Category: Fikh

  • ETIKA E XHAMISË DHE DISPOZITAT E SAJ

    ETIKA E XHAMISË DHE DISPOZITAT E SAJ

    Lavd-falënderimi i takon vetëm se Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe lavdia e Allahu qofshin mbi Muhamedin, birin e Abdullahut dhe robin e Allahut.

    O ju musliman, xhamitë janë shtëpitë e Allahut. Muret e saj janë ndërtuar dhe themelet e saj janë ngritur për hir të Tij, të adhurohet dhe të njësohet, të madhështohet dhe të lavdërohet, t’i bie robi në ruku dhe poashtu t’i bie në sexhde Atij: Xhamitë i janë kushtuar vetëm Allahut, prandaj mos iu lutni askujt, krahas Allahut!”. Xhin 18.

    Allahu urdhëroi në ndërtimin dhe ngritjen e tyre, në përkujdesjen dhe ruajtjen e tyre dhe në përmendjen e emrit të Tij në to: Në xhamitë, që Allahu ka urdhëruar të ngrihen e të përmendet aty emri i Tij, Atë e lavdërojnë në mëngjes dhe mbrëmje”. Nur 36.

    Ndërtimi i tyre është një nga afrimet më madhështore kah Allahu, për atë që e përmison nijetin e tij dhe shpreson shpërblim. Othmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, të ketë thënë: “Kush e ndërton një xhami për hir të Allahut duke shpresuar me të fytyrën e Allahut, Allahu do t’ia ndërton atij një shtëpi në Xhenet”.

     Allahu ka urdhëruar që ato të pastrohen, të lahen e të parfymosen. Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, thotë se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, urdhëroi të ndërtohen xhami nëpër fise dhe ato të pastrohen dhe parfymosen.

    Xhamitë janë vendet më të pastra dhe më të dashura. Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Vendet më të dashura tek Allahu janë xhamitë, dhe ato më të urryera tek Allahu janë tregjet”.

    Për hir të vlerës së xhamisë dhe pozitës së lartë të saj tek Allahu, u ligjësuam për atë që i synon ato, rregulla dhe dispozita, sjellje dhe etika, gjë që i bën ato të ruhen dhe të rikujtohen të drejtat e tyre.

    O ju musliman, pëlqehet për atë që e synon xhaminë të zbukurohet për namazin e tij me atë që ka mundësi nga rrobat, parfymi dhe misvaku. Allahu i Madhëruar thotë: “O bijtë e Ademit, vishuni përshtatshëm kudo dhe kurdo që të faleni!”. Earaf 31.

    Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur nga ta, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nëse ndonjëri nga ju falet le t’i vesh rrobat e tij më të mira, Allahu është më meritor për t’iu zbukuruar”.

     Nuk lejohet për muslimanin të falet me rroba shumë të holla të cilat e paraqesin lëkurën e trupit (qëllimi është paraqesin lëkurën e trupit në pjesët të cilat fetarisht konsideron nga aureti) apo të ngushta që i përshkruajnë pjesët e turpshme apo të shkurta që nuk e plotësojnë kushtin e mbulimit të trupit për në namaz. Poashtu nuk lejohet namazi me rroba ku në to ka foto apo vizatime të cilat bien në kundërshtim me besimin dhe ideologjinë e muslimanit. Falësi i namazit poashtu duhet t’i ik erërave të keqe në veshje apo në ushqimin, me qëllim që të mos i dëmton dhe pengon vëllezërit e tij me erën e tij të keqe nga goja, apo me erën e djersëve të tij. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “Kush han qepë, hudhër dhe pras (bime me erë sikurse te hudhrës) le të mos i afrohet xhamisë sonë ngase melaiket gërditen nga ajo qe gërditet edhe njerëzimi“.

    Aisha, Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon: “Vinin njerëz nga shtëpitë e tyre dhe nga Avali (rrethinat e Medines rreth katër milje e më shumë larg) dhe kalonin nëpër shkretëtirë me pluhur duke u bërë me djersë e pluhur saqë u kullonte djersa. Vjen njëri prej tyre tek i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të,  i cili ishte tek unë. Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i tha atij: “Do të dëshiroja që të mbaheshi të pastër në këtë ditë tuajën (duke u larë).

    Muslimani del nga shtëpia për në namaz i qetë dhe me hapa të ngadalta dhe nuk ngutet. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kur ta dëgjoni thirrjen për namaz shkoni ne namaz por me qetësi dhe urtësi; mos nxitoni ngase çka arrini faleni e çka iu kalon plotësojeni“.

    Pëlqehet të shkohet më herët në xhami me qëllim të zihen safet e para në xhami. I Dërguari i Allahut. lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Po ta kishin ditur njerëzit se çfarë shpërblime ka në ezan dhe safet e para(se kush do ta thirr ezanin dhe do të ulet në safin e parë) dhe nuk do kishin mundësi ta arrin atë vetëm se përmes shortit, do ta bënin atë”.

    Në xhami muslimani hyn me këmbën e djathtë dhe i dërgon salavate të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe thotë: “O Zot, m’i hap dyert e mëshirës Tënde”. Kurse kur del nga xhamia i dërgon salavate të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe thotë: “O Allah, unë kërkoj nga mirësitë e Tua, o Allah më mbroj nga shejtani i mallkuar”.

    Nuk ulet në xhami derisa nuk i fal dy rekate për përshëndetjen e xhamisë. I Dërguari i  Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nëse ndonjëri nga jush hyn në xhami le t’i fal dy rekate para se të ulet”.

    Kush hyn ditën e Xhuma dhe imami është duke e mbajtur hutben, nuk ulet derisa nuk i fal dy rekate sipas mendimit më të saktë të dijetarëve. Ato i fal të shkurta dhe me nuk vonohet në faljen e tyre. Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, tregon: “Ndërsa Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, po mbante hytben përpara njerëzve ditën e Xhuma, dikush hyri në xhami (dhe u ul). Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, (e pa atë dhe) i tha: “A u fale, o filan?” Ai u përgjigj: “Jo”. Ai , lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i tha: “Ngrihu dhe fal dy rekatë namaz.” Nëse ndonjëri prej jush hyn në xhami ditën e Xhuma, ndërkohë  që imami mban hytben, le të falë dy rekate të shpejta”.

    Kush hyn ditën e Xhuma dhe myezini ndërkohë është duke e thirrur ezanin, le të përshpejton me faljen e dy rekateve dhe mos ta pret myezinin deri sa të përfundon me thirrjen e ezanit. Kjo, për arsye që t’i fal para se të fillon imami me hytben dhe dihet se qetësia dhe heshtja janë detyrim gjatë mbajtjes së hytbes.

    Nëse thërret ikameti ndalohet rreptësisht falja e namazeve vullnetare, duke iu bazuar hadithit të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ku thotë: “Nëse thërret ikameti, nuk ka namaz përveç se ato të detyruara”.

    Nga gabimet e disa muslimanëve është hyrja në xhami për namazin e sabahut në veçanti, duke qenë imami në namaz dhe ata nuk i lidhen imamit me fal farzin po fillimisht e falin synetin e sabahut. Kjo padyshim se është vepër e palejuar dhe risi e keqe e cila nuk ka bazë. Vepruesi i saj e kundërshton urdhrin e Muhamedit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

    Përcillet se erdhi një njeri dhe Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ishte duke e falur farzin e sabahut me xhemat. Hyri në xhami dhe filloi t’i fal dy rekate synet të sabahut dhe pastaj u lidh me xhemat për ta falur farzin e sabahut. Pasi që u kreu namazin Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i tha: “O filan, cila nga ato dy namaze është i yti, të cilën e fal vet apo e fal me ne?!!”. 

    Ibën Abdulber, Allahu e mëshiroftë, thotë: Kjo ka qenë një qortim dhe mohim nga ana e Pejgamberit, lavdia dhe paqja Allahut qofshin mbi të, për atë vepër. Nuk lejohet për asnjërin të fal diç nga namazet vullnetare në xhami kur të thirr ikameti për ta falur farzin.

    Atij që i ik syneti i sabahut, pëlqehet t’i fal ato30 minuta pasi të lind dielli, duke u bazuar në hadithin e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ku thotë: “Kush nuk i ka falur dy rekate synet të sabahut, le t’i fal ato pasi të linde dielli”.

     Nëse i fal ato pas farzit të sabahut pa lindur ende dielli, lejohet. Argument e kemi hadithin e Kajs ibën Amru, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, i cili thotë se Pejgamberi, lavdia dhe paqja Allahut qofshin mbi të, e pa një njeri i cili fali dy rekate pas namazit të sabahut dhe i tha: “Namazi (farzi) i sabahut është vetëm se dy rekate”. Njeriu i tha: O i Dërguar i Allahut, unë nuk munda t’i fali ato dy rekate që janë para saj, pra synetet, dhe për këtë arsye i fala tani. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, heshti dhe nuk foli asgjë.

    O ju musliman, falësit e namazit në xhami janë të njëjtë. Kush vjen i pari dhe e zënë një vend, ai është më meritori për të. Nëse vjen tjetri dhe i thotë të ngrihet, kjo nuk lejohet dhe nuk është e drejta e tij. Pejgamberi, lavdia dhe paqja Allahut qofshin mbi të, thotë: “Mos ta ngrit njeriu tjetrin nga mexhlisi i tij, e pastaj të ulet aty”. Nuk lejohet askujt që të rezervon vend në xhami duke vendosur diçka në të si sixhade apo rroba apo shkop, etj, para se të prezanton në xhami, apo ta len si zëvendës tjetrin që ta bën këtë. Nëse vendos diçka lejohet të hiqet dhe të falet në atë vend. Nëse ndonjëri e zënë një vend në xhami e pastaj largohet për ta ripërtërirë abdesin apo diçka tjetër, nuk i merret e drejta që vendi t’i takon atij dhe kur të kthehet i lejohet ta ngrit tjetrin i cili është ulur në vendin e tij.

    Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se Pejgamberi, lavdia dhe paqja Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush ngrihet nga mexhlisi i tij e pastaj kthehet, ai është më meritori për atë vend”.

     Pëlqehet që të merret në xhami sutre dhe të afrohet afër saj edhe nëse nuk ka frikë nga ajo se do të kalon ndokush gjatë faljes. Nëse ndonjëri dëshiron të kalon para falësit, duhet ta pengon kalimin e tij duke ia venduar dorën, e nëse refuzon atëherë duhet ta shtyn duke u ruajtur që mos të vjen çështja deri në fitne dhe probleme të mëdha. Pejgamberi, lavdia dhe paqja Allahut qofshin mbi të,  ka thënë: Nëse falet ndokush le te falet tek sutreja dhe le te afrohet afër saj e le te mos e lejoje askë te kalojë para tij. Nëse vjen dikush dhe do te kalojë luftojeni ngase ai është djall”.

    Ndalohet kalimi para atij që falet edhe nëse kalimtari nuk gjen rrugëdalje tjetër, përveç se nëse ka nevojë shumë të madhe të cilën nuk ka mundësi ta largon dhe duhet patjetër të kalon. Përcillet se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, të ketë thënë: “Kalimtari sikur ta dinte se fare rreziku ka te dal para njeriut gjate faljes do te ishte me mire për të priste 40 se sa te kalonte para tij. Thotë transmetuesi: Nuk e di a tha 40 dite, muaj apo vjet“.

    Nuk lejohet të falet mes shtyllave përveç se nëse ka shumë njerëz dhe nuk ka mundësi të falet në vend tjetër, atëherë nuk është problem.

    O ju musliman, ai që synon xhamin duhet ta din se nuk lejohet t’i dëmton njerëzit në xhami duke ecur mbi shpinat dhe kokat e tyre me qëllim të daljes në safet e para, apo ngushtimit të tyre dhe mosdhënia e hapësirës për tu falur më i lirë duke pasur hapësirë të mjaftueshme, apo duke u lutur dhe lexuar Kuran me zë të lartë. Ebu Seid el Hudrij, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ishte në itikaf në xhami dhe i dëgjoi disa zëra që lexonim me zë të lartë. E largoi perden dhe tha: “Ju të gjithë i luteni Zotit të juaj, mos e pengoni njëri-tjetrin, mos ia ngritni njëri-tjetrit zërin në lexim”. Apo tha: “Në namaz”.

     Nga pengesat tjera që u bëhen xhematlive nëpër xhami dhe i dekoncentron në namaz janë zërat që dalin nga celularët ku në shumicën e rasteve janë muzikë. Çdo musliman duhet të jetë i kujdesshëm dhe ta din se muzika është haram dhe se xhamitë janë vende ku përmendet Allahu dhe lexohet Kuran dhe bëhet dua, e nuk është vend i gjynaheve dhe dëfrimeve.

    O ju musliman, në xhami ndalohet shitblerja. Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nëse e shihni dikë qe shet apo blen ne xhami thoni: Mos te sillte Allahu fitim në tregtinë tënde. Nëse shihni dikë qe kërkon gjene e humbur ne xhami thoni: Allahu mos ta ktheftë atë!“.

    Xhamia duhet të ruhet nga fjalët e fëlliqura dhe thashethemeve dhe nga zërat e lartë. Seid ibën Musejeb, Allahu e mëshiroftë, thotë: Kush ulet me një mexhlis, le ta din se e shoqëron Zoti i tij, për këtë arsye se nuk e meriton të flet përveç se mirë.

    Gruas e cila është me menstruacione i ndalohet qëndrimi në xhami dhe i lejohet kalimi nëpër të për nevojë që të len diçka apo të merr diçka. Umu Atije, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, thotë se e kam dëgjuar Pejgamberin, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, duke thënë: “Gruaja me menstruacione mos t’i afrohet faltores”.

    Poashtu atij që është xhunub i ndalohet të qëndron në xhami dhe i lejohet vetëm se të kalon nëpër të për nevojë që të merë apo len diçka. Allahu i Madhëruar thotë: as kur jeni të papastër (xhynyb) – përveçse nëse jeni duke udhëtuar, derisa të laheni“. Nisa 43.

    SHEJH DR. SALAH EL BUDEJR

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • ÇKA I BËN DHE ÇKA NUK I BËN DOBI TË VDEKURIT (2)

    ÇKA I BËN DHE ÇKA NUK I BËN DOBI TË VDEKURIT (2)

    Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e Gjykimit.

    Në shkrimin e kaluar e cekëm se i vdekuri mundet të përfiton edhe pas vdekjes së tij dhe për këtë dëshmojnë Allahu dhe i Dërguari i Tij. Veprat që mundet të përfiton i vdekuri janë të shumta dhe të llojllojshme dhe ato vijnë si rezultat i veprave të tij dhe gjurmëve të këtyre veprave që i ka punuar duke qenë i gjallë dhe poashtu mundet t’i vijnë edhe prej të tjerëve të cilët dëshirojnë t’i bëjnë mirë vëllait të tyre musliman.

    Poashtu ka edhe vepra tjera për të cilat njerëzit mendojnë se të vdekurit munden të përfitojnë nga to po në fakt ato vepra bien në kundërshtim me parimet fetare dhe i vdekuri nuk përfiton asgjë nga to. Ato vepra janë të përhapura me të madhe në shoqëritë tona dhe nga to ai që përfiton nuk është i vdekuri po janë disa të gjallë të cilët tentojnë që nëpërmjet veprimit të këtyre veprave të arrijnë deri në fitimin e diçkaje nga të mirat materiale të kësaj dynjaje që padyshim se Allahu në to nuk do të zbret bereqetin e Tij.

    Cilat janë veprat që të vdekurit nuk i bëjnë dobi pas vdekjes së tij?

    – Mbjellja e luleve apo drunjve dhe fletëve të pallmave mbi varre.

    Dijetari i njohur dhe myftiu i mëhershëm i Arabisë Saudite, Abdulaziz ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Nuk ligjësohet mbjellja e luleve apo pemëve dhe gjërave tjera mbi varre për arsye se këtë asnjëherë nuk e ka vepruar i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, dhe halifët e drejtë”.

    Kurse atë që e veproi i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, me dy të vdekurit që Allahu ia mundësoi t’i dëgjon dënimet e tyre në varr dhe mbi varret e tyre vëndoi fleta të pallmave me qëllim që Allahu t’ua lehtëson atyre dënimin, kjo është e veçantë për të. Nuk ka ardhur asnjë transmetim tjetër se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, e ka vepruar të njëjtën më vonë me ndokënd tjetër dhe muslimanëve nuk u takon që të shpikin adhurime që nuk i ligjësoi Allahu i Madhëruar. Shiko: “Fetava Islamije” 2/52, dhe “Dispozitat e xhenazeve” f. 253. Shejh Albani.

    – Thirrja e ezanit tek varri.

    Dijetari Abdurrahman ibën Hasen, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Thirrja e ezanit tek varri është një risi që nuk pranohet në fenë e Allahut dhe që nuk e ka ligjësuar Allahu dhe që nuk e ka vepruar asnjëri nga ata që e meritojnë të ndjeket rruga e tyre”. Shiko: “Durer Sunije” 5/142.

    – Të mëshuarit e fytyrës me shuplakë dhe grisja e rrobave. 

    I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, thotë: “Ai i cili rreh faqet e veta, që gris rrobat dhe që kërkon e ndjek rrugët e sjelljet e Xhahilijetit (padijes para Islame), një i tillë nuk është prej nesh”. (Buhariu).

    Ebu Musa, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, tregon se ai u sëmur rëndë, humbi ndjenjat dhe nuk mundi t’i përgjigjej as gruas së tij kur kishte vënë kokën në prehrin e saj. Kur erdhi në vete tha: “Unë jam larg dhe i lirë prej atyre që ishte larg dhe i lirë edhe i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam. Dhe vërtet se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, është i pafajshëm ndaj një gruaje që qan me zë e vajton (apo që rreh fytyrën), ndaj asaj që rruan kokën dhe ndaj asaj që shqyen rrobat (kur i bie fatkeqësi)”. (Buhariu).

    Aishja, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, tregon: “Kur Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, i erdhi lajmi për vrasjen e Ibën Harithas, Xhaferit dhe Ibën Revahas, ai, alejhi salatu ue selam, u ul dhe rrinte i dëshpëruar, ndërsa unë e vështroja nga e çara e derës. Erdhi një burrë dhe i tha se gratë e Xhaferit po qanin (ulërinin). Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, e urdhëroi atë që t’i ndalonte. Burri shkoi dhe u kthye duke thënë se ai u kishte thënë atyre të pushonin, por ato nuk e dëgjonin. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, tha: “Ndaloji ato!” Kështu, ai shkoi përsëri dhe prapë u kthye për herë të tretë dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Për Allah! Ata nuk na dëgjojnë më fare (nuk kemi fuqi mbi to për t’i ndaluar).” (Aishja) shtoi: “I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, e urdhëroi që të shkonte dhe t’ua mbushte gojën atyre me dhe”. (Buhariu).

    Në disa  shoqëri ku jetojnë muslimanët ka gra të posaçme të cilat shkojnë edhe i vajtojnë të vdekurit me të holla dhe kështu i nxisin edhe anëtarët e tjerë të familjes që ta vajtojnë të vdekurin duke menduar se me këtë i bëjnë mirë e në fakt vetëm se i bëjnë dëm dhe i vdekuri nuk përfiton asgjë prej kësaj vepreje.

    Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Ai i vdekur për të cilin vajtohet, ai ndëshkohet për këtë të vajtuar për të”. (Buhariu).

    Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Vajtuesja nëse nuk pendohet para vdekjes, në Ditën e Gjykimit do të ketë rroba  prej katranit dhe këmishë prej xherebit (sëmundje e cila e kap trupin dhe e lë me pasoja)”. (Muslimi).

    Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë. “Prej udhëzimit të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, ka qenë qetësia gjatë sprovave dhe fatkeqësive dhe kënaqësia me caktimin e Allahut, falënderimi i Allahu dhe thënia IN’NA LIL-LAHI UE IN’NA ILEJHI RAXHIUN (Ne jemi të Allahut dhe tek Allahu është kthimi i jonë). Ai, alejhi salatu ue selam, është distancuar nga ajo që i gris rrobat e saja kur e godet fatkeqësia, apo e ngrit zërin duke bërtitur, apo e rruan kokën”. Shiko: “Zadul Mead” 1/527.

    – Thënia e “tallkënit” dhe leximi i Kuranit tek varri.

    “Tallkën” rrjedh nga fjala arabe Et Telkin që do të thotë rikujtimi i dy dëshmive të vdekurit pasi që të varroset dhe poashtu rikujtimi i tij për përgjigjet që duhet t’i përgjigjet i vdekuri melekëve kur të vijnë dhe ta pyesin se: Kush është Zoti yt, kush është i Dërguari yt dhe cila është Feja jote. Shiko: “Durer Sunije” 5/86 dhe “Reudal Murbi” 3/123.

    Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Prej udhëzimit të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, nuk ka qenë ulja tek varri i të vdekurit për të lexuar Kuran, dhe asnjëherë nuk ia ka lexuar “tallkënin” të vdekurit ashtu siç veprojnë njerëzit sot kurse hadithi të cilin e përcjell imam Taberaniu, Allahu e mëshiroftë, nga Ebu Umameh, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, është i dobët dhe nuk merret si argument. Poashtu prej udhëzimit të tij, alejhi salatu ue selam, nuk ka qenë që të mblidhen dhe të han ushqim dhe t’i lexohet nga Kurani të vdekurit, as te varri i të vdekurit e as më vonë, dhe kjo e tëra është prej risive që nuk ka zbritur Allahu ligje për to”.  Shiko: “Zadul Mead” 1/523-527.

    – Leximi i Fatihas dhe Suretul Ihlas dhe sureve tjera tek varri.

    Leximi i Fatihas për të vdekurit dhe Jasinit tek varret dhe leximi i Kul Huve Allahu Ehad njëmbëdhjetë herë është prej risive në fe për të cilat Allahu nuk ka zbritur asnjë  ligj. Shiko: “Dispozitat e xhenazes” f. 325. Shejh Albani.

    Dijetari Muhamed Salih el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Për leximin e Fatihas për të vdekurit nuk di se ka argument prej Synetit dhe për këtë arsye ajo nuk i lexohet. Baza në adhurime është ndalesa derisa të vijë argumenti që e konfirmon të kundërtën dhe se ajo është prej ligjeve të Allahut të Madhëruar”. Shiko: “Fetava Islamije” 2/52.

    – Lënia e Mus’hafit tek varrezat për t’iu lexuar të vdekurit.

    Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Lënia e Mus’hafit tek varrezat me qëllim leximi për të vdekurit tek varret është një risi në fe të cilën nuk e kanë vepruar asnjë prej të parëve tanë”.  Shiko: “Mexhmua el Fetava” 24/301.

    Lënia e vakëfit për lexim të Kuranit, faljen e namazeve vullnetare, bërjen e dhikrit me qëllim që shpërblimet t’i shkojnë të vdekurit.

    Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Prej risive në fe është lënia e vakëfit e sidomos të hollave nga ana e të vdekurit për të lexuar Kuran apo për të falur namaze vullnetare apo për të bërë dhikër apo për t’i dërguar salavate të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, dhe për t’ia dhuruar shpërblimet shpirtit të atij që e ka lënë vakëfin apo shpirtit të atij që e viziton të vdekurin tek varrezat”.  Shiko: “Dispozitat e xhenazeve”. F. 321. Shejh Albani.

    – Bërja e hatmeve për të vdekurit dhe mbledhja e njerëzve në një vend për të lexuar Kuran për të vdekurit.

    Bërja e hatmeve, vepër e cila është e shpërndarë shumë nëpër shoqëritë tona është një vepër nga e cila nuk përfiton i vdekuri po përfiton vetëm se ai që e lexon edhe atë jo në shpërblime po në të holla.

    Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Marrja e njerëzve me qira për të lexuar Kuran dhe për t’ia dhuruar të vdekurit shpërblimet nuk është prej ligjeve të Allahut dhe si vepër nuk e ka pëlqyer asnjë prej ulemave. Nëse i jep sadaka për të vdekurin  lexuesit të Kuranit  kjo pranohet dhe i bën dobi të vdekurit për arsye se kjo është lëmoshë dhe të gjithë muslimanët janë unik se lëmosha i shkon të vdekurit”. Shiko: “Mexhmua el Fetava” 24/300- 316.

    Dijetari Muhamed Salih el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Tubimi i njerëzve nëpër shtëpi për t’i lexuar Kuran të vdekurit nuk ka bazë në fe dhe nuk e ka vepruar asnjëri prej të parëve tanë Allahu qoftë i kënaqur nga ata. Tubimi tek familja e të vdekurit dhe leximi i Kuranit dhe ushqimi i të pranishmëve dhe të ngjashmet me të, kjo e tëra është prej risive në fe për të cilat Allahu nuk ka zbritur ligje”. Shiko: “Fetava Islamije” 2/54.

    – Leximi i Jasinit për të vdekurit.

    Kjo vepër është një ndër më të kërkuarat në mesin e njerëzve të cilët dëshirojnë t’i bëjnë dobi të afërmeve të tyre që kanë ndërruar jetë  mirëpo edhe kjo është nga ato vepra që përfiton vetëm se i gjalli edhe atë materialisht e jo i vdekuri.

    Dijetarët janë unik në atë se leximi i sures Jasin për të vdekurin është vepër e cila nuk i shkon të vdekurit. Ekziston mospajtim mes tyre se a lejohet të lexohet pran atij që është në prag dhe moment të vdekjes apo jo? Shumica e dijetarëve e ndër ta Hanefitë, Shafitë dhe Hanbelitë e pëlqejnë leximin e sures Jasin pran atij që është në momentin e vdekjes dhe argumenti i tyre është hadithi të cilin e shënon Ebu Davudi dhe imam Ahmedi nga  hadithi i ibën Jesarit, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, i cili thotë se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Lexojani të vdekurve kaptinën Jasin”.

    Ky hadith është i dobët dhe imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij “El Edhkar” dhe ibën Haxheri, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij “Et Telhis”. Poashtu e përcjell ibën el Arabi nga Darukutnij, Allahu i mëshiroftë,  se hadithi është i dobët.

    Imam Ahmedi e shënon një gjurmë nga disa prej selefit ku ceket se ia lexuan njërit i cili ishte në momentin e vdekjes Jasinin dhe e cekën e se nëse i lexohet kjo sure i lehtësohet gjendja.

    Ibën Haxheri, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij “El Isabeh” e cek se zinxhiri i kësaj gjurmoje është i mirë. Shiko: “El Mexhmua” 5/105, “Sherh Munteha el Iradat” 1/341 dhe “Hashijetu ibën Abidin” 2/191.

    Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, është i të njëjtit mendim se pëlqehet të lexohet  Jasini pran atij që është në momentin e vdekjes dhe thotë:”Leximi i Kuranit për të vdekurit është risi në fe krahas leximit i cili bëhet pran atij që është në momentin e vdekjes, dhe leximi i Jasinit në këtë rast pëlqehet”. Shiko: “El Ihtijarat” f. 91.

    Sipas tyre shkaku i pëlqimit të kësaj sureje është se kjo sure në vete përmban teuhid dhe përgëzim me xhenet për atë që vdes me teuhid të pastër, pastaj rikujtimin e ahiret e kështu me radhë dhe kjo e bën që shpirti të përgëzohet dhe me atë t’i lehtësohet dalja nga trupi i njeriut. Shiko: “Metalib Uli Nuha”.1/837.

    Imam Maliku, Allahu e mëshiroftë, është i mendimit se urrehet leximi i Jasinit apo diçka nga Kurani pran atij që është në momentin e vdekjes për arsye hadithi është i dobët dhe kjo vepër nuk njihet tek njerëzit. Shiko: “Fevakih Devani”. 1/284, dhe “Sherh Muhtesar Halil” 2/137.

    Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Leximi i Jasinit pran atij që është në momentin e vdekjes dhe kthimi i tij kah Kibleja nuk lejohet për arsye se hadithi është i dobët”. Shiko: “Dispozitat e xhenazeve”. Shejh Albani

    Është pyetur dijetari dhe myftiu i mëhershëm i Arabisë Saudite Abdulaziz ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë, se a lejohet që të lexohet surja Jasin pran atij që është në momentin e vdekjes dhe është përgjigjur: “Leximin e Jasinit pran atij që është në prag të vdekjes disa nga dijetarët e kanë pëlqyer duke u bazuar në hadithin e ibën Jesarit i cili e transmeton nga Ebu Othman Nehdij dhe disa nga dijetarët hadithin e konsiderojnë se është i dobët dhe e cekin se transmetuesi i hadithit nuk është Ebu Othman Nehdij po Ebu Othman njeri tjetër i cili nuk njihet dhe hadithi nuk mundet të pranohet si i vërtetë dhe për këtë arsye nuk preferohet leximi i tij. Ata që e pëlqyen leximin e Jasinit pran atij që është në momentin e vdekjes menduan se hadithi është i mirë dhe e morën si argument, mirëpo leximi i Kuranit atij që është i sëmurë është çështje e mirë dhe ndoshta Allahu i bën dobi kurse veçimi i Jasinit nuk mundet të merret si bazë për arsye se ky hadith është i dobët”. Shiko: “Fetava ibën Baz”. 13/93.

    Është pyetur dijetari i nderuar Ibën Uthejmini se a është sipas Sunetit këndimi kaptinës Jasin pranë të sëmurit për vdekje apo jo dhe është përgjigjur:”Këndimi i kaptinës Jasin pran muslimanit afër vdekjes është Sunet tek shumë dijetarë. Janë bazuar në hadithin e Pejgamberit: “Lexojani kaptinën Jasin të vdekurve”. Por këtë hadith disa dijetar e kanë bërë të dobët. Pra, ata që e shohin këtë hadith si të vërtetë leximi i kësaj kaptine pran të sëmurit për vdekje është Sunet. Ndërsa ata që e shohin hadithin e dobët një gjë e tillë nuk është Sunet”. Shiko: “Fetava ibën Uthejmin”. 17/72.

    Prej këtyre argumenteve shihet qartë se dijetarët janë unik në atë se leximi i Kuranit në përgjithësi dhe leximi i Jasinit në veçanti për të vdekurin është risi në fe për të cilën Allahu nuk ka zbritur ligj dhe se mospajtimi mes tyre është se lejohet që të këndohet pran atij që është në momentin e vdekjes me qëllim që t’ia lehtëson dhembjet në ato momente dhe t’ia lehtëson daljen e shpirtit me rikujtimin e ahiret dhe xhenetit të Allahut.

    – Ngritja e varrezave, meremetimi i tyre, shënimi i fjalëve miradije për ta etj.

    Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ceket se i kishte porositur Aliun, Allahu qoftë i kënaqur nga ai: Të mos lësh statuja pa prishur dhe varr të ngritur pa rrafshuar“. (Muslimi)

    Në një transmetim tjetër thuhet: As statuja, buste pa i prishur mos lë.

     Varr i ngritur është ai i cili dallohet prej varreve të tjera. Ai duhet të rrafshohet, të barazohet me të tjerët që të mos mendohet se banori i këtij varri ka ndonjë cilësi të veçantë qoftë kjo pas një farë kohe.

    Transmetohet nga i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, në hadithe të vërteta se ai ka ndaluar të suvatohen varret me llaç gëlqereje, të ulet mbi to, të ndërtohet mbi to, apo të shkruhet në to, e gjithë kjo ngase suvatimi i tyre dhe të ndërtuarit mbi to është metodë që shpien në madhërimin e të varrosurve dhe adhurimin e tyre.

    Pra shihet se prej udhëzimit të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, nuk ka qenë meremetimi i varreve, ngritja e tyre, ndërtimi i tyre, shënimi fjalëve miradije mbi ta siç e veprojnë sot shumë nga muslimanët dhe kjo e tëra është risi e cila nuk pranohet në fenë e Allahut. Kush mendon ndryshe le të sjell argumentet që dëshmojnë se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, i ka vepruar këto risi të cilët i veprojnë muslimanët sot nëpër varreza derisa ka arritur çështja që njerëzit të mendojnë se varret janë pronë private e jo pronë e muslimanëve dhe se ata munden të bëjnë me to çka të dojnë. Nëse vazhdohet që çdo varr i muslimanit të meremetohet dhe mos të ketë hapësirë që pas një kohe të varroset në të njëjtin varr musliman tjetër atëherë do të detyrohemi që në çdo skaj të qyteteve të ndërtojmë varreza apo ndoshta edhe qytete të tëra t’i shëndrrojnë në varreza, Allahu na ruajt.

    Qëllimi i shkrimit në varre është qëllimi shënimit të fjalëve miradije që i bënin në kohën e injorancës pra para Islamit dhe që e njëjta sot veprohet nga disa musliman dhe dijetarët e cekin se kjo nuk lejohet kurse shënimi i emrit dhe mbiemrit të vdekurit apo vizatimi i ndonjë shenje me qëllim që të dallohet varri kjo lejohet.

    – Përkujtimi i të vdekurit në ditën e shtatë apo ditën e dyzet.

    Baza është se kjo është traditë e Faraonëve para ardhjes së Islamit e cila më vonë u përhap tek muslimanët dhe kjo është një vepër e keqe dhe risi në fe e cila nuk pranohet në fenë e Allahut dhe nuk ka asnjë bazë as nga Kurani e as nga Syneti e as nga të parët tanë se duhet të bëhet ndonjë manifestim për të vdekurin qoftë ajo menjëherë pas vdekjes së tij apo ditën e shtatë apo të dyzetën apo pas një viti. Kjo është e tëra risi dhe traditë e keqe tek Egjiptasit e vjetër. Shiko: “Dispozitat e xhenazes”. Shejh Albani dhe “Fetava Islamije”. 2/56.

    – Veçimi i vizitës së varrezave natën dhe ditën e Bajramit.

    Është bërë traditë që muslimanët ditën e Bajramit apo natën e Bajramit t’i vizitojnë varrezat dhe të bëjnë Bajram me të vdekurit. Ka prej ta tyre që i japin përparësi të vdekurve para të gjallëve dhe i sheh se menjëherë pasi që e falin namazin e Bajramit nisen për tek varrezat dhe i harrojnë të gjallit. Kjo padyshim se bie në kundërshtim me fenë dhe logjikën e shëndoshë. Të vdekurit nuk dëgjojnë dhe atyre nuk u intereson Bajrami, ata e jetojnë jetën e tyre në varr, ka prej tyre që ndoshta dënohen a muslimanët e shkretë shkojnë dhe ia urojnë festën e Bajramit!. Vizita e varrezave është e lejuar madje i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka nxitur që ato të vizitohen për arsye se ta mundëson që të lutesh për muslimanë dhe ta rikujton ahiret mirëpo vizitën nuk e ka veçuar me ndonjë ditë po thjesht muslimani mundet t’i viziton për çdo ditë.

    Dijetari Muhamed Salih el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Dalja natën e Bajramit me qëllim vizite të varrezave është risi në fe për arsye se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, nuk ceket se e ka vepruar këtë vepër dhe se e ka caktuar ndonjë ditë të posaçme për të vizituar varrezat e sidomos ditën e Bajramit. Përcillet se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Ruajuni nga risitë në fe, çdo risi në fe është bidat dhe çdo bidat është devijim dhe çdo devijim të çon në zjarr”.

    – Këndimi i Mevludit dhe Qelimeve.

    Këto dy vepra janë të shpërndara me të madhe në trevat tona dhe njerëzit mendojnë se janë adhurime të caktuar nga ana e Allahut po në fakt qëndron e kundërta. Këto forma të adhurimeve nuk kanë qenë të njohura as në kohën e Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, as në kohën tri gjeneratave të arta (sahabët, tabi’inët dhe gjenerata që erdhi pas tyre), por ajo është risi që filloi të praktikohet te muslimanët disa qindra vite pas përfundimit të shpalljes.

    Në fund të shekullit të katërt hixhrij, në Egjipt u formua shteti Fatimij i Shijave armiqve më të mëdhenj të Allahut dhe u shfaq për herë të parë në historinë e muslimanëve festimi i lindjes së Pejgamberit, alejhi salatu ue selam. Këtë e thotë el Makrizij kur përmend ditët e kalifëve Fatimij, të cilët e festonin ditën e mevludit dhe e bënin festë. Prej mevludëve më kryesorë ishin gjashtë: mevludi i Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, i Aliut, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, i Hasenit, Husejnit dhe i Fatimes,  Allahu qoftë i kënaqur nga gjithë ata, si dhe i kalifit që ishte prezent.

    Me këtë u vërtetua edhe fjala e të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, i cili ua tërhoqi vërejtjen muslimanëve që mos t’i pasojnë jobesimtarët në traditat dhe festat e tyre dhe një prej tyre është edhe mevludi për arsye se më herët krishterët e morën si festë të përvitshme lindjen e Isait, alejhi selam. Ata e bënë atë festë madhështore duke vepruar në të gjëra të shëmtuara, harame të ndryshme, si pirja e alkoolit, nën justifikimin ditë gëzimi dhe lumturie.

    Pra, kjo është origjina ku e mbështesin festimin e datëlindjes së Pejgamberit, alejhi salatu ue selam,  dhe për këtë imam es Sehavij thotë: “Kur kryqtarët lindjen e Pejgamberit të tyre e bënë festën më të madhe, pasuesit e Islamit kanë më përparësi në respektim”.

    Kjo gjë vërtetohet edhe nga fjala e të Dërguarit, alejhi salatu ue selam, që thotë: Do t’i pasoni ata që kanë qenë para jush pëllëmbë për pëllëmbë dhe bërryl për bërryl. Edhe sikur të hynë në vrimën e hardhucës, edhe aty do t’i pasoni“.  Pra, kjo është origjina e mevludit.

    Kurse sa i takon “Qelimeve”, kjo fjalë rrjedh nga gjuha arabe “el Kelime” që do të thotë fjalë dhe tek ne për qëllim e kanë thënien e fjalës së shehadetit disa mijë herë me shpresë se kjo fjalë do t’i bën dobi të vdekurit. Të parët që e kanë shpikur këtë vepër janë Shijat dhe ceket se njëri nga ata e kishte pa një ëndërr ku i vdekuri i kishte pas thënë të thotë për të disa mije herë shehadetin dhe ai do të hyn në xhenet.

    Këto të gjitha janë pallavra të shejtanëve Shija ku tentuan dhe tentojnë ta shkatërrojnë fenë e pastër të Allahut dhe njeriu i mençur dhe i logjikshëm nuk bie në këtë kurth të shejtanit, mirëpo ajo çka më shumti çudit është qëndrimi i hoxhallarëve tanë që tentojnë ta argumentojnë me argumente të ndryshme këtë risi në fe edhe pse vet e dinë se i vdekuri prej saj nuk ka asnjë dobi po thjesht nuk dëshirojnë t’i humbin bizneset e tyre dhe t’i mbushin xhepat e tyre madje disa Shija filluan të ankohen se hoxhallarët e tanë nuk u lanë për biznes asgjë ua morën bukën me përhapjen e kësaj vepre në mesin tonë dhe të gjithë ata që e kundërshtojnë këtë risi në fe i konsiderojnë si ekstremistë dhe me fe tjetër. Ata e harrojnë faktin se Muhamedi, alejhi salatu ue selam, këtë vepër nuk e ka vepruar dhe nuk ka nxitur dhe poashtu shokët e tij me të cilët Allahu ka qenë i kënaqur me ta dhe ata kanë qenë të kënaqur me Allahun nuk e kanë vepruar e në mesin e tyre edhe Ebu Hanifja.

    Pra, ata harrojnë se atë pasuri që e marrin është pasuri e fituar me haram dhe se ky haram ua mbush barqet e tyre me zjarr dhe barqet e familjeve të tyre i mbushin me zjarr dhe Allahu për këtë arsye edhe i nënçmon para masës ku jetojnë dhe veprojnë.

    Kjo ishte ajo e tëra që pata mundësi me lejen e Allahut ta përmbledhi rreth temës se çka i bën dobi dhe çka nuk i bën dobi të vdekurit dhe e lus Allahun e Madhëruar që këto fjalë të na bëjnë dobi në dynja dhe ahiret dhe e lus Allahun që të vdekurit tanë t’i mëshiron, t’i fal, varret e tyre t’i ndriçon dhe zgjeron dhe në xhenetin e Tij të na bashkon.

    Përgatiti dhe përkthehu: Irfan JAHIU

     

  • ÇKA I BËN DHE ÇKA NUK I BËN DOBI TË VDEKURIT (1)

    ÇKA I BËN DHE ÇKA NUK I BËN DOBI TË VDEKURIT (1)

    Falënderimi i takon vetëm se Allahut i Cili na mundësoi që ta shijojmë ëmbëlsinë e imanit. Atë e falënderoj dhe lavdëroj dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkoj. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin birin e Abdullahit dhe robin e Allahut.

    Allahu i Madhëruar dërgoi Pejgamber, zbriti libra, caktoi ligje dhe dispozita dhe e mësoi robin se çka duhet të vepron duke qenë i gjallë dhe poashtu e mësoi se çka duhet të vepron kur njeriu ndërron jetë dhe si do të jetë gjendja e tij në ahiret. Nuk lejoi që njeriu vet të cakton ligje dhe rregulla për arsye se dija e tij është e mangët dhe e përkufizuar por e detyroi t’i ndjek ligjet dhe dispozitat e Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe ndjekjen e rrugës së tij e bëri të jetë anija e shpëtimit të robit në dynja dhe ahiret. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, na lajmëroi për çdo gjë që i bën dobi dhe e dëmton njeriun duke qenë i gjallë apo duke qenë i vdekur dhe na detyroi që ta pasojmë rrugën e tij dhe çdo vepër që nuk e ka vepruar ai e konsideroi si risi në fe.

    I vdekuri mundet të përfiton edhe pas vdekjes së tij dhe për këtë dëshmojnë Allahu dhe i Dërguari i Tij. Jeta e varrit dhe ahireti janë prej gjërave të fshehta që muslimani detyrohet t’i beson thellësisht dhe ajo që i bën dobi të vdekuri nuk kemi mundësi ta dimë përveç se nëpërmjet shpalljes dhe për këtë arsye duhet të kapemi fort për të dhe mos të veprojmë vepra të cilat  bien ndesh me rregullat e fesë dhe në fund mos të përfitojmë as ne dhe as i vdekuri prej nesh.

    Veprat që mundet të përfiton i vdekuri janë të shumta dhe të llojllojshme dhe ato vijnë si rezultat i veprave të tij dhe gjurmëve të këtyre veprave që i ka punuar duke qenë i gjallë dhe poashtu mundet t’i vijnë edhe prej të tjerëve të cilët dëshirojnë t’i bëjnë mirë vëllait të tyre musliman.

    Robi i Allahut gëzohet kur i vijnë të mirat e njëpasnjëshme, prej familjes apo shokut, prej lëmoshave që i ka dhënë apo prej veprave që i ka punuar, dhe ai është në varr.  I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, përgëzoi se ekziston një grup njerëzish të cilët shpërblehen edhe pas vdekjes së tyre. Ata edhe pse janë të vdekur, veprat e mira të tyre janë të gjalla dhe nuk u kanë vdekur dhe u lumtë atyre për atë që e vepruan deri sa ishin të gjallë.

    Pra, veprat që mundet të përfiton njeriu pas vdekjes së tij ndahen në dy lloje:

    Lloji i parë: Veprat që i përfiton i vdekuri nga të tjerët dhe ato janë:

    Falja e namazit të xhenazes së tij.

    Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Nuk ka ndonjë musliman që vdes e ta falin xhenazen e tij dyzet burra, të cilët nuk i shoqërojnë Allahut asgjë vetëm se Allahu do t’i bëj ata ndërmjetësues për të”.

    Poashtu i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, thotë: “Nëse ka një të vdekur (musliman) që ia falin namazin e xhenazes një grup muslimanësh që mbërrin të njëqind vetët, ku që të gjithë ndërmjetësojnë për të, atyre do t’u pranohet të ndërmjetësojnë për të”.

    Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë se qëllimi i faljes së namazit të xhenazes është lutja për të vdekurin.

    Një prej lutjeve më të mira dhe më të plota që kanë ardhur është ajo që na e përcjell Auf ibën Malik, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, i cili thotë se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ia fali namazin një xhenazes dhe në lutjen e tij tha: “O Zot, falja mëkatet dhe mëshiroje, shpëtoje dhe kij ndjesë ndaj tij, bëja vendin e mirë dhe zgjeroja vendin ku do të hyjë, pastroje atë me ujë, borë dhe akull dhe pastroje nga mëkatet, ashtu siç e pastron rrobën e bardhë nga njollat, zëvendësoja shtëpinë me një shtëpi më të mirë, familjen me një familje më të mirë, bashkëshortin (ten) me një më të mirë, fute në xhenet dhe mbroje prej dënimit të varrit dhe dënimit të zjarrit”.

    Përcjellësi i këtij hadithi thotë. “Pasha Allahun në atë moment shpresova që unë të jam i vdekuri”.

    Muslimani kur i mëson këto argumente padyshim se e stimulojnë që ai të prezanton në xhenazet e vëllait të vet musliman dhe të shpreson se me lutjet e tij Allahu të vdekurit mëkatet do t’ia fal dhe do ta mëshiron.

    Qëndrimi tek varri i të vdekurit, lutja për të dhe kërkimi i faljes për të.

    Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, përcjell se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, kur e lëshonte të vdekurin në varr thonte: “BISMILAH UE ALA SUNETI RESULILAH”. (Në emër të Allahut dhe sipas traditës së të Dërguarit të Allahut).

    Othmani, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, e përcjell se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, pasi që i varroste të vdekurit qëndronte tek varri i tij dhe thonte: “Kërkoni falje për vëllanë tuaj, lutuni për të që të forcohet, sepse ai tani është duke u pyetur”.

    – Lutje për të vdekurin gjatë vizitës së varrezave.

    Gjatë vizitës së varrezave është sunet të këndohet një lutje e posaçme, të cilën na e tregon i Dërguari, alejhi salatu ue selem, në një hadith dhe thotë: “ES-SELAMU ALEJKUM EHLED-DIJARI MINEL-MU’MININE  VEL MUSLIMINE VE IN’NA INSHA-ALLAHU BIKUM LAHIKUN. NES’ELU-ILAHE LENA VE LEKUM EL-AFIJE.”. (Es-selamu alejkum o ju banorë të këtij vendi, besimtarë e muslimanë. Edhe ne inshallah, me urdhrin e Allahut, kur të vijë përcaktimi i Tij, me ju do të radhitemi. Lusim Allahun për ne dhe për ju që të na mëshirojë!).

    Gjithashtu preferohet të bëjmë lutje të ndryshme për faljen e mëkateve për shpëtimin e tyre, shpërblimin me xhenet, etj.

    Lejohet edhe të ngrihen duart gjatë lutjes, por kërkohet që gjatë lutjes të kthehemi nga Kibla dhe jo nga varret. Pastaj është mirë që gjatë vizitës ta kujtojmë veten se aty do të jetë vendbanimi i ardhshëm i yni dhe të mundohemi të shfrytëzojmë nga koha jonë e mbetur.

    Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, thotë se dijetarët janë unik në atë se lutja u bën dobi të vdekurve dhe shpërblimi i saj u shkon atyre.

    El Kasimij, Allahu e mëshiroftë, thotë se prej drejtave të vëllazërisë dhe shoqërisë është që të lutesh për vëllaun tënd musliman duke qenë ai i gjallë dhe poashtu pas vdekjes së tij, duke u lutur për të dhe për familjen e tij me gjitha ato dua që lutesh edhe për vetveten tënde.

    – Lutja e muslimanëve në përgjithësi për të vdekurit.

    Lutja e muslimanëve që bëhet për të vdekurit i shkon të vdekurve dhe ata përfitojnë prej lutjeve të tyre duke u bazuar në fjalët e Allahut të Madhëruar i cili thotë: Edhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!”. Hashr 10.

    Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Kur muslimani lutet për vëllanë e tij, pa ditur gjë (ky i fundit), lutja pranohet. Tek koka e lutësit qëndron një melek i ngarkuar të thotë, pas çdo lutjeje të mirë për vëllanë musliman, Amin, të dhëntë Allahu edhe ty të njëjtën gjë!“.

    Kjo përfshin lutjen e muslimanit për vëllanë e tij që s’është prezent, qoftë gjallë apo i vdekur.

    – Përshpejtimi në pagimin apo larjen e borxhit që e ka i vdekuri.

     I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, thotë: “Shpirti i njeriut është i lidhur për borxhin e tij deri sa t’i paguhet apo lahet”. 

    Hakimi në Mustredekin e tij na e përcjell hadithin e Xhabir ibën Abdullahit, i cili thotë: “Vdiq një njeri dhe ne e pastruam, e qefinosëm, dhe pastaj e venduam në vendin ku i falim xhenazet. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selem, lajmëroi për faljen e xhenazes, por para saj na tha: “A ka ky vëllai juaj borxhe?” – I thamë : Po, dy dinar. U largua prej aty dhe tha: “Faljani ju namazin e xhenazes vëllait tuaj”. Në atë moment u lajmërua një njeri, të cilin  e quanin Ebu Katade, dhe tha: O i Dërguar i Allahut, unë e marr përsipër atë borxh.-  I tha i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selem: “Atëherë, a pranon që borxhi i tij të bëhet përgjegjësi e jotja dhe e pasurisë tënde, ndërsa i vdekuri të jetë i pastër prej saj”. – Ebu Katade i tha se unë pranoj që të jetë përgjegjësia e imja, e pastaj ia falën namazin bashkë me Pejgamberin, alejhi salatu ue selem. Gjithnjë kur e takonte Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, Ebu Kataden e pyeste se a e ka pastruar borxhin e të vdekurit, derisa një ditë i tha Ebu Katade se e pastroi borxhin, dhe Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, tha: “Tani është flladitur lëkura e tij në varr”. (Dmth. Tani i është flladitur lëkura, se në atë moment është larguar prej tij dënimi i Allahu).

    Ky hadith është argument se të vdekurit mund t’ia lan borxhin edhe njerëz që s’i ka të afërt dhe se larja e borxhit është shkak për ngritjen e dënimit prej tij.

    – Dhënia e lëmoshës për të vdekurin.

     Imam Buhariu dhe Muslimi shënojnë një hadith prej Aishes, radijallahu anha, se një njeri i tha Pejgamberit, alejhi salatu ue selem: “O i dërguari i Allahut, nëna ime është arratisur (ka vdekur) dhe s’ka lënë fare testament. Sikur të fliste do të jepte sadaka. A ka shpërblim ajo nëse unë do të jepja për të?. Pejgamberi, alejhi salatu ue selem, tha: “Po!”.

    Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, thotë se lëmosha e dhënë për të vdekurin i bën dobi të vdekurit dhe i arrin shpërblimi i saj dhe në këtë janë unik të gjithë dijetarët.

    Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, thotë se nuk ka aspak divergjencë mes dijetarëve të Ehli Sunetit se lëmosha i bën dobi të vdekurit dhe nëse njeriu jep lëmoshë për të ajo i shkon”.

     – Kryerja e Haxhit për të vdekurin.

    Një grua e kishte pyetur Pejgamberin, alejhi salatu ue selam, për babain e saj, të cilin detyrimi i haxhit e kishte gjetur si plak të vjetër i cili nuk mund ta përballonte hipjen dhe udhëtimin i vetëm, që pastaj kishte vdekur – A ta kryente haxhin për të? Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, i tha: “Po, kryeje haxhin për të“.

    Dhe një grua tjetër – siç theksohet në hadithin e Ibën Abasit, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, e kishte pyetur Pejgamberin, alejhi salatu ue selam: “A ta kryente haxhin për nënën e saj, e cila ishte zotuar se do ta kryente haxhin, por kishte vdekur?”.  Ai i thotë: “Kryeje haxhin për të, çfarë mendon, në qoftë se ajo të kishte borxh, a do t’ia kishe paguar?”. Ajo tha: “Po!”. Ai thotë: “Atëherë, paguaja, se Allahu është më i merituar që t’ia përmbushësh zotimin”.  Sipas një transmetimi tjetër, thuhet: “Borxhi i Allahut është më prioritar për tu paguar”.

    Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, thotë se në këto hadithe të sakta kemi argumente të qarta se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, urdhëroi në kryerjen e Haxhit detyrues për të vdekurin dhe kryerjen e Haxhit në të cilin është zotuar i vdekuri se do ta kryen dhe nuk e ka kryer zotimin e tij dhe poashtu ka urdhëruar në plotësimin e agjërimit që është zotuar se do ta agjëron i vdekuri dhe nuk e ka agjëruar, dhe i urdhëruari herë është i biri, e herë i vëllau dhe i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, këtë e përngjasoi me borxh që bie mbi të vdekurin. Borxhi lejohet që të paguhet nga çdonjëri dhe poashtu edhe Haxhi lejohet ë të kryhet prej çdo muslimani.

    Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë se kjo vlen vetëm se për ata që kanë pasur arsye në moskryerjen e këtyre adhurimeve, kurse ata që kanë pasur mundësi t’i kryejnë adhurimet si Haxhin apo dhënien e zeqatit dhe nuk e kanë bërë për ta nuk ka nevojë as të kryhet Haxhi e as të jepet zeqati për arsye se ajo nuk u pranohet.

    Lloji i dytë: Veprat që i përfiton i vdekuri prej punës së vet dhe prej gjurmëve të atyre veprave dhe ato janë:

    – Veprat që i ka punuar në dynja dhe gjurmët e tyre dhe lëmoshat që i ka dhënë.

    Allahu, azze ue xhel, thotë: “Sigurisht, Ne i ringjallim të vdekurit dhe shënojmë veprat që kanë bërë dhe gjurmët e (punëve të) tyre”. Jasin 12.

    Seid ibën Xhubejri, Allahu e mëshiroftë, e komenton këtë ajet dhe thotë: “Ato vepra të cilat i shpikën dhe i vepruan në dynja dhe pas vdekjes së tyre i vepruan të tjerët. Në rast se ishin vepra të mira dhe njerëzit vepron me to, atëherë ata do të shpërblehen edhe pas vdekjes së tyre duke mos ia pakësuar shpërblimin atij që e vepron në këtë botë”.

     

    Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, e komenton këtë ajet dhe thotë: “I shënojmë të gjitha veprat të cilët i kanë vepruar me duart e tyre dhe poashtu gjurmët e këtyre veprave të cilët i kanë vepruar edhe të tjerët dhe nëse janë të mira shënohen si të mira e nëse janë të liga u shënohen si të liga”.

    Atë çka e vepron fëmija i mirë prej veprave të mira, prindërit fitojnë prej shpërblimit të veprës së tij, duke mos iu pakësuar shpërblimi fëmijës.

     

    Kjo vjen për shkak se fëmija është prej punës së tyre dhe arritjes së tyre.

    Allahu, azze ue xhel, thotë: “Dhe se njeriu do të ketë vetëm atë për të cilën ka punuar”. Nexhm 39.

    Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, shënon një hadith nga Aisha, radijallahu anha, se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Ushqimi më i mirë i njeriut është të cilin e fiton vet, dhe fëmija i tij është nga fitimi i tij.”

     –  Lëmosha e vazhdueshme, dija nga e cila përfitohet pas tij, apo fëmija i mirë që lutet për të.

    Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Kur njeriu vdes, atij i ndërpritet puna, përveç tre gjërave: Lëmosha e vazhdueshme, dija nga e cila përfitohet pas tij, apo fëmija i mirë që lutet për të”.

     Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, thotë se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, nuk ka thënë se i vdekuri nuk përfiton prej veprave të tjerëve. Nëse lutet për të i biri kjo është prej veprave të tij që nuk ndërpritet dhe nëse luten për të  të tjerët kjo nuk është prej veprave të tij, mirëpo ajo i bën dobi dhe i vdekuri përfiton prej saj.

    – Trashëgimi i Musafit, ndërtimi i xhamisë, ndërtimi i strehimoreve dhe hapja e lumeve.

    Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, me një hadith që e përcjell Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, thotë: “Veprat dhe gjurmët e mira që i takon besimtari pas vdekjes së tij janë: dija që ia ka mësuar dikujt dhe e ka shpërndarë, pastaj fëmijën e mirë që e ka lanë dhe bën dua për të, pastaj musafin që ia ka trashëguar ndokujt, apo xhamin çka e ka ndërtuar, apo strehimoren që e ka ndërtuar për udhëtarët dhe kalorësit, apo lumin të cilin e ka hapur, apo lëmoshën që e ka dhënë prej pasurisë së tij, duke qenë i gjallë dhe me shëndet të mirë, të gjitha i takon pas vdekjes së tij.”

     Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, thotë se muslimanët janë unik në atë se lënia e xhamive dhe vendeve tjera si vakëf është vepër e saktë dhe e drejtë dhe se vakëfi as nuk shitet, as nuk dhurohet dhe as nuk trashëgohet. Në të duhet të respektohen kushtet e vakëfit dhe padyshim se në vakëf ka shumë mirësi dhe konsiderohet si lëmoshë e vazhdueshme.

    Imam el Menavi, Allahu e mëshiroftë, thotë se shpërblimet e këtyre veprave të lartpërmendura i shkojnë të njeriut edhe pas vdekjes se tij dhe njeriu kur vdes i ndërpriten veprat përveç se prej tyre.

    – Nëse i vdekuri ka shpikur një vepër të mirë apo ka thirrur në udhëzim.

     Transmeton Muslimi në Sahihin e tij prej hadithit të Xherir ibën Abdullahit, se Pejgamberi ,sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë :”Kush shpik një vepër të mirë, ai do të ketë shpërblimin e tij dhe shpërblimin e atyre që do e veprojnë pas tij, duke mos e pakësuar aspak shpërblimin e tyre.”

    – Mbjellja e ndonjë peme apo fare që e mbjell.

     Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Muslimani fiton sadaka për çdo pemë që e mbjell dhe për çdo farë  që e mbjell dhe që është ushqyese e shpezës dhe njeriut dhe kafshëve”.

    Poashtu ka thënë : “Muslimani fiton sadaka prej çdo gjëje që mbillet e që hahet prej asaj që i vilet. Çdokush që mbjell, fiton prej saj sadaka deri në Ditën e Kiametit”.

     Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Këto hadithe janë argument për vlerën e madhe që e ka mbjellja e pemëve apo e fareve dhe se shpërblimi i atij që mbjell është i vazhdueshëm deri sa ekziston ajo pemë dhe ajo që ka dalë prej saj”.

    Këto pra janë veprat të bazuara në Kuran dhe Synet që mundet të përfiton i vdekuri prej vetvetes dhe prej të tjerëve pasi që t’ia dorëzon amanetin Allahut. Poashtu ka edhe vepra tjera për të cilat njerëzit mendojnë se të vdekurit munden të përfitojnë prej tyre po në fakt ato vepra bien në kundërshtim me parimet fetare dhe i vdekuri nuk përfiton asgjë prej tyre. Cilat janë ato? Me lejen e Allahut në shkrimin e ardhshëm do t’i ceki se cilat janë veprat që i vdekuri nuk ka dobi prej tyre,

    E lus Allahun që të na fal dhe mëshiron dhe në xhenetin e Tij me gjithë muslimanët të na bashkon.

     përgatiti dhe përkthehu: Irfan JAHIU

     

     

     

  • DISPOZITAT E XHENAZES

    DISPOZITAT E XHENAZES

    O ju njerëz, frikojuni Allahut dhe rikujtoni vdekjen dhe afrimin e saj, përgatituni për të me vepra të mira dhe pendim nga gjynahet dhe të ligat. Harresa e vdekjes i ngurtëson zemrat dhe nxit pas dynjasë.  Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Shpeshtoni rikujtimin e shkatërruesit të kënaqësive”. Dmth. vdekjen.

    Abdullah ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur nga ta, përcjell dhe thotë: Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, më vëndoi dorën mbi supin tim dhe më tha: “Jeto në këtë botë sikur të jesh i huaj ose si një kalimtarë rruge”. Ibën Omeri gjithnjë thoshte: kur të ngrysesh mos prit agimin e kur të gdhihesh mos e prit muzgun e mbrëmjes. Merr nga shëndeti yt për sëmundjen tënde dhe nga jeta yte për vdekjen tënde.

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Secilit prej jush Xheneti është më i afërt se sa lidhësja (rripi) i nallaneve dhe poashtu Xhehenemi”.

    O ju robërit e Allahut, rikujtimi i vdekjes njeriun e bën asket në dynja, e nxit në vepra të mira dhe në pendim nga gjynahet dhe në braktisjen e padrejtësive dhe dhënien e të drejtave të njerëzve. Pasi që vdekja është fundi i jetës së njeriut në këtë dynja, Allahu i Madhëruar ligjësoi për të vdekurin dispozita ku njeriu detyrohet t’i njeh dhe t’i praktikon te të vdekurit musliman. Këto ligje njihen si dispozita të xhenazes, të cilat është e domosdoshme të njihen.

    Imam Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë. “Udhëzimi i të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ishte udhëzimi më i përsosur, krejtësisht i kundërt me udhëzimet e popujve tjerë. Ky udhëzim përfshin bamirësi për të vdekurin dhe nxit në veprimin asaj që atij i bën dobi në varr dhe  në Ditën e Kiametit. Udhëzim i cili nxit në bamirësi ndaj familjes së tij dhe farefisit të tij, i cili nxit në bamirësi ndaj të vdekurit dhe përgatitjes së tij për te Zoti i tij, pastaj përcjellja e tij deri në varr dhe pastaj vizita e tij në varreza dhe lutja për të që Allahu ta mëshiron dhe gjynahet t’i fal”.

    Nga dispozitat e para është se pëlqehet t’i rikujtohet atij që është në prag të vdekjes dëshmia La ilahe il-lallah duke iu bazuar fjalës së të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “Përkujtonia të vdekurve tuaj (në agoninë e vdekjes) dëshminë La ilahe il-lallah”. Kjo me qëllim të jetë fjala e fundit e tij më e mirë dhe ajo me të cilën do ta len këtë dynja.

    Poashtu përcillet me një hadith se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush vdes dhe fjala e tij e fundit është La ilahe il-lallah, hyn në Xhenet”.

    Shejtani në prag të vdekjes i afrohet njeriut me qëllim t’ia shkatërron besimin dhe t’i fut vesvese rreth besimit të tij, dhe nëse ia rikujton këtë fjalë madhështore dhe ai e shqipton, shejtanin do ta largon dhe do të vdes me besim të pastër.

    Nga dispozitat e xhenazes është përshpejtimi në përgatitjen e të vdekurit, larjen dhe qefinosjen e tij, faljen e xhenazes së tij dhe transportimin e tij deri në varreza, duke u bazuar në fjalët e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i cili ka thënë: “Nuk ka hije që kufoma e muslimanit të pengohet nga familjarët e tij”.

    Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Nga udhëzimi i të Dërguarit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ishte përshpejtimi në përgatitjen e të vdekurit duke e larë, pastruar, parfymosur dhe qefinosur. Urdhëronte në larjen e të vdekurit tre apo pesë apo më shumë herë sipas asaj se si e sheh ai që e lan xhenazen dhe urdhëronte të përdoret kafur në larjen e fundit”.

    Burrin detyrohet ta lanë burrë dhe gruan detyrohet ta lanë grua. Lejohet që burri ta lan gruan e tij dhe gruaja ta lan burrin e saj. Mungesa e ujit për ta larë xhenazen apo mos pasja mundësi të lahet xhenazja për shkak se kufoma është e djegur apo e copëtuar dhe nuk mundet ta përballon ujin, e detyron dhënien e tejemumit. Lahet ajo çka ka mundësi të lahet kurse ajo e cila nuk ka mundësi të lahet zëvendësohet me tejemum.

    Fëmija i abortuar nëse është katër muajsh, lahet, qefinoset dhe i falet xhenazja dhe emërtohet.

    Pasi që i vdekuri lahet dhe qefinoset, i falet xhenazja. Namazi me xhemat pa dyshim se është më i mirë duke u bazuar në veprën e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe në veprën e sahabëve. Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë se qëllimi i faljes së namazit të xhenazes është lutja për të vdekurin.

    Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, rreth komentit të ajetit: Askujt prej hipokritëve, kur të vdesin, mos ia fal xhenazen, as mos rri afër varrit të hipokritit”. Teube 84, tha: “Pasi që Allahu ia ndaloi të Dërguarit të Tij t’ia falë hipokritëve namazin, u bë e qartë poashtu,se falja e namazit të besimtarit duhet të kryhet para se të varroset dhe të rrihet afër pasi të varroset. Poashtu ajeti është argument se falja e namazit të vëllaut musliman është një ndër adhurimet më me vlerë dhe më afruese kah Allahu dhe se për kryerjen e tij fitohen shumë shpërblime. Poashtu ajeti është argument se falja e namazit të xhenazes së një muslimani ka qenë tradita e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe se kjo është çështje e vërtetuar tek muslimanët. Sa më shumë që rritet numri i atyre që e falin, aq më mirë është për vëllaun musliman. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Nuk ka ndonjë musliman që vdes e ta falin xhenazen e tij dyzet burra, të cilët nuk i shoqërojnë Allahut asgjë vetëm se Allahu do t’i bëj ata ndërmjetësues për të”.

    Poashtu i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, thotë: “Nëse ka një të vdekur (musliman) që ia falin namazin e xhenazes një grup muslimanësh që mbërrin të njëqind vetët, ku që të gjithë ndërmjetësojnë për të, atyre do t’u pranohet të ndërmjetësojnë për të”.

    Pasi të falet namazi i xhenazes nxitohet me bartjen e saj për në varreza dhe pëlqehet për atë që ia ka falur vëllaut të tij musliman xhenazen, të prezanton edhe në varrimin e tij. Gjatë rrugës për në varreza ecja duhet të jetë e qetë, të mos ngrihen zërat as me lexim e as me dhikër apo me diçka tjetër. Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka transmetuar se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush prezanton një xhenaze, derisa ta falë namazin e saj ka shpërblim një kirat, kush prezanton derisa të varroset shpërblehet sa dy kirat“. Thanë: “Çfarë janë dy kirate?”. Tha: “Sa dy male të mëdhenj me shpërblim”.

    Pëlqehet që varri të zgjerohet e të thellohet dhe i vdekuri të vendoset i kthyer kah ana e Kibles në krahun e djathtë të tij. Varri ngrihet nga toka sa një pëllëmbë, me qëllim të dallohet se është varr dhe të mos shkelet apo ulet mbi të askush. Lejohet të vendoset mbi të ndonjë shenjë, si gur apo dërrasë apo diçka tjetër, me qëllim të dallohet varri kur të vizitohet.

    Nuk lejohet shkrimi nëpër varre, e as meremetimi dhe ndërtimi mbi to. Transmetohet nga i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, në hadithe të vërteta se ai ka ndaluar të suvatohen varret me llaç gëlqereje, të ulet mbi to, të ndërtohet mbi to, apo të shkruhet në to, e gjithë kjo ngase suvatimi i tyre dhe të ndërtuarit mbi to është metodë që shpien në madhërimin e të varrosurve dhe adhurimin e tyre.

    Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ceket se i kishte porositur Aliun, Allahu qoftë i kënaqur nga ai: Të mos lësh statuja pa prishur dhe varr të ngritur pa rrafshuar“. 

    Në një transmetim tjetër thuhet: As statuja, buste pa i prishur mos lë.

    Varr i ngritur është ai i cili dallohet prej varreve të tjera. Ai duhet të rrafshohet, të barazohet me të tjerët që të mos mendohet se banori i këtij varri ka ndonjë cilësi të veçantë qoftë kjo pas një farë kohe.

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kur i vizitonte varret e shokëve të tij, i vizitonte për tu lutur për ta he për të bërë istigfar dhe për të kërkuar mëshirë për ta. Kjo është vizita të cilën e pëlqeu për Umetin e tij dhe ua ligjësoi atyre thënien kur të futen në varreza: “ES-SELAMU ALEJKUM EHLED-DIJARI MINEL-MU’MININE  VEL MUSLIMINE VE IN’NA INSHA-ALLAHU BIKUM LAHIKUN. NES’ELU-ILAHE LENA VE LEKUM EL-AFIJE.”. (Es-selamu alejkum o ju banorë të këtij vendi, besimtarë e muslimanë. Edhe ne inshallah, me urdhrin e Allahut, kur të vijë përcaktimi i Tij, me ju do të radhitemi. Lusim Allahun për ne dhe për ju që të na mëshirojë!).

    Nga udhëzimi i tij gjatë vizitës së varrezave ishte ta thotë atë që e thonte dhe e vepronte kur lutej për vëllaun musliman kur ia falte xhenazen: “O Zot, falja mëkatet dhe mëshiroje, shpëtoje dhe kij ndjesë ndaj tij, bëja vendin e mirë dhe zgjeroja vendin ku do të hyjë, pastroje atë me ujë, borë dhe akull dhe pastroje nga mëkatet, ashtu siç e pastron rrobën e bardhë nga njollat, zëvendësoja shtëpinë me një shtëpi më të mirë, familjen me një familje më të mirë, bashkëshortin (ten) me një më të mirë, fute në xhenet dhe mbroje prej dënimit të varrit dhe dënimit të zjarrit”.

    O ju musliman, nga gjërat që nuk lejohen është leximi i Kuranit tek kufomat apo te varri me pretekst se kjo i bën dobi të vdekurit, mirëpo kjo është risi në fe dhe kjo nuk ka qenë tradita e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

    Nga risitë është vendosja apo mbjellja e luleve nëpër varre, veshja e rrobave të zeza, ndërprerja e punës zyrtarisht, qëndrimi disa minuta në heshtje për shpirtin e të vdekurit, e shumë vepra të tjera, të cilat i shëmbëllejnë dhe që janë nga traditat e jobesimtarëve dhe nga koha e injorancës. Muslimanët detyrohen t’i largohen këtyre veprave.

    Ajo që duhet të dihet është se ajo që i bën dobi të vdekurit është ajo që e ka cekur Allahu dhe i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, si përshpejtimi në pagimin apo larjen e borxhit që e ka i vdekuri. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, thotë: “Shpirti i njeriut është i lidhur për borxhin e tij deri sa t’i paguhet apo lahet”. Pastaj realizimi i porosive të tij, shkuarja në Haxh për të, lutja për të, etj. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Kur njeriu vdes, atij i ndërpritet puna, përveç tre gjërave: Lëmosha e vazhdueshme, dija nga e cila përfitohet pas tij, apo fëmija i mirë që lutet për të”.

    Poashtu ajo që duhet të dihet është se grave nuk u lejohet ta përcjellin xhenazen për në varreza dhe t’i vizitojnë ato, duke u bazuar në hadithet ku i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e ndaloi vizitën e varrezave nga ana e grave dhe i mallkoi ato që i vizitojnë.. Gruaja pra, nuk lejohet t’i viziton varrezat dhe as ta viziton varrin e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe kjo është e veçantë për burrat.

    Muslimani duhet ta din se Allahu e ka ligjësuar durimin gjatë vështirësive dhe sprovave dhe durimtarëve u ka premtuar shumë shpërblime. E ka ndaluar zemërimin dhe pikëllimin gjatë sprovave dhe është kërcënuar me dënim të rreptë. Allahu i bëri të ndaluara traditat e popujve që nuk besojnë në ringjalljen dhe llogarinë, si rrahja e faqeve, grisja e rrobave, ngritja e zërit dhe të qarit me zë të lart, rroje e kokës etj.

    Të qarit pa mos e ngritur zërin dhe pikëllimi i zemrës nuk janë problem. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Syri loton, zemra pikëllohet dhe mos e thoni vetëm se atë që e kënaq Allahun”.

    Pëlqehet ngushëllimi i familjes së të vdekurit dhe nxitja e tyre për në shpërblim dhe durim, dhe fjalët e ngushëllimit janë: “Allahu ta zmadhoftë shpërblimin dhe ta shtoftë durimin dhe e faltë këtë të vdekur”. Kjo është sipas Synetit, po lejohen edhe fjalë tjera që nxisin në durim dhe shpërblim.

    Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Nga udhëzimi i të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ishte ngushëllimi i familjes së të vdekurit dhe nuk ishte nga udhëzimi i tij tubimi për ngushëllim, leximi i Kuranit as te varri e as në ndonjë vend tjetër dhe e gjitha kjo është risi e shpikur dhe e fëlliqur. Nga udhëzimi i tij ishte qetësia dhe kënaqësia me caktimin e Allahut, falënderimi i Tij, dhe u distanconte nga ata që i grisnin rrobat kur u vinte ndonjë vështirësi apo e ngrinin zërin apo e rruanin kokën.

    Nga udhëzimi i tij ishte që familja e të vdekurit mos të mundohen të përgatisin ushqim për njerëzit, po urdhëroi që njerëzit tu gatuajnë familjes së të vdekurit ushqim dhe kjo padyshim se është nga virtytet e larta të moralit.

    Sot plot nga muslimanët i veprojnë këto vepra të ndaluara, si tubimi për ngushëllim, shpallja në gazeta se filani ka vdekur, ka nga atyre që i veçojnë disa vende për tubimin e njerëzve, gatuajnë ushqim dhe marin me qira disa lexues të Kuranit me pretekst se këto i bëjnë dobi të vdekurit. Përcjell imam Ahmedi nga Xherir ibën Abdullahu i cili ka thënë: E konsideronim të tubuarit në familjen e të vdekurit dhe të gatuarit e ushqimit pas varrosjes së tij nga nijaha (të vajtuarit).

    Atij që i vdes ndonjë anëtar i familjes apo i afërt duhet të vazhdon ta jeton e tij si më herët duke shkuar në punë dhe duke i kryer detyrimet e tij të përditshme, e jo të ulet në një vend me qëllim ngushëllimi. Lejohet që kush ta takon rrugës ta ngushëllon apo ta ngushëllon edhe në vende të tjera.

    Detyra e çdo muslimani është të kapurit për traditën e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, për arsye se udhëzimi i tij është udhëzimi më i mirë, kurse më e keqja është shpikja në të.

    SHEJH DR. SALIH FEUZAN

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • DIVORCI DHE DISPOZITAT E TIJ

    DIVORCI DHE DISPOZITAT E TIJ

    O ju njerëz, frikojuni Allahut dhe falënderoni për mirësitë e mos i mohoni të mirat e Tij. Allahu i Madhëruar thotë: O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra”. Nisa 1, dhe poashtu thotë: “Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë”. Rum 21. Lidhja e burrit me gruan nëpërmjet martesës ligjore dhe lidhja familjare janë ndër begatitë më të mëdha të Allahut mbi të birin e Ademit duke i pasur parasysh dobitë e mëdha mbi të cilat bazohet kjo lidhje. Nga ato dobi numërojmë se:

    – Martesa është shkak për mbrojtjen e syrit dhe mbrojtjen e nderit nga ajo që e ka ndaluar Allahu, ashtu siç tha edhe i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam: “O ju të rinj! Kushdo prej jush që ka mundësi për martesë, le të martohet, sepse kjo është mënyra më e mirë për uljen e shikimit dhe mënyra më e mirë për mbajtjen e dëlirësisë. Ndërsa kush nuk ka mundësi të martohet, atëherë të agjërojë, sepse agjërimi është ndrydhës (i epshit)”.

     -Martesa është shkak për fitimin e qetësisë shpirtërore dhe miqësisë dhe shoqërisë mes dy bashkëshortëve, ashtu siç tha edhe Allahu i Madhëruar: “Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre”. Rum 21, dhe poashtu tha: “Është Ai që ju krijoi nga një njeri i vetëm (Ademit), prej të cilit krijoi edhe bashkëshorten e tij (Havanë), që të gjente qetësi tek ajo”. Earaf 189.

    – Martesa është shkak për trashëgimi, ku nëpërmjet tyre shtohet ruhet raca njerëzore dhe shtohet numri i tyre në përgjithësi dhe numri i muslimanëve në veçanti dhe Allahu për këto dobi dhe dobitë tjera të martesës ka garantuar se mbi to bazohen mirësi të shumta. Allahu i Madhëruar thotë: “I martoni të pamartuarit dhe të pamartuarat ndër ju, si dhe skllevërit dhe skllavet tuaja që janë besimtarë të ndershëm! Nëse janë të varfër, Allahu, do t’i begatojë ata me dhuntinë e Tij; Allahu është i Gjerë në mirësi dhe i Gjithëdijshëm”. Nur 32.

    Allahu i Madhëruar nxiti në qëndrimin dhe mirëmbajtjen e martesës dhe ndaloi në çdo gjë që e dëmton atë dhe për këtë urdhëroi bashkëshortët në respektimin e marrëdhënieve bashkëshortore edhe nëse ndodh që njëri me tjetrin të urrehen mes veti: “Jetoni e silluni mirë me to! Në qoftë se ato nuk ju pëlqejnë aq shumë, (duroni!) sepse është e mundur që juve të mos ju pëlqejë diçka, por që Allahu në atë do t’ju sjellë shumë të mira”. Nisa 19.

    Imam Buhariu dhe Muslimi, Allahu i mëshiroftë, në librat e tyre e shënojnë një hadith prej Ebu Hurejrës, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Dëgjoni porosinë time, ndaj grave bëhuni të kujdesshëm, sepse ato janë të krijuara nga brinjët. Pjesa më e lakuar e brinjës është maja e saj . Po deshe ta drejtosh, ai do të thyhet, e po e le ashtu siç është, do të ngele i lakuar. Prandaj dëgjoni porosinë time, ndaj grave bëhuni të kujdesshëm”.

    Në një transmetim tjetër të imam Muslimit: “Thyerja e brinit është divorci”.

    Burri nëse ndjen se gruaja nuk i respekton të drejtat e tij dhe se ajo largohet nga ai, atëherë ai duhet t’i merr hapat e duhura dhe të përshtatshme me qëllim që ta shëron problemin me urtësi ashtu siç ka urdhëruar edhe Allahu në Librin e Tij: “Sa i përket grave që ju i druheni mosbindjes dhe sjelljes së keqe nga ana e tyre, këshillojini, (e, nëse kjo s’bën dobi) mos i pranoni në shtrat dhe (në fund) i rrihni ato (lehtas). Por, nëse ato ju binden, atëherë mos i ndëshkoni më. Allahu, me të vërtetë, është i Lartësuar dhe i Madhëruar!“. Nisa 34.

    Nga ajeti na qartësohet se nëse burri i druhet mosbindjes dhe mosrespektimit të gruas ndaj detyrave që i ka ndaj burrit të saj, ai duhet fillimisht që gruan ta këshillon me argumente nga Kurani dhe Syneti, ta inkurajon dhe ta kërcënon, me qëllim që të përmisohet morali i saj e nëse e sheh se këshilla nuk jep rezultat të mirë atëherë kalon në metodën e dytë e ajo është largimi nga shtrati. Qëllimi nga kjo metodë është që burri të largohet nga shtrati i përbashkët një periudhë të shkurtër dhe këtë gruaja nuk ka mundësi ta përballon dhe i vjen rëndë dhe mundet ta nxit që të përmisohet dhe t’i bindet urdhrave të burrit të saj. Nëse edhe kjo metodë nuk jep rezultat atëherë kalon në metodën e fundit dhe më të rëndën e ajo është rrahja e tyre mirëpo e lehtë. Të rrahurit e saj lehtë shpresohet se do ta përmison dhe do t’i bindet urdhrave të burrit të saj.

    Të gjitha këto hapa dhe metoda të përmisimit i merr burri pa mos ndërhyrë askush nga jashtë. Nëse vazhdojnë mosmarrëveshjet mes tyre atëherë Allahu na urdhëroi që të ndërmjetëson ndokush me qëllim përmisimi mes tyre. Allahu i Madhëruar thotë: “Nëse i druheni ndarjes midis burrit e gruas, atëherë caktoni një ndërmjetës nga ana e burrit dhe një nga ana e gruas. Në qoftë se ata dëshirojnë paqësim, Allahu sjell marrëveshje midis tyre”. Nisa 35. Allahu pra na urdhëroi kur mosmarrëveshja mes tyre ta arrin kulminacionin të formojmë një komision të përbërë nga dy anëtarë, një nga familja e burrit dhe një nga familja e gruas, me qëllim të studimit të problemit dhe të largimit të gjitha pengesave dhe të gjykimit të drejtë mes tyre, duke e këshilluar fajtorin në mesin e tyre apo duke i këshilluar bashkëshortët mes veti. E gjithë kjo procedurë vetëm e vetëm të mbetet akti i martesës dhe të vazhdon jeta martesore. Nëse në vazhdimin e jetës martesore mes dy bashkëshortëve ekziston rrezik apo për njërin nga bashkëshortët ekziston rrezik dhe nuk ka aspak dobi nga ajo martesë dhe nuk shpresohet të ketë atëherë Allahu e ligjësoi ndarjen mes tyre apo divorcin.

    Divorci pra është faza e fundit dhe në kësisoj raste është mëshirë nga ana e Allahut për arsye se lirohet i dëmtuari dhe i jepet një shans tjetër që ta merr diçka më të mirë. Allahu thotë: “E nëse ata ndahen, Allahu me begatinë e Tij, çdonjërin prej tyre e bën të pavarur. Se Allahu është Dorëgjerë dhe i Urtë”. Nisa 130.

    Nëse ndodh që burri nuk e dëshiron gruan e vet dhe nuk e divorcin po tenton që  nga divorci i saj të përfiton materialisht, këtë e ndaloi Allahu dhe e urdhëro ta divorcin me të shpejtë duke mos marrë asgjë nga ajo: “dhe mos i pengoni ato me qëllim që t’ua merrni një pjesë nga dhuratat që ua keni dhënë”. Nisa 19. Kjo do të thotë se o ti burrë mos e dëmto gruan tënde në jetën bashkëshortore me qëllim që ajo ta kthen mehrin që ja ke dhënë ose diçka nga pasuria e saj duke e dëmtuar atë apo duke i marrë nga pasuria me të padrejtë me qëllim që ti atë ta divorcosh.

    Ibën Abasi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Qëllimi i ajetit është ta ketë burri një grua nga e cila nuk e dëshiron shoqërimin e saj dhe ai ia ka borxh asaj mehrin dhe që të mos ia paguan mehrin dëshiron ta dëmton duke e kërcënuar me lënien e mehrit nëse dëshiron që të divorcohet. Mirëpo nëse gruaja nuk ka mundësi që t’i kryhen detyrimet e saj ndaj burrit dhe e urren burrin e saj dhe dëshiron të ndahet nga ai, i lejohet që t’ia fal mehrin apo ti jep nga pasuria e saj diçka dhe i lejohet atij që ta pranon nga ajo. Allahu i Madhëruar thotë: “Burrave nuk u lejohet të marrin gjë nga ajo që iu kanë dhënë atyre, vetëm nëse të dyja palët frikësohen se nuk do t’i zbatojnë kufijtë e Allahut. Pra, nëse të dy frikësohen se nuk do të mund t’u përmbahen kufijve të Allahut, atëherë nuk është gjynah për asnjërin, nëse gruaja i jep diçka burrit (për t’u ndarë nga ai). Bekare 229.

    Allahu pra e bëri divorcin të jetë zgjidha e  fundit pas dështimit të çdo zgjidhjeje tjetër. Ai i përngjason ilaçit i cili përdoret në raste nevoje dhe në mënyrë të veçantë të cilën e përshkroi Ligjvënësi. Nëse përdoret pa mos pasur nevojë për të apo përdoret jo në mënyrën e duhur dhe të përshkruar nga Ligjvënësi, ai dëmton sikurse dëmton ilaçi i cili përdoret në një vend jo të duhur.

    Allahu për këtë arsye divorcit i përshkroi dispozita të urta të cilat ndikojnë që të pakësohet numri i divorceve dhe ai që kapet për këto rregulla nuk do të pendohet, nuk do të dëmtohet dhe do t’i shmanget gjurmëve të këqija që i sjell ky problem. Burrit ia lejoi që në rast nevojë ta ndan gruan e vet, mirëpo pasi që t’i plotëson kushtet e duhura që janë të caktuara si, ndarja të ndodhë pasi të jetë pastruar gruaja nga menstruacionet, pastaj brenda kësaj periudhe dmth, pasi që është pastruar nga menstruacionet të mos ketë bërë marrëdhënie seksuale, dhe ta len deri sa t’i kryhet Ideti apo koha e pritjes (el id’dah- është periudha që duhet të presë një grua e ndarë apo e ve, për të pasur të drejtën për t’u rimartuar). Nëse brenda kësaj periudhe dëshiron që ta kthen i lejohet ta kthen, kurse nëse i kalon asaj Ideti para se ta kthen atëherë ajo më nuk është gruaja e tij dhe nëse dëshiron të bashkohet duhet patjetër që ta ripërtërin aktin e nikahut.

    Allahu i Madhëruar thotë: Ndarja mund të bëhet dy herë. Më pas, gruaja ose të mbahet me të mirë, ose të lejohet të ikë me të mirë. Bekare 229.  Allahu na bëri me dije se nëse burri e ndan gruan një apo dy herë mundet të zgjedh se a dëshiron ta mban apo jo deri sa ajo është në periudhën e Idetit me qëllim që të kujdeset për të me mirësi dhe dashuri dhe poashtu mundet ta zgjedh që të ndahet nga ajo pasi që ta kalon periudhën e Idetit dhe nëse ndahet nga ajo ndarja e tyre të jetë e drejtë duke mos i bërë padrejtësi dhe duke mos e dëmtuar njëri tjetrin. Allahu i Madhëruar thotë: “O Profet! Nëse i ndani gratë, ndajini ato para kohës së tyre të pritjes. Talak 1, që do të thotë se ju ndahuni nga gratë e juaja ato duke qenë të pastra nga menstruacionet dhe gjatë kësaj periudhë mos të kishit bërë marrëdhënie mes jush. Pra Allahu e ndaloi ndarjen duke qenë gruaja me menstruacione dhe ndarjen e cila është bërë pas pastrimit nga menstruacionet po në këtë periudhë kanë bërë marrëdhënie mes tyre dhe poashtu e ndaloi që ta ndan gruan tri herë për arsye se pastaj nuk ka mundësi ta rikthen.

    Me këtë na qartësohet se Sheriati e lejoi divorcin në raste kur ka nevojë për të dhe i vëndoi ligje me të cilin e bëri që të mos ndodhë vetëm se në raste të rralla dhe atëherë nuk do të dëmtohet ndonjëri nga bashkëshortët.

    Ka nga njerëzit të cilët e marrin si lojë çështjen e divorcit dhe ka nga ata që ndahen për ndonjë arsye më të vogël dhe qysh në momentin e parë të grindjes mes tyre të ndahen dhe me këtë ta dëmtojnë veten dhe fëmijët e tyre. Ka nga ata që martohen pastaj e ndan gruan e vet, pastaj martohet dhe prapë ndahet edhe atë pa asnjë arsye të mjaftueshme. Këta lloj i njerëzve duhet ta dinë se vepra e tyre nuk është aspak e mirë për arsye se divorci është i urrejtur tek Allahu dhe i dashur tek shejtani dhe muslimani e urren atë që e urren Allahu. Ata që me gjuhët e tyre shpesh e përmendin divorcin dhe ndarjen nga gruaja le t’i frikohen Allahut për arsye se me divorc nuk ka lojë dhe nuk lejohet edhe në lojë t’i thuhet gruas se ti je e ndarë nga unë për arsye se edhe atëherë ndodh divorci edhe pse vjen në formë të lojës dhe talljes. Kjo është një lojë e fëlliqur e shejtanit me të birin e Ademit i cili e nxit shpesh që të ndahet nga ajo deri sa të arrin ta divorcin tri erë e pastaj të pendohet fortë për arsye se më nuk do të ketë mundësi ta rikthen përveç se nëse ajo martohet me tjetër dhe ai më vonë e ndan dhe i hapet mundësia burrit të parë të saj ta rikthen.

    Shkaqet e ndodhjes së divorcit janë të shumta dhe nga ato shkaqe i numërojmë:

    – Zgjedhja e gabueshme e bashkëshortëve mes veti për martesë. Njëri me tjetrin martohen kurse nuk dinë për jetën e tyre asgjë e as për fenë e as për moralin e njëri tjetrit dhe pas martese zbulohen shumë realitete dhe fshehtësira dhe këto bien shkak për ndarjen e tyre. Për këtë arsye mirë është në fillim njeriu të interesohet për partnerin e jetës së vet, për jetën e tij, moralin e tij dhe për fenë e tij.

    – Harxhimet e tepërta për martesë dhe mehri i lartë bien shkak që burri ta urren gruan e vet. Për këtë arsye pëlqehet që mehri të jetë sa më i lirë dhe i ulët. Përcillet nga Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Gratë më me bereqet janë ato që e kërkojnë mehrin më të ulët”.

    – Mosrespektimi i të drejtave që ua ka caktuar Allahu mes njëri tjetrit është një nga shkaqet e divorcit. Allahu thotë: “Jetoni e silluni mirë me to”. Nisa 19.

    – Mjetet e informimit, interneti, rrjetet sociale dhe filmat e ndryshëm janë nga shkaqet kryesore bashkëkohore që i shkatërrojnë shtëpitë dhe familjet. Armiqtë e Islamit tentojnë që nëpërmjet mjeteve të informimit ta rebelojnë gruan duke ia përshkruajtur poligaminë si diçka të prapambetur, përngjasimin me mëkataret dhe jobesimtaret t’ia zbukurojnë deri në atë gradë sa të pretendojnë se kjo është liria e saj dhe e drejta e saj, mosrespektimin e burrit t’ia shndërrojnë në fitore dhe kënaqësi dhe daljen nëpër rrugë dhe punë pa lejen e burrit si e drejta e saj personale kurse xhelozinë e burrit ndaj saj ta përshkruajnë se është çmenduri dhe injorancë.

    – Dalja e gruas për punë dhe përzierja e saj me burra të huaj është një nga shkaqet e divorcit. Gruaja me daljen e saj nga shtëpia dhe lënien e punëve të shtëpisë dhe moskujdesi i saj ndaj fëmijëve bëjnë që familjet të shkatërrohen dhe mosmarrëveshjet mes tyre të shtohen. Ndodh që burri detyrohet ta përgatiti bukën vet dhe të kujdeset për fëmijë edhe pse kjo është detyrë e gruas e jo e burrit dhe mundet të bie shkak që të fillojnë grindjet me s tyre dhe të përfundojnë me ndarje.

    SHEJH DR. SALIH EL FEUZAN

    nga arabishtja. Irfan JAHIU

     

     

  • ZBUKURIMI I LEJUAR DHE AI I NDALUAR

    ZBUKURIMI I LEJUAR DHE AI I NDALUAR

    Allahun e falënderoj prej Tij falje dhe ndihmë kërkoj. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç se Allahut dhe se Muhamedi, biri i Abdullahit dhe robi i Allahut, është rob dhe i dërguari i Tij, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë ata që i përcjellin me të mira deri Ditën e Kiametit.

    Zbukurimi në kufijtë e të lejuarës është çështje e kërkuar për arsye se Allahu është i bukur dhe e do bukurinë. Zbukurimi bëhet në përmisimin e trupit me marrjen e asaj që duhet të merret dhe me lënien e asaj që duhet të lihet.

    Ajo çka duhet të merret nga trupi e qartësoi i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, me një hadith të cilin na e përcjell Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur nga ai: “Pesë sende janë nga natyra e fitres (natyrshmërisë së pastër): Pastrimi i vendeve të turpshme (mënjanimi i qimeve),  bërja synet (rrethprerja), shkurtimi i mustaqeve, mënjanimi i qimeve nga nënsqetullat,  shkurtimi i thonjve“.

    Këto pesë gjëra janë nga traditat e vjetra të cilat i zgjodhën të Dërguarit dhe në të u pajtuan të gjitha legjislacionet, për arsye se me lënien e këtyre gjërave shëmtohet dhe deformohet trupi dhe i përngjan kafshëve dhe jobesimtarëve dhe është shkak për mbledhjen e fëlliqësirave dhe prezencën e erës së keqe. Me pastrim të vendeve të turpshme nënkuptojmë mënjanimin e qimeve nga pjesët intime të trupit dhe është e lejuar të përdoret çfarëdo forme vetëm që të arrihet qëllimi dhe mos të jetë e dëmshme për trupin, prandaj lejohet shkulja, prerja rruajtja ose ndonjë formë tjetër.  Me bërjen synet është për qëllim prerja e lafshës që mbulon organin e mashkullit për arsye se mbetja e saj bën që të mblidhen papastërti përreth organit dhe me atë të shkaktohen sëmundje të ndryshme. Me shkurtim të mustaqeve është për qëllim shkurtimi i tyre e jo rruajtja e tyre. Me shkulje të qimeve të sqetullave është për qëllim mënjanimi i qimeve nga sqetullat dhe lejohet shkulja, rruajtja apo prerja e tyre. Me prerjen e thonjve është për qëllim prerja apo shkurtimi i tyre.

    Ajo që ligjësohet të mbetet është mjekra ashtu siç ka ardhur në librat e imam Buharit dhe Muslimit, Allahu i mëshiroftë, se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Prisni ( shkurtoni ) mustaqet tuaja dhe lëshoni ( rrisni ) mjekrat tuaja, ndryshoni nga idhujtarët”. Me një transmetim tjetër: ““Shkurtoni mustaqet tuaja dhe lëshoni mjekrat tuaja, ndryshoni nga zjarrputistët”, dhe me një transmetim tjetër: “Kundërshtoni jobesimtarët, shkurtoni mustaqet dhe lëshoni mjekrat”.  Të gjitha transmetimit aludojnë se lëshimi i mjekrës është detyrim kurse rruajtja e saj haram, ashtu siç është shkurtimi i mustaqeve detyrim dhe zgjatja e tyre haram, mirëpo shejtani ua zbukuroi shumicës së njerëzve imitimin e jobesimtarëve në këtë vepër dhe kundërshtimin e traditës së të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, dhe filluan t’i rruajnë mjekrat e tyre dhe t’i zgjasin mustaqet e tyre. Poashtu një grup njerëzish e kundërshtojnë traditën e të Dërguarit, alejhi salatu ue selam, sa i përket ngjyrosjes së mjekrës dhe qimeve të bardha në të. Prej Synetit është që mjekra mos të ngjyroset me ngjyrë të zezë po të ngjyroset me ngjyra tjera dhe ngjyrosja me ngjyrë të zezë është e ndaluar dhe është një lloj mashtrimi për arsye se dëshiron të paraqitesh më i ri në moshë në sytë e të tjerëve.

    Disa grave shejtani ua zbukuron rruajtjen e vetullave kurse këtë e ka ndaluar rreptësisht i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, dhe e ka mallkuar atë që e vepron dhe atë që ia vepron ndokujt tjetër ashtu siç ceket edhe në një hadith se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, i ka mallkuar të gjithë ato femra që i shkulin vetullat dhe ato që kërkojnë me ua shkul të tjerët vetullat. Ato pretendojnë se me shkuljen e vetullave zbukurohen a në fakt kjo është ndryshim i krijesës së Allahut dhe kjo është një nga veprat që urdhëron shejtani për t’i vepruar ashtu siç e cekë edhe Allahu në Kuran: e pastaj do t’i urdhëroj që të ndryshojnë krijesën e Allahut”. Nisa 119. Poashtu shejtani ua zbukuroi disa grave dhe disa të rinjve zgjatjen e thonjve, vepër e cila bie në kundërshtim me traditën e pastër të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, ku tradita e tij ka qenë shkurtimi i thonjve. Të gjitha këto vepra që i veprojnë duke filluar nga rruajtja e mjekrës, zgjatja e mustaqeve, rritja e thonjve, shkulja e vetullave, ngjyrosja e mjekrës me ngjyrë të zezë, ata mendojnë se janë nga zbukurimi a në fakt ajo është shëmtim dhe deformim i pamjes së birit të Ademit dhe kundërshtim me natyrshmërinë, mirëpo shejtani ua zbukuroi këto vepra dhe ua bërë t’iu duket sikurse janë të mira ashtu siç tha Allahu në Kuran: “A është ai, që veprat e veta të këqija i duken të mira (si ai që është i udhëzuar në rrugën e drejtë)?”. Fatir 8.

    Nga zbukurimi që e ka ligjësuar Allahu dhe i Dërguari i Ti, alejhi salatu ue selam, është zbukurimi në rroba dhe veshje. Allahu i Madhëruar thotë: “O bijtë e Ademit, Ne ju dërguam rroba që të mbuloni vendet e turpshme, si edhe për zbukurim; por, petku i devotshmërisë është më i miri. Këto janë disa shenja të Allahut, që ju të merrni këshillë”. Earaf 26.  Allahu në këtë ajet na bëri me dije se robërve të Tij u dërgoi rroba që të mbulojnë vendet e turpshme si dhe për ta zbukuruar pamjen e jashtme të tyre dhe ua rikujtoi se petku i devotshmërisë i cili ia zbukuron robit pamjen e jashtme dhe të brendshme është petku më i mirë dhe tha. “por, petku i devotshmërisë është më i miri“. Earaf 26. Allahu i Madhëruar në një ajet tjetër tha: “O bijtë e Ademit, vishuni përshtatshëm kudo dhe kurdo që të faleni!”. Earaf 31, dhe na bëri me dije se besimtarët janë të urdhëruar që t’i veshin rrobat më të bukura dhe më të mira kur të dalin para Allahut në namaz.

    Burrave u ndalohet veshja e mëndafshit dhe arit. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, me një hadith thotë: Ari dhe mëndafshi janë lejuar për gratë (femrat) e Ummetit tim dhe janë ndaluar për burrat”. Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, një ditë shikon në dorën e njërit prej shokëve të tij një unazë floriri, pasi ia heq nga dora dhe ia hedh në tokë thotë: “Njëri nga ju ka vendosur në gishtin e tij një rreth prej zjarri dhe ka ardhur këtu në mesin tonë”. Pasi që shkoi i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, i thanë njeriut që ta merr unazën dhe përfiton diçka tjetër nga ai, mirëpo ai u përgjigj: “Jo pasha Allahun, nuk e marr më kurrë pasi që e gjuajti   i Dërguari i Allahut”.

    Sot shumë nga burrat i pasojnë verbërisht traditat e popullit dhe rrethit ku jetojnë dhe në duart e tyre mbajnë unaza nga ari edhe pse i lexojnë apo i dëgjojnë argumentet se ajo në duart e tyre është zjarr i xhehenemit, mirëpo shejtani ua zbukuron këtë vepër të ligë ashtu siç ua zbukuron edhe shumë grave veshjen e rrobave të shkurta apo të ngushta ose të tejdukshme të cilat nuk e mbulojnë trupin dhe i paraqesin pjesët e trupit të tyre. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, me një hadith thotë: “Ka dy lloje të banorëve të Zjarrit që ende nuk i kam parë: njerëz me kamxhik si bishti i lopës, me të cilin i rrahin njerëzit dhe gratë që janë të veshura, mirëpo të zhveshura, të cilat ecin me një ecje tërheqëse (joshëse, provokuese) dhe me diçka në kokat e tyre që duken si gungat e devesë, të anuara në një anë. Ata nuk do të hyjnë në Parajsë (Xhenet) dhe as që do ta nuhatin aromën e saj, edhe pse aroma e saj mund të nuhatet prej sa e sa larg”.   

    Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, rreth kuptimit të fjalës “të veshura, mirëpo të zhveshura”, thotë se qëllimi është për ato gra që veshin rroba që ia përshkruan lëkurën ose i paraqet disa pjesë të trupit të saj, ato janë të veshura me rroba mirëpo në realitet të zhveshura. Kjo i shëmbëllen plot nga grave të sotit bashkëkohore të cilat veshin rroba të tejdukshme, të ngushta, të shkurta dhe i paraqesin bukuritë dhe trupat e tyre para burrave të huaj, Allahu na ruajt.

    O ju burra, frikojuni Allahut për gratë e juaja për arsye se ju jeni kryefamiljar dhe përgjegjës për to dhe do të llogariteni para Allahut. Dhe o ju gra, frikojuni Allahut se edhe ju do të llogariteni para Allahut.

    O ju njerëz, pastrimi dhe zbukurimi i trupit dhe i rrobave janë nga çështjet e kërkuara dhe të preferuara me Islam dhe i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, e përshkroi rrugën e kërkuar në to me fjalë dhe me vepra. Allahu i Madhëruar tha: “Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm”. Ahzab 21. Neve nuk na lejohet që ta përshkruajmë për vetveten apo të importojnë nga jobesimtarët traditat dhe adetet të cilat e kundërshtojnë udhëzimin e të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, ashtu siç edhe veprojnë shumë nga ata që i përngjasojnë jobesimtarët në traditat, adhurimet dhe adetet e tyre. Nga udhëzimi i të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, ishte që t’i shkurton mustaqet dhe ta lëshon mjekrën dhe Enesi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell dhe thotë se: “Na ka kufizuar Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, në shkurtimin e mustaqeve, në rruajtjen e qimeve nga pjesët intime, në shkuljen e qimeve nga sqetullat dhe në prerjen e thonjve që të mos i lëmë ato më shumë se dyzet ditë”.

    I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, e pëlqente misvakun dhe e përdorte atë edhe kur ishte agjërueshëm, edhe kur merrte abdes, edhe para namazi, edhe kur hynte në shtëpi. I donte shumë parfumet dhe miskun dhe i përdoret shumë ato dhe ndaloi ngrënien e ushqimeve që japin erë të keqe si hudhrën, qepën, etj, para se të shkon muslimani në xhami.

    E ligjësoi pastrimin e trupit ditën e Xhuma me qëllim të largimit të erës së keqe nga djersët dhe gjërave tjera, dhe zakonisht ai, alejhi salatu ue selam, dhe shokët e tij i vishnin rrobat që thureshin nga pambuku, e ndoshta edhe nga leshi dhe liri. Udhëzimi i tij në veshje ka qenë që të vesh atë që kishte mundësi ta vesh nga rrobat e pambukut nganjëherë, e nga leshi dhe liri herëve tjera. Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë. “Ata që ia ndalojnë vetvetes atë që ua ka lejuar Allahu nga veshjet, pijet dhe gratë me qëllim asketizmi dhe adhurimi, dhe poashtu në anën e kundërt ata që nuk veshin vetëm se rroba të mira dhe të shtrenjta dhe nuk hanë vetëm se ushqimet më të mira dhe i braktisin rrobat dhe ushqimet e dobëta nga mendjemadhësia dhe kryelartësia, këto dy grupe e kundërshtojnë udhëzimin e të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam“.

    Për këtë arsye disa nga selefi thonin se i urrenin rrobat e famës qofshin ato të  shtrenjta apo të lira. Përcillet me një hadith se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Kush e vesh një rrobë fame në dynja, Allahu do t’ia vesh ditën e Gjykimit një rrobë poshtërimi dhe do të ja kall zjarrin asaj”. Ky dënim vjen për arsye se veshja e tyre ka qenë për famë dhe mendjemadhësi dhe kryelartësi, si dhe veshja e rrobave të lira nëse vishet me qëllim fame pronari i saj do të dënohet, kurse nëse vishet me qëllim modestie atëherë kjo është e lavdërueshme. E njëjta vlen edhe për rrobat e shtrenjta, nëse ajo vishet me qëllim zbukurimi dhe paraqitjes së begatisë së Allahut atëherë bëhet e lavdërueshme. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, me një hadith të cilin e përcjell ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, thotë: “S’do të hyjë në Xhenet ai që ka në zemrën e tij mendjemadhësi sa një thermi (apo sa pesha e një milingone). Një burrë reagoi: “Vërtet që burri ka dëshirë ta ketë veshjen dhe mbathjet e mira”. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, tha: “Vërtet, Allahu është i bukur dhe e do bukurinë. Mendjemadhësi është të refuzosh të vërtetën dhe të përçmosh njerëzit”.

     O ju robër të Allahut, shejtani luajti me të bijtë e Ademit sa i takon çështjes së veshjes dhe i bëri të bien në kundërshtime me parimet fetare duke ia bërë një grupit të dashur zhveshjen në emër të qytetërimit dhe përparimit ashtu siç ua zbukuroi mushrikëve tavafin në Qabe duke qenë lakuriq dhe se ajo është adhurim që do të shpërblehen për të dhe se Allahu i urdhëroi që ashtu të veprojnë ashtu siç tha edhe Allahu në Kuran: “Kur ata bëjnë një vepër të shëmtuar, thonë: “Ne i kemi gjetur prindërit tanë që i bënin, por edhe Allahu na ka urdhëruar kështu”. Thuaj: “Allahu nuk urdhëron të bëhen vepra të pahijshme! Përse thoni për Allahun atë që nuk e dini?“. Earaf 28.

    Allahu ua ktheu atyre duke ua bërë me dije se zbulimi i vendeve të turpshme është imoralitet të cilën Allahu e urren.

    Një grupit tjetër shejtani ua zbukuroi zbulimin e auretit gjatë lojërave sportive duke e konsideruar këtë si art dhe filluan t’i zbulojnë këmbët dhe vendet e turpshme të tyre.

    O ju musliman, frikojuni Allahut dhe kapuni për litarin e Islamit i cili nuk këputet kurrë dhe mos i imitoni jobesimtarët në traditat dhe adetet e tyre për arsye se ato e kundërshtojnë fenë e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam.

    SHEJH DR. SALIH EL FEUZAN

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • Pastërtia 2

    Pastërtia 2

    Papastërtitë dhe si largohen ato:

     

    Nga Ebu Hurejre transmetohet i cili thotë : ka thënë I Dërguari a.s. ((Nëse shkel dikush me këpucën e tij në papastërti dheu qe ec mbi të është ai i cili e pastron këpucën)) (1)

     

    Enesi r.a. thotë: Erdhi një endacak në xhami dhe urinoj në skaj të saj njerëzit e qortuan I Dërguari i Allahut a.s. i ndaloi që ta qortojn,kur mbaroi endacaku nga urinimi urdhëroi I Dërguari a.s. që vendit që u godit nga urina ti hudhet një kofe me ujë)) (2)

     

    Nga Ebi Semhi r.a. transmetohet i cili thotë: ka thënë I Dërguari a.s. ((Lahet petku apo vendi të cilin e ka goditur urina e foshnjes vajzë ndërsa për urinën e foshnjes djalë vetem stërpiket me ujë)) (3)

     

    Transetohet nga Ebu Hurejra r.a. i cili thotë se I Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: ((Bëhet pastrimi i enës në të cilën i ka lëshuar jarget qeni , të fërkohet me dhe pastaj të lahet edhe shtatë herë me ujë)) (4)

     

    Thotë Aliu r.a. se isha prej atyre që u del lëngu i cili quhet medhij u turpërova që ta pyes Të Dërguarin a.s

    sepse e kisha grua qikën e Tijë e dërgova Mikdad Ibn Esvedin dhe e pyeti tha I Dërguari i Allahut a.s. ((Laje organin gjenital dhe mer abdes)) (5)

     

    Shpjegim:

     

    Allahu i Madh na ka ndaluar të papastërtat për shkak të demit te tyre dhe se posedojn papasterti apo per ndonje mirësi qetër që vetëm Allahu e din.

    Duhet ruajtur nga papastertitë sepse është kusht për namazin

     

    Dobitë:

     

    -Njeriu e ka te papastër urinën dhe nevojën e madhe

    -Uji është esencë për largimin e papastërtisë mirpo mjafton ndonjëher edhe dheu për largimin e saj.

    -Djali foshnje i cili akoma nuk ka ngrëre ka lehtësim ne të sepse mjafton të sterpiket vendi në të cilin e ka goditë urina e tij.

    -I papastër është ushqimi apo uji që e len qeni dhe obligohet që ena në të cilën kan ra jargët e tij të lahet me dhe njëher dhe shtatë her me ujë.

    -Lëngu medhij është papastërti mirpo mjafton vetëm të stërpiket me pak ujë

    www.thirrjaislame.com

  • Pastërtia 1

    Pastërtia 1

    Uji është i pastër, nuk e bën të papastër asgjë:

    Transmeton Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se një njeri e pyeti të Dërguarin [salallahu aleji ve selem] “O i Dërguar i Allahut, ne hypim në anije (në det) dhe me vete kemi vetë pakë ujë, nese marrim abdest me të (hargjohet), atëherë eshtohemi, a të marrim abdest nga uji i detit?

    i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] tha: “Ai ka ujin e pastër dhe ngordhësira e saj është e lejuar” (Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu).

    Transmeton Ebu Seid El-Hudri [Allahu qoftë i kënaqur me të] se ka thënë: “O i Dërguar i Allahut, a të marrim abdest nga bunari i Budaati -ishte bunar në të cilin hedheshin ndytësyra – i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] tha: “ Uji është i pastër, asgjë nuk e bën të papastër” (transmeton Ebu davudi dhe tirmidhiu).

    Shpjegimi:

    Uji në origjinë është i pastër, pastrues, ai nga veteja largon ndytësirën dhe nuk del nga kjo pamje vetëm nëse bie në të fëlliqësirë që ndikon në të dhe ndryshon njërën nga këto tri cilësi: shijën, aromën, ose ngjyrën, atëherë bëhet i papastër dhe nuk lejohet pastrimi me të.

    Dobitë:

    -Uji në origjinë është i pastër edhe nëse bie në të ndytësirë derisa nuk ka ndryshuar shijen, ose ngjyrën, ose aromën.

    -Pastërtia e ujit të detit dhe lejimi i pastrimit me të.

    www.thirrjaislame.com

  • Rregullat e agjërimit 4

    Rregullat e agjërimit 4

    Tema e katërt : Agjërimi kaza , agjërimi i pëlqyeshëm , i ndaluar dhe i papëlqeshëm.
    Kjo temë përmban disa çështje :
    Çëshjta e parë : Agjërimi kaza

    Kur muslimani e prish një ditë agjërimin e Ramazanit pa arsye duhet të pendohet tek Allahu,  sepse është një gabim i madh, një gjë shumë e keqe dhe, përveç pendimit, të agjërojë kaza (agjërim zëvendësues) ato ditë që e ka prishur agjërimin në Ramazan. Kjo detyrë duhet kryer menjëherë sipas mendimit më të saktë të dijetarëve.

    Tema e katërt : Agjërimi kaza , agjërimi i pëlqyeshëm , i ndaluar dhe i papëlqeshëm.
    Kjo temë përmban disa çështje :
    Çëshjta e parë : Agjërimi kazaKur muslimani e prish një ditë agjërimin e Ramazanit pa arsye duhet të pendohet tek Allahu,  sepse është një gabim i madh, një gjë shumë e keqe dhe, përveç pendimit, të agjërojë kaza (agjërim zëvendësues) ato ditë që e ka prishur agjërimin në Ramazan. Kjo detyrë duhet kryer menjëherë sipas mendimit më të saktë të dijetarëve.
    Atij nuk i lejohej ta prishte agjërimin dhe normalisht duhej ta kryente në kohën e vet.Ndërsa, kur ai e prish agjërimin me arsye, si: menstruacionet , lehonia , sëmundja, ose shkaqe të tjera, detyrohet t’i agjërojë ato kaza, por nuk e ka detyrë t’i agjërojë menjëherë pasi t’i largohet arsyeja. Atij  i lejohet t’i vonojë deri para Ramazanit tjetër. Por është e pëlqyeshme ta kryejë agjërimin kaza sa më shpejt, sepse shpejtimi në heqjen e detyrimit është i pëlqyeshëm. Gjithashtu, është më e sigurtë për njeriun, sepse mund t’i dalë ndonjë shkak tjetër që e ndalon nga agjërimi, si sëmundja,   etj. Nëse e vonon deri sa të vijë Ramazani tjetër duke pasur arsye vonese, mund ta kryejë atë pas Ramazanit të dytë. dhe nëse e vonon deri në Ramazanin tjetër pa arsye, atëherë përveç agjërimit kaza ka për detyrë të ushqejë për çdo ditë një të varfër.Nuk është kusht në agjërimin kaza që ditët të agjërohen njëra pas tjetrës. Agjërimi është i saktë edhe nëse i agjëron ditët njëra pas tjetrës edhe nëse i agjëron të ndara,  sepse Allahu i Madhëruar ka thënë : ” Kush është i sëmurë ose në udhëtim të agjërojë ditë të tjera.” El Bekareh, 184. Pra Allahu i Madhëruar nuk ka vendosur në këtë agjërim kusht që të jetë në ditë të njëpasnjëshme.Çështja e dytë : Agjërimi i pëlqyeshëm

    Allahu me urtësinë dhe mëshirën e Tij ligjëroi për robërit disa punë nafile(vullnetare), të ngjashme me farzin, për t’u shtuar shpërblimet atyre që i zbatojnë dhe për t’u plotësuar mangësitë në punët e detyrueshme, sepse adhurimet e detyrueshme kur janë të mangëta plotësohen me nafile ditën e Gjykimit. Ditët që janë të pëlqyeshme të agjërohen janë, si vijon:

    1. Agjërimi i 6 ditëve të Sheualit . Transmeton Ebu Ejub El Ensari nga Profeti (salallau alejhi ue selem), se ka thënë : “Kush agjëron Ramazanin dhe e shoqëron me 6 ditë të Sheualit është njësoj sikur ka agjëruar gjithë kohën”. Transmeton Muslimi, nr . 1164

    2. Agjërimi i ditës së Arafatit për atë që nuk është në haxh. Transmeton Ebu Katade se profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë :” Unë shpresoj tek Allahu që t’u falë atyre që agjërojnë ditën e Arafatit gjynahet e një viti më parë dhe vitit që vjen”. Transmeton Muslimi, nr. 1162.

    Ndërsa për atë që është në haxh nuk është e pëlqyeshme agjërimi i ditës së Arafatit, sepse Profeti (salallahu alejhi ue selem) nuk agjëroi atë ditë, por piu në sy të gjithë njerëzv, pasi ngrënia e bën më të fortë atë që është duke kryer ritet e haxhit atë ditë.

    3. Agjërimi i ditës Ashurah. U pyet Profeti (salallahu alejhi ue selem) për agjërimin e ditës Ashurah dhe tha :” Shpresoj tek Allahu që t’i falë atij që e agjëron këtë ditë gjynahet e vitit të kaluar. Transmeton Muslimi, nr. 1162. Kjo është një pjesë e një hadithi të gjatë. Është e pëlqyeshme që bashkë me këtë ditë të agjërohet një ditë para, ose pas saj, sepse Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë : “Po jetova deri vitin e ardhshëm do të  agjëroj edhe ditën e nëntë.” Transmeton Muslimi, nr. 1133.

    Gjithashtu Profeti (salallahu alejhi ue selem)  ka thënë: ” Agjëroni një ditë para saj, ose një ditë pas saj që t’i kundërshtoni çifutët.” Transmeton Ahmedi, 5/241 dhe Ibn Huzejmeh, nr. 2095; por zinxhiri i transmetimit është i dobët. Mirëpo kjo gjë është transmetuar me zinxhir të saktë si fjalë e Ibn Abbasit radiallahu anhu.

    4. Agjërimi i ditës së hënë dhe të enjte çdo javë. Transmeton Aishja radiallahu anha se Profeti (salallahu alejhi ue selem) e ndiqte agjërimin e ditës së hënë dhe të enjte. Transmeton Ahmedi, 5/201 dhe Trimidhiu, nr. 745. Hadithin e ka saktësuar Tirmidhiu dhe Albani në librin e saktësimit të haditheve të Ibn Huzejmes, nr. 2116. Gjithashtu Profeti (salallahu alejhi ue selem),  ka thënë : ” Ditën e hënë dhe të enjte paraqiten punët tek Allahu, prandaj unë kam dëshirë të më paraqiten punët duke qenë agjërueshëm” Transmeton Tirmidhiu, nr. 751 ; Nesaiu, 1/322 dhe Ebu Daudi, nr. 2436.Hadithin e ka  saktësuar Tirmidhiu dhe Albani në librin Sahiut Tirmidhi,  nr. 596.

    5. Agjërimi i tri ditëve në çdo muaj, sepse Profeti (salallahu alejhi ue selem) i ka thënë Abdullah Ibn Amrit :” Agjëro tre ditë në çdo muaj sepse çdo sevab shkruhet me dhjetë, e kjo është njësoj sikur ke agjëruar gjithë kohën”. Transmeton Buhariu, nr. 1976. Gjithashtu transmeton Ebu Hurejreh radiallahu anhu :” Më ka porositur i dashuri im( salallahu alejhi ue selem) për tri gjëra : të agjëroj tri ditë në çdo muaj , të fal dy rekate duha dhe ta fal vitrin para se të fle.” Transmeton Buhariu, nr. 1981 . Është e pëlqyeshme që këto tri ditë të jenë ditët e bardha, domethënë dita e 13 , 14 dhe 15 ( sipas muajit hënor). Transmeton Ebu Dherri radiallahu anhu se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë :” Kush ka dëshirë të agjërojë gjatë muajit të agjërojë tri ditët e bardha.” Transmeton Ahmedi, 5/152 dhe Nesaiu, 4/ 222 . Ky është teksti i Ahmedit. Këtë hadith e ka saktësuar Albani në Sahih Sunen Nesai, nr. 2277-2281.

    6. Agjërimi një ditë po një ditë jo, sepse profeti Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë : ” Agjërimi më i mirë është agjërimi i Daudit alejhi selam , agjëronte një ditë po një ditë jo”. Transmeton Buhariu, nr. 1976. Kjo është një nga punët më të mira nafile.

    7. Agjërimi i muajit Muharram, sepse Ebu Hurejreh radiallahu anhu transmeton nga Profeti (salallahu alejhi ue selem) se ka thënë :” Agjërimi më i mirë pas muajit të Ramazanit është agjërimi i muajit Muharrem dhe namazi më i mirë pas farzeve është namazi i natës”. Transmeton Muslimi, nr. 1163.

    8. Agjërimi i nëntë ditëve të Dhul Hixhes të cilat fillojnë me ditën e parë të muajit Dhul Hixheh dhe mbarojnë me ditën e nëntë e cila është dita e Arafatit. Argument për të janë argumentet e përgjithshme që kanë treguar vlerën e punëve të mira në këto ditë . Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë : ” Nuk ka ndonjë ditë që puna e mirë të jetë më e dashur tek Allahu se sa këto dhjetë ditë”. Transmeton Buhariu, nr. 969. Dihet që agjërimi është një prej punëve të mira.

    Çështja e tretë : Agjërimi i ndaluar dhe jo i pëlqyeshëm

    1. Është i papëlqyeshëm veçimi i muajit Rexheb me agjërim, sepse kjo është një prej veçorive të kohës së injorancës. Në atë kohë njerëzit e madhëronin këtë muaj. Por, nëse e agjëron këtë muaj bashkë me të tjerë, nuk konsiderohet i papëlqyeshëm sepse në këtë rast nuk ka asnjë dallim nga të tjerët. Transmetohet nga Ahmed Ibn Harsheh Ibn Hurr se ka thënë : Kam parë Umer Ibn Hatabin duke u rënë duarve atyre që agjëronin në Rexheb deri sa t’i vendosnin mbi ushqim dhe të hanin e thoshte :” Hani se ky muaj është një muaj që e madhëronin njerëzit në kohën e injorancës (para Islamit). Albani tregon se këtë hadith e ka transemtuar Ibnu Ebi Shejbeh dhe ka thënë është i saktë 🙁 Irua El Galil, 4/113)

    2. Është e papëlqyer të veçohet me agjërim dita e xhuma, sepse profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: Mos e veçoni ditën e Xhuma me agjërim, vetëm nëse agjëroni një ditë para ose një ditë pas.”Transmeton Buhariu, nr. 1985 dhe Muslimi, nr. 1144. Kështu që nëse i bashkangjit asaj një ditë tjetër nuk është  e papëlqyeshme.

    3. Është e papëlqyeshme të veçohet dita e shtunë me agjërim, sepse Profeti (salallahu alejhi ue selem)  ka thënë : ” Mos agjëroni të shtunën, vetëm se në raste të detyrueshme.”Transmeton Ebu Daudi,  nr. 2421 ; Tirmidhiu,  nr. 744; Ibn Maxheh, nr. 1726 dhe Hakimi, 1/ 435. hadithin e ks   saktësuar Albani( Sahih Tirmidhi, nr. 594) .

    Imam Tirmidhiu (Allahu e mëshiroftë), ka thënë pas këtij hadithi : “Kuptimi i papëlqyeshmërisë së agjërimit të ditës së shtunë është veçimi i saj,  sepse çifutët e madhërojnë atë ditë”.

    4. Agjërimi i ditës së dyshimtë është haram:

    Kjo është dita e tridhjetë e Sha’bani,t kur në qiell ka re dhe nuk dallohet hëna. Ndërsa kur qielli është i pastër atëherë nuk ka dyshim në të. Argument per këtë është hadithi i Ammarit( radiallahu anhu), ku thotë :” Kush agjëron ditën e dyshimtë (a është ditë ramazani apo sha’bani), ka kundërshtuar Ebul Kasimin (Profetin salallahu alejhi ue selem). Tansmeton Buhariu dhe Trimidhiu, nr. 689.

    Gjithashtu Profeti( salallahu alejhi ue selem) ka thënë: ” Mos e paraprini Ramazanin me agjërimin e një ose dy ditëve para tij, përveç atij që agjëron vazhdimisht.” Transmeton Buhariu, nr. 1914. Kuptimi i hadithit është që nuk duhet  të agjërojmë një ose dy ditë para Ramazanit për të qenë të sigurtë, sepse agjërimi tij është i lidhur me shikimin e hënës. Ndërsa ai që agjëron shpesh nuk është e ndaluar të agjërojë edhe në këto ditë, sepse nuk ka lidhje me pritjen e Ramazanit . Gjithashtu,  veçohen prej kësaj ndalese rastet e agjërimit të detyrueshëm, si: agjërimi farz, agjërimi kaza ose nedhr.

    5. Është haram agjërimi i dy ditëve të festave të Bajramit. Transmetohet nga Ebu Sa’id El Hudriu (radiallahu anhu) se ka thënë: “Ka ndaluar Profeti salallahu alejhi ue selem agjërimin e Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit.” Transmeton Buhariu, nr. 1991. Gjithashtu Umer Ibn Hat-tabi (radiallahu anhu) ka thënë: ” Ka ndaluar Profeti salallahu alejhi ue selem agjërimin e këtyre dy ditëve , ditën kur çilni agjërimin tuaj dhe ditën kur hani prej kurbaneve tuaja”.Transmeton Buhariu, nr. 1990.

    6. Është i papëlqyeshëm agjërimi i tri ditëve të teshrikut, të cilat janë tri ditët pas Kurban Bajramit (dita 11, 12 dhe 13). Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Ato janë ditë ngrënie, pirjeje dhe përkujtimi për Allahun e Madhëruar”. Transmeton Muslimi, nr. 1141. Gjithashtu, ka thënë : “Dita e Arafatit , dita e kurbanit dhe ditët e teshrikut janë festat e muslimanëve. Ato janë ditë ngrënieje dhe pirjeje.”Transmeton Tirmidhiu nr. 777. Hadithin e ka saktësuar Albani në Sahihu Tirmidhi, nr. 620. Por i është lejuar atij që kryen haxh mutemeti, ose kiran, kur nuk ka mundësi për kurban, të agjërojë në këto ditë. Transmetohet nga Aishja (radillahu anha) dhe Ibn Umer (radiallahu anhuma),  se kanë thënë : Nuk lejohet agjërimi i ditëve të teshrikut, me përjashtim të atij që nuk ka mundësi të presë kurban.” Transmeton Buhariu, nr. 1997, 1998.

    Përgatiti një grup dijetarësh në Medinen Muneuereh pranë shtëpisë botuese të Kur’anit

    Përktheu Abdurrahim Balla

    www.teuhidi.com

  • Rregullat e agjërimit 3

    Rregullat e agjërimit 3

    Tema e tretë :gjërat e pëlqyera dhe të papëlqyera në agjërim.
    Në këtë temë do të trajtojmë dy çështje
    Çështja e parë :gjërat  e  pëlqyeshme të agjërimit.
    Agjëruesi duhet të ketë parasysh  gjërat e mëposhtme:

    1. Ngrënien e syfyrit, sepse profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë :”hani syfyr sepse syfyri ka bereqet”. Transmeton Buhariu, nr. 1923 dhe Muslimi, nr. 1095.

    Syfyr quhet kur ha shumë ose pak, madje edhe duke pirë një gllënkë ujë. Koha e syfyrit është që nga mesi i natës deri në hyrjen e agimit .

    2. Vonimi i syfyrit. Transmeton Zejd Ibn Thabit (radiallahu anhu) :” Hëngrëm syfyr me profetin salallahu alejhi ue selem e më pas u ngritëm për tu falur ( sabahun). Sa kohë kishte ndërmjet tyre ( syfyrit dhe namazit të sabahut), -e pyetën profetin salallahu alejhi ue selem. – Sa për të kënduar 50 ajete, -tha ai.” Transmeton Buhariu, nr. 575 dhe Muslimi, nr. 1097. Ky është teksti i Muslimit.

    3. Është i pëlqyer shpejtimi i iftarit menjëherë, sa të sigurohet se ka perënduar dielli. Transmeton Sehl Ibn Sa’d se profeti ka thënë :” Do jenë njerëzit në mirësi përderisa e shpejtojnë iftarin. ” Transmeton Buhariu, nr. 1957 dhe Muslimi, nr. 1098

    4. Çelja e iftarit me hurma arabe e nëse nuk ka atëherë me ujë. Transmeton Enesi( radiallahu anhu) se :”Profeti salallahu alejhi ue selem e çilte iftarin me disa kokrra hurma të freskëta arabe, nëse nuk kishte çilte me të vjetra dhe nëse nuk kishte çilte me ujë”. Transmeton Ebu Daudi, nr. 2356 ; Tirmidhiu, nr. 696 dhe e saktësoi  Begauiu në librin sherh Es-suneh. Gjithashtu e saktësoi Albani në librin “Saktësimi i librit të Tirmidhiut”, nr. 560. E nëse nuk gjen gjë për të çelur iftarin bën njet për ta çelur dhe mjafton.

    5. Lutja në kohën e iftarit dhe gjatë agjërimit,  sepse profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë :” Tre personave nuk u kthehet lutja mbrapë : agjëruesit , prijësit të drejtë , dhe atij që i kanë bërë padrejtësi. ” Transmeton Tirmidhiu, nr. 2526; por Bejhekiu, 3/345 e të tjerë  kanë transmetuar nga Enesi se profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë : Tre lutje nuk kthehen mbrapë : lutja e prindit , lutja e agjëruesit dhe lutja e udhëtarit”. E saktësoi Albani Silsiletu sahihah, nr. 1797

    6. Të japësh sa më shumë sadaka , të lexosh Kur’an, t’u japësh iftar agjëruesve e të gjitha punët e mira : Transmetohet nga Ibn Abbasi se ka thënë: Profeti salallahu alejhi ue selem ishte njeriu më bujar dhe më shumë se kurrë në Ramazan, kur e takonte Xhibrili. Ai e takone në çdo natë të Ramazanit dhe i mësonte (profetit salallahu alejhi ue selem) Kur’anin. Kështu profeti salallahu alejhi ue selem kur e takonte Xhibrili ishte më i shpejtë në bujari se era”. Transmeton Buhariu, nr. 6 dhe Muslimi, nr. 2308

    Tema e tretë :gjërat e pëlqyera dhe të papëlqyera në agjërim.
    Në këtë temë do të trajtojmë dy çështje
    Çështja e parë :gjërat  e  pëlqyeshme të agjërimit.
    Agjëruesi duhet të ketë parasysh  gjërat e mëposhtme:1. Ngrënien e syfyrit, sepse profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë :”hani syfyr sepse syfyri ka bereqet”. Transmeton Buhariu, nr. 1923 dhe Muslimi, nr. 1095.Syfyr quhet kur ha shumë ose pak, madje edhe duke pirë një gllënkë ujë. Koha e syfyrit është që nga mesi i natës deri në hyrjen e agimit .

    2. Vonimi i syfyrit. Transmeton Zejd Ibn Thabit (radiallahu anhu) :” Hëngrëm syfyr me profetin salallahu alejhi ue selem e më pas u ngritëm për tu falur ( sabahun). Sa kohë kishte ndërmjet tyre ( syfyrit dhe namazit të sabahut), -e pyetën profetin salallahu alejhi ue selem. – Sa për të kënduar 50 ajete, -tha ai.” Transmeton Buhariu, nr. 575 dhe Muslimi, nr. 1097. Ky është teksti i Muslimit.

    3. Është i pëlqyer shpejtimi i iftarit menjëherë, sa të sigurohet se ka perënduar dielli. Transmeton Sehl Ibn Sa’d se profeti ka thënë :” Do jenë njerëzit në mirësi përderisa e shpejtojnë iftarin. ” Transmeton Buhariu, nr. 1957 dhe Muslimi, nr. 1098

    4. Çelja e iftarit me hurma arabe e nëse nuk ka atëherë me ujë. Transmeton Enesi( radiallahu anhu) se :”Profeti salallahu alejhi ue selem e çilte iftarin me disa kokrra hurma të freskëta arabe, nëse nuk kishte çilte me të vjetra dhe nëse nuk kishte çilte me ujë”. Transmeton Ebu Daudi, nr. 2356 ; Tirmidhiu, nr. 696 dhe e saktësoi  Begauiu në librin sherh Es-suneh. Gjithashtu e saktësoi Albani në librin “Saktësimi i librit të Tirmidhiut”, nr. 560. E nëse nuk gjen gjë për të çelur iftarin bën njet për ta çelur dhe mjafton.

    5. Lutja në kohën e iftarit dhe gjatë agjërimit,  sepse profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë :” Tre personave nuk u kthehet lutja mbrapë : agjëruesit , prijësit të drejtë , dhe atij që i kanë bërë padrejtësi. ” Transmeton Tirmidhiu, nr. 2526; por Bejhekiu, 3/345 e të tjerë  kanë transmetuar nga Enesi se profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë : Tre lutje nuk kthehen mbrapë : lutja e prindit , lutja e agjëruesit dhe lutja e udhëtarit”. E saktësoi Albani Silsiletu sahihah, nr. 1797

    6. Të japësh sa më shumë sadaka , të lexosh Kur’an, t’u japësh iftar agjëruesve e të gjitha punët e mira : Transmetohet nga Ibn Abbasi se ka thënë: Profeti salallahu alejhi ue selem ishte njeriu më bujar dhe më shumë se kurrë në Ramazan, kur e takonte Xhibrili. Ai e takone në çdo natë të Ramazanit dhe i mësonte (profetit salallahu alejhi ue selem) Kur’anin. Kështu profeti salallahu alejhi ue selem kur e takonte Xhibrili ishte më i shpejtë në bujari se era”. Transmeton Buhariu, nr. 6 dhe Muslimi, nr. 2308
    7. Është e pëlqyeshme që njeriu të falet sa më shumë natën sidomos dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. Transmetohet nga Aishja radiallahu anha se ka thënë :” Kur hynte dhjetë ditëshi i fundit profeti salallahu alejhi ue selem shtrëngonte izarin dhe nuk flinte natën (falej), por zgjonte edhe familjen e tij. Transmeton Buhariu, nr. 2024 dhe Muslimi, nr. 1174. Gjithashtu ka thënë profeti salallahu alejhi ue selem :” Kush  falet në muajin e Ramazanit me besim dhe duke shpresuar shpërblim i falen gjynahet e mëparshme”. Transmeton Muslim, nr.759

    8. Umra, sepse profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë :”Një umre në Ramazan është e barabartë me një haxh.” Transmeton Buhariu, nr. 1782 dhe Muslimi, nr.  1256

    9. Është e pëlqyeshme të thuash : jam me agjërim, kur dikush të ofendon. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë :”Kur dikush prej jush është në agjërim të mos thotë fjalë të këqija, as të mos bërtasë e nëse dikush e ofendon, ose e lufton t’i thotë : unë jam duke agjëruar”. Transmeton Buhariu, nr. 1904 dhe Muslimi, nr. 1151.  Ky është teksti i Buhariut.

    Çështja e dytë : Gjërat e papëlqyeshme në agjërim

    Disa gjëra janë të papëlqyeshme për agjëruesin,  pasi mund ta çojnë në  cënimin e agjërimit të tij dhe pakësimin e shpërblimit. Ato janë si vijon :

    1. Futja e ujit në gojë dhe hundë në maksimum, sepse mund të çojë në hyrjen e ujit në brendësi të trupit . Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë :” Thithe ujin (me hundë) deri në maksimum, vetëm nëse je agjërues (mos e vepro këtë).” Transmeton Tirmidhiu, nr. 788 dhe e saktësoi;  Nesaiu, nr. 1/66; Ibn Maxheh, nr. 407 dhe e saktësoi Albani në librin Es Sihahu;  Nesai, nr. 85.

    2. Puthja e gruas me epsh dhe nuk është i sigurtë për vetëpërmbajtje. Kështu që është e papëlqyeshme puthja e gruas për agjëruesin, sepse mund ta çojë në ndezjen e epshit dhe mandej drejt prishjes së agjërimit me anë të daljes së spermës,  ose duke përfunduar në mardhëniet seksuale. Nëse është i sigurtë në vetvete që nuk i prishet agjërimi, nuk është problem, sepse profeti salallahu alejhi ue selem puthte edhe pse ishte në agjërim. – Por ai ishte njeriu më i përmbajtur, – thotë Aishja radiallahu anha. Transmeton Buhariu, nr. 1927 , dhe Muslimi,  nr. 1106).  Gjithashtu duhet të largohet nga çdo gjë që nxit epshin , si : shikimi i vazhdueshëm tek gruaja, apo mendimi rreth mardhënieve seksuale, sepse këto gjëra mund ta çojnë njeriun deri në gjendje  ejakulimi ose marrdhënie  seksuale.

    3. Gëlltitja e sekrecioneve të hundës, sepse shkojnë në brendësi të trupit dhe i japin atij fuqi,  shto këtu  edhe qenien e tyre të neveritshme dhe të dëmshme.

    4. Provimi i ushqimit pa pasur nevojë , por nëse është e  nevojshme , është guzhinier, nuk është problem me kusht që të mos shkojë deri në fyt.

    Përgatiti një grup dijetarësh në Medinen Muneuereh pranë shtëpisë botuese të Kur’anit

    Përktheu Abdurrahim Balla

    www.teuhidi.com