Category: Akide

  • TRI GJËRAT QË E PËRCJELLIN TË VDEKURIN!

    TRI GJËRAT QË E PËRCJELLIN TË VDEKURIN!

    Enes ibën Malik, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Të vdekurin e përcjellin tri gjëra: familja e tij, pasuria e tij dhe veprat e tij. Dy kthehen kurse një mbetet me të. Kthehet familja dhe pasuria e tij, kurse me të mbesin veprat e tij”.

    Nga hadithi nënkuptojmë se, i biri i Ademit në dynja patjetër të ketë familje që e shoqëron dhe me të jeton, dhe të posedon pasuri me të cilën mbijeton! Këta dy shoqërues të tij, do të vijë dita kur do të ndahen nga ai dhe ai do të ndahet nga ata!

    I lumtur dhe i mençur, është ai që e merr familjen dhe pasurinë, si mjet që e ndihmojnë për ta arritur kënaqësinë e Allahut dhe përmendjen e Tij! Nga pasuria e tij, e merr atë që është e nevojshme për dynjanë dhe ahiretin e tij, dhe e marton një grua të ndershme që i ndihmon në besimin dhe fenë e tij! Kurse atë, që familja dhe pasuria e tij bien shkak për ta larguar nga përmendja e Allahut dhe nga feja e Tij, ai është i humbur në dynja dhe ahiret!

    Allahu tha: “O besimtarë, mos lejoni që pasuria dhe fëmijët tuaj t’ju largojnë nga të përmendurit e Allahut. Ata që e bëjnë këtë, do të humbin”. Munafikun 9.

    Dhe tha: “As pasuria juaj, as fëmijët tuaj nuk do t’ju afrojnë më shumë te Ne, por vetëm ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira (e meritojnë këtë)”. Sebe 37.

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “O i biri i Ademit! Jeto sa të duash se ti do të vdesësh, dhe duaje kënd të duash se do të ndahesh nga ai, dhe vepro çfarë të duash se do t’i takosh veprat e tua, dhe bën çfarë të duash. Si vepron ashtu do të veprohet me ty”.

    Kur i biri i Ademit ndërron jetë dhe transferohet nga kjo botë në botën tjetër, familja dhe pasuria e tij nuk i bëjnë fare dobi, përveç se me lutje dhe me istigfar, dhe i bën dobi ajo që e ka dhënë nga pasuria si lëmoshë apo e jep familja si lëmoshë për të pas vdekjes së tij!!

    Allahu i Madhëruar thotë: “në Ditën, kur askujt nuk do t’i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët, përveç atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu!”. Shuara 88-89.

    Dhe tha: “(Allahu do t’u thotë): “Tashmë na vini veç e veç, ashtu siç ju krijuam herën e parë, duke lënë pas vetes ato që ju patëm dhuruar. Enam 94.

    Pra njeriu do të ringjallet i vetëm, pa familjen dhe pasurinë e tij, do të ringjallet i këmbëzbathur, i pa bërë synet, lakuriq, në një ditë ku gjatësia e saj është pesëdhjetëmijë vite, në këmbë duke pritur për të dhënë llogari, derisa të vendoset për të, në Xhenet apo në Xhehenem! Atë ditë do t’i bën dobi vetëm se zemra e tij e pastër, e cila e ka adhuruar vetëm se Allahun dhe e ka pasuar Pejgamberin e Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. Zemër e cila nuk i ka bërë shirk Allahut, zemër e cila nuk e ka miqësuar askënd përveç Allahut, zemër e cila i ka besuar asaj me çfarë ka ardhur Muhamedi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe e ka pasuar traditën e tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, zemër e cila i ka ra në sexhde Allahut dhe e ka dhanë pasurinë në rrugë të Tij, etj.

    Kurse, ata që pretendojnë se zemrat e tyre i kanë të bardha, a në fakt ata as në sexhde nuk i bien Allahun, dhe e ngrenë zërin se janë më të mirë sesa ata që janë të kapur për fenë e Allahut, a në fakt ata nuk munden të krahasohen me besimtarët, dhe flasin se të bësh mirë dhe të jesh zemërmirë, pa mos e praktikuar fenë e Allahut duke i respektuar ligjet dhe urdhëresat e Tij dhe duke u larguar nga ajo që e ndaloi Ai, hyn në Xhenet, ata në fakt zemrat i kanë të zeza, si katrani, dhe ata janë në një humbje të thellë dhe shejtani tallet fort me ta!

    Nganjëherë ka mundësi që familja të mos jetë e dobishme për të vdekurin, po të jenë shokët e tij!

    E ceki një njeri i ndershëm dhe tha: S’ka më mirë se shoku i ndershëm! Familja jote janë të preokupuar me ndarjen e trashëgimisë tënde, kurse ai, është vetmuar nga pikëllimi dhe malli për ty, dhe lutet për ty, duke qenë ti nëntokë!!

    Nga familja ka që janë edhe armiq, ashtu siç e cek edhe Allahu: “O besimtarë! Në të vërtetë, ju keni armiq në radhët e grave tuaja dhe të fëmijëve tuaj, andaj ruajuni prej tyre!”. Tegabun 14.

    Qëllimi i armiqësisë në ajet është se, familja dhe dashuria ndaj tyre ka mundësi të bien shkak e të largohesh nga feja e Allahut, dhe ta humbsh dynjanë dhe ahiretin, dhe ata të jenë argument kundër teje e jo për ty, në dynja dhe ahiret!

    Familja, pra, është një nga tre shoqëruesit; e cila shkon me shokun e vet deri te varri, dhe kthehet prapë, dhe shokun e len të vetëm!

    Kurse shoqëruesi i dytë, pasuria, e përcjell shokun e vet deri te varri dhe nuk hyn me të, po kthehet prapë dhe e len shokun të vetëm!

    Kurse atë që njeriu e len nga pasuria pas tij, ajo i mbetet trashëgimtarëve e jo atij, dhe ajo në fakt ka qenë e deponuar dhe ruajtur për trashëgimtarët e jo për të!

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “I biri i Ademit thotë: Pasuria ime, pasuria ime! Tha: O i biri i Ademit! Çfarë të ka ngelur nga pasuria jote përveç se asaj që ke ngrënë dhe ka mbaruar, apo që e ke veshur dhe është vjetërsuar, apo e ke shpenzuar dhe që ka kaluar!”.

    Njeriu, pra, nuk përfiton nga pasuria, përveç se atë që e ka dhënë si lëmoshë për veten, dhe e ka shpenzuar në rrugë të Allahut.

    Kurse atë që e ka shpenzuar në haram dhe gjynahe, ajo do të jetë argument kundër tij, si ai që e ka shpenzuar në alkool, apo në muzikë, apo në bixhoz, apo në imoralitet, apo ka ndihmuar të përhapet e liga në shoqëri, dhe të përhapet kufri, apo të sulmohet Islami dhe muslimanët në mënyre direkte apo indirekte, etj.

    Po ashtu ai që nuk e jep hakun e Allahut, pra zeqatin, pasuria e tij do t’i shndërrohet në gjarpër helmues dhe do ta lidh, ashtu siç edhe paralajmëroi i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe tha: “Kujt Allahu i jep pasuri dhe nuk e nxjerr zeqatin e asaj pasurie, ajo do t’i shndërrohet Ditën e Kiametit, në gjarpër helmues me dy njolla të zeza, ia rrethon qafën Ditën e Kiametit, dhe ia kafshon faqet, dhe i thotë: Unë jam pasuria jote, unë jam thesari yt; e pastaj i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e lexoi ajetin: “Ata që bëhen koprracë me të mirat që ua ka dhënë Allahu, kurrsesi të mos mendojnë se kështu është më mirë për ta! Jo, kjo është më keq për ata! Ajo që kanë grumbulluar do t’u ngarkohet atyre në qafë Ditën e Kiametit”. Ali Imran 180.

    Nëse thesaret e tij janë ari e argjend, ato do t’i shndërrohen në pllaka, të cilat do të fërgohen në prush të Xhehenemit, dhe me to do t’i lyhen e damkosen balli, anët dhe shpina e tij. Dhe kur ato do të ftohen, përsëri do të vendosen në prush, dhe prapë do të dënohet në të njëjtat organe, dhe kjo, në një ditë ku gjatësia e saj është pesëdhjetëmijë vite, derisa të llogaritet se vendbanimi i tij i përhershëm do të jetë Xheneti apo Xhehenemi!

    Allahu i Madhëruar thotë: “O besimtarë! Në të vërtetë, shumë priftërinj dhe murgj përlajnë pasurinë e njerëzve pa të drejtë dhe i largojnë ata nga rruga e Allahut. Ata që grumbullojnë ar dhe argjend dhe nuk e shpenzojnë për hir të Allahut, paralajmëroji me dënim të dhembshëm.Do të vijë dita, kur (thesaret e mbledhura) do të digjen në zjarrin e Xhehenemit dhe me to do të damkoset balli, anët dhe shpina e tyre e do t’u thuhet: “Kjo është ajo që keni grumbullua për veten; pra, shijoni atë që grumbulluat!”. Teube 34-35.

    I mençur ështe ai që jep nga pasuria, të cilën e donë fort, dhe nëpërmjet saj fiton në dynja dhe në ahiret! Ai që e donë një gjë shumë, donë që ta merr me vete, ta shoqëron, dhe mos t’ia len tjetrit, e të ndjen keqardhje atë ditë kur nuk i bën dobi keqardhja e as pendimi!

    U pyet një dijetar se pse pe urrejmë vdekjen?! U përgjigj: Pasurinë tuaj e kenë vendosur para syve tuaja dhe ju e urreni të ndaheni nga ajo. Por nëse e jep për ahiretin tënd, do të përmallohesh për ta takuar atje!

    I thanë njërit se, filani ka tubuar shumë pasuri! U tha: A ka tubuar ditë për ta shpenzuar atë pasuri?! I thanë: Jo! Tha: Atëherë, s’paska tubuar asgjë!!

    Shoqëruesi i tretë i njeriut deri te varri është vepra! Ky mik i tij do ta përcjell deri te varri, dhe në krahasim me ata dy shokët e tij të mëhershëm, ky do të hyn me të në varr!

    Vepra do të jetë me të në varr, dhe vepra do të jetë shtrati i tij, dhe jastëku i tij, dhe mbulesa e tij, dhe drita e tij në varr! Vepra do të jetë me të kur do të ringjallet, dhe vepra do të jetë me të kur do të qëndron në këmbë për llogari, dhe vepra do të jetë me të në urën e Siratit, dhe vepra do të jetë me të tek peshorja, dhe vepra do të jetë ajo që do t’ia përcakton vendbanimin e tij të përhershëm, në Xhenet apo Xhehenem!

    Allahu i Madhëruar thotë: “Kush bën mirë, e bën për dobi të vet, e kush punon keq, punon në dëm të vet. Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve të Tij”. Fusilet 46.

    Dhe thotë: “Ata që nuk kanë besuar, do të mbajnë pasojat e mohimit, kurse ata që kanë bërë vepra të mira, i kanë përgatitur vetes (të mira)”. Rum 44.

    Llokmani i Urti i tha të birit: O biri im, çdo njeri i ka nga dy shtëpi, një që është e padukshme dhe një që duket! Mos të mashtron ajo shtëpi që e sheh dhe që jeta në të është e shkurtër, nga shtëpia që nuk shihet dhe që jeta në të është e përhershme!

    Disa nga të parit tanë thanë: Puno për dynja aq sa do të qëndrosh në të, dhe puno për ahiret aq sa do të qëndrosh në të!

    Othman ibën el As, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, ishte në varreza ku prezantoi në varrimin e një xhenaze, dhe me të ishte një i ri nga të afërmit e tij, i cili, i neglizhonte disa gjëra nga feja e Allahut! Othmani i tha: Shikoje shtëpinë tënde! I riu e uli kokën dh e shikoi varrin, dhe Othmani i tha: Çfarë po sheh?! U përgjigj: E shoh një shtëpi të ngushtë, të errët, dhe në të nuk ka as ushqim, e as pije, e as grua. Unë para se të vija këtu e lash në shtëpi gruan, dhe ushqimin dhe pijen? Othmani i tha: Pasha Allahun, kjo është shtëpia jote! I riu tha: E thave të vërtetën, dhe pasha Allahun, kur të kthehen në shtëpi, do të vjen dita kur do të transferohen prej asaj shtëpie në këtë shtëpi!!

    Vepra pra, është shoqëruesi i njeriut në varr, dhe është shkaku kryesor i begatimit të tij në varr ose i dënimit të tij në varr. Përcillet në një hadith se, vepra e mirë i vjen pronarit të saj në varr në formën e një burri, me rroba të bardha, fytyrë të bukur dhe parfum të mirë, i cili i thotë: “Gëzohu për atë që do të shohin sytë. Gëzohu për kënaqësinë e Zotit, xhenetin që ka të mira të pashtershme. Kjo është dita jote e cila të është premtuar”. I vdekuri e pyet: “Po ti, kush je, pasi nga fytyra ngjan sikur je njeri i mirë?”. I përgjigjet: “Unë jam puna jote e mirë. Për Zotin, nuk të kam njohur veçse i shpejtë në bindje të Zotit, i ngadalshëm për të vepruar gjynahe. Zoti të shpërbleu me të mira për këtë”. Ndërsa vepra e keqe i vjen pronarit të saj në varr në formën e një burri me rroba të zeza, me erë të keqe dhe me fytyrë të shëmtuar, i cili i thotë: “Të përgëzoj me diçka rrëqethëse! Kjo është dita jote që të është premtuar”. I vdekuri e pyet: “Po ti që paralajmëron të keqen, kush je? Fytyra jote qenka simbol i të keqes”. Ai i përgjigjet: “Unë jam puna jote e poshtër. Ajo që di rreth teje, është se ke qenë i ngadalshëm në kryerjen e detyrave ndaj Zotit dhe i shpejtë për të vepruar gjynahe që zemëronin Zotin. Prandaj Zoti të shpërbleu me sherr”.

    Përgatiti: Irfan JAHIU

  • SI MOS TË DUHET ALLAHU

    SI MOS TË DUHET ALLAHU

    Falënderimi i takon vetëm se Allahut, Atë e lavdërojmë dhe vetëm nga Ai falje dhe ndihmë kërkojmë. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç Allahut dhe paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi imamin e Pejgamberëve dhe shëmbëlltyrën e shpenzuesve dhe modelin e të devotshmëve Muhamedin birin e Abdullahit dhe robin e Allahut

    Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë: “Done Allahun për arsye të atyre begative që ju ushqen me to”.

    O ju robërit e Allahut, dashuria zhvillohet nga bamirësia dhe njohja e begative. Zemrat janë të krijuara që ta dojnë atë që sillet mirë me të dhe ta urrejnë atë sillet keq me të dhe a ka më bamirës se Allahu i Madhëruar. Bamirësia e Tij ndaj robit është prezente në çdo kohë dhe moment dhe robi ato bamirësi i shfrytëzon në të gjitha gjendjet e tij.  Nuk ka asnjë mundësi që llojet dhe format e bamirësisë të numërohen dhe mjafton të ceket se një nga llojet e saj është begatia e frymëmarrjes. Njeriu brenda një dite dhe një nate i merr njëzet e katër mijë frymëmarrje e mos të flasim për begatitë tjera që janë më të larta dhe më të mëdha: Edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë e Allahut, nuk do të mund t’i numëroni dot”. Ibrahim 34.

    Robi i Allahut nuk ka ndjenja për plot nga begatitë e dhuruara që e rrethojnë dhe për këtë shpesh i bën padrejtësi vetvetes dhe i mohon begatitë e Allahut dhe prapë Allahu e ruan dhe e mbron nga çdo e keqe dhe nga çdo dëm: “Thuaj: “Kush do t’ju ruajë natën dhe ditën (nga dënimi) i të Gjithëmëshirshmit?”. Enbija 42.

    I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, me një hadith thotë: “Askush nuk mund te jetë më i durueshëm sesa Allahu për të keqën që ka dëgjuar për vete; pretendojnë se Ai ka fëmijë ndërsa Ai i furnizon dhe iu jep shëndet (apo i mbron nga të këqijat)”.

    Allahu nga bamirësia dhe dashuria ndaj robërve të Tij krijoi çdo gjë në qiej dhe tokë dhe në dynja dhe ahiret, pastaj i banoi në të dhe i fisnikëroi, u dërgoi të Dërguar, u zbriti libra, u ligjësoi ligje, ua lejoi që t’i drejtohen Atij në çdo kohë, u caktoi shpërblim për çdo të mirë që e shumëfishojnë atë prej dhjetë e deri në shtatëqind herë më tepër dhe më shumë, kurse për çdo vepër të ligë ua shkruan vetëm se një të keqe, e nëse pendohen nga ato të liga ua fal dhe shndërron në të mira, dhe nëse gjynahet e robit e arrijnë qiellin e pastaj bën istigfar Allahu ia fal, dhe nëse e takon Allahun me mëkate të mëdha sa toka, pastaj e takon Allahun duke mos i bërë ortak në adhurim Ai do të dhuroj falje po aq të madhe.

    Për robërit e Vet e ligjësoi Haxhin që ua fshin të gjitha mëkatet e mëhershme, i mbarësoi për kryerjen e tij dhe nëpërmjet tij ua fali gjynahet, dhe poashtu ligjësoi adhurime dhe nënshtrime dhe për kryerjen e tyre caktoi shumë shpërblime. I dhuroi robit të Vet pasuri dhe i tha: O robi Im, afrohu kah Unë nëpërmjet saj që ta pranoj. Robi është i Veti, pasuria është e Tij, shpërblimi është nga Ai dhe Ai është dhuruesi fillimisht dhe përfundimisht.

    Si mos të duhet Allahu kur ia dhuroi robit këto mirësi dhe si nuk i vjen robit turp që të harxhon diçka nga dashuria e tij për dikë tjetër jashtë Allahut. Kush është më meritor që të falënderohet, të madhështohet dhe të duhet se sa Allahu? A ka më fisnik dhe bujar se sa Allahu?

    Allahu gëzohet shumë me pendimin e robit kur i pendohet Atij dhe ia fal gjynahet dhe ia detyron Vetes dashurinë e tij, Ai është i Cili e frymëzoi të pendohet dhe e mbarësoi dhe i ndihmoi në të. I lartësuar është Allahu i Cili i mbushi qiejt e Tij me melek të cilët i përdor në kërkimin e istigfarit për banorët e tokës dhe i përdori nga to bartësit e Arshit në lutje për robërit e Tij besimtar dhe për kërkimin e istigfarit për gjynahet e tyre dhe mbrojtjen e tyre nga zjarri i xhehenemit dhe ndërmjetësimin për ta tek Allahu që të futen në xhenetet e Tij.

    Shikoni këtë përkujdesje, këtë bamirësi, këtë dashuri dhe butësi të plotë të Allahut ndaj robërve të Tij.

    Megjithatë pasi që ua dërgoi të Dërguarit e Tij dhe ua zbriti librat e Tij dhe ua mësoi emrat dhe cilësitë e Tij, Ai zbret për çdo natë në qiellin e dynjasë dhe interesohet për ta, Vet i shqyrton nevojat e tyre dhe i thërret që t’i kërkojnë Atij, e thërret gjynahqarin që të pendohet, të sëmurin që të kërkon shërim, të varfrin që të kërkon nga pasuria e Tij dhe nevojtarin që të kërkon nga Ai çdo natë që t’ia lehtëson nevojat.

    I thërret në pendim edhe pse i luftuan dhe torturuan dhe i djegën me zjarr evlijat e Tij. Allahu i Madhëruar thotë: Pa dyshim, ata që i përndjekin besimtarët dhe besimtaret e nuk pendohen, i pret dënimi i Xhehenemit dhe dënimi me djegie. Buruxh 10.

    Kurse disa nga selefi thanë se shikoni fisnikërinë e Allahut se si i thërret në pendim edhe pse ata i torturuan evlijat e Tij dhe i djegën me zjarr.

    Nuk ka rob me zemër të shëndoshë e mos ta donë Allahun kur e di këtë dhe vetëm se ai që ka zemër të sëmurë dhe të ligë dhe të largët nga çdo e mirë nuk ka mundësi ta donë Allahun e tij. Allahu i krijoi zemrat që ta dojnë bamirësin e përsosur në cilësitë dhe moralin e tij dhe askush nuk mundet dhe nuk ekziston asnjë mundësi t’i afrohet bamirësisë së Allahut të Madhëruar dhe nuk ka gjë më të përsosur dhe më bukur se sa Ai. Çdo përsosmëri dhe bukuri në krijim është rezultat i gjurmëve të Tij dhe aludues mbi përsosmërinë e Krijuesit të tij. Si dhe çdo dituri në univers është rezultat i gjurmëve të diturisë së Tij dhe çdo fuqi është rezultat i gjurmëve të fuqisë së Tij.

    Duhet që dashuria e robit ndaj Allahut të jetë më e madhe se çdo gjë tjetër dhe ajo dashuri të jetë aq e fortë sa që mos të ketë mundësi që t’i afrohet asnjë dashuri tjetër. Kush nuk e realizon dashurinë ndaj Tij me dituri dhe vepra nuk e ka realizuar dëshminë se nuk i takon adhurimi me të drejtë askujt përveç se Allahut. Allahu është Ai që adhurohet dhe duhet dhe të Cilin e adhurojnë zemrat me dashuri dhe i nënshtrohen dhe i përulen Atij, i frikohen dhe e shpresojnë Atë, i mbështeten në gjendje vështirësie Atij, i luten dhe qetësohen me përmendjen e Tij dhe rehatohen me dashurinë ndaj Tij dhe kjo nuk ka mundësi të bëhet vetëm se për Allahun dhe askënd tjetër. Për këtë fjala la ilahe il-lallah është fjala më e sinqertë, ata që e shqiptojnë dhe veprojnë me të dhe i besojnë janë evlijat e Allahut dhe partia e Tij, kurse mohuesit e saj janë armikët e Tij.

    O ju robërit e Allahut, dashuria e vërtetë shfaqet në katër gjendje:

    Gjendja e parë: Kur robi bie në shtratin e tij dhe është i lirë nga preokupimet tjera, ai nuk fle vetëm se duke e përmendur atë që e donë dhe zemrën e tij me të e preokupon.

    Gjendja e dytë: Kur zgjohet nda gjumi. Gjëja e parë që robi e vepron kur zgjohet nga gjumi është përmendja e të dashurit të tij që i mungoi gjatë kohës së gjumit së tij.

    Gjendja e tretë: Kur hyn në namaz. Namazi është peshorja e besimit me të cilin peshohet besimi dhe vërtetohet gjendja e tij dhe afërsia e tij me Allahun. Kur ngrihet për në namaz dhe qetësohet në të dhe i kënaqen sytë dhe zemra para qëndrimit të Tij dhe i zgjerohet dhe i qetësohet gjoksi dhe zemra e tij, kjo aludon në dashuri të vërtet.

    Gjendja e katërt: Gjatë vështirësive dhe sprovave. Zemra në këto gjendje nuk i përmend vetëm se ato gjëra që janë të dashura tek ai dhe nuk ik vetëm se kah ai që e do më së shumti.

    I dashuruari qetësohet me të dashurin e tij në çdo musibet që e godet jashtë tij. Për këtë arsye  kur doli ajo grua nga Ensarët në luftën e Uhudit të shikon se ç’ndodhi me të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, kaloi pranë prindit dhe vëllaut të saj të vrarë në luftë dhe nuk u ndal tek ata dhe i kaloi duke thënë se çka bëri i Dërguari i Allahut dhe si është ai? I thanë se ai është mirë dhe i gjallë dhe kur shikoi kah ai tha: O i Dërguar i Allahut, çdo musibet jashtë tëndit është i vogël dhe nuk më intereson për të.

    E njëjta vlen edhe për sprovat e vdekjes dhe asaj që vjen pas saj nga sprovat e Ditës së Kiametit. Të gjitha ato lehtësohen me dashuri kurse sprova dhe musibeti më i madh është sprova e zjarrit të xhehenemit dhe atë nuk e largon vetëm se dashuria e Allahut të vetëm dhe pasimi i të Dërguarit të Tij, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të.

     Dashuria pra është baza e çdo të mire në dynja dhe ahiret siç e cek edhe Sehnuni: “Na tejkaluan të dashuruarit në nderin e dynjasë dhe ahiretit. I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, përcillet se ka thënë: “Njeriu është me atë qe e donë”, dhe ata janë me Allahun”.

    Allahu i Madhëruar thotë: “E megjithatë, disa njerëz zgjedhin (për të adhuruar) në vend të Allahut (zota) të tjerë, (duke i konsideruar) si të barabartë me Atë dhe duke i dashur siç duhet Allahu. Por ata që besojnë, e duan shumë më tepër Allahun (se sa ç’i duan idhujtarët idhujt e tyre). Sikur keqbërësit të shihnin që tani çastin kur të përballen me ndëshkimin, do ta kuptonin se e tërë fuqia i përket Allahut dhe se dënimi i Tij është fort i ashpër”. Bekare 165.

    O Zot, bëje dashurinë ndaj teje të jetë më e dashur se sa edhe dashuria ndaj shpirtrave tanë dhe se sa dashuria ndaj ujit të ftohët gjatë etjes së madhe.

    SHEJH MUHAMED IBËN ABDURRAHMAN EL KASIM

    Nga arabishtja. Irfan JAHIU

     

     

     

     

  • DASHURIA E ALLAHUT NDAJ TË DËRGUARIT TË TIJ  ALEJHI SALATU UE SELAM

    DASHURIA E ALLAHUT NDAJ TË DËRGUARIT TË TIJ ALEJHI SALATU UE SELAM

    Shumë ajete të Kuranit aludojnë në dashurinë dhe përkujdesjen e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, ku Allahu nganjëherë e lavdëron dhe e përshkruan me cilësitë më të bukura dhe më të plota, nganjëherë betohet në jetën e tij, e nganjëherë e urdhëron Umetin e tij me madhërimin dhe me respektimin e tij dhe dërgimin e salavateve të shumta mbi të.

    Në vazhdim do t’i cekim disa ajete ku në to paraqitet dashuria dhe përkujdesja e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, dhe nga ato ajete e veçojmë fjalën e Allahut: “O Profet! Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar, sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues; njëkohësisht (të kemi çuar) si thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues“. Ahzab 45-46.

    Thënia “dëshmitar” sipas njërit mendim është se Muhamedi, alejhi salatu ue selam, do të jetë dëshmitar vetëm se përmbi Umetin e tij kurse sipas mendimit tjetër do të jetë dëshmitar përmbi të gjitha Umetet ashtu siç tha edhe vet i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam: “Ditën e Kiametit thirret Nuhi, alejhi selam, nga Allahu dhe i thotë: A e ke përcjellur Mesazhin? Nuhi, alejhi selam, thotë: Po. Atëherë i thuhet popullit të Nuhit se a ju ka përcjellur Mesazhin? Populli thotë: Nuk na ka ardhur neve qortues. Allahu atëherë i thotë Nuhit: Kush është dëshmitar për ty? Nuhi thotë: Muhamedi, alejhi selam, dhe Umeti i tij. Atëherë dëshmojnë (Muhamedi, alejhi selam, dhe Umeti i tij) se Nuhi e ka kryer misionin e tij. Pataj e lexoi fjalën e Allahut: Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë, që të bëheni dëshmitarë përmbi njerëzit“. Bekare 143.

    Allahu, azze ue xhel, poashtu tha: “Si do të bëhet kur prej çdo populli të sjellin dëshmitarë dhe të të sjellin ty (o Muhamed!) për dëshmitar mbi të gjithë ata?!”. Nisa 41.

    Muhamedi, alejhi salatu ue selam, është përgëzues me xhenet për ata i që nënshtrohen dhe paralajmërues me dënim të rreptë për ata që nuk i nënshtrohen: “njëkohësisht (të kemi çuar) si thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues“. Ahzab 46. Ai thirr në fenë e Allahut, e qartëson të vërtetën nga e kota dhe udhëzimin nga devijimi.

    Allahu ia lavdëroi gjuhën e tij dhe tha: “Ai nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij”. Nexhm 3-4.

    Ia lavdëroi shikimin e tij dhe tha: “Shikimi i tij nuk u shmang dhe as nuk e kaloi masën”. Nexhm 17.

    Ia lavdëroi mësuesin e tij dhe tha: “Atë ia ka mësuar atij një (engjëll) shumë i fuqishëm (Xhibrili)“. Nexhm 5.

    Ia lavdëroi rrugën e tij dhe tha: “Ti, me të vërtetë, udhëzon në rrugën e drejtë”. Shura 52.

    Ia lavdëroi moralin e tij dhe tha: se ti je me virtyte madhore”. Kalem 4.

    Allahu e urdhëroi Umetin e tij me nderimin dhe lavdërimin e tij dhe tha: Me të vërtetë, Ne të kemi dërguar ty (Muhamed) dëshmitar, sjellës të lajmeve të mira dhe paralajmërues, që t’i besoni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, që ta ndihmoni e ta nderoni atë (Muhamedin alejhi salatu ue selam) dhe që ta lavdëroni Atë (Allahun) me namaz në mëngjes dhe mbrëmje “. Fet’h 8-9.

    Nga nderimi dhe respektimi i tij është mos nxitimi para urdhrit të tij ashtu siç na mëson Allahu dhe thotë: “O ju që keni besuar! Mos nxitoni para (urdhrit të) Allahut dhe të Dërguarit të Tij“. Huxhurat 1.

    Nga madhërimi dhe respektimi i tij është mos ngritja e zërit tonë mbi zërin e të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, ashtu siç thotë edhe Allahu: O ju që keni besuar! Mos e ngrini zërin tuaj mbi zërin e Profetit dhe mos i flisni atij me zë të lartë, siç bëni me njëri-tjetrin, në mënyrë që të mos ju humbin veprat tuaja pa e ndier ju fare”. Huxhurat 2.

    Nga respekti i tij është edhe mos thirrja e tij ashtu siç e thërrisnin njëri tjetrin dhe thonin: O Muhamed, o Ebu Kasim. Allahu ua ndaloi këtë dhe i urdhëroi që ta thërrasin me epitetin e Profecisë dhe filluan ta thërrasin. O lajmëtar i Allahut, o i Dërguari i Allahut.

    Nga shenjë respekti i tij është dhënia e lëmoshës para këshillimit me të ashtu siç thotë edhe Allahu: “O besimtarë, kur të doni të këshilloheni me të Dërguarin, para këshillimit, jepni lëmoshë, kjo është më mirë dhe më pastër për ju. Po, nëse nuk keni, Allahu me të vërtetë, është Falës dhe Mëshirëplotë”. Muxhadeleh 12.

    Nga respektimi i tij është edhe ajo kur ata gjenden me atë në një punë të përbashkët nuk largohen para se të kërkojnë leje prej tij: “Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe të cilët, kur gjenden me atë (të Dërguarin) në një punë të përbashkët, nuk largohen para se të kërkojnë leje prej tij”. Nur 62.

    Nga respektimi tij është edhe respektimi i etikës së vizitës kur të vizitohet i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ashtu siç thotë Allahu: “O besimtarë, mos hyni në shtëpitë e të Dërguarit, përveç rastit kur ju është dhënë leje për të ngrënë, por jo të pritni përgatitjen e tij (ushqimit)!”. Ahzab 53.

    Ajo që aludon në dashurinë dhe përkujdesjen e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, është thënia e Allahut: “dhe ta ngritëm lart emrin?!”. Inshirah 4.

    Nga ngritja e emrit të tij është se kur robi e përmend emrin e Allahut sikurse në ezan apo hutbe apo ndokund tjetër e përmend edhe emrin e të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam.

    Nga ajo është edhe largimi i ofendimit dhe nënçmimit të Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, nga ana e Kurejshëve.

    Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell nga Muhamedi, alejhi salatu ue selam,  të ketë thënë: A nuk çuditeni se si e largon Allahu nga unë sharjen dhe mallkimin e Kurejshëve, ata e shajnë një Mudhem-mem (njeri i ultë i qortuar i palavdëruar) e une jam Muhamed (i Lavdëruari te i cili janë tubuar të gjitha cilësitë e mira).

    Kurejshët kur e thërrisnin Muhamedin, alejhi salatu ue selam, ia ndërronin emrin i cili aludonte në cilësi të mira dhe të ndershme dhe thonin: Allahu e mallkoftë Mudhem-mem (njeri i ultë i qortuar i palavdëruar).

    Ajo që aludon në dashurinë e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, është butësia me të, të cilën e cek Allahu në librin e Tij: Allahu të fal ty që u lejove atyre të mungojnë”. Teube 43.

    Poashtu në ajetin: “Ai u vrenjt dhe ktheu kurrizin, kur i erdhi pranë i verbri. E ku e di ti, ndoshta ai dëshironte të pastrohej (nga gjynahet) ose të merrte këshillë, e këshilla t’i sillte dobi atij?!“.  Abese 1-4.

    Ajo çka aludon në dashurin e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, dhe mëshirën e Tij është thënia e Allahut: “Tâ, Hâ. Ne nuk ta kemi shpallur Kuranin ty (o Muhamed), për të të munduar“. Taha 1-2.

    I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, nga dashuria e madhe që e ndjente ndaj Allahut dhe adhurimit të Tij  falte namaz nate deri sa ju ënjteshin këmbët e tij dhe Allahu e mëshiroi dhe e zbriti ajetin: “Tâ, Hâ. Ne nuk ta kemi shpallur Kuranin ty (o Muhamed), për të të munduar“. Taha 1-2.

    Nga ajetet që aludojnë në mëshirë të Allahut ndaj tij e kemi edhe ajetin: “Ne e dimë se ty të zemëron ajo që thonë ata. Në të vërtetë, nuk je ti ai që po mohojnë ata, por keqbërësit po mohojnë shpalljet e Allahut”. Enam 33.

    Nga mëshira e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, i tha që të mos mërzitet nga përgënjeshtrimi që ia bënin populli i tij dhe i zbriti ajete ku në to tha: “Ne e dimë se ty të zemëron ajo që thonë ata. Në të vërtetë, nuk je ti ai që po mohojnë ata” Enam 33. Kjo për arsye se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ishte i sinqerti dhe besniku dhe jobesimtarët e kishin besim se ai nuk gënjen për Allahun por ata i mohonin argumentet e Allahut dhe mohimi nuk bëhet vetëm se pas njohjes ashtu siç e cekë edhe Allahu në Kuran: “Kështu, ata i mohuan ato padrejtësisht dhe me mendjemadhësi, edhe pse shpirti i tyre i besonte për të vërteta”. Neml 14.

    Nga ajo që aludon në dashurinë e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, kënaqësia e Allahut me të ashtu siç thotë edhe Allahu në Kuran: “Ne të pamë ty (Muhamed) që vazhdimisht drejtoje shikimin nga qielli. Mirë pra, Ne do të të kthejmë ty nga kibla që të kënaq ty. Prandaj, ktheje fytyrën tënde nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja)!”. Bekare 144.

    I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, në fillim u fal kah Bejtul Makdesi shtatëmbëdhjetë apo tetëmbëdhjetë muaj dhe dëshira e tij ishte që të kthehet kah Qabeja e Ndershme dhe Allahu i zbriti ajete ku tha: “Ne të pamë ty (Muhamed) që vazhdimisht drejtoje shikimin nga qielli”. Bekare 144.

    Nga ajo që aludon në dashurinë e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, është edhe surja Duha. Thuhet se shkaku i zbritjes së këtij ajeti ka qenë se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, e kishte pas lënë namazin e natës për disa arsye të disa pengesave që i kishte në ato momente dhe Umu Xhemil, gruaja e Ebu Lehebit, kishte pas thënë se ky shoku i juaj e ka lënë namazin dhe Allahu e zbriti në mbrojtje të Dërguarit të Tij suren Duha.

    Nga ajo që aludon në dashurinë e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, është se Allahu është betuar në jetën e tij dhe ka thënë: “Betohem për jetën tënde (o Muhamed), se ata ishin vërtet të përhumbur në dehjen e tyre!”. Hixhr 72.

    Imam Taberiu, Allahu e mëshiroftë, thotë. “Allahu nuk është betuar në jetën e askujt tjetër përveç se në jetën e Muhamedit, alejhi salatu ue selam, dhe jeta e tij është meritore për të betuar në të duke pasur parasysh hajrin e përgjithshëm dhe të veçantë në të”.

    Nga ajo që aludon në dashurinë dhe respektin e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, është edhe thënia e Allahut: “Betohem për këtë vend, në të cilin ti je i lirë (o Muhamed)“. Beled 1-2.

    Vendi i cekur në ajet është Mekja. Ky është vendi më i ndershëm dhe është rritur ndershmëria e tij me qëndrimin e Muhamedit, alejhi salatu ue selam, në të.

    Nga ajo që aludon në dashurinë dhe respektin e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, është se Allahu na urdhëroi me një çështje nga e cila Ai vet filloi i pari e pastaj melekët e Tij dhe nuk ka në gjithë Kuranin ndonjë urdhër ligjor në këtë formë: “Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me selam!. Ahzab 56.

    Nga ajo që aludon në dashurinë dhe përkujdesjen e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, është thënia e Allahut: “I Cili e sheh qëndrimin tënd në këmbë (gjatë namazit) dhe lëvizjet e tua midis atyre që përulen në sexhde”. Shuara 218-219.

    Nga ajo që aludon në dashurinë dhe përkrahjen e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, është thënia e Allahut: “Nëse ju nuk e ndihmoni atë (Muhamedin, alejhi salatu ue selam), Allahu tashmë e ka ndihmuar ditën kur atë e dëbuan mohuesit vetë të dytin, kur ishin në shpellë e ai i thoshte shokut të vet (Ebu Bekrit): “Mos u mërzit, se Allahu është vërtet me ne”. Teube 40.

    Nga ajo që aludon në dashurinë dhe respektin e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, është thënia e Allahut: “Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që të tallin”. Hixhr 95.

    Allahu garantoi se Ai do t’i dënon të gjithë ata që tallen me të Dërguarin e Tij, alejhi salatu ue selam.

    Kur i tha atij Ebu Lehebi tu thafshin duart tërë ditën a për këtë na tubove? Allahu zbriti ajete ku tha: “Ju thafshin duart Ebu Lehebit dhe u thaftë në gjithçka! Nuk do ta ndihmojnë atë as pasuria dhe as fitimet e tjera. Ai, me siguri, do të hidhet në zjarrin me flakë të tërbuara, po ashtu edhe gruaja e tij, që mbart drutë e zjarrit, në qafën e saj do të ketë një litar prej fijesh palme”. Mesed 1-5.

    Çdo musliman deri Ditën e Kiametit do ta lexon këtë ajet: “Ju thafshin duart Ebu Lehebit”. Mesed 1.

    Poashtu ia  mbrojti nderin të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, në rastin e shpifjes ndaj Aishes, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, dhe zbriti ajete të cilat do të lexohen deri Ditën e Kiametit.

    SHEJH AHMED FERID

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

  • FAKTORËT QË E SHTOJNË APO MANGËSOJNË IMANIN

    FAKTORËT QË E SHTOJNË APO MANGËSOJNË IMANIN

    Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve. Ndërsa përshëndetjet dhe bekimet qofshin për të dërguarin e All-llahut, familjen, shokët e tij dhe për ata që e pasojnë udhëzimin e tij.

    Ky është një mesazh i shkurtër për sa i përket faktorëve që e shtojnë, respektivisht e mangësojnë imanin. E lus All-llahun që ta bëjë dobiprurës.

    Kujdesi i të parëve tanë (selefëve) për shtimin e imanit të tyre

    1. Omeri radijAll-llahu anhu u thoshte shokëve të vet: “Ejani ta shtojmë imanin.”
    2. Ibën Mes’udi radijAll-llahu anhu thoshte: “Uluni, së bashku ta shtojmë imanin.”
    3. Muadhi radijAll-llahu anhu thoshte: “Uluni së bashku, të merremi ca çaste me imanin tonë.”

    Faktorët që e shtojnë imanin

    1. Përvetësimii diturisë. All-llahu i Madhërishëm thotë: All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët.” (Fatir 28).
    2. Leximi i kur’anit me meditim dhe përpjekje për të kuptuar domethëniet e tij. All-llahu i Madhërishëm thotë: Eshtë e vërtetë se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta.” (El-Isra’ 9).
    3. Njohja e emrave të bukur të All-llahut dhe cilësive të larta të Tij. Adhurimi ndaj All-llahut të Madhërishëm varet nga kjo njohje.
    4. Meditimi rreth biografisë së pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem.
    5. Meditimi rreth biografisë së të parëve tanë (selefëve).
    6. Meditimi rreth karakteristikave të fesë islame.
    7. Meditimi rreth argumenteve të All-llahut në gjithësi.
    8. Përpjekja për ibadet dhe shtimi i veprave të mira, si namazi, zeqati, sadekaja, agjërimi, haxhi, umreja, dhikri, istigfari, duaja, ruajtja e lidhjeve farefisnore etj.
    9. Kujdesi ndaj veprave të zemrës, si frika, nënshtrimi, dashuria, shpresa, përulja, mbështetja ndaj All-llahut etj.
    10. Bamirësia ndaj robërve të All-llahut.
    11. Ftesa në rrugën e All-llahut me urtësi dhe këshillë të mirë.
    12. Urdhri për të mirë dhe ndalimi nga e keqja, varësisht nga aftësia dhe mundësitë.
    13. Shoqërimi me njerëz të mirë.
    14. Refuzimi i shoqërimit me njerëz të pandershëm dhe të ndyrë.
    15. Kujdesi nga tepria në ushqim, në të folur, në gjumë dhe përzierje me njerëz.
    16. Ulja e shikimit (nga harami).
    17. Të qenët i pavarur nga njerëzit (mosmbështetja në ta).
    18. Sinqeriteti në të folur, duke e pasur parasysh se sinqeriteti shpie në bamirësi.
    19. Shikimi me admirim ndaj atyre që janë më të ngritur në çështjet e fesë, ndërsa në çështjet e kësaj bote, marrja si pikë referimi ata që janë më të ulët.

    Faktorët që e mangësojnë imanin

    1. Injoranca.
    2. Pakujdesia.
    3. Refuzimi dhe harresa.
    4. Mëkatimi.
    5. Smira.
    6. Shoqëria e keqe.
    7. Shejtani.
    8. Nefsi, që urdhëron në të keqe.
    9. Dynjaja dhe sprovat e saj.
    10. Shikimi në gjërat që All-llahu i ka ndaluar.
    11. Marrja me përgojim, bartje të fjalëve dhe polemikë me gjëra të pabaza.
    12. Dëgjimi i asaj që e hidhëron All-llahun, si këngët, muzika, fjalët e kota etj.
    13. Tepria në ushqim, pije, gjumë dhe përzierje me njerëz.

    Bekimet e All-llahut qofshin me Muhammedin sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, me familjen dhe shokët e tij.

     

    www.thirrjaislame.com

    Shkroi: Muhammed ibën Ibrahim EL-HAMED

    Përktheu nga arabishtja: Fahrudin REXHEPI

  • DISA NGA CILËSITË E BESIMTARËVE NË KURAN

    DISA NGA CILËSITË E BESIMTARËVE NË KURAN

    O ju njerëz frikojuni Allahut dhe meditoni rreth asaj që e përmendi Allahu nga cilësitë e besimtarëve në Kuran me qëllim që të merrni mësime dhe shembuj nga to. Allahu në Kuran cilësitë e besimtarëve i ceki në shumë ajete e ndër to janë edhe ato cilësi që i ceki në fillim të sures Muminun: Me të vërtetë, janë të shpëtuar besimtarët, të cilët janë të përulur në namazin e tyre, të cilët shmangen nga fjalët e kota, të cilët japin zeqatin, të cilët e ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme), përveçse me gratë e tyre ose me skllavet që kanë në zotërim – dhe, për këtë, nuk janë fajtorë, ndërsa ata që kërkojnë përtej kësaj, pikërisht ata janë shkelës (të kufijve), – të cilët u përmbahen amaneteve dhe detyrimeve të marra dhe të cilët i kryejnë rregullisht faljet. Pikërisht ata do të jenë trashëgimtarët, që do ta trashëgojnë Firdeusin, ku do të qëndrojnë përjetësisht”.  Muminun 1-11.

    I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, rëndësinë e këtyre ajeteve e qartësoi në një hadith të cilin e përcjell imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, i cili thotë se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Mua më zbritën dhjetë ajete dhe kush punon me to hyn në xhenet”, e pastaj i lexoi ajetet e para të sures Muminun.

    Gjithashtu imam Nesaiu, Allahu e mëshiroftë, e përcjell një hadith nga Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, e cila kur u pyet për moralin e të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, tha se morali i tij ishte Kurani dhe i lexoi ajetet: Me të vërtetë, janë të shpëtuar besimtarët” e deri te “ dhe të cilët i kryejnë rregullisht faljet”. Muminun 1-9, dhe tha: “Kështu ka qenë morali i të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam“.

    Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, dëshiroi të na njofton se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, vepronte me këto ajete dhe u përshkruante me këto cilësi të cilat i përmbajnë këto ajete nga cilësitë e mira.

    Allahu i Madhëruar na bëri me dije se besimtarët që pajisen me këto cilësi, ata janë fitimtarët, të lumturit dhe të shpëtuarit, kurse ata që nuk pajisen me këto cilësi janë të humburit ashtu siç tha edhe vet i Madhëruari. “Në të vërtetë, Ne e krijuam njeriun në trajtën më të përkryer, pastaj e çuam atë (kur nuk beson) në gjendjen më të ulët, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira: ata do të kenë shpërblime të pandërprera”. Tin 4-6. Dhe poashtu tha: “Për kohën! Me të vërtetë, njeriu është në humbje, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit durimin”. Asr 1-3.

    Allahu i Madhëruar në këto ajete na tregoi se çdo njeri është në humbje përveç atij që përshkruhet me besim dhe me vepër të mirë dhe thirr në të mirë dhe ndalon nga e keqja dhe bën durim në atë që sprovohet.

    Thënia e Allahut: “të cilët janë të përulur në namazin e tyre“. Muminun 2,  na bën me dije rëndësinë e faljes së namazit dhe pozitën e tij në Islam dhe se është një prej cilësive të besimtarëve për arsye se namazi është shtyllë e fesë dhe shkak që të mbron nga e shëmtuara dhe të largon nga e liga dhe ta lehtëson veprimin e punëve të mira ashtu siç thotë edhe Allahu: “Kërkoni ndihmën e Allahut me durim e me namaz”. Bekare 45.

    Përkujdesja për namazin duhet të jetë primare për muslimanin për arsye se gjëja e parë që do të japë llogari robi Ditën e Kiametit do të jetë namazi. Të përulur në namaz do të thotë që zemra jote të jetë prezente në namaz e nënshtruar para Allahut dhe gjymtyrët e tua të jenë të qeta, pa lëvizje të panevojshme. Përulja në namaz është shpirti i tij dhe ajo që kërkohet në të dhe robi nuk merr nga namazi i tij vetëm se aq sa ka qenë prezentë shpirti i tij. Preokupimi i zemrës në namaz me gjëra të kota që nuk kanë lidhje me namazin dhe bërja e lëvizjeve të tepërta të panevojshme është sjellje dhe moral i keq me Allahun. Kthimi i fytyrës në të majtë apo në të djathtë është largim i fytyrës nga Allahu dhe mashtrim i shejtanit i cili tenton që t’i vjedh robit nga namazi i tij dhe kjo është argument i shkujdesjes së zemrës së tij nga namazi.

    Thënia e Allahut: “të cilët shmangen nga fjalët e kota”. Muminun 3, e ka për qëllim largimin nga çdo e kotë dhe këtu përfshihet edhe shirku dhe të gjitha llojet e mëkateve dhe poashtu e përfshin atë që nuk ka dobi prej saj nga thëniet dhe veprat.

    Prej cilësive të besimtarëve është se ata i shmangen të gjitha llojeve të kotës dhe janë të preokupuar vetëm se me të vërtetën dhe të dobishmen për ta. Ata nuk i dëgjojnë përgojimet dhe bartjet e fjalëve, muzikën dhe instrumentet muzikore, nuk shikojnë në të kotën që u prezantohet nëpërmjet filmave dhe serialeve të ndryshme, nuk ulen nëpër mexhlise e dëfrimit ku në flitet e kota dhe veprohen mëkate e gjynahe dhe nuk i përgjigjen ftesave të atyre që e shpërndajnë të kotën nëpër tokë.

    Thënia e Allahut: “të cilët japin zeqatin”. Muminun 4, e ka për qëllim ata që e pastrojnë veten duke vepruar vepra të mira (fjala zeqatë në aspekt gjuhësor do të thotë pastrim dhe shtim) dhe duke iu larguar ndalesave dhe duke e dhënë zeqatin e pasurisë së tyre.  

    Thënia e Allahut: “të cilët e ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme), përveçse me gratë e tyre ose me skllavet që kanë në zotërim – dhe, për këtë, nuk janë fajtorë, ndërsa ata që kërkojnë përtej kësaj, pikërisht ata janë shkelës (të kufijve)“. Muminun 5-7, e ka për qëllim ata që e ruajnë nderin e tyre duke mos rënë në imoralitet dhe homoseksualizëm dhe poashtu iu larguan çdo mjeti i cili të çon deri në shthurje morale. Për këtë ata iu larguan shikimit  të ndaluar, e stolisën veten me petkun e devotshmërisë dhe i larguan gratë nga përzierja me burra të huaj dhe nga udhëtimi pa mahrem dhe u larguan nga shikimet e filmave të degjeneruar dhe pamjeve të ndaluara. Pastaj Allahu i Madhëruar e qartësoi se atij që nuk i mjafton ajo që ia lejoi Allahu nga kënaqësitë me gratë e veta dhe i tejkalon kufijtë duke i bërë mëkat Allahut, ai do të jetë meritor i ndëshkimit dhe dënimit të Allahut.

    Thënia e Allahut: “të cilët u përmbahen amaneteve dhe detyrimeve të marra“. Muminun 8, e ka për qëllim ata që i marrin amanetet duke filluar nga detyrimet fetare, të drejtat në pasuri, fshehtësive, pastaj mjeteve dhe sendeve të ndryshme, janë të detyruar që amanetin ta dërgojnë deri në vend dhe të përkujdesen për të ashtu siç e meriton ai amanet të përkujdeset. Poashtu punëtorët dhe udhëheqësit janë të detyruar që amanetet e tyre që i kanë marrë tua japin hakun dhe mos t’i bëjnë padrejtësi njerëzve dhe tua kthejnë amanetet atyre që u përkasin: “Allahu ju urdhëron që amanetet t’jua ktheni atyre që u përkasin”. Nisa 58.

    Marrja e amanetit do të thotë përkujdesja për të dhe të kthyerit e tij deri tek pronari në gjendje të mirë ashtu edhe siç e ke marrë për arsye se kjo është besëlidhje dhe besëlidhja duhet që të respektohet dhe mos të thyhet: “Zbatoni besëlidhjen e Allahut, kur ta merrni mbi vete”. Nahl 91.

    Thënia e Allahut: “dhe të cilët i kryejnë rregullisht faljet”. Muminun 10, na qartëson vlerën dhe rëndësinë e namazit për arsye se Allahu fillon në fillim të sures me cekjen e faljes së namazit dhe i përfundon këto ajete me përmendjen e namazit dhe nxitjes që ai të falet rregullisht. Përkujdesja për namaz do të thotë falja e tij në kohë duke marrë abdes si duhet dhe duke i plotësuar kushtet, shtyllat, detyrimet dhe duke e falur në kohët e veta dhe në vendet ku ka urdhëruar Allahu që të falet  e ato janë xhamitë edhe atë së bashku me xhemat. Kush len diçka nga këto dispozita pa asnjë arsye fetare nuk bën pjesë në ata që përkujdesen për namazin, madje ai konsiderohet nga ata që e neglizhojnë atë dhe për të cilët Allahu thotë: “Pas atyre erdhën brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të pësojnë dënimin e madh”. Merjem 59. Dhe poashtu nga ata që Allahu për ta thotë: “Mjerë për ata, të cilët kur falen, janë të pakujdesshëm për namazet”. Maunë 4-5.

    Allahu i Madhëruar në fund të këtyre ajeteve e cek shpërblimin e atyre që pajisen me këto cilësi të cekura në ajete dhe thotë: “Pikërisht ata do të jenë trashëgimtarët, që do ta trashëgojnë Firdeusin, ku do të qëndrojnë përjetësisht”.  Muminun 11.

    Përcillet se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Kështu, kur të kërkoni prej Allahut (ndonjë gjë), kërkoni Firdeusin, i cili është pjesa e më e mirë dhe më e lartë e Xhenetit Përmbi të (Firdeusin) është Arshi i të Gjithëmëshirshmit (Allahut) dhe prej andej vërshojnë lumenjtë e Xhenetit”.

    Pastaj Allahu i Madhëruar e mbaron ajetin ku e cek se qëndrimi i tyre në Firdeus do të jetë i përjetshëm dhe nuk do të kenë nevojë për frikë se kjo do tu humb apo do të kalojë tek të tjerët dhe se ata do të nxirren nga ai.

    E lus Allahun që me mëshirën dhe begatinë e Tij të na bën prej banorëve të Firdeusit.

    SHEJH DR. SALIH EL FEUZAN

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • SHENJAT E PËRFUNDIMIT TË KEQ

    SHENJAT E PËRFUNDIMIT TË KEQ

    Falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtet Ai s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë vetëm se Allahut, azze ue xhel, që është Një dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

    Pasi që vendbanimi i robit pas vdekjes së tij është i fshehtë për krijesat dhe dituria është vetëm tek Allahu, nuk i takon askujt që të gjykojë për një krijesë të Allahut se a është banor i xhenetit apo i xhehenemit. Përjashtim bëhet vetëm për ata për të cilët na kanë ardhur citate të qarta prej Kurani dhe Suneti se janë banorë të xhenetit apo xhehenemit. Mirëpo pasi që përfundimi i njeriut sipas të dhënave të mbledhura si pasojë e vëzhgimeve të drejtpërdrejta është bërë tregues i asaj se robi a shpresohet të jetë prej banorëve të xhenetit apo të xhehenemit, neve na lejohet që disa njerëz t’i përgëzojmë dhe të shpresojmë për ata xhenet e për disa të frikohemi dhe të shpresojmë rahmet, sipas asaj çka ka vepruar robi i Allahut.

    Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Ka prej jush që punojnë vepra të banorëve të xhenetit (sipas asaj çka e shohin njerëzit) mirëpo ata janë prej banorëve të xhehenemit. Ka prej jush që punojnë vepra të banorëve të xhehenemit, mirëpo ata janë prej banorëve të xhenetit. Veprat shpërblehen sipas përfundimit të saj“.

    Ibën Batal, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Në fshehtësinë e përfundimit të veprave prej robit gjejmë urtësi të madhe. Po ta dinte robi i Allahut se do të jetë prej të shpëtuarve do t’i hynte vetja në qejf  dhe do ta braktiste punën. Po ashtu po ta dinte se do të jetë prej të shkatërruarve do ta braktiste punën dhe do t’i shtonte veprat e shëmtuara. Prandaj u fsheh kjo dituri prej tij që ai gjithmonë të jeton mes shpresës dhe frikës”.

    Ky ishte shkaku se pse njerëzit e mirë frikoheshin prej përfundimit të keq. Ata përpiqeshin që gjithmonë të kenë mendim të mirë për Allahun, të veprojnë vepra të mira dhe ato të jenë të vazhdueshme.

    Malik ibën Dinar, Allahu e mëshiroftë, falte namaz tërë natën, e kapte mjekrën e tij dhe thonte: “O Zot, Ti i din banorët e xhenetit dhe banorët e xhehenemit, ku do të jetë vendbanimi i Malikit?

    Sufjan Theurijut,  Allahu e mëshiroftë, kur iu afrua vdekja filloi të qajë dhe njëri prej tyre që ishte prezent i tha: “O Sufjan a qanë për shkak mëkateve të shumta që i veprove? –Tha: Jo, por frikohem se mos po më rrëmbehet imani para vdekjes”.

    Pasi që çështja e përfundimit qenka e madhe njeriut i takon të kujdeset për llogaritjen e vetvetes dhe të paralajmërohet prej mashtrimeve të epshit e shejtanit dhe të nxiton kah pendimi i sinqertë. Çdo shkujdesje dhe neglizhencë  prej anës së tij do të jetë pendim e mallkim dhe akuzat për këtë gjendje nuk duhet t’i drejton askund tjetër përveç se në adresën e tij.

    Pamjet e momenteve të vdekjes janë prej gjendjeve më të rënda për njeriun. Dhembjet e saj janë të rënda e mundimet të papërshkrueshme. Robi si të kishte qenë prej tyre që e pastronin shpirtin me vepra të mira dhe e përmisonin të brendshmen dhe të jashtmen e tyre për hir të Allahut, për të shpresohet përfundim i mirë. Si të kishte qenë prej tyre që i bëjnë padrejtësi vetes me mëkate e gjynahe përfundimi i tij frikohet se nuk do të jetë i mirë. Allahu askujt nuk i bën padrejtësi, i jep atij çka donë me mëshirën e Tij dhe i merr atij çka donë me drejtësinë e Tij.

    Imam Abdulhak el Ishbilij,  Allahu e mëshiroftë, thotë: “Dije se përfundimi i keq nuk është vetëm se për atë i cili mendjen e ka të shëmtuar dhe këmbëngul në veprimin e mëkateve të mëdha e shkatërruese, më e keqja është kur sprovohet me këtë sprovë para se të vdes dhe nuk ka mundësi të pendohet, Allahu na ruajt prej kësaj gjendje. Belaja më e madhe është kur njeriu është i përqendruar në fe e pastaj i ndryshohet gjendja, fillojnë mëkatet t’i duken të mira e ti vepron dhe kjo të bëhet shkak i përfundimit të tij të keq, Allahu na ruajt:

    Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete. Kur Ai dëshiron ta ndëshkojë një popull, askush nuk mund ta pengojë Atë; dhe ata, përveç Tij, s’kanë asnjë ndihmës.” Rad 11.

    Ndoshta ndonjë lloj i mëkatit apo shpifjes në ato momente të vështira bëhet shkaktar për marrjen e zemrës së tij, robërimin e mendjes së tij, fikjen e dritës së tij, i vendoset perde, nuk i bën dobi rikujtimi e as këshilla, dëgjon zërin i cili ia përsërit shehadetin por nuk e kupton qëllimin e tij dhe vdes në këtë gjendje të mjerueshme e cila është shenjë e përfundimit të keq të tij”.

    Imam el Ishbilij, Allahu e mëshiroftë, pastaj e cek një rast të një përfundimi të keq dhe thotë: “Përcillet se në Egjipt jetonte një njeri i cili ishte muezin dhe imam xhamie dhe të gjithë e njihnin si njeri i devotshëm. Një ditë u ngrit lartë në minare për ta thirrur ezanin, ndërsa poshtë minares afër xhamisë ishte shtëpia e një të krishterë. Shikoi në brendësinë e asaj shtëpie, e pa një vajzë të bukur me të cilën u sprovua, e la ezanin zbriti poshtë dhe hyri në shtëpinë e asaj vajze.  Vajza i tha: Çka dëshiron prej meje? – Ky i tha: Të dëshiroj ty. – Vajza e pyeti: Pse? –Ju përgjigj: Ma rrëmbeve zemrën dhe ma rrëmbeve shpirtin. – Vajza i tha: Asnjëherë nuk do të bëhem e jotja. – Ky ia ktheu: Atëherë do të martoj. – Vajza: Ti je musliman e unë krishtere. Babai im nuk do të më marton asnjëherë për ty. –Tha: Atëherë unë do të bëhem i krishterë. – Vajza: Bëhu dhe do të martohem për ty. – U bë i krishterë për ta martuar atë vajzë, atë ditë qëndroi në shtëpinë e saj dhe po të njëjtën ditë doli në tarracë të shtëpisë ku edhe ra prej saj dhe vdiq. E humbi vajzën, e humbi fenë, e humbi ahiretin dhe Allahu ia mori shpirtin si jobesimtar për shkak se epshin e tij e bëri Zot”.

    Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, na përcjell se një njeriut i është thënë në prag të vdekjes: Thuaj: La ilahe il-lallah, ai ka thënë: S’më bën dobi mua kjo fjalë, unë nuk di që kam falur për Allahun ndonjë namaz? Dhe nuk e ka shqiptuar këtë fjalë.

    Ibën Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, na përcjell prej Abdulaziz ibën Ebi Revad, Allahu e mëshiroftë, i cili ka thënë: Kam prezantuar tek një njeri i cili ishte në agonin e vdekjes dhe ia përkujtonin atij fjalën La ilahe il-lallah, dhe në fund ai nuk e shqiptoi këtë fjalë dhe tha unë e mohoj këtë që e thua dhe vdiq në këtë gjendje. Thotë transmetuesi kam pyetur për të çfarë ka bërë: Mu përgjigjën se ai ka qenë i dhënë pas alkoolit. Abdulaziz ibën Ebi Revad thoshte: Frikësohuni nga mëkatet sepse këto janë ato që e kanë sjellë në këtë situatë.

    Dhe të ngjashme si kjo e përmend Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, i cili thotë: Ka qenë një njeri i cili ulej me ata që pinin alkool, pasi që i erdhi vdekja erdhi një njeri ia kujtonte shehadetin kurse ai i tha atij: Pi ti pastaj më jep të pijë edhe unë, pastaj vdiq. Një rast tjetër që e përmend Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij El Kebair (Mëkatet e mëdha) se një njeri i cili luante shah kur ishte në agoni të vdekjes, iu është thënë atij, thuaj: La ilahe il- lallah, ai tha: Luaj ti, pastaj vdiq, ia mundi gjuha e tij me atë që e kishte kaluar tërë jetën e tij dhe në vend se ta thotë fjalën e teuhidit (La ilahe il-lallah) ai tha luaj ti.

    Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, gjithashtu e përmend se një person ishte i njohur me dashurin ndaj këngës dhe muzikës dhe kah do që shkonte i përsëriste ato dhe kështu pasi që i erdhi agonia e vdekjes i është thënë atij: Thuaj: La ilahe il lallah, ai filloi të këndonte derisa vdiq dhe nuk e shqiptoi fjalën e teuhidit.

    Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, po ashtu thotë më kanë treguar disa tregtarë për një të afërm të tyre kur i erdhi agonia e vdekjes, njerëzit përreth tij filluan t`ia kujtojnë fjalën: La ilahe il-lallah, kurse ai thoshte: Ky mall kushton kaq, ky mall është i lirë, ky myshteri është i mirë derisa vdiq dhe nuk e shqiptoi shehadetin.

    Një tjetrit i thonin thuaj la ilahe il-lallah. Thonte: Ah, ah, nuk mundem ta shqiptoj.

    Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, u përpoq t’i komenton tregimet që i përmendëm me herët, dhe tha: “I Lartësuar qoftë Allahu, kjo çfarë kanë parë njerëzit është mësim për ata që kanë mendje? Kur njeriu është në gjendje të mirë shëndetësore, i fortë dhe i fuqishëm shejtani mundohet ta mbizotëron atë dhe ta fut në mëkate ndaj Allahut të Madhëruar, e bën atë që zemra e tij të jetë e pakujdesshme në përmendjen e Allahut, e bën që të harron ta përmend Allahun me gjuhën e tij dhe e bën që ta largon nga adhurimet e gjymtyrëve, kjo kur është njeriu i fortë dhe i fuqishëm, atëherë si mendon ti kur njeriut i bie kjo forcë, dobësohet dhe plaket? Në kohën kur ky njeri fillon të ndiej dhimbje në trupin e tij dhe fillon të ankohet për dhimbjet që i ndien, në këtë situatë shejtani i mallkuar e përmbledh të gjithë fuqinë dhe synimin e tij për ta fituar këtë person dhe për ta kthyer kah ai dëshiron, shejtani është shumë i fort në këtë gjendje kurse personi në fjalë është më së ligështi në këtë gjendje prandaj vështir është që të shpëton ky njeri në këtë situatë përveç atyre që i forcon Allahu. Allahu, azze ue xhel, thotë: Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër, kurse keqbërësit i shpie në humbje; Allahu bën ç’të dojë”. Ibrahim 27.

     Përfundimi i keq është dy shkallë, Allahu na ruajt prej tij:

    E para: Është përfundim shumë i keq dhe i tmerrshëm, ky përfundim është kur në prag të vdekjes e kap njeriun dyshimi, mohimi, kufri dhe të folurit diç që është në kundërshtim me atë që ka zbritur Allahu apo ka treguar Muhamedi, sal-allahu alejhi ue selem.

    E dyta: Është më e vogël se kjo e para: Kjo është kur në prag të vdekjes njeriu fillon të dëshiron ndonjë gjë prej gjërave të dunjasë, apo ndonjë dëshirë prej dëshirave të ndaluara dhe kjo i shfaqet atij në momentin e vdekjes në zemrën e tij, njeriu vdes në atë gjendje çfarë ka jetuar, nëse ka qenë nga ata që ka dhënë kamat ai do të përfundon me këtë mëkat të madh, nëse ka qenë nga ata që ka vepruar harame të tjera si p.sh.: Drogë, muzikë, cigare dhe fotografi pornografike, u ka bërë padrejtësi njerëzve e të ngjashme si këto përfundimi i tij do të jetë i keq, Allahu na ruajt. Mirëpo nëse është nga ata që kanë qenë njësues të Allahut ata do të jen të mbrojtur nga dënimi i Allahut.

    Pasi që përfundimi i keq është çështje e rrezikshme për jetën e njeriut na detyrohet t’i njohim disa prej shkaqeve më kryesore të cilat na drejtojnë kah ajo me qëllim që t’i largohemi dhe mos t’i afrohemi rrethit të saj.

    – Prej shkaqeve të përfundimit të keq është: Braktisja e ahiretit dhe dashuria ndaj dunjas.

     Allahu, azze ue xhel, thotë: “Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër. Ai do të thotë: “O Zoti im, përse më ringjalle të verbër, kur unë kisha shikuar më parë?” (Allahu) do t’i thotë: “Kështu të erdhën shenjat Tona dhe ti i harrove ato e po kështu sot do të jesh i harruar. Kështu e ndëshkojmë Ne atë që e tepron (me gjynahe) dhe nuk beson shenjat e Zotit të tij; e dënimi në jetën tjetër, në të vërtetë, është më i ashpër dhe më i qëndrueshëm“. Taha 124-127.

     Imam Abdulhak el Ishbilij,  Allahu e mëshiroftë, thotë: “Dije, Allahu të mëshiroftë, se përfundimi i keq ka shkaqe, mënyra dhe rrugë. Më kryesorja është dashuria ndaj dunjasë, braktisja e ahiretit dhe bërja e mëkateve”.

    – Prej shkaqeve të përfundimit të keq poashtu është: Lënia e pendimit për më vonë, vazhdimësia në mëkate dhe mospërfillja e detyrimeve.

     Shumë njerëz pretendojnë se do të pendohen prej mëkateve, por kur? Beqari thotë do të pendohem kur të martohem. Studenti thotë do të pendohem kur t’i përfundoj studimet. Fukaraja thotë do të pendohem kur të punësohem. I riu thotë do të pendohem kur të plakem dhe kështu me radhë, secili e cakton një afat kohor se kur do të pendohet. Mirëpo i parashtrohet pyetja të gjithëve se kush ju garanton se do ta mbërrini realizimin e këtyre shpresave? A nuk frikoheni se Allahu do t’ua marrë shpirtin para se t’i realizoni shpresat e juaja? Po edhe nëse e mbërrini atë afat kohor që e dëshironi, kush ju garanton se do të pendoheni kur dihet se jetën e keni kaluar në mëkate dhe epshe, të cilat në shumicën e rasteve janë shkak i rrotullimit të zemrave dhe shkatërrimit të saj? Allahu, azze ue xhel, thotë: “O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret drejt asaj që ju jep jetë! Dhe ta dini se Allahu ndërhyn midis njeriut dhe zemrës së tij dhe se tek Ai do të mblidheni të gjithë”! Enfal 24.

    Allahu, azze ue xhel, thotë : “Ne do t’ua largojmë zemrat dhe shikimet e tyre nga e vërteta”, e pastaj e qartëson shkakun e këtij largimi ku thotë: “sepse ata nuk e besuan atë (Kuranin) herën e parë”. Pra shkaku i saj ishte refuzimi i të vërtetës kur iu erdh herën e parë, e pastaj thotë: “Ne do t’i lëmë ata që të bredhin të verbër në humbje e mosbesim”. Enam 110.

    Allahu e mallkon një popull të cilin e mashtrojnë shpresat dhe i braktisin punët e ahiretit, e pastaj kur i vjen exheli ata janë në shkujdesje. Allahu, azze ue xhel, thotë:“Do të vijë dita (e Kiametit), kur mohuesit do të dëshirojnë që të ishin muslimanë. Lëri ata që të hanë e të kënaqen dhe le t’i mashtrojë shpresa;ata do ta marrin vesh”! Hixhr 2-3.

    Ali ibën Ebi Talib, radijallahu anhu, thotë: “Frikohem për ju prej dy gjërave: Prej shpresës së gjatë dhe pasimit të epshit. Shpresa e gjatë është shkak për harrimin e ahiretit, kurse pasimi i epshit të largon prej të vërtetës”.

    – Prej shkaqeve të përfundimit të keq poashtu është: Dashuria ndaj mëkateve.

     Njeriu kur vazhdon të bën mëkate dhe nuk nxiton që të pendohet prej saj, ia dobëson zemrën dhe ia mbisundon mendjen në momentet e fundit të jetës që të mos pendohet prej saj. Allahu shpirtin ia merr në këtë gjendje dhe kështu do të ringjallet Ditën e Kiametit.

    Xhabir, radijallahu anhu, na përcjell se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Çdo rob do të ringjallet ashtu siç ka vdekur”.

    Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Mëkatet dhe pasionet e zhgënjejnë vepruesin e tyre para vdekjes së bashku me shejtanin dhe kështu që kur i shtohet edhe besimi i dobët në ato momente, atëherë prite përfundimin e keq”.

    – Prej shkaqeve të përfundimit të keq poashtu është: Veprimi i risive, pasimi i atyre që i veprojnë ato dhe mbrojtja e saj me të gjitha mënyrat e mundshme.

    Imam el Kazvinij, Allahu e mëshiroftë, kur flet për përfundimin e keq thotë: “Përfundimi i keq ka shkaqe të shumta, mirëpo më të rënda dhe më së shumti që duhet të frikohemi janë dy gjëra:

    E para: Risia e rrënjosur në zemrën e vepruesit të saj, i cili tërë jetën e vepron duke menduar se ajo është e vërtetë, mirëpo në fakt ajo është e kotë.

    E dyta: Besimi i dobët, dashuria ndaj dunjas e cila e mbisundon zemrën e njeriut dhe dashuria e dobët ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Atë të cilin epshet dhe pasionet e udhëheqin tërësisht do ta urrejë fenë e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do ta urrejë përmendjen e vdekjes dhe momentin e saj, do ta urrejë largimin prej kësaj bote dhe takimin me Allahun. Në këtë rast frikohet për të se do t’i largohet besimi prej gjoksit të tij.

    Pasi që i përmendëm shkaqet e përfundimit të keq detyrohemi që ta angazhojmë veten me adhurime dhe devotshmëri, t’i largohemi mëkateve dhe asaj çka e ka ndaluar Allahu, të lutemi vazhdimisht që përfundimi i jonë të jetë i mirë dhe të kemi mendim të mirë për Allahun.

    Abdullah ibën Amru, radijallahu anhu, na përcjell se e ka dëgjuar Pejgamberin, sal-allahu alejhi ue selem, duke thënë: Të gjitha zemrat e bijve të Ademit janë në mes dy gishtave prej gishtave të Allahut sikurse një zemër e vetme, i rrotullon kah të donë”

    Dhe pastaj ka thënë: O Ti i cili i rrotullon zemrat forcona zemrat tona në nënshtrim ndaj Teje”

     E lus Allahun, azze ue xhel, me emrat e Tij të bukura dhe cilësitë e Tij të larta të na mbron prej përfundimit të keq dhe gjithë rrugëve të cilat na drejtojnë kah ajo dhe të na mundëson të vdesim ashtu siç dëshiron Allahu prej robit të Tij.

    Literaturë e konsultuar:                

    1- Husnul hatimeh ue su’uha – Dr. Halid Shajia

    2- Su’ul hatimeh – Dr. Emin Shekaui

    3- Su’ul hatimeh – Dr, Abdulaziz Sed’han

    Përgatiti dhe përkthehu nga arabishtja: Irfan Jahiu

  • DITA E GJATË

    DITA E GJATË

    Njerëzit në këtë botë jetojnë të shkujdesur dhe me shpresa të gjata. Prandaj, rikujtimi i shpirtit për realitetin e udhëtimin të tij është i domosdoshëm, me qëllim që ta ndërton ahiretin me dunjan dhe ta shfrytëzon të tashmen për të ardhmen. Allahu e bëri bindjen në ditën e Kiametit prej shtyllave të besimit dhe na mësoi se do të vijë një ditë ku të gjitha krijesat do të zhduken: Çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket”. Rahman 26. E pastaj do të vijë një ditë tjetër ku Allahu do t’i ringjall të gjitha krijesat prej varrezave, e i pari prej tyre do të ringjallet profeti jonë Muhamedi, sal-allahu alejhi ue selem. Të gjithë do të ringjallen të zhveshur, këmbëzbathur, të pa bërë synet: Ashtu siç e filluam krijimin e parë, do ta përsërisim atë”. Enbija 104. I pari i cili do të vishet prej krijesave do të jetë Ibrahimi, alejhi selam, njerëzit e mirë do të vishen me rroba fisnike, ndërsa të shëmtuarit do të vishen me rroba prej hekurit të shkrirë. Tubimi i tyre nuk do të jetë në këtë tokë dhe këta qiej, por do të jetë në tokën e mahsherit (vendi ku do të mblidhen njerëzit ditën e Ringjalljes). Aisha, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: O i Dërguar i Allahut, ku do të jenë njerëzit atë ditë? – U përgjigj: “Mbi urën e Siratit ( ura që kalon mbi xhehenem) “.

    Nuk do të përjetojnë robërit asnjëherë ditë më të vështirë se kjo ditë. Allahu e përshkroi këtë ditë si të vështirë e të rëndë, ku flokët e fëmijës do të thinjen, çdo grua me fëmijë në gji do ta harrojë fëmijën e saj dhe çdo grua shtatzënë do ta hedhë barrën e vet. Njerëzit do t’i shihen si të dehur, ndonëse ata nuk do të jenë të dehur, shikimet e tyre do të jenë të shtangur, pa lëvizje fare, nuk do të flet asnjëri prej tyre, do të ik njeriu prej të dashurve të tij, prej nënës, babait, fëmijës, gruas, ndërsa mëkatari do të dëshiron që edhe më të dashurit e tij të hyn në xhehenem, e ai të shpëton: “Për të liruar veten nga dënimi i asaj dite, fajtori do të sakrifikonte me gjithë qejf fëmijët e vet, edhe gruan, edhe vëllanë e vet, edhe farefisin, që i gjendej pranë (në jetën e Tokës), si dhe të gjithë ata që gjenden në faqe të Tokës, nëse kjo do të mund ta shpëtonte”. Mearixh 11-14.

    Toka do të dridhet e do të bëhet copë e thërrime, kodrat do të lëvizin, toka e kodrat do të ngrihen lart e do ti mëshojnë njëra tjetrës me një të goditur shkatërrimtare, kodrat do të bëhen rërë rrëshqitëse dhe do të bëhen si leshi i shprishur, kurse toka do të sheshohet nga rrënimi i maleve. Detet do të përzihen dhe do të vlojnë si zjarr flakërues, qielli do të bën një tronditje të fortë e do të çahet për shkak se atë ditë është i rraskapitur, e pastaj do të bëhet i kuq si vaj i shkrirë, yjet do të rrëzohen, dielli do të mblidhet e do të humbë shkëlqimin së bashku me hënën, ndërsa toka do të errësohet: “Por, kur sytë t’i verbohen dhe të zihet Hëna dhe Dielli e Hëna të bashkohen”. Kijame 7-9. Atë ditë njerëzit do të jenë si fluturat e shpërndara, egërsirat do të tubohen dhe shpirtrat do të bashkohen (me trupat), fletët do të shpërndahen, xhehenemi do të flakërojë, xheneti do të afrohet, edhe melekët nga të gjitha anët do të jenë të pranishëm në dijeni dhe llogari para Allahut, me zërin e tyre do ta lavdërojnë Allahun dhe të gjithë do të jenë të frikësuar nga pamja e tyre madhështore dhe zëri lavdërues. Atë ditë çdokush do të marrë vesh çfarë kishte përgatitur për këtë ditë. Do të shpalosen zemrat e fshehtësitë,  mëkatari do të pendohet për mëkatet e bëra dhe do të shpreson që asnjëherë mos t’i kishte vepruar dhe afruar atyre. Njerëzve nuk do t’ju lejohet që të flasin dhe as të arsyetohen për veprat e tyre: Kjo është një ditë, kur ata nuk do të mund të flasin dhe nuk do t’u jepet leje për t’u shfajësuar”. Murselat 35-36.

    Gjendja e njerëzve të mirë dhe besimtarëve:

    Atë Ditë do të ketë fytyra rrëzëllore, të qeshura e të gëzuara. Atë Ditë do të ketë edhe fytyra të pluhurosura, që do t’i mbulojë errësira. Dielli me ngrohtësinë e tij do tu afrohet njerëzve me largësi prej vetëm një miljesh, e nuk do të ketë aspak hije, pos hijes së Arshit të Allahut, Zotit të botëve, disa do të jenë nën hijen e Tij e disa në diellin e nxehtë, të ngushtuar dhe të përplasur në njëri-tjetrin, duke i kapluar etja për ujë, e djerset  do tu rrjedhin për tokë, e do t’i mbulojnë disa deri në zokth të këmbëve, e disa deri në gjunjë, e disa deri në fyt, në pajtim me veprat e tyre. Profeti, alejhi selam, thotë: “Mundimet dhe mërzit e njerëzve do të arrin atë ditë aq shumë sa nuk do të mund t’i përballojnë”.

    Gjendja e mëkatarëve dhe jobesimtarëve:

    Mëkatari atë ditë do të pendohet fort për mos kryerjen e adhurimeve në dunja dhe prej pikëllimit të madh do të hajë gishtat e duarve të veta. Allahu, azze ue xhel, thotë: Atë Ditë keqbërësi do të hajë gishtat e duarve të veta, duke thënë: “Ah, sikur ta kisha marrë rrugën (e drejtë) me të Dërguarin! Ah, sikur të mos e kisha bërë filanin mik! Ai më ka larguar nga Këshilla (Kurani) që më kishte ardhur!”. Furkan 27-29. Mëkatari do ta urren veten, familjen, shokët dhe çdo dashuri të cilin nuk e kishte bazuar mbi baza fetare do ta shëndrron në armiqësi.

    Sunduesit e botës nuk do të kenë më sundim pos nënçmim, ngase do të jenë më të vegjlit në formë dhe më të përulurit në atë ditë dhe në atë vend. Atë ditë shumëfishohet padrejtësia e dunjas, ashtu siç na njofton Profeti, alejhi selam:”Padrejtësia ditën e Kiametit shumëfishohet”. Njerëzit do të hakmerren, dëmbërësi do t’i kthejë padrejtësitë me dhurimin e të mirave tek i dëmtuari dhe do t’i marrë të këqijat, poashtu edhe kafshët do të hakmerren mes veti (siç dëftojnë për këtë disa hadithe se kafsha pa brirë do të hakmerret ndaj kafshës me brirë). Njerëzit më të këqij ditën e Kiametit do të jenë njerëzit me dy fytyra, të cilët disave u janë paraqitur me një fytyrë, e disa të tjerëve me fytyrë tjetër. Kush e shpëton  një të brengosur (ia largon brengat), Allahu ia largon atij një brengë prej brengave të Ditës së Kiametit. Kush ia lehtëson dikujt një çështje që i është vështirësuar, Allahu ia lehtëson atij në këtë botë dhe në ahiret (botën e ardhshme). Kush ia mbulon një të metë vëllait të vet, Allahu ia mbulon atij në dunja dhe ahiret. Njerëzit e drejtë do të ulen në minbera prej drite në anën e djathtë të Allahut. Çdo njeri do të ringjallet ashtu si ka vdekur, si të kishte vdekur në Haxh do të ringjallet duke bërë telbije (duke thënë Lebbejke Allahume Lebbejke), si të kishte vdekur në rrugë të Allahut do të ringjallet dhe ngjyra e tij, ngjyrë gjaku, kurse era e tij, erë misku. Muezinët atë ditë do të jenë me qafa më të gjata, çdo gjë që e ka dëgjuar ezanin e tij do të dëshmon për të ditën e Kiametit. Çdo njeri atë ditë do të jetë nën hijen e lëmoshës së tij deri sa Allahu të gjykon mes njerëzve. Çdo vepër e robit do të peshohet në peshore, qoftë e madhe apo e vogël, Allahu askujt nuk do t’i bën padrejtësi: “Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë”. Zelzele 7-8. Fjala elhamdulilah e mbush peshoren, subhanallahi ue bihamdihi subhanallahi el adhim janë të rënda në peshore. Profeti, alejhi selam, në një hadith thotë: Dy fjalë të lehta për t’u shqiptuar, të rënda në peshore, të dashura tek Zoti, ato janë: “subhanallahi ue bi hamdihi, subhanallahi el adhim.”

    Atë ditë librat do të shpalosen, sa prej veprave i ke harruar, sa prej mëkateve që i ke fshehur do të paraqiten, librat do të lexohen, gjymtyrët do të flasin, melekët do të dëshmojnë, poashtu Allahu do të jetë dëshmitar për të gjitha veprat: Në çfarëdo pune që të jesh, çfarëdo gjëje që të lexosh nga Kurani dhe çfarëdo pune që të bëni (o njerëz), Ne jemi dëshmitarë, kur ju të thelloheni në të. Zotit tënd nuk i fshihet asnjë grimë peshe, në Tokë e në qiell; as më pak nga ajo e as më shumë nuk mbetet pa u shënuar në Librin e qartë”. Junus 61. Pasi që të gjykohet mes kafshëve do të fillon gjykimi mes njerëzve. Umeti i parë i cili do të gjykohet do të jetë umeti i Muhamedit, alejhi selam. Poashtu ky umet do të jetë i pari i cili do të kaloj mbi Sirat dhe i pari i cili do të hyjë në xhenet. Profeti, alejhi selam, thotë: “Ne jemi të fundit, mirëpo të parët ditën e Kiametit”.

    Allahu, azze ue xhel, ditën e Llogarisë  do ta fisnikëron Muhamedin, alejhi selam, me një krua (Haud), i cili është i gjerë dhe i gjatë një muaj distancë udhëtim. Uji i tij është më i bardhë se qumështi, ndërsa era e tij më e këndshme se parfumi (misku). Aty do të shuajnë etjen vetëm besimtaret e sinqertë të këtij umeti, kush pinë prej tij nuk ndien etje më kurrë. Disave prej umetit do t’ju ndalohet afrimi tek Haudi dhe Profetit, alejhi selam, do t’i pamundësohet kontakti me ta. Profeti ,alejhi selam, thotë: Unë do t’ju paraprijë tek Haudi. Kush vjen, pinë, e kush pinë nuk ndien etje më kurrë. Do të më vijnë tek Haudi ca njerëz, që i njoh e më njohin, por më pas pamundësohet kontakti me ta (afrimi i tyre tek haudi)…them: O Zot, ata janë shokët e mi. Një melek më përgjigjet: Ti nuk e di se çfarë kanë bërë – shpikur pas teje”.

    Me një transmetim tjetër: “Unë do t’ju paraprijë atyre në Haud. Vëni re! Disa njerëz do të largohen nga Haudi im ashtu siç largohet deveja e humbur. I thërras: Ej, ejani! Por (më) thuhet: Ata ndërruan pas teje. Atëherë unë do të them: Larg (meje)! Larg (meje)!

    Shpëtimi prej kësaj dite:

    Shpëtimi prej mundimeve të asaj dite fitohet me mëshirën e Allahut e pastaj me vepra të mira. Njeriu i cili neglizhoi urdhrat e Allahut në dunja padyshim se do të pendohet atë ditë, nuk do t’i bën dobi arsyetimi, e as falja e pendimi, dhe xheneti ose xhehenemi do të jenë vendbanimi i përhershëm i tij.

    Allahu, azze ue xhel, thotë: O njerëz! Pa dyshim, premtimi i Allahut (Dita e Gjykimit) është i vërtetë, prandaj të mos ju mashtrojë kurrsesi jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashtrojë djalli për Allahun. Fatir 5.

    Kush është i falimentuari ditën e Kiametit?

    I falimentuar atë ditë do te jetë ai i cili vjen me namaz, me agjërim, me zekat, mirëpo filanin e ka ofenduar, filanin e ka sharë, filanit pasurinë ia ka ngrënë padrejtësisht, filanit gjakun ia ka derdh, i merret prej veprave të mira të tij dhe i jepen atyre që i ka bë padrejtësi. Në rast se i harxhohen veprat e mira para se të përfundon gjykimi i tij, i merren mëkatet e atyre që i ka bë padrejtësi dhe i shtohen në llogari të tij, e pastaj hedhet në zjarr të xhehenemit.

    Salih el Mërij, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Një ditë në mesditë i vizitova varrezat. I shikoja varret që i përngjanin një popullit memec, që hesht, dhe thash: “I lartësuar qoftë Allahu i cili do t’ju ringjall pas një sprove të gjatë”. Papritmas dëgjova një zë i cili vinte prej një prej gropave të varrezave dhe më tha: O Salih: Dhe një prej shenjave të Tij është që qiejt dhe Toka qëndrojnë sipas urdhrit të Tij, pastaj kur t’ju thërrasë Ai, me një të thirrur, ju përnjëherë do të dilni nga toka (të ringjallur)“. Rum 25. Salihu tha: Kur i dëgjova këto fjalë më ra të fikët”.

    Hasan el Basrij, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Janë dy ditë dhe dy net të cilave nuk u përngjan asnjë ditë dhe natë tjetër dhe të gjitha krijesat nuk do të dëgjojnë asnjëherë si ato. Ajo është nata kur do të flesh me banorët e varrezave, ndërsa më herët nuk ke fjetur në një vend sikurse ajo dhe nata kur në mëngjesin e saj do të ndodh dita e Kiametit. Kurse ditët që nuk krahasohen me tjera janë, dita kur të vjen përgëzuesi prej anës së Allahut dhe të përgëzon ose me xhenet ose me xhehenem, dhe dita kur do ta marsh libri tënd, me të djathtën ose me të majtën tënde”.

    Prandaj përgatituni o ju robërit e Allahut për atë që ju pret para jush dhe veproni për këtë ditë të gjatë. E lus Allahun të na bën prej banorëve të xhenetit dhe të na falë mëkatet e tona, të prindërve tanë dhe të gjithë muslimanëve.

    SHEJH DR. ABDULMELIK EL KASIM                    

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU  

     

           

     

     

     

     

  • NDËSHKIMI I BESIMTARËVE

    NDËSHKIMI I BESIMTARËVE

    Prej traditës së Allahut në njerëzit është që forca të mos vjen vetëm se pas belas, dhe çdo herë që shtohet fatkeqësia, dhe ajo pritet me durim, dhe me kënaqësi, dhe me bindje, aq më afër është fitorja dhe fuqia:“Dhe, kur të dërguarit gati e humbën shpresën dhe menduan se do të shpalleshin gënjeshtarë, atëherë u arriti ndihma Jonë: Ne shpëtojmë atë që duam dhe dënimi Ynë nuk zmbrapset nga populli keqbërës”.Jusuf 110.

    Sad ibën Ebi Vekas, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, e pyeti të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, se kush është më i sprovuari? U përgjigj: “Pejgamberët e pastaj ata të mirët pas tyre e pastaj ata pas tyre. Njeriu sprovohet sipas fuqisë së besimit tëë tij”.

    Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, u pyet se cila është më e mirë për njeriun, të përforcohet apo të sprovohet? U përgjigj: Nuk mundet të përqendrohet pa u sprovuar!

    Pasi që kjo është tradita e Allahut në robërit e Tij besimtar, fatkeqësitë dhe sprovat kanë qenë pjesë e pandarë e tyre prej fillimit të thirrjes së Pejgamberëve, dhe do të vazhdojnë deri në ditët e fundit të kësaj dynjaje. Ai që e lexon historinë e popujve, do të sheh se besimtarët janë sprovuar në fenë e tyre, dhe janë imponuar në lënien e tij, dhe janë përqendruar ata që janë përqendruar, dhe janë sprovuar ata që janë srovuar!

    Populli i Nuhit, alejhi selam, i thanë atij: “Nëse nuk tërhiqesh nga këto, o Nuh, me siguri, do të gurëzohesh”.Shuara 116. Dhe po mos t’i kishte shkatërruar Allahu, ata me të vërtetë do ta gurëzonin atë dhe besimtarët me të.

    Populli i Ibrahimit, alejhi selam, dhanë urdhër të hidhet ai në zjarr, duke qenë i gjallë: “Populli i tij nuk kishte tjetër përgjigje, përveçse tha: “Vriteni atë ose digjeni!” Por Allahu e shpëtoi atë nga zjarri. Vërtet, këtuka shenja të qarta për njerëzit që besojnë”. Ankebut 24.

    Luti , alejhi selam, u kërcënua me largim nga vendi dhe dëbim, dhe po të mos shkatërrohej populli i vet, ata do ta realizonin planin e tyre: “Ata thanë: “Nëse nuk tërhiqesh nga këto, o Lut, me siguri do të jesh i dëbuar”. Shuara 167.

    U ndëshkuan besimtarët nga bijtë e Israilit me ndëshkime të rënda nga dora e Faraonit dhe ushtarëve të tij, derisa arrit çështja që t’i thonë Musait, alejhi selam: “Ne kemi vuajtur para se të vish ti dhe ende po vuajmë”. Earaf 129.

    E fshihnin besimin e tyre nga ndëshkimi i rreptë i Faraonit, nuk e paraqitnin haptazi namazin e tyre, kurse Allahu na lajmëroi për një burrë nga familja e Faraonit që i besoi Allahut dhe e fshihte imanin e tij: ”Ne i shpallëm Musait dhe vëllait të tij: “Ndërtoni shtëpi për popullin tuaj në Egjipt, shndërrojini ato në faltore dhe falni namazin! Dhe sillu lajmin e mirë besimtarëve!”. Junus 87. Faleshin nëpër shtëpia nga belat dhe ndëshkimet që i përjetonin prej Faraonit dhe ushtarëve të tij.

    Faraoni dhe ushtarët e tij përdornin metoda të ndryshme të ndëshkimit. Kur Musa, alejhi selam, me kërkesën e Faraonit i sfidoi magjistarët, dhe atyre iu qartësua e vërteta dhe i besuan Musait, alejhi selam, kurse e mohuan Faraonin, ky i fundit ju tha:: “Çfarë?! Ju e besuat atë, para se t’ju jap leje unë?! Në të vërtetë, ai është mjeshtri juaj, që ju ka mësuar magjitë. Unë do t’jua këpus duart dhe këmbët tuaja të këmbyera dhe do t’ju var në trungjet e hurmave. Ju do ta merrni vesh, me siguri, se cili prej nesh është më i ashpër dhe më ngulmues në ndëshkim”. Taha 71. U përqendruan në fe, ashtu të varur në trungjet e hurmave, derisa e takuan Allahun si dëshmorë, dhe Faraoni ishte i pari i cili ndëshkoi me kryqëzim dhe me prerje të pjesëve të trupit!!

    Kur u dërgua Isa, alejhi selam, si Pejgamber te bijtë e Israilit, i besoi një grup dhe një grup tjetër e mohoi. Ky që e mohoi filloi ta dëmton atë palë që besoi dhe tentuan ta vrasin Isën, alejhi selam, mirëpo Allahu e ngriti, kurse ata e morën një që i përngjante shumë Isës, alejhi selam, dhe e kryqëzuan dhe e mbytën pasi që e ndëshkuan!

    Allahu na tregoi rastet e besimtarëve që u sprovuan në fenë e tyre duke i djegur me zjarr, të gjallë, kurse ata që i ndëshkonin ndjenin kënaqësi në djegien e tyre: “Mallkuar qofshin njerëzit e Hendekut, zjarrit (të ushqyer) me lëndë djegëse, kur rrinin ulur rreth tij,duke dëshmuar atë që po i bënin besimtarëve! Ata i munduan besimtarët, vetëm pse këta i besuan Allahut, të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavd, të Cilit i përket pushteti i qiejve dhe i Tokës dhe që është Dëshmitar i çdo gjëje”. Buruxh 4-9.

    I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, na lajmëroi se ata kishin hapur gropa dhe kishin ndez në të zjarr dhe i kishin hedhur besimtarët në të duke qenë të gjallë. Gjithashtu na lajmëroi që ia kishin këputur kokat me sharrë, dijetarit dhe këshilltarit të mbretit, kur ata besuan në Allahun dhe e mohuan kufrin, duke i ndarë të dytë në dy pjesë!

    I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, lajmëroi edhe për lloje tjera të ndëshkimeve të besimtarëve të mëhershëm, dhe tha: “Para jush ka pasur njerëz që i dënonin me krehër të hekurt duke ua fërkuar nëpër trupin e tyre, derisa iu binte mishi në tokë, e kjo nuk ishte shkak për t’u larguar na feja e drejtë. Po ashtu i merrnin dhe me sharrë i pritnin prej kupës së kokës derisa i ndanin në dy pjesë, edhe kjo nuk ishte shkak për t’u larguar nga feja e drejtë…”.

    Duket se ndëshkimet e besimtarëve dhe mundimi i tyre për shkak besimit ishte i madh në popujt e mëhershëm, ashtu siç lajmëron Allahu në Kuran: “Sa e sa profetë bashkë me shumë besimtarë të vërtetë luftuan e megjithatë nuk u përkulën para goditjeve që morën në rrugën e Allahut, as nuk u dobësuan e as nuk u nënshtruan. Allahu i do të duruarit”. Ali Imran 146.

    Muslimanët janë umeti më i lartë, dhe më i mirë, dhe më i hairit! U përfunduan profecitë me të dërguarin e tyre, dhe u përfunduan librat me zbritjen e Kuranit, dhe feja e tyre është e përgjithshme për të gjitha krijesat deri në Ditën e Kiametit! Ky umet është i fortë dhe i ndihmuar, dhe askush nuk mundet ta dëmton këtë fe, edhe pse mundet të dëmton individë nga ithtarët e saj, sepse kjo fe është e ruajtur deri kur të përfundon kjo dynja.

    Pasi që ky umet në shumicën e historisë së saj është i përqendrueshëm, dhe feja e saj e dukshme, dhe përfundimi i saj do të jetë me fitore dhe mundje, patjetër është që kësaj qëndrueshmërie t’i del karshi belaja, dhe sprovat, dhe vështirësitë dhe ndëshkimet!

    Kjo ishte ajo që i ndodhi të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe shokëve të tij. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, u gjuajt me gurë, mbi kokën e tij ia hedhën zorrët e devesë, ia shtrënguan qafën derisa ishte afër të i merret fryma, rrugës i vendosnin thera dhe ndyrësira, i hyri hekuri në fytyrë, e helmuan, i bën magji, e larguan nga qyteti, e nënçmuan dhe e luftuan, dhe jobesimtarët dhe çifutët dhe hipokritët donin ta vrisnin dhe i bëni kurthe shumë herë!

    Edhe shokët e tij u ndëshkuan për Allahun, dhe u munduan shumë rëndë. Jobesimtarët e Mekës i ndëshkonin besimtarët në Meke me uri dhe etje dhe djegie, derisa ua vishnin parzmoret e hekurit dhe i linin në diell. Bilalin, Allahu qoftë i kënaqur me të, e tërhiqnin zvarrë në tokën e nxehtë të Mekës, dhe ia vendonin gurin e madh mbi kraharorin e tij të lakuriqtë. Familja e Jasirit, Allahu qoftë i kënaqur me ta, ranë dëshmorë nga ndëshkimi i madh. Shtatëdhjetë nga sahabët ranë dëshmorë në luftën e Uhudit dhe mbi trupat e tyre ndodhën masakra të llojeve të ndryshme, dhe shumë e shumë raste të tjera!

    Kur u dobësuan muslimanët dhe u mbisunduan nga të krishterët në fund të shekullit të pestë të hixhretit, u ndëshkoheshin me ndëshkime të rënda, dhe i masakronin rëndë, e vritnin kënd mbërrinin, shtatzënave ua nxjerrin fëmijët prej barqeve, kokat e fëmijëve i pritnin me qëllim, dhe të gjallët i merrnin i hidhnin nga malet e larta!!

    Kur Tatarët i sulmuan tokat e muslimanëve, dhe e morën Bagdadin në shekullin e shtatë, i torturuan muslimanët me tortura të ndryshme.

    Kur Endelusi ra në duart e të krishterëve në fund të shekullit të nëntë, i përdorën metodat më të këqija në ndëshkimin e muslimanëve, metoda që deri atëherë nuk njiheshin dhe nuk ishin përdorë më parë asnjëherë. Deri më sot plot nga muzetë evropiane i ruajnë plot nga ato mjete që i ndëshkonin me to muslimanët!

    E gjithë kjo sprovë dhe ndëshkim për çfarë?! E tëra kjo për t’i penguar njerëzit nga Islami, mirëpo kjo jo që i ndaloi muslimanët, po e shtoi numrin e tyre edhe më tepër, dhe u dha stabilitet dhe përqendrueshmëri: “Ata vazhdimisht do të luftojnë kundër jush, që të mund t’ju kthejnë nga besimi juaj. Ata që e mohojnë fenë dhe vdesin si mohues, – veprat e tyre (të mira) do të humbasin në këtë botë dhe në tjetrën. Ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë”. Bekare 217.

    Edhe pse muslimanët si umet janë të fundit, mbi ta u përdorën të gjitha metodat dhe mjetet e ndëshkimit, të vjetrat dhe ato të rejat!

    Nga umetet e vjetra përcillet se metodat e ndëshkimit që i kanë përdorur janë: largimi, dëbimi, të kryqëzuarit në dru, prerja e pjesëve të trupit, djegia për së gjalli, prerjen e trupave me sharrë, etj. Të gjitha këto metoda të përdorura në umetet e mëhershëm janë përdorur edhe te muslimanët, madje armiqtë e fesë i kanë shumëfishuar ndëshkimet dhe metodat, saqë mendja e njeriu s’mundet ta paramendon!

    Kush i sheh ato pamje dhe foto nga ndëshkimi i muslimanëve në Burma, dhe në Afrikën e Mesme, dhe në Siri dhe në Irak, që e bëjnë të krishterët dhe rafiditë dhe mushrikët, nuk i mbetet njeriu diç tjetër vetëm se të kërkon mbrojte tek Allahu nga sherri i njeriut shejtan.

    Kur i sheh njeriu gjitha ato pamje dhe foto nga ndëshkimi i muslimanëve, e pyet vetveten se ata a janë njerëz apo çfarë?! Pse gjithë kjo zili mbi muslimanët?! Pse bota e lirë heshtën për këto pamje?! Ku janë organizatat për të drejtat e njeriut, që edhe ata janë pjesëmarrës në këto masakra në mënyrë direkte apo indirekte?!

    Edhe pse këto pamje janë të dhimbshme, në anën tjetër ato janë ndriçuese, sepse aludojnë në përqendrueshmërinë e muslimanëve në të drejtën, sado që u kushton ajo, dhe aludon se Islami është i fortë dhe fe që përhapet më së shumti, derisa armiqtë e tij ia kanë për zili dhe e urrejnë dhe e sulmojnë!

    Le të marrim mësim nga pamjet dhe fotot e përqendrueshmërisë së vëllezërve tanë të ndëshkuar, dhe le t’i shpeshtojmë lutjet e tona për ta, dhe le të lusim Allahun për falje dhe mbrojtje nga belat, dhe për përqendrim në fe derisa t’ia dorëzojmë amanetin!

    SHEJH IBRAHIM HUKEJL

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • VEPRA E MIRË

    VEPRA E MIRË

    Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve dhe të qiejve. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

    Vëllezër besimtar, frikojuni Allahut dhe dijeni se veprat janë të arriturat e njeriut me të cilat del prej kësaj dynjaje dhe se mbi ato bazohet përfundimi i tij në ahiret. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Të vdekurin e përcjellin tri gjëra: familja e tij, pasuria e tij dhe veprat e tij. Dy kthehen kurse një mbetet me të. Kthehet familja dhe pasuria e tij, kurse me të mbesin veprat e tij”. Vepra pra është shoqëruesi i njeriut në varr dhe është shkaku kryesor i begatimit të tij në varr ose i dënimit të tij në varr.  Përcillet në një hadith se vepra e mirë i vjen pronarit të saj në varr në formën e një burri me rroba të bardha, fytyrë të bukur dhe parfum të mirë, i cili i thotë: “Gëzohu për atë që do të shohin sytë. Gëzohu për kënaqësinë e Zotit, xhenetin që ka të mira të pashtershme. Kjo është dita jote e cila të është premtuar”. I vdekuri e pyet: “Po ti, kush je, pasi nga fytyra ngjan sikur je njeri i mirë?”. I përgjigjet: “Unë jam puna jote e mirë. Për Zotin, nuk të kam njohur veçse i shpejtë në bindje të Zotit, i ngadalshëm për të vepruar gjynahe. Zoti të shpërbleu me të mira për këtë”. Ndërsa vepra e keqe i vjen pronarit të saj në varr në formën e një burri me rroba të zeza, me erë të keqe dhe me fytyrë të shëmtuar, i cili i thotë: “Të përgëzoj me diçka rrëqethëse! Kjo është dita jote që të është premtuar”. I vdekuri e pyet: “Po ti që paralajmëron të keqen, kush je? Fytyra jote qenka simbol i të keqes”. Ai i përgjigjet: “Unë jam puna jote e poshtër. Ajo që di rreth teje, është se ke qenë i ngadalshëm në kryerjen e detyrave ndaj Zotit dhe i shpejtë për të vepruar gjynahe që zemëronin Zotin. Prandaj Zoti të shpërbleu me sherr”.

    O ti rob i Allahut, vepra e mirë është ajo që e shpreson njeriu në momentin e vdekjes. Allahu, azze ue xhel, thotë: Kur i vjen vdekja ndonjërit prej tyre (jobesimtarëve), ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira në botën që kam lënë!”. Muminun 99-100. Poashtu vepra e mirë është ajo që e shpresojnë banorët e xhehenemit në momentin kur hidhen në të. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Atje, ata do të thërrasin: “O Zoti ynë, nxirrna se do të bëjmë vepra të mira e jo nga ato që kemi bërë”. Fatir 37.

    Nëse e përsiatim Kuranin do të vërejmë se Allahu në shumë ajete na orienton kah vepra. Ndonjëherë me veprën e ndërlidh shpërblimin siç thotë në thënien e Tij: “Atë ditë askujt nuk do t’i bëhet ndonjë padrejtësi dhe ju do të shpërbleheni vetëm sipas asaj që keni bërë”. Jasin 54. Ndonjëherë na lajmëron se Ai i mbikëqyrë të gjithë veprat e tona ku edhe thotë: “Unë e di mirë çfarë bëni ju”. Muminun 51, dhe “Allahu di gjithçka që punoni ju”. Ali Imran 153, dhe “Allahu dëgjon dhe di gjithçka”. Bekare 256. Ndonjëherë na lajmëron se na ngarkoi kujdestar të cilët i shënojnë të gjithë veprat e tona dhe i numërojnë të gjitha ato: Kurse ndaj jush kanë përcjellësit! Janë shkrues të ndershëm te Allahu. Ata e dinë se çka punoni“. Infitar 10-12. Ndonjëherë na lajmëron se Ditën e Kiametit do të ballafaqohemi me atë çka e kemi vepruar prej veprave dhe se ato do t’i  shohim dhe do t’i lexojmë: Atë Ditë njerëzit do të paraqiten grupe-grupe, që t’u tregohen veprat e tyre: kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë”. Zelzele 6-8, dhe “Çdo njeriu ia kemi varur në qafë llogarinë për punën e tij dhe Ne, do t’ia paraqesim Ditën e Kiametit librin, që do ta gjejë të hapur (e do t’i themi): “Lexoje librin tënd! Ti mjafton sot si llogaritar kundër vetvetes!”. Isra 13-14. Ndonjëherë na lajmëron se njeriu vepron vetëm se për vetveten e jo për të tjerët: “Kush zgjedh rrugën e drejtë, e ka për veten e vet e kush i largohet asaj, i largohet në dëm të vetvetes dhe askush nuk e merr të keqen e tjetërkujt”. Isra 15, dhe “Kush bën mirë, e bën për dobi të vet, e kush punon keq, punon në dëm të vet”. Fusilet 46.

    Jeta e kësaj dynjaje është mundësia e vetme ku njeriu mundet të vepron dhe dije se sot ke mundësi vetëm se të veprosh e të mos llogaritësh, ndërsa nesër vetëm se do të llogaritësh dhe nuk do të kesh mundësi të veprosh. Jeta e njeriut është e shkurtë, përfundimi i tij është i panjohur dhe njeriu nuk e di se kur do t’i vijë çasti i fundit të cilin as nuk do të ketë mundësi ta shtyjë e as ta shpejtojë: “Kur t’i vijë koha e fundit, ata nuk mund ta shtyjnë, qoftë edhe për një çast dhe as nuk mund ta shpejtojnë”. Araf 34.

    O ti njeri, këto ditë të kësaj dynjaje të cilat i jeton janë shans e artë që nuk mund të përcaktohen me çmim. Nëse e din vlerën e këtyre ditëve dhe i shfrytëzon ato në atë që të bën dobi do të investosh në vetveten lumturi të përgjithmonshme. Ndërsa nëse i humb në dëfrim, lojë dhe shkujdesje do të jesh përgjithmonë në humbje. Atyre të cilët e shfrytëzuan jetën e kësaj bote në veprimin e veprave të mira Ditën e Kiametit do t’u thuhet: “Ju bëftë mirë, hani e pini për atë, që keni bërë në ditët e kaluara!”. Haka 24. Ndërsa atyre të cilët e kaluan kohën e tyre të kësaj dynjaje në lojë, dëfrim dhe shkujdesje do t’u thuhet: “Ju keni shfrytëzuar gjithë të mirat në jetën tuaj tokësore dhe jeni kënaqur me to, ndërsa sot do të ndëshkoheni me dënim poshtërues, sepse keni qenë arrogantë në Tokë pa kurrfarë të drejte dhe nuk i jeni bindur Allahut”. Ahkaf 20.

    Njeriun në rrugën e tij që të vepron vepra të mira e pengojnë pengesa të shumta, prej saj: shpirti i cili është i prirë fort për të keqen, pastaj shejtani me ushtrinë e tij, epshet dhe dyshimet, etj. Këto pengesa kërkojnë ballafaqim të fortë dhe mund të madh që të largohen, prandaj kush mbështetet në Allahun dhe kërkon ndihmën e Tij, e pastaj drejtohet që të bën ndonjë vepër të mirë padyshim se Allahu do t’ia lehtëson atë dhe do t’ia largon të gjitha pengesat prej rrugës së tij. Ndërsa kush i nënshtrohet këtyre pengesave dhe i largohet veprimit të veprave të mira padyshim se do të bie në kurth të këtyre pengesave dhe do ta humb shansin prej dorës së tij me përfundimin e jetës së tij dhe afrimin  e exhelit. I Dërguari i Allahut, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Mendjemprehtë është ai që e kontrollon vetveten dhe punon për jetën pas vdekjes, kurse kokëtul është ai që ndjek dëshirat e epshit të vet dhe (pa kurrfarë merite) shpreson se All-llahu do t’ia falë”.

    Poashtu në rrugën e robit qëndrojnë edhe disa pengesa të tjera të cilat prej frikës së do ta arrijnë e detyrojnë robin  që të përshpejton në veprimin e veprave të mira, prej tyre: sëmundja, varfëria, pleqëria, sprovat dhe vdekja. I Dërguari i Allahut, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Nxitoni në vepra (të mira) para se të paraqiten fitnet sikur nata e errët, gdhihet njeriu besimtar dhe ngryset jobesimtar (qafir), ose ngryset besimtar dhe gdhihet jobesimtar. Do ta shesë ndonjëri prej jush fenë e tij për një kotësi të kësaj bote”.

    Në një transmetim tjetër thotë:Nxitoni në punë të mira para se të ndodhë ndonjëra nga shtatë gjërat e vështira. Vallë! A mos pritni varfërinë e t’ju shtyjë të harroni punët e ahiretit, apo, pasurinë e cila ju shtynë të azdiseni e të bëheni zullumqar, apo, ndonjë sëmundje që t’ju shkatërrojë shëndetin tuaj, apo, pleqërinë e cila ju humb fuqinë, apo, vdekjen që ju rri në pritje, apo, Dexhallin më e keqja që mund të ndodhë, ose, vallë! Mos po e pritni Ditën e Kiametit e cila është më e vështirë dhe më e hidhur”.

     O ju robërit e Allahut, frikojuni Allahut dhe nxitoni në vepra të mira para se t’ju afrohet exheli: “O besimtarë, mos lejoni që pasuria dhe fëmijët tuaj t’ju largojnë nga të përmendurit e Allahut. Ata që e bëjnë këtë, do të humbin. Munafikun 9.

    SHEJH DR. SALIH EL FEUZAN                                       

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

     

     

     

     

     

     

     

  • DËNIMET DHE NDËSHKIMET

    DËNIMET DHE NDËSHKIMET

    Allahu i krijoi krijesat për ta adhuruar, ua qartësoi rrugën e drejtë dhe atë të gabuarën, ia bëri kusht njeriut nënshtrimin që ta fiton lumturinë kurse për atë që rebelohet ndaj dhurimit të Tij i përgatiti dënim të rëndë. Allahu, azze ue xhel, thotë: Lajmëroji robërit e Mi (o Muhamed) se, vërtet, Unë jam Falësi i madh, Mëshirëploti, dhe se dënimi Im është vërtet dënimi i dhembshëm”. Hixhr 49-50.

    Allahu është i plotfuqishëm dhe nëse e zbret dënimin e Tij nuk ka kush që e kthen prapë. Për këtë arsye i paralajmëroi krijesat prej Tij dhe zemërimit të Tij dhe dënimit të Tij dhe tha: “Allahu ju paralajmëron që t’i ruheni Vetes së Tij”. Ali Imran 28.

    Dënimet hyjnore janë ligj prej ligjeve të Allahut që nuk ndërrohen e zëvendësohen dhe për këtë Allahu thotë: “Para jush kanë kaluar shumë shembuj (popujsh nga ndjekësit e profetëve që iu ndodhi ajo që po ju ndodh edhe ju). Prandaj udhëtoni nëpër botë dhe shihni si ishte fundi i atyre që i përgënjeshtruan profetët. Ali Imran 137.

    Popujt e mëhershëm u dënonin duke u çrrënjosur tërësisht siç ishte shembulli i popullit të Nuhit, Adit dhe Themudit. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Kështu humbi gjurma e atij populli keqbërës. Lavdërimi qoftë i Allahut, Zotit të gjithësisë”. Enam 45.

    Kur u dërgua Musai, alejhi selam, Allahu prej mëshirës së Tij e ngriti dënimin e shkatërrimit të popullit në tërësi dhe për këtë tha: “Pasi i shkatërruam breznitë e mëparshme, Ne i dhamë Musait Librin”. Kasas 43.

    Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Para se të zbresë Teurati Allahu i shkatërronte ata që i përgënjeshtronin Pejgamberët me dënim të rëndë e të shpejtë duke i çrrënjosur tërësisht”.

    I Dërguari i jonë Muhamedi, alejhi salatu ue selam, kërkoi prej Zotit të tij që mos ta shkatërron Umetin e tij në tërësi: “Kam kërkuar prej Zotit tim tri gjëra, dy i pranoi kurse njërën e refuzoi. Kam kërkuar prej Zotit tim që mos ta shkatërroj Umetin tim me shkatërrim të përgjithshëm, e Ai ma plotësoi këtë. Dhe kam kërkuar nga Zoti im që mos ta shkatërrojë Umetin tim nga fundosja, e Ai ma` plotësoji këtë. Dhe kam kërkuar prej Zotit tim që mos t’i bëj të ndahen ata në mes veti, e Ai këtë ma ndaloi”. 

    Ndëshkimi i çdo populli ndryshon sipas gradës së mëkateve që i vepron ai popull dhe ndëshkimin e parë që e zbriti Allahu në tokë ishte përmbytja. Allahu, azze ue xhel, për popullin e Nuhit thotë: “Për shkak të gjynaheve të tyre, ata u përmbytën”. Nuh 25. Poashtu e dënoi Faraonin dhe ushtarët e tij me të njëjtin dënim: “Kështu, Ne u hakmorëm dhe i fundosëm në det”. Earaf 136. Mbretërinë e Sebe’esë e shkatërroi me ujë: “Por ata nuk ua vunë veshin (fjalëve Tona), prandaj Ne lëshuam mbi ta ujërat e digës”. Sebe’e 16. Kurse atyre që u siguruan se nuk do t’i kaplon ndëshkimi u tha: “Apo jeni të sigurt, që Ai nuk do t’ju kthejë ju përsëri (në det) e, që nuk do t’ju dërgojë furtunë e t’ju fundosë për shkak të mosbesimit tuaj”. Isra 69.

    Populli i Adit u shkatërrua me furtunë të rreptë: “Kurse fisi Ad u shkatërrua nga një furtunë shungulluese të rreptë”. Haka 6. Pejgamberi, alejhi salatu ue selem, kur shihte se afrohen retë apo afroheshte furtunë frikohej, saqë Aisha, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, i tha:”O i Dërguar i Allahut, njerëzit kur shohin retë gëzohen, nga shpresa se sjell shiun, kurse të shoh ty se e urren këtë gjë? Tha:

    “Kush më garanton se nuk ka në te dënim. Disa popuj janë dënuar me erë, kurse të tjerët e kanë parë dënimin dhe kanë thënë: Kjo re do të na sjellë shi!”. Ehkaf 24.

    Populli i  Salihut  u shkatërrua nga një ulërimë e tmerrshme e cila ua shkatërroi zemrat: “Ne dërguam mbi ta një ulurimë të vetme e ata u bënë si sana e copëtuar në pleme”. Kamer 31.

    Allahu iu kërcënua jobesimtarëve mekas se do t’i ndëshkon po me të njëjtin dënim: “Kurse këta (mekasit) presin vetëm një britmë (fryrjen e parë të bririt) që nuk do të pushojë”. Sad 15.

    Kur populli i Lutit e bënë femohues dhe vepruan mëkate të mëdha shkatërruese dërgoi mbi ta gurë dhe ua përmbysi shtëpitë: “Kur erdhi urdhri Ynë, Ne e përmbysëm çdo gjë, – ato që ishin lart, i kthyem poshtë dhe mbi ata lëshuam gurë nga balta e pjekur, duke rënë vazhdimisht, si shiu”. Hud 82.

    Pronarët e elefantit u nisën ta shkatërrojnë Qabenë dhe gurin në të por atyre u zbritën gurë prej qielli: “Duke dërguar kundër atyre tufa zogjsh, të cilët i gjuajtën me gurë prej baltës së pjekur”. Fil 3-4.

    Karuni u paraqit kryelartë e i vrazhdët, i bënte padrejtësi njerëzve dhe në fund u nënçmua duke e gëlltitur toka: “Ne bëmë që Karunin dhe shtëpinë e tij t’i gëlltiste toka”. Kasas 81.

    Me këtë ndëshkim ua tërhoqi vërejtjen edhe mëkatarëve dhe tha: “A janë të sigurt ata që bëjnë plane djallëzore se Allahu nuk do t’i fusë në tokë”. Nahl 45, ndërsa Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Derisa një njeri ecte me gunë, i mahnitur prej vetvetes dhe pamjes së tij, shembet toka dhe ai fundoset në të deri në Ditën e Kiametit”.

    Kush nuk është mirënjohës për begatin e sigurisë dhe rehatisë, i rrëmbehen atij: “Allahu e ka bërë shembull qytetin (e Mekës), i cili ishte i sigurt dhe i qetë. Atij i arrinin ushqime të bollshme nga të gjitha anët, por pastaj banorët e tij i mohuan dhuntitë e Allahut dhe Ai i bëri të shijojnë urinë dhe frikën, si ndëshkim për atë që bënë”. Nahl 112.

    Bijtë e Israilit u ndëshkuan me sundim të armikut mbi ta deri Ditën e Kiametit: “Pastaj Zoti yt shpalli se do t’u dërgonte atyre të tjerë që do t’i mundonin, në mënyrën më të keqe, deri në Ditën e Kiametit”. Earaf 167, dhe i goditi nënçmimi dhe përbuzja për arsye të mëkateve që i vepruan: “Kudo që gjenden, ata janë të kapluar nga poshtërimi”. Ali Imran 112.

    Allahu disa prej popujve i ndëshkoi duke ua deformuar e ndryshuar pamjen e tyre njerëzore. Pronarët e Sabatit (Sabati është dita e shtunë, gjatë së cilës Allahu ua ndaloi hebrenjve të peshkonin, si sprovë dhe ndëshkim për gjynahet e tyre) ia lejuan vetes atë që ua ndaloi Allahu dhe u shëndrruan në majmunë: “Sigurisht që ju keni dëgjuar për ata prej jush që shkelën Sabatin dhe të cilëve Ne u thamë: “Bëhuni majmunë të përçmuar e të urryer!”. Bekare 65.

    Dhe poashtu bijtë e Israilit i deformoi dhe i shëndrroi në majmunë dhe derra: “Ata që Allahu i ka mallkuar dhe me të cilët është zemëruar, duke i shndërruar në majmunë dhe derra”. Maide 60.

     Edhe ky Umet nuk do të shpëton pa u kapluar prej të njëjtëve ndëshkime. Pejgamberi, alejhi salatu ue selem, thotë: “Do të ketë prej Umetit tim disa njerëz, të cilët do ta bëjnë të lejuar kurvërinë, mëndafshin, alkoolin dhe veglat muzikore. Disa njerëz do të vendosen në qafën e një mali të lartë dhe tufat e tyre të bagëtive ua sjell bariu në mesditë. Një i varfër shkon dhe u kërkon atyre ndonjë nevojë, ndërsa ata i thonë: Eja nesër. Por Allahu i befason ata me dënim dhe e sheshon malin, ndërsa disa të tjerë i shndërron në majmunë e derra, deri në Ditën e Kiametit”.

    Allahu dërgoi mbi bijtë e Israilit ciklonin, karkalecat, morrat, bretkosat dhe gjakun, futi urrejtjen dhe armiqësinë mes tyre dhe zemrat e tyre asnjëherë nuk do të jenë të bashkuara. Allahu, azze ue xhel, thotë. “Ne kemi futur ndërmjet tyre armiqësi dhe urrejtje deri në Ditën e Kiametit”. Maide 64.

    Murtaja poashtu është prej ndëshkimeve të Allahut. Pejgamberi, alejhi salatu ue selem, thotë: “Murtaja është fatkeqësi e dërguar si dënim i Zotit për bijtë e Israilit dhe për ata që ishin para jush”.

    I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, kur në fillim të thirrjes së tij nuk gjeti përkrahje prej Kurejshëve të cilët e ofendonin dhe torturonin iu drejtua Allahut me lutje kundër tyre dhe tha: “O Zot, jepi Kurejshëve vite te etjes e thatësisë, sikur vitet e Jusufit!” Ata i kaploi thatësia derisa u detyruan të hanë lëkura, cofëtina dhe kafshë të ngordhura”.

    Allahu njëherë ia dërgoi të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, melekun e maleve dhe i tha: “Nëse do, unë i bashkoj të dy malet (e luginës) dhe ua hedh atyre përsipër”.

    I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, dhe  Ebu Bekri kur ishin rrugës për në Medine i mbërrini Suraka ibën Malik dhe dëshiroi t’i lajmëron Kurejshit e ta merr shpërblimin e premtuar, mirëpo kur pa Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, u lut dhe tha: “O Allah, na largo Surakan”, e këmbët e para të kalit të tij filluan t’i fundoseshin në dhe.

    Një njeri e refuzoi urdhrin e Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, dhe iu paralizua dora për shkak se refuzoi të han me dorën e djathtë. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, i tha ushqehu me dorën e djathtë! Ai ia ktheu: nuk mundem. Pejgamberi alejhi salatu ue selam, i tha: “Mos pash mundësi më asnjëherë. Atë nuk e pengoi të ushqehet me dorën e djathtë vetëm se mendjemadhësia.” Dhe nuk mundi më asnjëherë të afroj dorën e tij të goja e vet.

    Hyri Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, tek një endacak i sëmurë që ta viziton dhe i tha: “Pastrim (prej mëkateve) me lejen e Allahut”. Endacaku ia ktheu i zemëruar prej caktimit të Allahut dhe i tha: “Çka the: Pastrim? Kjo nuk është pastrim por ethe zjarri që e djegin plakun dhe e dërgojnë në varr”. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ia ktheu: “Ashtu do të jetë si mendove”.

    Me një transmetim tjetër: “Allahu ia mori shpirtin”. 

    Një njeri e pranoi Islamin, e shkruante shpalljen e Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, pastaj e la fenë dhe Allahu ia mori shpirtin. Njerëzit e varrosën kurse dheu e nxori jashtë, përsëri e varrosën prapë dheu e nxori jashtë, e varrosën edhe herën e tretë dhe prapë dheu e nxori jashtë dhe njerëzit e lanë ashtu mbi dhe.

    Kur e lexoi Kisra, mbreti i Persisë, letrën të cilin ia kishte pas dërguar Pejgamberi i Allahut, alejhi salatu ue selam, e mori dhe e grisi dhe për këtë Muhamedi, alejhi salatu ue selem, bëri dua dhe tha: “O Zot shkatërroja tërë mbretërinë”, dhe Allahu ia shkatërroi për një kohë të shkurtë tërë mbretërinë Kisras.

    Kush e urren Pejgamberin, alejhi salatu ue selam, dhe e ofendon atë Allahu e bën fatprerë: “Sigurisht, ai që të urren ty, ai vetë është fatprerë”. Keuther 3.

    Kush flet kundër sahabëve diçka keq Allahu do ta qorton dhe ndëshkon. Kadi Ebu Tajib, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Ishim prezent me një debat në xhaminë el Mensur ku një i ri papritmas tha: “Ebu Hurejrës nuk i pranohet hadithi”. Para se ta përfundon fjalimin e tij prej tavanit të xhamisë ra një gjarpër i madh dhe të gjithë të pranishmit u trembën . I riu filloi të ik kurse gjarpri i shkonte pas derisa i thanë disa prej të pranishmeve pendohu prej asaj çka e the. Tha pendohem sinqerisht prej asaj çka e thashë dhe gjarpri u largua prej tij dhe prej atij vendi”.

    Ndodh që njeriu të ndëshkohet me ndërprerjen e furnizimit: “Ne ua ndaluam atyre disa ushqime të mira, të cilat ishin të lejuara për ta, për shkak të prapësive që bënë, për shkak se ata pengonin shumë njerëz nga udha e Allahut”. Nisa 160.

    Ndëshkimi më i madh i dynjasë është ndëshkimi në fe. Kush pengon prej rrugës së Allahut, Allahu e largon prej Tij: “Kur ata u larguan (nga e vërteta), Allahu i largoi zemrat e tyre (nga rruga e drejtë)“. Saf 5. Kush e thyen marrëveshjen me Allahun dhe i përshkruan shok, ndëshkohet me ashpërsi në zemër: “Për shkak se ata e thyen besëlidhjen e tyre, Ne i mallkuam ata dhe ua bëmë zemrat të ashpra”. Maide 13. Kush e lut ndonjë zot tjetër përveç Allahut, i largohet prej zemrës së tij dashuria ndaj Allahut dhe i vendosët dashuria ndaj atij që e lut dhe e thërret: “Për shkak të mohimit, atyre u ishte rrënjosur në zemra dashuria (dhe adhurimi) për viçin”. Bekare 93.

    Kush vendon hajmali dhe i mbështet asaj, Allahu e len atë dhe ai lihet në mbështetjen e hajmalisë. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Kush lidh diçka, lihet në mbështetjen e saj”.

     Ndodh që njeriu të ndëshkohet në fenë e tij me shkatërrimin e veprave të tij. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Një njeri tha: Pasha Allahun, All-llahu nuk do ta falë filanin! Në këtë Allahu i Lartësuar tha: “Kush është ai, që betohet se Unë nuk do ta fal filanin? Me të vërtetë Unë e fala atë, ndërsa i asgjësova veprat e tua!”.

     O ju musliman, dënimet e Allahut janë të rrepta, ndëshkimet të shpejta, premtimet të vërteta, Atë nuk e pengon asgjë, e di çdo gjë dhe nuk i fshehët asgjë, kush bën vepra të mira shpërblehet, kush vepron vepra të këqija ndëshkohet dhe njeriu i mençur nuk i nënçmon mëkatet ndaj Allahut për arsye se nuk e din se cila do ta shkatërron.

    Allahu, azze ue xhel, thotë: “Le të frikësohen ata që kundërshtojnë urdhrin e tij, që të mos i arrijë ndonjë sprovë ose që të mos i godasë një dënim i dhembshëm”. Nur 63.

    O ju musliman, Allahu në Kuran na rrëfeu shumë tregime me qëllim që t’i meditojmë, t’i përsiasim dhe të marrim mësime prej tyre. Allahu prej urtësisë dhe drejtësisë së Tij ua paraqet njerëzve veprat e tyre në forma të ndryshme dhe pamje që përshtaten. Nganjëherë i paraqet me thatësi dhe skamje, nganjëherë i paraqet me pushtim prej armikut, nganjëherë i paraqet me sëmundje të përgjithshme, nganjëherë me brenga e pikëllime, e nganjëherë me zhdukjen e bereqetit prej qiellit e tokës duke e ndalë riskut. Kush pendohet e ngrit prej tij dënimin dhe kush i mbështetet Atij i mjafton.

    Shkaktari kryesor i dënimeve dhe ndëshkimeve është vet robi i Allahut: “Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë; por Ai fal shumë”. Shura 30.  

    Nëse vonohet dënimi i Allahut ajo është për shkak  se ai do të vijë dalëngadalë ose i shtyhet afati: “Dalëngadalë Ne do t’i shpiem drejt shkatërrimit, pa e kuptuar”. Earaf 182.

    Imam Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Vonimi i ndëshkimeve nuk do të thotë se njerëzit janë duke vepruar vepra të mira dhe se Allahu është kënaqur me veprat e tyre, por ligj i Allahut është që ta vonon dhe t’ia shtyn afatin ndëshkimit të mëkatarëve për një kohë”.

    SHEJH DR. ABDULMUHSIN EL KASIM                          

    nga arabishtja: Irfan JAHIU