Category: Edukim dhe pastrim shpirti

  • DIJETARI QË I PASTROI TUALETET E XHAMISË

    DIJETARI QË I PASTROI TUALETET E XHAMISË

    Dijetari Dr. Sharavi, Allahu e mëshiroftë, ishte duke mbajtur ligjëratë, dhe gjatë ligjëratës, dëgjuesit dhe xhemati filluan të mahniten nga fjalët e tij, derisa edhe vet filloi të ndjen vetëpëlqim dhe mendjemadhësi në vete!

    Pas ligjëratës, së bashku me shoferin e tij, hipi në makinë dhe u nis për në shtëpi. Rrugës për në shtëpi e pa një xhami dhe shoferit i tha: Ndalu!

    Shoferi i tha: Dijetari ynë, nuk është koha e namazit, pse të ndalemi?!

    Dr. Sharavi zbriti nga makina, dhe shkoi tek xhamia, dhe hyri në tualetet e xhamisë, dhe i mori i pastroi në tërësi me duart e veta dhe u kthye tek makina.

    Shoferi kur e pa u habit dhe itha: Pse e bëre këtë?!

    Fillova të mahnitem me veten dhe të më pëlqen vetja, e më këtë doja ta nënçmoj dhe ta uli atë!!

    Allahu na ruajt nga mendjemadhësia, dhe vetëpëlqimi, dhe dyfaqësia, dhe e lusim Atë, të na e shton sinqeritetin në veprat dhe thëniet e tona, dhe të na mundëson që veprat t’i bëjmë vetëm se për Atë!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • TREGU I JETËS!!

    TREGU I JETËS!!

    Një ditë prej ditëve hyra në tregun e jetës dhe vërejta gjëra të çuditshme!

    Pash zemra që shiten dhe mendje që blihen!

    Gjeta ndjenja të hedhura për tokën e kohës që shkelet mbi të dhe nënçmohen!

    Dhe e gjeta besnikërinë nëpër dyqane.. e braktisur, askush nuk kalonte përreth saj!

    Dhe poashtu, nëpër dyqane e gjeta edhe gënjeshtrën, kurse njerëzit me të madhe bashkëpunonin me ato dyqane!

    Dhe e gjeta sinqeritetin, si mall, i markës dhe stilit të vjetër!!

    Për çudi ky është realiteti i tregut të jetës!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • MËSIME JETE TË ÇMUESHME PËR ÇDO NJERI!

    MËSIME JETE TË ÇMUESHME PËR ÇDO NJERI!

    U pyet një dijetar dhe njeri i urtë:

    Sa të ha?! U përgjigj: Sa mos të ngopesh dhe sa mos të mbetesh i uritur.

    Sa të qeshi? U përgjigj: Derisa të gëzohet fytyra dhe mos ta ngritësh zërin.

    Sa të qaj?! U përgjigj: Mos u ndal qari nga frika e Allahut!

    Sa ta fshi veprën time të mirë?! U përgjigj: Sa të mundesh!

    Sa ta paraqiti atë (veprën e mirë)?! U përgjigj: Aq sa ta pasojnë të tjerët atë vepër të mirë.

    Sa të gëzohem nëse njerëzit më lavdërojnë?! U përgjigj: Deri në atë gradë sa ti mendon se Allahu a është i kënaqur me ty apo i zemëruar!

    Sa të pikëllohem nëse njerëzit më nënçmojnë?! Nuk të bën dëm asgjë nënçmimi i njerëzve nëse tek Allahu je i dashur!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • RREGULLAT E LUMTURISË

    RREGULLAT E LUMTURISË

    Jeto me njerëzit, mesatar, mes të vetmuarit dhe përzierjes me ta.

    Jetë me vëllezërit e tu, mesatar, mes seriozitetit dhe talljes.

    Jeto me nxënësit e tu, mesatar, mes të qenurit serioz dhe thjeshtësisë.

    Jeto me fëmijët e tu, mesatar, mes ashpërsisë dhe mëshirës.

    Jeto me barkun tënd, mesatar, mes të ngopurit dhe urisë.

    Jeto me trupin tënd, mesatar, mes lodhjes dhe pushimit.

    Jeto me veten tënde, mesatar, mes dhënies dhe shtrëngimit.

    Jeto me Zotin tënd, mesatar, mes shpresës dhe frikës, dhe do të jesh nga të lumturit!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • Bujaria dhe Zemërgjërësia

    Bujaria dhe Zemërgjërësia

    Lexues të dashur: Ky është një moral prej moraleve më të mëdha të pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem të cilin duhet përvetësuar, e që është bujaria dhe zemërgjerësia. Sa gjë e mirë është që myslimani të jetë bujar e zemërgjerë, ngase ai që e përvetëson moralin e bujarisë dhe zemërgjerësisë e fiton dashurinë dhe kënaqësinë e All-llahut, si dhe dashurinë e njerëzve që e rrethojnë. Ejani së bashku të jetojmë me zemra e shpirtra me bujarinë dhe zemërgjerësinë. “Kush ruhet prej zemërngushtësisë e koprracisë, pikërisht të tillët janë ata që kanë mbërritur shpëtimin.”(Hashr, 10)

    Marur nga libri “MORALI I PEJGAMBERIT sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem”
    Përshtati: www.thirrjaislame.com
  • ZOGU TRIM

    ZOGU TRIM

    Na ishte një herë një njeri që jetonte në një fshat dhe që kultivonte plantacione vreshtash, e që quhej Sehlul koprraci.

    Ditët po kalonin dhe erdhi stina e verës, e rrushi u poq. Zogjtë u gëzuan pa masë dhe fluturuan shpejt te vreshti… Por kur u afruan, njëri prej zogjve duke dashur t’u tërheqë vërejtjen të tjerëve, tha: Kujdes, këtu paska një njeri në mesin e vreshtave!

    Një tjetër zog tha: Në dorë paska pushkë!

    Tjetri tha: Nuk duhet ta hedhim veten në rrezik…

    Kështu zogjtë u frikuan dhe ikën me shpejtësi…

    Të nesërmen, zogjtë që me të gdhirë u drejtuan nga rrushi, me shpresë se do të arrinin para njeriut të frikshëm.

    Por ç’të shohin?! Ata u befasuan kur përsëri e panë njeriun e njëjtë, që nuk e kishte lëvizur vendin aspak!

    Ata e vështruan pushkën me frikë për një kohë dhe u larguan të frikësuar e të pikëlluar. Ata për disa ditë me radhë nuk u dukën te vreshti. Por atyre filloi t’u humbë durimi. Po ashtu iu shtua malli për rrush. Dhe prandaj vendosën të shkojnë përsëri te vreshtat.

    Por sa shumë që u befasuan kur përsëri e panë të njëjtin njeri duke qëndruar në vendin e njëjtë si i shtangur në mes të vreshtave, sikur të ishte statujë. Përsëri zogjtë nuk patën guxim të hynë te vreshtat… Ata qëndronin larg duke vëzhguar njeriun…

    Kaloi një kohë e gjatë, por njeriu nuk lëvizi fare nga vendi…

    Një zog i zgjuar tha: Ky nuk duhet të jetë njeri!

    Një tjetër tha: Po… ai nuk lëviz fare!

    Një zogëz tha: Kaluan ca ditë, por ai rri i ngurtë në vend!

    Një zog trim tha: Do t’i afrohem të shoh se ç’është puna me të.

    Nëna e tij tha: A po e hedh veten në rrezik?!

    Zogu trim ia ktheu: Çdo sakrificë në të mirë të popullit tim, të zogjve është e lehtë… dhe pastaj u nis me trimëri drejt njeriut…

    Iu afrua njeriut, dhe u nis drejt tij me shumë kujdes. Njeriu nuk lëvizi fare. Zogu u ngjit në pushkën e tij dhe qeshi nga thellësia e zemrës, sepse ai ishte vetëm një dru i thatë.

    Iu afrua te fytyra, por nuk pa sy të vërtetë. Zemra iu qetësua…

    I foli njeriut me shaka: Si je, o pushkatar?!

    Njeriu nuk u përgjigj. Ai i foli përsëri, por prapë nuk u përgjigj.

    Zogu me shaka i tha: Njeriu i vërtetë ka gojë e cila hapet dhe zë i cili dëgjohet.

    Zogu fluturoi mbi kapelën e njeriut, e lëvizi fuqishëm atë dhe ajo ra në tokë.

    Zogjtë e tjerë me vëmendje po ndiqnin atë që po ndodhte dhe që të gjithë qeshën nga gëzimi i madh. Pastaj fluturuan drejt shokut të tyre dhe që të gjithë u ndalën mbi njeriun…

    Filluan ta lëvizin me kthetra e sqepa derisa e rrëzuan përtokë. Pastaj iu vërsulën mbi gjoks duke e shpuar e gërvishtur.

    Palltoja i ra në tokë dhe u shfaq kashta e thatë!!

    Zogjtë thanë me tallje: Ai qenka i mbushur me kashtë…

    Një zogëz tha: Sa jemi frikuar nga një gjë që nuk frikëson!

    Një tjetër tha: Sikur të mos ishte shoku ynë, ne akoma do të vazhdonim jetën në frikë.

    Një zog i vogël tha: Sa e çuditshme… Ai dukej si të ishte njeri i vërtetë!

    Babai i tij i tha: Pamjet e këtilla nuk do të na frikësojnë më…

    Zogjtë, të gëzuar nga kjo fitore, ia filluan këngës. Pastaj hynë në mesin e vreshtave duke ngrënë rrushin me ëndje.

    Marur nga libri “MORALI I PEJGAMBERIT sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem”

     

    Përshtati: www.thirrjaislame.com

     

  • ILAÇI I MËSYSHIT DHE I SIHRIT

    ILAÇI I MËSYSHIT DHE I SIHRIT

    Dijetari Ibën Xhibrin, Allahu e mëshiroftë, thotë: Kush është goditur nga mësyshi dhe nuk e di se kush e ka goditur dhe nuk mundet të merr nga gjurmët e tij, dhe kush ka sihër dhe nuk është larguar nga trupi i tij, le të merr enë me ujë dhe le të lexon ai vet:

    1. Suren Fatiha: 7 herë.
    2. Ajetul Kursin: 7 herë.
    3. Pesë ajetet e para të sures Bekare: 7 herë.
    4. Suren Kafirun: 7 herë.
    5. Suren Ihlas: 7 herë.
    6. Suren Felek: 7 herë.
    7. Suren Nas: 7 herë.

    Le të pinë nga ai ujë dhe le ta lanë trupin e tij. Le të vepron kështu tri herë në ditë, në mëngjes dhe drekë dhe mbrëmje, duke sjellë çdo herë ujë të ri dhe duke i fry! Le të vepron kështu për tri ditë rishtazi duke qenë i bindur se Allahu është ai që shëron!

    Kush ka në trupin e tij mësysh, do t’i largohet nga trupi, dhe kush ka sihër në trupin e tij, do t’i shkatërrohet, kudo që është dhe sado që është i vjetër, me lejen e Allahut!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • JETA PA MORAL NUK KA VLERË!!

    JETA PA MORAL NUK KA VLERË!!

    Rrëfehet se një i ri me biçikletën e tij u përplas me një plakë dhe në vend se t’i kërkon falje plakës dhe t’i ndihmon të ngritët, ai filloi të qeshet!!

    Pastaj e vazhdoi rrugën e tij, mirëpo, plaka e thirri duke i thënë: Ra diçka nga ti në tokë!!

    I riu u kthye dhe filloi të hulumton dhe nuk gjeti gjë!

    Plaka atëherë i tha: Mos hulumto shumë, nga ti ra “morali yt” dhe nuk ke mundësi ta gjesh atë asnjëherë?!

    Jeta nuk ka vlerë nëse ajo është e mangët nga morali dhe sjellja e mirë dhe respekti i të tjerëve!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • Ajo është në dobin tuaj

    Ajo është në dobin tuaj

    Në bregun e një deti të bukur, na ishin tre vëllezër që kishin një anije të vogël me të cilën bartnin udhëtarë.
    Një ditë, derisa anija po qëndronte në breg dhe vëllezërit po prisnin të mbushet me udhëtarë, vërejtën një plak që po rrinte afër anijes dhe që në dorë mbante një torbë, por nuk po hipte në anije.
    Njëri nga vëllezërit iu afrua plakut dhe e pyeti: Përse nuk po hip në anije? Anija vetëm sa nuk është nisur.
    Nuk kam me vete para. Unë çdoherë kam udhëtuar ma babain tuaj, ndërsa paratë ia paguaja pasi kthehesha nga udhëtimi.
    Njëri nga vëllezërit tha: Je i mirëseardhur, eja me neve dhe nuk kërkojmë pagesë fare.
    Plaku u gëzua pa masë dhe hipi në anije. Pas një kohe, derisa po udhëtonin, plaku deshi të ndërtonte një arkë të vogël. Nga torba nxorri ca dërrasa dhe një çekiç. Derisa po punonte, çekiçi i ra nga dora dhe e shpoi anijen. Uji filloi të hyjë nga vrima, ndërsa plaku po përpiqej ta ndalonte hyrjen e ujit, por pa sukses.
    Udhëtarët e anijes vërejtën se anija po mbushej me ujë dhe me zë të lartë bërtisnin: Ndihmë… Ndihmë…
    Që të gjithë udhëtarët u përpoqën ta mbyllin vrimën por nuk ai dilnin dot, kështu që uji sa shkonte e shtohej.
    Udhëtarët iu drejtuan plakut: Ti je fajtor për këtë. Që të gjithë do të mbytemi për shkak teje.
    Për një moment udhëtarët panë ca anije të tjera që po afroheshin nga anija e tyre. Udhëtarët menjëherë filluan t’i ngritin duart e të kërkonin ndihmë.
    Këto anije udhëhiqeshin nga një grup piratësh, të cilët i vidhnin anijet e mira. Kur u afruan te anija, vërejtën se ajo ishte e mbushur me ujë, dhe thanë: Kjo anije qenka e vjetër dhe do të fundoset, e ne nuk përfitojmë gjë prej saj. Pastaj u larguan, ndërsa udhëtarët e anijes u gëzuan shumë ngase shpëtuan nga sherri i piratëve të këqinj.
    Plaku tha: Duhet ta nxjerrim ujin nga anija sa më shpejt.
    Dhe derisa ata ishin të zënë me nxjerrjen e ujit, vërejtën një shpend të madh që fluturonte lart ndërsa në sqep mbante një copë të madhe pëlhure. Rreth tij kishte një numër të madh shpezësh të tjera që e sulmonin dhe mundoheshin t’ia rrëmbenin pëlhurën. Papritmas, pëlhura ra mbi anije, ndërsa njëri nga udhëtarët shpejt e kapi në dorë dhe tha: Kjo pëlhurë është mënyra më e mirë për ta mbyllur vrimën e anijes.
    Dhe përnjëmend, vrima u mbyll dhe uji ndaloi së hyri në anije.
    Plaku tha: All-llahu iu përgjigj lutjes sonë… Prandaj çdonjëri prej nesh që ka me vete para, duhet të japë diçka si falënderim ndaj All-llahut.
    Udhëtarët mblodhën dhjetë dinarë dhe vendosën që këtë shumë t’ua shpërndajnë fukarenjve.
    Kur arritën në bregun tjetër, udhëtarët zbarkuan nga anija. Aty vërejtën një grua që po qante me të madhe. Plaku e pyeti: Përse po qan?!
    Ajo u përgjigj: Kisha një copë të madhe pëlhure, të cilën desha ta qep e më pas ta shes në treg. Por derisa po pija ujë nga ky pus, erdhi një shpend i madh, e grabiti pëlhurën dhe fluturoi larg…
    Plaku e pyeti: Sa kushton ajo copë pëlhure?
    Ajo tha: Një dinar, me të cilin do të kalonim tërë javën, unë bashkë me fëmijët e mi të vegjël.
    Plaku u kthye tek udhëtarët dhe ia tregoi rastin e gruas.
    Njëri prej tyre tha: Copën e pëlhurës All-llahu e bëri shkak për shpëtimin tonë nga mbytja.
    Një udhëtar tjetër tha: Atëherë të hollat që i mblodhëm duhet t’ia japin kësaj gruaje.
    Kështu, dhjetë dinarët e tubuar ia dhanë gruas, e cila u gëzua shumë dhe e falënderoi All-llahun e Madhërishëm.

    Përshtati: thirrjaislame.com
    Marur nga libri: “MORALI I PEJGAMBEIT sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem”
    faqe: 59/60

  • Frytet e mendimit të mirë

    Frytet e mendimit të mirë

    Prej tyre po veçojmë:
    1.Është rrugë që të shpie në xhennet.
    2.Është argument për plotësinë e imanit dhe Islamit të mirë.
    3.E mbinë afërsinë dhe dashurinë mes myslimanëve.
    4.Zhvillon një shoqëri të mirë dhe e realizon ndihmën reciproke mes njerëzve.
    5.Është argument për çiltërsinë e zemrës dhe pastërtinë e shpirtit.
    6.Është shenjë për përfundim të mirë.
    7.Vjen si rezultat i njohjes së fuqisë së All-llahut si dhe sasisë së faljes dhe mëshirës së Tij.
    8.E mbron nderin e myslimanëve.
    Marur nga libri: “MORALI I PEJGAMBERIT sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem”
    faqe: 403/404.
    Përshtati: thirrjaislame.com