Category: Akide

  • ËMBËLSIA E IMANIT

    ËMBËLSIA E IMANIT

    Falënderimi i takon vetëm se Allahut që na bëri nga muslimanët dhe na begatoi me Islam dhe iman dhe Kuran. Atë e lavdërojmë dhe vetëm nga Ai falje dhe ndihmë kërkojmë. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç Allahut dhe paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi imamin e Pejgamberëve dhe shëmbëlltyrën e shpenzuesve dhe modelin e të devotshmëve Muhamedin birin e Abdullahit dhe robin e Allahut.

    Ai i cili mediton rreth çështjeve të jetës dhe gjendjes së njerëzve sheh qartë se në shoqëri ka një grup njerëzish që jetojnë një jetë me lodhje dhe brenga. Nga gjokset e tyre nuk del tjetër përveç se irritim pikëllim dhe ankim, gjëra që e largojnë sigurinë e qetësinë dhe kënaqësinë e rehatinë, kurse shpirtrat e tyre janë të zhytura në zili e urrejtje dhe smirë e armiqësi dhe vuajtje e depresion.

    Në shoqëri poashtu ekziston edhe një grup tjetër të cilët jetojnë në begati dhe rehati, janë bujar për vetveten dhe bujar për njerëzit me zemra të mira dhe gjoks të shëndoshë dhe fytyrë të buzëqeshura. Cili është dallimi mes këtyre dy grupeve? Dhe çka është ajo që i distancoi mes veti këta dy grupe? Ajo është imani dhe ëmbëlsia e tij.

    I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “E ka shijuar ëmbëlsinë e imanit ai që është i kënaqur me Allahun si Zot, me Islamin si Fe dhe me Muhamedin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, të dërguar”.

    Poashtu me një hadith tjetër na lajmëroi se: “Tri gjëra kush i zotëron ai e ka shijuar ëmbëlsinë e besimit: të jetë Allahu dhe i Dërguari i Tij më i dashur se çdo gjë tjetër, ta dojë njeriun vetëm për hir të Allahut dhe të urrejë kthimin në kufër, ashtu si e urren hedhjen në zjarr”.  

    Ëmbëlsia e imanit është ëmbëlsi e brendshme në shpirtin e kënaqur dhe zemrën e qetësuar ku qarkullon si uji në dru dhe gjaku në venë. Në atë shpirt nuk ka pikëllim dhe brenga po mëshirë e kënaqësi dhe begati e rehati: Kjo dhunti është nga Allahu, e mjafton që Allahu e di çdo gjë”. Nisa 70, dhe “Ajo është mirësia e Allahut, që Ai ia jep kujt të dojë; e Allahu ka mirësi të pafund”. Hadid 21.

    Imani në Allahun është qetësi për shpirtin, udhëzim për zemrën, fener për ndjekësit e rrugës, shpresë për të dëshpëruarit, garanci për të frikuarit, ndihmë për luftëtarët në rrugë të Allahut dhe përgëzim për të devotshmit. Imani është baba i optimizmit dhe vëllau i guximtarit dhe shoku i shpresës. Imani është besimi në vetvete, lavdia dhe  fama e Umetit dhe shpirti i popujve.

    Hyrja e parë për të arritur deri tek ëmbëlsia e imanit dhe shijimi i lumturisë është të jesh i kënaqur me Allahun si Zot. Ai është që përkujdeset për çdo gjë, i Gjithëmëshirshmi i tokës dhe i ahiretit dhe Mëshirëploti i tyre, Krijuesi i jetës dhe vdekjes, dhuruesi i begative, i Cili i përgjigjet nevojtarit kur i lutet dhe ia largon të keqen, i Cili njeriun e krijoi në formën më të përsosur dhe i fryri nga shpirti i Tij, e ushqeu kur ishte i uritur, e veshi nga lakuriqësia, e siguroi nga frika, e udhëzoi nga devijimi dhe e mësoi pasi që ishte injorant dhe i paditur.

    Me imanin në Allahun shpirti i nënshtrohet Zotit të tij,  e synon kënaqësinë e Tij, largohet nga epshet dhe dëshirat e tij, e adhuron Allahun e tij dhe nga Ai frikohet dhe Atij i nënshtrohet, në Dorën e të cilit është çdo çështje dhe tek Ai kthehet çdo gjë. Duke qenë i kënaqur me Allahun si Zot dhe me bindje të plotë e nxit robin që t’i ngrit duart e tij me frikërespekt dhe i përulur e të thotë: “O Zot im, të lutem me anë të kënaqësisë Sate të më mbrosh nga hidhërimi Yt. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga Ti. Unë nuk mund të të Madhëroj ashtu siç e meriton Ti. Ti je i Madhëruar,ashtu siç e ke përshkruar Veten”.

    Hyrja e dytë për të arritur deri tek ëmbëlsia e imanit dhe shijimi i lumturisë vjen kur je i kënaqur me Islamin si Fe. Fe e Allahut të cilën ia zbriti të Dërguarit të Tij dhe dëshiroi të jetë Fe e robërve të Tij dhe nuk pranon Fe tjetër përveç se fesë së Tij.  Islami është burimi i kënaqësisë dhe i ndriçimit dhe burimi i lumturisë dhe i udhëzimit.

    Hyrja e tretë për të arritur deri tek ëmbëlsia e imanit dhe shijimi i lumturisë vjen kur je i kënaqur me Muhamedin, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, si i Dërguar dhe si Lajmëtar. Muhamedi është këshillues i sinqertë, mëshirë për njerëzimin dhe shëmbëlltyrë më e mirë dhe nuk ka mundësi t’i afrohet askush nga njerëzit dhe  t’i afrohet dhe konkurron në gjykim: “Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjyqtar për kundërshtitë mes tyre”. Nisa 65.

    I kënaqur me Muhamedin, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, si shëmbëlltyrë dhe yrnek dhe me praktikimin e traditës së tij dhe pasimin e udhëzimit të tij.

    Kur imani depërton në zemrën e një robi dhe vendoset në të jeta i lehtësohet dhe kur robi ec nëpër tokë është i drejtë dhe mesatar në ecjen e tij, kur lëviz lëvizën me devotshmëri dhe çdo lëvizje e tij është imanore dhe e qetë: Kur Unë e dua, atëherë bëhem dëgjimi i tij me të cilin dëgjon, shikimi i tij me të cilin shikon, dora e tij më të cilën kap, mësyn dhe vepron, dhe këmba e tij me të cilën ecën. Në qoftë se do të kërkojë prej Meje, unë do t’i jap atë që kërkon, dhe nëse kërkon që ta mbroj, Unë do ta mbroj”.  

     Kush e ka shijuar ëmbëlsinë e imanit jeta i bëhet e lumtur  dhe njeh rrugën e tij, e kush e njeh rrugën e tij ecën i kujdesshëm kurse ai që ecën i kujdesshëm e fiton kënaqësinë dhe e arrin qëllimin e tij.

    Besimtari vazhdon në rrugën e tij dhe nuk mërzitet aspak për atë që e përjeton. I gjithë shikimi i tij dhe mendimi i tij është i ndërlidhur me diçka më të vlefshme dhe më të lartësuar: “O ti shpirt i qetësuar! Kthehu te Zoti yt, ti i kënaqur me Atë dhe Ai kënaqur me ty!“. Fexhër 27-28, dhe “A është njëlloj si ai që Allahu ia ka hapur kraharorin për të pranuar Islamin, duke qenë kështu në dritën e Zotit të vet, (ashtu edhe ai që e ka zemrën të mbyllur ndaj besimit?!)”. Zumer 22.

    O ti vëlla musliman Allahu të mëshiroftë, a ke parë zbukurim dhe pamje më të mirë se sa ai i njerëzve të mirë?

    Allahu të begatoftë, a ke parë lodhje dhe pagjumësi më të ëmbël se sa ajo e atyre që falen natën?

    Allahu të ruajt, a ke parë ujë më të pastër dhe më të butë se sa lotët e atyre që pendohen nga gjynahet dhe atyre që kërkojnë falje?

    Allahu u përkujdestë për ty, a ke parë modesti dhe përulje më të mirë se sa përulja e atyre që bien në ruku dhe sexhde?

    Allahu të  dhëntë shëndet, a ke parë xhenet në dynja më të mirë dhe më bukur se sa xheneti i besimtarit, e ai është në mihrabin e adhuruesve?

    Kjo është ëmbëlsia e imanit të atyre që e shijojnë në adhurim dhe nënshtrim.

    Besimtari i afrohet dunjas i qetë i lumtur dhe i kënaqur me të gjitha përcaktimet e Allahut pa marrë parasysh ndryshimeve të gjendjeve dhe nevojave të tij. Ai nuk mërzitet për atë që shkoi dhe kaloi dhe nuk gëzohet dhe nuk bëhet mendjemadh për atë qe e fitoi. Imani dhe kënaqësia tek ai janë paralele me mbështetjen dhe përqendrimin. Ai nuk zemërohet nga caktimet e Allahut, nuk largohet nga puna, i merr shkaqet dhe sebepet dhe përpiqet e mundohet pa ankim. Stema dhe parulla e tij është: “Suksesi im varet vetëm nga Allahu. Tek Ai mbështetem dhe Atij i drejtohem“. Hud 88.

    Ai është i bindur se: “Ajo që nuk të ka goditur, as që ka mundur të të godasë, kurse ajo që të ka goditur, nuk ka mundur të të godasë”.  

    Ai e di se nëse të gjithë banorët e tokës dhe qiejve mblidhen që t’i bëjnë dobi nuk kanë mundësi t’i bëjnë nëse ajo nuk është e caktuar nga ana e Allahut dhe nëse ata mblidhen që t’i bëjnë dëm nuk kanë mundësi t’i bëjnë nëse Allahu nuk e ka caktuar atë. Ai nuk e dëmton veten e vet dhe nuk e lejon që të poshtërohet apo nënçmohet. Allahu na ruajt që ai ta kërkon lumturinë në ndeje dhe nënçmim  dhe përtaci por ai ecën në jetë duke vepruar dhe punuar me drejtësi dhe durim dhe duke garuar me të tjerët në mirësi. Ai sprovat dhe belat i kupton si mëshirë dhe falje gjynahesh dhe ngritje të gradave dhe për këtë ai duron dhe nuk lëkundet aspak gjatë sprovave të jetës dhe mbetet i kënaqur: “Çudi me punën e besimtarit, tërë çështja e tij është e mirë për të, dhe kjo nuk i takon askujt përveç besimtarit; nëse e godet diç e mire falënderon dhe kjo është e mirë për të. Po kështu nëse e godet diç e keqe ai bën durim dhe është mirë për të”.

    Imani i fortë e mbron besimtarin nga frika e koprracia dhe dembelia e brengat: “Thuaj: “Do të na godasë vetëm ajo që na ka caktuar Allahu; Ai është Mbrojtësi ynë dhe vetëm tek Allahu le të mbështeten besimtarët!”. Teube 51, dhe Me të vërtetë, Zoti yt i jep me bollëk e ia kufizon (riskun) kujt të dëshirojë“. Isra 30. Kurse me një hadith ceket se: “O Zoti im, nuk ka kush e ndalon atë që Ti e ke dhënë dhe s’ka kush e jep atë që Ti e ke ndaluar, (te Ti) nuk ka vlerë dobia e askujt, ngase çdo dobi vjen prej Teje”.

    Besimtari ecën nëpër jetë sipas këtyre bazamenteve dhe parimeve, nëse i jepet e pranon dhe falënderon, nëse i merret është i kënaqur dhe duron, nëse urdhërohet vepron, nëse kërkohet të largohet nga diçka distancohet dhe nëse bën gjynah pendohet.

    Me këtë iman dhe me shijimin e ëmbëlsisë së tij besimtari largohet nga epshi dhe mbrohet nga ngacmimet e shejtanit dhe sprovat e dynjasë dhe pasurisë dhe nga koprracia dhe përtacia dhe kalon në fisnikëri e bujari dhe dhënie me kënaqësi.

    Kujt i dobësohet imani bërtet dhe ankohet kur sprovohet për arsye se ai nuk e di se çka është sprova dhe i frikohet udhëtimit për arsye se nuk ka furnizim dhe e humb rrugën për arsye se nuk ka udhëheqës.

    Kush e humb imanin e tij vetëm se i ndryshohet gjendja, vepron dhe thotë çka të donë, ec nëpër dynja pa llogari, nuk ka besim në vetveten dhe në njerëzit, nuk mëshiron dhe vetëm se përçan.

    Pa iman dhe pa shijimin e ëmbëlsisë së tij njerëzit shndërrohen në egërsira e shkëpusin litarin me Allahun dhe me njerëzit, i nënshtrohen shpirtit i cili është i prirë fort për të keqen dhe i bashkëngjiten shejtanëve nga njerëzit dhe xhindet.

    Civilizimi bashkëkohorë me teknologjinë dhe me materializmin e tyre është argument më i mirë se lumturinë nuk e realizojnë epshet e dynjasë dhe materializimi i saj. Në mesin e tyre nuk sheh vetëm se njerëz me probleme pa lumturi të pikëlluar dhe të dhënë pas epsheve dhe pasioneve pa kufi dhe ky sistem jete bëri që të trashëgojnë sëmundje shpirtërore, çrregullime shoqërore dhe ideologji të devijuara sa që u dhanë pas drogës dhe alkoolit dhe vizitës së spitaleve psikiatrike dhe pirjes së barnave për qetësim: “Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër”. Taha 124 dhe “Atij që dëshiron ta lërë në humbje, (ia mbyll zemrën e) ia shtrëngon gjoksin si të jetë duke u ngjitur në qiell”. Enam 125.

    SHEJH DR. SALIH EL HUMEJD

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

  • SHENJAT E DASHURISË NDAJ TË DËRGUARIT TË ALLAHUT ALEJHI SALATU UE SELAM

    SHENJAT E DASHURISË NDAJ TË DËRGUARIT TË ALLAHUT ALEJHI SALATU UE SELAM

    Falënderimi i takon vetëm se Allahut, Atë e lavdërojmë dhe vetëm nga Ai falje dhe ndihmë kërkojmë. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç Allahut dhe paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi imamin e Pejgamberëve dhe shëmbëlltyrën e shpenzuesve dhe modelin e të devotshmëve Muhamedin birin e Abdullahit dhe robin e Allahut.

    Allahu i Madhëruar e detyroi mbi ne dashurinë ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, dhe e bëri kusht që kjo dashuri të jetë më e fortë se dashuria që e ndjejmë ndaj prindërve dhe fëmijëve tanë, akraballëkut dhe grave dhe pasurisë sonë dhe iu kërcënua atyre që i japin përparësi dashurisë së tjerëve para dashurisë së Allahut apo të Dërguarit të Tij apo luftës në rrugë të Tij dhe tha: Thuaj: “Nëse etërit tuaj, bijtë tuaj, vëllezërit tuaj, gratë tuaja, farefisi juaj, pasuria juaj që e keni fituar, tregtia për të cilën keni frikë se nuk do të shkojë mirë dhe shtëpitë ku e ndieni veten rehat, janë më të dashura për ju sesa Allahu, i Dërguari i Tij dhe lufta në rrugën e Tij, atëherë pritni deri sa Allahu të sjellë vendimin (dënimin) e Tij”.  Teube 24. Dhe në fund të ajetit Allahu i bëri mëkatar duke thënë: “Allahu nuk e udhëzon në rrugën e drejtë popullin e pabindur”. Teube 24.

    Kjo dashuri është detyruese për secilin njeri. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, thotë: Pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, nuk do te ketë askush besim te përsosur përderisa unë të mos jem tek ai më i dashur se fëmiu, prindi dhe tërë njerëzit tjerë”.

    Nëse dëshiron ta dish se kush meriton më së shumti dashuri, respekt, nder, fisnikërim dhe pasim, i Dërguari i Allahut apo prindërit, do të vëresh se më meritor është Muhamedi, alejhi salatu ue selam, për arsye se prindërit janë shkak i ekzistimit tënd në këtë dynja kalimtare kurse i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, është shkak për hyrjen tënde në xhenetin e Allahut, madje ai, alejhi salatu ue selam, është më i përafërt për ne, se sa na vet për njëritjetrin: “Dërguari  është më i afërt për besimtarët, sesa ata për njëritjetrin; gratë e tij janë (si) nënat e tyre”. Ahzab 6.

    Muslimani detyrohet që ta flijon jetën, pasurinë, familjen dhe fëmijët për të Dërguarin e Allahut, alejhi salatu ue selam: “Banorëve të Medinës dhe beduinëve që janë rreth saj, nuk u lejohet të mos ndjekin të Dërguarin e Allahut, as të kursejnë jetën e tyre para jetës së tij”. Teube 120.

    Përcjell Abdullah ibën Hishami se derisa ishim me Pejgamberin, alejhi salatu ue selam, ai ia kapi dorën Omerit. Omeri i tha: O i Dërguari i Allahut! Për Zotin ti je më i dashur tek unë se çdo gjë me përjashtim të vetes sime”. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, i tha: Jo, pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, nuk do të jesh besimtarë i mirë përderisa unë të mos jem edhe më i dashur se sa vetja jote“. Omeri tha: Tani o i Dërguari i Allahut je edhe më i dashur se sa vetja ime. Tani o Omer (u plotësua besimi yt)“. –ia ktheu Pejgamberi, alejhi salatu ue selam.

    Kjo dashuri e plotë ndaj të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, jep fryte në këtë dynja dhe në ahiret. Nga ato fryte është shijimi i ëmbëlsisë së besimit ku i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, thotë. “Kush i posedon tri cilësi ai veç ka shijuar ëmbëlsinë e besimit: Ta doje Allahun dhe të Dërguarin e Tij më shumë se çdo kë tjetër, ta doje një njeri vetëm për Allahun dhe ta urrej kthimin në injorancë dhe mosbesim sikur që e urren hedhjen në zjarr”.

    Nga frytet e kësaj dashurie poashtu është se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, është në xhenet me të.

    Enesi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se një njeri e kishte pyetur Pejgamberin, alejhi salatu ue selam: Kur është kiameti? -“E çka ke përgatitur ti për të?”. –pyeti Pejgamberi, alejhi salatu ue selam. -Nuk kam përgatitur shumë namaz dhe agjërim por megjithatë unë e dua (shumë) Allahun dhe të Dërguarin e Tij. -“Ti do të jesh (në xhenet) me ata që i do”. –ia ktheu Pejgamberi, alejhi salatu ue selam.

    Enesi thotë se nuk jemi gëzuar asnjëherë më parë se sa kur e dëgjuam fjalën e të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam: “Ti do të jesh (në xhenet) me ata që i do”. Enesi vazhdoi dhe tha: “Unë e dua të Dërguarin e Allahut, alejhi salatu ue selam, dhe Ebu Bekrin dhe Omerin dhe shpresoj që të jem së bashku me ta edhe nëse nuk mundem t’i arrij veprat e tyre”.

    Ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se një njeri erdhi deri tek i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, dhe i tha: “Një njeri e do një popull, por nuk mund t’i arrijë ata”. Muhamedi, alejhi salatu ue selam, tha: “Njeriu do të jetë Ditën e Gjykimit me atë që do”.

    Kjo dashuri e plotë i ka disa shenja dhe ai i cili i vëren në vetveten e tij vetëm se e ka plotësuar dashurinë ndaj të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, dhe le ta përgëzon veten me shijimin e ëmbëlsisë së imanit dhe shoqërimin e të  Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, në xhenet.

    – Si shenjë e parë nga shenjat e dashurisë ndaj të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, është kur nëse robit i jepet mundësia të zgjedh mes humbjes së diçkaje nga gjërat e dynjasë dhe humbjes së shikimit të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, nëse ajo është e mundshme, robi e zgjedh të parën. Kjo cilësi ishte prezente tek sahabët dhe për këtë arsye ata ishin të kujdesshëm që ta shoqërojnë të Dërguarin e Allahut, alejhi salatu ue selam, në dynja dhe ahiret.

    Enesi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, thonte: “Në ditën kur ka hyrë Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, në Medine, është ndritur në të çdo gjë; ndërsa në ditën që ka vdekur, është errësuar në të çdo gjë. Nuk jemi ndarë nga varrimi i Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, vetëm se mërzia në zemrat tona ka tejkaluar çdo kufi”.

    Erdhi një njeri tek i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, dhe i tha: “O i Dërguar i Allahut. Ti je më i dashur tek unë se sa edhe vetja ime , ti je më i dashur tek unë se sa fëmijët e mi, kur jam në shtëpi më kujtohesh dhe nuk mundem të bëj durim e mos të vij e ta shoh fytyrën tënde. Nëse e kujtoj vdekjen time dhe tënden e di se kur ti hyn në xhenet do të jesh me të Dërguarit kurse unë nëse hy në xhenet frikohem se nuk do të shoh. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, nuk i dha përgjigje derisa zbriti Xhibrili, alejhi selam, me këto ajete: Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata të cilëve Allahu u ka dhënë shumë dhunti: me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me të drejtët!”. Nisa 69.

    – Shenjë e dytë nga shenjat e dashurisë ndaj të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, është flijimi i shpirtit dhe pasurisë për të Dërguarin e Allahut, alejhi salatu ue selam. 

    Ebu Sufjan ibën Harb, i cili në atë kohë ende nuk ishte në Islam, e pyeti Hubejb ibën Adij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, të cilin e kishin pas zënë rob jobesimtarët e Mekës dhe e nxorën ta mbysin jashtë Haremit të Mekës, duke i thënë: “O Hubejb të betohen në Allah, a kishe pasur dëshirë që Muhamedi të ishte në vendin tënd dhe t’ia këputnim kokën atij kurse ti të ishe te familja jote? U përgjigj: “Pasha Allahun nuk dua që Muhamedi të jetë në vendin e tij kush është tani dhe atë ta godet therë që e dëmton e unë të jem te familja ime”. Ebu Sufjani tha: “Nuk kam takuar askënd prej njerëzve që e donë ndokënd siç e dojnë shokët e Muhamedit Muhamedin”.

    Zejd ibën Thabit, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Më dërgoi i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ditën e Uhudit për ta kërkuar Sad ibën Rebia, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, dhe më tha: “Nëse e sheh dërgoj selam nga unë dhe thuaji se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, të pyet se a je nga të gjallit apo nga të vdekurit. Sad ibën Rebia tha: Edhe ti dërgoi të Dërguarit të Allahut selam dhe poashtu selami qoftë mbi ty dhe thuaj se unë e nuhati erën e xhenetit dhe ia përcjell edhe një selam shokëve të Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, dhe thuaju: Sad ibën Rebia ju banë selam dhe ju thotë: “Dine fort mirë, se nuk keni arsye te Allahu nëse Pejgamberi i Allahut ngacmohet, nëse Pejgamberi i Allahut shqetësohet e ende syri juaj lëviz dhe jeni gjallë”.

    – Shenja e tretë nga shenjat e dashurisë ndaj të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, është nxitimi në respektimin e urdhërave që i urdhëroi dhe largimi nga ajo që e ndaloi.

    Kur i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, i urdhëroi shokët e tij të dalin për në Hamraul Esed që ta përcjellin ushtrinë e Ebu Sufjanit dhe kjo ndodhi vetëm se një ditë pas betejës së Uhudit, ata nuk i thanë: jemi kthyer dje, kemi të plagosur dhe të lodhur në mesin tanë, por ata iu përgjigjën urdhrit të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, edhe pse ishte shumë i rëndë për shpirtrat e tyre për arsye se ata i donin Allahun dhe të Dërguarin e Tij, alejhi salatu ue selam, dhe Allahu këtë ua shënoi në librin e Tij duke zbritur ajete që do të lexohen deri Ditën e Kiametit: “Për ata që morën plagë të rënda, pasi iu përgjigjën thirrjes së Allahut dhe të të Dërguarit dhe për ata që kanë bërë të mira e që i frikësohen Allahut, ka shpërblim të madh. (Shpërblim kanë edhe ata) të cilëve njerëzit (hipokritë) u thanë: “Shumë njerëz po mblidhen kundër jush, prandaj frikësohuni!” e kjo gjë ua shtoi atyre besimin dhe thanë: “Neve na mjafton Allahu, Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!” Ata u kthyen me dhuntitë dhe mirësitë e Allahut, nuk i gjeti asgjë e keqe dhe fituan kënaqësinë e Allahut. Allahu është Zotërues i mirësive të mëdha”. Ali Imran 172-174.

    Poashtu nga ajo dashuri që e shfaqën sahabët ishte edhe derdhja e alkoolit kur erdhi ndalesa për të.

    Përcjell imam Buhariu nga Enesi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, i cili tregon: “Ne nuk kishim tjetër pije alkoolike, veç asaj që prodhonim nga hurmat dhe që e quanim fadih. Një herë, kur isha në këmbë duke u shtënë pije Ebu Talhasë, filanit dhe filanit, erdhi një burrë dhe tha: “A ju ka mbërritur lajmi?” I thanë: “Ç’është ai lajm?” Ai tha: “Pijet alkoolike janë ndaluar.” Ata më thanë: “Derdhi këto poça, o Enes!”-, dhe nuk pyetën për to e nuk iu kthyen më atyre pas lajmit që solli ai burrë.

    – Shenja e katërt nga shenjat e dashurisë ndaj të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, kapja dhe përkrahja e synetit të tij dhe mbrojtja e sheriatit të tij.

    Shembull praktik e kemi rastin e Ebu Bekrit, Allahu qoftë i kënaqur nga ai,  kur njerëzit i dhanë besën Ebu Bekrit si udhëheqës. Ai vendosi menjëherë të dërgonte ushtrinë e Usames tek romakët. Disa nga sahabët u përpoqën ta pengonin nga ky vendim, ose ta vononin për pak kohë, duke parë rreziqet e ndryshme që mund t`u kanoseshin muslimanëve nga romakët apo të krishterët e Shamit, pse jo edhe nga dezertorët, të cilët vazhdonin të kishin forca të konsiderueshme në atë kohë.

    Ebu Bekri nguli këmbë që ta dërgonte ushtrinë e Usames dhe tha: “Betohem në Atë që ka në dorë shpirtin tim! Edhe nëse do të më merrnin egërsirat, unë do ta nisja ushtrinë e Usames, siç urdhëroi Pejgamberi, alejhi salatu ue selam“.

    Në një version tjetër thuhet: “Betohem në Atë që ka në dorë shpirtin tim! Sikur të gjithë arabët të vërsuleshin, kjo do të kishte qenë më e dashur për mua, sesa ta mbaj peng një ushtri që donte ta dërgonte i Dërguari i Allahut”.

    Poashtu shembull praktik e kemi edhe rastin e Haram ibën Milhan, Allahu e mëshiroftë, i cili u gëzua tej mase me ramjen e tij si dëshmor duke e përcjellur mesazhin e të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam.

    Enesi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, tregon: “Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, dërgoi shtatëdhjetë burra nga fisi Beni Sulejm te fisi Beni Amir. Kur ata mbërritën atje, daja im u tha: “Unë po shkoj përpara jush dhe, në qoftë se ata më lejojnë mua të njoftoj mesazhin e të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, (kjo do të jetë shumë mirë), përndryshe të më qëndroni pranë.” Kështu, ai shkoi përpara tyre dhe paganët (e fisit Amir) i dhanë atij besë e siguri. Por, kur po u shtjellonte mesazhin e Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, ata i bënë me shenjë njërit prej njerëzve të vet, i cili e plagosi atë për vdekje me shigjetë. Daja im (i plagosur) thirri: “Allahu Ekber (Allahu është më i Madhi)! Fitova, për Zotin e Qabesë!”.

    O Zot ngrite Islamin dhe muslimanët dhe poshtëroi kufrin dhe jobesimtarët dhe ngrite lart flamurin e të vërtetës dhe fesë. O Zot, shtona dashurinë ndaj të Dërguarit tanë, alejhi salatu ue selam, dhe bëna nga ata që e pasojnë rrugën dhe traditën e tij.

    SHEJH AHMED FERID

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

  • FEJA E VËRTETË TEK ALLAHU ËSHTË VETËM ISLAMI

    FEJA E VËRTETË TEK ALLAHU ËSHTË VETËM ISLAMI

    Njerëzit për të arritur deri te lumturia e dynjasë dhe për t’i njohur rrugët që çojnë deri te ajo kapen për shkolla ideologjike të ndryshme dhe i përkrahin ato! Njeriu i mençur s’ka nevojë të kapet për asnjërën nga to, sepse ai e din se, për të arritur deri të lumturia ekziston vetëm se një rrugë, e ajo është të kënaqurit e Allahut dhe të kapurit për fenë e Tij!

    Feja e vërtetë tek Allahu është Islami dhe nuk pranon fe tjetër nga krijesat e Tij. Tek Allahu nuk ka pasur fe tjetër të pranuar përpos Islamit dhe nuk do të ketë kurrë e asnjëherë fe tjetër: “Feja e vërtetë tek Allahu është vetëm Islami”. Ali Imran 19.

    Allahu e bëri Islamin fe të gjithë Pejgamberëve dhe të ithtarëve të tyre. Pejgamberi i parë, Nuhi, alejhi selam, tha: “Por, nëse ktheni shpinën, (dijeni se) unë prej jush nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi. Shpërblimi im është vetëm tek Allahu. Mua më është urdhëruar të jem prej atyre që (i) nështrohen (Atij).” Junus 72.

    Miku i Allahut, Ibrahimi, alejhi selam, dhe i biri i vet, Ismaili, alejhi selam, thanë: “O Zoti ynë! Na bëj të përulur ndaj Teje! Bëj që edhe pasardhësit tanë të jenë të përulur ndaj Teje!”. Bekare 128

    “Ibrahimi ua dha këtë porosi fëmijëve të tij; po ashtu edhe Jakubi: “O bijtë e mi! Pa dyshim, Allahu ka zgjedhur për ju fenë e vërtetë, prandaj mos vdisni ndryshe veçse duke qenë myslimanëtë nënshtruar ndaj Atij!”. Bekare 132.

    Musa, alejhi selam, tha: “O populli im! Nëse besoni Allahun, mbështetuni tek Ai, nëse jeni myslimanë!”.Junus 84.

    Allahu i Madhëruar për Isën, alejhi selam, tha: “Kur Isai vuri re mosbesimin e tyre, tha: “Kush janë ndihmuesit  e mi në rrugën e Allahut?” nxënësit (e tij) u përgjigjën: “Ne jemi ndihmuesit e (fesë së) Allahut. Ne e besojmë Allahun e ti (Isa) dëshmo se ne (i) jemi nënshtruar (Atij)”. Ali Imran 52.

    Mbretëresha e Shebës tha: “O Zoti im, me të vërtetë unë e paskam dëmtuar veten dhe tani, bashkë me Sulejmanin i dorëzohem Allahut – Zotit të botëve!”. Neml 44.

    Islami është feja të cilën e zgjodhi Allahu për robërit e Tij: “Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj”. Maide 3.

    Allahu lajmëroi për premtimin e Tij, dhe Allahu premtimin e Tij nuk e thyen, se kjo fe do të lartësohet mbi të gjitha fetë tjera: (Allahu)Është Ai që e ka dërguar të Dërguarin e Tij me udhërrëfimin (Kuranin) dhe fenë e së vërtetës, për ta lartësuar atë mbi të gjitha fetë, edhe sikur idhujtarët ta urrejnë këtë gjë”. Teube 33.

    Nuk ka begati e as thesar më të çmuar sesa feja që Allahu e zgjodhi për krijesat e Tij, dhe e bëri rrugë që të arrihet deri tek Ai, dhe e bëri rrugë të vetme për t’i arritur gradat e krenarisë, dhe fuqisë, dhe ndihmës dhe përkrahjes! Ubej ibën Kab, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, ka thënë:“Përgëzoje këtë umet me pozitën e lartë, me fenë, me lartësimin, me fitore dhe pushtetin në Tokë. Kush bën vepra të ahiretit për dynjanë, në ahiret nuk do të ketë asgjë”.

    Dhe po ashtu ka thënë: “Allahu ma mblodhi tokën dhe ma afroj, e pashë lindjen dhe perëndimin e saj, padyshim sundimi i umetit tim do të arrijë në gjithë atë që më është afruar”.

    Me Islam nënkuptojmë nënshtrim, dhe dorëzim, dhe bindje ndaj urdhrave të Allahut dhe ndaj urdhrave të Dërguarit të Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. Detyrohet çdo krijesë që çdo adhurim t’ia drejton me sinqeritet vetëm se Allahut, dhe ta pason të Dërguarin e Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe të largohet nga idhujtaria dhe nga çdo gjë që çon deri te ajo, sepse idhujtaria është shkaku i rënies shpirtërore, e cila të çon deri në devijim dhe shkatërrim në dynja dhe ahiret! Allahu thotë: “Kush i shoqëron Allahut diçka (në adhurim), i ngjan atij që bie nga qielli e që e rrëmben zogu ose i ngjan atij që stuhia e erës e ka hedhur në një vend të largët e të humbur”. Haxh 31. Kurse mëkati i cili nuk falet në ahiret, nëse njeriu vdes dhe nuk pendohet nga ai në dynja, është pikërisht shirku (idhujtaria): “Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë”. Nisa 48.

    Islami është fe e pastër që përputhet me natyrshmërinë e pastër të njeriut! Islami është feja që i liroi njerëzit nga barrët e rënda dhe nga vështirësitë që i kishin më herët, si mëshirë dhe bamirësi, prej anës së Allahut: “dhe atyre që ndjekin të Dërguarin Tonë, Profetin që nuk di shkrim e lexim, të cilin ata do ta gjejnë të shënuar në shkrimet e tyre, në Teurat dhe Ungjill. Ai do t’i urdhërojë ata të bëjnë vepra të mira dhe do t’i ndalojë nga të këqijat; do t’ua lejojë të mirat e do t’ua ndalojë të këqijat, duke i liruar nga barrët e rënda dhe vështirësitë që kanë pasur. Prandaj, ata që do ta besojnë, përkrahin dhe nderojnë atë, duke ndjekur dritën që është zbritur me të, pikërisht ata janë të fituarit”. Earaf 157.

    Islami është fe që Allahu me të e themeloi sistemin shoqëror të ndërlidhur si bashkëlidhja në ndërtesa, elementet e së cilës janë të lidhur fort me njëri-tjetrin, ashtu si erdhi në hadithin që e përcjell Numan ibën Beshir, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, ku thotë se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Shembulli i besimtarit në dashurinë, mëshirën dhe miqësinë që kanë mes tyre është si shembulli i trupit; kur lëngon një organ në të, lëngon i gjithë organizmi”.

    Ebu Musa el Esharij, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Besimtari me besimtarin janë si ndërtesa, elementet e së cilës janë të lidhur fort me  njëri-tjetrin (dhe i lidhi gishtat e tij)”.

    Islami është fe që Allahu me të i mbrojti shpirtrat, dhe pasuritë, dhe mendjet dhe nderin! E  ndaloi vrasjen e një shpirti, të cilin e ndaloi Allahu vrasjen e tij, përveç se atëherë kur e jep feja! E bëri të ndaluar cenimin e nderit të ndokujt, dhe e bëri të ndaluar përdorimin e çdo gjëje që e dëmton trurin dhe mendjen e njeriut, si, drogën, cigaren, alkoolin, etj! E ndaloi ngrënien e pasurisë në të kotë, me të gjitha format dhe ngjyrat e saj, dhe ia mbrojti çdo njeriu të drejtën e vet, dhe ia qartësoi detyrimet e tij, dhe caktoi ligje dhe rregulla, për t’i mbrojtur të drejtat e njerëzve, dhe ia ngriti vlerën dhe ia mbrojti  krenarinë!

    Islami është fe që Allahu me të i ngriti bazat e drejtësisë në mesin e të gjitha krijesave, musliman apo jo musliman, arab apo jo arab, të zi apo të bardhë, mashkull apo femër, i vogël apo i madh, dhe e bëri që takvaja për Allahun të jetë baza e epërsisë mes tyre: “O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëritjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për Atë asgjë nuk është e fshehtë”. Huxhurat 13.

    Në synetin e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kanë ardhur shumë përgëzime me përkrahje dhe ngritje dhe fitore për këtë fe; nga ato:

    Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, duke thënë: “Unë jam dërguar me shprehjen  e shkurtër, por që mbart kuptime të gjëra deh më është dhuruar fitorja duke i kallur tmerrin armikut (armikut në zemër), ndërsa, duke qenë në gjumë, mu dhuruan dhe mu vunë në dorë çelësat e thesareve të botës”.

    Muavije ibën Ebi Sufjan, Allahu qoftë i kënaqur me të, në hutben e tij tha se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, duke thënë: “Një grup nga umeti im do të vazhdojnë, të pranuar, në urdhrin e Allahut. Ata s’do të dëmtohen nga ata që ua kthejnë shpinën apo nga ata që i kundërshtojnë, derisa të vijë urdhri i Allahut dhe ata të jenë fitimtarë ndaj njerëzve”.

    Ubej ibën Kab, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, ka thënë: “Përgëzoje këtë umet me pozitën e lartë, me fenë, me lartësimin, me fitore dhe pushtetin në Tokë”.

    Këto janë përgëzime të bekuara që na lajmëroi i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i cili, nuk flet prej hamendjes, po flet me shpallje prej anës së Allahut!

    SHEJH USAME IBËN ABDULLAH HAJAT

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • PESË FATKEQËSITË E MËDHA

    PESË FATKEQËSITË E MËDHA

    O ju musliman, ju porosis juve dhe veten me devotshmëri ndaj Allahut: “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore”. Ahzab 70-71.

    O ju musliman, në vazhdim do të flasim për një hadith të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, një hadith madhështor ku në të ka paralajmërim të vërtetuar dhe nxitje të fortë për të larguar nga shkaqet e çrregullimit në tokë dhe njerëz:

    Nga Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, u kthye drejtë nesh dhe tha: “O emigruesit në rrugë të Allahut! Janë pesë gjëra për të cilat lus Allahun të mos sprovoheni me to, e të mos i arrini ato. Nuk është përhapur imoraliteti në ndonjë popull derisa ta shfaqin haptazi, e të mos përhapen në mesin e tyre murtaja (sëmundjet ngjitëse) dhe sëmundje të tjera të cilat nuk kanë ekzistuar te paraardhësit e tyre. Nuk peshojnë dhe masin mangët, vetëm se do të ndëshkohen me varfëri, skamje dhe tirani të sundimtarëve (sulltanëve). Nuk e ndërpresin dhënien e zekatit, vetëm se do t’u ndërpritet rënia e shiut, sa që sikur të mos ishte shkaku i kafshëve nuk do të binte asnjë pikë. Nuk e thyejnë premtimin e dhënë Allahut dhe premtimin e dhënë të Dërguarit të Tij, vetëm se Allahu atyre do t’u përcaktoj një armik të jashtëm i cili do ua marri disa prej të mirave që i posedojnë. Dhe nuk gjykojnë prijësit e tyre me ligj tjetër përveç Librit të Allahut, si dhe nuk zgjedhin gjykime të tjera përveç asaj që ka përcaktuar Ai, vetëm se Allahu do t’i përçaj dhe do ua shtoj urrejtjen mes vete”.

    Ky hadith ia qartëson Umetit se esenca e çdo çrregullimi është largimi nga rruga e Allahut dhe devijimi nga udhëzimi i të Dërguarit të Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. S’ka dyshim se gjynahet dhe të ligat janë esenca e çdo belaje dhe e çdo fatkeqësie dhe shkaktare e çdo dëmi dhe problemi: Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë; por Ai fal shumë”. Shura 30.

    Gjendja aktuale e përbuzur e muslimanëve na bën të ndalemi para këtij hadithi madhështor dhe ta përsiatim dhe në fund të dalim me tri konkludime:

    Konkludimi i parë: Ta dimë se përhapja e sëmundjeve ngjitëse shkatërruese dhe të sëmurit e njerëzve me sëmundje të panjohura, vjen nga përhapja e fëlliqësirave në mesin e njerëzve dhe nga përhapja e tepërt e imoralitetit dhe homoseksualizmit dhe përhapja e mjeteve dhe thirrjeve në të, nëpërmjet mjeteve informative të ndryshme.

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kur me një popull përhapen gjynahet dhe mëkatet dhe numri i mëkatarëve është  më i vogël se sa i popullit ku jetojnë dhe të tjerët nuk marrin masa për ta ndryshuar gjendjen, ka shumë mundësi që Allahu ta dënon atë popull në tërësi”.

    Në një hadith tjetër përcillet: “Umeti im vazhdon të jeton në mirësi derisa nuk përhapet në mesin e tyre fëmija i imoralitetit, dhe kur përhapet ky gjynah në mesin e tyre atëherë ka mundësi që Allahu ta dënon atë popull në tërësi“.

    Nga transmetimi i ibën Abasit, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcillet se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, të ketë thënë: “Nuk është përhapur imoraliteti me një popull vetëm se në mesin e tyre është përhapur vdekja”.

    Konkludimi i dytë: Ngrënia e pasurisë haram dhe lëshimi pe në këtë çështje për sa i përket ngrënies së pasurisë në të kotë, të vjedhurit dhe pakësimi në peshore, tradhtia, mashtrimet e të gjitha llojeve dhe formave, janë shkaqe e gjendjes aktuale të muslimanëve: “Mos ia merrni pasurinë njëri-tjetrit padrejtësisht”. Bekare 188.

    Nga lloji më i rëndë i pakësimit dhe vjedhjes në vagë nga të cilat na vijnë edhe këto bela është ngrënia e pasurisë së përgjithshme të muslimanëve, shfrytëzimi i autoritetit për të arritur deri te grabitja e pasurisë së muslimanëve, përdorimi i pozitave për të përfituar projekte joligjore, e të mos flasim për ryshfetin me të gjitha format e tij.

    Kjo e tëra nëse përhapet në tokat e muslimanëve bëhet shkak për paraqitjen e çrregullimeve dhe ardhjen e belave dhe fatkeqësive, edhe atë jo vetëm se mbi individin mëkatar, po edhe mbi shoqërinë në tërësi.

    Kur njerëzit largohen nga dispozitat e Islamit për sa i përket përfitimit të pasurisë dhe largohen nga sistemi i Kuranit dhe Synetit, u ngushtohet jeta dhe u vijnë dëme të llojeve të ndryshme, nga pakësimi i shiut, përfshirja e cikloneve, humbja e bereqetit, rritja e çmimeve, përhapja e varfërisë, e të mos flasim për përhapjen e padrejtësisë në tokat e muslimanëve dhe shtypjet që u bëhen. Shpërblimi vjen sipas llojit të veprës.

    Kur njerëzit përqendrohen mes tyre në marrëdhëniet e shitblerjes dhe sistemit bankar sipas asaj që e ka ligjësuar Allahu dhe i Dërguari i Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, Allahu ua bën atyre që në çdo vështirësi të gjejnë zgjidhje e rrugëdalje dhe t’i furnizon nga nuk e presin: “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret”. Talak 2-3.

    Konkludimi i tretë: Shteti Islam e ka për detyrë t’i praktikon dispozitat e dy shpalljeve (Kuranit dhe Synetit) në të gjitha sferat jetësore dhe në të gjitha çështjet, kurse nga njerëzit kërkohet që dispozitat e islamit të jenë kushtetuta e tyre në të gjitha çështjet jetësore, të voglat dhe të mëdhatë, dhe atëherë do të përfshihen nga siguria dhe paqja, rehatia dhe jetesa e mirë. Sipas sasisë së largimit nga rruga e sheriatit u vijnë edhe belat e fatkeqësitë dhe krizat e padrejtësitë: “Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër”. Taha 124.

    Shtetet islame kur shmangen nga të praktikuarit e ligjeve të Allahut tërësisht apo pjesërisht, goditen me varfëri dhe u vijnë bela dhe sprova. Gjendja aktuale e mjerë e muslimanëve dhe e shteteve islame, ku muslimanët janë sprovuar në fenë e tyre dhe në trupat e tyre, u cenohen të drejtat e tyre, u cenohet gjaku dhe nderi dhe pasuria dhe  siguria, vjen si pasojë e gjykimit me ligje të aplikuara nga vet njerëzit, e jo me ligjet të cilin i ka zbritur Allahu. Kjo është bërë sebep që të përhapet padrejtësia në tokë dhe në mesin e njerëzve dhe të shtohet çrregullimi dhe të shtohet urrejtja mes udhëheqësit dhe parisë së tij dhe të humbet tek njerëzit kuptimi i hadithit të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “Udhëheqësit më të mirë janë ata të cilët i doni dhe ju duan, luteni për ta dhe luten për ju. Kurse udhëheqësit më të keq janë ata të cilët i urreni dhe ju urrejnë dhe i mallkoni dhe ju mallkojnë”.

    O ju njerëz që logjikoni të çdo shteti islam, në çdo shtet musliman ku ka kryengritje dhe orvatje për ta ndryshuar sistemin gjykues të padrejtë, dijeni se duhet të kapeni për Kuranin dhe Synetin se përndryshe nuk do t’i arrini qëllimet e juaja dhe çrregullimet nuk do të largohen dhe përmisimi nuk do të vjen. Më e keqja është se Allahu do të bën që të përhapet e liga dhe të përdoret forca mes jush, ashtu si edhe e sqaron ky hadith madhështor: “Përderisa udhëheqësit e juaj nuk gjykojnë me ligjet e Allahut dhe zgjedhin nga ajo që e ka zbritur Allahu, Allahu do ta përhap të ligën dhe do të bën të përdorni forcën mes jush”.

    O ju musliman, pse nuk po gjykoni me librin e Allahut? Pse nuk po kapeni për traditën dhe udhëzimin e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të? A nuk u mor besa nga ju se do të kapeni për Kuranin dhe të udhëzoheni sipas traditës së Muhamedit, , lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të?! Atëherë pse ikni në të majtën dhe në të djathtë?! Ju do të bëheni shkak që vendet e juaja të varfërohen dhe të sprovohen me sëmundje dhe me çrregullime! Për këtë arsye kapuni për litarin e Allahut dhe nënshtrojuni ligjeve të Tij dhe të Dërguarit të Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

    Kurse ju që Allahu ju begatoi me vende ku në to gjykohet me ligjin e Allahut, kapuni për të fortë dhe mos e humbni dhe mos lakoni në të majtën dhe në të djathtën nga kjo rrugë madhështore. Allahu nuk e ndryshon një begati derisa ata e ndryshojnë vetë gjendjen e tyre dhe largohen nga ajo begati.

    O ju musliman, ekspertët botëror janë të një mendimi se tokat muslimane janë ndër më të pasurat në dynja, në mirësitë e saj dhe në thesaret e saj të brendshme dhe të jashtme dhe në pozitën e tyre gjeostrategjike, mirëpo edhe përskaj këtyre fakteve ato kanë mbetur ndër më të varfrat në mesin e vendeve tjera, e të mos flasim për përhapjen e varfërisë dhe papunësisë në ato shtete. Atëherë pse kjo e tëra?!

    Ky prodhim vjen si shkak i largimit të njerëzve dhe qeverive nga rruga e islamit, ashtu edhe siç ceket në hadith: “Përderisa udhëheqësit e juaj nuk gjykojnë me ligjet e Allahut, në mesin e juaj do të përhapet varfëria”.

    Le ta dinë të gjithë ata që thirrin në hyrjen e bazave ekonomike perëndimore nëpër tokat muslimane, të cilat baza bien ndesh me mësimet e Kuranit për sa i përket ekonomisë islame, se ata muslimanët janë duke i drejtuar drejt një shkatërrimi të madh, ku përfundimin e saj nuk e di se si do të jetë përveç Allahut.

    Nga belat më të mëdha dhe nga sherret dominuese është sprova e Umetit me njerëz që muslimanët i nxisin të kapen pas kulturave të huaja e të kota.  Disa anëtar të këtij Umeti i mohojnë disa nga dispozitat, kurse disa të tjerë e shohin se duhet të merren vetëm se dispozitat e adhurimeve dhe të largojnë islamin si sistem gjykimi dhe metodologji jetësore. Me këta njerëz Umeti është dobësuar dhe poshtëruar dhe nënçmuar.

    Patjetër duhet të luftohen këto ideologji dhe patjetër të ketë bashkëpunim mes muslimanëve me qëllim që të dominojnë ligjet dhe dispozitat e islamit dhe me këtë të shpëton Umeti nga çdo çrregullim dhe fatkeqësi.

    SHEJH HUSEJN ALI SHEJH

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • MOS U LIGËSHTONI DHE MOS U PIKËLLONI!!

    MOS U LIGËSHTONI DHE MOS U PIKËLLONI!!

    O ju musliman, frikojuni Allahut me devotshmëri të vërtetë dhe kapuni për lidhjen e fortë nga Islami: O besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut, Ai do t’ju japë aftësinë e të gjykuarit drejt, do t’ju lirojë nga gjynahet tuaja dhe do t’ju falë. Allahu zotëron mirësi të madhe”. Enfal 29.

    Të gjitha çështjet janë në Dorën e Allahut. Kthimi i krijesave është tek Ai dhe para Tij do të tubohen të gjithë, miq e armiq, për këtë arsye përgatituni për këtë takim: “Çfarë do të ndodhë me ata, kur t’i tubojmë në Ditën (e Gjykimit), për të cilën s’ka pikë dyshimi, kur çdokujt do t’i jepet shpërblimi i veprave të veta e askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi?”. Ali Imran 25.

    Njerëzit Ditën e Kiametit do të ringjallen lakuriq, ashtu si janë krijuar. Nuk do t’i mbulon asgjë tjetër, përveç petkut të devotshmërisë, nëse janë nga të devotshmit: “kur çdokujt do t’i jepet shpërblimi i veprave të veta”. Çdo njëri do te del i vetëm, as prind e as fëmi, as grua e as shokë.

    O ju musliman, në Kuran të gjithë besimtarët e gjejnë qetësinë dhe ngushëllimin. Kurani është udhëzim për çdo të sinqertë dhe Allahu nuk i humbën besimtarët. Allahu besimtarëve pasi që u goditën me bela iu drejtua dhe u tha: Mos u ligështoni dhe mos u pikëlloni, sepse ju, gjithsesi jeni më të lartët, nëse jeni besimtarë të vërtetë. Nëse ju ka goditur ndonjë plagë, edhe popullin (armik) e kanë goditur të tilla plagë. Ato ditë (fitoreje dhe humbjeje) Ne i ndërrojmë midis njerëzve, që Allahu t’i dallojë besimtarët dhe për t’i bërë disa nga ju dëshmorë. Allahu nuk i do keqbërësit. E kështu, Allahu i dëlir besimtarët e i shuan jobesimtarët”. Ali Imran 139 -141.

    E kota nuk ka ardhmëri. Allahu na rrëfeu historitë e popujve të mëhershëm, të cilat u shkatërruan dhe u zhdukën, u humbën dhe u nënçmuan, ngase u morën me të kotën dhe e vazhduan atë rrugë.

    Tradita e Allahut është t’i sprovon njerëzit për një urtësi e cila u cek në ajetet e lartpërmendura, dhe poashtu për t’i pastruar rreshtat e tyre, ashtu siç Allahu tha: Allahu nuk i lë besimtarët në gjendjen që ndodheni ju, por do ta ndajë të keqin prej të mirit. Allahu nuk do t’ua zbulojë të fshehtën (që vetëm Ai e di)“. Ali Imran 179.

    Zejd ibën Eslem thotë: I shkroi Ebu Ubejde ibën Xherah një letër Omer ibën Hatabit, Allahu qoftë i kënaqur nga ata, dhe ia ceki se romakët janë shtuar në numër dhe se frikohet nga ta. Omeri ia kthehu letrën dhe i tha: Pa marrë parasysh se çfarë bela të rënda i zbresin besimtarit, Allahu pas saj do të dërgon lehtësim, dhe pas çdo vështirësie do të vinë dy lehtësime. Allahu në Kuran thotë: O ju besimtarë! Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin të jeni të tillë; bëhuni të vendosur dhe vigjilentë (në vepra të mira dhe në ruajtjen e kufijve) dhe kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni”. Ali Imran 200.

    Pra shpresa jonë në Allahun është e madhe, që të ndriçon dielli i çiltër dhe të largohet drita e errësirës dhe në mëngjes të buzëqeshë shpresa.

    O  ju musliman, bindja jonë në Allahun është e fortë dhe besimi jonë në realizimin e premtimit të Tij është i madh. Allahu është strehuesi, edhe nëse të gjitha rrugët ndërpriten, dhe tek Ai është strehimi, edhe nëse ngushtohen të gjitha mundësitë, dhe nuk ka fitues përveç se Allahut.

    Është detyrë e çdo muslimanit që në këto çaste t’i drejtohet Allahut me lutje të sinqerta për vëllezërit e tij të dëmtuar, të cilët torturohen dhe vriten dhe u cenohet feja dhe nderi dhe gjaku, dhe nuk kanë ndihmës tjetër përveç se Allahut.

    Falënderimi i takon vetëm se Allahut, nuk ka hyjni që meriton të adhurohet përveç Allahut të Madhëruar e të Urtë. Nuk ka hyjni që meriton të adhurohet përveç Allahut , Zotit të Arshit të Lartësua. Nuk ka hyjni që meriton të adhurohet përveç Allahut, Zotit të qiejve dhe të tokës dhe Zotit të Arshit Fisnik.

    O Allahu im, shpallësi i librave, Llogaritësi i shpejtë, mposhti grupacionet e jobesimtarëve.  O Allahu im, mposhti dhe shkatërroj ato.

    O Allahu im, i Cili je Një dhe i Cili e meriton adhurimin, të lutem me emrin tënd me të madhërishëm, që vëllezërve tanë në Siri t’jua lehtësosh gjendjen e tyre. O Allahu im, të lutem mëshiroi dhe ndihmoi, mëshiroi fëmijët e tyre, shëroi të sëmurit dhe mëshiroi të vdekurit kurse të vdekurit pranoi si dëshmorë. O Allahu im, luftëtarëve nga ta përforcoja këmbët, përqendroi kur ta takojnë armikun e tyre dhe o Allahu im, mëshiroi të vdekurit nga ta dhe pranoi të gjitha si dëshmorë.

    O Allahu im, mbroja gjakun e tyre dhe nderin e grave të tyre, dhe mbroja fenë e tyre, lësho mëshirë dhe bekim mbi ta, furnizoi me ushqim dhe me pije dhe bashkoi zemrat e tyre. Kurse armikun e tyre o Allahu im, shkatërroje dhe largoje sa më shpejt nga ato vende, se me të vërtetë ti je Fuqiplotë.

    SHEJH SALIH ALI TALIB

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

     

     

  • VLERA E BESIMIT NË FSHEHTËSINË – GAJBIN DHE KUPTIMI I TIJ

    VLERA E BESIMIT NË FSHEHTËSINË – GAJBIN DHE KUPTIMI I TIJ

    Falënderimi i takon vetëm se Allahut që na bëri musliman dhe na dalloi nga jobesimtarët. Falënderimi i takon vetëm se Allahut i Cili na dhuroi mendjen dhe na dalloi nga kafshët. Lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi Muhamedin, të birin e Abdullahit dhe robin e Allahut.

    O ju njerëz, frikojuni Allahut dhe dijeni se imani është cilësia dalluese e fitimtarëve nga atyre të humburve në mesin e bijve të Ademit. Allahu i Madhëruar thotë: Për kohën! Me të vërtetë, njeriu është në humbje, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit durimin”. Asr 1-3.

    Katër cilësi janë shpëtuese nga humbja e vërtet: Imani, vepra e mirë, këshilla në të vërtetën dhe këshilla në durim.

    Nuk arrihet deri tek imani me shpresa apo me pretendime dhe prejardhje por imani është ajo që ngulitet në zemër dhe e vërtetojnë veprat. Imani është besim me zemër, të shprehurit me gjuhë dhe vepër e gjymtyrëve, shtohet me nënshtrime dhe dobësohet me gjynahe.

    Një nga veçoritë më të mëdha të imanit është imani në fshehtësitë (gajbin). Allahu i Madhëruar thotë: Ky është Libri në të cilin nuk ka dyshim. Ai është udhërrëfyes për të devotshmit, të cilët besojnë në të fshehtën, falin namazin dhe japin nga ajo që u kemi dhënë Ne“. Bekare 2-3.

    Me besim në fshehtësinë – gajbin e nënkuptojmë atë që ti nuk e sheh mirëpo i beson thellësisht duke iu mbështetur lajmeve të sakta të arritura nga ana Allahut dhe të Dërguarit të Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. Muslimani beson në Allahun, melekët e Tij, librat e Tij, të Dërguarit e Tij, beson në Ditën e Kiametit dhe i beson caktimit të Allahut, në të mirën dhe të keqen e tij. Poashtu i beson të gjithë asaj që e ka paralajmëruar Allahu dhe i Dërguari Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, nga ngjarjet e mëhershme dhe ato që do të ndodhin më vonë, nga lajmet e të Dërguarve dhe popujve të mëhershëm, dhe nga ajo që do të ndodhë nga shenjat e Kiametit si paraqitja e Dexhallit, zbritja e Isait, alejhi selam, dalja e Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve, dalja e kafshës, lindja e diellit nga perëndimi dhe nga shenjat e tjera për të cilat na ka lajmëruar i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të,  se do të  ndodhin para Kiametit. Muslimani poashtu i beson asaj që do të ndodhë në jetën e varrit nga dënimi dhe begatia në varr, beson në ringjalljen, llogarinë, peshoren, Xhenetin dhe Xhehenemin.

    Ai për këtë qëllim përgatitet dhe vepron dhe çështjet nuk i neglizhon. Allahu i Lartësuar thotë: “Me të vërtetë, për ata që largohen nga rruga e Allahut, ka dënim të ashpër, ngaqë e kanë harruar Ditën e Llogarisë”. Sad 26, dhe “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!” Hashër 18.

    Kush e stolis veten me këtë besim dhe në të është i bindur fort nuk e lejon që dynjaja ta preokupon e ta largon nga ky besim që pastaj të radhitet në mesin e atyre që për ta Allahu thotë: “Por ju, përkundrazi, më shumë po e parapëlqeni jetën e kësaj bote, ndonëse jeta tjetër është më e mirë dhe e amshuar”. Eala 16 -17.

    Allahu iu kërcënua rreptë atyre që e posedojnë këtë cilësi dhe tha: “Atëherë, ai që ka shkelur gjithçka dhe ka parapëlqyer jetën e kësaj bote”. Naziat 37-38.

    Besimtari nuk e lejon që dynjaja të ndikon në ahiretin e tij po ai dynjanë e shfrytëzon si arë ku në të mbjell dhe shpreson të korrurat t’i merr më vonë, për arsye se ai e din se kjo dynja është kalimtare dhe se ahireti është vendbanimi i tij i përhershëm. Pra Allahu besimtarit ia bashkon të mirat e dynjasë me ato të ahiretit, kurse jobesimtarit ia humb dynjanë dhe ahiretin.  Allahu i Madhëruar thotë: “Disa njerëz të tjerë e adhurojnë Allahun me kusht: Nëse u ecën mbarë, janë të kënaqur, por, nëse i godet fatkeqësia, ata kthehen në mohim e kështu humbasin këtë botë dhe tjetrën. Pikërisht kjo është humbja e qartë”. Haxh 11.

    Abdurrahman ibën Zejd ibën Eslem, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, thotë se këto janë cilësi të hipokritit, të cilit kur i përmisohet dynjaja merret me adhurime e kur i shkatërrohet dynjaja atëherë i ndryshohet zemra dhe nuk i afrohet adhurimeve kurse kur e kaplon ndonjë sprovë apo vështirësi atëherë e len fenë dhe i kthehet mosbesimit.

    Nga besimi në fshehtësitë është që besimtari të vepron me sheriatin e Muhamedit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe t’i nënshtrohet atij edhe pse nuk e takuar asnjëherë. Disa nga sahabët i thanë të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “A ka popull i cili ka shpërblime më shumë se ne. I besuam Allahut dhe të pasuam ty. Ai, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, u përgjigj: “Çka ju pengon nga kjo? Të Dërguarin e Allahut e keni në mesin e juaj i cili ju vjen me shpallje nga ana e Allahut. Po pas jush do të vijnë popuj që do t’ju sillet Libri mes dy pllakave i besojnë atij dhe veprojnë me të. Ata kanë dyfish më shumë shpërblime se sa ju”.

    Në një hadith tjetër përcillet se ai që kapet për fenë e tij gjatë periudhës së sprovave e ka shpërblimin e pesëdhjetë sahabëve. Ebu Thalebe el Hashenij, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, e pyeti të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, rreth ajetit: “O besimtarë! Ju keni përgjegjësi vetëm për veten tuaj! Ai që është i humbur nuk mund t’ju dëmtojë, nëse jeni në rrugë të drejtë. Tek Allahu do të ktheheni të gjithë e do t’ju lajmërojë për atë që keni punuar”. Maide 105 dhe i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i tha: “Urdhëroni të mirën dhe ndaloni nga e keqja, derisa ju të shihni të ndiqen epshet dhe të preferohet dynjaja (më shumë se ahireti) dhe secili njeri do të mashtrohet nga mendimet e tij personale. Kujdesuni për veten tuaj dhe largohuni nga njerëzit e zakonshëm sepse ta dini që pas jush do të ketë ditë durimi, në ato ditë kush kapet për fenë Allahut është njëlloj sikur të mbajë prushin në dorë. Kush është i aftë ta bëjë këtë (të durojë) do të ketë shpërblimin e 50 personave.

     Sahabët pyetën: O i Dërguari i Allahut, shpërblimin e 50 nga ne apo nga ata? Ai, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, iu përgjigj: “Shpërblimin e 50 nga ju.  

    Ebu Hurejra, Allahu qoftë kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë. “Ai që kapet për traditën time gjatë periudhës kur shkatërrohet Umeti im e ka shpërblimin e dëshmorit”.

    Besimi në fshehtësinë – gajbin poashtu e përfshin edhe atë që i nënshtrohet Allahut dhe veprën e ka të sinqertë për Allah pa marrë parasysh a vepron në mesin e njerëzve apo në vetmi. Allahu i Madhëruar thotë: Vërtet, për ata që i frikësohen Zotit të tyre pa e parë Atë, do të ketë falje dhe shpërblim të madh”. Mulk 12, dhe “që e ka pasur frikë të Gjithëmëshirshmin, edhe atëherë kur nuk e shihte kush, e që ka ardhur me zemër të kthyer (nga Allahu)“. Kaf 33.

    Këto cilësi janë të krejtësisht të kundërta me ato të munafikut i cili paraqitet se e adhuron Allahun në publik kurse kur vetmohet e mohon Zotin e tij. Allahu thotë: “Kur takohen me besimtarët, ata thonë “Besojmë”– por, kur mbesin vetëm me djajtë e tyre, thonë: “Në të vërtetë, ne jemi me ju; ne vetëm po talleshim”. Bekare 14.

    Besimi në të fshehtën e dallon njeriun që logjikon dhe ka mendje nga njeriu shtazarak i cili nuk beson përveç se atë që e percepton dhe e sheh. Ky i përngjason besimit të kafshëve i cili nuk e dallon me diçka njeriun nga kafshët dhe nuk i bën kurrfarë dobie. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe, kur panë dënimin Tonë, ata thanë: “Tani ne nuk besojmë në askënd tjetër veç Allahut dhe i mohojmë idhujt që ia shoqëronim Atij (në adhurim)“. Por besimi i tyre nuk u solli kurrfarë dobie, kur panë dënimin Tonë. I tillë është ligji i Allahut, që ka vepruar gjithmonë midis robërve të Tij. Të humbur kanë qenë jobesimtarët“. Gafir 84 -85.

    Faraoni kur e pa se po fundoset tha: “Besoj se s’ka zot tjetër përveç Atij që i besojnë bijtë e Izraelit; dhe unë jam ndër myslimanët”. Junus 90, kurse Allahu iu përgjigj: “Vallë, tani (po beson), ndërkohë që më parë ishe i padëgjueshëm dhe ngatërrestar?!“. Junus 91.

    Ky është ligji i Allahut mbi secilin i cili pendohet kur e sheh se i vjen dënimi i tij mirëpo atëherë është vonë dhe pendimi i tij nuk pranohet. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë. “Me të vërtet, Allahu i Lartësuar ia pranon  pendesën robit përderisa nuk i ka ardhur shpirti në fyt”. Pra robit kur i vjen shpirti në fyt dhe i afrohet meleku i vdekjes më atëherë për të nuk ka pendim, pendimi i tij nuk pranohet.

    O ju robërit e Allahut, për këtë arsye frikojuni Allahut dhe dijeni se Allahu i Lartësuar thotë: O njerëz! Pa dyshim, premtimi i Allahut (Dita e Gjykimit) është i vërtetë, prandaj të mos ju mashtrojë kurrsesi jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashtrojë djalli për Allahun. Me të vërtetë, djalli është armik për ju, andaj vështrojeni si armik! Ai vetëm i josh ithtarët e vet, që të bëhen shokë të zjarrit të përflakur. Fatir 5-6.

    SHEJH DR. SALIH EL FEUZAN

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU  

     

     

  • MAGJIA

    MAGJIA

    Allahu, azze ue xhel, e krijoi njeriun me natyrshmëri të pastër, ndërsa shejtanin ia bëri armik të përbetuar. Shejtani tenton që njeriun ta largon prej rrugës së drejtë, i afrohet prej gjitha anëve dhe rrugëve, derisa ta mashtron atë që donë Allahu. Disa prej tyre ua thyen mendjen dhe i mashtron t’i besojnë besëtytnive dhe të kotave, ndërsa disa prej tyre i bind se magjistarët dhe fallxhorët janë shpëtim dhe zgjidhje i problemeve të tyre.

    Islami erdhi si fe e cila e pastron ideologjinë e njeriut nga këto të kota, zemrën e tij prej papastërtive dhe diturinë e tij prej devijimeve. Mirëpo, kur disa filluan të largohen prej mësimit të teuhidit, mësimdhënies së tij dhe rikujtimit të tij, filloi dobësimi i besimit dhe paraqitja e shirkut. Poashtu zgjerimi i çështjeve jetësore, mjetet e informimit, udhëtimet e ndryshme nëpër botë janë ndër faktorët kryesorë që ndikuan në ideologjinë e muslimanëve dhe në rritjen e padijes kundrejt teuhidit. Shembull më të mirë e kemi shkuarjen e njerëzve te magjistarët dhe fallxhorët kur sprovohen me sprova të ndryshme dhe harrojnë mbështetjen në Allahun e tyre.

    Magjistari dhe fallxhori i sprovojnë zemrat e të dobëtëve, i mashtrojnë sytë e tyre dhe i hutojnë mendjet me gënjeshtra. Veprat e tyre janë sherr dhe sprova për të gjithë ata që zemrat e tyre i kanë të sëmura. Magjia është fjalë magjike, yshtje dhe nyje, që ndikojnë në zemra dhe trupa dhe është prej mëkateve më të mëdha të ndaluara në Islam dhe në të gjitha fetë tjera. Veprimi i saj e mohon teuhidin dhe e nxjerr vepruesin e saj prej Islami. Ai që dëshiron të merret me këtë vepër të shëmtuar së pari duhet t’i nënshtrohet shejtanit dhe t’i bën shirk e kufër Allahut.

    Dëmi i saj në shoqëri është shumë i madh. Sa njerëz kanë vdekur prej magjisë, e sa të tjerë janë sëmurë dhe sa prej tyre janë çmendur? Sa burra dhe gra janë nda dhe sa familje janë shkatërruar? Kjo e tëra është dëm, shkatërrim dhe urrejtje. Allahu, azze ue xhel, e rrëfen të vërtetën kur thotë: “Magjistari nuk do të ketë sukses kudo që të gjendet” Taha 69.

    Gjendja e magjistarëve është e mjerueshme, veprat e tyre janë të papranueshme, dhe po të dinte ai i mjeri diçka prej atyre fshehtësive që i pretendon, së pari do t’i ndihmonte vetes, do t’i largonte sprovat dhe do t’i shtonte begatitë. Mirëpo kjo e tëra është në dorën  e Allahut dhe me përcaktimin e Tij.

    Disa prej argumenteve që e ndalojnë magjinë:

     Allahu, azze ue xhel, thotë: “Në të vërtetë, ata e dinin se ai që e përvetësonte këtë mjeshtëri, nuk do të kishte kurrfarë të mire në jetën tjetër” Bekare 102.

    Allahu na njofton se jehuditë e dinin se kush e përvetëson këtë vepër dhe e len fenë e Allahut dënimi i tij në ahiret është i dhimbshëm, për shkak se e shet për dunjan fenë e tij.

    Allahu, azze ue xhel, thotë: “Besojnë në idhuj ( el xhibt ) dhe në taguta” Nisa 51.

    Omeri, radijallahu anhu, thotë: “Fjala idhuj ( el xhibt ) në këtë ajet e ka për qëllim magjinë, ndërsa fjala tagut e ka për qëllim shejtanin.”

    Allahu, azze ue xhel, në këtë ajet ua qortoi jehudëve besimin e tyre në magji dhe nënshtrimin e tyre ndaj shejtanit.

    Xhabiri, radijallahu anhu, thotë: Taguta e ka për qëllim magjistarët, të cilëve iu zbritshin shejtanët çdo njërit prej tyre në çdo lagje dhe çdo fis.”

    E qartëson, radijallahu anhu, se magjistarëve u zbresin shejtanë dhe i lajmërojnë për lajmet që i vjedhin prej qielli. Prej njëqind lajmeve që ua tregojnë vetëm një është e vërtetë, ndërsa lajmet tjera janë përralla që i shpifin vet. Para shpalljes së Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, çdo fis prej fiseve arabe e kishte nga një magjistarë të cilit iu drejtonin kur kishin nevojë. Mirëpo me ardhjen e Islamit kjo u ndalua dhe qielli u mbrojt me yje të shumta në numër.

    Ebu Hurejra, radijallahu anhu, na përcjell se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Largohuni prej shtatë mëkateve të mëdha dhe shkatërruese”. Thanë: O i Dërguar i Allahut cilat janë ato? Tha: “Ti bësh Allahut shok, të bësh magji, të vrasësh njeri jeta e të cilit është e ndaluar me ligj të Allahut përveç se me të drejtë, ta hash kamatën, ta hash pasurinë e jetimit, të ikësh prej fushëbeteje, dhe të shpifësh për amoralitet gratë besimtare, të devotshme dhe të ndershme.”

     Këto janë shtatë mëkatet e mëdha dhe shkatërruese për vepruesin e saj, ndërsa dënimi i tyre në dunja dhe ahiret është i dhimbshëm dhe për këtë shkak  Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, na paralajmëroi për rrezikun e tyre dhe na urdhëroi që të largohemi.

    1. Shirku në Allahun. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, filloi me shirkun për shkak se është mëkati më i madh që i bëhet Allahut. Shirk do të thotë t’i barazosh Allahut Zota tjerë në veçori dhe atribute që i takojnë vetëm Allahut, si kërkimi i ndihmës prej njerëzve të vdekur, pastaj therja, lutja dhe frika ashtu si e meriton vetëm Allahu.

    Vepruesi i shirkut është banor i përhershëm i xhehenemit në rast se nuk pendohet në dunja. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Sigurisht, atij që adhuron tjetërkënd përveç Allahut, Allahu do t’ia ndalojë Xhenetin dhe strehim i tij do të jetë Zjarri. Për keqbërësit nuk ka ndihmës” Maide 72, dhe poashtu thotë: “(Kujtoje) kur Lukmani i tha të birit, duke e këshilluar: “O djali im, mos i shoqëro Allahut asgjë (në adhurim)! Pa dyshim, idhujtaria është një padrejtësi shumë e madhe.” Lukman 13.

    Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, kur u pyet se cili është mëkati më i madh te Allahu? U përgjigj: “T’i bësh Allahut shok, e ai të ka krijuar.”

    1. Bërja e Magjisë. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, magjinë e përmendi pas shirkut për shkak se veprimi i saj të nxjerr prej Islami. Për të punuar me magji patjetër duhesh t’i nënshtrohesh shejtanit dhe t’i afrohesh atyre me therje, me lutje dhe me kërkim ndihme. Pesë mëkatet tjera që vijojnë pas magjisë në vete përmbajnë nga një lloj dhune e armiqësie, ose në trup, ose në pasuri, ose në nder. Kurse magjia i përfshin të gjitha llojet e këtyre dëmeve duke ia shtuar edhe dëmin më të madh në të drejtën e Allahut, e ajo është bërja shok Allahut në adhurim.
    1. Vrasja e njeriut e cila është e ndaluar me ligj të Allahut përveç se me të drejtë. Ky është mëkat i madh dhe nuk lejohet vrasja e asnjë njeriu, përveç se atë që ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij. Në këtë ndalesë përfshihet edhe vrasja e jobesimtarëve të cilët hyn në shtet islam dhe janë në marrëveshje me muslimanët. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Kush vret një jobesimtar dorëzanë nuk do ta nuhasë erën e xhenetit.”
    1. Ngrënia e kamatës. Ndalohet ngrënia e çdo llojit të kamatës dhe Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, e mallkoi ngrënësin e saj, atë që e jep, atë që e shkruan aktin e kamatës dhe dëshmitarët. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Ata që marrin fajde, do të ringjallen (në Ditën e Gjykimit) si ai që djalli e ka çmendur me prekjen e vet” Bekare 275.
    1. Ngrënia e pasurisë së jetimit. Kjo do të thotë cënimi i pasurisë së tij nëpërmjet të ngrënit, sepse e ngrëna është përgjithësisht një mënyrë përfitimi. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Ata që hanë pasurinë e jetimëve padrejtësisht, në të vërtetë hanë zjarr në barqet e tyre dhe do të digjen në zjarrin e ndezur fort” Nisa10.
    1. Zmbrapsja në ditën e betejës. Kjo do të thotë t’i kthesh shpinën jobesimtarëve në kohën e luftimit. Ky veprim është gjynah i madh nëse muslimani zmbrapset prej beteje dhe i bashkëngjitet jobesimtarëve ose zmbrapset prej frike dhe i len muslimanët në gjendje të keqe. Allahu, azze ue xhel, thotë: “O besimtarë, kur të ndeshni ushtritë e jobesimtarëve në betejë, mos ua ktheni shpinën! Cilido që ua kthen shpinën atë ditë, përveç atij që tërhiqet me qëllim që të sulmojë përsëri ose për t’u bashkuar me një tjetër, do të shkaktojë zemërimin e Allahut dhe do të ketë si strehë Xhehenemin. Eh, sa fund i keq është ky! Enfal 15-16.
    1. Shpifja ndaj grave të ruajtura, të pafajshme dhe besimtare. Kjo do të thotë shpifja ndaj grave të ruajtura, që nuk i hedhin sytë drejt imoralitetit dhe paturpësive,

    të drejta, të devotshme, të martuara apo beqare, me imoralitet dhe kurvëri. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Vërtet, ata që përgojojnë gratë e ndershme, zemërdëlira e besimtare, janë të mallkuar në këtë botë dhe në tjetrën; për ata ka dënim të madh.” Nur 23.

    O robërit e Allahut, këto janë shtatë mëkatet e mëdha që duhet t’i largohemi për shkak se e meritojnë zemërimin e Allahut dhe ai i cili bie në njërën prej tyre le të shpejton me pendim të sinqertë para se t’i del shpirti dhe të kthehet te Zoti i saj.

    “Dhe shkuan pas shpifjeve që bënin djajtë kundër mbretërisë së Sulejmanit. E Sulejmani nuk ishte mohues, por djajtë ishin mohues. Ata u mësonin njerëzve magjinë dhe dijeninë që u ishte dërguar dy engjëjve në Babiloni – Harutit e Marutit. Këta engjëj nuk i mësonin ndokujt magji, pa i thënë: “Ne jemi dërguar për t’ju vënë në provë, andaj ti mos u bëj mohues (duke mësuar apo ushtruar magjinë)!” Dhe njerëzit mësuan nga këta të dy se si t’i ndajnë bashkëshortët. Por magjistarët nuk mund t’i bëjnë dëm askujt pa lejen e Allahut. E megjithatë, njerëzit mësojnë ato gjëra që i dëmtojnë e nuk u bëjnë dobi. Në të vërtetë, ata e dinin se ai që e përvetësonte këtë mjeshtëri, nuk do të kishte kurrfarë të mire në jetën tjetër. Eh, sa e keqe është ajo për të cilën shitën shpirtrat e veta! Ah, sikur ta dinin ata! Bekare 102.

    Dëmi prej magjisë për shoqërinë është i madh, prandaj edhe dënimi për magjistarin është vrasja.

    Xhundubi, radijallahu anhu, na përcjell se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Ndëshkimi i magjistarit është goditja e tij me shpatë.”

    Bexhaleh, radijallahu anhu, thotë se Omeri, radijallahu anhu, na shkroi që ta mbysim çdo magjistar dhe magjistare, dhe pas kësaj letre i mbytim tre magjistar.

    Përcillet se edhe Hafsa, radijallahu anha, kishte urdhëruar që të mbytet shërbëtorja e saj e cila e kishte magjepsur dhe më vonë e mbytën.

    Shërimi më i mirë prej magjisë është me ilaçe prej Kuranit dhe Sunnetit dhe në to ka shumë dobi. Ndikimi i magjisë në trup mundet të shkatërrohet dhe trupi të mbrohet vetëm se me leximin e Kuranit, me lutje dhe me dhikër. Kur zemra e robit mbushet me lexim dhe me dhikër do të shërohet me lejen e Allahut, azze ue xhel, prej çdo sëmundje qoftë prej magjisë, apo prej mësyshit, apo prej sëmundjeve psikike dhe prej sprovave të ndryshme.

    Muhamedi, sal-allahu alejhi ue selem, na mësoi se si të mbrohemi prej saj me anë të lutjeve dhe dhikreve profetike, dhe prej saj: leximin e sures Felek dhe Nas nga tri herë në mëngjes dhe mbrëmje dhe para gjumi. Poashtu leximin e ajetul Kursi në mëngjes dhe mbrëmje, dhe leximin e dy ajeteve të fundit prej sures Bekare. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Kush i lexon natën dy ajetet e fundit prej sures Bekare i mjaftojnë ( i mjaftojnë prej çdo sherri ).”

    Pastaj leximi i lutjes: “Bismilahi el ledhi la jedur’ru mea ismihi shej’un fil erdi ue la fis sema ue huve semiul alim” ( Me emrin e Allahut pranë emrit të Atij që nuk të bën dëm asgjë në tokë e as në qiell, Ai që dëgjon dhe di çdo send. ) tre herë në mëngjes dhe në mbrëmje.

    Poashtu lexohet lutja: “Eudhu bi kelimatilahi tammati min kul sherrin ma halak” (Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut nga sherri që ka krijuar ) tre herë në mëngjes dhe në mbrëmje.

    Mënyra e dytë për mbrojtjen prej magjisë është edhe ngrënia e shtatë hurmave Axhueh në mëngjes para ngrënies së ushqimit. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush i ha shtatë hurma Axhueh në mëngjes nuk i bën dëm atë ditë as helmi e as magjia.”

    Shejh Abdulaziz ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë, thotë se përveç Axhues bëjnë dobi edhe hurmat tjera të cilat janë prej Medine duke u bazuar në hadithin i cili gjendet te Muslimi. Këto hurma veçohen prej hurmave të vendeve të tjera për shkak vlerës dhe veçorive të Medinës, dhe shpresohet që Allahu të bën dobi me to.

    Në fund e lus Allahun, azze ue xhel, që mua dhe jush të na mbron prej çdo të keqe në dunja dhe ahiret.

    Abdulmelik el Kasim                                            

    Nga arabishtja: Irfan Jahiu

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

  • FUQIZIMI I VETËDIJES SË MBIKËQYRJES HYJNORE

    FUQIZIMI I VETËDIJES SË MBIKËQYRJES HYJNORE

    Vetëdija e mbikëqyrjes hyjnore është dyllojëshe:

    Lloji i parë: Mbikëqyrja jote kundrejt Allahut, azze ue xhel.

    Lloji i dytë: Mbikëqyrja e Allahut kundrejt robit të Tij, siç e cekë edhe Allahu, azze ue xhel, në Kuran: Allahu është mbikëqyrës për çdo gjë.Ahzab 52.

    Sa i përket llojit të parë qëllimi i tij është ti ta kuptosh se Allahu e di çdo send që e thua, e vepron apo beson. Allahu, azze ue xhel, thotë: Dhe mbështetu në të Plotfuqishmin, Mëshirëplotin, i Cili e sheh qëndrimin tënd në këmbë (gjatë namazit) dhe lëvizjet e tua midis atyre që përulen në sexhde.” Shuara 217-219. Ajeti na bën me dije se ti kur ngritësh natën i vetmuar në një vend të errët ku nuk të sheh askush, fillon ta falsh namazin dhe të përulesh në sexhde, dije se Allahu të gjitha lëvizjet e tua i përcjell dhe i mbikëqyr.

    Poashtu prej mbikëqyrjes tënde kundrejt Allahut është ta dish se Allahu të dëgjon. Çdo fjalë çka e flet qoftë e mirë apo e keqe dije se Allahu e dëgjon: “Vallë, a mos kujtojnë ata se Ne nuk i dëgjojmë fjalët e tyre tinëzare dhe bisedat e tyre të fshehta? Pa dyshim, Ne dëgjojmë, ndërsa të dërguarit Tanë (engjëj) që janë pranë tyre, shënojnë.” Zuhruf 80.

    Mëso prej këtij ajeti se të gjitha thëniet tua qofshin të mira apo të këqija, të fshehta apo të zbuluara, do të jenë dëshmi për teje ose kundër teje: “Dhe, për çdo fjalë që ai thotë, ka pranë vetes një mbikëqyrës të gatshëm (për ta shënuar atë).” Kaf 18.

    Merre këtë çështje me seriozitet dhe i mjeri ti nëse flet fjalë jo të hijshme se për to do të japësh llogari ditën e Kiametit. Mësoje gjuhën tënde të flet fjalë të mira dhe të vërteta ose të hesht, ashtu siç na mësoi Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, në një hadith të vërtet: “Kush i beson Allahut dhe ditës së Fundit le të flet mirë ose le të hesht.”

     Poashtu mos harro ta mbikëqyrësh Allahun në zemrën tënde. Shiko në zemrën tënde se a gjendet ndonjë lloj i shirkut apo hipokrizisë, apo devijim, apo armiqësi dhe urrejtje ndaj besimtarëve dhe dashuri ndaj jobesimtarëve, apo gjëra të ngjashme të cilat nuk e kënaqin Allahun, azze ue xhel?

    Mbikëqyre Allahun në veprat tua, në thëniet tua dhe në zemrën tënde, deri sa të plotësohet mbikëqyrja jote. Për këtë shkak kur u pyet Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, mbi mirësinë (ihsanin), u përgjigj: Ta adhurosh Alla­hun sikur ta shohësh, sepse edhe pse ti nuk e sheh, Ai vërtet të sheh ty.”

    Adhuroje Allahun sikur se ta shohësh para teje me pamje okulare, dhe në rast se nuk e sheh atëherë zbrit në shkallën e dytë: “Ai vërtet të sheh ty.”

    E para është adhurim dëshire, ta adhurosh Allahun sikur se ta shohësh, ndërsa e dyta është adhurim frike, dhe për atë shkak tha: “sepse edhe pse ti nuk e sheh, Ai vërtet të sheh ty.”

    Allahu, azze ue xhel, është kudo me robërit e Tij: “Ai është me ju kudo që të gjendeni” Hadid 4. Në tokë, në det, në ajër, në errësirë, në dritë, dhe në çdo gjendje. Kjo aludon në përsosmërinë e përfshirjes së Allahut kundrejt nesh me dituri, me fuqi, me pozitë, me drejtim, etj. Mirëpo kjo nuk duhet nënkuptuar se Allahu është me ne në të njëjtin vend në tokë, sepse Ai është mbi të gjitha. Vendqëndrimi i Qenies së Tij është mbi shtatë qiejt mbi Arsh, ndërsa në tokë është prezent me dijen e Tij: “I Gjithëmëshirshmi mbi Fron u ngrit (si i takon Madhërisë së Tij).” Taha 5, “Ai është i Sunduesi mbi robërit e Vet; Ai është i Urti dhe ka dijeni për gjithçka.” Enam 18, “Ai është i Larti, Madhështori” Bekare 255, “Lavdëro emrin e Zotit tënd, më të Lartit” Eala 1, “A jeni të sigurt se kush është në qiell” Mulk 16.

    Atij poashtu nuk i fshihet asgjë në tokë dhe as në qiell: “Pa dyshim, Allahut nuk i fshihet asgjë në Tokë dhe as në qiell!Ali Imran 5. Këtë e sqaroi në një ajet tjetër ku thotë: “Ai i ka çelësat e së padukshmes dhe vetëm Ai i njeh ato. Ai e di ç’ka në tokë dhe në det; asnjë gjeth nuk bie, pa e ditur Ai dhe nuk ekziston asnjë kokërr në errësirën e tokës, as e njomë, as e thatë, që të mos jetë shënuar në Librin e qartë (Leuhi Mahfudh).” Enam 59.

    Prej këtyre fjalëve çka i cekëm na bëhet me dije se fuqizimi i vetëdijes së mbikëqyrjes hyjnore në shpirtin e muslimanit është e domosdoshme dhe çdo neglizhencë e jona rreth saj është humbje dhe shkatërrim.

    Le t’i kthehemi historive të popujve të mëhershëm të cilat na i rrëfeu Kurani dhe Suneti. Allahu, azze ue xhel, na njoftoi për popullin e Adit, Themudit, Faraonit dhe shumë popujve të tjerë të cilëve i kishte dhuruar shumë të mira, duke filluar prej trupave të tyre, e pastaj vendbanimeve dhe bagëtive. Mirëpo, krahas të gjitha këtyre begative që i kishin, ata të gjitha i mohuan duke i bërë së pari shirk Allahut e pastaj duke i luftuar edhe të dërguarit e Tij. Harruan se Allahu i mbikëqyr veprat e tyre dhe u bën kryelartë në tokë. E merituan dënimin e Allahut ashtu siç e meriton çdo zullumqar dhe prej gjurmëve të tyre nuk mbeti asgjë.

    Allahu, azze ue xhel, thotë: “Vallë, a nuk e di ti se çfarë ka bërë Zoti yt me fisin Ad, banorë të Iremit me pallate shumështyllëshe, të atillë që nuk janë krijuar askund tjetër në tokë si ata?! Dhe me fisin Themud, që gdhendi shkëmbinjtë në luginë (për të bërë shtëpi)? Dhe me Faraonin, njeriun e hunjve (ku torturonte njerëzit)? Të gjithë këta shkelën çdo kufi në vendet e tyre, duke shtuar atje shthurjen dhe korrupsionin, prandaj Zoti yt lëshoi mbi ata kamxhikun e dënimit.” Fexhër 7-13, dhe në fund e përfundoi ajetin duke thënë: “Vërtet, Zoti yt është gjithnjë në pritë!” Fexhër 14.

    Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, poashtu na njoftoi me disa ngjarje të cilat e trajtojnë këtë temë dhe na bëri me dije se sa e rëndësishme është fuqizimi i kësaj vetëdije në shpirtin e muslimanit. Prej këtyre ngjarjeve mund ta veçojmë hadithin të cilin na e përcjell Ebu Hurejra, radijallahu anhu, prej Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, i cili thotë: “Tre njerëz nga Beni Israilët, Allahu, azze ue xhel, dëshiroi t’i sprovojë. Njëri prej tyre ishte zgjeban, i dyti qelan, kur­se i treti i verbër. Allahu ua dërgoi një melaqe, i cili së pari i vjen zgjebanit dhe i thotë: Çdo të dëshiroje më së shumti? Tha: Më së shumti do të dëshiroja të kem ngjy­rë dhe lëkurë të mirë dhe të çlirohem nga kjo për shkak të së cilës më urrejnë njerëzit. Meleku e fërkoi me dorë dhe prej tij ranë krejt zgjebet dhe e fitoi ngjyrën e mirë (të trupit). (Pastaj meleku) Tha: Cilën pasuri dëshiron më së shumti? Tha: Devetë – ose lopët (nuk i kujtohet saktë tran­s­metuesit), ai ia jep një deve barsë dhe i thotë: Allahu të bekoftë me të! Pastaj shkoi te qelani dhe i tha: Çdo të dëshiroje më së shumti? (Qelani) Tha: Flokë të bukura dhe të largohet prej meje ajo prej së cilës njerëzit neveriten nga unë. Meleku e fërkon dhe ai shërohet e i jepen flokë të bukur. (Meleku) Tha: Cilën pa­suri dëshiron më së shumti? (Qelani) Tha: Lopët. Meleku ia jep një lopë barsë dhe i thotë: Allahu të bekoftë me te.” Meleku i shkon të verbërit e i thotë: Çdo të dëshiroje më së shumti? (I verbëri) Tha: Të ma kthejë Allahu shikimin, që t’i shoh njerë­zit.” Meleku e fërkon dhe Allahu ia kthen shikimin. (Meleku) Tha: Cilën pasuri e dëshiron më së shumëti? (I verbëri) Tha: Dhentë! Meleku ia jep një dele që lind. Te të tre pasuria u shtua e u rrit, kështu që njëri (zgjebani) bëri një luginë me deve, i dyti (qe­lani) e bëri një luginë me lopë dhe i treti (i verbëri) bëri një luginë me dele. Pas kësaj meleku i vjen zgjebanit në formën dhe pamjen  e tij të mëparshme e i thot­ë: Unë jam një njeri i mjerë, më janë këputur penjtë në udhëtimin tim, andaj sot askush nuk mund të më ndihmojë përveç Allahut, pastaj ti, andaj po të lu­tem në emrin e Atij që të ka dhënë ngjyrë dhe lëkurë aq të bukur dhe që të ka dhënë kaq deve, të më japësh një deve që të mund ta va­zhdoj rrugën. (Ish zgjebani, tani pasanik) Tha: Jo, unë kam shumë obligime (borxhe).” (Meleku) I tha: Sikur po të njoh unë ty, a mos ke qenë një zgjeban nga i cili neveriteshin njerëzit, një i varfër të cilin Allahu e ka pasuruar?” Tha: “Unë  këtë pasuri e kam tra­shëguar nga të parët e mëdhenj.” Meleku i tha: “Nëse po gënjen, le të të kthejë Allahu në atë gjendje në të cilën ke qenë!”

    Meleku pastaj i shkon qelanit, por në formën dhe pamjen e tij të mëparshme, e i thotë ashtu siç i tha zgjebanit, por edhe ky i për­gjigjet ashtu siç iu pat përgjigjur zgjebani. Meleku i tha: “Nëse po gënjen, le të të kthejë Allahu në atë gjendje në të cilën ke qenë!”

    Pastaj meleku i shkon ish të verbërit, por në formën dhe pam­jen e tij të mëparshme, dhe i thotë: “Unë jam i mjerë dhe udhëtar, më janë këputur penjtë në udhëtimin tim, andaj sot askush nuk mund të më ndihmojë përveç Allahut, pastaj ti. Të lutem me atë që të ka kthyer të parët, më jep një dele, që të ndihmohem me te dhe të vazhdoj rrugën.” (Ish i verbri) Tha: Vërtet unë kam qenë i ver­bër, por Allahu ma ka kthyer të parët. Merr vëlla çka të duash dhe lër çka të duash! Pasha Allahun, asgjë sot nuk të ndaloj të ma­rrësh në emër të Allahut të Gjithëfuqishëm e të Madhërishëm. Meleku i tha: Mbaje krejt pasurinë, ju vetëm keni qenë të spro­vuar. Allahu është i kënaqur me ty, kurse është i hidhëruar me dy shokët e tu. (Buhariu dhe Muslimi).

    Muslimanit nuk i mbetet asgjë tjetër vetëm se të jetë i vetëdijshëm se Allahu e mbikëqyrë dhe se ai duhet t’i frikësohet në vetmi ashtu si i frikësohet në publik. Bile ai i cili i frikohet Allahut në vetmi më shumë se haptazi, ai është i begatuar, për shkak se frika në vetmi është më e sinqertë krahas asaj e cila shfaqet në publik dhe prej të cilës mund të sprovohesh me hipokrizi.

    Prandaj ti o vëlla musliman kujdesu që t’i zbatosh urdhëresat dhe të largohesh prej ndalesave dhe e lus Allahun që të na mundëson këtë, se në rast se nuk na ndihmon atëherë ne do të jemi të braktisur prej mëshirës së Tij, siç thotë Allahu, azze ue xhel: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë” Fatiha 5.

    Kur begatohet robi me udhëzim dhe ndihmë sipas kornizave të sheriatit, atëherë ky është ai të cilin Allahu e ka begatuar me të mirat e Tij.

    MUHAMED IBËN SALIH EL UTHEJMIN     

    Nga arabishtja: IRFAN JAHIU  

     

     

     

  • VLERA E TEUHIDIT

    VLERA E TEUHIDIT

    Teuhidi (njësimi i Allahut) është detyra dhe obligimi i parë që duhet të ngjyroset muslimani me të dhe ta praktikon. Teuhidi është adhurimi kryesor dhe më me vlerë, dhe Allahu për realizuesin e tij ka përgatitur shpërblime të mëdha në dunja dhe ahiret.

    Ibën Tejmijje, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Kush e mediton gjendjen në tokë do të vëren se shkak i çdo përmisimi në tokë është njësimi i Allahut, azze ue xhel, adhurimi i Tij dhe nënshtrimi i të Dërguarit të Tij, ndërsa çdo sherr, sprovë dhe bela, thatësi dhe uri, shtypje prej armikut dhe sundim, vjen si pasojë e kundërshtimit të Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, dhe thirrjes në idhujtari dhe në ligje të cilat bien ndesh me ligjet e Allahut, azze ue xhel .”

    Allahu, azze ue xhel, thotë: “Sa për ata që besojnë dhe nuk e molepsin besimin e tyre me padrejtësi (idhujtari), pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.” Enam 82, që nënkupton se ata të cilët e adhurojnë Allahun me sinqeritet dhe nuk e njollosin teuhidin e tyre me idhujtari për to Allahu ka përgatitur shpërblime: “pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar”. Pra shpërblimi i tyre është se ata janë të sigurt dhe të udhëzuar në rrugën e drejtë në dunja dhe ahiret.

    Kur zbriti ky ajet shokët e Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, i kaploi frika, menduan se fjala padrejtësi në ajet e ka për qëllim padrejtësinë ndaj vetvetes dhe se nuk ka siguri e as udhëzim vetëm se për atë i cili nuk i bën padrejtësi vetvetes. Prandaj iu drejtuan Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, dhe i thanë: “O i Dërguar i Allahut, cili prej nesh nuk i bën padrejtësi vetvetes?” Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, u përgjigj: “Nuk është ashtu siç mendoni. Ajeti “nuk e molepsin besimin e tyre me padrejtësi (idhujtari)” e ka për qëllim nuk e njollosin besimin e tyre me shirk. A nuk i keni dëgjuar fjalët e Llukmanit: “Pa dyshim, idhujtaria është një padrejtësi shumë e madhe”. Llukman 13″.

    Pra ua bëri me dije se ai i cili nuk e njollos besimin e tij me këtë padrejtësi do të jetë prej atyre që i garantohet siguria dhe udhëzimi, dhe se ai do të jetë prej të zgjedhurve: “Pastaj, Ne ua dhamë Librin robërve Tanë të zgjedhur (nga ndjekësit e Muhamedit, sal-allahu alejhi ue selem). Disa prej tyre i bëjnë dëm vetes (duke bërë vepra të ndaluara), disa janë në rrugë të mesme (duke kryer detyrimet dhe duke shmangur të ndaluarat), ndërsa disa, me lejen e Allahut, shkojnë përpara me të mira (përtej detyrimeve); kjo është dhuntia e madhe.” Fatir 32.

    Padrejtësi quhet vendosja e një gjëje në vend jo të drejtë dhe jo të përshtatshëm. Prandaj shirku (idhujtaria) është emërtuar si padrejtësi, për shkak se njeriu e vendos adhurimin e tij në vend jo të duhur dhe nuk ia përkushton Allahut, por ia përkushton dikujt tjetër që nuk e meriton.

    Padrejtësinë dijetarët e ndajnë në tre lloje:

    Lloji i parë: Padrejtësi që ia bën njeriu vetvetes me idhujtari. Ky është lloji më i madh i padrejtësisë:Pa dyshim, idhujtaria është një padrejtësi shumë e madhe”. Llukman 13.

    Lloji i dytë: Padrejtësi që ia bën njeriu vetvetes me mëkate. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Kush punon vepër të keqe ose e ngarkon veten me gjynahe, pastaj kërkon falje prej Allahut, do të gjejë se Allahu është Falës e Mëshirëplotë.” Nisa 110.

    Lloji i tretë: Padrejtësi ndaj robërve të Allahut në shpirt, pasuri ose nder.

    Kush largohet prej këtyre tre llojeve të padrejtësive fiton siguri dhe udhëzim të plotë në dunja e ahiret. Kush largohet prej padrejtësisë së madhe dhe nuk largohet prej dy llojeve të tjera, do të ketë mangësi në sigurinë dhe udhëzimin e tij sipas sasisë së padrejtësisë që ia bën vetvetes dhe ia bën të tjerëve. Ndërsa ai i cili nuk largohet prej padrejtësisë së madhe nuk do të ketë as siguri e as udhëzim në dunja dhe ahiret.

    Buhariu dhe Muslimi, Allahu i mëshiroftë, e shënojnë një hadith në librat e tyre prej Ibadeh ibën Samit, radijallahu anhu, i cili na përcjell se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut të Vetëm të pa shok dhe se unë jam rob dhe i Dërguari i Tij dhe se Isa është rob dhe i Dërguari i Tij dhe fjala e Tij që e hodhi te Merjemja dhe shpirt prej Tij (sikurse edhe shpirtrat tjerë) dhe se xheneti është i vërtetë dhe se xhehenemi është i vërtetë, e futë Allahu atë në xhenet sipas punës që e ka bërë.”

    Ky hadith madhështor në vete i përmban katër çështje kryesore.

    Çështja e parë: Dëshmia se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç se Allahut, azze ue xhel.

    Muslimani duhet ta dijë se ky është kuptimi i vërtetë i shehadetit (dëshmisë), dhe se nuk i bën dobi aspak shqiptimi i saj pa mos e kuptuar thelbin e saj dhe pa mos vepruar me të, me bindje të plotë, duke iu larguar çdo gjëje që e mohon dhe e shkatërron atë.

    Ai i cili vetëm e shqipton e nuk punon me të dhe nuk e di kuptimin e saj, nuk e pranon e beson sinqerisht, nuk e pohon e mohon çdo gjë që e aludon kjo fjali, nuk i bën dobi aspak shqiptimi i saj edhe po ta përsëriste ditë e natë, dhe gjithashtu do të jetë argument kundër tij në dunja e ahiret.

    Idhujtarët e Mekës në kohën e Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, e mohonin këtë fjalë dhe kuptimin e saj dhe kur ju thonte Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, atyre: “Thuani: la ilahe il-lallah (nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë vetëm se Allahut) do të shpëtoni”.  Thonin: “A mos kërkon ai, që të gjithë zotat t’i bëjë një Zot të Vetëm? Vërtet që kjo është një gjë e çuditshme!” Sad 5.” Idhujtarët e sotëm në krahasim me ato të mëhershmit e shqiptojnë këtë fjalë, mirëpo e mohojnë kuptimin e saj. Bile as në raste vështirësie nuk i luten Allahut në krahasim me idhujtarët e Mekës të cilët në vështirësi i drejtoheshin vetëm se Allahut, azze ue xhel. Prandaj ai i cili pretendon se njësues (muvahid) është ai i cili pohon se Allahu është Një, Krijues i çdo gjëje dhe kështu e komenton edhe shehadetin gabon shumë, për shkak se ky koment i shehadetit është i mangët dhe gjuha arabe nuk aludon në këtë kuptim. Kurani dhe Suneti na qartësojnë se njësues është ai i cili ia përkushton adhurimet vetëm se Allahut dhe nuk i bën ortak në asnjë adhurim dhe se kjo është qëllimi i dërgimit të gjithë Pejgamberëve prej te Nuhi, alejhi selam, e deri te Muhamedi, sal-allahu alejhi ue selem.

     Çështja e dytë: Dëshmia se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij.

    Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, në këtë hadith përshkruhet me dy cilësi.

    Cilësia e parë: Rob i Allahut i cili nuk posedon veçori hyjnore adhuruese. Kjo është argument kundër atyre të cilët i drejtohen Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, me dua e lutje, me kërkim të bereqetit dhe me lloje të ndryshme të adhurimeve

     Cilësia e dytë: I Dërguar i Allahut të cilin e dërgoi për të gjitha krijesat, njerëzit dhe xhinët, të cilët i urdhëroi që t’i nënshtrohen dhe mos ta kundërshtojnë. Kjo është argument kundër atyre të cilët nuk i nënshtrohen e nuk e pasojnë rrugën e tij, por i pasojnë epshet dhe pasionet e tyre.

    Ndërsa kuptimi i thënies dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij është: “Nënshtrimi i tij në atë çka urdhëroi, besimi dhe konfirmimi i tij në atë çka lajmëroi, largimi prej asaj çka e ndaloi dhe adhurimi i Allahut vetëm se me atë ai çka erdhi dhe e ligjësoi.”

     Çështja e tretë: Isa është rob dhe i Dërguari i Tij dhe fjala e Tij që e hodhi te Merjemja dhe shpirt prej Tij.

     Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, Isain, alejhi selam, e përshkroi në këtë hadith me katër cilësi:

    E para: Se ai është rob i Allahut. Kjo është argument kundër Krishterëve të cilët pretendojnë se Isa është Zot, ose biri  i Zotit, Allahu na ruajt prej këtyre shpifjeve.

    E dyta: Se ai është i Dërguar i Allahut. Kjo është argument kundër Jehudive të cilët e refuzuan mesazhin e Isait dhe e akuzuan se është i biri i lavires, Allahu na ruajt prej këtyre shpifjeve.

    E treta: Se ai është fjala e Tij që e hodhi te Merjemja, që do të thotë se Allahu e krijoi me fjalën “Bëhu”, fjalë e cila u bart nëpërmjet Xhibrilit, alejhi selam, deri tek Merjemja.

    E katërta: Se ai është shpirt prej Tij, që do të thotë se Isa, alejhi selam, është shpirt sikur se shpirtrat e tjerë që i krijoi Allahu, azze ue xhel, dhe fjala shpirt që i shtohet emrit të Allahut është shtojcë nderi dhe fisnikërie.

    Çështja e katërt: Xheneti është i vërtetë dhe xhehenemi është i vërtetë.

     Besimi në xhenet dhe në xhehenem është pjesë e besimit në Ditën e Fundit, mirëpo Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, i veçoi me përmendje në këtë hadith për shkak se ato janë stacioni i fundit i përhershëm i çdo njeriu. Xheneti do të jetë vendbanim për besimtarët dhe devotshmit, xhehenemi do të jetë vendbanim për jobesimtarët dhe mëkatarët.

    Fryti i dëshmisë së katër çështjeve të lartpërmendura të cilat i përfshiu hadithi është futja e robit në xhenet sipas punës që e ka bërë. Ai i cili  e takon Allahun i pastër prej të gjitha mëkateve hyn në xhenet me mëshirën e Allahut, ndërsa ai i cili e takon Allahun me mëkate duke mos i bërë ortak në adhurime, është nën vullnetin e Allahut, si të donë ia fal me mëshirën e Tij, si të donë e dënon me drejtësinë e Tij e pastaj e futë në xhenet.

    Buhariu dhe Muslimi, Allahu i mëshiroftë, e shënojnë një hadith në librat e tyre prej Utbanit, radijallahu anhu, i cili na përcjell se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Allahu ia ka ndalu hyrjen në xhehenem atij i cili thotë la ilahe il-lallah dhe me atë e kërkon Fytyrën e Allahut.”

    Kush e shqipton shehadetin dhe nuk punon me të nuk i bën dobi aspak ky hadith. Allahu ia ka ndaluar xhehenemin atij i cili vjen me shehadet duke qenë i sinqertë në atë çka e thotë, duke e vërtetuar me vepra dhe vdes me bindje të plotë në të ashtu siç aludon hadithi i Utbanit, radijallahu anhu.

    Janë përcjellur shumë hadithe se kush thotë la ilahe il-lallah dhe në zemrën e tij ka një grimcë atomi prej mirësie i ndalohet atij xhehenemi, poashtu janë përcjellur hadithe të shumta se një numër i madh i atyre që e thonë këtë thënie do të hyn në xhehenem e pastaj Allahu i fut në xhenet, dhe poashtu na janë përcjellur shumë hadithe se kush thotë la ilahe il-lallah dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut i ndalohet atij hyrja në xhehenem, mirëpo të gjitha kanë ardhur të kufizuara dhe me kushte të caktuara.

    “Drejtohu me përkushtim në fenë e pastër monoteiste, natyrën fillestare, në të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit. S’ka ndryshim të krijimit të Allahut. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” Rum 30.

    Dëshmia la ilahe il-lallah i ka shtatë kushte të cilat duhet të plotësohen që t’i bën dobi atij që e shqipton.

    1- Dituria, detyrohet ta dimë kuptimin e saj dhe çka kërkohet prej saj, prej pohimit e mohimit.

    2- Bindja, që të jetë thënësi i saj i bindshëm në të. Në rast se është i dyshimtë atëherë nuk i bën dobi thënia e saj.

    3- Pranimi, i asaj çka përmban kjo fjali në vete prej adhurimit të Allahut.

    4- Dorëzimi dhe nënshtrimi, në atë çka aludon kjo fjali: “Kush i dorëzohet Allahut, me tërë qenien e tij, duke qenë punëmirë, ai është kapur për vegën më të fortë. Tek Allahu do të kthehet çdo gjë.” Llukman 22.

     “Vega e fortë” në ajet e ka për qëllim fjalinë la ilahe il-lallah, ndërsa“kush i dorëzohet Allahut” e ka për qëllim: kush i nënshtrohet Allahut me sinqeritet.

    5- Çiltërsia dhe sinqeriteti, çka do të thotë pastrimi i veprave prej të gjitha llojeve të idhujtarisë dhe të mos synohet me shqiptimin e saj kënaqësitë e kësaj bote.

    6-Vërtetësia, që ai ta vërteton këtë fjalë me gjuhë, me zemër dhe me vepra.

    7- Dashuria, e kësaj fjalie dhe asaj në çka aludon ajo.

    Shehadeti poashtu i ka edhe dy shtylla:

    1- Mohimi, që nënkupton mohimin e adhurimit të hyjnive tjera përveç Allahut, azze ue xhel.

    2- Pohimi, të pohosh se adhurimi i takon vetëm Allahut.

    Ka prej njerëzve të cilët mendojnë se këmbëngulja e dijetarëve për ta paraqit rrezikun e idhujtarisë dhe për të thirr në teuhid  është i tepërt. Këtë e kundërshtojnë dijetarët e Ehli Sunetit të cilët thonë se dijetarët, e në veçanti Ibën Tejmija, nuk kanë këmbëngulur në çështjen e teuhidit më tepër se sa e meriton kjo çështje. Allahu është Ai i cili këmbënguli në paraqitjen e rrezikut të saj, ku edhe thotë në dy vende në Kuran: “Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij” Nisa 48.

    Allahu, azze ue xhel, poashtu na paralajmëroi edhe nëpërmjet Isait, alejhi selam: “Sigurisht, atij që adhuron tjetërkënd përveç Allahut, Allahu do t’ia ndalojë Xhenetin dhe strehim i tij do të jetë Zjarri” Maide 72.

    Allahu, azze ue xhel, i tha Muhamedit, sal-allahu alejhi ue selem: “Me të vërtetë, të është shpallur ty (o Muhamed), si dhe atyre që kanë qenë para teje: “Nëse i shoqëron Allahut diçka tjetër (në adhurim), me siguri që punët e tua do të zhvlerësohen dhe do të jesh ndër të humburit.” Zumer 65, dhe   “Por, nëse ata adhurojnë zota të tjerë, do t’u humbë çdo gjë nga ajo që kanë bërë.” Enam 88 dhe “Atëherë i vritni idhujtarët kudo që t’i ndeshni, i zini robër, i rrethoni dhe u bëni pusi kudo!” Teube 5.

     Poashtu na janë përcjellur shumë hadithe që paralajmërojnë prej shirkut dhe në çdo hadith ku ceken mëkatet e mëdha vërehet se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, çdo herë e fillon me përmendjen e shirkut e pastaj me përmendjen e mëkateve të tjera. Kur u pyet, sal-allahu alejhi ue selem, se cili është mëkati më i madh tek Allahu? – U përgjigj: “T’i bësh shok Allahut dhe Ai të ka krijuar.”

    E lus Allahun, azze ue xhel, me emrat e Tij të bukura dhe cilësitë e Tij të larta të na bën prej atyre që e adhurojnë vetëm se Allahun dhe të na mbron prej idhujtarisë dhe prej asaj që na drejton kah ajo.

    Shejh Abdulmelik el Kasim  

    Nga arabishtja: Irfan Jahiu

     

     

  • HIPOKRITËT

    HIPOKRITËT

    Allahu i dalloi besimtarët prej atyre që zemrat i kanë të sëmura e të dobëta me besim, disa popuj i ngriti në grada të larta e disa prej tyre i uli në grada të ulëta dhe njerëzit i dalloi mes të gëzuarve dhe të pikëlluarve.

    Njerëzit para shpërnguljes së Profetit, alejhi salatu ue selem, në Medine u ndaheshin në besimtarë dhe në jobesimtarë dhe nuk ekzistonte grup i tretë i pavendosur në mesin e tyre. Pas shpërnguljes dhe vendosjes së Profetit, alejhi salatu ue selem, në Medine këtyre dy grupeve iu shtua edhe një grup tjetër i ri, kështu që ndarja e njerëzve u bë në besimtarë të përpiktë në mbrojtjen e fesë, në jobesimtarë të qartë e armiq të fesë, dhe në hipokritë me pamje të jashtme Islame, mirëpo me zemër jobesimtare mohuese. Allahu këtë e përmendi në fillim të sures Bekare duke i zbritur katër ajete në përshkrimin e besimtarëve, dy në përshkrimin e jobesimtarëve dhe më shumë se dhjetë ajete në përshkrimin e hipokritëve. Kjo, që të dallohen dhe qartësohen zemrat dhe të shpërblehen besimtarët për besimin e çiltër të tyre dhe të dënohen hipokritët me vullnetin e Allahut ose t’ua falë atyre me mëshirën e Tij. Allahu në Kuran na paralajmëroi prej hipokrizisë dhe prej vetive të hipokritëve në më shumë se treqind ajete të përfshira në shtatëmbëdhjetë sure dhe e veçoi për to një sure të veçantë të plotë, deri sa Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, tha: “Kurani pothuajse gadi zbriti i tëri në lidhje me to”.

    Hipokritët ndahen në grupe dhe lloje. Prej tyre ka që beson e pastaj devijon, prej tyre ka që i jep përparësi devijimit para udhëzimit, prej tyre ka që njëherë u bëhet e qartë e vërteta e njëherë dyshojnë në të. Gjatë historisë Islame telashet me to janë më të rëndat, e pretendojnë Islamin e në fakt janë armiqtë e tij, janë të hutuar mes besimit dhe kufrit, e kërkojnë dunjan me jobesimtarët ose me besimtarët, janë të pa orientuar se me cilin grup të shkojnë, nuk janë as besimtarë të pastër e as jobesimtarë të qartë, nuk dinë nga t’ia mbajnë as me ata e as me ata, në pamje të jashtme janë me besimtarët e me zemrat e tyre janë me pa besimtarët. Profeti, alejhi salatu ue selem, thotë: “Shembulli i hipokritit është sikurse shembulli i deles së lëkundur në mes dy kopeve, herë shkon te njëra e herë te tjetra, nuk e di se cilën (kope) të ndjekë”.

    Allahu ia çori maskën hipokritëve dhe i demaskoi fshehtësitë e tyre që të jenë muslimanët më të vetëdijshëm rreth ideologjisë së tyre, planeve të tyre kundër Islamit dhe muslimanëve dhe pretendimeve të tyre se ata janë që përmisojmë në tokë e jo që shkatërrojnë: Kur u thuhet: “Mos bëni çrregullime në tokë!” – ata thonë: “Ne bëjmë vetëm përmirësime në tokë! Bekare 11. Si mund të jenë ata përmisues kur janë të shurdhër, memecë e të verbër, njerëz që shpresojnë veprimin e të keqes dhe përhapjen e saj nëpër shoqëri, e ndalojnë të mirën, e urrejnë stemën e thirrjes në të mirë dhe ndalimit nga e keqja dhe i urrejnë ata që thirrin në të: “Hipokritët dhe hipokritet janë të ngjashëm me njëri – tjetrin: kërkojnë që të bëhen vepra të këqija e pengojnë të mirat dhe janë dorështrënguar”. Teube 76. Shpifin kundër muslimanëve se janë mendjelehtë, por Allahu i përshkroi se ata janë të tillë: “Por jo! Në të vërtetë, pikërisht ata janë mendjelehtët, por nuk e dinë këtë”. Bekare 13. Tentojnë t’i mashtrojnë muslimanët dhe t’i shkatërrojnë shoqëritë e tyre, mirëpo: “Ata përpiqen të mashtrojnë Allahun dhe besimtarët, por në të vërtetë mashtrojnë vetëm vetveten, megjithëse nuk e ndiejnë”. Bekare 9. Nxisin fitne, urrejtje dhe bartin fjalë: “Ata do t’ju shtonin juve vetëm të keqe, do të shtinin ngatërresa midis jush dhe do të ngjallnin përçarje, sepse edhe ndër ju ka nga ata që ua vënë veshi”. Teube 47.

    Kur i shohin muslimanët në begati pikëllohen e kur i godet ndonjë e keqe gëzohen, paraqiten kryeneç, i nënçmojnë të tjerët dhe mahniten me vetveten: “Ata thonë: “Nëse kthehemi në Medinë, pa dyshim që të fuqishmit do t’i dëbojnë të dobëtit nga ajo!” Munafikun 9. Marrëveshjet nuk i realizojnë, besëlidhjet nuk i respektojnë, premtimet i tradhtojnë, amanetet nuk i mbajnë, e tradhtojnë shokun kur është më së e nevojshme ndihma e tyre, prandaj mos shpreso prej tyre ndihmë e as besë. Profeti, alejhi salatu ue selem, thotë: “Kur flet gënjen, kur besohet diçka nuk e mban amanetin, kur është në konflikt është i padrejtë dhe kur premton nuk realizon”.

    Hipokritët janë njerëz me fjalor më të butë, me gjuhë më magjepse, me zemra më të prishura, e paraqesin të kotën të vërtetë, dhe kur i dëgjon ndokush sprovohet me ëmbëlsinë e fjalëve të tyre: nëse flasin, ju i dëgjoni fjalët e tyre”. Munafikun 4. E megjithatë, trupat i kanë të boshatisur si trungje të mbështetura, ndërsa në mexhlise fjalët e tyre janë vetëm se gënjeshtra dhe Allahu është dëshmitarë për këtë që e themi: “Ai dëshmon se hipokritët janë gënjeshtarë”. Munafikun 1.  Madje rrenat e tyre i shfajësojnë me betime të rrejshme: Ata me vetëdije betohen në gënjeshtar“. Muxhadeleh 14. Në kohën e paqes dhe sigurisë sulmojnë Islamin dhe muslimanët me gjuhë të mprehtë dhe fjalë të llojllojshme fyese, ndërsa gjatë vështirësive janë më frikacakët dhe braktisin njëri tjetrin. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Kur frikësohen, ata të shikojnë ty (o Muhamed) për ndihmë, duke i rrotulluar sytë sikur të ishin në agoni. Por, sapo t’u kalojë frika, ata ju sulmojnë me gjuhë të mprehtë dhe janë koprracë me ju për çfarëdo të mire”. Ahzab 19.

    Hipokritët vuajnë prej frikës dhe fobive, ata kujtojnë se çdo thirrje që dëgjojnë është kundër tyre. Janë njerëz që nxitojnë në vërtetimin e lajmeve jo të mira dhe përgënjeshtrimin e lajmeve të mira, njihen si koprracët më të mëdhenj që nuk ia zgjasin asnjëherë dorën të varfërve dhe të mjerëve. Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Ata janë më të fëlliqurit, më të keqit dhe më të shëmtuarit prej bijve të Ademit”. Të Dërguarin e Allahut, alejhi salatu ue selam, dhe shokët e tij i fyenin më së rëndi, talleshin me to dhe i përqeshnin, udhëheqësi i tyre Abdullah ibën Ubeji me tërheqjen e një të tretës së ushtrisë i braktisi muslimanët në betejën e Uhudit kur ata ishin më së zori për ndihmë dhe ushtri, ndërsa në luftën e Tebukit në mesnatë tentuan ta vrasin të Dërguarin e Allahut, alejhi salatu ue selam. Janë njerëz që kur ngrihen për faljen e namazit ngrihen me dembeli e përtaci, namazin nuk e falin për Allah, madje as nuk e besojnë ligjësimin e tij. Namazi i tyre kryhet vetëm me trup pa zemër. Profeti, alejhi salatu ue selem, thotë: “Ai (namazi i shpejtë) është namazi i hipokritëve, ulet ndonjëri prej tyre derisa të skuqet dielli (afër perëndimit), ku në këtë kohë është mes dy brirëve të shejtanit, pastaj ngrihet dhe i falë shpejtë katër rekate, në të cilat nuk  e përmend Allahun vetëm se pak”.

    Allahun nuk e përmendin vetëm se pak, përshkak se i ka vënë poshtë djalli dhe i ka bërë që të harrojnë përmendjen e Allahut. Nuk shpenzojnë përveç se me urrejtje dhe pa vendosmëri dhe shpenzimet e tyre janë të papranuara tek Allahu: Thuaj: “Shpenzoni me hir a me pahir, nga ju nuk do të pranohet kurrsesi, sepse ju jeni vërtet një popull i mbrapshtë”. Teube 53. Pasuria dhe fëmijët e tyre janë shkak për ndëshkimin e tyre: “Mos u josh (o Muhamed) nga pasuria dhe fëmijët e tyre, sepse nëpërmjet tyre Allahu kërkon t’i ndëshkojë ata në këtë jetë, kështu që t’u dalë shpirti duke qenë jobesimtarë”. Teube 55.

    Në zemrat e tyre nuk gjen përveç se hipokrizi. Sinqeriteti për Allahun në veprat e tyre nuk ekziston dhe mu për këtë arsye e braktisin shumë namazin me xhemat. Profeti, alejhi salatu ue selem, thotë: “Asnjë namaz nuk është më i rëndë për hipokritët se namazi i sabahut dhe i jacisë, por sikur ta dinin ata shpërblimin për faljen e këtyre namazeve me xhemat, do të merrnin pjesë edhe sikur t’u duhej të shkojnë të zvarritur”.

    Numri i tyre është i madh, janë të shpërndarë në të gjitha anët e botës, ka prej tyre lloje të ndryshme dhe secili prej tyre karakterizohet me vetitë e veta. Hudhejfja, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Hipokrizia sot është më e përhapur se sa në kohën e Profetit, alejhi salatu ue selem”. Ibën Tejmijje, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Hipokrizia vazhdoi të zë vend edhe pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, madje edhe të rritet numri i tyre”. Pasi që ka qenë hipokrizia prezentë në atë periudhë kur besimi ishte në një nivel të lartë padyshim se më vonë do të rritet prezenca e saj në shoqëri edhe më tepër. Për këtë arsye Hudhejfja kur e dëgjoi një njeri duke thënë: “O Zot, shkatërroj hipokritët”, u përgjigj: “Po të ishin shkatërruar hipokritët do të mbeteshin rrugët të boshatisura pa njerëz”.

    Profeti, alejhi salatu ue selem, i dinte disa prej hipokritëve dhe emrat e tyre ia tregoi vetëm se Hudhejfes, radijallahu anhu, dhe këtij të fundit ia ndaloi që t’ua tregon të tjerëve. Allahu, azze ue xhel, thotë: Ka beduinë në mjedisin tuaj, që janë hipokritë, por ka edhe ndër banorët e Medinës të atillë që janë këmbëngulës në hipokrizi. Ti nuk i di ata. Ne i dimë”. Teube 101. Pasi që të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selem, iu lejua që mos t’i din të gjithë hipokritët dhe ata jetonin me të në Medine, në rend të parë është që ata që do të vinë pas tij të mos i njohin hipokritët edhe më tepër. Ne gjykojmë sipas të jashtmes ndërsa zemrat  i din vetëm se Allahu, mirëpo padyshim se ka shenja që aludojnë në njohjen e hipokrizisë dhe hipokritëve. Othmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Sa do që njeriu t’i fsheh fshehtësitë e zemrës atë e tradhtojnë paraqitja e shenjave në fytyrë dhe rrëshqitjet e gjuhës së tij”. Prej vetive të tyre është se kur forcohen muslimanët ata dobësohen, kur dobësohen muslimanët ata paraqiten, sprova e muslimanëve me to është shumë e rëndë, madje edhe më e rëndë se me jobesimtarët, prandaj edhe Allahu thotë: “Ata janë armiqtë e vërtetë, andaj ruajuni prej tyre”. Munafikun 3.

    Hipokrizia ka grada. Ka hipokrizi të madhe dhe hipokritët e këtij lloji do të jenë në thellësi të xhehenemit, dhe kjo, përshkak të mohimit të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selem, ose mohimit të diçkaje me çka ka ardhur me të, ose urrejtja e tij, ose mosbesimi në detyrimin e pasimit të tij, etj. Poashtu ka hipokrizi të vogël. Në këtë lloj hipokrizie bien njerëzit të cilët veprojnë ndonjë vepër prej veprave të hipokritëve duke qenë edhe imani prezentë në zemrën e tyre. Këta njerëz në zemrën e tyre kanë edhe iman edhe hipokrizi, dhe sa më shumë që i shtojnë veprat e hipokritëve aq më shumë bëhen hipokritë të pastër edhe pse e falin namazin dhe agjërojnë. Profeti, alejhi salatu ue selem, thotë: Nëse gjenden katër cilësi tek një person, atëherë ai është hipokrit i vërtetë, por nëse gjendet njëra prej tyre, atëherë tek ai gjendet një prej cilësive të hipokritëve, derisa të heqë dorë nga ajo: Kur flet gënjen, kur besohet diçka nuk e mban amanetin, kur është në konflikt është i padrejtë dhe kur premton nuk realizon“.

    Bashkimi i të gjithë këtyre cilësive në një njeri e bëjnë që të jetë hipokrit i vërtetë, ndërsa paraqitja e një prej këtyre cilësive e bën njeriun që të posedon një prej vetive të tyre. Hipokrizia e vogël është mjet për arritjen deri tek hipokrizia e madhe dhe për mu këtë arsye të parët e tanë, Allahu qoftë i kënaqur me ta, kishin drojë të madhe prej hipokrizisë dhe secili prej tyre mendonte se ka veti prej vetive të hipokritëve. Ibën Ebi Melijkeh, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: ” Kam takuar më tepër se tridhjetë vetë prej shokëve të Muhamedit, sal-allahu alejhi ue selem. Që të gjithë kishin frikë se mos ishin hipokritë”.

    Prandaj ti o musliman, bëhu i kujdesshëm që mos të biesh nën influencën e hipokritëve dhe hipokrizisë, bën përpjekje më të madhe që ta shtosh sinqeritetin në veprat e tua qofshin ato të jashtme apo të brendshme, me plotë dëshirë fale namazin me xhemat dhe shpeshto përmendjen e Allahut. Dijetarët thonë: “Po të kishte qenë dobia e vetme prej përmendjes së Allahut largimi dhe mbrojtja prej hipokrizisë do të mjaftonte”. Bëhu i drejtë kur flet, realizo marrëveshjet, bëhu besnik, bëhu i butë dhe i drejtë gjatë konflikteve dhe mosmarrëveshjeve, largohu prej dëgjimit të muzikës dhe veglave muzikore se ajo e kultivon hipokrizinë në zemër sikur se uji që i kultivon drithërat dhe kërko prej Allahut dhurimin e besimit të pastër dhe mbrojtje prej hipokrizisë dhe vetive të saj.

    O Zot mbrona prej hipokrizisë dhe vetive të saj, mbrona prej përçarjeve dhe moralit të keq dhe shtona besimin e pastër dhe diturinë e dobishme.

    SHEJH ABDULMELIK EL KASIM                                     

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU