madhëruar . Me anë të nijetit dallohen punët që janë adhurim nga ato të cilat nuk janë të tilla, sikurse me anë të tij dallohen adhurimet nga njëra tjetra. Kështu, agjëruesi bën nijet  agjërimin e muajit të ramazanit, ose ndonjë agjërim tjetër . Argument për këtë është fjala e profetit salallahu alejhi ue selem : “Punët janë sipas qëllimit” . (Transmeton Buhariu, nr. 1 dhe Muslimi, nr. 1907).Çështja e dytë : Gjykimi i agjërimit të Ramazanit dhe argumentimi i tij.Allahu i Madhëruar e ka bërë detyrë agjërimin e muajit të Ramazanit dhe e ka bërë atë një nga shtyllat e Islamit . Argumente për këtë kemi ajetin që thotë :”O ju që keni besuar është bërë detyrë për ju agjërimi, siç ishte bërë për ata që ishin para jush, që të bëheni të devotshëm”.El Bekare, fq. 183; dhe ajetin që thotë :”Muaji i Ramazanit  në të cilin ka zbritur Kur’ani i cili është udhëzim për njerëzit dhe sqarim për udhëzimin dhe dallim (ndërmjet të vërtetës dhe të kotës). Prandaj kush e përjeton këtë muaj ta agjërojë atë. El Bekare, fq. 185.

    Gjithashtu argument është hadithi që ka transmetuar Abdullah Ibën Umer radiallahu anhuma nga profeti salallahu alejhi ue selem, se ka thënë : “Është ndërtuar Islami mbi pesë (shtylla) : dëshminë se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahu dhe Muhamedi është i dërguari i Tij ,  faljen e namazit , dhënien e zekatit , agjërimin e Ramazanit dhe kryerjen e haxhit për atë që ka mundësi . (Transmeton Buhariu, nr. 8 dhe Muslimi, nr. 16 ).

    Transmeton Talha Ibën Ubejdilah se një fshatar erdhi tek profeti salallahu alejhi ue selem me flokë të çrregullta dhe tha, –  O dërguari i Allahut më trego çfarë agjërimi më ka bërë detyrë Allahu. Tha :” Muajin e Ramazanit”. A kam ndonjë detyrë tjetër (në lidhje me agjërimin), – tha personi. “Jo, vetëm nëse dëshiron të bësh agjërim vullnetar … “, – tha i dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem. Transmeton Buhariu, nr. 46 dhe Muslimi, nr. 11

    I gjithë umeti islam ka rënë dakort se agjërimi i Ramazanit është farz dhe  një nga shtyllat e Islamit, të cilat njihen në mënyrë të domosdoshme në Islam dhe ai që i mohon ato është mosbesimtar dhe i dalë nga Islami .

    Kështu u vërtetua që agjërimi i Ramazanit është farz në bazë të Kur’anit, Sunetit dhe Ixhmait(miratimit unanim) të dijetarëve dhe ai që e mohon atë  është mosbesimtar.

    Çështja e tretë : Llojet e agjërimit .

    Agjërimi ndahet në dy lloje : detyrë dhe i  pëlqyeshëm. Agjërimi i  detyrueshëm përfshin :agjërimin e Ramazanit,  agjërimin shpagues dhe agjërimin e premtuar (që njeriu ia bën detyrë vetes së tij) . Këtu do trajtojmë çështjet e agjërimit të Ramazanit dhe agjërimit të pëlqyeshëm ndërsa llojet e tjera kanë tema të veçanta .

    Çështja e katërt : Vlera e agjërimit të Ramazanit dhe dobitë e ligjshmërisë së tij.

    1. Vlera e tij. Transmetohet nga Ebu Hurejreh, radiallahu anhu, se profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë : “Kush e adhuron Allahun natën e Kadrit, me besim dhe duke shpresuar shpërblim, i falen gjynahet e mëparshme . E kush agjëron Ramazanin, me besim dhe duke shpresuar shpërblim, i falen atij gjynahet e mëparshme”. Transmeton Buhariu, nr. 1901 dhe Muslimi, nr. 760 .

    Gjithashtu transmetohet nga Ebu Hurejre se profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë : “Pesë namazet ,  xhumaja në xhuma dhe  Ramazani në Ramazan janë shlyrës të  gjynaheve ndërmjet tyre, nëse njeriu i largohet gjynaheve të mëdha”. Transmeton Muslimi, nr. 233.

    Këto ishin disa prej argumenteve që tregojnë vlerën e agjërimit të Ramazanit megjithë se vlerat e tij janë të shumta.

    2. Dobitë e ligjshmërisë së tij. Allahu e ligjëroi agjërimin, sepse në të ka dobi të shumta, siç do t’i përmendim më poshtë.

    a. Pastrimi i vetes prej papastërtive dhe sjelljeve të këqija e të ulëta, pasi agjërimi i ngushton rrugët e shejtanit në trupin e njeriut.

    b. Agjërimi e stërvit njeriun  të largohet nga dynjaja dhe “bukuritë” e saj dhe të drejtohet nga Ahireti dhe mirësitë e tij.

    c. Agjërimi nxit keqardhjen e njeriut për të varfërit dhe e bën atë të ndjejë vuajtjet e tyre, duke provuar urinë dhe etjen e këtij adhurimi.

    Agjërimi është formë e përzgjedhur nga Allahu (xhel le shanuhu) për t’u afruar tek Ai; është mënyrë për të rritur devotshmërinë, e shumë dobi të tjera .

    Çështja e pestë : Kushtet për të qënë detyrë agjërimi i Ramazanit.

    1. Islami.  Nuk është detyrë dhe as nuk i pranohet agjërimi mosbesimtarit, sepse agjërimi është adhurim dhe si i tillë nuk i pranohet mosbesimtarit dhe, kur hyn në besim, ai nuk e ka për detyrë që të kryejë ato agjërime që i kanë kaluar.

    2. Pjekuria. Nuk është detyrë agjërimi për atë që nuk ka arritur moshën e pjekurisë . Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë : “është ngritur lapsi për tre persona…”dhe  përmendi ndërmejt tyre fëmijën deri sa të hyjë në moshën e pjekurisë. Transmeton Ahmedi, 6/100, Ebu Daudi 5/558 dhe e ka saktësuar Albani. Megjithatë  agjërimi i tij është i sakte, edhe pse nuk ka hyrë në këtë moshë, nëse i dallon gjërat . Personi  që e ka në përgjegjësi duhet ta urdhërojë të agjërojë që të mësohet me të .

    3. Logjika . Nuk është detyrë agjërimi për të çmendurin . Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë : “Ështëngritur lapsi për tre veta “, dhe përmendi ndrmejt tyre atë që është i çmendur deri sa t’i vijë logjika .

    4. Shëndeti . Ai që është i sëmurë, aq sa nuk e përballon dot agjërimin, nuk e ka detyrë të agjërojë . Por nëse agjëron agjërimi i tij është i saktë. Allahu i Madhëruar, thotë : “Kush është i sëmurë ose në udhëtim të agjërojë ditë të tjera”. El Bekare, 185. Menjëherë sapo të shërohet duhet të zëvendësojë ato ditë që ka lënë pa agjëruar.

    5. Qëndrimi në vendin tënd . Ai që është në udhëtim nuk e ka për detyrë agjërimin, sepse Allahu i Madhëruar thotë : ” Kush është i sëmurë ose në udhëtim të agjërojë ditë të tjera.” El Bekare, 185. Por nëse agjëron agjërimi tij është i saktë dhe ka detyrë të zëvendësojë ditët që nuk i ka agjëruar gjatë udhëtimit .

    6. Të mos jetë (gruaja) me menstruacione ose lehoni.  Gruaja që është me menstruacione ose lehoni nuk e ka detyrë agjërimin,  madje e ka të ndaluar të agjërojë . Profeti, salallahu alejhi ue selem, Ka thënë: “Kur gruaja është me menstruacione a nuk e lë namazin dhe agjërimin ?! Kjo është mangësia e fesë së saj”. Transmeton Buhariu, 304. Por e ka detyrë t’i zëvendësojë. Aishja, radiallahu anha, thoshte : “Kur na ndodhte kjo gjë , urdhëroheshim që të zëvendësonim agjërimin ndërsa namazin jo”. Transmeton Muslimi, nr. 335.

    Çështja e gjashtë : Si njihet hyrja e muajit të Ramazanit dhe dalja e tij.

    Hyrja e muajit të Ramazanit njihet me shikimin e hënës, ose me dëshminë e atyre që e kanë parë atë . Kështu që, kur dëshmon një musliman i drejtë se ka parë hënën e Ramazanit, njihet hyrja e muajit me anë të dëshmisë së tij, sepse Allahu i Madhëruar thotë : ” Kush prej jush e dëshmon muajin ta agjërojë atë.”El Bekare, 185. Gjithashtu profeti, salallahu alejhi ue selem,  ka thënë : “Kur ta shihni atë agjëroni”.Transmeton Buhariu,  nr. 1900 dhe Muslimi, nr. 1080.

    Gjithashtu Ibën Umer radiallahu anhuma  : I tregova profetit salallahua lejhi ue selem se e pashë hënën e Ramazanit e ai agjëroi dhe urdhëroi njerëzit që të agjërojnë”. Transmeton Ebu Daudi, nr. 2342 dhe Hakimi në Mustedrak, 1/423.

    Nëse nuk shikohet hëna, ose nuk dëshmon asnjë musliman i drejtë për shikimin e saj duhet  të plotësohet muaji i Sha’banit 30 ditë . Muaji i Ramazanit nuk njihet (ligjërisht) me forma të tjera, veç këtyre dy formave:  shikimit të hënës ose plotësimin e Sha’banit 30 ditë, sepse profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë : “Agjëroni kur ta shikoni atë (d.m.th. hënën) dhe çilni kur ta shikoni e nëse ju fshihet nga retë plotësoni Sha’banin 30 ditë”. Transmeton Buhariu, nr. 1909 dhe Muslimi, nr. 1081.

    Dalja e muajit të Ramazanit njihet me shikimin e hënës së Sheualit kur dëshmojnë dy muslimanë të drejtë. Nëse nuk dëshmjonë dy muslimanë të drejtë duhet të plotësohen 30 ditë të Ramazanit.

    Çështja e shtatë : Koha e njetit të agjërimit dhe gjykimi i tij.

    Agjëruesi duhet të vendosë njetin për agjërimin, sepse ai është shtyllë siç u përmend më sipër. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Punët janë sipas qëllimit dhe çdokush do të  marrë atë që pati për qëllim “.

    Kështu që kush e bën njetin ditën, edhe pse nuk ka ngrënë gjë, nuk i quhet agjërimi vetëm në rast se është agjërim nafile (vullnetar). Hyri profeti salallahu alejhi ue selem një ditë tek unë, – thotë Aishja radiallahu anha dhe tha : “A keni gjë për të ngrënë?” –Jo, – i thashë. –Unë, atëherë, po agjëroj sot, -tha. Transmeton Muslimi, nr. 1154. Ndërsa agjërimi i detyrueshëm nuk quhet me njetin që bëhet ditën, por duhet bërë para agimit. Mjafton një njet i vetëm në fillim të Ramazanit për gjithë muajin, por është e pëlqyeshme të rinovohet çdo ditë.

    Vazhdon………………

    Përgatiti një grup dijetarësh në Medinen Muneuereh pranë shtëpisë botuese të Kur’anit

    Përktheu nga arabishtja: Abdurrahim Balla

    www.teuhidi.com