Category: Edukim dhe pastrim shpirti

  • SI T’I SHLYEJ GJYNAHET E MIA!!

    SI T’I SHLYEJ GJYNAHET E MIA!!

    Në vazhdim do t’i cekim disa adhurime, të lehta dhe të përditshme, mirëpo me peshë të madhe, ngase ato i shlyejnë gjynahet dhe kjo padyshim është dhunti e madhe prej Allahut!

    1. Shlyeji ato me këtë hadith: “Nuk ka njeri në tokë i cili thotë: “La ilahe il-lAllah, vAllahu ekber, ve la haule ve la kuvete il-la bil-lah (nuk i takon adurimi skujt përveç Allahut, Allahu është më i madhi, nuk ka ndrshim e as forcë pa ndihmën e Allahut); vetëm se i falen atij gjynahet, qofshin ato edhe sa shkuma e detit”.

    2. Shlyeji ato pas ngrënies së ushqimit: “Kush ha ushqim dhe pastaj thotë: Falënderimi i takon Allahut që më ushqeu me këtë ushqim, dhe më furnizoi me lehtësi, pa ndihmën dhe fuqinë time; i falen gjynahet e mëparshme”.

    3. Shlyeji ato pas veshjes së rrobave tua: “Kush e vesh rrobën dhe thotë: Falënderimi i takon Allahut, i Cili ma mundësoi ta vesh këtë rrobë dhe më furnizoi me lehtësi me të, pa ndihmën dhe fuqinë time; i falen gjynahet e mëparshme”.

    3. Shlyeji ato gjatë ditës tënde me hadithin: “Kush thotë: “Subhanallahi ue bihamdihi (I Lartësuar qoftë Allahu, Atij i takon Lavdërimi)”, në ditë njëqind herë, i fshihen gjynahet edhe po të ishin ato sa shkuma e detit”.

    4. Shlyeji ato pas namazit: “Kush thotë pas çdo namazi 33 herë Subhanallah (I Lartësuar qoftë Allah); 33 herë Elhamdulilah (Falënderimi i takon Allahut); dhe 33 herë Allahu Ekber (Allahu është më i Madhi); 99 në tërësi dhe e plotëson të 100 me fjalën la ilahe il-lAllahu vahdehu la sherike lehu, lehu el Mulku, ve lehu el Hamdu, ve huve ala kul-li shejin kadir (Nuk ka hyjni që meriton të adhurohet përveç Allahut, të Vetëm e i pa rival. Atij i takon Sundimi dhe Lavdërimi dhe Ai është i Gjithëfuqishëm mbi çdo gjë); i fshihen gjynahet edhe po të ishin sa shkuma e detit”.

    5. Shlyeji ato para gjumit tënd: “Kush thotë kur bie në shtratin e tij: “La ilahe il-lAllahu vahdehu la sherike lehu, lehu el Mulku, ve lehu el Hamdu, ve huve ala kul-li shejin kadir, la hauele ve la kuvete il-la bil-lahi, el Alij, el Adhim, subhan-Allah, elhamdulilah, ve la ilahe il-lAllah, vAllahu ekber(Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, i Cili është një dhe i pashoq, Atij i takon sundimi dhe Falënderimi, Ai është mbi çdo send i Plotëfuqishëm, i Larti, i Madhëruari, i Lartësuar qoftë Allahu, falënderimi i takon Allahut, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Allahu është më i madhi); i fshihen gjynahet edhe po të ishin sa shkuma e detit”.

    6. Shlyeji ato gjatë ezanit: “Kush thotë kur e dëgjon myezinin: Esh-hedu en la ilahe il-lAllahu, vahdehu la sherike lehu, ve en-ne Muhameden abduhu ve resuluhu, redijtu bil-lahi rab-ben, ve bi Muhamedin resulen, ve bil islami dinen (Dëshmoj se askush tjetër dhe asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet përveç Allahut, të Vetëm e të Pashoq, dëshmoj se Muahmedi është robi dhe i dërguari i Tij. Jam i kënaqur që Allahu është Zoti im, që Muhamedi është Pejgamberi im dhe që Islami është feja ime); i falen atij gjynahet”.

    7. Shlyeji ato me istigfarin (kërkim faljen) tënd: “Kush thotë: Estagfirullahe, el-ledhi la ilahe il-la huve, el Hajje el Kajume, ve etubu ilejhi (Kërkoj faljen e Allahut, i Cili nuk ka të adhuruar përveç Tij, i Gjalli, Mbikëqyrësi, dhe tek Ai pendohem); i falen atij edhe nëse ka ikur nga fushëbeteja”.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • LOTËT E TONA NUK I NDJEN PËRVEÇSE AI QË BANOJMË NË ZEMRËN E TIJ

    LOTËT E TONA NUK I NDJEN PËRVEÇSE AI QË BANOJMË NË ZEMRËN E TIJ

    Peshku i tha ujit: Ti nuk mundesh asnjëherë të m’i shohësh lotët e mia?! Kjo, sepse unë jam në ujë dhe lotët janë nga uji!

    Uji ia kthehu peshkut: Unë nuk mundem t’i shoh lotët, por mundem t’i ndjej, ngase ti je në zemrën time!!

    Kështu jemi ne!

    Lotët e tona nuk i ndjen përveçse ai që banojmë në zemrën e tij!

    Kurse shpirtrat tanë bëjnë çfarë të donë, takohem me ata që i duan, si duan dhe kur duan, kurse trupat janë mashtrim për ata që nuk shohin diç tjetër, përveçse se materies. Të shohin dhe mendojnë se me të vërtetë të shohin, të përshëndesin me dorë dhe mendojnë se me të vërtetë të përshëndesin me dorë!

    Thuaju: Ky është trupi që ju e shihni, kurse shpirtin nuk e shohin përvese dy, Krijuesi i saj dhe ai që e do atë shpirt!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • MBROJE VETEN MË KËTO FJALË!

    MBROJE VETEN MË KËTO FJALË!

    – Nëse donë që shejtani të mos afrohet, thuaj kur të dalësh nga shtëpia apo makina apo puna: Bismilah tevekultu ala Allahi, ve la havle ve la kuvete il-la bil-lah (Me emrin e Allahut, në Allahun u mbështeta nuk ka ndryshim e as forcë pa ndihmën e Allahut).

    – Nëse donë që Allahu të mjafton gjatë çdo brenge e vështirësie, thuaj shtatë herë: Hasbij Allahu la ilahe il-la huve Alejhi tevekeltu ve Huve Rabul arshil adhim (Më mjafton mua Allahu, nuk i takon adhurimi askujt tjetër përveç Allahut, Atij i mbështetem dhe ai është Zoti i Arshit të Madh).

    – Fjala, la il-lahe il-lAllah, është e dashur për zemrat dhe është drita e atyre zemrave dhe përmendja e saj i fshin gjynahet.

    – Kur ndjen ngushtim dhe zbrazëtirë në gjoks përsërite: La ilahe il-la Ente Subhaneke in-ni kuntu minedh-dhalimin (Nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç Teje që je i Madhëruar. Vërtetë, unë jam prej mëkatarëve).

    – Kur hulumton dritën në kohën e errësirës lexoje suren Kehf ditën e Xhuma!

    – Kush donë jetë në zemrën e tij, le të kapet për fjalën: Ja Hajju ja Kajjumu bi rahmetike estegithu aslih li she’ni kul-lehu ve la tekilni ila nefsi tasrfete ajnin (O i Gjallë përgjithmonë, O Mbikëqyrës i çdo gjëje, me mëshirën Tënde kërkoj ndihmë, ma përmisoi tërë gjendjen time dhe mos më lër të mbështetem në veten time, as sa një përpëlitje e syrit).

    – Nëse donë që Allahu të jetë i kënaqur me ty Ditën e Kiametit, thuaj nga tri herë, në mëngjes dhe në mbrëmje: Redijtu bil-lahi Rabben ve bil islami dinën, ve bi Muhamedin nebijjen (Jam i kënaqur që Zoti im është Allahu, feja ime është Islami dhe Pejgamberi im është Muhamedi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).

    – Shejtani thotë: E shkatërrova të birin e Ademit me gjynahe dhe ai më shkatërroi me istigfar dhe me fjalën la ilahe il-lAllah!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • TË PRIVUARIT.. KUSH JANË ATA?!

    TË PRIVUARIT.. KUSH JANË ATA?!

    Plot nga njerëzit mendojnë se privimi nga pasuria, dhe mos posedimi i makinave dhe i vilave luksoze, është privimi më i rëndë, por çështja nuk është ashtu si mendojnë ata!

    I privuar.. është ai, i cili është privuar nga ëmbëlsia e thirrjes së Allahut!

    I privuar.. është ai, i cili është privuar nga falja e namazit me xhemat në kohën e vet!

    I privuar.. është ai, i cili është privuar nga zgjimi i gjumit për ta falur namazin e sabahut!

    I privuar.. është ai, i cili është privuar nga respektimi i prindërve, dhe nga nënshtrimi i urdhrave të tyre, dhe mos bërja e duasë nga ana e tyre për të!

    I privuar.. është ai, i cili është privuar nga ëmbëlsia e të qarit nga frika e Allahut!

    I privuar.. është ai, i cili është privuar nga leximi i Kuranit dhe meditimi i tij!

    I privuar.. është ai, i cili është privuar nga namazi i natës dhe nga të qarit para Allahut!

    I privuar.. është ai, i cili largohet nga Xheneti dhe hidhet në Xhehenem!

    O Zot! Mos na bën nga të privuarit dhe bëna nga ata që i respektojnë ligjet e Tua!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • BARASPESHA E LUMTURISË SË VËRTETË!

    BARASPESHA E LUMTURISË SË VËRTETË!

    1. Do shëndet = kapu për agjërimin.
    2. Do dritë në fytyrë = kapu për namazin e natës.
    3. Do kamje dhe bollëk = kapu për leximin e Kuranit.
    4. Do lumturi = fale namazin në kohën e vet.
    5. Do lehtësim = kapu për istigfar.
    6. Do që brenga të largohet = kapu për dua.
    7. Do që vështirësia të largohet = thuaj la haule ue la kuvete il-la bil-lah (nuk ka ndryshim e as forcë pa ndihmën e Allahut).
    8. Do bekim dhe bereqet = dërgo salavate mbi të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • ÇFARË PËRGATITA UNË PËR AHIRET!

    ÇFARË PËRGATITA UNË PËR AHIRET!

    O ti njeri..

    Kur lind, të thirret ezani pa mos falur namaz, dhe kur vdes, të falet namazi pa mos thirr ezan!

    Kur lind, nuk e dinë se kush të nxori nga barku i nënës tënde, kurse kur vdes, nuk e di se kush e mban kufomën tënde mbi supet e veta!

    Kur lind, të pastrojnë dhe të lajnë, kurse kur vdes, poashtu, të lajnë dhe të pastrojnë!

    Kur lind, gëzohen me lindjen tënde prindërit dhe familja, kurse kur vdes, pikëllohen për ty prindërit dhe familja!

    O biri i Ademit, u krijove nga dheu, dhe i lartësuar qoftë Allahu, i Cili, të bën që pas vdekjes të kthehesh prapë në dhe!

    Kur ishe në barkun e nënës tënde, ishe në një vend të ngushtë dhe të errët, kurse kur vdes, futesh në një vend të ngushtë dhe të errët!

    Kur lind, të veshin me copë pëlhure që ta mbulojnë trupin , dhe atëherë kur vdes, të veshin me copë pëlhure që ta mbulojnë trupin!

    Kur linde dhe u rrite, njerëzit pyetshin për diplomat dhe përvojat e tua, kurse atëherë kur vdes, nuk do të pyetesh vetëm se për veprat e mira të tua!

    I drejtohem atij që i lexoi këto fjalë, ulu me veten tënde në një ndejë të sinqertë dhe pyete veten sinqerisht: ÇFARË PËRGATITA UNË PËR AHIRET?!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • KJO ËSHTË SHOQËRI QË NUK E DUAN NJËRI-TJETRIN PËR INTERES!

    KJO ËSHTË SHOQËRI QË NUK E DUAN NJËRI-TJETRIN PËR INTERES!

    Në të kaluarën ishte një djalë me pasuri të madhe, prindi i të cilit ishte tregtar i diamanteve dhe perlave, dhe në mesin e shokëve të vet kishte respekt të veçantë dhe pozitë që nuk e kishin të tjerët.

    Kaluan ditët dhe gjërat u ndryshuan! Prindi ndërroi jetë dhe familja u varfërua tepër, djali e humbi biznesin dhe pasurinë që e kishte!  Filloi t’i kërkon shokët e vjetër që t’i dalin në krahë dhe t’i ndihmojnë.

    E mësoi se një ndër shokët më të mirë që e kishte në të kaluarën, e që e donte dhe që i ndihmonte, ishte bërë pasanik i madh dhe jetonte me një vilë të madhe. U nis drejt tij me shpresë që ta punëson apo t’i ndihmon, dhe kur arriti te dera e vilës, e priti shërbëtori dhe, pasi që ia shpjegoi se kush është, shërbëtori menjëherë shkoi dhe e lajmëroi patronin e vet.

    Shoku e hapi perden, dhe prej lart e pa se te dera qëndronte një njeri, me rroba të vjetra dhe nga pamja dukej se është i mjerë, dhe nuk shprehi dëshirë ta takon, dhe i tha shërbëtorit shko thuaj se nuk ka kohë ta takon askënd!

    Djaloshi u habit tepër se, si është e mundur që shoku më i afërt ta refuzon takimin me të, dhe kjo i dha dhembje të madhe në zemër! E pyeste veten se si është e mundur që gjithë ajo shoqëri të vdes, e ajo dashuri të humb dhe besnikëria të tradhtohet?!

    Filloi të largohet nga shtëpia e shokut kokulur, dhe rrugës, i takoi tre veta që në pamje të parë dukeshin se e kërkonin dikë. I pyeti se çfarë kërkojnë, e i thanë se e kërkojmë një njeri me këtë emër dhe mbiemër, dhe ia përmendën emrin e babës së tij!

    U tregoi se ai ishte i biri i tij dhe se baba i vet kishte ndërruar jetë para një kohe. U erdhi keq për lajmin që e morën dhe e cekën për prindin e tij se ishte njeri i mirë. I thanë se prindi yt ishte tregtar i diamanteve, dhe tek ne e patë lanë një amanet, një qese me diamante!! Djali nga habia mbeti i shtangur!

    Ia dhanë qesen në dorë dhe u larguan. Djali ende nuk besonte se në dorë e ka një qese me diamante. Mirëpo, problemi qëndronte se kush do t’ia blen ato diamante?! Shitja e tyre ishte e rëndë dhe kërkonte pasanikë, kurse banorët e qytetit të vet, nuk kishin mundësi ta paguajnë vetëm se një prej tyre, e mos të flasim që t’ia blejnë të gjitha.

    Rrugës duke ecur e takoi një grua të moshuar në vite dhe nga pamje e saj dukej se është e pasur. I tha: Biri im, ku mundem të gjej diamante për të blerë në qytetin e juaj, sado që kushtojnë me vlerë?! Djaloshi u gëzua tepër dhe, i tha se i kam disa me vete dhe nëse i pëlqejnë do t’ia shesë.

    Gruaja kur e pa formën e tyre, ra dakord që t’ia blen një nga to, dhe i premtoi se do të kthehet prapë e t’ia blen edhe të tjerat.

    Kështu që filloi t’i rikthehet pasuria dhe tregtia t’i ecën.

    Atëherë e rikujtoi shokun e vet, i cili, pretendonte se e do, e ia dërgoi një letër ku i tha: Kisha pasur shokë që nuk kishin qenë besnikë, më therën pas shpine dhe më xhelozuan dhe më bën kurthe të ndryshme. Shokë që më kishin dashur vetëm se për pasuri, e kur bankrotova, më konsideronin injorantë dhe askush nuk më doli në ndihmë!

    Shoku e mori letrën dhe, pasi që e lexoi, i shkroi: Ata tre veta që i takove rrugës, ata unë i dërgova, dhe asnjëherë kurth nuk të bëra. Kurse gruaja që ti bleu diamantet, ishte nëna ime! Dije se ti je vëllai im, vëllai im! Dhe asnjëherë nuk të largova për shkak koprracisë, apo nga frika se do ta humbi pasurinë, apo nga xhelozia ndaj teje, po nuk të takova për shkak se u frikova se kur do të më dalësh përpara me ato rrobe dhe me gjendjen tënde, do të vjen turp nga unë. Unë këtë për ty nuk e doja!!

    Kjo është shoqëri dhe ky ishte me të vërtetë shoku më i mirë i tij!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • KA ZEMRA QË NDJEJNË DHEMBJE MIRËPO NUK FLASIN

    KA ZEMRA QË NDJEJNË DHEMBJE MIRËPO NUK FLASIN

    Në spital e sollën një rast urgjentë dhe me shpejtësi të madhe u thirr kirurgu i spitalit.  Para se të hyn në sallën e operacionit, u ballafaqua me prindin e të sëmurit, i cili i tha: Pse u vonove? Ti a e di se jeta e të birit tim është në rrezik të madh? Ti a nuk ke ndjenja?!

    Mjeku u buzëqesh dhe i tha: Shpresoj të qetësohesh, dhe të më lësh rehat të hy ta kryej operacionin, dhe ji i sigurt se i biri është nën përkujdesjen e Allahut!

    Prindi ia kthehu: Sa i ftohët që je?! Po të ishte në pyetje jeta e të birit tënd, a do të ishe ti i qetë?! Sa lehtë që është t’i këshillosh të tjerët!!

    Mjeku u largu nga prindi dhe hyri në sallën e operacionit, e pastaj, pas dy orëve doli dhe i tha prindit: Operacioni doli i suksesshëm, falënderimi i takon Allahut, dhe i biri do të jetë mirë, dhe mua më fal se kam takim tjetër!

    Pastaj u largua pa mos e dëgjuar asnjë pyetje nga prindi i të sëmurit!

    Kur doli motra medicinale, prindi i sëmurit e pyeti: Çfarë është gjendja e këtij mjeku të çuditshëm dhe mendjemadh?! Iu përgjigj:  I biri i tij ka ndërruar jetë në një aksident me makinë, mirëpo, kur e thirrëm dhe i treguam për gjendjen e birit tënd, nuk hezitoi të vjen dhe ta operon!! Pasi që e operoi të birin tënd, nxitoi të shkon në varrimin e të birit të vet!!

    Ka zemra që ndjejnë dhembje mirëpo nuk flasin! Për këtë arsye mos gjyko para se të dish gjendjen e tjetrit!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • PASOJAT E MENDIMEVE TË SËMURA NË SHOQËRI!

    PASOJAT E MENDIMEVE TË SËMURA NË SHOQËRI!

    – Thonë pasuria është fëlliqësira e dynjasë, kurse Allahu thotë: Pasuria dhe djemtë janë stoli e jetës së kësaj bote”. Kef 46.

    – Thonë mos ia jep askujt fytyrën, kurse Allahu thotë: Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër”. Huxhurat 10.

    – Thonë je tepër i dashur, kurse Allahu thotë: Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje”. Ali Imran 159.

    – Thonë se nuk jemi të interesuar të kemi punë me askënd, kurse Allahu thotë: Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi!”. Maide 2.

    – Thonë mërzia është e lodhshme, kurse Allahu thotë: Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut”. Rad 28.

    – Thonë largohu nga ai, s’ke nevojë për të, kurse i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: Nuk lejohet askujt që të mbajë mëri me vëllanë e tij më shumë se tri ditë”.

    – Thonë se familjarët janë si akrepat, kurse Allahu thotë: Thuaju: “Çfarëdo bamirësie që bëni, ajo le t’u takojë prindërve, farefisit, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve. Çfarëdo të mire që bëni, Allahu e di atë”. Bekare 215.

    Fatkeqësisht, shumë nga marrëdhëniet dhe nga lidhjet janë shkatërruar për shkak të mendimeve dhe ideve të sëmura e të devijuara!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • PASH ALLAHUN SI MË KE HARRUAR !!

    PASH ALLAHUN SI MË KE HARRUAR !!

    Isha duke ecur rrugës, dhe papritmas, mu paraqit një njeri, filloi të më përqafon e të më puth, dhe më tha: A nuk po të rikujtohen?! Unë jam filani, shoku i shkollës, ishin bashkë me një klasë!

    Me të vërtet nuk e rikujtoja!

    Shikimin e drejtova kah ai, e shikoja me sy, e ai bërtiste dhe më thoshte, a nuk po të kujtohem?!

    Unë me të vërtet nuk e rikujtoja!

    U ul në tokë, dhe filloi të qan, dhe të më thotë si më ke harruar?!

    Pasha Allahun, më mbyte.. si më ke harruar?!

    I thash: Pasha Allahun, kërkoj ndjesë, mirëpo nuk më kujtohesh, ndoshta për shkak preokupimeve të shumta!

    U ktheva në shtëpi, mirëpo, kjo situatë tepër e çuditshme më preokupoi mendjen!

    Ajo që më tepër më preokupoi, nuk ishte personaliteti i këtij njeriu, se a ishte shoku i klasës apo jo, po më shumë më preokupoi gjendja e tij kur e ndjeu se si një njeri i dashur dhe i shtrenjtë tek ai dhe që e donte, vetëm se e ka harruar!!

    Mendova dhe thash në vete: A mundet Allahu që të më harron?! Dhe se si do të jetë gjendja ime nëse Allahu më harron?! A do të jem sikurse ky njeri?! Apo gjendja ime do të jetë edhe më e rëndë?!

    Mirëpo, Allahu a e harron dikë?!

    Përgjigja për fat të keq është po! Allahu ka mundësi që ta harron robin e Vet!

    Allahu në tri ajete tha:

    1. Ata e kanë harruar Allahun, por edhe Ai i ka harruar ata”. Teube 67.
    2. Pastaj do t’u thuhet: “Ne sot po ju braktisim në harresë, ashtu siç e keni harruar ju takimin e kësaj dite. Vendqëndrimi juaj është Zjarri dhe për ju nuk ka kurrfarë ndihmësi”. Xhathije 34.
    3. “(Allahu) do t’i thotë: “Kështu të erdhën shenjat Tona dhe ti i harrove ato e po kështu sot do të jesh i harruar”. Taha 126.

    Këtë ngjarje na e rrëfen dijetari i nderuar, Muhamed Husejn Jakubi, Allahu e ruajtë.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU