Category: Akide

  • BESIMI NË MELEKËT E ALLAHUT

    BESIMI NË MELEKËT E ALLAHUT

    Allahun e falënderoj prej Tij falje dhe ndihmë kërkoj. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç se Allahut dhe se Muhamedi, biri i Abdullahit dhe robi i Allahut, është rob dhe i dërguari i Tij, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë ata që i përcjellin me të mira deri Ditën e Kiametit.

    O ju musliman, së pari e këshilloj veten dhe juve që t’i frikohemi Allahut me frikërespekt të vërtet: “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë“. Ali Imran 102.

     Allahu, azze ue xhel, thotë: “Lavdërimi qoftë për Allahun, krijuesin e qiejve dhe Tokës, i Cili i ka bërë engjëjt të dërguar me nga dy, tre dhe katër krahë. Ai shton në krijim çfarë të dojë. Allahu, me të vërtetë, është i pushtetshëm për çdo gjë”. Fatir 1.

    Ky ajet na paraqet pamje nga fuqia e Allahut dhe nga gjurmët e fuqisë së Tij të dëshmuara në krijimin e tokës dhe qiejve dhe në krijimin e melekëve të madhërishëm të cilët i krijoi nga drita dhe i bëri të dërguar në zbatimin e urdhërave dhe në informimin e shpalljes dhe dispozitave të Allahut: “Allahu zgjedh të dërguar nga engjëjt dhe njerëzit”. Haxh 75. Poashtu shtoi nga bukuria dhe fuqia në krijimin e tyre duke i bërë me nga dy, tre dhe katër krahë. Allahu shton në krijim çfarë të donë dhe përkryerja në krijim aludon në madhështinë e Krijuesit.

    Melekët janë argument nga argumentet e Allahut. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, thotë: “Më është lejuar mua të flas për një nga melekët e Allahut bartës të Arshit, ai është aq i madh sa që largësia mes veshit dhe supeve të tij është sa udhëtimi 700 vjet”.

    Çdo lëvizje në qiej dhe tokë, duke filluar nga lëvizjet e yjeve, diellit, hënës, reve, të mbjellurave, etj, rrjedh nga melekët që janë të ngarkuara nga ana e Allahut për tokën dhe qiejt ku edhe Allahu i Madhëruar thotë. “Dhe për ata që i rregullojnë punët”. Naziat 5. Dhe çdonjëri nga ato e kanë vendin e caktuar: “Çdonjëri prej nesh e ka vendin e caktuar (në qiell, ku adhuron Allahun)”. Safat 164.

    Besimit në melekët e Allahut len gjurma në ideologji dhe sjellje ku nëpërmjet tyre robi i afrohet Allahut dhe ia mundëson ta shijon ëmbëlsinë e imanit dhe për këtë arsye besimi në melekët e Allahut u bë argument i devotshmërisë dhe shenjë e mirësisë: “Por mirësia është (cilësi) e atij që beson Allahun, Ditën e Fundit, melekët, Librin dhe profetët”. Bekare 177.

    Në një hadith fisnik i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, flet rreth adhurimeve të tyre, veprave madhështore të tyre dhe rreth nënshtrimeve të tyre: “Unë e shoh atë që ju nuk e shihni dhe e dëgjoj atë që ju nuk e dëgjoni. Është rënduar qielli dhe ka të drejtë të rëndohet. Në çdo pëllëmbë vend, gjendet një melek i cili adhuron Zotin”.

    Edhe pse jeta e melekëve e tëra është adhurim dhe lartësim të Allahut, falënderim dhe mirënjohje ndaj Tij, Ditën e Kiametit do të thonë. “I Lartësuar je ti o Zot. Nuk të kemi adhuruar ashtu siç e meriton, po asnjëherë nuk të kemi përshkruajtur shok dhe partner”.

    Muslimani sado që arrin nga adhurimet dhe i përkushtohet thirrjes në Fe dhe shpenzon nga pasuria nuk ka mundësi ta arrin sasinë e adhurimeve të melekëve. Për këtë arsye ai është më meritor që ta braktis mendjemadhësinë në adhurime dhe vetëpëlqimin shkatërrues dhe të vepron sa më tepër.

    Allahu në Kuran u betua në disa grupe prej tyre: “Betohem në ata (engjëj) që janë të radhitur”. Safat 1. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, për ta tha: “A nuk rreshtoheni sikurse rreshtohen melekët te Zoti i tyre”. E kur ai u pyet se si rreshtohen ata? I thanë po si rreshtohen o i Dërguar i Allahut? U përgjigj: “I plotësojnë safat dhe ngushtohen”.

    Numri i tyre nuk dihet dhe nuk mundet të përkufizohet. Xhibrili, alejhi selam, iu përgjigj të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, kur e pyeti për Bejtul Mamurin (emri i Qabesë në qiellin e shtatë) i cili është në qiellin e shtatë dhe tha: “Kjo është Bejtul Mamur në të çdo ditë hyn 70.000 melekë dhe nuk kthehen për here te dyte për shkak numrit të madh të tyre”.

     Melekët bëjnë dua për atë që shkon në xhami dhe e pret namazin me xhemat dhe thonë: “Melekët luten për çdo njeri nga ju përderisa ju jeni ne vendin tuaj (duke e pritur namazin), dhe thonë : “O Zot, fale atë, o Zot mëshiroje atë. Luten për te përderisa nuk dëmton dikë apo flet”. Poashtu luten për ata që janë në safin e parë: “Vërtet Allahu dhe melekët luten për safat e parë”.  Dhe luten për dijetarët që ua mësojnë njerëzve fenë: “Vërtet Allahu, melekët, banorët e qiellit dhe të tokës madje edhe milingona (thnegla) në vrimën e saj e edhe peshqit luten (kërkojnë mëshirë) për atë njeri i cili ua mëson njerëzve të mirën (i udhëzon ata në rrugë të drejtë)”. Kush i çon salavate të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, melekët luten për ta: “Nuk ka njeri që më dërgon salavate mua përveç se melekët do te luten për të përderisa ai është duke u lutur për mua, atëherë le të pakësoje njeriu atë (lutjen mbi mua) apo le ta shtojë”.

    Lutjet e melekëve për ne janë të rëndësishme e sidomos në udhëzimin tonë dhe largimin nga errësira e mëkateve dhe gjynaheve në dritë. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Është Ai që ju bekon, ndërkohë që engjëjt e Tij luten për ju, me qëllim që Ai t’ju nxjerrë nga errësira në dritë”. Ahzab 43.

    Melekët zbresin me qetësi dhe rehati në atë vend ku lexohet Kurani. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, i tha Usejd ibën Hudejr, Allahu qoftë i kënaqur nga ai: “Ata kanë qenë melekët të cilët të janë afruar për zërin tënd dhe, po të kishe vazhduar të këndoje deri në agim, ajo re do të kishte mbetur atje ta shikonin njerëzit pasi nuk do të ikte prej tyre”.

    Prej veprave të tyre është edhe shënimi i veprave të njerëzve dhe ruajtja e tyre: “Dy engjëj i rrinë atij nga e djathta dhe e majta, dhe, për çdo fjalë që ai thotë, ka pranë vetes një mbikëqyrës të gatshëm (për ta shënuar atë)“. Kaf 17-18.  Kjo është shkak që nga muslimani të burojnë vetëm se cilësitë e mira dhe virtytet e larta dhe të ruhet në thëniet dhe veprat e tij, në vetmi apo në publik, dhe t’ia shton vetëdijen e mbikëqyrjes hyjnore dhe se çdo hap është i përcjellur nga melekët e ndershëm. Allahu, azze ue xhel, thotë. “Vallë, a mos kujtojnë ata se Ne nuk i dëgjojmë fjalët e tyre tinëzare dhe bisedat e tyre të fshehta? Pa dyshim, Ne dëgjojmë, ndërsa të dërguarit Tanë (engjëj) që janë pranë tyre, shënojnë”. Zuhruf 80.

    Allahu njeriut i ka ngarkuar melekë që e ruajnë ditën dhe natën, e mbrojnë nga çdo e keqe dhe shkatërruese, nuk ndahen nga ai madje e mbikëqyrin nga para dhe nga pas. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, thotë. “Melekët vijnë (tek ju) paprerë, ditën dhe natën”.

    Një njeri i tha Ali ibën Ebu Talibit, Allahu qoftë i kënaqur nga ai: “Disa persona nga fisi Murad dëshirojnë të vrasin”. Ai u përgjigj : “Çdo njeri ka dy melekë të cilët e ruajnë nga ajo që nuk i është përcaktuar, e kur të vjen ajo që i është përcaktuar, ata i lënë ata (përcaktimin dhe njeriun). S’ka dyshim se exheli është mburoje e fortifikuar”.

    O ju musliman, melekët nuk hynë në ato shtëpi ku ka fotografi, statuja dhe qen. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, thotë: “Nuk hynë melekët në atë shtëpi ku ka fotografi dhe qen”.

    Prej madhështisë së krijimit të Allahut është që melekët të transformohen në pamje të ndryshme. Xhibrili, alejhi selam, Merjemes, alejha selam, iu paraqit në formën e një njeriu të plotë, njeri i hijshëm dhe pa asnjë të metë, dhe e përgëzoi me lindjen e Isait, alejhi selam. Ibrahimit, alejhi selam, i erdhën melekët si mysafir në formën e djelmoshave të bukur  dhe e përgëzuan me lindjen e Is’hakut: “A e ke dëgjuar historinë e mysafirëve të nderuar të Ibrahimit? Ata hynë tek ai e i thanë: “Paqe!” – dhe ai u tha: “Paqe, o njerëz të panjohur!”. Dharijat 24-25.

    Të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, nganjëherë i vinte në formën e një endacaku, sikurse në ditën e Beni Kurejdhas, kur u kthye nga beteja ditën e luftës së Hendekut, ai i hoqi armët dhe u la. Pastaj i erdhi Xhibrili me kokën të mbushur me pluhur dhe i tha: “I ke hequr armët?! Për Allah! Unë akoma nuk i kam hequr armët e mia!” I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, e pyeti: “Po ku (do të shkojmë tani)?”. Xhibrili i tha: “Ja, atje”,- duke i bërë me shenjë për te Beni Kurejdha. Kështu i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, u nis në drejtim të tyre”.

    Melekët i zbresin besimtarëve me përkrahje dhe ndihmë: (Kujto o Muhamed) kur Zoti yt i frymëzoi engjëjt: “Unë jam me ju, andaj forcojini ata që besojnë”. Enfal 12.

    Kur Allahu e do një rob, e thërret Xhibrilin dhe i thotë atij që edhe ai ta dojë, pastaj Xhibrili i thërret krijesat qiellore e u thotë : Vërtet Zoti e do filanin,ta doni edhe ju atë, pastaj shenjat e kësaj dashurie shfaqen ne dashurinë e njerëzve që kanë për të.

    Ky është fryti i nënshtrimeve dhe drita e adhurimeve. Kur dashuria jote mbërrin në qiell, ajo përhapet edhe në tokë dhe banorët e saj të dojnë, dhe kur si rezultat i mëkateve tua zemërimi arrin deri në qiell, ajo përhapet në tokë dhe banorët e saj të urrejnë.

    Ka prej melekëve të Allahut udhëtarë nëpër tokë, ia dërgojnë të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, selamet dhe salavatet. Nga melekët ka që janë të ngarkuar me fryrjen e shpirtrave në barqet e nënave dhe shënimin e veprave, furnizimit dhe exhelit. Israfili është ai që i fryn Surit me lejen e Allahut herën e parë dhe shkatërrohet çdo gjë në tokë dhe qiej përveç se atë që donë Allahu të mbetet, e pastaj i fryn për herë të dytë dhe ringjalljen krijesat pasi që kishin vdekur.

    Rojet e xhehenemit janë melek të fortë dhe të ashpër, nuk munden të luftohen e kundërshtohen dhe atë e ruajnë nëntëmbëdhjetë melekë në numër. Ibën Mesudi, Allahu e mëshiroftë, përcjell se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Do të sillet xhehenemi Ditën e Kiametit duke u tërhequr zvarrë me 70,000 mijë kapistra, çdo kapistër tërhiqet nga 70,000 melekë”.

    Melekët ia nxjerrin shpirtin njeriut kur mbaron exheli i saj: “Thuaju: “Shpirtin do t’jua marrë engjëlli i vdekjes, i cili është caktuar për ju, e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj”. Sexhde 11.

    Kjo është argument se kjo dynja është kalimtare dhe jo e përhershme dhe se të mjafton nga ajo kënaqësia në hallall dhe të mirë që ta fitosh në ahiret të përhershmen.

    Melekët u zbresin besimtarëve të përqendruar në fenë e Allahut në çastet e fundit të jetës me përgëzim: “Me të vërtetë, atyre që thonë: “Zoti ynë është Allahu”, e pastaj vazhdojnë të vendosur në rrugën e drejtë, do t’u zbresin engjëjt (para vdekjes) e do t’u thonë: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni Xhenetit që ju është premtuar”. Fusilet 30.

    Në varr vijnë Nekiri dhe Munkeri, dy melekët të ngarkuar nga ana Allahut për pyetjen e të vdekurit në varr, dhe nuk shpëton nga ato pyetje vetëm se ai që ka qenë i kënaqur me Allahun sinqerisht dhe besimi i tij ka qenë i drejtë dhe i sinqertë. Melekët i mirëpresin në pozita të larta dhe në një atmosferë të këndshme ata të cilët e fituan kënaqësinë e Allahut : “Xheneti i Adnit, në të cilin do të hyjnë ata dhe besimtarët e ndershëm prej prindërve të tyre, grave dhe pasardhësve të tyre. Dhe engjëjt do të hyjnë tek ata nga çdo derë (e Xhenetit)  (e do t’u thonë): “Shpëtimi qoftë mbi ju, për durimin që keni treguar (në jetën e kësaj bote)! Sa vendbanim i bukur që është ky!“. Rad 23-24.

     Melekët prezantojnë në namazin e sabahut dhe të ikindisë. Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, tregon se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Melekët vijnë (tek ju) paprerë, ditën dhe natën, dhe të gjithë mblidhen së bashku në kohën e faljes së agimit dhe të pasdites. Pastaj, ata që kanë ndenjur me ju gjithë natën, ngjiten tek Allahu i Cili i pyet ata edhe pse Ai e di përgjigjen që më parë, më mirë se ata): “Si i latë robët e Mi?” Ata përgjigjen: ” Ata i lamë duke u falur dhe kur shkuam, përsëri i gjetëm po duke u falur”.

    Kjo është meritë e madhe për ata që prezantojnë në namazet me xhemat e sidomos në namazet e sabahut dhe të ikindisë. Kurse ata të cilët nuk prezantojnë në namazin me xhemat u ik një meritë dhe mirësi shumë e madhe, e sidomos ata që nuk e falin namazin e ikindisë derisa të skuqet dielli (afër perëndimit), ku në këtë kohë është mes dy brirëve të shejtanit, dhe ata që nuk e falin sabahun vetëm se pasi që të lind dielli, çka do të thonë për ta melekët dhe çka do t’i përgjigjen Zotit të tyre: O ti njeri, po ç’të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë? I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi“.  Infitar 6-7.

    O ti njeri, po ç’të mashtroi ty që kundrejt Zotit tënd kur Ai ty të krijoi dhe përsosi me përsosmërinë më të madhe dhe në fund të drejtoi dhe të mëshiroi dhe të dalloi nga krijesat e tjera? Çka të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd i Cili të furnizoi me shumë begati që nuk munden të përkufizohen dhe numërohen? Çka do t’i thuash Atij kur Ditën e Kiametit do të dalësh para Tij dhe do të llogaritësh për ato të mira që i shfrytëzove në dynja? A nuk të vjen turp kur i sheh ditën e Xhumanë xhamitë të stërmbushura madje edhe rrugët zihen e bllokohen prej njerëzve kurse xhamitë ankohen ku janë ata në namazin e sabahut dhe të ikindisë në shtëpinë e Allahut? Këto pamje aludojnë në të qenurit rob i epsheve dhe në shkujdesje ndaj shtyllës më të rëndësishme të Islamit deri sa kjo pamje u bë traditë e përgjithshme.

    SHEJH DR. ABDULBARIJ THUBEJTI                          

    nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

     

     

     

  • KRIMI I SIHRIT (MAGJISË)

    KRIMI I SIHRIT (MAGJISË)

    O ju musliman, udhëzimi është dhuratë e Allahut, dhe me të e begaton atë që donë nga robërit e Tij. Allahu na urdhëroi që ta ruajmë këtë begati nga çdo gjë që ia humb shkëlqimin dhe ia dëmton vlerën, mirëpo ka nga njerëzit, të cilët e shitën fenë e tyre lirë, duke mos qenë të kënaqur nga ajo që Allahu u caktoi nga fatkeqësitë e sprovat, për ta apo për të tjerët. Kjo i bëri ta shesin fenë e tyre tek sihirbazët, dhe magjistarët e fallxhorët, duke i pyetur ata për fshehtësitë, apo të kërkuarit nga ta që t’ju bëjnë tjerëve sihër e magji, dhe me të t’i dëmtojnë njerëzit dhe shoqëritë.

    Sihri është vepër që përmban shumë mëkate të mëdha që ta shkatërrojnë fenë, si kërkimi ndihmë nga xhindet dhe shejtanët, frika e zemrës nga të tjerët jashtë Allahut, largimi i mbështetjes nga Allahu, dhe shkatërrimi i jetës së shumë njerëzve dhe dobive të tyre. Sihri është sebepi i shkatërrimit të shumë familjeve, dhe shtëpive, dhe shoqërive.

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Largojuni shtatë (mëkateve) shkatërruese. Thanë cilat janë ato, o i Dërguar i Allahut? Tha: Shirku, magjia, mbytja e njeriut pa të drejt e që e ka ndaluar Allahu, ngrënia e kamatës, ngrënia e pasurisë së jetimit, kthyerja e shpinës kur takohen dy palët (ikja nga fronti) dhe shpifja ndaj grave të ndershme muslimane”.

    Shejtani e nxit fortë magjistarin t’i bën sihër robërve të Allahut. Allahu thotë: “Dhe njerëzit mësuan nga këta të dy se si t’i ndajnë bashkëshortët” Bekare 102, dhe “E megjithatë, njerëzit mësojnë ato gjëra që i dëmtojnë e nuk u bëjnë dobi”. Bekare 102. Kjo nuk do të thotë se çdo sihër ndikon tek njeriu! Sa magjistar kanë lidhur nyje dhe nuk ka pasur ndikim tek njeriu. Allahu thotë: “Por magjistarët nuk mund t’i bëjnë dëm askujt pa lejen e Allahut”. Bekare 102. Dëmi dhe dobia janë në dorën e Allahut. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Dije se po nëse gjithë njerëzit tubohen, pajtohen që ty të të bëjnë një të keqe, nuk do të mund të bëjnë përpos asaj që Allahu për ty ka caktuar”.

    O ju musliman, magjistari është njeriu më i fëlliqur, dhe me moral më të keq, dhe me zemër më të ligë, i përafërt me shejtanin, rob i tij, nuk e do të mirën, dëmtues i shoqërisë, i përshkruar me cilësitë më të nënçmuara, dhe mashtrues i atyre që vijnë tek ai, duke i mashtruar me lajmet që ua jep. Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, transmeton se kur ajo e pyeti të Dërguarin, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, për fallxhorët ai u përgjigj se ata nuk ishin asgjë. Ajo pastaj përmendi se fallxhorët ndonjëherë u thoshin gjëra që ishin të vërteta. I Dërguari, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Kjo është një pjesë e të vërtetës të cilën xhini e vjedh dhe e llomotit në veshin e shokut të tij, por ai e përzien atë me 100 gënjeshtra”.

    Magjistarit sihri i tij nuk ka mundësi t’i plotësohet, vetëm se atëherë kur i bën kufër Allahut. I Dërguari, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush bën sihër vetëm se ka bë shirk”.

    E cekin dijetarët se kjo është argument se magjistari është mushrik, ngase sihri nuk mundet të veprohet pa mos bërë shirk.

    Magjistari e donë pasurinë, edhe atë fortë, dhe i mashtron njerëzit për hir të saj. Kur kërkoi Faraoni nga magjistarët të ballafaqohen me sihër me Musain, alejhi selam, ata kërkuan nga ai pasuri. Allahu thotë: “Dhe kur erdhën magjistarët e Faraonit, thanë: “A do të shpërblehemi, nëse fitojmë?” Faraoni tha: “Po, dhe do të jeni nga më të afërmit e mi”. Earaf 113-114.

    Magjistari i mashtron njerëzit dhe i thërret në shirk. I urdhëron të prenë kurban për shejtan dhe i urdhëron të lidhin hajmali, me pretekst se ajo i bën dobi dhe ua largon dëmin. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kush mban apo lidh hajmali vetëm se ka bërë shirk”.

    Ata që shkojnë tek ai, i mashtron duke i bindur se i di sëmundjet dhe problemet e tyre, me qëllim që t’ua përfiton zemrën, dhe po ashtu i mashtron ata që shkojnë tek ai me shënimin e ajeteve të Kuranit nëpër fleta të ndryshme.

    Dëmi i magjistarit është i madh për shoqërinë. Veprat e tij janë errësirë e rëndë. Plot nga njerëzit i ka futur në shirk, i ka shkatërruar shumë shtëpi të lumtura, e ka ndarë burrin dhe gruan që janë dashtë mes veti, shumë fëmijë të pafajshëm për shkak sihrit të tij e kanë shijuar hidhëtinë e jetës, janë ballafaquar me ndarjen e prindërve të tyre, dhe kjo ka qenë shkak i devijimit të tyre. Sa njerëz të shëndoshë magjistari ka qenë sebep i të sëmurit të tyre, sa të varfër janë zhytur nëpër borxhe duke i dhënë magjistarit të holla, kinse për t’ua larguar problemet e tyre?! Sa të holla haram dhe të kota i ka ngrënë magjistari duke pretenduar se e ka ilaçin dhe se e njeh fshehtësinë?! Sa njerëz i ka nxjerrë nga feja duke i besuar lajmërimeve të tij, kinse nga fshehtësitë, të cilat nuk i dinë përveç se Allahu?! I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kush i afrohet magjistarit apo parashikuesit dhe e pyet për diçka dhe i beson asaj që e thotë, vetëm se e ka mohuar atë që i ka zbritur Muhamedit”.

    Për shkak rrezikut të dëmit të magjistarit mbi muslimanët, u caktua vendimi për ta që tu prehen qafat, me qëllim që shoqëritë të rehatohen nga sherri i tyre. Omer ibën Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, u shkroi punëtorëve të tij që të mbysin çdo magjistar dhe magjistare.

    Kjo në dynja, kurse shpërblimi i tyre në ahiret është hyrja në Xhehenem, ku Allahu thotë: “Në të vërtetë, ata e dinin se ai që e përvetësonte këtë mjeshtëri, nuk do të kishte kurrfarë të mire në jetën tjetër”. Bekare 102.

    O ju musliman, kush troket në derën e magjistarit që të bën sihër për të, vetëm se e ka shitur fenë e tij me dynjanë e tij, dhe e ka zëvendësuar dritën e besimit me errësirën e zemrës. Nëse njeriu e pëlqen këtë vepër edhe pse nuk e vepron, është i njëjtë në mëkat, sikurse ta kishte vepruar. Një ndër dhjetë gjërat të cilat e nxjerrin muslimanin nga Islami, është edhe veprimi i sihrit apo të kënaqurit me këtë vepër. Allahu thotë: “Në të vërtetë, ata e dinin se ai që e përvetësonte këtë mjeshtëri, nuk do të kishte kurrfarë të mire në jetën tjetër”. Bekare 102.

    Shkuarja tek magjistari e hidhëron Allahun, i bën padrejtësi krijesës, dhe e dëmton dynjanë dhe fenë e njeriut. Për këtë arsye, ti i cili kërkon që t’i veprohet ndokujt sihër, mos u bë kurban i magjistarit që të nxjerr nga feja jote. Rikujtoje se dynjaja është e shkurtër, dhe se ti do të jesh i vetëm në varr, pra pendohu sinqerisht, dhe pastroje zilinë e zemrës tënde duke i bërë mirë të tjerëve, dhe shkatërroi nyjat nëse i ke bë sihër, ndokujt para se të vjen dënimi i Allahut mbi ty.

    Atij që i bëhet sihër është i dëmtuar rëndë, dhe Allahu ka mundësi që t’ia zëvendëson atë begati mbi të cilën ka pasur zili, me diçka edhe më të mirë. Allahu i sprovon robërit e Tij për t’ua ngritur gradat dhe për t’i pastruar nga gjynahet. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kujt Allahu ia donë të mirën e sprovon”.

    O ti që je i sprovuar me sihër, mos u pikëllo për atë që të goditi. Allahu e sprovon robin e Tij që ta afron kah Ai. Mos u zemëro për atë që të goditi, dhe mos u dëshpëro nga ajo që  Allahu e caktoi për ty. Kjo ka mundësi të jetë shkak për lumturinë tënde. Allahu thotë: “Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju e mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju”. Bekare 216.

    Duaja e të dëmtuarit pranohet. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Tri lutje (dua) janë të pranuara pa dyshim: lutja e atij mbi të cilin bëhet padrejtësi, lutja e udhëtarit (mysafirit), si dhe lutja e prindit për fëmijën e vet”.

    Nëse bën durim dhe i frikohesh Allahut, për ty do të ketë përfundim të mirë. Allahu thotë: Fundi i lumtur u takon atyre që i frikësohen Allahut”. Earaf 128.

    Shpeshtoje lutjen e Junusit, alejhi selam, i cili tha: “LA ILAHE IL-LA ENTE SUBHANEKE INNI KUNTU MIN EDH-DHALIMIN”.( Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!).   I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Muslimani nuk lutet me këtë lutje për ndonjë gjë, e të mos i pranohet lutja”.

    Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë se është vërtetuar se kush e thotë shtatë herë, Allahu ia largon problemin e tij.

    Bëje duanë: “Ina lilahi ue ina ilejhi raxhiun, Allahume exhurni fi musibeti ue hluf li hajran minha” (Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi, O Allah më shpërble për këtë fatkeqësi dhe ma kompenzo atë me një më të mirë se atë që kisha). Kjo le të jetë e shpeshtë në gjuhën tënde. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush e thotë këtë lutje, Allahu do ta shpërblen për këtë fatkeqësi dhe do t’ia zëvendëson me diçka më të mirë”.

    Kapu edhe për istigfarin, ngase istigfari t’i largon brengat dhe t’i lehtëson vështirësitë.

    O ti që je i sprovuar me sihër, për ty më mirë është që je i dëmtuari se sa i padrejti. Për këtë arsye mbështetu Zotit tënd, dhe shpeshtoje istigfarin dhe lutjet, dhe dije se lehtësimi i Allahut është afër. Mjerë për ty nëse dëshpërohesh nga mëshira e Allahut!!

    Kur njeriu është i afërt me Allahun, nga ai largohen belat dhe sherri. Përmendja e shpeshtë e Allahut, është nga shkaqet e ndalimit dhe pengimit të sihrit. Përkujdesja për namazet, e sidomos namazi i sabahut me xhemat është mburojë nga sherret. Surja Bekare është e bereqetshme. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Lexojeni suren Bekare! Mësimi i saj është bereqet, kurse lënia e saj është humbje, dhe ai që e lexon nuk mundet t’i bëjnë dëm magjistarët”.

    Leximi i sures Felek dhe Nas në mëngjes dhe mbrëmje, janë sebep për mbrojtje nga sihri. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e ka porosit Ukbe ibën Amir, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, duke i thënë: “Kërko mbrojtje me to. Nuk ka njeri që ka kërkuar mbrojtje me diçka më të mirë se sa me to”.

    Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Nevoja e njeriut të kërkon mbrojtje me ato dy sure, është më e madhe se sa nevoja e tij për ujë, dhe ushqim, dhe veshje”.

    Kush i lexon natën dy ajetet e fundit të sures Bekare i mjaftojnë ato nga sherret. Kush i ha shtatë hurma nga lloji axhve, e mbrojnë nga sihri.  I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush ha në mëngjes shtatë hurma të llojit axhve, në atë ditë nuk do t’i bëjë dëm, as helmi, e as sihri”.

    Jeni të kujdesshëm nga mëkatet, dhe llojet muzikës, dhe veglave muzikore. Ato janë sebepi kryesor për afrimin e shejtanëve në shtëpi. Nëse njeriu i largohet përmendjes së Allahut, atëherë shumë lehtë i afrohen shejtanët dhe e dëmtojnë. Për këtë arsye shpeshtoni leximin e Kuranit, merruni me adhurime.

    Kurani është shërim nga të gjitha sëmundjet, kurse përmendja e Allahut e mbron robin nga çdo gjë që donë ta dëmton, dhe ia zgjeron gjoksin dhe ia qetëson zemrën: “Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!”. Rad 28.

    SHEJH DR. ABDULMUHSIN EL KASIM

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

     

     

     

     

  • ADEMI ALEJHI SELAM

    ADEMI ALEJHI SELAM

    Para se të fillojmë rrëfimin e historisë të babait tonë Ademit, alejhi selam, do të ndalim disa çaste që ta shpjegojmë vlerën dhe rëndësinë e tregimeve në Islam. S’ka dyshim se tregimet njerëzit i pranojnë më së lehti se sa sendet tjera, janë të dashura për zemrat, ndikojnë shumë lehtë në shpirtra, dhe janë të këndshme për veshin kur i dëgjon.Tregimet janë të llojllojshme, të shkurta, të gjata, të vërteta, të pavërteta, tw trilluara, etj. Por tregimet më të mira dhe të vërteta janë tregimet prej Kuranit, të zbritura prej më të Dijshmit azze ue xhel, e pastaj tregimet prej Sunnetit. Thotë Allahu azze ue xhel: “Ne të tregojmë ty (Muhamed) historinë më të bukur përmes shpalljes së këtij Kurani, ndonëse ti, me të vërtetë, nuk ke qenë në dijeni më parë.” Jusuf 3

    Të gjitha tregimet në Kuran dhe Hadithet e vërteta janë të sakta dhe reale. Ato na rrëfejnë dhe qartësojnë të gjitha ndodhitë siç kanë ndodhur, pa mangësi apo tepricë. Thotë Allahu azze ue xhel:“Ne po ta tregojmë ty historinë e tyre sipas së vërtetës.” Kehf 13, dhe “Pa dyshim, të gjitha këto janë rrëfime të vërteta.” Ali Imran 62

    Allahu azze ue xhel e urdhëroi të dërguarin e Tij, t’ua rrëfen njerëzve atë çka ia mësoi atij prej tregimeve, që ndoshta ata do të meditojnë gjendjen e popujve të mëhershëm, e do të marrin mësime prej jetës së tyre, dhe do të largohen prej rrugës së tyre në rast se ishin zullumqar, e do t’i pasojnë në rast se ishin në rrugë të drejtë. Thotë Allahu azze ue xhel: “Tregoju atyre këto ngjarje,në mënyrë që ata të mendojnë.”‘Araf 176, dhe “Në tregimet e atyre (të dërguarve) ka këshilla për ata që janë me mend. Ky (Kuran) nuk është tregim i trilluar.” Jusuf 111

    Çka mundemi të mësojmë prej tregimeve:

    1- Jetën e Pejgamberëve dhe pasuesve të tyre, vuajtjet, sfidat, peripecitë që i përjetonin prej kundërshtarëve të tyre

    2- Qartësimin e metodologjive të Pejgamberëve në davet, pastaj durimin e tyre në këtë rrugë, dhe obligimin e çdo muslimani që t’i pason ato në atë rrugë. Thotë Allahu azze ue xhel duke iu drejtuar të dërguarit të Tij: “Këta janë ata, të cilët Allahu i ka udhëzuar në rrugën e drejtë, andaj edhe ti (o Muhamed) ndiq rrugën e tyre.” En’am 90

    3- Paraqitja e jetës të besimtarëve të devotshëm, sabrin e tyre prej zullumqarëve, shpërblimin e tyre në këtë botë dhe Ahiret, dhe dënimin e jobesimtarëve dhe atyre që e pasojnë rrugën e tyre.

    4- Qartësimin e krijimit të njeriut, tokës, kafshëve, bimëve, qiejve, deteve e kështu me radhë.

    Pra, tregimet s’janë thjesht vetëm histori që lexohen për ta kaluar kohën dhe për tu argëtuar, por prej saj mundemi të përfitojmë shumë gjëra. Çdo histori prej tyre përçon parime dhe koncepte plot vlera e domethënie.

    Në Kuran dhe në Sunnet është treguar jeta dhe veprimtaria e shumë Pejgamberëve, mirëpo dëshira jonë kësaj radhe ishte që të flasim për Ademin, alejhi selam, , i cili është njeriu i parë në këtë rruzull tokësor, babai i krejt njerëzimit, lajmëtari i parë nga ana e Allahut azze ue xhel, etj, , e në shkrimet e ardhshme do të flasim për Pejgamberët tjerë.

    Pasiqë historiku i tij është i gjatë do të tentojmë që të sjellim atë më kryesoren dhe atë çka është më e saktë, duke u bazuar në Kuran, Sunnet dhe gjurmët e selefit.

    Krijimi i Ademit, alejhi selam, : Krijimi i Ademit, alejhi selam, kaloi në disa etapa, të cilat i tregon Allahu azze ue xhel në librin e Tij:

    “Rasti i Isait për Allahun është si rasti i Ademit që e krijoi prej baltës e pastaj i tha: “Bëhu!” – dhe ai u bë.” Ali Imran 59

    “Ai e ka filluar krijimin e njeriut prej baltës” Sexhde 7

    “Pyeti (o Muhamed) ata (mekas mosbesimtarë): A është më i vështirë krijimi i tyre apo i të gjitha gjërave të tjera që i kemi krijuar? Ata i kemi krijuar nga balta ngjitëse.” Safat 11

    ” Ai e krijoi njeriun prej baltës së thatë, ashtu si vorba” Rrahman 14

    “Ne e kemi krijuar njeriun prej një balte të thatë të marrë nga balta e zezë pa formë, kurse para tij kemi krijuar xhindet nga zjarri pa tym.” Hixhr 26

    “Ne ju krijuam e pastaj ju dhamë formë.” Araf 11

    Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe thotë se hadithi është i vërtet, prej Ebu Musa el Esharij se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Allahu e krijoi Ademin nga një grusht dheu të cilin e mori nga e gjithë sipërfaqja e tokës .Nisur nga kjo, bijtë e Ademit, alejhi selam, morën ngjyrat e tokës. Prej tyre të bardhë, të kuq, të zinj, dhe të përzier. Ashtu siç kishte zemërbutë, të dashur, të ligë, të vështirë dhe të përzier”.

    Pra, baza është se Allahu azze ue xhel e ka marrë një grusht prej dheut të tokës, dhe në këtë grusht janë përfshirë të gjitha llojet e dheut të tokës, dhe ky është shkaku se pse njerëzit janë shumë ngjyrësh. Kjo vlen edhe për karakterin e secilit prej tyre.

    Pastaj e lagi me ujë, dhe u bë baltë e ngjitur. Kur balta u bë e përshtatshme, Allahu e mori dhe i dha formë me dy duart e Tij fisnike, thotë azze ue xhel: ” Zoti tha: “O Iblis, ç’të pengoi ty që të mos përuleshe në sexhde para atij që e kam krijuar Vetë me duart e Mia?” Sad 75

    Trupi apo shtatorja prej balte, u la në atë formë për një periudhë kohe derisa u tha. Pasi u tha,statuja mori ngjyrën e baltës së zezë, si ngjyra e vorbës.

    Përveçse ishte njeriu i parë i krijuar, Ademi, alejhi selam, është edhe njeriu më i gjatë në të gjithë kohërat. Të gjithë banorët e xhenetit, do të kenë gjatësinë e Ademit alejhi selam.

    Transmeton Buhariu dhe Muslimi prej Ebu Hurejrës se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë : “Allahu e krijoi Ademin dhe gjatësia e tij ishte gjashtëdhjetë parakrahë. Pastaj i tha: “Shko dhe përshëndeti ata melek, dhe dëgjo se me çka të përgjigjen, se ajo do të jetë përshëndetja e jote dhe e pasardhësve tu”. Ai u tha: ” es Selamu Alejkum”, e melaqet iu përgjigjën: “es Selamu Alejkum ue rahmetullah”, e ashtu shtuan “ue rahmetullah” . Secili prej bijve të Ademit që do të hyn në xhenet, do të hyn në formën e Tij dhe krijesat ende vazhdojnë të shkurtohen deri tash. “

    Prej këtij hadithit shihet se Ademi ka qenë i gjatë gjashtëdhjetë parakrahë, dhe se ai ka qenë krijesë e përsosur, e plotë prej fillimit të krijimit të tij, e jo i mangët sikurse thonë disa prej injorantëve, e se pastaj shumë vite me rrallë është përsosur. Shihet se ai flet, përgjigjet, ecë, kupton,dhe s’është e mundur që Allahu ta krijon robin e Tij dhe dërguarin e Tij dhe babain e krejt njerëzimit të mangët. Poashtu përfitojmë prej hadithit se krejt njerëzit që hyn në xhenet do të hynë në formën e Tij azze ue xhel.

    Thuhet se kur Allahu i dha formë Ademit, alejhi selam, s’e pajisi me shpirt menjëherë. Ai e la për një kohë të konsiderueshme ashtu si statujë. Kur e pa Iblisi, filloi t’i sillej rrotull i habitur. Kur dalloi se nga brenda ishte bosh, Iblisi e kuptoi se ishte një krijesë që nuk vetëpërmbahej.

    Thotë ibën Kethiri: Allahu azze ue xhel e krijoi Ademin me duart e Tij, që Iblisi mos të bëhet kryelartë para tij, pastaj e formoi njeri, dhe ishte trup prej balte dyzet vjet. Kur iu afruan melekët, u frikësuan prej pamjes të tij, por më shumë prej tij u tremb Iblisi. Filloi të sillet rreth tij dhe ta godas në trup, dhe dilte prej trupit tingull, sikurse tingulli i cili dëgjohet kur i bihet argjilës. Pastaj u fut prej gojës së Ademit dhe u largua prej prapanicës së tij, dhe i tha melekëve: Mos u frikoni prej këtij,se Zoti juaj është i pandryshueshëm, i përjetshëm, kurse ky është i zbrazur, bosh, dhe në rast se e sulmoj do ta shkatërroj.

    Tregon Abdullah ibën Abasi: “Zoti urdhëroi që t’i çohej dheu i Ademit alejhi selam. Ai e krijoi Ademin, alejhi selam, nga balta e ngjitshme dhe balta e tharë. Ai i dha formë me duart e Tij dhe e la dyzet ditë në atë gjendje, trup pa shpirt. Iblisi i sillej rrotull dhe e godiste me shqelma. Nga goditjet,statuja e Ademit, alejhi selam, jehonte. Iblisi i thoshte:”Për diçka je krijuar.” Pastaj hynte nga goja e Ademit, alejhi selam, dhe dilte nga pjesa e pasme dhe u drejtohej melekëve, të cilët ishin frikësuar kur e kishin parë: “Mos e kini frikë këtë! Nëse Zoti më jep pushtet mbi të, do e shkatërroj. Por nëse Zoti i jep pushtet mbi mua, do e kundërshtoj.”

    Që ditët e para të krijimit të njeriut, lindi dhe armiqësia mes tij dhe shejtanit Pasi që e krijoi dhe e formoi, Allahu azze ue xhel Ademin, alejhi selam, e shpirtëzoi, duke i fry prej shpirtit të Tij, : “Kur t’i jap formën dhe t’i fryj prej shpirtit Tim, ju t’i përuleni atij në sexhde”. Hixhr 29. Duke qenë se Iblisi edhe pse ishte prej xhindeve, ishte i lidhur me Allahun dhe e adhuronte Atë. Allahu e kishte bashkuar me melekët, edhe pse nuk i përkiste atyre. Ai nuk i kishte thyer kurrë urdhrat e Zotit. Për këtë, Allahu e kishte shpërblyer duke e ngritur me melekët në qiell.

    Pasi përfundoi krijimin e Ademit, alejhi selam, Allahu i urdhëroi të gjithë melekët që t’i përulen atij,si formë nderimi për të. Meqë edhe Iblisi ishte me melekët, ky urdhër ishte i vlefshëm edhe për të. Por, ai e kundërshtoj urdhërin e Allahut dhe u bë prej mohuesve.

    “Allahu tha: “Çfarë të pengoi ty të mos përuleshe, kur të urdhërova?” Ai u përgjigj: “Unë jam më i mirë se ai.Mua më krijove nga zjarri, kurse atë e krijove nga balta”. Araf 12.

    Thotë Hasan el Basrij dhe Muhamed Sirini se Iblisi ishte i pari i cili e përdori analogjinë. Ai gaboi në dy çështje:

    E para: Harroi se dheu është më i mirë se zjarri. Prej cilësive të dheut është: i butë, i qetë, i ulët,kurse zjarri i lartë, i egër, që djeg.

    E dyta: Ai harroi se urdhri vjen prej Allahut azze ue xhel, e ai obligohet t’i nënshtrohet urdhërave të Tij. Melekët iu përulën Ademit në shenjë respekti e jo se ai ishte më i miri se ato, dhe respektuan urdhrin e Allahut.

    Krijimi i Havës, alejha selam, :

    Pasi përfundoi plotësisht krijimi i Ademit, alejhi selam, Allahu krijoi bashkëshorten e tij Havën, alejha selam, . Hava nuk u krijua menjëherë pas Ademit. Ademi, alejhi selam, jetoi një periudhë kohe krejtësisht i vetëm në xhenet, gjë e cila e bëri të ndihej i vetmuar dhe i mërzitur. Një ditë,ndërkohë që Ademi ishte duke fjetur, Allahu azze ue xhel e krijoi Havën, nga një brinjë e krahut të majtë të Ademit. Me anë të kësaj brinje, Allahu krijoi gruan e parë, Havën, alejha selam, . Kur Ademit i doli gjumi, gjeti një grua pranë tij. Ai e pyeti menjëherë: “Kush je ti?” Ajo u përgjigj:”Jam një grua.” Ademi, alejhi selam, e pyeti:” pse je krijuar?” Hava u përgjigj: “Që të gjesh prehje tek unë.” Melekët, kur e panë që Allahu kishte krijuar një krijesë tjetër të ngjashme me Ademin, alejha selam, menduan ta vënë në provë Ademin. Meqë ai dinte emrat e çdo sendi, melekët e pyetën mbi emrin e Havës. Kështu, i thanë: “Si e quajnë atë?” Ademi u përgjigj:”E quajnë Hava.” Melekët, e pyetën sërish:”Po përse ka marrë këtë emër?” Ademi u përgjigj:”Sepse është krijuar nga diçka e gjallë.”

    Thotë Allahu azze ue xhel: “O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju”. Nisa 1.

    Thotë Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, : “Dëgjoni porosinë time, ndaj grave bëhuni të kujdesshëm, sepse ato janë të krijuara nga brinjët. Briri anën më të lakuar e ka pjesën e epërme. Po deshe ta drejtosh, ai do të thyhet, e po e le ashtu siç është, do të ngele i lakuar. Prandaj dëgjoni porosinë time,ndaj grave bëhuni të kujdesshëm”.

    Natyra e gruas është e tillë që shpesh herë udhëhiqet nga ndjenjat dhe jo arsyeja. Nëse ti rrekesh t’i ndryshosh sjelljet, të cilat burojnë nga bota emocionale e pasur e saj, t’i po tenton të ndryshosh vetë natyrën e saj, gjë e cila është e pamundur. Me gruan duhet të sillesh me të butë dhe dashamirësi, jo me dhunë dhe imponim.

    Të dy jetonin si banorë të Xhenetit, hanin dhe pinin prej gjitha begative të tij, përveç asaj peme që e kishin të ndalur, thotë Allahu azze ue xhel në Kuran lidhur me këtë: “Ne thamë: “O Adem, jeto ti dhe gruaja jote në Xhenet dhe aty hani sa të doni e kur të doni, por mos iu afroni kësaj peme,se ndryshe do të bëheni të padrejtë”. Bekare 35.

    Që në fillim, Allahu azze ue xhel i tregoi Ademit, alejhi selam, mbi shejtanin, të cilin e etiketoi si armik të tij. Kjo ishte që para se shejtani të fillojë me vesveset e tij. Thotë Allahu në Librin e Tij:“Pastaj thamë: “O Adem, me të vërtetë që ky është armiku yt dhe i gruas sate, prandaj mos e lini t’ju nxjerrë kurrsesi nga Xheneti, se pastaj do të vuani në mjerim! ” Këtu nuk do të mbetesh kurrë as i uritur e as i zhveshur, dhe nuk do të kesh as etje, as vapë.” Merjem 117

    Pra, ato që thonë se njeriu i parë ishte i pambuluar dhe më vonë filloi të mbulohet nuk është aspak e vërtetë. Zoti i kishte veshur njerëzit e parë që në xhenet, ashtu siç i mëson si të vishen pasi do të vendosen në tokë. Allahu thotë: “O bijtë e Ademit, Ne ju dërguam rroba që të mbuloni vendet e turpshme, si edhe për zbukurim. por, petku i devotshmërisë është më i miri.” Araf 26.

    Iblisi filloi t’i mashtron dhe t’i tundojë që të hanin nga pema, duke I thënë se kjo pemë është e përjetësisë dhe pushtetit. Na rrëfen Allahun azze ue xhel dhe thotë: “Djalli u pëshpëriti, për t’ua zbuluar pjesët e turpshme të mbuluara të trupit të tyre dhe u tha: “Zoti juaj ua ka ndaluar pemën, vetëm që të mos bëheni engjëj ose të pavdekshëm.”Araf 20. Veç kësaj, filloi edhe t’u betohej se po u tregonte të vërtetën, : ” Dhe iu betua atyre (duke thënë): “Vërtet, Unë jam për ju këshillues i sinqertë! Dhe i mashtroi me dinakërinë e tij.” Araf 21-22.

    Në çastin kur ata hëngrën nga pema e ndaluar dhe thyen urdhrin e Allahut, u zhduken rrobat që kishin veshur dhe befasisht u shfaqën lakuriqë: “Pasi e shijuan frutin, atyre iu zbuluan vendet e turpshme” Araf 22.

    Kur ndodhi kjo Ademit dhe Havës u erdhi turp. Natyra e njeriut e urren lakuriqësinë dhe nuk ndihet rehat. Kur panë se rrobat që i mbulonin, filluan të mbulohen me gjethe pemësh të Xhenetit:dhe nisën të mbulohen me gjethet e Xhenetit” Araf 22.

    Transmetohet se Hava ishte ajo e para e cila kishte ngrënë prej pemës dhe ajo e nxiste Ademin për të ngrënë prej peme.Prandaj, thuhet se Hava e tradhtoi Ademin alejhi selam, dhe se cilësinë e mashtrimit, gratë e kanë fituar prej Havës.

    Ibni Haxheri kur flet rreth hadithit: “Po mos të kishte qenë Havaja s’do ta tradhtonte gruaja burrin e saj” thotë se s’është tradhti në nder, Allahu na ruajt, . Si mund që nëna e njerëzimit të përshkruhet me atë veti të keqe, por e ka tradhtuar përshkak se anoi epshi i saj që të han prej peme dhe pastaj ia zbukuroi Ademit ngrënien prej saj. Kurse, gratë çka kanë ardhur pas saj, tradhtia e tyre është sipas asaj çka kanë vepruar.

    Pasi kishin ngrënë nga pema e ndaluar Allahu iu drejtua duke iu thënë: ” dhe Zoti i tyre i thirri: “A nuk jua kisha ndaluar atë pemë? A nuk ju pata thënë se djalli është vërtet armiku juaj i hapët?” Araf 22.

    Kur e vërejtën gabimin e tyre, iu drejtuan Allahut të tyre me pendim të sinqertë, duke thënë: “Ata thanë: “O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit” Araf 23. Kështu zbriti Ademi dhe Hava në tokë, dhe me ato zbriti edhe Iblisi. Vendi ku zbritën s’dihet saktë. Disa thonë në Indi, disa thonë afër Xhides ( Arabi Saudite), por s’ka argument të saktë për asnjërën palë.

    Pema prej të cilës ngrënë Ademi dhe Havaja, s’dihet se çka është, dhe si quhet. Thuhet se ishte pemë rrushi, apo palmë etj., por s’ka argument për emrin e saj, dhe të kishte qenë me rëndësi emri i saj, do ta kishte përmendur Allahu në Kuran.

    Kohëqëndrimi i Ademit në Xhenet s’dihet saktësisht: disa thonë prej pas Ikindije e deri në perëndimin e diellit.

    Disa të tjerë thonë: se ka qenë brenda një dite, dhe argumentohen me hadithin që e transmeton Muslimi: “Dita më e mirë që ka lindur dielli është dita e Xhumasë. Atë ditë është krijuar Ademi, atë ditë ka hy në xhenet, atë ditë është nxjerr, dhe atë ditë do të bëhet Kiameti”.

    Pasi që e zbriti Allahu Ademin në tokë ia mësoi zanatin, e furnizoi me fryte prej Xheneti, pra këto fryte në tokë janë prej Xheneti vetëm se këto ndërrohen, e ata në Xhenet s’ndërrohen.

    Fëmijët e Ademit:

    Transmetohet se Hava i lindi Ademit dyzet fëmi prej njëzet shtatzënive, disa thonë se i kishte 120 shtatzëni, dhe në çdo shtatzëni kishte nga një mashkull dhe femër. I pari ishte Kabili dhe motra e tij Kalima, dhe i dyti ishte Abdulmugithi dhe motra e tij Abdulmugitha. Fëmi me emër Abdulharith s’kishte Ademi dhe hadithi që e cek këtë emër është i dobët.

    Habili dhe Kabili: Ishin të dytë djem të Ademit. Kabili ishte i vrazhgët dhe i ashpër në karakter. Ndërkohë që Habili ishte zemërmirë. Kabili merrej me bujqësi, kurse Habili merrej me bagëti.

    Asokohe, njerëzimi kishte nevojë për një kod familjar, sidomos lidhur me shtimin e njerëzimit, duke ditur se ata ishin vëllezër dhe motra të njëri-tjetrit. Kështu, ligji ishte i tillë, që djemtë e Ademit, alejhi salam, mund të martoheshin me këdo nga motrat, përveç binjakes. Nga ky ligj nuk bënte përjashtim as Kabili dhe as Habili. Sipas transmetimeve, thuhet se binjakja e Kabilit, ishte më e bukur se binjakja e Habilit. Kabili dëshironte që ai të martohej me binjaken, por kjo ishte e ndaluar sipas ligjeve të asaj kohe. Duke qenë se Ademi, alejhi selam, ishte profet, kishte dhe legjislacionin e tij. Një ligj tjetër, ishte dhe ai i kurbaneve, flijimeve të bagëtisë. Shenja që Allahu e ka pranuar kurbanin e dikujt, ishte që të zbriste një zjarr nga qielli dhe ta digjte. Kurbani që nuk digjej nga zjarri, ishte i refuzuar nga Allahu.

    Kur deshi Habili të ofrojë një kurban, zgjodhi kafshën më të mirë dhe e therri. Kurse Kabili ofroi një sasi drithërash të prishur. Një ditë më vonë, dy vëllezërit panë se kurbani i Habilit ishte pranuar nga Zoti, e kishte djegur zjarri. Kurse kurbanin e Kabilit e kishte refuzuar, nuk ishte djegur. Kjo ia shtoi urrejtjen dhe xhelozinë Kabilit për të vëllanë. Në këtë çast, ndërhyn dhe shejtani i cili e nxit Kabilin të vrasë vëllain e tij. Vrasja ishte një risi e re për jetën e njeriut mbi tokë,ishte krimi i parë që po ndodhte në histori. I vendosur, Kabili vajti tek vëllai i tij Habili dhe i tregoi se dëshironte ta vrasë. Habili, nga ana e tij i tha se nuk do të reagonte duke tentuar ta vrasë. Ai i tha se nga kjo vepër nuk do të fitojë asgjë përveç gjynahit dhe ndëshkimit. Në një natë të errët dhe të zezë, Kabili vajti tek vëllai i tij Habili i cili ishte duke fjetur dhe, e vrau. Ka shumë transmetime se si,por s’ka argument të saktë. Ishte krimi i parë në historinë njerëzore. Pasi e vrau, Kabili nuk dinte ç’të veprojë me kufomën. Ishte hera e parë që dikush vdiste nga njerëzit dhe nuk dinin si të sillen me të vdekurit. Mandej, Kabili e mbajti në krahë kufomën e të vëllait dhe e transportoi në një vend tjetër. Atje, Allahu e dërgoi dy sorra para Kabilit. Dy sorrat filluan të ziheshin me njëra-tjetrën,derisa njëra mbeti e ngordhur në vend. Sorra triumfuese, filloi të hapë një gropë me këmbët e saj. Pastaj e shtyu sorrën e ngordhur drejt gropës dhe e mbuloi me dhe. Nga kjo ngjarje, mësoi Kabili se çfarë duhet të bëjë me kufomën e të vëllait. Ai hapi një gropë menjëherë, e hodhi të vëllanë brenda dhe e mbuloi me dhe.

    Këtë ndodhi Allahu azze ue xhel e ka regjistruar në Kuranin famëlartë, ku thotë: “Lexoju (o Muhamed) saktësisht ngjarjen e dy bijve të Ademit, kur ata bënë nga një kurban, njërit iu pranua, kurse tjetrit jo. Njëri i tha tjetrit: “Ty gjithsesi do të të vras”. Tjetri tha: “Allahu pranon vetëm prej të devotshmit. Nëse ti ngre dorë të më vrasësh mua, unë nuk do ta ngre dorën që të të vras, sepse, në të vërtetë, unë i frikësohem Allahut, Zotit të gjithësisë. Unë parapëlqej të marrësh barrën e gjynahut tim dhe të gjynahut tënd e kështu të bëhesh ndër banorët e zjarrit. Ky është ndëshkimi i keqbërësve”. Vetja e tij e nxiti në vrasjen e të vëllait dhe e vrau. Kështu, ai u bë nga të humburit. Allahu dërgoi një sorrë që rrëmihte në tokë, për t’i treguar sesi ta mbulonte kufomën e të vëllait. (Kabili) tha: “Mjeri unë, a nuk qenkam i zoti të bëhem si kjo sorrë e ta mbuloj trupin e tim vëllai?!” E u bë nga të penduarit.” Maide, 27-31.

    Në një hadith të transmetuar nga imam Ahmedi, Muhamedi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë:“Çdo njeri që vritet padrejtësisht, një pjesë e gjynahut i shkon dhe djalit të Ademit, pasi ai është njeriu i parë që e shpiku vrasjen.”

    Me vrasjen e të vëllait, Kabili shpiku një risi dhe krim që nuk ishte dëgjuar gjer atëherë. Për këtë,Zoti e ndëshkoi duke i dhënë pjesë të gjynahit të çdo të vrari padrejtësisht gjer Ditën e Kiametit.

    Thotë Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, “Kush shpik një vepër të ligë, ai do të ketë gjynahun e tij dhe gjynahun e atyre që do e veprojnë pas tij, deri në Ditën e Kijametit.”

    Pasi vrau vëllanë e tij, Kabili morri arratinë, duke mos dashur t’i dalë para babait të tyre, Ademit. Bashkë me gruan e tij, ai u vendos në fusha, ndërkohë që fëmijët e tjerë dhe prindërit jetonin rrrëzë maleve. Fëmijët dhe pasardhësit e Kabilit u shtuan, por në mungesë të mësuesit shpirtëror,mes tyre filloi të përhapej degjenerimi moral. Kjo, edhe pse adhuronin një Zot të vetëm. Që atëherë,njerëzit u ndanë në dy kategori: Të mirët, që jetonin me Ademin dhe të ligët, që jetonin me Kabilin.

    Vdekja e Ademit, alejhi selam:

    Transmeton Tirmidhiu prej hadithit të Ebu Hurejrës se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selam, :“Kur e krijoi Allahu Ademin, i fërkoi atij belin, dhe çdo person që do të lindë deri Ditën e Gjykimit bie nga beli i tij. Të gjithë njerëzve i krijoi një rreze nga drita ndërmjet dy syve. Pastaj ia paraqiti ata Ademit. Ademi tha:” O Zoti im kush janë këta”? Allahu tha: “Këta janë pasardhësit e tu”. Pastaj pa njërin prej tyre dhe i pëlqeu drita që shndriste ndërmjet dy syve, dhe tha:” O Zoti kush është ky “? Allahu tha:” Ky është një person nga pasardhësit e tu, nga popujt e fundit dhe quhet Davud”. Ademi tha:” O Zoti im sa ia ke caktuar jetën atij”? Allahu tha:”Gjashtëdhjetë vjet”. ” Shtoi atij dyzet vjet nga jeta ime, tha Ademi”. Kur iu plotësua jeta Ademit, erdhi meleku i vdekjes për t’ia marrë jetën.” Po mua më kanë mbetur edhe dyzet vjet, tha ai”. ” Po ti ia dhe djalit tënd, Davudit dyzet vjet, i tha meleku i vdekjes”. Pastaj Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, shtoi:” Mohoi Ademi, prandaj pasardhësit e tij po mohojnë. Harroi Ademi, prandaj dhe pasardhësit e tij janë duke harruar. Gaboi Ademi, prandaj pasardhësit e tij janë duke gabuar”.

    Transmeton imam Ahmedi, se Xhumretu Sadij ka thënë:”Pashë një të moshuar në Medine duke folur. Kur pyeta kush ishte, më thanë se ishte Ubej ibën Kab (një nga më të diturit e sahabëve rreth shkencave të Kuranit dhe tefsirit). Ndër të tjera, ai tha:”Kur Ademit, alejhi selam, iu afrua vdekja, u tha fëmijëve:”Më ka marrë malli për fruta xheneti. Fëmijët e Ademit, alejhi selam, shkuan të kërkojnë fruta dhe në rrugë u takuan me melekët (në formë njerëzish), që mbanin në duar qefinë dhe materiale të tjera për përgatitjen e të vdekurit. Melekët u thanë:”O bijtë e Ademit! Çfarë po kërkoni?”

    Ata u përgjigjën:”Babai ynë është sëmurë dhe na kërkoi fruta xheneti.” Melekët u thanë:”Kthehuni,se babait tuaj i ka ardhur momenti i vdekjes.”

    Hava kur I pa, i njohu dhe lajmëroi Ademin, alejhi selam, menjëherë. Ademi i tha:”Largohu prej meje, pasi e keqja më erdhi prej teje. Më lër me melekët e Zotit tim të lartësuar.” Kështu, melekët e vdekjes ia morën shpirtin, e lanë, e veshën me qefinë, e lyen me parfum, i hapën varrin, i falën xhenazen dhe e mbuluan. Pra, ishin melekët ata që e përgatitën xhenazen e Ademit a.s dhe e varrosën së fundmi. Pasi e varrosën, melekët u thanë fëmijëve të Ademit: “O bij të Ademit! Kështu duhet të veproni me të vdekurit tuaj.”

    Ademi a.s e kishte kaluar jetën në bindje dhe konform ligjeve të Zotit. Hera e parë që i kishte thyer ligjet e Zotit ishte kur hëngri nga pema e ndaluar në xhenet. Përgjatë nëntëqind e pesëdhjetë viteve jetë mbi tokë, ai nuk veproi gjynahe.

    Një vit pas vdekjes së Ademit, alejhi selam, ndërroi jetë dhe gruaja e tij Hava, alejha selam, .

    Përgatiti: Irfan JAHIU

    LITERATURË E KONSULTUAR:

     1. Bidaje ue Nihaje, ibën Kethiri

     2. Kisas el Enbija,  Omer Eshkar

     3. Kisas el Enbija,  Abdulkadir Hamed

     4. Mustefad min Kisas el Enbija,  Abdulkerim Zejdan

     5. Ehadith akideh el mutevehim ishkaluha fi sahihejn,  Sulejman Debihih

     6. Fethul Bari,  sherh Sahih Buhari,  ibën Haxher el Askalani.

  • CILËSITË E JOBESIMTARËVE NË DYNJA DHE GJENDJA E TYRE NË AHIRET

    CILËSITË E JOBESIMTARËVE NË DYNJA DHE GJENDJA E TYRE NË AHIRET

    O ju muslimanë, Allahu i krijoi krijesat me fuqinë e Tij, udhëzoi nga ta atë që dëshiroi me meritën e Tij, devijoi nga ta atë që dëshiroi me drejtësinë e Tij, dhe të gjithë atë e shënoi në Levhi Mahfudh: Është Ai që ju krijoi juve, e megjithatë, disa prej jush janë mohues e disa besimtarë”. Tegabun 2.

    E qartësoi rrugën e të lumturve dhe të mjerëve, i lavdëroi të devotshmit dhe i qortoi jobesimtarët dhe na paralajmëroi nga cilësitë e tyre. I qartësoi në Kuran veprat e jobesimtarit dhe besimin e tij të prishur dhe moralin dhe sjelljen e tij të keqe.

    Nga cilësitë e jobesimtarit është se ai e mohon ringjalljen, nuk e pranon Ditën e Kiametit, nuk i beson caktimit të Allahut, pikëllohet tepër gjatë belave dhe fatkeqësive, nuk shpreson aspak në Allahun, humbja e shpresës dhe dëshpërimi janë veçoritë e tij: “Shpresën në mëshirën e Allahut nuk e humb askush, përveç jobesimtarëve”. Jusuf 87.

    Kur flet, gënjen: “Përkundrazi, ata që nuk besojnë e quajnë atë gënjeshtër”. Inshikak 22. Mendjemadhësia dhe të mashtruarit, janë karakteri i tij: “Mohuesit janë pre e mashtrimit (të shejtanit)“. Mulk 20. Argumentet, mësimet dhe këshillat, i refuzon. Me zili, zemra e tij është e stërmbushur. I urren besimtarët për begatit e dhuruara dhe shpreson që ato sa më shpejt t’i largohen: “Ata që mohojnë, si ithtarët e Librit, ashtu edhe paganët, nuk dëshirojnë që t’ju zbresë ndonjë e mirë nga Zoti juaj”. Bekare 105.

    Nga zilia e tij e fëlliqur tenton që ty të devijon, e të ringjallesh me të në Xhehenem: “Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni, ashtu siç nuk besojnë vetë dhe të bëheni të njëjtë me ata”. Nisa 89.  Natën muslimanëve tenton t’i bën dredhi e ditën t’i mashtron, dëmin e tyre e ka synim dhe marrjen e begative nga ta e shpreson: “Nëse ju mposhtin, ata do të jenë armiqtë tuaj e do t’i zgjasin duart dhe gjuhën e tyre për t’ju lënduar ju, sepse dëshirojnë që ju të bëheni jobesimtarë”. Mumtehine 2.

    Armiqësia shihet qartë në fytyrën e tij dhe në të folurit e tij. Zemërimi i tij ndaj muslimanëve është i madh, shpirti i tij ndaj tyre reflekton vetëm se sherr dhe atyre kurthe çdoherë u bën: “Në të vërtetë, ata ngrenë kurthe, por dhe Unë ua pres me kurth”. Tarik 15-16.

    Paraqitet si besnik dhe me moral e karakter të mirë, mirëpo pas gjoksit të tij fshihet tradhtia dhe urrejtja, për të cilën na lajmëron Allahu dhe thotë: “Urrejtja shfaqet në gjithçka që del prej gojës së tyre, kurse ajo që fshehin në zemrën e tyre, është edhe më e madhe”. Ali Imran 118.

    E paraqet gënjeshtrën në sinqeritet dhe tradhtinë në besnikëri: “Ata ju kënaqin me fjalë, ndërsa zemrat e tyre ju kundërshtojnë”. Teube 8. Polemizon shumë në të kotë dhe të vërtetat i fsheh. Kurthet e tij kundër muslimanëve janë të rënda dhe të mëdha, po Allahu me fuqinë e Ti të gjitha ia dështon: “Por kurthet e mohuesve janë të dënuara të dështojnë”. Gafir 25.

    Nënshtrimi i jobesimtarëve është nënçmim,  kurse mosnënshtrimi i tyre është krenari. Allahu i Madhëruar i tha të Dërguarit të Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: O i Dërguar! Kije frikë Allahun dhe mos i dëgjo jobesimtarët dhe hipokritët!”. Ahzab 1.

    Dituria e tyre në dynja është e përkufizuar. Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Të gjitha veprat e jobesimtarëve dhe të gjitha çështjet e tyre, patjetër të kenë ndonjë pengesë e cila i pengon që ato t’i bëjnë dobi. Të gjitha çështjet e tyre ose janë të shkatërruara ose të mangëta”.

    Kurse për sa i përket ahiretit, ata janë injorantë të mëdhenj rreth saj. Allahu i Madhëruar thotë: Ata dinë vetëm anën e dukshme të kësaj jete, ndërsa për jetën tjetër janë të pakujdesshëm”. Rum 7, dhe thotë: por shumica e tyre janë të paditur”. Enam 111.

    Pasuria e tyre dhe fëmijët e tyre janë sprovë e madhe për ta. Synimi i tyre nga dynjaja është të kënaqurit, të ngrënit dhe të pirit. Ushqimi dhe pijet e tyre janë pa bereqet, me pak nuk ngopen. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut, thotë: “Jobesimtari han edhe pinë sa për shtatë persona, kurse muslimani han dhe pinë me një stomak (sa për një person).

     Kurse ushqimi i besimtarit është i bekuar. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut, thotë: “Ushqimi i dy personave i mjafton treve, dhe ushqimi i tre vetave i mjafton katër personave”.

     Nga vet fakti se ata janë larg dritës së udhëzimit, ata janë të përçarë në grupe. Ata nuk pajtohen në mendime, ndryshojnë në ideologji dhe për ta na rrëfen Krijuesi i tyre: “E, nëse ia kthejnë shpinën asaj, atëherë sigurisht që do të përçahen. Por Allahu të mjafton ty (Muhamed si mbrojtës) kundër atyre. Ai i dëgjon dhe i di të gjitha”. Bekare 137.

    Mospajtimet dhe përçarjet e tyre do të jenë prezente në mesin e tyre deri Ditën e Kiametit edhe atë me argument nga Kurani: “Ne kemi futur ndërmjet tyre armiqësi dhe urrejtje deri në Ditën e Kiametit”. Maide 64.

    Ai është frikacak kur ballafaqohet me armikun, dhe një muslimanë në betejë i mundën dy nga ta. Allahu i Madhëruar thotë: “Kështu, nëse ka prej jush njëqind të qëndrueshëm, ata do të mundin dyqind (mohues) dhe, nëse nga ju janë një mijë (të qëndrueshëm), me vullnetin e Allahut”. Enfal 66.

    Ata porosisin në koprraci, nuk japin lëmoshë dhe në gostinë e mysafirëve janë të rëndë. Allahu i Madhëruar thotë: (e as) ata që janë koprracë, të cilët kërkojnë që edhe të tjerët të bëhen koprracë dhe fshehin atë që ua ka dhuruar Allahu nga mirësitë e Tij. Ne kemi përgatitur për mohuesit ndëshkim poshtërues”. Nisa 37.

    Jobesimtari mirësinë e pengon, haramin e han, begatitë e Allahut nuk i falënderon dhe argumentet e Allahut i mohon: Ata e dinë dhuntinë e Allahut, por pastaj e mohojnë, se shumica e tyre janë jobesimtarë”. Nahl 83.

    Jobesimtari jeton në errësirë dhe në devijim, zemrën e ka të vulosur, sytë të mbuluara me perde, veshët e shurdhër, nuk e dëgjon të vërtetën dhe nuk e sheh udhëzimin. Shejtanët e udhëheqin kah gjynahet, i pason epshet dhe pasionet, vepron dhe punon  kurse ato nuk i pranohen dhe për to nuk shpërblehet. Në dynja humbet e mashtrohet, kurse në ahiret dënohet. Allahu nuk e donë dhe atë e armiqëson: “Ndërsa kur Allahu e urren një rob, e thërret  Xhibrilin dhe i thotë: ‘Vërtet Unë e urrej filanin, prandaj urreje edhe ti. Atëherë Xhibrili e urren atë e pastaj thërret ndër banorët e qiellit: ‘Vërtet Allahu e urren filanin, prandaj urrejeni atë.’ Atëherë atë e urrejnë banorët e qiellit dhe si rrjedhojë e urrejnë edhe njerëzit në tokë.”

    Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Kur shoh jobesimtar i mbylli sytë nga frika se po e shoh armikun e Allahut”.

    Ankohen shpirti i tij, gjynahet i shkaktojnë dhembje, gjoksin e ka të ngushtuar dhe është i privuar nga të shijuarit e ëmbëlsisë së imanit. Mallkimi mbi të është i caktuar dhe zemërimi i Allahut i garantuar dhe ata janë nga krijesat e Allahut më të këqija. Allahu për ta thotë: “Ata janë krijesat më të këqija”. Bejine 6.

    Kurse për sa i përket numrit të tyre në tokë, ata janë shumica. Allahu i Madhëruar thotë: “ndonëse shumica e njerëzve nuk besojnë”. Hud 17.

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Allahu i Madhëruar do të thotë (Ditën e Kiametit): ‘O Adem. Ademi do të përgjigjet: ‘Leb-bejke ve Sa’adejke (Ja ku jam, të përgjigjem! E gjithë mirësia është në Dorën Tënde!)’ Allahu do t’i thotë: ‘Nxirri mënjanë njerëzit që do të hyjnë në Zjarr! “. Ademi do t’i thotë: ‘O Allah, sa do të jenë njerëzit e Zjarrit?’ Allahu do t’i thotë: ‘Në çdo një mijë vetë nxirr 999 (për t’i futur në Zjarr)”. Me një transmetim tjetër: “Në çdo njëqind vetë nxirr 99 (për t’i futur në Zjarr)”.

     Kur vdes jobesimtari, rehatohen robërit dhe vendet. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Besimtari kur vdes rehatohet nga lodhjet dhe mundimet e dynjasë duke u nisur kah mëshira e Allahut, kurse me vdekjen e jobesimtarit rehatohen robërit dhe vendet dhe pemët dhe kafshët”.

    Jobesimtari shpreson të jeton gjatë, deri më njëmijë vite. Kur i afrohet exheli, e urren atë. Melekët kur ia marrin shpirtin jobesimtarit, i bien në fytyrë dhe shpinë dhe kur lëshohet në varr, varri i tij fillon e ngushtohet derisa atij i futen kockat tek njëra – tjetra. I bihet me çekiç nga hekuri, derisa çdo gjë e dëgjon të bërtiturit e tij, përveç njerëzve dhe xhindeve. Me një transmetim tjetër përcillet: “Po ti bihej malit me të, do të bëhej rërë”. I shtrohet varri tij me zjarr dhe dënimi i vjen vazhdimisht. Kur ngritët nga varri për të llogaritur, fytyra e tij është e zezë, si katran, i frikësuar ecën në mesin e krijesave me fytyrë. Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, se si ringjallet jobesimtari me fytyrën e tij? Iu përgjigj: “A nuk është e mundur që Ai që e bëri të ecën me dy këmbë në tokë, ta bën të ece me fytyrën e tij Ditën e Kiametit”.

     Zinxhirët i lidhen në qafë dhe prangoset, në këtë gjendje ecën i etur për ujë, as nuk mundet të fol e as të shikon e as të dëgjon. Nga ai largohet shoqëria e dynjasë dhe ai ikën nga ata: “Tashmë ne nuk kemi asnjë ndërmjetësues (tek Allahu) e as ndonjë mik të ngushtë!”. Shuara 100-101.

    Ushqimi i tyre është nga zekumi, pija e tyre nga uji i vluar i Xhehenemit, i cili ua copëton zorrët, dhe ju hedhet poashtu edhe mbi kokë dhe ua djeg lëkurën dhe të gjithë atë që e kanë në barqet e tyre.

    Trupat dhe dhëmbët e tyre janë të mëdhenj. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Dhëmballa ose dhëmbi i syrit të jobesimtarit ne Xhehenem është sa Kodra e Uhudit (e cila kodër është përball Medinës), kurse trashësia e lëkurës së tij është sa udhëtimi tri ditë”.

    Me një transmetim tjetër: “Largësia midis dy krahëve të jobesimtarit, kur ai hyn në zjarr, është sa udhëtimi tri ditë i kalorësit të shpejt”.

     Këto ishin disa nga cilësitë e jobesimtarëve dhe nga gjendja e tyre dhe shpërblimi i tyre.

    Cilësi të liga dhe të fëlliqura, për këtë arsye frikoju të mos biesh në to. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Nxitoni në vepra të mira para se të paraqiten sprovat (fitnet) sikur nata e errët, gdhihet njeriu besimtar dhe ngryset jobesimtar, ose ngryset besimtar dhe gdhihet jobesimtar. Do ta shesë ndonjëri prej jush fenë e tij për një kotësi bote”.

    O ju muslimanë, jeni të kujdesshëm nga përngjasimi i jobesimtarëve dhe kapuni për rrugën e të devotshmëve. Faleni namazin dhe përkujdesuni që atë ta falni në xhamia me xhemat.

    Përngjasimi i jobesimtarëve në pamje të jashtme e detyron përngjasimin edhe në të brendshmen. Përngjasimi i tyre është shkak i përngjasimit me ta në moral dhe në sjellje të ligë dhe është shkak që të afron dhe të mbjell dashuri ndaj tyre në brendësi.

    Për këtë arsye ruaju nga përngjasimi me ta, largoju moralit dhe sjelljes së tyre. Bëhu krenar me fenë tënde dhe tento që ata t’i thërritsh në Islam dhe në udhëzim.

    SHEJH ABDULMUHSIN EL KASIM

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

     

     

     

  • SFIDAT E MUSLIMANIT PRAKTIKANT

    SFIDAT E MUSLIMANIT PRAKTIKANT

    1-  Cila është dispozita për ndryshimin e emrit të një personi, i cili e pranon Islamin, dhe dëshiron ta ndryshojë emrin e vjetër që ai ka pasur me një emër të ri Islam, dhe a është ky ndryshim i emrit i detyrueshëm për të apo jo?

    Përgjigje: Falënderimi i takon vetëm Allahut dhe paqja e mëshira qofshin mbi Pejgamberin, sal-allahu alejhi ue selem.

    S’ka argument në Kuran dhe Sunet, i cili aludon për atë se personi që e pranon Islamin detyrohet ta ndryshojë emrin. Mirëpo nëse emri i tij në vetvete përmban ndonjë kuptim, i cili është në kundërshtim me Islamin, atëherë detyrohet ndryshimi i tij.

    Shembull marrim emrin Abdulmesih (i cili do të thotë rob i Mesihut), dhe shumë emra të tjerë që pas fjalës Abd (Rob) i shtohet si shtojcë, e cila aludon në të qenit rob, por jo i Allahut azze ue xhel, si Abdushems, e Abdulmesih etj., dhe padyshim që këto emra janë në kundërshtim me ligjin e Allahut azze ue xhel, dhe kështu detyrohet ndryshimi i tyre. Ky është grupi i parë, kurse në grupin e dytë bëjnë pjesë emrat, të cilët nuk pëlqehet emërtimi me ato, dhe zëvendësohen me emra më të mirë, sikurse emri Huzën (Pikëllim) zëvendësohet me emrin Sehël (Lehtësi), dhe shumë emra të tjerë. Në grupin e dytë po ashtu bëjnë pjesë edhe emrat që emërtimi i tyre është i njohur dhe i përhapur në mesin e të Krishterëve, dhe dëgjuesi hutohet kur e dëgjon emërtimin e tij dhe dyshon, se personi është musliman apo i krishterë, dhe këto emra është shumë e pëlqyeshme të ndryshohen. Pra, për emrat e grupit të parë bëhet e detyrueshme zëvendësimi me emra të tjerë, kurse emrat e grupit të dytë pëlqehet dhe është mirë të zëvendësohen me emra më të mirë.

    ABDULAZIZ IBËN BAZI

    2-Muslimanët në shumë shtete të SHBA-së  nuk munden të gjejnë vende të përshtatshme për faljen e namazit të Xhumasë, kështu që shpesh e falin në disa kisha që i marrin me qira shumë lirë apo pa të holla. Disa nxënës dije nxitën një debat rreth saktësisë të atij namazi, i cili praktikohet në kishë, duke u bazuar në transmetimin e Ibën Omerit rreth ndalimit të namazit në kisha, faltore të Jehudive, varreza dhe thertore, ku nuk theret për Allahun azze ue xhel. Në fund  kjo rezultoi me largimin dhe mos-prezencën e disa muslimanëve në namazin e Xhumasë. Kërkojmë prej jush të nderuar hoxhallarë të na tregoni dispozitën e vërtetë për këtë çështje, që të tentojmë t’i kalojmë mosmarrëveshjet mes nesh në këtë shoqëri. Allahu ju shpërbleftë.

    Përgjigje: Në rast se ekzistojnë vende të tjera, ku mundet të praktikohet namazi, atëherë nuk lejohet të falet namazi në kisha apo faltore të tjera të jomuslimanëve, për shkak se ato janë faltore, ku aty nuk adhurohet Allahu azze ue xhel, dhe brenda kanë piktura dhe skulptura. Ndërsa nëse s’ka vende të tjera të përshtatshme, atëherë lejohet falja e namazit në ato vende, por vetëm me nevojë. Omeri radijallahu anhu thoshte: “Ne nuk futemi në faltoret tuaja, për shkak se aty ka skulptura dhe piktura”. (Buhariu), ndërsa përcillet se Ibën Abasi falej në faltoret e jomuslimanëve, që nuk kishin skulptura dhe piktura. (Buhariu).

    KOMISIONI I PËRHERSHËM I FETVAVE

    3- Jam një djalosh gjashtëmbëdhjetë vjeçar dhe xhaminë e kam shumë afër shtëpisë sime. Mirëpo babai im nuk më lejon që ta fal namazin e Sabahut në xhami, kurse namazet e tjera më lejon. Thotë se frikësohet se do të më ndodhë diçka, për shkak se mes xhamisë dhe shtëpisë sime janë dy rrugë që duhet t’i kaloj. I kam folur shumë që të më lejojë duke i treguar argumente prej Kuranit dhe Sunnetit, por s’pajtohet. Prandaj, a lejohet që të shkoj në xhami pa dijen e tij?

    Përgjigje: Së pari desha të uroj për këtë ambicie të lartë që ti ke dhe kujdesin tënd për faljen e namazeve me xhemat dhe e lus Allahun azze ue xhel që të të forcojë në fenë  e Tij, të të udhëzojë në rrugën e Tij të drejtë, dhe të të mbrojë prej sjelljeve të prindit tënd, që mos të jenë pengesë e udhëzimit tënd dhe veprimit të punëve të mira. Para se t’i përgjigjem pyetjes tënde dëshiroja të rikujtoj një çështje shumë të rëndësishme, e ajo është, se: Respektimi i prindërve dhe nënshtrimi ndaj tyre është detyrim që na porosit Allahu në shumë ajete të Kuranit, Ai azze ue xhel thotë: “Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); silluni mirë me prindërit.” Nisa 36, dhe thotë në ajetet e tjera: “Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!” Isra 23-24.

    Dije se nënshtrimi ndaj tyre është i detyruar për ty, ndërsa mosrespektimi i tyre lejohet vetëm kur ata të urdhërojnë në mëkate. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Nuk ka dëgjueshmëri dhe nënshtrim duke i bërë mëkat Allahut, por nënshtrimi është duke bërë mirësi”. (Buhariu dhe Muslimi).

    Namazi me xhemat është detyrim, prandaj nuk lejohet që prindi ta ndalojë fëmijën e vet të rritur nga kryerja e ndonjë detyrimi. Prindi detyrohet ta urdhërojë dhe nxisë fëmijën e tij në kryerjen e detyrimeve fetare, dhe kur e vëren se fëmija i tij i neglizhon detyrimet e veta, atëherë prindi duhet të ndjejë se ka përgjegjësi ndaj tij dhe se do të pyetet para Allahut Ditën e Gjykimit për anëtarët e familjes së tij. Prandaj ai duhet t’i urdhërojë dhe t’i ndalojë, t’i rikujtojë për detyrimet e tyre fetare dhe për rrezikun e lënies së tyre. Në rast se prindi neglizhon detyrimet e tij që ka ndaj fëmijëve, duke mos i urdhëruar në të mirë dhe ndaluar nga e keqja, duke mos i nxitur në vepra të mira dhe duke i frikësuar prej veprave të këqija, atëherë ata fëmijë nuk falen prej gjynaheve kur i neglizhojnë detyrimet dhe bëjnë mëkate. Në rast se prindi i tejkalon kufijtë, duke e ndaluar birin e tij prej detyrimeve që ai ka ndaj Allahut, atëherë nuk ka nënshtrim duke i bërë Allahut mëkat. Kur prindi e urdhëron birin e tij në lënien e namazit me xhemat tërësisht ose pjesërisht, veçse e ka urdhëruar në mëkat dhe atëherë nuk ka nënshtrim ndaj urdhrave të tij, duke mos e neglizhuar sjelljen e mirë dhe bamirësinë ndaj tij.

    Ndërsa për sa i takon pyetjes tënde, a lejohet të shkosh fshehurazi në namazin e Sabahut? Kjo është mirë për ty, por e dëmton prindin tënd edhe atë duke mos e vërejtur çështjen aspak. Prindi yt është mëkatar derisa vazhdon të ndalon të dalësh për ta falur namazin e Sabahut me xhemat, dhe dalja jote fshehurazi nuk e largon mëkatin prej atij. Ai vazhdon të jetë urdhërues në të keqe dhe ndalues nga e mira, edhe kur ti del për në namaz pa diturinë e tij. Prandaj, së pari tento ta bindësh me dispozitën e sheriatit, dhe në rast se nuk e pranon prej teje dhe të trajton si të vogël, atëherë provo që të tjerët të depërtojnë tek ai. Në rast se nuk pranon, atëherë lejohet të dalësh pa lejen e tij dhe pa dijen e tij, duke qenë i kujdesshëm kur e kalon rrugën deri në xhami.

    Në fund i drejtohemi babait tënd, Allahu e udhëzoftë, duke e rikujtuar se Allahu azze ue xhel të ka detyruar me përgjegjësi të madhe, e ajo është mësimi dhe këshilla e familjes tënde. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë:”Të gjithë ju jeni barinj e të gjithë jeni përgjegjës për kopenë tuaj… dhe burri është përgjegjës për pjesëtarët e familjes së tij”.

    Allahu azze ue xhel të ka urdhëruar ta ruash veten dhe familjen tënde prej zjarrit të Xhehenemit, duke thënë: “O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë e mbikëqyrin engjëj të fuqishëm e të ashpër, të cilët kurrë nuk i kundërshtojnë urdhrat e Allahut, por i zbatojnë menjëherë ato”. Tahrimë 6, dhe fjala e Allahut duke urdhëruar për namazin: “Urdhëroje familjen tënde, që të falë namazin dhe këmbëngul për këtë! Ne nuk të kërkojmë ty ndonjë ushqim: jemi Ne që të ushqejmë! Përfundimi i lumtur qëndron në frikën ndaj Allahut”. Taha 132.

    Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë thotë: Kush anashkalon mësimin e fëmijës së tij atë çka i bën dobi, dhe e len të neglizhuar, vetëm se e ka ofenduar dhe dëmtuar shumë. Shumë fëmijë janë shkatërruar prej prindërve të tyre, për shkak të neglizhencës ndaj tyre, duke mos ua mësuar detyrimet dhe sunetet fetare, prandaj i shkatërruan të vegjël dhe nuk i bënë dobi vetes, e as nuk i bënë dobi prindërve të tyre, kur u rritën. (Tuhfetul Uedud, faqe 229).

    Ne të drejtohemi me një pyetje të rëndësishme: Ku je ti në namazin e Sabahut!? A nuk është detyrim edhe për ty të falesh me xhemat!? A nuk je i detyruar që të jesh shëmbëlltyrë për familjen tënde dhe ta falësh namazin në xhami me xhemat!? Ti kur e fal namazin me xhemat e kryen atë që të ka detyruar Allahu, e ndihmon birin tënd të shkojë në xhami, dhe e ndihmon veten të jesh i qetë, se biri jot nuk e kalon rrugën vetëm.

    Dije, o ti prind i nderuar, se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, na ka lajmëruar se ai që e fal namazin e Sabahut është nën mbrojtjen e Allahut. Pra, si frikësohesh për atë që është nën mbrojtjen e Allahut.

    Na transmetohet prej Xhundub ibën Abdullahut, se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut, prandaj askush mos t’i kundërvihet kësaj me diçka, sepse kush i kundërvihet kësaj, Allahu do ta arrijë atë, dhe pastaj do ta gjuajë me fytyrë në zjarr të Xhehenemit”. (Muslimi).

    Fjala mbrojtje në hadith e ka kuptimin: Garanci, apo disa tjerë thonë: Besnikëri, sikurse ka thënë Imam Neveviu.

    E lus Allahun që të mundësojë ta kryesh amanetin, dhe të jesh shëmbëlltyrë për familjen tënde, dhe të ndihmosh birin tënd në kryerjen e namazeve në shtëpinë e Allahut azze ue xhel. Allahu e di më së miri.

    MUHAMED SALIH EL MUNEXHID

    4-Unë jam një grua muslimane. Dy vitet e fundit kontaktoj nëpërmjet internetit me disa gra jomuslimane prej Evrope dhe Amerike, dhe shkëmbejmë mes nesh dhurata të ndryshme dhe disa sende rrobaqepësie. Tentova të diskutojmë rreth Islamit, por kisha frikë se dituria ime për t’i thirrur në  Islam është e vogël dhe mund të gaboj. Prandaj i nderuari hoxhë, çka më këshilloni të veproj. T’i shkëpus marrëdhëniet e mia me ato gra përfundimisht, apo të vazhdoj t’i kontaktoj më qëllim që t’i thërras në Islam, edhe pse e kam të vështirë dhe më tregoni se si të filloj. Dhe në fund, marrëdhëniet tona a konsiderohen shoqërore dhe a është e lejuar ajo shoqëri?

    Përgjigje: Nuk lejohet që një musliman apo muslimane të bëjë shok apo shoqe prej jobesimtarëve, se Allahu azze ue xhel e ka ndaluar kultivimin e simpatisë ndaj jobesimtarëve, miqësinë e tyre dhe bashkëpunimin me ata. Allahu azze ue xhel thotë: “Nuk gjen njerëz, që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit, që të ushqejnë dashuri ndaj atyre, të cilët e kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e tij, edhe në qofshin ata etërit e tyre ose bijtë e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Allahu ka skalitur besimin në zemrat e tyre dhe i ka fuqizuar ata me shpalljen e Vet. Ai do t’i shpjerë ata në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj e ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ata, por edhe ata do të jenë të kënaqur me Të. Ata janë Pala e Allahut dhe me të vërtetë që Pala e Allahut do të jetë fitues”. Muxhadeleh 22, dhe thotë: “O besimtarë! Mos i bëni miq e mbrojtës hebrenjtë dhe të krishterët! Ata janë mbrojtës të njëri-tjetrit. Kushdo prej jush që i bën ata miq, është me ata. Vërtet Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë keqbërësit”. Maideh 51, dhe thotë: “O besimtarë! Mos zgjidhni për miq dhe këshilltarë të afërt njerëz të tjerë jashtë gjirit tuaj; ata nuk ngurrojnë që t’ju bëjnë dëm. Ata dëshirojnë që të vuani. Urrejtja shfaqet në gjithçka që del prej gojës së tyre, kurse ajo që fshehin në zemrën e tyre është edhe më e madhe. Ne jua kemi shpjeguar vargjet (e Kuranit), nëse jeni njerëz që kuptoni.” Ali Imran 118.

    -Lejohet që një musliman t’i kontaktojë jobesimtarët dhe t’u japë dhurata, me qëllim që t’i thërrasë në Islam. Por me kusht që të jetë i mbrojtur me dituri dhe besim, të jetë i përpiktë në davet, dhe t’i njohë dyshimet dhe traditat e atij populli. Ai që s’është i përpiktë, nuk i takon ta mundojë veten e tij në këtë sferë, për shkak të sprovave dhe dyshimeve që mund ta godasin, dhe të bëhen shkaktarë për devijimin e tij, Allahu na ruajt.

    -Në rast se kontaktet e juaja kufizohen vetëm në shkëmbimin e sendeve për rrobaqepësi, dhe përfitimi prej atyre në këtë sferë, duke mos arritur çështja deri në kultivimin e simpatisë dhe dashurisë ndaj tyre, dhe urimeve të festave të tyre, atëherë s’ka gjë inshallah, lejohet kontaktimi me ato. Argument për atë çka thamë është vetë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, i cili bashkëpunonte me Jehuditë në shitblerje. Po ashtu s’ka gjë në dhurimin e disa dhuratave, nëse s’janë prej jobesimtarëve që e luftojnë Islamin dhe muslimanët, Allahu azze ue xhel thotë: “Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë, Allahu i do të drejtët”. Mumtehine 8.

    Dijetari i njohur Abdurrahman Sadi, Allahu e mëshiroftë, në komentin e këtij ajeti thotë: “S’ju ndalon Allahu prej respektimit, marrëdhënieve, shpërblimit në mirësi dhe drejtësisë ndaj jobesimtarëve, prej të afërmve tuaj dhe të tjerëve, derisa nuk i takojnë atyre që ju luftojnë në fe dhe ju largojnë prej vendbanimeve tuaja. Prandaj s’ka gjë në marrëdhëniet mes jush, se marrëdhëniet në këtë rast janë të lejuara”.

    -Mjetet e davetit janë të shumta dhe të llojllojshme, prej tyre:

    1- Dialogu i drejtpërdrejtë: Duhet të përqendrohemi në qartësimin e mirësive të Islamit, qartësimin e vërtetë të teuhidit, rëndësinë e besimit dhe porosisë së Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, pastaj duhet të qartësohet se fetë e tjera jashtë Islamit janë të kota, për shkak të devijimit, ndryshimit dhe zëvendësimit që kanë bërë jobesimtarët me librat e tyre.

    2- Dhurata e librave dhe e botimeve që flasin për Islamin dhe dëshirën për pranimin e tij.

    3- Udhëzimi i të tjerëve për faqe të posaçme interneti, që e qartësojnë Islamin dhe thirrjen në të, pastaj përgjigjet ndaj dyshimeve të kundërshtarëve dhe diskutimi i atyre me atë çka është më e mirë.

    Në fund, ju porosis se thirrësi në Islam duhet të zotërojë domosdoshmërish dituri dhe besim të fortë, që të ballafaqohet me dyshimet dhe epshet, ose t’ia lirojë vendin tjetrit, i cili është më i mirë se ai, se në të kundërtën do të rrezikojë fenë e vet. Allahu e di më së miri.

    MUHAMED SALIH EL MUNEXHID

    5- I nderuari hoxhë, unë jam një muslimane prej Bullgarisë dhe shteti im shumë vite me radhë ka qenë nën sundim komunist. Në atë periudhë shumica e adhurimeve ishin të ndaluara dhe njerëzit s’dinin për Islamin asgjë. Unë personalisht s’dija gjë për Islamin, deri sa u bëra njëzetvjeçare dhe Allahu azze ue xhel më udhëzoi në fenë e Tij. Pyetja ime është: A duhet ta kompensoj namazin dhe agjërimin, që nuk e kam praktikuar në atë periudhë? Allahu ju shpërbleftë.

    Së pari, e falënderojmë Allahun azze ue xhel, që ju largoi prej atij sistemi komunist të padrejtë e zullumqar, i cili  dyzet vite me radhë i shtypi muslimanët, i shkatërroi xhamitë, e disa prej tyre i shndërroi në muze, i mbyllën shkollat islame, muslimanëve ua ndryshuan emrat, dhe identitetin  e tyre islam e humbën dhe e shkatërruan. Por Allahu e ndihmon dhe e përsos dritën e Vet, edhe nëse këtë gjë e urrejnë jobesimtarët.

    Sistemi komunist i padrejtë dhe zullumqar u rrëzua në vitin 1989. Muslimanët u gëzuan shumë, sepse u kthyen në xhamitë e tyre të vjetra, që t’i ndërtojnë dhe riparojnë ato, fëmijët iu kthyen mësimit të Kuranit, dhe në rrugët u paraqit përsëri mbulesa islame. E lusim Allahu azze ue xhel që t’i kthejë muslimanët në fenë e Tij dhe t’i ndihmojë, t’i bëjë krenar dhe armikun e tyre ta shkatërrojë.

    Brezat që janë rritur në këtë periudhë zullumqare s’kanë ditur gjë fare për Islamin, mësimi fetar ka qenë i ndaluar, depërtimi i Kuranit dhe i librave islame ishte i ndaluar, dhe gjëja e vetme që ata dinin ishte se ata i takojnë fesë Islame. Prandaj ata persona që s’dinë fare për dispozitat islame, detyrimet dhe adhurimet e tyre, nuk detyrohen t’i përsërisin, pra ato adhurime që s’i kanë vepruar. Muslimani që s’ka mundur të kërkojë dituri fetare, dhe tek ai s’kanë arritur dispozitat e sheriatit, atëherë ai musliman nuk detyrohet me asgjë, Allahu azze ue xhel thotë: “Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka”. Bekare 286.

    Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, thotë: “S’ka divergjencë mes muslimanëve, se ai musliman që jeton në vendet e kufrit (Darul kufër) dhe ai është besimtar dhe s’ka mundësi që të bëjë hixhret, s’i detyrohen atij dispozitat që nuk mund t’i praktikojë në atë vend, se detyrimi është sipas mundësive. Po ashtu, nuk detyrohet edhe personi, i cili nuk e di dispozitën e ndonjë çështjeje, si p.sh. në rast se nuk e di se e ka detyrim faljen e namazit, dhe një periudhë nuk e fal, nuk i detyrohet përsëritja e namazeve që nuk i ka falur. Ky është mendimi më i saktë, dhe është medhhebi i Ebu Hanifes, Dhahirive dhe një prej dy mendimeve në medhhebin e imam Ahmedit.

    Po ashtu, ky rregull vlen edhe për detyrimet e tjera, si: agjërimi i muajit të Ramazanit, dhënia e zeqatit etj. Në rast se personi nuk e di, se pirja e alkoolit është haram, atëherë pirësi i tij nuk dënohet, dhe kjo me pajtimin e të gjithë muslimanëve.

    Por divergjenca mes dijetarëve siç e cekëm më parë është në përsëritjen e namazeve. Baza dhe prejardhja e krejt kësaj është, se: a detyrohet me detyra ai që nuk i di ligjet apo nuk detyrohet askush, deri sa ti mësojë? E vërteta në këtë çështje është, se: Dispozita nuk pohohet përveçse pas mundësisë së marrjes së diturisë, dhe se nuk e përsërit deri sa nuk e mëson detyrimin e saj. Transmetohet se ka pasur prej Sahabëve që ka ngrënë në Ramazan pas lindjes së diellit, deri sa i është sqaruar koha e fillimit dhe e mbarimit të agjërimit, dhe Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, nuk e ka urdhëruar ta kompensojë atë ditë me një ditë tjetër. Disa prej tyre si Ebu Dheri, Omer ibën Hatabi, Amari bëheshin xhunub dhe rrinin një kohë pa u falur, sepse nuk gjenin ujë duke mos e ditur se lejohet falja e namazit me tejemum, dhe Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, nuk i urdhëroi ta përsërisin namazin.

    S’ka dyshim se muslimanët e Mekës në fillim faleshin të drejtuar kah Bejtul Makdisi, derisa arriti urdhri prej Allahut të drejtohen nga Kibla, dhe s’u urdhëruan që ta përsërisin namazin. Kësisoj raste janë të shumta. Kjo përputhet me bazën në të cilën është selefi dhe shumica e dijetarëve, se: Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka, dhe se detyrimi kushtëzohet me mundësi, dhe se dënimi nuk vjen vetëm se me lënien e të urdhëruarës, ose veprimit të të ndaluarës, pasi t’i bëhet i qartë argumenti”. (Mexhmua el Fetava 19/ 225). Sipas kësaj, juve s’ju detyrohet përsëritja e asaj që ka kaluar dhe nuk e keni ditur se është detyruar, dhe këshilla ime është që ta mësoni fenë dhe dispozitat e saj, dhe të punoni me ato, t’i mësoni brezat e ardhshëm për fenë e tyre, që të përballoni ju dhe ata sfidat me të cilat do të ballafaqoheni në të ardhmen. E lusim Allahun azze ue xhel që ta forcojë Islamin dhe muslimanët. Allahu e di më së miri.

    MUHAMED SALIH EL MUNEXHID

    Zgjodhi dhe përkthehu: Irfan JAHIU

  • MERITAT E SAHABËVE

    MERITAT E SAHABËVE

    Muslimanët janë unik në atë se sahabët (shokët e Muhamedit alejhi salatu ue selam) janë koka e evliave dhe më të mirët prej të devotshmëve, shëmbëlltyra e besimtarëve dhe krijesat më të mira të Allahut pas Pejgamberëve dhe Lajmëtarëve. Allahu i fisnikëroi me pamjen e Muhamedit, alejhi salatu ue selam, dhe shoqërimin e tij në mirësi dhe vështirësi, janë krijesa të cilët e bashkuan diturinë me veprën dhe krijesa të cilat e dhanë jetën e tyre dhe shpenzuan pasurinë e tyre në rrugë të Allahut dhe u bënë më të mirët prej të mirëve dhe gjenerata më e mirë prej të gjitha gjeneratave edhe atë me dëshminë e Muhamedit, alejhi salatu ue selam. Janë populli më i mirë prej të gjithë popujve që kanë jetuar më herët dhe atyre që do të vinë më vonë, ata ishin që i ngritën bazat e Islamit, e luftuan politeizmin dhe e shpërndan fenë në të gjitha anët e botës. Ata janë që më së miri e kuptuan fenë dhe kishin besim të sinqertë dhe vepra të mira. Si mos të jetë kjo? Kur ata u edukuan në duart të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selem, pinë prej burimit të tij të pastër dhe e dëshmuan zbritjen e shpalljes.

    Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, përcjell nga Abdullah ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se ka thënë: “Vërtet Allahu shikoi në zemrat e robërve, dhe e gjeti zemrën e Muhamedit, alejhi salatu ue selam, më të mirën ndër  zemrat e robërve, andaj e zgjodhi për Veten e Tij dhe e dërgoi me shpallje. Më pas shikoi në zemrat e robërve, dhe gjeti se zemrat e sahabëve të tij janë më të mirat ndër zemrat e robërve, andaj i bëri ata ministra të të Dërguarit, alejhi salatu  ue selam, të cilët luftojnë për fenë e Tij”.

    Sahabij konsiderohet ai i cili i ka besuar dhe e ka shoqëruar apo e ka parë të Dërguarin e Allahut dhe ka vdekur si musliman.

    Kanë ardhur shumë ajete të qarta dhe hadithe të vërteta rreth meritave të sahabëve dhe prej tyre fjalët e Allahut, azze ue xhel. Sa u përket besimtarëve të parë, prej muhaxhirëve dhe ensarëve, Allahu është i kënaqur me ata dhe me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim; edhe ata janë të kënaqur me Atë. Allahu ka përgatitur për ata kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të jetojnë përgjithmonë. Kjo është fitorja madhështore” Teube 100.

    “Allahu është i kënaqur me ata besimtarë, kur t’u betuan për besnikëri nën hijen e pemës. Ai e dinte se ç’kishte në zemrat e tyre, prandaj u dha atyre qetësi dhe i shpërbleu me një fitore të afërt e me një plaçkë të madhe që do ta fitojnë. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë”. Fet’h 18-19.

    Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, për ta thotë. “Nuk hyn në zjarr asnjëri prej atyre që janë betuar nën hijen e pemës”.

    “Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin”. Ali Imran 110.

    “Një pjesë e plaçkës i takon edhe mërgimtarëve të varfër, të cilët u përzunë nga vendlindja dhe pasuritë e tyre, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë e Allahut dhe duke ndihmuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Pikërisht ata janë besimtarët e sinqertë. Ndërsa ata që banojnë në Medinë dhe që e kanë pranuar besimin qysh më parë, i duan mërgimtarët që vijnë në Medinë dhe në zemrat e tyre nuk ndjejnë kurrfarë rëndimi, për atë, që u është dhënë atyre, por duan t’u bëjnë më mirë mërgimtarëve sesa vetes, edhe pse vetë janë nevojtarë. Kushdo që ruhet nga lakmia e vetvetes, me siguri që do të jetë fitues. Hashr 8-9.

    Muhamedi është i Dërguar i Allahut. Ata që janë me të, janë të ashpër ndaj jobesimtarëve e të mëshirshëm midis tyre. I sheh ata si përkulen dhe bien në sexhde, duke kërkuar dhuntinë dhe kënaqësinë e Allahut. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e sexhdes. Fet’h 28.

    Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: Gjenerata më e mirë, është gjenerata e kohës sime, pastaj njerëzit që vijnë mbas tyre, pastaj ata që vijnë pas tyre”.

    Poashtu Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: Mos i shani sahabët e mi, sepse sikur ndonjëri prej jush të shpenzojë flori edhe sa mali i Uhudit, nuk mund të arrijë qoftë edhe sa grushti i tyre, apo sa gjysma e tij”.

    E mirë konsiderohet çdo e mirë në të cilën ishin shokët e Muhamedit, alejhi ue selam. Ata ishin njerëz që garonin me të tjerët në çdo mirësi, në mejdanin e xhihadit, në mejdanin e thirrjes, në mejdanin e shpenzimit dhe në mejdanin e adhurimeve. Allahu nëpërmjet tyre e ruajti Kuranin derisa e çuan amanetin e Zotit të tyre në vend, një grup prej tyre iu përkushtuan bartjes së përgjegjësisë së Sunetit dhe ecën nëpër të gjitha anët e botës për ta shpërndarë, një grup tjetër e morën përgjegjësinë e udhëheqjes, përkujdesjes, xhihadit dhe të drejtave dhe vepruan në futjen e popujve në Islam. Allahu i bekoi në kohë dhe për njëqind vjet e realizuan atë që të tjerët nuk mundën me shekuj të tërë dhe Allahu le të mbetet i kënaqur prej të gjithë atyre.

    Pejgamberit, alejhi salatu ue selem, sahabët i ndihmuan në luftërat e tij dhe ia dhanë besën se do të shpenzojnë në rrugë të Allahut. Enesi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: Gjatë një mëngjesi të ftohtë, Pejgamberi, alejhi salatu ue selam,  doli në Hendek dhe i pa Muhaxhirët dhe Ensarët duke hapur hendeqet, ngase nuk kishin rob për t’ua pranuar ato punë. Duke parë mundin dhe urinë e tyre, Muhamedi, alejhi salatu ue selam,  tha: “O Zoti ynë, jetë e vërtetë është jeta në Ahiret, andaj fali Ensarët dhe Muhaxhirët!”.  Ata, duke iu përgjigjur, thanë: “Ne jemi ata që i jemi betuar ndaj Muhamedit  se do të luftojmë në rrugën e Allahut gjer në Amshim”.

    Sahabët ishin ata që e fituan nderin e takimit të Muhamedit, alejhi salatu ue selam, dhe atyre u takoi pjesa më e madhe e dashurisë dhe madhërimit të tij. Aliu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, kur u pyet se si ka qenë dashuria e juaj ndaj të Dërguarit të Allahut, u përgjigj: “Pasha Allahun ishte më i dashur tek ne se sa pasuritë tona, fëmijët tanë, baballarët tanë, nënat tona dhe më i dashur se sa uji i ftohët në vapë”.

    Ebu Sufjan ibën Harb, i cili në atë kohë ende nuk ishte në Islam, e pyeti Zejd ibën Dethineh, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, të cilin e kishin pas zënë rob jobesimtarët e Mekës dhe e nxorën ta mbysin jashtë Haremit të Mekës, duke i thënë: “O Zejd të betohen në Allah, a kishe pasur dëshirë që Muhamedi të ishte në vendin tënd dhe t’ia këputnim kokën atij kurse ti të ishe te familja jote? U përgjigj: “Pasha Allahun nuk dua që Muhamedi të jetë në vendin e tij kush është tani dhe atë ta godet therë që e dëmton e unë të jem te familja ime”. Ebu Sufjani tha: “Nuk kam takuar askënd prej njerëzve që e donë ndokënd siç e dojnë shokët e Muhamedit Muhamedin”.

    Ne i duam shokët e Muhamedit, alejhi salatu ue selam, dhe nuk e teprojmë në dashurinë e asnjërit prej tyre dhe nuk heqim dorë nga asnjëri prej tyre, i kujtojmë vetëm se për të mirë dhe dëshmojmë për të gjithë Muhaxhirët dhe Ensarët se janë banorë të xhenetit dhe se Allahu është i kënaqur prej tyre dhe se ata janë të falur e mëshiruar. Duhet të jesh i bindur thellësisht se ai që e ka parë Muhamedin, alejhi salatu ue selam, dhe i ka besuar atij dhe e ka shoqëruar atë është më i mirë se ai që nuk e ka parë dhe shoqëruar atë,  edhe po të kishte qenë shoqërimi i tij vetëm se një pjesë të vogël të ditës. Poashtu duhet të kërkojmë mëshirë për të gjithë ata, për të voglin dhe për të madhin prej tyre, për të parët dhe për të fundit prej tyre, dhe duhet tua përmendim mirësitë e tyre, t’i shpërndajmë meritat e tyre, të shkojmë pas udhëzimit të tyre dhe t’i shmangemi asaj çka ka ndodhur mes tyre. Ata prezantuan në shumë ndodhi me të Dërguarin e Allahut, alejhi salatu ue selam, dhe i tejkaluan të tjerët me merita, Allahu ua fali atyre dhe na urdhëroi që të kërkojmë falje për ta dhe me dashurinë ndaj tyre të afrohemi kah ata dhe gjithë këtë e detyroi nëpërmjet gjuhës së të Dërguarit të Tij Muhamedit, alejhi salatu ue selam, dhe nuk flet për ta keq dh nuk i pason të metat e tyre vetëm se njeriu me zemër të sprovuar në fenë e tij.

    Gjurmët të cilat na kanë ardhur dhe flasin kundër sahabëve janë të shpifura ose kanë shtuar apo pakësuar në to dhe ia kanë ndërruar kuptimin dhe pamjen e vërtetë. E vërteta në to është se ata janë të arsyetuar dhe se ata janë përpjekur vetëm se për të mirë e ndonjëherë ia kanë qëlluar e ndonjëherë kanë gabuar dhe sasia e veprave të tyre të gabuara e që janë në numër të vogla dhe të falura nuk munden të krahasohen me besimin e tyre të pastër, me shpërnguljen që e kanë bërë për hir  të Allahut, me xhihadin  që e kanë bërë në rrugë të Allahut, me shpenzimet e tyre për fenë e Allahut, me diturinë e dobishme që e kanë fituar dhe shpërndarë për hir të Allahut dhe me veprat e tyre gjigante që i kanë vepruar për këtë fe të Allahut.

    Nuk pyetet askush për drejtësinë e sahabëve dhe nuk duhet të dyshon askush në drejtësinë e tyre për arsye se ata janë të shpallur krejtësisht të drejtë me citatet e Kuranit dhe Sunetit dhe prej atyre që bëjnë pjesë në unitetin e këtij Umeti. Enes ibën Malik, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Dashuria e Ensarëve është prej shenjave të besimit kurse urrejtja e Ensarëve është prej shenjave të hipokrizisë”.

    Ebu Seid el Hudrij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, na përcjell se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Nuk mundet që t’i urren Ensarët njeriu i cili i beson Allahut dhe Ditës së Kiametit”.

    O ju vëllezër musliman.

    Më të mirët prej sahabëve janë katër halifët e drejtë, e pastaj të tjerët që vijojnë prej dhjetë të përgëzuarve me xhenet. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Më i miri prej këtij Umeti pas Pejgamberit të tyre është Ebu Bekri e pastaj Omeri”.

    Poashtu Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Pasoni ata që do të vinë pas meje Ebu Bekrin dhe Omerin”.

    Imam Muslimi, Allahu e mëshiroftë, na përcjell një hadith ku sahabët ishin në udhëtim dhe Pejgamberi, alejhi salatu ue selem, u tha: “Si t’i nënshtroheni Ebu Bekrit dhe Omerit do të udhëzoheni”.

    Imam Buhariu na përcjell thënien e Muhamed ibën Hanefije i cili e kishte pas pyetur babën e tij Alij ibën Ebi Talib. Allahu qoftë i kënaqur prej tij: “O prindi im, kush është njeriu më i mirë pas Pejgamberit, alejhi salatu ue selem“. U përgjigj. “O biri im a nuk e din?!”. -I thashë: “Jo” -Më tha: “Ai është Ebu Bekri”.

    Allahu, azze ue xhel, zbriti ajete për meritat e Ebu Bekrit duke thënë: “Njerëzit e ndershëm dhe të pasur ndër ju të mos betohen se nuk do t’u japin të afërmve, të varfërve”. Nur 22, dhe poashtuKur ishin në shpellë e ai i thoshte shokut të vet (Ebu Bekrit)“. Teube 40.

    Nuk ka aspak dyshim se Ebu Bekri ishte i dyti me Pejgamberin, alejhi salatu ue selem, dhe atë e dëshmoi Zoti i botëve dhe e përgëzoi me qetësi dhe nuk i la të vetëm por u bë i treti i tyre.

    Pejgamberi, alejhi salatu ue selem, tha: “Nuk më ka bë dobi asnjë pasuri si pasuria e Ebu Bekrit”. Ebu Bekri kur i dëgjoi këto fjalë filloi të qaj dhe tha: “O i Dërguar i Allahut, a nuk jemi unë dhe pasuria ime vetëm se në shërbimin tënd ?!”.

    Pejgamberi, alejhi salatu ue selem, për Omerin thonte: O i biri i Hatabit! Kur ti ndjek një rrugë, shejtani ndjek një rrugë tjetër. Në të vërtetë shejtani largohet edhe nga hija jote, o Omer.”

     Dhe poashtu tha: “Në popujt e mëparshëm ka pasur njerëz të frymëzuar (nuk kanë qenë Pejgamber, por flisnin për Allahun të vërtetën) dhe nëse ndokush prej Umetit tim frymëzohet ai është Omeri ibën Hatabi”.

    Omeri u frymëzonte dhe zbritnin ajete ku verifikoheshin thëniet e tij. E këshilloi të Dërguarin e Allahut të mbulohen gratë e tij, pastaj i tha: “O i Dërguar i Allahut, po ta kishe marrë vendqëndrimin e Ibrahimit për faltore”, dhe poashtu e këshilloi për çështjen e robërve dhe për të gjitha zbritën ajete ku verifikoheshin thëniet e tij.

    Allahu poashtu nëpërmjet duarve të Omerit çliroi shumë vende. Xhabir ibën Abdullah thotë se është pyetur Aisha, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, se ka prej njerëzve që flasin keq për shokët e Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, madje edhe për Ebu Bekrin dhe Omerin. Aisha u përgjigj: “Pse çuditeni prej kësaj çështjeje?! Atyre iu ndërprenë veprat dhe dashi Allahu që mos t’i ndërpriten shpërblimet”.

    Kurse Othman ibën Afani, Allahu qoftë kënaqur prej tij, erdhi një ditë tek Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, me një mijë dinarë, të cilat i hodhi në prehrin e Pejgamberit, alejhi salatu ue selem, për të përgatitur ushtrinë e vështirësisë. Pejgamberi, alejhi salatu ue selem, duke i rrotulluar ato dinarë në prehrin e tij thonte: “Le të bëjë çfarë të dojë Othmani pas kësaj dite se nuk i bën dëm vepra e tij”.

    Kurse për Aliun, Allahu qoftë kënaqur prej tij, tha: “Do t’i jepet nesër flamuri një njeriut që e donë Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe atë e dojnë Allahu dhe i Dërguari i Tij”. Njerëzit ranë të flenë duke u pyetur se kujt do t’i jepet flamuri nesër. Kur agoi dita të gjithë u zgjuan me shpresë se do ta marrin flamurin, mirëpo Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, u tha: “Ku është Aliu”. Disa thanë se është i sëmurë prej syve dhe Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, u tha që ta thirrin dhe e morri dhe i pështyu në sytë e tij dhe iu shëruan sikurse të mos kishte pasur më herët sëmundje. Pastaj ia dha flamurin dhe Aliu tha: “A të luftoj kundër tyre derisa të bëhen siç jemi ne”. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, u përgjigj: “Frenoj përcjellësit e tu derisa të arrini në oborrin e tyre, pastaj thirri në Islam dhe lajmëroi se me çka janë të detyruar ata prej dispozitave”.  

    Vëllezër musliman, dijeni se sahabët të gjithë janë prej banorëve të xhenetit: “Nuk janë të barabartë ata që kanë shpenzuar dhe kanë luftuar para fitores me ata që kanë shpenzuar dhe kanë luftuar më pas. Ata kanë shkallë më të lartë, mirëpo Allahu u premton të gjithëve më të mirën (Xhenetin)“. Hadid 10.

    nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • O TI I SPROVUAR ME SIHËR !

    O TI I SPROVUAR ME SIHËR !

    O ti që je i sprovuar me sihër, mos u pikëllo për atë që të goditi. Allahu e sprovon robin e Tij që ta afron kah Ai. Mos u zemëro për atë që të goditi, dhe mos u dëshpëro nga ajo që Allahu e caktoi për ty. Kjo ka mundësi të jetë shkak për lumturinë tënde. Allahu thotë: “Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju e mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju”. Bekare 216.

    Duaja e të dëmtuarit pranohet. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Tri lutje (dua) janë të pranuara pa dyshim: lutja e atij mbi të cilin bëhet padrejtësi, lutja e udhëtarit (mysafirit), si dhe lutja e prindit për fëmijën e vet”.

    Nëse bën durim dhe i frikohesh Allahut, për ty do të ketë përfundim të mirë. Allahu thotë: “Fundi i lumtur u takon atyre që i frikësohen Allahut”. Earaf 128.

    Shpeshtoje lutjen e Junusit, alejhi selam, i cili tha: “LA ILAHE IL-LA ENTE SUBHANEKE INNI KUNTU MIN EDH-DHALIMIN”.( Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!). I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Muslimani nuk lutet me këtë lutje për ndonjë gjë, e të mos i pranohet lutja”.

    Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë se është vërtetuar se kush e thotë shtatë herë, Allahu ia largon problemin e tij.

    Bëje duanë: “Ina lilahi ue ina ilejhi raxhiun, Allahume exhurni fi musibeti ue hluf li hajran minha” (Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi, O Allah më shpërble për këtë fatkeqësi dhe ma kompenzo atë me një më të mirë se atë që kisha). Kjo le të jetë e shpeshtë në gjuhën tënde. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush e thotë këtë lutje, Allahu do ta shpërblen për këtë fatkeqësi dhe do t’ia zëvendëson me diçka më të mirë”.

    Kapu edhe për istigfarin, ngase istigfari t’i largon brengat dhe t’i lehtëson vështirësitë.

    O ti që je i sprovuar me sihër, për ty më mirë është që je i dëmtuari se sa i padrejti. Për këtë arsye mbështetu Zotit tënd, dhe shpeshtoje istigfarin dhe lutjet, dhe dije se lehtësimi i Allahut është afër. Mjerë për ty nëse dëshpërohesh nga mëshira e Allahut!!

    Kur njeriu është i afërt me Allahun, nga ai largohen belat dhe sherri. Përmendja e shpeshtë e Allahut, është nga shkaqet e ndalimit dhe pengimit të sihrit. Përkujdesja për namazet, e sidomos namazi i sabahut me xhemat është mburojë nga sherret. Surja Bekare është e bereqetshme. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Lexojeni suren Bekare! Mësimi i saj është bereqet, kurse lënia e saj është humbje, dhe ai që e lexon nuk mundet t’i bëjnë dëm magjistarët”.

    Leximi i sures Felek dhe Nas në mëngjes dhe mbrëmje, janë sebep për mbrojtje nga sihri. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e ka porosit Ukbe ibën Amir, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, duke i thënë: “Kërko mbrojtje me to. Nuk ka njeri që ka kërkuar mbrojtje me diçka më të mirë se sa me to”.

    Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Nevoja e njeriut të kërkon mbrojtje me ato dy sure, është më e madhe se sa nevoja e tij për ujë, dhe ushqim, dhe veshje”.

    Kush i lexon natën dy ajetet e fundit të sures Bekare i mjaftojnë ato nga sherret. Kush i ha shtatë hurma nga lloji axhve, e mbrojnë nga sihri. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush ha në mëngjes shtatë hurma të llojit axhve, në atë ditë nuk do t’i bëjë dëm, as helmi, e as sihri”.

    Jeni të kujdesshëm nga mëkatet, dhe llojet muzikës, dhe veglave muzikore. Ato janë sebepi kryesor për afrimin e shejtanëve në shtëpi. Nëse njeriu i largohet përmendjes së Allahut, atëherë shumë lehtë i afrohen shejtanët dhe e dëmtojnë. Për këtë arsye shpeshtoni leximin e Kuranit, merruni me adhurime.

    Kurani është shërim nga të gjitha sëmundjet, kurse përmendja e Allahut e mbron robin nga çdo gjë që donë ta dëmton, dhe ia zgjeron gjoksin dhe ia qetëson zemrën: “Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!”. Rad 28.

    Shkëputur nga artikulli:

    KRIMI I SIHRIT (MAGJISË) – SHEJH DR. ABDULMUHSIN EL KASIM

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • MADHËRIMI I CITATEVE SHERIATIKE

    MADHËRIMI I CITATEVE SHERIATIKE

    Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve dhe të qiejve. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

    Allahu njerëzimit ia detyroi Islamin si fe dhe ligj. Me Islam njeriut ia garantoi përmisimin e zemrave dhe trupave, dhe ruajtjen e pasurive dhe shoqërive, në çdo kohë e vend, pa marrë parasysh gjuhën dhe racën e tyre. Për këtë shkak zbriti dispozita dhe caktoi dënime, e qartësoi të mirën dhe e qartësoi të keqen. Pasi që këto dispozita binin ndesh me epshet dhe dyshimet e disa njerëzve, këta të fundit i pranuan këto dispozita me mëdyshje duke i mohuar në tërësi ose duke i devijuar dhe komentuar sipas epsheve dhe dyshimeve të tyre. Kjo metodologji e pranimit të citateve padyshim se është shumë e rrezikshme për jetën e njeriut. Prandaj më së miri për një musliman është që të paralajmërohet prej kësaj dukurie negative dhe ta mëson veten në pranimin e dispozitave pa mëdyshje dhe skepticizëm.

    Për ta madhëruar dhe lavdëruar Allahun e domosdoshme është madhërimi i dispozitave dhe respektimi i kufijve të Tij. Shenja e dashurisë së çiltër pra, është nënshtrimi i të dashurit. Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Prej gradave të para të madhërimit të Allahut është madhërimi i urdhrit të Tij dhe e ndalesës që e ndaloi Ai. Kjo, për shkak se besimtari e njeh Zotin e tij nëpërmjet mesazhit që e dërgoi me të të Dërguarin e Allahut, alejhi salatu ue selem, deri tek të gjithë njerëzit. Përmbajtja e atij mesazhi është: “Nënshtrim i plotë i urdhrit të Tij dhe largimi prej ndalesës së Tij”. Kjo arrihet vetëm se me madhërimin e urdhrit të Allahut dhe pasimit të tij dhe me madhërimin e ndalesës së Tij dhe largimit prej saj. Madhërimi i urdhrit të Allahut dhe ndalesës së Tij prej anës së besimtarit është argument për madhërimin e tij të Allahut dhe sipas këtij madhërimi do të jetë prej punëdrejtëve që dëshmohet për to besimi i drejtë dhe i pastër dhe shërimi prej hipokrizisë së madhe”.

    O ju robërit e Allahut,  

    Pasi që kriter i domosdoshëm i madhërimit të Allahut është madhërimi i dispozitave të Tij, atëherë, detyrohet që çdo musliman të nxiton në realizimin e tij, ta edukon veten në të derisa të drejtohet dhe të vazhdon më tutje.

    Madhërimi ka shenja që aludojnë në të dhe prej shenjave të madhërimit të citateve sheriatike janë:

    – Mospasja e të drejtës për të zgjedhur në pranimin e dispozitës së Allahut.

    Muslimani nuk ka të drejtë zgjedhjeje në pranimin e dispozitave të Allahut, por  detyrohet që t’i nënshtrohet plotësisht dhe tërësisht dispozitave të Allahut pa mëdyshje apo hamendje: Nuk i takon asnjë besimtari apo besimtareje të vërtetë që, kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin për një çështje, ata të kenë të drejtë të zgjedhin në atë çështje të tyren. Kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai me siguri ka humbur”. Ahzab 36.

    Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Ky ajet është i përgjithshëm dhe vlen për të gjitha çështjet. Edhe atë kur gjykon Allahu dhe Profeti i Tij, alejhi salatu ue selam, me diçka nuk i lejohet askujt kundërshtimi i këtij gjykimi, e as nuk ka të drejtë zgjedhjeje, e as dhënie mendimi apo thënie të ndonjë fjale”.

    Imam Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, gjatë komentimit të këtij ajeti e sjell një thënie të Hasan el Basriut i cili kishte thënë: “Nuk i takon një besimtari e as një besimtareje kur të urdhëron Allahu dhe i Dërguari i Tij, sal-allahu alejhi ue selem, me diçka t’i kundërvihen”.

    – Mosekzistimi i ndjenjës së ngushtimit në gjoks gjatë dëgjimit të citatit sheriatik.

    Muslimani duhet ta edukon veten e tij që t’i pranon citatet dhe të vepron me to me gjoks të hapur dhe me zemër të qetë ashtu siç na mëson edhe Allahu në Kuran: “Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjyqtar për kundërshtitë mes tyre; e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dyshimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht”. Nisa 65.

    Imam ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Betohet Allahu, azze ue xhel, në veten e Tij Fisnike dhe të Shenjtë se nuk ka besuar asnjëri derisa ta marrin Muhamedin, alejhi salatu ue selam, për gjyqtar në të gjitha çështjet dhe se çdo gjykim i tij është i drejtë dhe jemi të detyruar t’i nënshtrohemi këtij gjykimi me zemër dhe me vepra. Prandaj Allahu tha: “e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dyshimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht”, që do të thotë se ti kur gjykon i nënshtrohen asaj që ti gjykon në brendësinë e tyre dhe nuk ndiejnë në vetvete ngushtim në gjoks ndaj gjykimit tënd dhe të binden ty plotësisht pa kundërshtime dhe pengesa”.

    – Hulumtimi i tepërt apo thellimi në kërkimin e urtësisë së ligjësimit të citatit.   

    Kjo veti e mangëson përsosmërinë e bindjes dhe nënshtrimit, madje mund të ndodhë që vazhdimësia në kërkimin e urtësive të citateve ta çon njeriun deri në mohimin e disa dispozitave fetare. Muslimani duhet ta edukon veten në pranimin e dispozitave me gjoks të gjerë. Nuk ka pengesë në rast se dëshiron ta din urtësinë dhe ta kërkon atë në rast se ka mundësi, mirëpo në rast se nuk mundet ta zbulon urtësinë e ligjësimit atëherë prej etikës dhe moralit të lartë është përmbajtja dhe largimi prej kërkimit të saj: “Ai nuk mund të pyetet për atë që punon, kurse ata do të pyeten”. Enbija 23.

    Imam ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Muslimani i nënshtrohet dispozitave të Allahut pa marrë parasysh se ai i paraqitet atij urtësia e ligjësimit apo jo. Në rast se paraqitet urtësia e ligjësimit në urdhrin dhe ndalesën e Tij  atëherë ajo duhet të jetë nxitës në rritjen e nënshtrimit dhe bindjes në urdhrin e Allahut dhe nuk duhet që të jetë shkak i largimit të tij prej asaj dispozite apo mohimit të saj në përgjithësi”.

    Komentuesi i librit Akide Tahauije thotë: “Dije se ndërtimi i të qenurit rob i Allahut dhe besimi në Allahun, në Librat e Tij dhe në të Dërguarit e Tij bëhet me nënshtrim dhe bindje dhe me mos parashtrimin e pyetjeve rreth shpjegimit të hollësishëm të urtësive në urdhëresat, në ndalesat dhe në ligjësimet. Për këtë shkak Allahu nuk na tregoi në Kuran për ndonjë Umet të ndonjë Profetit e cila i besoi të Dërguarit të tyre dhe mesazhit me çka erdhi ai, e ta kishin pyetur hollësisht për urtësitë e urdhrave, ndalesave dhe ligjeve me të cilat kishte ardhur tek ai Umet. Po të kishin vepruar ashtu nuk do të ishin besimtarë në të Dërguarin e tyre. Por ata u nënshtruan, u bindën, çka e ditën prej urtësive e mësuan, çka u fsheh prej tyre nuk u bë shkak që ata t’i largohen bindjes dhe nënshtrimit dhe i Dërguari i tyre në sytë e tyre ishte shumë më i madh se sa ta pyesnin për këto çështje”.

    Poashtu prej shenjave që aludojnë në madhërimin e citateve sheriatike janë:

    – Irritimi për hir të Allahut kur cenohet paprekshmëria e ligjeve dhe ndalesave të Tij dhe tentimi i mbrojtjes së tyre sipas mundësive.

    Aisha, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, çdo herë që kishte të drejtë zgjedhjeje mes dy gjërave, e zgjidhte më të lehtën, në rast se ajo vepër nuk përmbante në vete mëkat. Në rast se ishte mëkat atëherë ishte njeriu që më së shumti i largoheshte atij”.

    Robi sa më shumë që është xheloz për fenë e Allahut dhe për shenjtërinë e saj dhe sa më shumë që nxiton në përmisimin e muslimanëve, aq më shumë është argument i tij për madhërimin e dispozitave dhe përkujdesjen e kufijve të fesë.

    Detyrimi i robit që t’i pranon dispozitat si adhurim me të cilin afrohet kah Allahu e mos t’i pranon për syfaqësi dhe prestigj.

    Muslimani duhet të jetë prej atyre që pikëllohet për hir të Allahut kur i ikën ndonjë e mirë dhe të gëzohet për hir të Allahut kur mbërrin ta vepron një të mirë. Ebu Jemame, Allahu qoftë i kënaqur me të, na përcjell prej Profetit, alejhi salatu ue selam, të kishte thënë: “Kush donë për hir të Allahut dhe urren për hir të Allahut dhe jep për hir të Allahut dhe merr për hir të Allahut, vetëm se e ka plotësuar besimin e tij”.

    Përmbajtja prej asaj që nuk ka dituri dhe paralajmërimi prej zhytjes në studime të citateve padituri.

    Muslimani duhet të jetë i vetëdijshëm rreth parimeve të kërkimit të diturisë duke u bazuar në fjalët e Allahut: “Mos shko pas diçkaje për të cilën nuk ke dijeni. Vërtet, dëgjimi, shikimi dhe zemra, të gjithë këta do të merren në përgjegjësi”. Isra 36, dhe në fjalët e Allahut që ia tha Nuhit, alejhi salatu ue selam, kur kërkoi ky i fundit që Allahu t’ia shpëton djalin: “Mos më pyet për atë që ti nuk e di. Unë të këshilloj që të mos bëhesh nga të paditurit“. Hud 46.

    Allahu, azze ue xhel, ithtarëve të Librit ju tha: “Mirë ju polemizoni për gjëra që keni një farë dijenie (për çështje që lidhen me Musain a.s. dhe Isain a.s.), por, pse polemizoni për atë, për të cilën s’dini asgjë (për Ibrahimin a.s.)? Allahu e di hollësisht, ndërsa ju nuk dini asgjë për këtë”. Ali Imran 66.

    Allahu në ajetin e parë e edukoi të Dërguarin e Tij, alejhi salatu ue selam, me një edukatë madhështore duke e mësuar që t’i përmbahet asaj që nuk ka dituri, ndërsa në ajetin e dytë Allahu e ndaloi Nuhin, alejhi selam, prej parashtrimit të pyetjeve për atë që nuk e di dhe atë e konsideroi prej paditurisë.

    Sidoqoftë, zhytja në studime rreth kuptimeve të citateve padituri apo të folurit për Allahun dhe fenë e Tij padituri është mëkat i madh dhe është shkak që sjell dëme të mëdha për veten dhe për të tjerët.

    Muhamed ibën Sirini, Allahu qoftë i kënaqur me të, thonte: “Që të vdes një njeri si i paditur është më mirë për të se sa të flet për Allahun dhe fenë e Tij diçka që nuk e dinë”.

    O Zot, shtona nënshtrimin ndaj dispozitave të Tua dhe shtona madhërimin Tënd në zemrat e tona, mundësona që ta dallojmë të vërtetën prej të pavërtetës dhe ta pasojmë atë dhe mundësona ta dallojmë të pavërtetën prej të vërtetës dhe t’i largohemi asaj.

    SHEJH ABDULAZIZ SED’HAN                                

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU        

     

           

     

     

     

     

     

     

     

  • DASHURIA E ALLAHUT DHE TË DËRGUARIT TË TIJ,  LAVDIA DHE PAQJA E ALLAHUT QOFSHIN MBI TË

    DASHURIA E ALLAHUT DHE TË DËRGUARIT TË TIJ, LAVDIA DHE PAQJA E ALLAHUT QOFSHIN MBI TË

     

    O ju njerëz, frikojuni Allahut! Nënshtrojuni Atij me dashuri dhe me respekt, duke shpresuar në shpërblimet e Tij dhe duke u frikuar nga ndëshkimi i Tij. Ai është Allahu, të Cilin zemrat e adhurojnë me dashuri dhe respekt. Nëse nga natyra e zemrës është që ta donë atë që sillet mirë me të, atëherë për çdo mirësi dhe për çdo begati, themi se burimi i tyre është Allahu i Madhëruar: “Çdo mirësi që keni, është nga Allahu”. Nahl 53. Pra robi, detyrohet ta donë Atë pa kufi dhe ta adhuron vetëm se Atë, i Cili nuk ka shok dhe ortak.

    Dashuria e robit ndaj Allahut ka shenja të cilat aludojnë në të. Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë”. Ali Imran 31.

    Nga shenjat se robi e donë Allahun, është pasimi i të Dërguarit të Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. Të punon me atë që urdhëroi dhe të largohet nga ajo që ndaloi: “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua”. Kurse ai i cili pretendon se e donë Allahun, dhe në anën tjetër e kundërshton të Dërguarin e Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ai është rrenacak në atë që e pretendon. Disa nga të parët tanë thanë: “Disa nga njerëzit pretenduan dashurinë ndaj Allahut, dhe Allahu e zbriti ajetin e dashurisë: “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua”. Kurse ajeti: “që Allahu do t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet!”, është fryti i dashurisë së Allahut dhe dobia e saj, që do të thotë, se ai që e donë Allahun, edhe Allahu ia kthen atë dashuri dhe ia falë gjynahet atij.

    Allahu thotë: “O besimtarë! Nëse ndokush prej jush braktis besimin e vet, dijeni se Allahu do të sjellë njerëz, që i do dhe që e duan; të përulur me besimtarët dhe të ashpër me femohuesit; që luftojnë në rrugën e Allahut dhe nuk i tremben qortimit të asnjë qortuesi. Kjo është mirësia e Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dojë. Allahu është Bujar i madh dhe i Gjithëditur”. Maide 54.

    Në këtë ajet fisnik, Allahu përmendi se dashuria e robit ndaj Zotit të tij i përmban katër shenja:

    E para:  Të jetë i përulur me besimtarët, që do të thotë, të jetë i butë dhe i mëshirshëm me ta dhe bamirës ndaj tyre.

    E dyta: Të jetë i ashpër me femohuesit, që do të thotë, të jetë i rreptë me ta dhe t’i urren fort, ashtu si tha Allahu i Madhëruar: “janë të ashpër ndaj jobesimtarëve”. Fet’h 29.

    E treta: Të lufton në rrugë të Allahut, me shpirt, me pasuri, me gjuhë dhe me zemër.

    E katërta: Të mos i trembet qortimit të asnjë qortuesi, që do të thotë, se tek ai nuk ndikon qortimi i njerëzve nga ajo që e jep nga xhihadi, dhe thirrja në fe, dhe thirrja në të mirë dhe ndalimi nga e keqja. Pra, atë nuk e pengon asgjë që ta vazhdon atë rrugë.

    Po ashtu nga shenja e sinqeritet të dashurisë së robit ndaj Allahut, është t’i japë përparësi asaj që e donë Allahu, para asaj që e donë shpirti i tij dhe anon kah ajo epshi i tij. Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: “Nëse etërit tuaj, bijtë tuaj, vëllezërit tuaj, gratë tuaja, farefisi juaj, pasuria juaj që e keni fituar, tregtia për të cilën keni frikë se nuk do të shkojë mirë dhe shtëpitë ku e ndieni veten rehat, janë më të dashura për ju sesa Allahu, i Dërguari i Tij dhe lufta në rrugën e Tij, atëherë pritni deri sa Allahu të sjellë vendimin (dënimin) e Tij. Allahu nuk e udhëzon në rrugën e drejtë popullin e pabindur”. Teube 24.

    Allahu e  urdhëroi të Dërguarin e Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, t’i kërcënohet atij që i jep përparësi dashurisë së pasurisë, familjes, farefisit, tregtisë, shtëpisë, para dashurisë së Allahut dhe të Dërguarit të Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe veprave të cilat i detyroi dhe i donë vet Ai, si xhihadi, hixhreti, etj.

    Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, në komentin e këtij ajeti thotë: “Nëse këto gjëra janë: “më të dashura për ju sesa Allahu, i Dërguari i Tij dhe lufta në rrugën e Tij, atëherë pritni”, d.m.th. pritni se çfarë dënimi do t’ju vjen. Kjo është arsyeja se pse të parët tanë nga ensarët dhe muhaxhirët dhe ata që i pasuan me të mirë, i dhanë përparësi asaj që e donë Allahu, para asaj që e donë shpirti i tyre. Ata e flijuan veten dhe pasurinë për luftë në rrugë të Allahut, i lanë shtëpitë dhe vatanin që ta kënaqin Allahun dhe t’i ndihmojnë të Dërguarit të Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

    Allahu tha për ta: “Pikërisht ata janë besimtarët e sinqertë”. Hashër 8. Krahasojeni gjendjen tonë me gjendjen e tyre të sinqertëve. Shumica nga ne i jep përparësi epshit karshi nënshtrimit ndaj Allahut. Nëse thërritet për në namaz në xhami, i jep përparësi gjumit apo dëfrimit, apo pushimit, dhe nuk del për në namaz dhe nuk i përgjigjet thirrjes së Allahut, po i përgjigjet thirrjes së shejtanit dhe epshit të vet. Nëse thirret për në namaz, duke qenë ai në tregtinë e vet apo në punë, i jep përparësi nevojave të dynjasë para atyre të ahiretit, bën shitblerje për çështje të dynjasë dhe nuk shkon në xhami për namaz dhe i bën mëkat Zotit të tij: “O besimtarë, kur të thirreni për (të falur) namazin (e xhumasë) në ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun dhe pezulloni tregtinë!”. Xhumua 9.

    Tregtari, i cili e fiton pasurinë nëpërmjet rrugëve të ndaluara, si kamata, ryshfeti dhe gënjeshtra, vetëm se i ka dhënë përparësi dashurisë së pasurisë karshi dashurisë së Allahut dhe e ka harruar fjalën e Allahut: “Ata që bëhen koprracë me të mirat që ua ka dhënë Allahu, kurrsesi të mos mendojnë se kështu është më mirë për ta! Jo, kjo është më keq për ata! Ajo që kanë grumbulluar do t’u ngarkohet atyre në qafë Ditën e Kiametit. E Allahut është trashëgimia e qiejve dhe e Tokës dhe Allahu e di mirë ç’punoni ju”. Ali Imran 180.

    Prindi kur urdhërohet t’i detyron fëmijët e tij ta falin namazin dhe të prezantojnë në xhami dhe t’i shpëtojnë nga zjarri i Xhehenemit, ashtu si tha Allahu: “O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët”. Tehrim 6, dhe po ashtu i Dërguari i Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i cili ka thënë: “Urdhëroni fëmijët tuaj për namaz kur t’i kenë shtatë vjet, kurse detyroni me forcë (rrihni) kur t’i bëjnë dhjetë vjet..”, dhe ai aspak nuk mërzitet me këto urdhëresa dhe i len fëmijët të dëfrehen dhe të lozin nëpër shtëpi dhe të mos prezantojnë në namaz dhe në xhami, ai vetëm se i ka dhënë përparësi dashurisë së fëmijëve karshi asaj të Allahut. Lënia e fëmijëve në atë gjendje, dhe mos zemërimi i tij  për lënien e namazit, dhe mosinteresimi i tij për atë se fëmija nuk i përfill detyrimet dhe i bën gjynah Allahut, aludon në atë se dashuria ndaj fëmijëve është më e fortë se sa ajo e Allahut.

    Kur Ibrahimi, alejhi selam, u urdhërua të flijon të birin për hir të Allahut, të cilin ia kishte pas dhuruar pas shumë viteve, ai nuk hezitoi aspak që t’i përgjigjet thirrjes dhe urdhrit të Allahut. Kur doli në shesh nijeti i tij i sinqertë, Allahu ia zëvendësoi urdhrin me therjen e një kurbani nga delet, dhe e përgëzoi me lindjen e një fëmije, me Is’hakun, alejhi selam, dhe pas tij me lindjen e Jakupit, alejhi selam. Kjo e tëra erdhi nga bereqeti i nënshtrimit të urdhrave të Allahut, dhe nga dhënia përparësi dashurisë së Allahut karshi asaj të fëmijëve.

    O ju robërit e Allahut, ashtu si detyrohet dashuria ndaj Allahut, detyrohet dashuria edhe ndaj të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi ty. Ajo është pasuese e dashurisë së Allahut dhe pjesë e patjetërsueshme e saj. Enes ibën Maliku, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk ka besuar askush nga ju, derisa të bëhem më i dashur për të se sa prindërit, fëmijët dhe mbarë njerëzimi”.

    Shënon imam Buhariu, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij se Omer ibën Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur me të, i tha të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: Për Zotin, ti je më i dashur tek unë se çdo gjë me përjashtim të vetes sime. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, i tha: “Jo, pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, nuk do të jesh besimtarë i mirë përderisa unë të mos jem edhe më i dashur se sa vetja jote”. Omeri tha: Tani o i Dërguari i Allahut je edhe më i dashur se sa vetja ime. “Tani o Omer (u plotësua besimi yt)”. Ia ktheu Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

    Muhamedi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, është ai i cili na mësoi mirësinë dhe na udhëzoi kah ajo, dhe na mësoi rrugën e shpëtimit dhe të lumturisë, dhe na paralajmëroi nga sherri dhe shkatërrimi. Besimi në të e bën të detyruar pasimin dhe nënshtrimin, dhe ai që e pretendon dashurinë pa mos e pasuar atë, apo ai që e pretendon dashurinë e tij dhe nuk kapet për traditën e tij dhe nuk e len risinë, ai është rrenacak në atë që e pretendon, ngase dashuria ndaj tij, e bën të detyruar që të veprohet ajo në të cilën ai urdhëroi, dhe e bën të detyruar largimin nga ajo që ndaloi. Allahu tha: Kush i bindet të Dërguarit, i është bindur Allahut”. Nisa 80. Pra ai që e pretendon dashurinë dhe e kundërshton traditën e tij, dhe punon me risi e lajthitje, ai është rrenacak në atë që e pretendon.

    Shenjë tjetër që aludon në atë se robi e donë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, është ta donë atë që e donë Allahu dhe i Dërguari i Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. Allahu i donë bamirësit, i donë të devotshmit, i donë të penduarit dhe i donë të pastruarit. Kurani dhe Syneti janë të stërmbushura me përmendjen e asaj që e donë Allahu nga besimtarët dhe nga veprat e tyre dhe nga morali i tyre.

    Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se i Dërguari e Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Te cili gjinden tre gjëra do të shijon ëmbëlsinë e besimit: ta do Allahun dhe Pejgamberin ma shumë se çdo gjë; ta do një njeri vetëm për hir të Allahut dhe të urren të kthehet në kufër ashtu siç urren të hedhet në zjarr”.

    Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Kush donë për Allah, dhe urren për Allah, dhe miqëson për Allah, dhe armiqëson për Allah, me këtë e arrin miqësinë e Allahut. Nuk mundesh të gjesh rob i cili e shijoi ëmbëlsinë e imanit, edhe nëse ai nga namazi dhe agjërimi ka bagazh të madh, derisa të realizohet ajo. Shumica e njerëzve vëllazërinë e bëjnë për dynja dhe për këtë arsye nuk gjejnë asgjë në shpirtrat e tyre”.

    Pra ai që e donë Allahun, donë për hir të Tij, miqëson për hir të Tij, urren për hir të Tij dhe i armiqëson armiqtë e Tij. Ai i cili është kështu, atëherë Allahu do ta miqëson, dhe ai që nuk është kështu, Allahu nuk e miqëson, dhe kur Allahu nuk e miqëson, atëherë e miqësojnë armiqtë e Tij. Allahu i Madhëruar thotë. Allahu është Mbrojtësi i atyre që besojnë. Ai i nxjerr ata nga errësira në dritë. Sa për ata që nuk besojnë, mbrojtësi i tyre është djalli, i cili i nxjerr ata nga drita dhe i shpie në errësirë. Këta janë banorët e Zjarrit (të Xhehenemit), ku do të qëndrojnë përgjithmonë”. Bekare 257.

    Nga shenjat që aludojnë në dashurinë e Allahut, është urrejtja e asaj që e urren Allahu nga njerëzit dhe veprat dhe thëniet.

    Allahu i Madhëruar thotë. “Mos i trajto njerëzit me nënçmim dhe mos ec në tokë me mendjemadhësi, se Allahu nuk i do mendjemëdhenjtë e mburracakët!”. Llokman 18, dhe thotë: “Allahu nuk i do punëmbrapshtët”. Ali Imran 57, dhe thotë. Allahu nuk e do shkatërrimin”. Bekare 205.

    Besimtari i cili e donë Allahun detyrohet ta urren atë që e urren Allahu.

    Allahu thotë: “O besimtarë, mos i bëni miq armiqtë e Mi dhe tuajët, duke u shprehur atyre dashuri”. Mumtehine 1, dhe poashtu thotë. “O besimtarë, mos i bëni miq ata njerëz me të cilët Allahu është i zemëruar”. Mumtehine 13, dhe tha: “Nuk gjen njerëz, që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit, që të ushqejnë dashuri ndaj atyre, të cilët kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e tij, edhe në qofshin ata etërit e tyre ose bijtë e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre”. Muxhadile 22.

    Në këto ajete, Allahu e detyroi urrejtjen e armiqve të Allahut, nga jobesimtarët e hipokritët dhe mendjemëdhenjtë, edhe po të ishin ata nga më të afërmit e farefisi. Po ashtu Allahu ua detyroi besimtarëve urrejtjen e gjynaheve, dhe mëkateve, dhe të ligës, e të keqes, ngase Allahu ato i urren.

    Dijeni se çdo dashuri e cila është e krijuar mbi mëkat ndaj Allahut, do të shndërrohet në armiqësi Ditën e Kiametit.

    Allahu thotë. “Atë Ditë miqtë do të bëhen armiq të njëri-tjetrit, përveç të drejtëve, që e kanë pasur frikë Allahun”. Zuhruf 67, dhe thotë: “Atë Ditë keqbërësi do të hajë gishtat e duarve të veta, duke thënë: “Ah, sikur ta kisha marrë rrugën (e drejtë) me të Dërguarin! Ah, sikur të mos e kisha bërë filanin mik! Ai më ka larguar nga Këshilla (Kurani) që më kishte ardhur!” Në të vërtetë, djalli e braktis gjithmonë njeriun në çastin e nevojës”. Furkan 27-29.

    Për këtë arsye njeriu duhet të jetë shumë i kujdesshëm se më kë po shoqërohet, ngase njeriu do të jetë me atë qe donë Ditën e Kiametit.

    Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, i numëroi dhjetë shkaqe  të cilat ta mundësojnë ta arrish dashurinë e Allahut:

    1. Leximi i Kuranit dhe meditimi i tij.

    2. Afrimi kah Allahu me vepra vullnetare, pasi të kryhen farzet.

    3. Vazhdimi i përmendjes së Allahut me zemër, gjuhë dhe vepër.

    4. Dhënia përparësi dashurisë së Allahut karshi dashurisë së shpirtit.

    5. Meditimi në emrat dhe cilësitë e Allahut. Ai që e njeh Allahun me emrat dhe cilësitë e Tij dhe veprimtarinë e Tij, s’ka dyshim se do ta donë Allahun.

    6. Meditimi në begatitë e Allahut. Nuk ka dyshim se meditimi në t,o nxit në dashurinë e krijuesit të tyre.

    7. Përulja e zemrës para Allahut të Madhëruar.

    8. Vetmia me Allahun në kohën kur zbret Allahu, në pjesën e tretë të natës, duke lexuar Kuran apo duke iu lutur për falje dhe mëshirë.

    9. Ndeja me njerëz të devotshëm dhe të mirë dhe shoqërimi i tyre.

    10. Largimi nga çdo gjë që mundet të ndërhyn mes robit dhe Allahut.

    Kapuni për këto shkaqe me qëllim që ta arrini dashurinë e Allahut të Madhëruar dhe t’ju largoni të kundërtës së saj!

    SHEJH DR. SALIH EL FEUZAN

    Nga arabishtja. Irfan JAHIU

     

     

     

     

     

  • BUTËSIA, DURIMI DHE TRIMËRIA E TË DËRGUARIT TË ALLAHUT ALEJHI SALTU UE SELAM

    BUTËSIA, DURIMI DHE TRIMËRIA E TË DËRGUARIT TË ALLAHUT ALEJHI SALTU UE SELAM

    Lavd-falënderimi i takon vetëm se Allahut. Atë e lavdërojmë dhe nga Ai falje dhe ndihmë kërkojmë. Dëshmoj se nuk i takon me të drejtë adhurimi përveç se Allahut të Madhëruar dhe se Muhamedi, i biri i Abdullahit dhe rob i Allahut është i Dërguar i Tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, familjen e tij, shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që i pasojnë ata me të mira deri ditën e Kiametit.

    O ju musliman, dijeni se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ishte njeriu me cilësi më të larta, më i miri dhe më i dashuri në mesin e njerëzve dhe Allahu me dërgimin e tij e plotësoi begatinë mbi ne dhe tha: Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për gjynahet që bëni ju, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër që ju të shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë e i mëshirshëm me besimtarët”. Teube 128.  

    Nga butësia dhe durimi i tij na mjafton të dimë nga ajo që ditën e Uhudit ia përgjakën faqen e tij të bekuar dhe ia thyen dhëmbët dhe shokëve të tij kur e panë në këtë gjendje u erdhi shumë keq deri sa i than: O i Dërguar i Allahut, lutju Allahut kundër tyre? Iu përgjigj: “Unë nuk jam dërguar si mallkues po jam dërguar si mëshirë”. Dhe pastaj tha: “O Zot udhëzoje popullin tim për arsye se ata nuk e din të vërtetën”.

    O ju robërit e Allahut shikoni këtë fjalë se çfarë mirësie ka përmbledhur në vetvete dhe shikoni gradat e mirësisë dhe moralit të lartë. Ata e lënduan dhe ai jo vetëm që nuk foli kundër tyre po ua fali dhe i mëshiroi dhe u lut për ta dhe pastaj e paraqiti shkakun e mëshirës dhe butësisë së tij me thënien e tij:”Populli im”, e pastaj kërkoi ndjesë për ta duke i arsyetuar me injorancë dhe tha: “Ata nuk e din të vërtetën”.         

    Pas një beteje iu drejtua njëri dhe i tha: “Shpërndaji plaçkat me drejtësi o Muhamed, se me këtë ndarje nuk është i kënaqur Allahu”. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, iu përgjigj: “Mjerë për ty, nëse unë nuk jam i drejtë kush do të jetë i drejtë. Allahu më bëri besnik në tokë mbi pasuritë e Tij e ti nuk më beson”.

    Disa nga sahabët thanë: “Nuk e kemi parë ndonjëherë të Dërguarin e Allahut, alejhi salatu ue selam, t’i bënte ndokujt padrejtësi apo t’i bie ndokujt me dorë, përveç se nëse ishte në luftë në rrugë të Allahut dhe asnjëherë nuk i ka ra shërbëtore apo grua”.

    Ishte njeriu më i butë deri në skaj të mundësive të tij dhe durimtar ndaj asaj që shkaktonte neveritje dhe pakënaqësi dhe i përulur ndaj urdhrave të Allahut deri sa i tha atij: “Trego mëshirë, urdhëro vepra të mira dhe shmangu nga të paditurit”. Earaf 199, dhe poashtu i tha: Pra, falua fajet dhe mos i qorto! Se, Allahu i do bamirësit”. Maide 13.

    Sa i përket modestisë, i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, edhe pse kishte pozitë të lartë dhe ishte Pejgamber, ishte njeriu më modest dhe nuk ishte  mendjemadh. Mjafton ta dimë atë se Allahu ia mundësoi të zgjedhë mes Profecisë dhe mbretërisë apo mes Profecisë dhe të qenurit rob i Allahut, dhe ai e zgjodhi që të jetë Pejgamber dhe rob i Allahut.

    Ebu Umameh, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, thotë se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, një ditë doli duke qenë i mbështetur mbi shkop dhe kur e pamë u ngritëm të gjithë dhe na tha: “Mos u ngritni ashtu si ngritën jobesimtarët, të cilët e madhështojnë njeri tjetrin”.

    Dhe tha: “Unë jam rob dhe ha ashtu siç ha robi dhe ulem ashtu siç ulet robi”.

    Ai, alejhi salatu ue selam, hipte mbi gomar dhe i ulte të tjerët pas tij, i vizitonte të mjerët, u ulte me fukarat, iu përgjigjej ftesës së skllevërve, u ulte me shokët e tij dhe i shoqëronte nëpër ndeje.

    Ai, alejhi salatu ue selam, me një hadith tha: “Mos e teproni me lavdërime ndaj meje siç e tejkaluan të krishterët me birin e Merjemes, pasi unë jam rob i Allahut (siç qe edhe Isai, biri i Merjemes), kështu që më thirrni: robi i Allahut dhe i Dërguari i Tij”.

    Kur u thërriste të han bukë nga elbi dhe yndyrë (dhjamë të shkrirë) asnjëherë nuk e refuzonte ftesën. Punonte në shtëpinë e vet, i shërbente familjes, i pastronte rrobat, e melte kafshën, i kryente nevojat e veta dhe ato familjare dhe hante me shërbëtorin.

    Sa i takon moralit të tij, na mjafton thënia e Allahut të Madhëruar: “Ti je me virtyte madhore. Kalem 4.

    Sad ibën Hisham, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, thotë: E pyeta Aishen, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, se si ka qenë morali i të Dërguarit të Allahut dhe më tha: Ti a nuk lexon Kuran? I thash: Po. Atëherë më tha: Morali i tij ishte Kurani.

    Kuptimi i fjalës së Aishes se morali i tij ishte Kurani është se pa marrë parasysh se çka e urdhëronte Kurani ai e vepronte dhe çka e ndalonte ai u largonte nga ajo. Nuk ka pasur njeri para tij dhe as nuk do të ketë njeri pas tij i cili është stolisur me cilësitë dhe moralin që e kishte i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam. Iu ligjësua Feja më madhështore që nuk iu kishte ligjësuar askujt para tij. Është i Dërguari dhe Lajmëtari i fundit dhe nuk ka të Dërguar dhe Lajmëtar pas tij. Ishte i turpshëm, fisnik, bujar, mëshirues, trim, i butë dhe posedonte cilësi që nuk  mundet të përshkruhen.

    Bera ibën Azib, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, thotë se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ishte njeriu me fytyrë më të bukur dhe me moral më të mirë.

    Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, thonte se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, asnjëherë askujt nuk i ka ra me dorë, as gruas, as shërbëtorit, as skllavit, përveç se kur luftonte në rrugë të Allahut dhe kur i tejkalonte ndonjëri kufijtë e Allahut atëherë hakmerrej për hir të Allahut.

    Imam Buhariu dhe Muslimi, Allahu i mëshiroftë, në librat e tyre shënojnë një hadith nga Abdullah ibën Amru, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, i cili tha: “Nuk ishte i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, i degjeneruar dhe i pamoralshëm dhe gjithmonë na porosiste dhe na thonte: “Me të mirët nga jush janë ata që janë të mirë me familjet e tyre”.

    Enesi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, tregon: “Unë i kam shërbyer Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, për dhjetë vjet, por kurrë nuk më tha: “Eh! (fjala më të lehtë për të treguar pakënaqësi) dhe as nuk më fajësoi për ndonjë gjë e të më thoshte: “Pse e bëre këtë?” Ose: “Pse nuk e bëre kështu?”.

    Kurse sa i takon drejtësisë, sinqeritetit, besnikërisë dhe fjalorit të tij, i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ishte njeriu më i drejtë, më i sinqertë, më i ndershëm dhe me fjalor më të pastër.

    Këtë e pohuan të gjithë dhe në mesin e tyre edhe armiqtë e tij. Para shpalljes u emërtonte Besniku (Emin) për arsye të moralit të lartë që ia kishte pas dhuruar Allahu të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam. Kur Kurejshit e ndërtuan Qabenë ranë në mospajtim se cili ta vendon Gurin e Zi në vendin e vet dhe propozuan mes tyre që i pari i cili hyn tek ata ai ta vendon Gurin në vendin e vet. Në ato momente hyri Muhamedi,  alejhi salatu ue selam, dhe të gjithë thanë ky është Muhamedi, ky është Besniku, dhe të gjithë u pajtuam që ky të vendon Gurin në vendin e vet, kurse kjo e tëra ishte para shpalljes.

    Kur u takua Ahnes ibën Shurejk me Ebu Xhehlin ditën e Bedrit dhe të dy ishin armiqtë dhe kundërshtarët e Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, e pyeti dhe i tha: O Ebu Xhehl, me ne nuk është askush prezent që ta dëgjon atë që e flasim, më trego sinqerisht Muhamedi a është rrenacak apo i sinqertë? Ebu Xhehli iu përgjigj: “Pasha Allahun, Muhamedi është i sinqertë dhe asnjëherë në jetën e tij nuk ka gënjyer”.

    Armiqtë e tij i pohuan virtytet e tij dhe nuk kanë mundësi që të mohojnë asnjë nga vlerat e tij.

    Argument rreth drejtësisë dhe modestisë së tij të madhe është se mbretërit iu nënshtroheshin, armiqtë e tij u shpartalloheshin, kurse ai, alejhi salatu ue selam, çdonjërit ia jepte kahun e vet dhe respektin e vet që e meritonte dhe nuk i bënte padrejtësi, deri sa thonte: “Unë dua që ta takoj Allahun duke mos më kërkuar asnjëri nga jush ndonjë hak për padrejtësinë që ia kam bërë në familje apo pasuri”.

     Sa i takon bujarisë dhe fisnikërisë së tij, përcillen shumë argumente se ishte më bujari dhe fisniku.

    Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ishte njeriu më bujar e i shtohej edhe më shumë bujaria në muajin Ramazan kur e takonte Xhibrilin. Ai me të në këtë muaj takohej çdo natë dhe para tij mësonte Kuranin. Prandaj i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ishte më bujar se era e dërguar me mirësi të shumta.

    Enesi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, thotë: “Nuk ka lypur ndonjëri prej Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, diçka vetëm se ia ka dhënë. Njëherë i erdhi një njeri, e Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, i dha një tufë të madhe dhensh sa mund të zinte hapësira mes dy kodrave, e pastaj kthehet te populli i tij dhe iu thotë: o njerëz! Pranojeni Islamin sepse Muhamedi jep sikur ai i cili nuk i frikohet skamjes. Enesi thotë: edhe pse njeriu pranonte Islamin për shkaqe të dunjasë, nuk kalonte përveç një kohës së shkurtër dhe Islami bëhej më i dashur për të se sa tërë dynjaja dhe ajo që është në të”.

    Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, çdoherë kur u kërkonte diçka nga ai asnjëherë nuk dinte të thotë, jo.

    Ndodhte që i Dërguari i Allahut, alejhi salatu e selam, kur iu kërkonte diçka të mos posedon asgjë në atë moment, dhe shkonte merrte borxh dhe ia jepte atij që i kërkonte dhe asnjëherë dorën e askujt nuk e refuzonte.

    Kjo ishte cilësi e njohur e tij edhe para shpalljes derisa Hatixhja, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, i tha se ti i viziton të afërmit, po u ndihmon jetimëve dhe atyre që nuk janë të aftë, u jep të varfërve, je mikpritës dhe po u ndihmon atyre të cilët e mbrojnë të vërtetën.

    Sa i takon trimërisë së tij, ai, alejhi salatu ue selam, ka prezantuar në raste të vështira të njohura, nga të cilat raste kanë ikur trimat e mëdhenj më shumë se një herë. Ndërsa ai ka qëndruar aty, nuk është kthyer, ka mbetur në vendin e tij, ka ndejtur përballë tyre, nuk ka kthyer shpinën, as nuk është dridhur. Ai nuk ka ikur asnjëherë. Ai (Allahu) e ka mbrojtur nga kjo.

    Ali ibën Ebi Talibi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcillet se ka thënë: Kur lufta vështirësohej të skuqeshin sytë mbroheshim me Pejgamberin, alejhi salatu selam, asnjëri nuk ishte me afër armikut se ai! Po të më shihnit ditën e Bedrit se si neve strehoheshim me Pejgamberin, alejhi salatu ue selam, ai ishte më së afërmi me armikun. Ai atë dite ishte njeriu më i vështirë në luftë.

    Përcillet nga Ebi Is’hak Sebiji se ka thënë: Një njeri e pyeti Bera ibën Azib, Allahu qoftë i kënaqur me ta, a ka ikur nga Pejgamberi, alejhi salatu ue selam?. Berau tha: Mirëpo Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, nuk ka ikur, fisi Heuazin atë ditë ishin gjuajtës, ne nuk i sulmuam ata, ata u ndalën, pastaj shkuan të marrin plaçkën, ata na pritën me shigjeta. E kam parë Pejgamberin, alejhi salatu ue selam, mbi mushkën e tij të bardhë, Ebu Sufjan ibën Harithi e kishte kapur prej litari, ai thoshte: Unë jam Pejgamber nuk jam gënjeshtar, une jam biri i Abdul Mutalibit.

    Përcillet nga Abasi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai,  se ai ka thënë për trimërinë e Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, në ditën e Hunejnit: Kur u takuan muslimanët me mushrikët, muslimanët filluan të ikin, Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, filloi të nxisë mushkën e tij kah mushrikët. Unë e kapja prej litari që ta ndali nga dëshira që të mos shpejtonte.

    Imam Buhariu dhe Muslimi, Allahu i mëshiroftë, nga Enes ibën Maliku, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, se ka thënë: “Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka qenë njeriu më i mirë, ai ishte më fisniku, ai ishte më trimi nga njerëzit! Një natë banorët e Medinës u trishtuan nga një zë. Disa njerëz u nisën kah ana e zërit, ata e takuan Pejgamberin, salallahu alejhi ue selem, ai i kishte parakaluar tek vendi i zërit. Ai ishte mbi një kalë të Ebu Talhasë, pa samarë në qafën e tij, kishte varur shpatën, ai tha: “Nuk jeni kujdesur, nuk jeni kujdesur”.

    Këto ishin disa nga virtytet e shtrenjta dhe cilësitë e larta dhe të ndershme me të cilat e zbukuroi Allahu i Madhëruar të Dërguarin e Tij, alejhi salatu ue selam.

    SHEJH AHMED FERID

    nga arabishtja: Irfan JAHIU