Category: Edukim dhe pastrim shpirti

  • DHJETË LLOJET E LOTËVE!!

    DHJETË LLOJET E LOTËVE!!

    Lotët e mëdha, e ato janë lotët e fitores!

    Lotët e pastra, e ato janë lotët e fëmijëve!

    Lotët prekëse, e ato janë lotët e pendimit!

    Lotët e buta, e ato janë lotët e gruas!

    Lotët e bukura, e ato janë lotët e besnikërisë!

    Lotët e mërzitshme, e ato janë lotët e ngushëllimit!

    Lotët e lumtura, e ato janë lotët e suksesit!

    Lotët e ngurta, e ato janë lotët e dhembjes!

    Lotët e shprehjes, e ato janë të keqardhjes!

    Lotët mashtruese, e ato janë lotët e krokodilit

    Dhe loti më i mirë është ai që del nga syri që qan nga frika e Allahut!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • ILAÇI I ÇDO PROBLEMI!!

    ILAÇI I ÇDO PROBLEMI!!

    Një grua na rrëfen për jetën se saj dhe thotë: Burri më ndërroi jetë, dhe unë isha në të tridhjetat, dhe mbeta e vetme me pesë fëmijët që i kishim bashkë! Dynjaja mu errësua në sytë e mi, qaja për çdo ditë, u mërzita tepër, shpirti mu ngushtua dhe ia preferova vetes vdekjen se sa të jetoj në atë gjendje!

    Më kapluan brenga të mëdha! Fëmijët i kisha të vegjël, dhe nuk kishim hyrje materiale, dhe e shpenzoja për çdo ditë atë burim të vogël që na e la prindi i fëmijëve!

    Ndërkohë, një ditë nga ditët isha në dhomën time, dhe dëgjoja në radio një emision fetar, e dëgjova dijetarin duke thënë se, i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush bie istigfar pa ndërprerë, Allahu do t’ia mënjanojë çdo brengë,  do t’i japë rrugëdalje nga çdo situatë dhe do ta furnizojë nga nuk shpreson”.

    Pasi që e dëgjova, fillova të bëj istigfar (kërkim falje) shpesh, dhe poashtu i urdhërova fëmijët të bëjnë shpesh brenda dite dhe nate. Nuk kaluan gjashtë muaj, vetëm se u bënë planifikime të projekteve mbi disa prona tona të vjetra, dhe kompanitë na zëvendësuan me miliona! Djali im u bë më i miri nxënës në rajon dhe e mësoi Kuranin përmendësh! Shtëpia filloi të mbushet me mirësi dhe filluam të jetojmë në begati! Allahu m’i përmisoi të gjithë fëmijët, djem dhe vajza, dhe nga unë u largua pikëllimi, brengat dhe mërzitë, dhe u bëra grua e lumtur!

    Ku jemi ne nga fjala e Allahut: “e u thashë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh, që Ai t’ju dërgojë shi të bollshëm, t’ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj!”. Nuh 10-12.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • ILAÇI I BRENGAVE DHE I PIKËLLIMIT!!

    ILAÇI I BRENGAVE DHE I PIKËLLIMIT!!

    Dijetari Dr. Salih el Megamesi, Allahu e ruajt, thotë: “Merrni nga unë këto dy këshilla, të cilat nuk dua t’i ruaj vetëm se për vete; vetja ime nuk do të jetoj përgjithmonë!!

    Këshilla e parë:

    Mos lejo të kalon dita jote pa mos e thënë këtë lutje:

    “All-llahume in-ni eudhu bike minel hem-mi ve huzni, vel axhzi vel keseli vel buhli vel xhubni, ve dale’id dejni ve galebetir-rixhal”.

    (O Allahu im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat dhe dëshpërimi, nga paaftësia dhe dembelia, nga koprracia dhe frika, nga zhytja në borxhe dhe mundimet prej njerëzve).

    Kjo lutje me lejen e Allahut, Fisnikut, Bujarit, të Cilit syri nuk i flenë, e largon çdo gjë që nuk mundet t’i përballon shpirti!!

    Këshilla e dytë:

    Kur ndjehesh i mposhtur dhe  i mundur..

    Kur ndjen se i ke bërë gabim Allahut, dhe në atë momente, s’ke në dorën tënde asnjë mundësi diçka të veprosh..

    Kur ndjehesh i pamundur tërësisht, në çdo gjendje dhe në çdo rast..

    E tëra ajo që duhet të veprosh janë dy:

    1. Pikëllimin tënd dhe mposhtjen tënde, preokupoi me istigfar (kërkim falje), i bindur plotësisht se do të vjen lirimi nga kjo gjendje.

    Një nga lutjet e kërkim faljes:

    “Estagfirull-llahe el-Adhim el-ledhi la ilahe il-la Huve. El Hajjul Kajjumu ve etubu ilejhi”.

    (Kërkoj faljen e Allahut të Madhërishëm, e të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, që është i Gjallë përgjithmonë dhe Mbikëqyrës, i Përhershëm dhe vetëm tek Ai pendohemi).

    1. Jep lëmoshë, qoftë ajo një euro, me bindje të plotë se Allahu me të do ta largon pikëllimin tënd dhe brengat e tua!!

    Në fund të ditës, mos shpreso diç tjetër, përveç se kënaqësisë dhe me të vërtetë do të kënaqesh: “e, sigurisht që Zoti yt do të të japë ty, sa të jesh i kënaqu”. Duha 5.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • KUR NDJEHEM MIRË!!

    KUR NDJEHEM MIRË!!

    Ndjehem mirë.. kur e largoj shikimin nga fotot lakuriqe, apo nga pamjet e fëlliqura, sepse unë e ndjej se Allahu më shikon në fytyrë!

    Ndjehem mirë.. kur e shohë fytyrën e nënës time të kënaqur, dhe unë ia puthi dorën, dhe duaja e saj për mua ma kënaq veshin dhe ma djeg zemrën!

    Ndjehem mirë.. kur e pres namazin, dhe i meditoj akrepat e orës, ngase dua të qëndroj para Allahut të Madhëruar!

    Ndjehem mirë.. kur e gjejë ndokënd që më donë për hir të Allahut, i mungoj kur nuk jam me të, interesohet për mua kur largohem, është afër meje që të më rikujton me pendim kur bëj gjynah, dhe më kap për dore kur i nënshtrohem Allahut, sepse ai është shoqëruesi im në Xhenet!

    Ndjehem mirë.. kur bien pikat e abdesit nga fytyra ime, dhe unë shpejtoj të jem në rreshtin e parë, pas imamit!

    Ndjehem mirë.. kur agjëroj vullnetarisht, dhe vjen ezani i akshamit, dhe e kapi hurmën me dorë dhe e afroj te goja.. dhe shpresoj pranimin e lutjeve dhe shpërblimeve!

    Ndjehem mirë.. kur e veshi hixhabin dhe eci rrugës, e ruaj nderim tim dhe sytë e burrave!

    Ndjehem mirë.. kur e përfundoj pjesën e caktuar të Kuranit, dhe ndjej në vete se diçka realizova dhe e dërgova që të më shoqëron në varr.

    Ndjehem mirë.. kur bëj diçka të dobishme me gishtat dhe dorën time, jep lëmoshë apo dhuratë, fitoj shpërblime dhe i laj gjynahet!

    Ndjehem mirë.. kur e ndjej se jam në rrugë, rrugën e udhëzimit, ngase unë e kam zgjedhur këtë rrugë dhe e kam kërkuar shumë nga Allahu në sexhde.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • DISA KËSHILLA TË DOBISHME!

    DISA KËSHILLA TË DOBISHME!

    1. Nëse njerëzit i sheh se mahniten me ty, dije se ata mahniten me atë të bukurën që Allahu e paraqiti nga ti, dhe ata nuk e dinë atë të keqen që ta fshehu Allahu nga ta. Për këtë arsye falënderoje Allahun dhe mos u bë kryelartë!!
    2. Nëse donë të bëhesh i lumtur, mos u ndal në kujtimet e të kaluarës tënde, dhe mos i shko pas njeriut i cili nuk mendon për ty. Askush nuk vdes nga ndarja e ndokujt, dhe falënderoje Allahun për begatinë e harresës!!
    3. Mos të jetë aspirata jote që të bëhesh më i mirë se të tjerët, po le të jenë aspiratat e tua që ti të bëhesh më i mirë për veten se sa ke qenë më herët!!
    4. Mendjet zvogëlohen kur merren me mendjet e të tjerëve, dhe mendjet rriten kur merren me veten!!
    5. Heshtja në momente të rënda jep si fryt respektin, krahas polemikës dhe debatit, i cili jep urrejtjen dhe përçarjen!
    6. Sillu me çdo njeri si të jetë më i rëndësishmi në jetën tënde. Jo se ajo do të bën që ti të ndjehesh i lumtur, po do të kesh numër më të madh të shokëve që do ta kthejnë po me të njëjtën ndjenjë!!
    7. Shoqërohu me njerëzi pozitiv, ngase ata do të ndikojnë në mendimet e tua, dhe mendjen tënde, dhe sjelljet e tua, dhe ti do të shndërrohesh në personalitet pozitiv, pa e ndje atë aspak, dhe pastaj do të fillosh që ti të ndikosh tek të tjerët!!
    8. Nëse të këshillon njeri me ashpërsi, mos e ndërpre, dhe përfito nga vërejtjet e tij. Pas ashpërsisë së tij ka dashuri të thellë! Për këtë mos u bën sikurse ai që e theu orën me alarm, e cila nuk kishte asnjë faj tjetër përveç se që e zgjoi nga gjumi!!
    9. Buzëqeshja nuk të blen bukë .. po të blen shpirtra!! I lartësuar qoftë Allahu që e bëri buzëqeshjen në fenë tonë adhurim që të shpërblehemi për të!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • KJO ËSHTË JETA!!

    KJO ËSHTË JETA!!

    Kjo është jeta: “deshe” apo “refuzove”.

    Nuk do të shërohesh.. pa mos ndje dhimbje!!

    Nuk do të mësosh.. pa mos gabuar!!

    Nuk do të korrsh sukses.. pa mos dështuar!!

    Nuk do të dashurosh.. pas mos humbur!!

    Nuk mbetet gjë përgjithmonë..

    Shprehje të cilës i besojmë fort.. po prapë më së shumti dhimbjet na vinë nga përfundimet!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • HARROJE TË DJESHMEN, AJO KALOI!!

    HARROJE TË DJESHMEN, AJO KALOI!!

    Buzëqeshu:  nga fillimi!

    Harroje të djeshmen, ajo kaloi.

    Jetoje të sotmen, ngase ajo është prezente.

    Përkujdesu gjithmonë që nijeti jot të jetë i pastër, dhe zemra e sinqertë!

    Sado që janë të rënda plagët dha goditjet, do të ndriçon shpirti jot, ngase ti, je më i miri!

    Mos e preokupo veten me : kush mbetet, kush do të shkoj, kush donë, e kush urren..

    Jetoje jetën me dashuri!

    Çdo orë që kalon është pjesë e jetës tënde!

    Mos e harxho atë duke e rikujtuar të kaluarën!

    Sillu me njerëzit: me shije, me mëshirë dhe me elegancë!

    Dhe merr frymë sot, pa brengat e të djeshmes!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • TË KËNAQURIT E ALLAHUT

    TË KËNAQURIT E ALLAHUT

    E veja .. i frikohet fjalëve të njerëzve!

    E divorcuara .. i frikohet fjalëve të njerëzve!

    Ai që nuk ka mundësi të punon .. i frikohet fjalëve të njerëzve!

    I varfëri .. i frikohet fjalëve të njerëzve!

    Edhe ajo, që i ka ikur treni i martesës .. i frikohet fjalëve të njerëzve!

    Dhe njerëzit .. i frikohen njëri-tjetrit!

    A është e logjikshme .. që njeriu t’i humb ambiciet dhe ëndrrat e veta dhe të largohet nga realizimi i qëllimeve dhe i synimeve të tij për t’i kënaqur njerëzit.

    Të kënaqurit e njerëzve është synim që nuk arrihet dot.

    Jeta jote është vetëm se e jotja.

    Ti je ai që do ta jeton dhe ti je ai që do të vdes.

    Për këtë arsye, kënaqu me çdo moment të jetës tënde, pa mos e jetuar atë për t’i kënaqur njerëzit.

    Të kënaqurit e Allahut, është më e rëndësishme se sa të kënaqurit e të gjithë njerëzve.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • RUAJI KËTO SHTATË RREGULLA TË LUMTURISË!!

    RUAJI KËTO SHTATË RREGULLA TË LUMTURISË!!

    1. Mos e urrej askënd edhe nëse dëmi i tij ndaj teje është shumë i madh.
    2. Mos u mërzit asnjëherë dhe bën dua shumë.
    3. Jeto modest, sado qoftë që je i madh.
    4. Beso se do të ndodhë e mira, sado që të jenë të mëdha problemet e tua dhe ke mendim të mirë për Allahun.
    5. Jep shumë edhe nëse ti privohesh nga ajo.
    6. Buzëqeshu edhe nëse në zemrën tënde rrjedhin pika gjaku.
    7. Mos e ndërpre lutjen për vëllaun tënd në mos prezencën e tij.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • O TI NEVOJTAR, NGRITU!!

    O TI NEVOJTAR, NGRITU!!

    Allahu i Madhëruar i dëgjon zërat edhe nëse ato janë të fshehta,

    dhe i din gjuhët edhe pse ato janë të ndryshme,

    dhe i përgjigjet nevojave edhe pse ato janë të shumta,

    dhe i fal gjynahet edhe pse ato janë të mëdha,

    dhe i përgjigjet lutjeve edhe pse ato janë të vazhdueshme,

    O ti që je nevojtar, ngritu … dhe mos u bë mendjemadh, po drejtoju Allahut,

    Zoti yt të ftoi ta adhurosh nëpërmjet duasë dhe tha: Kërkoni prej Allahut nga mirësitë e Tij”. Nisa 32.

    Dhe mos harro se koha më e mirë për t’iu lutur, është pjesa e tretë e natës.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU