Category: Edukim dhe pastrim shpirti

  • MOS SHIKO … PO SHIKOHU!!

    MOS SHIKO … PO SHIKOHU!!

    Mos shiko në madhështinë e gjynahut tënd … po shiko se kujt i bën gjynah?!

    Mos shiko në madhështinë e nënshtrimit tënd … po shiko se sa ishe i sinqertë?!

    Mos shiko sasinë në diturisë tënde … po shiko se sa punove me të?!

    Mos e shiko numrin e këshillave që i pranove … po shiko se sa u vetëdijesove me to?!

    Mos shiko në numrin e shumtë të shokëve … po shiko se sa nga ta u përmisove?!

    Mos shiko në shtimin e pasurisë … po shiko se sa ke dhënë si lëmoshë?!

    Mos shiko se sa shumë e përmende Allahun … po shiko se sa herë gabove ndaj Tij?!

    Mos shiko në sasinë e asaj që e shpreson nga furnizimi … po shiko se sa iu frikove Allahut në të?!

    Mos shiko në numrin e madh të fëmijëve … po shiko se sa nga ta i edukove.

    Mos shiko në lavdërimin e njerëzve që u  përmisove … po shiko se ti sa përmisove.

    Mos shiko në ndershmërinë e prejardhjes tënde … po  shiko se sa ishe modest.

    Mos shiko në përsosmërinë e shëndetit tënd .. pos shiko se sa falënderove.

    Mos shiko në egërsinë e armiqve tu … po shiko se ti për hir të Allahut, sa mbrojte.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • GJËJA MË E BUKUR NË JETË?!

    GJËJA MË E BUKUR NË JETË?!

    – Gjëja më e bukur në jetë është ta dish se Allahu është me ty në vështirësi dhe rehati.

    – Gjëja më e bukur në jetë është t’i nënshtrohesh Zotit tënd, t’i biesh në sexhde dhe t’i përlotsh sytë e tu për të dhe për hir të Tij.

    – Gjëja më e bukur në jetë është lutja e njerëzve për ty për hajr dhe mirësi.

    – Gjëja më e bukur në jetë është të flesh si i dëmtuar e jo si dëmtues.

    – Gjëja më e bukur në jetë është të japish lëmoshë për veten dhe për familjen tënde për të varfrit dhe nevojtarët.

    – Gjëja më e bukur në jetë është prezenca e familjes tënde dhe e të dashurve të tu përreth teje.

    – Gjëja më e bukur në jetë është që të tjerët të dojnë dhe të respektojnë.

    – Gjëja më e bukur në jetë është burri i ndershëm/gruaja e ndershme, të cilin e donë apo të donë, të ndihmon apo e ndihmon në fenë dhe dynjanë tënde apo të saj.

    – Gjëja më e bukur në jetë është fëmija i cili të thotë babai im apo nëna ime.

    – Gjëja më e bukur në jetë është kur ti i realizon ëndrrat dhe ambiciet e tua.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • MOS I BËJ PADREJTËSI ASKUJT !

    MOS I BËJ PADREJTËSI ASKUJT !

    – Një njeri ulet në një skaj të restorantit dhe në dorën e tij e mbanë një letër dhe një laps.

    Plaku … mendoi se njeriu i shkruan letër nënës së tij.

    Vajza … mendoi se njeriu i shkruan letër të dashurës së tij.

    Fëmija … mendoi se njeriu vizaton në letër.

    Tregtari … mendoi se i shkruan kontratat dhe bizneset e tij.

    Punëtori … mendoi se njeriu i numëron borxhet e tij.

    “Çdo njeri i komenton veprimet e  të tjerëve nga këndvështrimi i përkujdesjeve të tij, dhe çdo njeri i sheh njerëzit sipas syrit të natyrshmërisë së tij”.

    Për këtë arsye, mos i bëJ padrejtësi askujt!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU 

     

  • MOS FOL

    MOS FOL

    1. Mos fol për fuqinë tënde para të dobëtit.
    2. Mos fol për lumturinë tënde para të pikëlluarit.
    3. Mos fol për lirin tënde para të burgosurit.
    4. Mos fol për fëmijët e tu para atij që nuk i ka.
    5. Mos fol për prindin tënd para jetimit … plagët e tyre nuk munden të përballojnë më tepër.
    6. Zbukuroje fjalimin tënd në çdo sferë të jetës tënde dhe bëre përkujdesjen e ndjenjave të tjerëve pjesë të personalitetit tënd.
    7. Jetoje jetën sikurse një kalimtar dhe pas teje tento të lash çdo herë gjurma të mira. Ne në këtë botë nuk jemi tjetër përveç se mysafir, kurse mysafirit nuk i mbetet tjetër përveç se kthimit.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • MËSOI KËTO TRI GJËRA

    MËSOI KËTO TRI GJËRA

    Gjithmonë rikujtoi tri gjëra: Të duash, të sakrifikosh dhe të falsh.

    Ke kujdes nga tri të tjera: Të tradhtosh, të mashtrosh dhe të lëndosh.

    Mos jeto me tre njerëz: Tradhtarin, injorantin dhe mendjemadhin.

    Njerëzve dhuroja tri gjëra: Dashurinë, fjalën e mirë dhe korrektësinë.

    Dhe kur e donë një njeri, hulumtoi në të tri gjëra: Sinqeritetin, ndershmërinë dhe besnikërinë.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • KËSHTU ËSHTË JETA DHE LIGJI I SAJ!!

    KËSHTU ËSHTË JETA DHE LIGJI I SAJ!!

    Kështu është jeta dhe ligji i saj … askujt nuk i intereson për ty, përveç se atij që ka kaluar nëpër të njëjtat sprova gjatë jetës.

    Nëse dëshiron diçka, para teje duhet të vendossh qëllime të vogla dhe t’i kapërcesh ato … derisa të arrish tek qëllimet e mëdha.

    Jeta thjesht është një rrugë jo e shtruar ku në të është i përhapur terri i natës … dhe ti kalon nëpër të .. dhe nuk sheh asgjë dhe e pret fundin.

    Nëse dëshiron të jetosh i lumtur, vë para teje një qëllim madhështor dhe synim kryesor … dhe përpiqu për hir të tij.

    Mundimet për të arritur deri te synimi yt në fillim ndjehen si lodhje, mirëpo më vonë ato shndërrohen në kënaqësi … kurse arritja e qëllimit jep lumturi dhe gëzim të thellë në shpirt dhe zemër.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • FJALË TË ARTA

    FJALË TË ARTA

    Shejhu i nderuar Muhamed Sharavi, Allahu e mëshiroftë, thotë:

    Nëse e ke dert çështjen e tjetrit. dije se ti ende posedon natyrshmëri.

    Nëse ia vëren tjetrit bukurinë, dije se në brendësinë tënde ke bukuri.

    Nëse e ruan shoqërinë, dije se ti je i mirë për shoqëri.

    Nëse përkujdesesh për të mirën e tjetrit, dije se ti je besnik në miqësi.

    Kush kërkon shok pa të meta, mbetet i vetëm.

    Kush kërkon grua pa mangësi, mbetet beqar.

    Kush kërkon të dashur pa probleme, mbetet pa të.

    Kush kërkon të afërm të përsosur, mbetet mos respektues i lidhjes me të.

    Përkujdesu që gojën tënde ta shfrytëzosh në dy gjëra të rëndësishme.

    Ato janë: buzëqeshja dhe heshtja.

    Buzëqeshjen, për t’i zgjidhur problemet

    Heshtjen, për t’i tejkaluar problemet.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • DISA URTËSI

    DISA URTËSI

    Ua dhuroj disa urtësi që më lanë mbresa:

    1. Nëse je në namaz, ruaje zemrën tënde të mos preokupohet me diç tjetër.
    2. Nëse je në mesin e njerëzve, ruaje gjuhën tënde nga përgojimi.
    3. Nëse je në shtëpitë e njerëzve, ruaje shikimin.
    4. Nëse je pran ushqimit, ruaje lukthin.
    5. Dy gjëra mos i përkujto asnjëherë: Dëmin e njerëzve që ta kanë bërë dhe të mirat që ti ua ke bërë.
    6. Dy mos i harro asnjëherë: Allahun e Madhëruar dhe Ditën e Ahiretit.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • BUZËQESHU!!

    BUZËQESHU!!

    Buzëqeshu: Kur ulesh me familjen tënde.. ka njerëz që shpresojnë të kenë familje!

    Buzëqeshu: Kur shkon në punë.. plot nga njerëzit kërkojnë punë!

    Buzëqeshu: Se je shëndoshë e mirë.. të sëmurit e japin pasurinë të shërohen!

    Buzëqeshu: Se je i gjallë dhe furnizohesh.. të vdekurit e shpresojnë jetën që të punojnë vepra të mira!

    Buzëqeshu: Se ke Zot, që i lutesh dhe e adhuron.. ka nga njerëzit që i bien në sexhde lopës!

    Buzëqeshu: Se je ti.. ai je ti.. tjetri shpreson të jetë ti!

    Buzëqeshu: Edhe atë vazhdimisht dhe falënderoje Allahun dhe përhape kulturën e të buzëqeshurit në rrethin tënd!

    O Zoti im, Ty të takon falënderimi ashtu si e meriton Madhëria Jote dhe Sundimi Yt.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • BËHU I LUMTUR!!

    BËHU I LUMTUR!!

    – Besimi dhe vepra e mirë, janë fshehtësia e jetës tënde të mirë, përkujdesu për to.

    – Kërko dituri dhe njohje dhe lexo sa më tepër, se leximi e largon mërzinë.

    – Ripërtërije pendimin dhe largohu nga gjynahet, se ato ta shkatërrojnë jetën.

    – Lexo Kuran me meditim dhe gjithmonë shpeshtoje përmendjen e Allahut.

    – Sillu me njerëzit me mirësi dhe me respekt, gjoksi do të zgjerohet ty.

    – Pastroje zemrën nga zilia, smira, urrejtja, armiqësia, tradhtia, se të gjitha janë sëmundje.

    – Shiko atë që është poshtë ty në pamje, furnizim, shëndet, pasuri, etj.

    – Mos u zemëro, bëhu i durueshëm, i butë dhe falës, jeta është e shkurtër.

    – Mos shpreso që tjerëve tu merren begatit dhe të mirat, po mbështetju Allahut.

    – Mos i zmadho problemet dhe ngjarjet, po paraqiti ashtu si kanë ndodhur dhe në formën e vet të realët.

    – Krahaso mes begative të cilat i posedon dhe sprovave të cilat të kanë goditur, do të shohësh se fitimet janë më të mëdha se sa humbjet.

    – Fjalët e këqija të cilat janë thënë për ty nuk të dëmtojnë, po e dëmtojnë atë që i ka thënë, ti mos u lodh me to dhe mos mendo rreth tyre.

    – Përmiso të menduarit tënd, mendo rreth begative, suksesit dhe vlerave.

    – Mos prit nga askush falënderim, ty nuk të takon e drejta mbi askënd, po veproje çdo të mirë për hir të Allahut.

    -Përcaktoje një projekt të dobishëm, mendo rreth tij dhe preokupohu me të, do të mundëson t’i harrosh problemet e tua.

    – Mësoje ndonjë punë të dobishme e cila të përshtatet dhe vepro ndonjë punë të dobishme nga e cila qetësohesh.

    – Meditoi begatitë e Allahut që i posedon, fol rreth tyre dhe falënderoje Allahun për ato begati.

    – Kënaqu me atë që ta ka dhuruar Allahu nga pasuria, shëndeti, familja dhe puna.

    – Neglizhoi thash e thëniet rreth njerëzve, largohu nga përgojimi dhe bartja e fjalëve dhe mos u merr me të metat e njerëzve dhe mangësitë e tyre dhe gjynahet që i kanë.

    – Merru me edukatë fizike dhe me ecje dhe përkujdesu për shëndetin tënd, mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë.

    – Lute Allahun gjithmonë për shëndet dhe mirësi, paqe dhe lumturi.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU