Category: Akide

  • Domosdoshmëria e nënshtrimit ndaj urdhërit të Muhamedit [salallahu alejhi ve selem]

    Domosdoshmëria e nënshtrimit ndaj urdhërit të Muhamedit [salallahu alejhi ve selem]

    Allahu i Lartmadhëruar  thotë: “Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe ( derisa) të mos binden sinqerisht “ En-Nisa ajeti 65.

    Allahu i Lartmadhëruar  thotë:’Kur Allahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari e asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës”. El-Ahzabë  ajeti 36.

    Allahu i Lartmadhëruar  thotë:”Kur thirën besimtarët për gjykim ndërmjet tyre te Allahu dhe te i dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë: “Dëgjuam dhe respektuam!” Të tillët janë ata të shpëtuarit”. En-Nur ajeti  51.

    Allahu i Lartmadhëruar  thotë::Thirrjen e të dërguarit mos e konsideroni si thirrjen tuaj ndaj njëri- tjetrit. Allahu i di ata që tërhiqen prej jush tinëzisht, prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij(të të dërguarit) se ata do t’i zë ndonjë telashe, ose do t’i godasë dënimi i idhët”.En-Nurë 63

    Transmeton Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thënë:”I gjithë umeti im do të hyjë në xhennet përveç atij që refuzon. Thanë: e kush refuzon të hyjë në xhennet o i Dërguar i Allahut [salallahu alejhi ve selem]? I Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] tha:kush më respekton mua do të hyjë në xhennet, e kush nuk më respekton ka refuzuar (të hyjë në xhennet).  Transmeton Buhariu.

     Shpjegim:

    Respektimi i Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem],  bëhet duke lën e çdo fjalë për fjalën e tij dhe dorëzimi fjalës së tij është rregulla e dytë mbi të cilën ngritet feja. Ky është kuptimi i fjalës së dëshmisë (Muhamedi është i Dërguar i Allahut-Muhamedurresulullah).

    Feja është e ngritur në dy rregulla: mos të adhurohet askush përveç Allahut dhe të respektohet Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] e që nuk ka rrugë që të drejton në udhëzim, shpëtim nga sprovimet dhe hyrje në xhennet përveç respekti ndaj Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem].

    Dobitë:

     1.Obligimi i respektimitit të Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] dhe dhënja prioritet fjalës së tij mbi çdo fjalë tjetër të njerzëve.

    2.Respektimi ndaj Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] është shkak për hyrjen në xhennet.

    3.Mosrespektimi ndaj Pejgamberit [slallahu alejhi ve selem] dhe kundërshtimii urdhërave të Tij është shkak i sprovimit dhe dënimit.

    Përktheu nga gjuha arabe :

    Florim Islami

    www.thirrjaislame.com

  • Sinqeriteti  dhe qëllimi

    Sinqeriteti dhe qëllimi

    Falënderimi i takon Allahut të lartësuar, paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij dhe mbi gjithë ata që ndjekin rrugën e Tij.

    Thotë Allahu i lartmadhëruar “Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, Ne do t‘u plotësojmë atyre shpërblimin e veprave të tyre në të,dhe atyre nuk do t’u mungoj gjë.

     Të këtillët në botën tjetër u përket vetëm xhehenemi, ajo që punuan dhe vepruan ata ka dështuar dhe është asgjësuar” Hud 15-16

     

    Transmeton Umer ibn Hattabi [Allahu qoftë i kënaqur me të] se ka dëgjuar të Dërguarin [salallahu alejhi we selem] duke thënë:Veprat janë sipas qëllimit dhe çdokujt i takon ajo që e ka për qëllim.Prandaj kush shpërngulet bën hixhret për shkak të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, shpërngulja e tij është për Allahun dhe të Dërguarin e Tij.Ndërsa shpërngulja e kujt është të fitoj disa të mira të kësaj bote ose të martohet me ndonjë femër, i atilli nuk do të fitojë tjetër përveç çka ka pasur për qëllim.(Mutefekun alejhi).

     

    Nga ebu Hurejreja [Allahu qoftë i kënaqur me të] se ka dëgjuar të Dërguarin [salallahu alejhi we selem] duke thënë:  Njerëzit e parë që gjykohen në ditën e kijametit janë:Njeriu i cili ka rënë dëshmorë bihet në ditën e kijametit e Allahu ia përmenden dhuntit e Tij e ai i kujton,mandej i thotë çfarë ke vepruar me ato dhunti? Kam luftuar vetëm për të arritur kënaqësin tënde deri sa jam mbytur,përgjigjet njeriu. I thotë Allahu:gënjen, ke luftuar që të thuhet se je i guximshëm dhe është thënë, pastaj urdhërohen (melekët) që ta marrin, tërhiqet zvarrë dhe hudhet në zjarr.

    Njeriu që ka marr dituri, i ka mësuar të tjerët dhe e ka lexuar Kur’anin, bihet dhe Allahu ia përmend dhuntit e tij ndaj tij e ai i kujton (i pranon), e pyet çfarë ke vepruar me ato?

    Kam kërkuar diturin, ia kam mësuar të tjerve dhe kam lexuar kur’anin,gjithë këtë e kam bërë për të arritur vetëm kënaqësin tënde, përgjigjet njeriu. I thotë Allahu: gënjen.ke kërkuar diturin që të thuhet se je dijetar dhe e ke lexuar Kur’anin që të thuhet se je lexues i Kur’anit dhe është thënë.

    Mandej urdhërohen (melekët)që ta marrin, tërhiqet zvarrë dhe hudhet ne zjarrë.

    Dhe njeriut që Allahu ia ka lehtësuar (jetën) i ka dhuruar pasuri nga të gjitha llojet, bihet dhe Allahu ia përmendë dhuntit e Tij e ai i kujton.  I thotë Allahu: Çfarë ke vepruar me to?

    Nuk kam lënë ndonjë vepër për të cilën dëshiron që të shpenzohet nga pasuria,vetëm se kam shpenzuar në atë rrugë, vetëm për të arritur kënaqësin tënde, përgjigjet njeriu.

    I thotë Allahu:  gënjen.ke shpenzuar që të thuhet se je bujar,dhe është thënë. Pastaj urdhërohen (melekët) që ta marrin, tërhiqet zvarrë dhe hudhet në zjarrë. (Muslimi në sahihun e tij)

    Shpjegimi:

    ”Qëllimi” është esenca e veprës, andaj pranimi i veprës dhe refuzimi i saj mvaret nga qëllimi i vepruesit të asaj vepre. Kush vepron ndonjë vepër vetëm për hirë të Allahut duke e dëshiruar me atë vepër shpërblimin në ditën e kijametit dhe vepra e tij është në pëlqim me sunnetin e të Dërguarit [salallahu alejhi we selem],është e pranuar. Kush vepron ndonjë vepër dhe nuk e bën për Allahun ose diturin që ka përfituar nuk e ka për hirë të Allahut ashtuqë me vepren e tij ka për qëllim dikend tjetër,vepra e tij është e refuzuar dhe ajo vepër është ndëshkim për kryersin e asaj vepre.

    Dobitë:

    1.Nga kushtet e pranimit të veprës është sinqeriteti, që don të thot me kryerjen e veprës të dëshirohet vetëm kënaqësia e Allahut.

    2.Rëndësia e sinqeritetit,pasiqë vepra e cila kryhet pa sinqeritet është ndëshkim për kryersin e asaj vepre.

    3.Nuk është e mjaftuar që vepra të ketë nga jasht pamjen e mirë që të jetë e pranuar.

    4.Obligimi në përmirësimin e qëllimit në çdo vepër dhe kujdesi ndaj tij.

     

    Përktheu nga gjuha arabe :

    Florim Islami

    www.thirrjaislame.com

     

  • ARGUMENTET MBI PËRJETSHMËRINË E ALL-LLAHUT TË MADHËRISHËM

    ARGUMENTET MBI PËRJETSHMËRINË E ALL-LLAHUT TË MADHËRISHËM

     

    PYETJE: Si mund ta argumentojmë përjetshmërinë e All-llahut të Madhërishëm? A ka mundësi të përmendni argumente nga kur’ani në lidhje me këtë gjë?

     

    PËRGJIGJE: Falënderimi i takon All-llahut.

    Përjetshmëri (ezel) do të thotë diçka që nuk ka fillim, që nuk e ka përfshirë mosekzistenca apo që nuk është e krijuar.

    Kur’ani Fisnik këtë gjë e ka përmendur në shumë ajete. Prej tyre po përmendim:

    a) Emërtimi i All-llahut të Madhërishëm me emrin El-Evvel (I Pari, që s’ka fillim). All-llahu i Madhërishëm thotë: Ai është i Pari që ska fillim dhe i Fundit që ska mbarim.” (El-Hadid 3).

    Pra, El-Evvel do të thotë ai që ekziston para çdo gjëje tjetër, apo që nuk ka fillim, I Lartëmadhëruar qoftë All-llahu. Kështu e ka komentuar pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem. Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem kur bëhej gati për gjumë, shtrihej në krahun e djathtë dhe thoshte: “O All-llah, Zot i të shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të Madh, Zoti ynë dhe Zot i çdo sendi, Zbërthyes i farës (i kokrrës së saj) dhe i bërthamës (së pemës), Zbritës i Teuratit, Inxhilit dhe i Furkanit (Kur’anit). Kërkoj mbrojtjen Tënde nga sherri i çdo sendi, balli i të cilit është në dorën Tënde. O All-llah, Ti je i Pari dhe para Teje nuk pati asgjë. Ti je i Fundit dhe pas Teje nuk mbetet asgjë. Ti je i Dukshmi dhe mbi Ty s’ka asgjë. Ti je i Padukshmi dhe nën Teje s’ka asgjë. Largoje nga ne borxhin dhe na shpëto prej varfërisë.” (Shënon Muslimi 2713).

    Shejh ibën Uthejmini, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë: “El-Evvel do të thotë që para Tij (All-llahut) nuk ka ekzistuar asgjë, ngase sikur të kishte ekzistuar diçka para Tij, All-llahu do të kishte qenë i krijuar, ndërsa All-llahu i Madhërishëm është Krijuesi. Prandaj pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem fjalën El-Evvel e ka komentuar që Ai është I Pari pa të të Cilit nuk pati asgjë. Që të gjitha sendet u gjindën pas All-llahut të Madhërishëm. Nuk ka gjë që ka ekzistuar bashkë me All-llahun e as para Tij.” (Likaul-Babil-Meftuh)

    b) Ajetet nga Kur’ani Famëlartë që kanë kuptimin se All-llahu është Krijues, Krijues i Përgjithshëm (i gjithçkaje), Krijues i çdo sendi, ka krijuar çdo gjë, e kështu me radhë. Pra, pasi All-llahu i Madhërishëm është Krijues i çdo gjëje, atëherë Ai është I Pari dhe I Përjetshmi, I Cili nuk ka fillim, ngase ai që ka fillim është i krijuar nga dikush tjetër.

    c) Ajetet nga Kur’ani Famëlartë që kanë kuptimin se Ai është Zoti i vërtetë dhe argumentimi për këtë në shumë ajete, ngase e pamundshme është që Zoti të ketë fillim, sepse përndryshe do të ishte krijesë, i krijuar nga dikush tjetër. I Lartëmadhëruar dhe I Pastër është All-llahu nga kjo gjë.

     

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem na ka orientuar se si të veprojmë për shërimin e vesveseve dhe dyshimeve për sa i përket kësaj teme. Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Shejtani i vjen ndonjërit prej jush dhe i thotë: Kush e krijoi këtë? Kush e krijoi atë? Kështu vazhdon derisa i thotë: Kush e krijoi Zotin tënd?! Kur t’i ndodhë kjo (njeriut), le të kërkojë ndihmën e All-llahut kundër shejtanit dhe le t’i japë fund (këtyre mendimeve).” (Shënojnë Buhariu 3276 dhe Muslimi 134).

    Ndërsa në një transmetim tjetër të Muslimit qëndron: “Njerëzit do të vazhdojnë me pyetjet derisa të thonë: All-llahu i krijoi krijesat, e kush e krijoi All-llahun? Kush ndjen në vete diçka të tillë, le të thotë: I besova All-llahut.”

    Mos e bëj zemrën si sfungjer duke thithur çdo gjë që shejtani të intrigon dhe të cyt, por bëje zemrën sikur qelqi, pranë të cilit kalojnë gjërat duke mos arritur të ndikojnë tek ai, dhe kështu, imani që është në të, është i mbrojtur.

     

    All-llahu e di më së miri.

     

    Përktheu nga arabishtja: Fahrudin REXHEPI

    www.thirrjaislame.com

  • DALLIMI MES IDHUJTARËVE DHE MOSBESIMTARËVE

    DALLIMI MES IDHUJTARËVE DHE MOSBESIMTARËVE

     

    PYETJE: Ç’është dallimi mes idhujtarëve dhe mosbesimtarëve? A janë hebrenjtë dhe të krishterët mushrikë apo janë mosbesimtarë?

     

    PËRGJIGJE: Falënderimi i takon All-llahut.

    Mosbesim do të thotë mohim dhe fshehje e të vërtetës. Në kuptimin gjuhësor, fjala mosbesim (kufër) do të thotë mbulim, ndërsa fjala idhujtari (shirk) do të thotë adhurim (ibadet) ndaj diçkaje përveç All-llahut të Madhërishëm.

    Kështu, mosbesimi mund të jetë me anë të mohimit dhe përgënjeshtrimit, ndërsa idhujtari (mushriku) i beson All-llahut të Madhërishëm, por duke adhuruar bashkë me të edhe diçka tjetër. Ky është dallimi mes idhujtarit dhe mosbesimtarit.

    Ka raste kur këto dy fjalë janë sinonim i njëri-tjetrit, kështu që me fjalën kufër është për qëllim shirku dhe anasjelltas.

    Neveviu, All-llahu e mëshiroftë, thotë: “Shirku dhe kufri mund të kenë të njëjtin kuptim, e që është kufri (mohimi) i All-llahut të Madhërishëm. Nga ana tjetër, mund të bëhet dallim mes tyre, kështu që shirku të veçohet me adhurim ndaj idhujve dhe gjërave të tjera prej krijesave duke e pranuar All-llahun e Madhërishëm si Zot, siç është rasti me mosbesimtarët kurejshitë. Nga kjo që thamë del se kufri është më i përgjithshëm se shirku.” (Sherh Sahih Muslim 2/71).

    Shejh Abdul-Aziz ibën Bazi, All-llahu e mëshiroftë, thotë: “Kufër do të thotë mohim dhe fshehje e të vërtetës, si p.sh njeriu i cili e mohon obligueshmërinë e namazit, zeqatit, agjërimit, haxhit, mirësjelljes ndaj prindërve, etj, apo si ai i cili e mohon ndalimin e imoralitetit, ndalimin e pijeve dehëse apo ndalimin e mosrespektimit të prindërve, e kështu me radhë. Ndërsa shirk do të thotë: Transferim të një pjese të adhurimit në diçka tjetër përveç All-llahut të Madhërishëm, si ai që kërkon ndihmë nga të vdekurit, nga të papranishmit, nga xhinnët, nga idhujt, nga yjet, ose ther kurbanë për ta, e kështu me radhë. Po ashtu, kafirit i thuhet mushrik dhe mushrikut kafir, siç thotë All-llahu i Madhërishëm: E kush adhuron me All-llahun edhe ndonjë zot tjetër, ai nuk ka kurrfarë fakti. Përgjegjësia e tij është para Zotit të vet, e mohuesit nuk do të shpëtojnë.” (El-Mu’minun 117). “Ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri.” (El-Maide 72). “Ai është që zgjat natën në pjesë të ditës dhe e zgjat ditën në pjesë të natës, i nënshtroi diellin dhe hënën që secili lëviz (udhëton) deri në afatin e caktuar. Ky është All-llahu, Zoti juaj, i tërë sundimi është i Tij, e ata që i lutni në vend të Tij, nuk posedojnë as sa një cipë (e hurmave, fije). Nëse ata i thërritni, ata nuk dëgjojnë thirrjen tuaj, po të zëmë se dëgjojnë, nuk mund t’ju përgjigjen juve, e në ditën e kijametit ata do ta mohojnë adhurimin (shirkun) tuaj ndaj tyre. E askush nuk të informon ty si i Dijshmi (All-llahu).” (Fatir 13-14).

    Pra, në ajetin e kaptinës Fatir, lutjen e tyre ndaj dikujt tjetër veç All-llahut e ka quajtur shirk, ndërsa në ajetin e kaptinës El-Mu’minun e ka quajtur kufër (mohim).

    Po ashtu, All-llahu i Madhërishëm në kaptinën Et-Tevbe thotë: “Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij, ndonëse jobesimtarët e urrejnë. Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e Tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë këtë gjë.” (Et-Tevbe 32-33). Kështu, në ajetin e parë i ka quajtur mosbesimtarë, ndërsa në ajetin e dytë ai ka quajtur mushrikë. Ky është argument se mosbesimtari mund të quhet mushrik dhe mushriku mund të quhet mosbesimtar. Ajetet dhe hadithet në lidhje me këtë gjë janë të shumta. Prej haditheve që vjen në këtë kuptim është fjala e pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem: “Mes njeriut dhe shirkut e kufrit është lënia e namazit.” (Shënon Muslimi). Po ashtu pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Dallimi mes nesh dhe atyre (mushrikëve) është namazi. Kush e le atë (namazin), ka bërë kufër.” (Shënojnë Ebu Davudi, Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibën Maxhe).

    (Shkëputur nga Mexhmu’ Fetava Ibën Baz 9/174-175)

    Po ashtu thotë: “Shirk gjithashtu do të thotë të adhurojë dikë tjetër pos All-llahut me adhurim të plotë. Kjo quhet shirk por quhet edhe kufër. Kush e refuzon adhurimin ndaj All-llahut tërësisht dhe adhurimin ia përkushton dikujt tjetër përveç All-llahut, si adhurimin ndaj gurëve, idhujve, xhinnëve apo disa të vdekurve të cilët ata i quajnë evlija, pra i adhuron, u lutet atyre, agjëron për ta, e kështu me radhë, dhe e harron All-llahun tërësisht, kjo është kufër më i madh dhe shirk më i rëndë, e lusim All-llahun të na mbrojë nga kjo gjë. E njëjta vlen edhe për atë që e mohon ekzistencën e All-llahut dhe thotë se nuk ka zot dhe jeta është materie, si komunistët dhe ateistët, të cilët e mohojnë ekzistencën e All-llahut. Këta janë mosbesimtarët më të mëdhenj dhe mushrikët më të devijuar. Ajo që dua të them është se njerëzit që kanë këto bindje dhe të ngjashme me to, që të gjitha quhen shirk dhe quhen edhe kufër ndaj All-llahut të Madhërishëm.”

    (Shkëputur nga Mexhmu’ Fetava Ibën Baz 4/32-33)

    Ndërsa për sa i përket pyetjes rreth asaj se hebrenjtë dhe të krishterët a janë mushrikë apo janë mosbesimtarë, themi se ata janë mosbesimtarë dhe mushrikë. Mosbesimtarë janë ngase e kanë mohuar të vërtetën, ndërsa mushrikë janë se adhurojnë dikë tjetër veç All-llahut të Madhërishëm. All-llahu i Madhërishëm thotë: “E jehuditë thanë: Uzejri është djali i All-llahut, e të krishterët thanë: Mesihu është djalë i All-llahut. Ato ishin thënie të tyre me gojët e tyre (fraza të thata), që imitojnë thëniet e jobesimtarëve të mëhershëm. All-llahu i vraftë, si largohen (nga e vërteta)! Ata i konsideruan “ahbarët” (priftër jehudi) të tyre, “ruhbanët” (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos All-llahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj All-llahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër pos Tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë.” (Et-Tevbe 30-31). Pra në këtë ajet i ka përshkruar me shirk, ndërsa në ajetin e kaptinës El-Bejjine i ka përshkruar me kufër. All-llahu i Madhërishëm thotë: “Ata nga ithtarët e librit dhe idhujtarët, të cilët nuk besuan, nuk iu ndanë (besimit të tyre) derisa atyre u erdhi argumenti i qartë.” (El-Bejjineh 1).

    Shejh Abdul-Aziz ibën Bazi, All-llahu e mëshiroftë, në lidhje me ata që thonë se fjala mushrik nuk i përfshinë hebrenjtë dhe të krishterët, thotë:

    “Mendimi më i saktë është se hebrenjtë dhe të krishterët hynë në kategorinë e mushrikëve, ngase ata, pa mëdyshje, janë mosbesimtarë dhe mushrikë. Prandaj edhe atyre u ndalohet hyrja në Mesxhidul-Haram (xhaminë e shenjtë), bazuar në fjalën e All-llahut të Madhërishëm: “O ju që besuat, vërtet idhujtarët janë të ndyrë, andaj pas këtij viti të mos i afrohen më xhamisë së shenjtë.” (Et-Tevbe 28). Sikur hebrenjtë dhe të krishterët të mos bënin pjesë në kategorinë e mushrikëve, atëherë ky ajet nuk do t’i përfshinte. Në një ajet tjetër, All-llahu i Madhërishëm e përmendë akiden (besimin) e hebrenjve dhe të krishterëve, dhe thotë: “Ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj All-llahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër pos Tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë.” (Et-Tevbe 31). Pra, All-llahu i Madhërishëm që të gjithë i ka përfshirë nën ombrellën e shirkut, ngase hebrenjtë kanë thënë se Uzejri është i djali i All-llahut dhe të krishterët kanë thënë se Isai është djali i All-llahut, si dhe që të gjithë ata i konsideruan “ahbarët” (priftër jehudi) dhe “ruhbanët” (murgjit e krishterë), për zota pos All-llahut. Të gjitha këto gjëra janë më të këqija se shirku, dhe ajetet në këtë kuptim janë të shumta.”

    (Shkëputur nga Mexhmu’ Fetava Ibën Baz 4/274).

    All-llahu e di më së miri.

     

    Përktheu nga arabishtja: Fahrudin REXHEPI

    www.thirrjaislame.com

  • SI DËNOHET IBLISI ME ZJARR DUKE QENË SE AI U KRIJUA NGA ZJARRI?

    SI DËNOHET IBLISI ME ZJARR DUKE QENË SE AI U KRIJUA NGA ZJARRI?

    PYETJE: A do të hyjë Iblisi në zjarr? Si do të hyjë në zjarr duke qenë se ai vetë është i krijuar nga zjarri? A ka ndonjë argument që vërteton se si do të dënohet Iblisi?

    PËRGJIGJE: Falënderimi i takon All-llahut.

    E para:

    Ajo që Iblisi do të hyjë në xhehennem përgjithmonë është gjë në të cilën nuk ka dyshim. All-llahu i Madhërishëm e ka përmendur destinacionin e tij të ahiretit në disa ajete. Prej tyre po përmendim:

    1. All-llahu i Madhërishëm thotë: (All-llahu) Tha: “Cka të pengoi ty të bësh sexhde, kur Unë të urdhërova?” Ai (Iblisi) tha: “Unë jam më i vlefshëm se ai, më krijove mua nga zjarri, e atë e krijove nga balta!” (All-llahu) Tha: “Zbrit nga ai (xhenneti), nuk të takon të bësh kryelartësi në të, dil jashtë, s’ka dyshim ti je i poshtëruar”.(Iblisi) Tha: “Më afatizo gjer ditën kur ringjallen (njerëzit)!” (All-llahu) Tha: “Ti je i afatizuar!”(Iblisi) Tha: “Për shkak se më humbe mua, unë do t’u ulem atyre (do t’u zë pusi) në rrugën Tënde të drejtë, Mandej do t’ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjesh që të falënderohen (të besojnë)!”(All-llahu) Tha: “Dil nga ai (xhenneti), i urrejtur, i dëbuar. Kush prej tyre vjen pas teje, Unë kam për ta mbushur xhehennemin me të gjithë ju.” (El-E’raf 12-18).

    Taberiu, All-llahu e mëshiroftë, thotë: “Ky është betim nga All-llahu i Madhërishëm se ata njerëz që e pasojnë dhe i binden armikut të All-llahut, Iblisit, me të gjithë ata do ta mbushë xhehennemin, d.m.th. me mosbesimtarët nga bijtë e Ademit alejhis-selam dhe me Iblisin dhe pasardhësit e tij. (Tesfirut-Taberij 8/139).

    1. All-llahu i Madhërishëm thotë: “Ai tha: “O Iblis, ç’është ajo që ti të mos jeshë me ata që bënë sexhde?” Ai tha: “Nuk është për mua t’i bëjë sexhde një njeriu që e krijove nga balta e tharë, e zezë e me erë”. (All-llahu) tha: “Dil pra prej aty, ti qofsh i mallkuar!” Vërtet, mallkimi kundër teje qoftë deri në ditën e gjykimit”. (Iblisi) Tha: “Zoti im, më jep pra afat deri në ditën kur ata (njerëzit) të ringjallen!” (Zoti) Tha: “Ti je prej të afatizuarve, deri në kohën e ditës së caktuar”.(Iblisi) Tha: “Zoti im, për shkak se më përzure (më largove), unë do t’ua zbukuroj (të këqijat) atyre sa të jenë në tokë (në këtë botë) dhe të gjithë ata do t’i largoj nga rruga e drejtë!” Përveç robërve të Tu, të cilët i ke bërë të sinqertë.(Madhëria e Tij) Tha: “Kjo është rruga Ime e drejtë (e qartë)”. Se ti ndaj robërve të Mi (të sinqertë) nuk ke kurrfarë force (as fizike as mendore), përveç atyre të humburve që vijnë pas teje. E s’ka dyshim se xhehennemi është vendpremtimi i të gjithë atyre. Ai (xhehennemi) i ka shtatë dyer, çdonjëri prej tyre ka shtegun (derën) e caktuar (nëpër të cilën do të hyjë).” (El-Hixhr 32-44).

    Shenkiti, All-llahu e mëshiroftë, thotë: “Në çdo ajet ku përmendet devijimi që Iblisi ua bën bijve të Ademit alejhis-selam është e qartë se Iblisi dhe të gjithë ata që e pasojnë atë do të jenë në xhehennem, siç thotë në ajetet e mësipërme: “E s’ka dyshim se xhehennemi është vendpremtimi i të gjithë atyre.” (Edvaul-Bejan 3/131).

    1. All-llahu i Madhërishëm thotë: “(Zoti) Tha: “Pasha të vërtetën, e Unë e flas vetëm të vërtetën: Unë do ta mbush xhehennemin me ty dhe me të gjithë ata që vijnë pas teje!”(Sad 84-85).
    2. All-llahu i Madhërishëm i përmendë edhe fjalët e xhinnëve të cilët kanë thënë: “Është e vërtetë se prej nesh ka besimtarë (muslimanë) dhe prej nesh ka që janë jashtë rrugës (jobesimtarë), e kush e pranoi islamin, të tillët mësynë rrugën e shpëtimit. Ndërsa, ata që lëshuan rrugën, ata u bënë lëndë e xhehennemit!”(El-Xhinn 14-15).

    E dyta:

    Për sa i përket asaj se si do të dënohet Iblisi me zjarr duke qenë se është i krijuar nga zjarri, do të përgjigjemi në vijim:

    Të qenit e xhinnëve të krijuar nga zjarri, nuk nënkupton domosdoshmërisht se ata edhe tani janë zjarr, ashtu siç njerëzit janë të krijuar nga dheu (balta), por tani nuk janë baltë.

    Ebul-Vefa’ ibën Akili thotë: “Lidhja e shejtanëve me zjarrin është identike sikur lidhja e njerëzve me dheun dhe baltën e terur (pjekur), që do të thotë se esenca e krijimit të njeriut ka qenë nga dheu apo balta, por ai në realitet nuk është baltë. E njëjta vlen edhe për xhinnët, esenca e krijimit të të cilëve ka qenë nga zjarri, por në realitet ata nuk janë zjarr.” (Lektul-Merxhan Fi Ehkamil-Xhann, fq. 33, dhe Alemul-Xhinni Vesh-Shejatin, fq. 58).

    Duke e pasur parasysh që njeriu u krijua nga dheu apo balta dhe një sasi e vogël e tyre mund t’i dëmtojë, e nëse varrosen në të, vdesin dhe nëse goditen me të (baltën e pjekur), lëndohen ose vdesin, atëherë nuk është e çuditshme që xhinnët të dënohen me zjarrin e xhehennemit, edhepse janë krijuar prej zjarrit.

    Pra, All-llahu i Madhërishëm i krijoi xhinnët nga zjarri, por ata tani nuk janë zjarr. Argumentet për këtë gjë janë të shumta. Prej tyre po përmendim:

    1. Nga Aisheja radijAll-llahu anha na përcillet se pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem njëherë derisa po falej, i erdhi Shejtani, ndërsa pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem e kapi, e shtriu përtokë dhe e kapi për fyti, saqë pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem në lidhje me këtë rast thotë: “E vërejta gjuhën e ftohtë të tij në dorën time. Sikur të mos ishte lutja e vëllait tim, Sulejmanit alejhis-selam, do ta lidhja që ta shohin njerëzit. (Shënon Nesaiu në Es-Sunenul-Kubra 6/442, dhe Ibën Hibbani 6/115).
    2. Nga Ebu Derda radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “I dërguari i All-llahut derisa po falej, e dëgjuam duke thënë:“Kërkoj mbrojtjen eAll-llahut prej teje.” Pastaj tha:“Të mallkoj me mallkimin e All-llahut.” Këtë e përsëriti tri herë, dhe e zgjati dorën sikur të kapë diçka. Pasi e kreu namazin, i thamë: O i dërguari i All-llahut, të dëgjuam duke thënë në namaz diçka, që nuk e kemi dëgjuar prej teje më parë, dhe të pamë duke e zgjatur dorën!” I dërguari i All-llahut tha: ”Armiku i All-llahut, Iblisi, erdhi me një gacë zjarri që të ma hedhë në fytyrë, dhe unë thashë tri herë:“Kërkoj mbrojtjen e All-llahut prej teje”, e pastaj thashë:“Të mallkoj me mallkimin e plotë të All-llahut”, e ai nuk u zbraps tri herë rresht. Pastaj desha ta kapi atë. Pasha All-llahun, sikur mos të kishte qenë lutja e vëllait tonë Sulejmanit, do ta lidhja dhe me të do të luanin fëmijët e Medinës.” (Shënon Muslimi 542).
    3. Nga Safijje bintu Hujejj radijAll-llahu anha na përcillet se pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Shejtani shkon në çdo pjesë të trupit të njeriut sikur gjaku.” (Shënojnë Buhariu 1933 dhe Muslimi 2175).

    Sikur shejtani të kishte qenë zjarr, njeriu do të digjej prej tij ngase shejtani është në brendinë e tij. Pra, duhet bërë dallimin mes të qenit e shejtanit zjarr dhe mes të qenit të shejtanit i krijuar nga zjarri.

    Ta zëmë sikur shejtani të ishte zjarr tani, dhe All-llahu i Madhërishëm të dëshironte ta dënojë me zjarrin e xhehennemit, All-llahu i Madhërishëm ka fuqi për çdo send, dhe nuk ka send që mund ta pengojë.

    All-llahu e di më së miri.

    Përktheu nga arabishtja: Fahrudin REXHEPI

    www.thirrjaislame.com

  • A KA ÇDO NJERI NJË SHOQËRUES PREJ XHINËVE?

    A KA ÇDO NJERI NJË SHOQËRUES PREJ XHINËVE?

    PYETJE: A ka, sipas islamit, diçka që quhet “El-Karin” (shoqërues)? Dëshiroj të di nëse edhe unë kam një shoqërues të tillë apo jo? Ç’thotë islami në lidhje me këtë gjë apo kjo praktikisht nuk ekziston?

    PËRGJIGJJA: Falënderimi i takon All-llahut.

    Po, ekziston diçka që quhet El-Karin, dhe All-llahu ka veçuar nga një të tillë për çdo njeri. Ai është i cili e nxitë njeriun në sherr dhe mëkat, përveç pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, siç do të përmendim më pas.

    All-llahu i Madhërishëm thotë: E shoku i tij (djalli) thotë: “Zoti ynë, unë nuk e shmanga prej rrugës së drejtë, por ai vetë ka qenë i humbur larg”. Ai (All-llahu) thotë: “Mos u grindni tash para Meje, se Unë më parë ju tërhoqa vërejtjen. Tek Unë nuk ndryshon fjala (vendimi) dhe Unë nuk jam zullumqar për robërit.” (Kaf 27-29).

    Ibën Kethiri thotë: “Ibën Abbasi radijAll-llahu anhuma, Muxhahidi dhe Katadeja thonë: Te pjesa e ajetit “E shoku i tij”, fjala është për shejtanin i cili është angazhuar si shoqërues i njeriut (El-Karin). Pra shejtani që është shoqërues i njeriut nga lindja e derisa të vdesë, thotë: “Zoti ynë, unë nuk e shmanga prej rrugës së drejtë, por ai vetë ka qenë i humbur larg.”, d.m.th. ai vetë e ka humbur veten, e ka pranuar të pavërtetën dhe ka qenë kryeneç ndaj së vërtetës. Këtë gjë më së miri e ilustrojnë disa ajete të tjera ku All-llahu i Madhërishëm thotë: “E pasi të kryhet çështja (xhennetlinjtë të hyjnë në xhennet dhe xhehennemlinjtë në xhehennem) djalli (u mban ligjëratën e shëmtuar), dhe u thotë: “Vërtet, All-llahu ju pat premtuar premtim të vërtetë, e unë ju pata premtuar dhe, ja, unë nuk e zbatova premtimin ndaj jush. Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që t’ju detyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju m’u përgjigjët; atëherë pra mos më qortoni mua, po qortojeni veten. Unë nuk mund t’ju shpëtoj juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua. Unë mohoj shoqërimin tuaj që ma bëtë mua më parë (më adhuruat në vend të Zotit)”. S’ka dyshim, jobesimtarët kanë dënim të dhembshëm.” (Ibrahim 22).

    Pra, në ditën e kiametit, njeriu dhe shejtani grinden mes vete përpara All-llahut të Madhërishëm, duke u munduar t’ia hedhin fajin njëri-tjetrit, kështu që njeriu thotë: “pasi e gjeta rrugën e drejë, ai më largoi mua prej saj.” (El-Furkan 29), ndërsa shejtani thotë: “Zoti ynë, unë nuk u shmanga prej rrugës së drejtë, por ai vetë ka qenë i humbur larg.” Ndërsa, All-llahu i Madhërishëm u thotë atyre dyve: Mos u grindni tash para Meje, se Unë më parë ju tërhoqa vërejtjen.”, d.m.th. duke ju dërguar pejgamberë dhe duke ju shpallur libra, kështu që tani nuk keni argumente për të shfajësuar veten.

    Pastaj All-llahu i Madhërishëm thotë: “Tek Unë nuk ndryshon fjala (vendimi).” Muxhahidi thotë: Me këtë fjalë All-llahu i Madhërishëm u bën me dije se vendimi dhe gjykimi i Tij ka marrë fund dhe është i pandryshueshëm.

    E pastaj u thotë: “dhe Unë nuk jam zullumqar për robërit.”, d.m.th. nuk e dënoj askënd për mëkatin e tjetrit, por secilin e dënoj për mëkatin e vet, pasi i ka ardhur argumenti nga Unë. (Tefsiri i Ibën Kethirit 4/227).”

    Nga Abdullah ibën Mes’udi radijAll-llahu anhu na përcillet se pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk ka njeri përveçse i është caktuar një shoqërues prej xhinnëve.” Sahabët pyetën: A edhe ty, o i dërguari i All-llahut? Ai tha: “Po, edhe mua. Por All-llahu më ka nduhmuar ndaj tij dhe ai ka pranuar islamin, kështu që më urdhëron vetëm në të mirë.” Ndërsa në një transmetim tjetër qëndron: “Nuk ka njeri përveçse i është caktuar një shoqërues prej melaikeve dhe një shoqërues prej xhinnëve.” (Shënon Muslimi 2814).

    Neveviu thotë: “Kadi Ijadi thotë: “Dije se i gjithë ummeti është i pajtimit (Ixhma’) për sa i përket asaj se pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem është i mbrojtur nga shejtani në trupin e tij, mendjen e tij dhe gjuhën e tij.”

    Nga ky hadith mësojmë se duhet të jemi të kujdesshëm nga fitnet, vesveset dhe devijimet e shejtanit, si dhe të ruhemi prej tij sa më shumë që mundemi.” (Sherhu Sahih Muslim 17/157-158).

    Nga Abdullah ibën Omeri radijAll-llahu anhuma na përcillet se pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush falet, të mos lejojë askënd të kalojë para tij. E nëse refuzon, atëherë le ta shtyjë, sepse me të është karini (shoqëruesi prej xhinnëve) i tij.” (Shënon Muslimi 506).

    All-llahu e di më së miri.

    Shejh Muhammed Salih EL-MUNEXH-XHID

    Përktheu nga arabishtja: Fahrudin REXHEPI

    www.thirrjaislame.com

  • BESIMI NË SHENJAT E KIAMETIT

    BESIMI NË SHENJAT E KIAMETIT

    Falënderimi i takon vetëm se Allahut që na bëri musliman dhe na dalloi nga jobesimtarët. Falënderimi i takon vetëm se Allahut i Cili na dhuroi mendjen dhe na dalloi nga kafshët. Lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi Muhamedin, të birin e Abdullahit dhe robin e Allahut.

    O ju njerëz, frikojuni Allahut dhe dijeni se besimi në Ditën e Kiametit është një nga gjashtë shtyllat e imanit pa të cilën shtyllë nuk plotësohet imani i njeriut.

    Pasi që asaj Dite i paraprijnë shenja që aludojnë në afrimin e saj, neve na mbetet që t’i mësojmë ato për arsye se besimi në to është i patjetërsueshëm dhe është nga bazamentet e ideologjisë së një muslimani. Allahu i Madhëruar thotë: U afrua Ora dhe u ça Hëna“. Kamer 1, dhe A mos vallë mohuesit presin, që t’u vijë befasisht vetëm Ora (e Kiametit)? Ndërkohë, shenjat e saj kanë ardhur“. Muhamed 18.

    Imam Bagaviu, Allahu e mëshiroftë, thotë se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ishte një nga shenjat e Kiametit.

    Allahu i Madhëruar thotë: E si do ta dije ti që ndoshta Dita e Kiametit është afër“. Shura 17, dhe A mos presin ata diçka tjetër, përveç Orës (së Kiametit), që do t’u vijë papritmas e pa e ndier fare?!”. Zuhruf 66.

    Për shkak se ndodhia e kësaj Dite është afër, Allahu e konsideroi atë sikurse të nesërmen: Çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen!“. Hashr 18, dhe “Ata e mendojnë atë (dënim) të largët, kurse Ne e shohim të afërt“. Mearixh 6-7.

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: Unë dhe Dita e Kiametit jemi dërguar si këta dy gishta”.

    Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur nga ta, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Mosha juaj në krahasim me moshën e popujve të kaluar është si koha e mbetur prej kësaj dite në krahasim me atë që ka kaluar prej saj”. Me një transmetim tjetër thuhet: “Afati juaj në krahasim me afatin e popujve të mëparshëm është sa koha midis namazit të ikindisë dhe perëndimit të diellit“.

    Pasi që çështja e shenjave të Kiametit është e rëndësishme edhe përkujdesja për to është më e madhe në krahasim më çështjet e tjera, kjo është edhe arsyeja se pse i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e shpeshtonte sqarimin e shenjave të saj dhe sprovave që do të ndodhin mes saj dhe e paralajmëronte Umetin e tij që të përgatitet për këtë Ditë. Koha se kur do të ndodhë kjo Ditë e dinë vetëm se Allahu, kurse për të mirën e njeriut ajo u fsheh nga dituria e tij me qëllim që ai të jetë në përgatitje të vazhdueshme ashtu siç u fsheh nga ai edhe momenti i vdekjes së tij me qëllim që ai vazhdimisht të jetë në përgatitje dhe veprim dhe t’i largohet dembelisë dhe përtacisë.

    Imam Safariniju, Allahu e mëshiroftë, thotë se shenjat e Kiametit ndahen në tre lloje:

    1. Shenja të cilat janë paraqitur dhe kanë kaluar dhe ato janë shenja të largëta.

    Këto shenja janë ato që janë paraqitur në të kaluarën dhe janë ndërprerë, si dërgimi i Muhamedit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe vdekja e tij, çlirimi i Bejtul Makdesit, vrasja e udhëheqësit të muslimanëve Othman ibën Afanit, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, paraqitja e rrenacakëve të cilët pretendojnë se janë të Dërguar, tërmetet e shumta, e shumë shenja tjera të cilat janë paraqitur nëpër citatet e Sunetit.

    1. Shenja të cilat janë të mesme dhe ato janë të cilat janë paraqitur dhe nuk janë ndërprerë madje ato shtohen dhe numri i tyre është shumë i madh.

    Nga to e kemi fjalën e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ku thotë: “Nuk do të bëhet Kiameti derisa i ulëti dhe i poshtëri (dhe ata që i përngjasojnë) nuk bëhen njerëz më të lumtur të dynjasë (kryetar e sundimtar të popujve).

    Poashtu nga shenjat e saj janë ajo që ka ardhur në hadith: “Do të vijë një kohë ku ai që kapet për Fe dhe bën durim në të, të i ngjan atij që është kapur për gacë”.

    Nga shenjat tjera janë edhe se para Kiametit do të ketë njerëz injorantë dhe lexues të Kuranit gjynahqar, pastaj humbja e amanetit të cilën i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e komentoi me atë që i jepet detyra dhe nuk është i aftë e as i kualifikuar ta kryen, pastaj ngritjen e diturisë, përhapjen e injorancës, shtimi i imoralitetit dhe pirjes së alkoolit, zvogëlimi i numrave të burrave dhe shtimi i numrave grave derisa një burrë të jetë për pesëdhjetë gra, e shumë shenja të tjera.

    1. Shenjat e mëdha të cilat paraqiten para se të ndodhë Kiameti.

    Nga ato shenja është dalja e Mehdiut, dalja e Dexhallit, zbritja e Isait, alejhi selam, dalja e Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve, shkatërrimi i Qabesë, paraqitja e tymit, ngritja e Kuranit, lindja e diellit nga perëndimi, dalja e kafshës, paraqitja e zjarrit, etj.

    Sidoqoftë, çështja është shumë e rrezikshme kurse ne jemi në një shkujdesje të madhe. Një numër i madh i këtyre shenjave janë paraqitur dhe nuk kanë mbetur vetëm se paraqitja e shenjave të mëdha. Kërkoj nga Allahu që të na përqendron dhe përforcon në fenë e Tij dhe të na mundëson të vdesim si musliman dhe të na mbron nga të gjitha fitnet ato të dukshmet dhe të fshehtat.

    Këto lajmërime për të ardhmen padyshim se janë nga shenjat e profecisë dhe nga mrekullitë e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, të cilat ia ka mësuar Allahu dhe kjo ndikon në përforcimin e imanit të njeriut.

    Në lajmërimin e tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka mëshirë për njerëzit me qëllim që të paralajmërohen dhe të përgatiten për ahiretin e tyre. Luftërat, problemet, sëmundjet e shumta, përhapja e mëkateve dhe gjynaheve, vdekjet e papritura, sprovat e ndryshme, mosrespektimi i prindërve, mosrespektimi i drejtave të fëmijëve, e shumë vepra tjera janë nga shenjat e Ditës së Kiametit. Për këtë arsye o ju robërit e Allahut, frikojuni Allahut dhe dijeni se dynjaja nuk është e përhershme, mos jetoni në të të qetë e në rehati po veproni dhe angazhohuni. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e porositi ibën Omerin, Allahu qoftë i kënaqur nga ata dy, dhe i tha: “O biri i Omerit” Jeto në dynja sikur të jesh i vetmuar ( i huaj) ose si udhëtar dhe llogarite veten tënde prej banorëve të xhenetit”.

    SHEJH DR. SALIH EL FEUZAN

    Nga arabishtja. Irfan JAHIU

  • DISA VEPRA QË E PRISHIN APO E MANGËSOJNË PËRSOSMËRINË E TEUHIDIT

    DISA VEPRA QË E PRISHIN APO E MANGËSOJNË PËRSOSMËRINË E TEUHIDIT

    Vlera e teuhidit (njësimit të Allahut) është e madhe. Rruga e vetme e shpëtimit të robit në dunja, në varr dhe në ahiret është pastrimi i besimit prej idhujtarie dhe mbrojtja e tij prej çdo gjëje që e njollos apo e devijon natyrshmërinë e pastër të teuhidit. Me lejen e Allahut në këtë hutbe shkurtimisht do t’i paraqes disa prej veprave të cilat bien në kundërshtim me besimin e pastër duke e prishur apo mangësuar përsosmërinë e tij.

    Prej veprave më të mëdha të cilat i veprojnë një numër i madh i muslimanëve dhe lëshojnë pe në to janë:

    – Vajtja tek magjistarët dhe fallxhorët.

    Vajtja tek magjistarët dhe fallxhorët, parashtrimi i pyetjeve rreth fshehtësive dhe bindja në atë që e flasin rreth të ardhmes dhe fshehtësive është mëkat prej mëkateve të mëdha. Profeti, alejhi selam, thotë: “Kush shkon tek një magjistar apo fallxhor dhe i beson asaj që ai thotë, e ka mohuar atë që i ka zbritur Muhamedit, sal-allahu alejhi ue selem”.

    Poashtu Profeti, alejhi selam, thotë: “Kush shkon tek një magjistar për ta pyetur diçka, nuk i pranohet namazi dyzet net”.

    Këto hadithe janë argumente të qarta se vajtja tek ata nuk lejohet dhe se fjalët me të cilat i pretendojnë fshehtësitë janë hedhje hipotezash dhe fjalë kuturu. Muslimani kur sprovohet shërimin e kërkon në ilaçe materiale dhe në ato morale. Prej ilaçeve morale është mendimi i mirë për Allahun, shpresa e mëshirës së Tij, mbështetja në Allahun, etj. Ndërsa prej ilaçeve materiale është shërimi me Kuran, shërimi me dhikër dhe me lutje të caktuara, shërimi me preparate të cilat i ka cekur Allahu në Kuran apo Profeti, alejhi selam, në hadithe si, mjalti, hurmat prej llojit Axhueh, kokrrat e zeza (Habetu Seuda), etj, dhe shërimi me ilaçe farmaceutike të njohura në mjekësi.

    – Betimi jo në Allahun, por në dikë tjetër.

    Kohëve të fundit dëgjojmë një numër të konsiderueshëm të muslimanëve që betohen në dikë tjetër  e jo në Allahun, betohen në Profetin, alejhi selam, apo në fëmijët e tyre, apo në prindërit e tyre, apo në jetën e tyre, apo vatanin e tyre, apo nderin e tyre, etj. Këto shprehje në mesin e muslimanëve janë bërë shumë normale, por në fakt kjo është një gabim i qartë dhe i madh.

    Imam Ahmedi, Tirmidhiu dhe Ebu Daudi, Allahu i mëshiroftë, e shënojnë një hadith prej Sad ibën Ubejdeh, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili thotë: “Ibën Omeri e dëgjoi një njeri duke thënë: “Jo, pasha Qabenë”. Ibën Omeri, Allahu e mëshiroftë, i tha: “Mos u beto në dikë tjetër përveç se në Allahun, se e kam dëgjuar Profetin, alejhi selam, duke thënë: “Kush betohet në dikë tjetër e jo në Allahun, ka bërë kufër ose shirk”.

    Gjithashtu transmetohet se Profeti, alejhi selam, ka thënë: ”Allahu ju ndaloi që të betoni në baballarët e juaj, kush betohet le të betohet në Allahun ose le të heshtë”.

    Burejda, Allahu qoftë i kënaqur me të, na përcjell prej Profetit, alejhi selam, një hadith ku thotë:”Kush betohet në amanet, nuk është prej neve”.

    Prej citateve të lartpërmendura të gjithëve na qartësohet ndalesa e rreptë për betimin që bëhet jo në Allahun, por në dikë tjetër. Dijetarët e kanë qartësuar se dispozita e atij që betohet në dikë tjetër përveç Allahut ndryshon sipas qëllimit dhe synimit të tij. Si të kishte qenë synimi i tij prej betimit se p.sh. Profeti, alejhi selam, është i barabartë me Allahun, atëherë kjo është shirk (politeizëm) i madh i cili nxjerr prej Islami. Po të mos kishte qenë barazimi synimi i tij prej betimit, atëherë kjo është shirk i vogël dhe mëkat i madh. Prandaj, detyrohet që t’i largohet këtyre llojeve të betimeve dhe të nxiton në pendim, duke qenë i këmbëngulur se nuk do t’i kthehet përsëri këtij mëkati.

    – Zemërimi, demoralizimi dhe padurimi para fatkeqësive.

    Prej caktimit dhe urtësisë së Allahut është që njeriun ta godasin sprova të ndryshme, në vete, në familje, në fëmijë, etj. Në kësisoj raste muslimani detyrohet që të bëhet i durueshëm, të shpreson në shpërblimin e Allahut dhe mos të vepron vepra të cilat aludojnë në zemërimin dhe pikëllimin e tij prej caktimit të Allahut. Prandaj, është mirë që në ato çaste ti përdor shprehjet e duhura dhe të lejuara me Islam dhe ta ushtron gjuhën e tij në përdorimin e saj duke qenë edhe i vetëdijshëm me zemër për kuptimin e thelbit të saj. Shprehjen të cilën na udhëzoi Allahu që ta përdorin në raste fatkeqësish është thënia e Allahut, azze ue xhel: Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” Bekare 156.

    Ndërsa në Sunet përcillet se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: Shpejto në atë që ke dobi, kërko ndihmë prej Allahut dhe mos u bën i pa aftë (mos u dorëzo). Nëse të godet diç (e pa dëshirueshme) mos thuaj: sikur ta kisha bërë këtë e këtë do të ishte kështu e ashtu, por thuaj: ky është caktim i Allahut dhe Ai vepron çka të donë, ngase thënia sikur (ta bëja këtë…) hap derën e shejtani”.

    – Shfaqja e pesimizmit, zemërimit dhe ngushtimi i zemrës prej lindjes së fëmijës vajzë.

    Kjo cilësi është prej karakteristikave të periudhës së injorancës, para ardhjes së Islamit, për të cilën Allahu thotë: Dhe, kur ndonjëri prej tyre merr lajmin se i lindi një vajzë, fytyra i nxihet dhe i mbushet me mjerim. Ai fshihet nga njerëzit për shkak të lajmit të keq që mori dhe s’di: a ta mbajë këtë fëmijë, pavarësisht poshtërimit apo ta varrosë në dhé. Ah! Sa mbrapsht që gjykojnë ata!Nahl 58-59.

    Muslimani duhet të jetë vigjilent prej veprimit të kësisoj veprave, ta falënderon Allahun për begatin e dhuruar, ti rikujton njerëzit që janë të privuar prej kësaj begatie, të jep besën se do të punon shumë në përmisimin e pasardhësve, të bën durim në këtë rrugë të gjatë dhe të shpreson në shpërblimin e Allahut: “Ne do t’i bashkojmë besimtarët e vërtetë me ata pasardhës të tyre që i ndjekin në besim dhe nuk do t’u pakësojmë asgjë nga shpërblimi për veprat e tyre. Çdo njeri është peng i veprave të veta“. Tur 21.

    Aisha, Allahu qoftë i kënaqur me të, na përcjell prej Profetit, alejhi selam, se ka thënë: Kush sprovohet me diçka nga këto vajza, e përkujdeset për to, do t’i jenë atij mbulesë në Ditën e Kiametit“.

    – Lidhja dhe bartja e hajmalive dhe nuskave.  

    Disa prej muslimanëve për shkak injorancës së madhe që e posedojnë lidhin apo bartin hajmali, penj, lëkura në duart e tyre, në qafët e tyre, i vendojnë në veturat e tyre, në shtëpitë e tyre, dhe pretendojnë se ato i largojnë fatkeqësitë dhe belat dhe i mbrojnë prej tyre. Kjo padyshim se është prej mashtrimeve të shejtanit i cili tenton çdo çast që ta shfrytëzon në devijimin e bijve të Ademit. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Kur Ai dëshiron ta ndëshkojë një popull, askush nuk mund ta pengojë Atë; dhe ata, përveç Tij, s’kanë asnjë ndihmës”. Rad 11.

    Pra, këto gjëra ndalohet të merren si mjete preventive dhe ndalohet lidhja dhe bartja e tyre duke u bazuar në thënien e Profetit, alejhi selam: fryrit (këtu është për qëllim të fryrit apo rukjeja e ndaluar e cila në vete përmban gjëra të ndaluara, e jo të fryrit sipas Sunetit), nuskat, hajmalitë (dhe çdo gjë e tillë), janë shirk”.

    Këto gjëra nuk i sjellin aspak dobi, por i sjellin vetëm se dëm. Muslimani duhet t’i përdor lutjet e lejuara dhe t’i merr shkaqet e lejuara duke qenë gjithmonë i mbështetur në Allahun në të gjitha çështjet e tij. Kush i mbështetet Allahut i mjafton Ai, nuk ka mbështetës më të mirë: “Allahu është Ruajtësi më i mirë dhe Ai është më i mëshirshmi i mëshiruesve!” Jusuf 64.

    Poashtu prej veprave të cilat i veprojnë një numër i madh i muslimanëve dhe lëshojnë pe në to është edhe:

    – Tallja, përqeshja dhe sarkazma me fenë e Allahut apo me diçka çka ndërlidhet me fenë e Tij.

     Prej mëkateve të mëdha që e nxjerrin muslimanin prej rrethit të Islamit dhe e bëjnë banorë të përhershëm të Xhehenemit, është tallja me Allahun ose me Profetin e Tij, alejhi selam, ose tallja me Kuranin ose me besimtarët.

    Sa musliman sot shqiptojnë fjali që i nxjerrin prej Islamit, e ata janë të pandjeshëm dhe të pavetëdijshëm për ato fjalë çka i flasin. Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të,  na përcjell se Profetin, alejhi selam,  ka thënë: “Vërtet robi e thotë një fjalë të cilës nuk i jep rëndësi fare dhe për shkak saj hidhet në zjarr të Xhehenemit nga një largësi sa lindja e perëndimi”.

    Argument për ndalesën e talljes me fenë e Allahut e kemi fjalën e Allahut, azze ue xhel: “Nëse i pyet, ata do të të përgjigjen: “Ne vetëm po bënim shaka dhe po luanim”. Thuaj: “A mos vallë me Allahun, shpalljet dhe të Dërguarin e Tij po talleni? Teube 65.

    Shkaku i zbritjes së këtij ajeti është ajo që e na përcjell imam Taberiu në tefsirin e tij prej ibën Omerit se një njeri në luftën e Tebukit tha: “Nuk kemi parë s’i ata lexues të Kuranit (e kishte për qëllim sahabët), ata lakmojnë vetëm t’i mbushin barqet e tyre, kanë gjuhë rrenacake, dhe janë më frikacakët kur e takojnë armikun”. Tha njëri që ishte aty prezent: “Gënjen, t’i me të vërtet je munafik, do ta lajmëroj Pejgamberin, sal-allahu alejhi ue selem”. U nis t’i tregon, mirëpo Allahu e lajmëroi të Dërguarin e Tij para se të mbërrin ky sahabij. Më vonë erdhi edhe ai që u tallte me ato fjalë te Profeti, alejhi selam, dhe tha:“O i dërguar i Allahut, ne me të vërtet kalonim kohën duke bërë tallje. Ne nuk kishim për qëllim në të vërtet talljen, por donim ta kalonim kohën dhe të lozim, t’i kalojmë lodhjet e rrugës”.

    Thotë ibën Omeri, Allahu e mëshiroftë: “Atë njeri e shihja se s’i ishte varur pas devesë së Profetit, alejhi selam,  ndërsa gurët ia godisnin këmbët, kurse ai thonte: “O i dërguar i Allahut, ne me të vërtet kalonim kohën duke bërë tallje. Ne nuk kishim për qëllim në të vërtet talljen, por donim ta kalonim kohën dhe të lozim, t’i kalojmë lodhjet e rrugës”. Ndërsa Profeti, alejhi selam, duke mos e kthyer fytyrën aspak kah ai, ia lexonte dhe përsëriste ajetin: “A mos vallë me Allahun, shpalljet dhe të Dërguarin e Tij po talleni? ” Teube 65″.

    O ju robërit e Allahut,

    Pozita e talljes me fenë e Allahut është e rrezikshme, ndërsa tallësi numërohet prej  keqbërësve, ashtu siç na lajmëroi Allahu në Kuran: “Vërtet, keqbërësit qeshnin me ata që besonin, duke ia shkelur syrin njëri-tjetrit, sa herë që ata kalonin pranë tyre”. Mutafifin 29-30.

    Kërkoj prej Allahut që të na mbron prej çdo lloj talljeje me fenë e Tij dhe e lus që të na mëshiron, të na shton diturinë, të na i fal mëkatet dhe të na mbron fenë tonë.

    SHEJH ABDULAZIZ SED’HAN                               

    Nga arabishtja: Irfan Jahiu  

     

  • VLERA E FJALËS LA ILAHE IL-LALLAH

    VLERA E FJALËS LA ILAHE IL-LALLAH

    Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbështetje tek Allahu nga të këqijat e shpirtit dhe të këqijat e veprave tona. Atë që e udhëzon Allahu, nuk ka kush që e humbë dhe atë që e humbë, nuk ka kush ta udhëzojë. Dëshmoj se s’ka të adhuruar me të drejtë veç Allahut, i Cili është i Vetëm dhe i pa shok, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij. Salavati dhe selami qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, si dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë atë dhe kapen për Sunetin e tij deri në Ditën e Gjykimit…

    O ju muslimanë, Allahu i Madhëruar na porositi ta përmendim Atë në çdo kohë, pakufishëm, duke na thënë: O besimtarë, përmendeni shpesh Allahun dhe lavdërojeni Atë në mëngjes dhe në mbrëmje”. Ahzab 41-42. E veçanërisht na urdhëroi ta përmendim pasi të lirohemi nga adhurimet e caktuara, në kohët e tyre të posaçme: Pasi të kryeni namazin, përmendeni Allahun duke qëndruar në këmbë, ulur dhe të shtrirë”. Nisa 103, dhe tha: “Pasi t’i kryeni ritet e haxhillëkut, përmendni Allahun ashtu siç i kujtoni prindërit tuaj, madje edhe më tepër!”. Bekare 200.

    Përmendja e Allahut i përfshin të gjitha adhurimet, ato me gojë dhe ato me gjymtyrë. Pra çdo adhurim është përmendje e Allahut. Besimtari gjithmonë e përmendën Allahun, e sidomos me gojë, duke e falënderuar (duke thënë Elhamdulilah) apo lartësuar (duke thënë Subhanallah) apo madhëruar (duke thënë Allahu Ekber), ngase se ky lloj i të përmendurit e Allahut është më i lehtë për njeriun në të gjitha gjendjet e tij, qoftë duke ecur apo duke qenë i hipur mbi kafshë, apo duke qenë në këmbë apo ulur apo i shtrirë. Kjo e tëra, ngase gjuha nuk lodhet nga lëvizjet e bëra kur e përmend Allahun, në krahasim me organet e tjetra, të cilat lodhen nga lëvizjet e tepërta.

    Padyshim se fjala më e mirë nga të përmendurit e Allahut, është fjala: La ilahe il-lAllah.  Për këtë arsye ajo duhet shqiptuar sa më tepër.

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: Fjala më e mirë që kam thënë unë dhe Pejgamberët para meje, është La ilahe il-Allahu vahdeu la sherike lehu, lehu el-mulku ve lehu el-hamdu ve huve ala kuli shejin kadir (S’ka të adhuruar me të drejtë veç Allahut. Ai është Një dhe i pa Shok. Atij i takon sundimi dhe lavdërimi dhe Ai është i Gjithëfuqishëm për çdo gjë)”.

    Pasi që kjo fjalë zë këtë pozitë në mesin e llojeve të dhikrit, e që për të lidhen vendime, ka kushte e domethënie, përmban kërkesa, nuk është fjalë që thuhet vetëm se me gojë. Këtë fjalë muslimanët e shfaqin kur e thirrin ezanin dhe ikametin dhe e shfaqin nëpër ligjëratat dhe bisedat e tyre. Ajo është fjalë për të cilën janë krijuar qiejt e toka. Për të janë krijuar  të gjitha krijesat dhe për të kanë zbritur librat dhe janë dërguar Pejgamberët dhe janë caktuar ligje. Për të janë vënë peshore dhe regjistra dhe është hapur tregu i Xhenetit dhe Xhehenemit. Është fjalë që i ndan krijesat në besimtar dhe jobesimtar. Për të dhe për detyrimet e saj që e pasojnë do të pyetet robi në varr dhe për të do të llogaritet dhe do të dënohet apo shpërblehet. Për të janë ngritur shpatat e xhihadit.

    Ajo fjalë është fjala e Islamit dhe çelësi i Xhenetit. Ajo është fjala e devotshmërisë dhe lidhja e fortë. Ajo është fjala e sinqeritetit dhe ajo e dallon kufrin nga imani. Me thënien e saj mbrohet gjaku, pasuria dhe nderi në dynja. Kush e thotë i bindur thellësisht në të nga zemra, i shpëton zjarrit të Xhehenemit dhe hyn në Xhenet.

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Allahu ia ka ndaluar zjarrin e Xhehenemit atij që thotë la ilahe il-lAllah, dhe me të e kërkon fytyrën e Allahut”.

    Ajo është tekst i shkurtë me pak shkronja, e lehtë për gjuhën dhe e rëndë në peshore. Ebu Seid el Hudrij, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Musai tha:’O Zot, ma mëso një gjë që të të përkujtoj dhe të të lus (adhuroj) me të. O Musai, thuaj La ilahe il-lAllah. Të gjithë robërit e Tu e thonë atë! – tha ai. O Musa, sikur shtatë qiejt dhe çka ka në to përveç Meje, dhe shtatë tokat të vihen në njërën anë të peshores, kurse La ilahe il-Allah në anën tjetër, i ngreh ato La ilahe il-lAllah”.

     Kjo fjalë madhështore i posedon dy shtylla:

    Shtylla e parë: Mohimi. Me mohim nënkuptojmë mohimin e çdo adhurimit tjetër, përveç Allahut.

    Shtylla e dytë: Pohimi. Me pohim nënkuptojmë se vetëm Allahut i takon adhurimi.

    Nga kjo qartësohet kuptimi i saj dhe ajo se duhet të urrehet shirku dhe idhujtarët dhe adhurimi t’i përkushtohet vetëm se Allahut. Kjo është kuptimi i fjalës së Ibrahimit, alejhi selam, të cilën ia tha prindit të vet: Në të vërtetë, Unë i urrej dhe s’kam të bëj fare me ato që adhuroni ju në vend të Atij, që më ka krijuar dhe i Cili do të më udhëzojë në rrugën e drejtë”. Zuhruf 26-27, dhe poashtu ajeti: “Ai që mohon idhujt (dhe gjithçka që adhurohet në vend të Allahut) dhe beson në Allahun, ka siguruar lidhjen më të fortë, e cila nuk këputet kurrë”. Bekare 256.

    Muslimani kur e shpreh këtë fjalë e paraqet urrejtjen e tij ndaj idhujtarisë dhe idhujtarëve dhe ai adhurimin ia përkushton vetëm se Allahut. Me këtë e realizon Islamin dhe e fiton Xhenetin, mirëpo shprehja e saj vetëm se gojë, pa vepër me atë që aludon ajo fjalë dhe që e përmban ajo fjalë, nuk i bën dobi fare njeriut. Hipokritët e thoshin me gjuhët e tyre, mirëpo nuk e besonin me zemrat e tyre. Kjo i bëri të fitojnë bindje se i vdekuri bën dëm apo dobi, e të shkojnë në varreza dhe të sillen përreth tyre dhe të kërkojnë ndërmjetësim.

    Këtij njeriu nuk i bën dobi thënia e fjalës la ilahe il-lAllah, ngaqë ai nuk punoi me kuptimin dhe domethënien e saj, e që nënkupton, urrejtjen e idhujtarisë dhe idhujtarëve dhe adhurimin e Allahut dhe askujt tjetër. Thënia la ilahe il-lAllah nënkupton: lënien e adhurimit të varreve, lënien e afrimit kah të vdekurit, si dhe lënien e adhurimit të idhujve. Nuk ka dallim mes adhurimit të idhujve dhe adhurimit të varreve. Kjo nënkupton fjalën la ilahe il-lAllah.

    Për këtë arsye i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, u tha Kurejshëve, thoni la ilahe il-lAllah, e ata thoshin: “A mendon ai t’i bëjë zotat një Zot (Allah)? Vërtet, kjo është gjë shumë e çuditshme!”. Sad 5.

    Idhujtarët e kuptuan kuptimin e fjalës la ilahe il-lAllah, mirëpo nuk e shqiptonin ngase nuk dëshiron ti linin zotat e baballarëve të tyre, krahas atyre sot, adhuruesve të varrezave, të cilët e bashkojnë idhujtarinë me shqiptimin e thënies la ilahe il-lAllah.

    Ka mundësi që ata ta komentojnë këtë fjalë, me atë se, nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, apo me atë se Allahu është Krijues dhe Furnizues dhe të thonë se ai që e pohon këtë besim, e ka realizuar njësimin e Allahut dhe vetëm se ka dëshmuar se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç Allahut. Sipas tyre, nuk ka pengesë që njeriu pasi ta shqipton këtë fjalë, të shkon e të ther kurban për të vdekur dhe ti afrohet atyre me lloje të ndryshme të adhurimeve.

    Ata sikurse nuk e kanë kuptuar se, idhujtarët nga të cilët i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kërkoi të thonë la ilahe il-lAllah, ishin pohues të asaj se Allahu është Krijuesi dhe Furnizuesi, ashtu siç na lajmëron edhe vet Allahu i Madhëruar: Nëse ti i pyet ata: “Kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën?” Ata, me siguri do të thonë: “Ato i ka krijuar i Plotfuqishmi dhe i Gjithëdijshmi”. Zuhruf 9, dhe tha: “Thuaj: “Kush ju ushqen nga qielli dhe Toka? Kush mundëson të dëgjuarit dhe të parit? Kush mund të nxjerrë të gjallën nga e vdekura dhe të vdekurën nga e gjalla? Kush i drejton gjërat?” Ata do të thonë “Allahu”. E ti (o Muhamed) thuaj: “Atëherë, përse nuk e keni frikë Atë?”. Junus 31.

    Ky kuptim i gabueshëm po të buronte nga njerëzit e thjeshtë, do të kishte mundësi të pranohet, ngase ata janë injorantë dhe munden më vonë të mësohen dhe ta pranojnë të vërtetën shumë më lehtë se sa të tjerët. Mirëpo ajo që çudit, është fakti se kuptimi i gabuar i kësaj fjale buron edhe nga ata që pretendojnë se thirrin në dituri, fetva dhe mësim. Ata është shumë rëndë t’i bindsh dhe tua sqarosh, ngase injoranca e tyre është e kompleksuar, dhe ata nuk e dinë se nuk dinë. Ky lloj i njerëzve është shumë larg pranimit të vërtetë krahas atij që është injorant i thjeshtë dhe i cili e pohon injorancën e vet.

    Këta janë dijetarë të devijimit, të cilët e shkatërruan vetveten dhe i shkatërruan edhe të tjerët nga injorantët, të cilët kishin mendim të mirë për ta dhe i pasonin në devijim. Nga ata na paralajmëroi i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kur tha: “Frikohem për umetin tim nga dijetarët e devijuar”.

    Ata edhe pse janë dijetar në kuptimet dytësore të fesë, ata janë injorantë në baza të fesë. Ata nuk e kuptojnë kuptimin më madhështor, e që është njohja e njësimit të Allahut me të cilin erdhën të gjithë Pejgamberët. Për këtë arsye ata e luftojnë këtë kuptim dhe i luftojnë ithtarët e saj dhe shkruajnë kundër saj dhe kundër kuptimit të fjalës la ilahe il-lAllah dhe domethënies së saj: “(Le të thonë kështu, me qëllim) që t’i mbajnë gjynahet e veta të plota në Ditën e Kiametit, si dhe pjesën e gjynaheve të atyre që i çuan në humbje nga padijenia; sa e keqe është barra që do të bartin ata!”. Nahl 25.

    Nga domethënia e fjalës la ilahe il-Allah dhe nga e drejta e saj mbi atë që e shqipton është edhe falja e namazit, dhënia e zeqatit, agjërimi  i Ramazanit, kryerja e Haxhit për atë që ka mundësi të shkon, dhe të vepruarit me adhurime ndaj Allahut dhe të larguarit  nga gjynahet.

    Sot jemi dëshmitar të disa njerëzve që e shqiptojnë këtë fjalë, mirëpo nuk e falin namazin, apo nuk e japin zeqatin. Kanë ardhur shumë argumente, se ai që nuk e fal namazin nuk është nga muslimanët.

    Allahu i Madhëruar thotë: Por, nëse pendohen, falin namazin dhe japin zeqatin, atëherë i lini të qetë!”. Teube 5, dhe poashtu : “Megjithatë, nëse ata pendohen, falin namazin dhe japin zeqatin, atëherë janë vëllezërit tuaj në fe”. Teube 11.

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Mes robit dhe kufrit, është lënia e namazit”.

    Pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, disa grupe nuk donin t’ia japin zeqatin Ebu Bekrit, dhe Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, dhe sahabët tjerë i luftuan edhe pse ata e shqiptonin la ilahe il-lAllah, ngase zeqati është nga e drejta e fjalës la ilahe il-lAllah.

    I  Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Nëse ata e shqiptojnë, nga unë e kanë të garantuar gjakun dhe pasurinë e tyre, përveç se atëherë kur duhet me të drejtë”.

    Hasan el Basriu, Allahu e mëshiroftë, është pyetur se disa njerëz thonë se kush thotë la ilahe il-lAllah hyn në Xhenet. Imami tha: Kush thotë la ilahe il-lAllah dhe ia jep hakun dhe detyrimet e saj, hyn në Xhenet.

    E pyetën njërin nga selefi se a nuk është la ilahe il-lAllah çelësi i Xhenetit? Tha: Po, mirëpo çdo çelës i ka dhëmbët e veta. Nëse vjen me çelës që i ka dhëmbët, e hap derën, e nëse vjen me çelës pa dhëmbë, atëherë ajo nuk do të hapet.

    Allahu i Madhëruar thotë: Dije se nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Allahut! Kërko falje për gjynahun tënd”. Muhamed 19.

    Allahu në këtë ajet na urdhëroi me dituri para thënies dhe veprës, ngase vepra e cila nuk bazohet mbi dituri të saktë, është e devijuar.

    Allahu  i Madhëruar thotë. “Ata që u adhuruan në vend të Allahut, nuk do të mund të ndërmjetësojnë për askënd, përveç atyre që dëshmuan për të Vërtetën dhe e dinë mirë (se s’ka Zot tjetër të vërtetë veç Allahut)“. Zuhruf 86.

    Që nënkupton se ata dëshmuan në njësimin e Allahut duke thënë: la ilahe il-lAllah, dhe ata ” e dinë mirë”, me zemrat e tyre dhe e kuptuan atë që e dëshmuan me gjuhët e tyre.

    SHEJH DR. SALIH EL FEUZAN

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • PËRSHKRIMI I MUHAMEDIT ALEJHI SALATU UE SELAM  DHE EMRAT E TIJ

    PËRSHKRIMI I MUHAMEDIT ALEJHI SALATU UE SELAM DHE EMRAT E TIJ

    Detyrim i çdo muslimani është që ta njohë të Dërguarin e tij, alejhi salatu ue selam, ta njohë prejardhjen e tij fisnike, vendlindjen e tij fisnike, pamjen e tij të bukur, virtytet e tij bujare, etj, dhe çdo herë që shtohet dija e muslimanit mbi të Dërguarin e Allahut, alejhi salatu ue selam, aq më shumë i shtohet dashuria ndaj të Dërguarit të tij, alejhi salatu ue selam, e pason më shumë traditën e tij dhe i nënshtrohet sheriatit të tij. Në këtë na nxiti dhe na këshilloi Allahu i Madhëruar dhe tha: Thuaj (o Muhamed): “Unë ju këshilloj vetëm një gjë: ngrihuni sinqerisht për Allahun, dy nga dy ose një nga një, e pastaj gjykoni për shokun tuaj (Muhamedin) që nuk është i çmendur”. Sebe 46.

    Allahu i Madhëruar na lajmëroi se jobesimtarët po të kishin gjykuar në sinqeritetin dhe besnikërinë e Muhamedit, alejhi salatu ue selam, dhe në atë që u dallonte ai nga besnikëria para shpalljes  dhe po ta kishin njohur fisnikërinë e  prejardhjes dhe vendlindjes së tij, do t’i besonin atij, dhe për këtë arsye Allahu tha: “Apo ata nuk e kanë njohur të Dërguarin e tyre, prandaj e mohojnë atë?”. Muminun 69.

    Mjaftonte që vetëm ta shikosh një herë në fytyrën e tij fisnike dhe të bindesh në sinqeritetin e tij. Kjo edhe ndodhi me Abdullah ibën Selam kur i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, bëri hixhret për në Medine, e shikoi në fytyrën e tij dhe i tha: “Unë dëshmoj se fytyra jote nuk është fytyrë gënjeshtari”.

    Nëse shenjat e devotshmërisë dhe dritës së besimit paraqiten në fytyrat e njerëzve të mirë dhe të devotshmëve, atëherë si është me më të mirin e të devotshmëve dhe imamin e tyre, Muhamedin, alejhi salatu ue selam. Për këtë arsye muslimani detyrohet ta njeh të Dërguarin e tij, alejhi salatu ue selam, derisa ta njeh vlerën e tij dhe të vepron me atë që detyrohet ndaj tij, alejhi salatu ue selam.

    Imam Tahaviu, Allahu e mëshiroftë, duke e qartësuar se si duhet të jetë besimi i muslimanit në të Dërguarin e Allahut, alejhi salatu ue selam, thotë: “Muslimani duhet të beson se Muhamedi është robi i Allahut i zgjedhur, Lajmëtari i Tij dhe i Dërguari i Tij i  dalluar, vula e Pejgamberëve, imam i të devotshmëve, zotëria i të Dërguarve, i dashuri i Zotit të botëve, dhe çdo pretendim i Profecisë pas tij është e kotë dhe pabazë dhe ai është i Dërguar i njerëzve dhe xhindeve me të vërtetën dhe udhëzim  dhe me dritë dhe me shkëlqim”.

    Çdo gjë në të Dërguarin e Allahut, alejhi salatu ue selam, thërret në dashurinë e tij, ai është njeriu me prejardhje më të ndershme dhe poashtu të Dërguarit, ata janë me prejardhje më të ndershme në mesin e njerëzve. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, thonte: “Allahu dalloi fisin Kinan nga bijtë e Ismailit, dalloi fisin Kurejsh nga Kinanët, nga Kurejshët dalloi lozën e Hashimit, kurse mua më dalloi nga familja Beni Hashim”.

    Ibën Halduni, Allahu e mëshiroftë, e cek në fjalimin e tij rreth shenjave të Profecisë se nga shenjat e tyre poashtu është të jenë me origjinë më fisnike në mesin e popujve të tyre.

    Hirakli kur e pyeti Ebu Sufjanin për origjinën e Muhamedit, alejhi salatu ue selam, dhe Ebu Sufjani iu përgjigj se ai në mesin tonë është me prejardhje më të ndershme. Atëherë Hirakli i tha se unë të pyeta për origjinën e tij dhe e përmende se ai është me i miri në mesin e juaj, kështu janë të Dërguarit e Allahut, më të mirët me origjinë në mesin e popujve të tyre.

    Baballarët e Muhamedit, alejhi salatu ue selam, ose kanë qenë Pejgamber si Ibrahim dhe Ismaili, alejhim selam, ose burra me pozita dhe me nder të lartë në mesin e popujve të tyre.

    Umu Hani, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, përcjell se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Allahu i dalloi Kurejshët nga të tjerët me shtatë veçori që nuk i janë dhënë askujt para tyre dhe as do t’i jepen dikujt pas tyre: Pejgamberia është tek ata, hilafeti është tek ata, veshja e Qabesë është tek ata, dhënia ujë haxhilerëve është tek ata, ngadhënjyen me ndihmën e Allahut ndaj ushtrisë së pronarëve të elefantëve dhe të vetmit ata e adhuruan Zotin për shatë vjet, (në një transmetim tjetër për dhjetë vjet), kur të tjerët nuk e adhuronin (fjala është për të parët në Islam si Ebu Bekri, Aliu, etj.), dhe enkas për ta, pra Kurejshët, ka zbritur një kaptinë e posaçme nga Kurani, në të cilën nuk përmendet askush tjetër përveç tyre: “(Shkatërrimin e njerëzve të elefantit Allahu e bëri) për të mbrojtur fisin Kurejsh”. Kurejsh 1.

    Ai, alejhi salatu ue selam, është Ebu Kasim Muhamed ibën Abdullah ibën Abdul Mutalib ibën Hashim ibën Abdumenaf  ibën Kusaj ibën Kilab ibën Mureh ibën Kab ibën Luej ibën Galib ibën Fahër – i quajtur Kurejsh, sipas tij, fisi mori emrin, ibën Malik ibën Nadar ibën Kenaneh ibën Huzejme ibën Mudrikeh ibën Ilijas ibën Mudar ibën Nazar ibën Mead ibën Adnan. Kurse Adnani padyshim se është prej bijve të Ismailit birit të Ibrahimit, alejhim selam.

    Vendlindja e tij është Mekja, vendi më fisnik në tokë dhe vendi më i dashur tek Allahu dhe tek i Dërguari i Tij, alejhi salatu ue selam, dhe namazi në Harem është i barabartë me njëqind mijë namaze në xhamitë tjera përveç xhamisë së Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, në Medine dhe xhamisë së Aksas.

    Kurse sa i takon emrave të tij, alejhi salatu ue selam, thuhet se i ka nëntëdhjetë e nëntë emra.

    Xhubejr ibën Mutim përcjell nga baba i tij, Allahu qoftë i kënaqur nga ta, se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam,  ka thënë: “Unë i kam pesë emra. Unë jam Muhamed, Ahmed, El-Mahi- Ai me të cilin Allahu e fshin kufrin, El-Hashir- personi në shenjat e këmbëve të të cilit Allahu do t’i ngjallë njerëzimin, El-Akib-pas të cilit nuk ka profet tjetër”.

    Nga emrat e tij që janë përmendur në Kuran janë. “I mëshirshëm, pishtarë ndriçues, përgëzues, qortues, thirrës kah Allahu, besnik, i mbuluar, i mbështjellur, udhëzues, i sinqertë, i Dërguar i pendimit, i Dërguar i mëshirës, etj”.

    Nofka e tij ishte Ebu Kasim (Baba i Kasimit) sipas emrit të djalit të tij të madh i cili ishte më i madhi nga fëmijët dhe i cili vdiq para shpalljes dhe kjo nofkë nuk futet në mesin e emrave të tij.

    Përcjell Enes ibën Malik, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ishte në treg dhe një njeri i tha: O Ebu Kasim. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, u kthye dhe i tha. “Vini emrin tim, por mos vini nofkën time”.

    Kurse sa i takon grave të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, numri i dakorduar rreth grave të tij është njëmbëdhjete. Dy prej tyre kanë vdekur duke qenë i gjallë Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, dhe emrat e tyre janë : Hatixhe, Seuda, Aishe, Umu Habibe, Umu Seleme, Zejneb bint Xhehsh, Mejmuneh, Xhuvejrijeh, Safijeh, dhe dy ishin robëresha Marija dhe Rejhaneh bint Zejd dhe thuhet bint Shemun, Allahu qoftë i kënaqur nga ato.  

     Kurse sa i takon fëmijëve të tij, alejhi salatu ue selam, ai i kishte shtatë fëmi, tre djem e katër vajza.

    Djemtë ishin: Kasimi i cili ka qenë djali i parë i Pejgamberit, alejhi salatu ue selem, i cili ka lindur përpara se t’i zbriste shpallja dhe ka vdekur duke qenë fëmijë, ndërsa disa thonë se ka jetuar deri në atë moshë kur ka mundur të kalërojë.

    Abdullahu, ka qenë djali i dytë i Pejgamberit, alejhi salatu ue selem, i cili ka lindur pas shpalljes së Islamit, dha ka vdekur qysh duke qenë fëmijë.

    Ibrahimi, është djali i tretë i Pejgamberit, alejhi salatu ue selem, i cili ka lindur në vitin e tetë hixhrij, dhe i cili ka vdekur si foshnje shtatëmbëdhjetë apo tetëmbëdhjetë muajsh.

    Vajzat ishin: Zejnebi, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, e cila ka qenë vajza më e madhe e Pejgamberit, alejhi salatu ue selem. Ka lindur pesë vite pas martesës së tij, ndërsa ka vdekur në fillim të vitit të tetë të hixhrij. Dhe e martoi Ebu As ibën Rebia, Allahu qoftë i kënaqur nga ai.  

    Rukija, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, e cila ka lindur tre vite pas Zejnebit, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, ndërsa ka vdekur në kohën e Betejës së Bedrit dhe ishte gruaja e Othman ibën Afanit, Allahu qoftë i kënaqur nga ai.

    Umu Kulthumi, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, ka lindur pas Rukijes dhe ka vdekur në vitin e nëntë hixhrij dhe poashtu ka qenë gruaja e Othman ibën Afanit, Allahu qoftë i kënaqur nga ai. .

    Fatimja, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, ka lindur pesë vite para shpalljes së Islamit, ndërsa ka vdekur gjashtë muaj pas vdekjes së Pejgamberit, alejhi salatu ue selem, dhe është martuar me Aliun, Allahu qoftë i kënaqur nga ai.

     Kurse sa i takon pamjes së tij të bukur dhe cilësive të tij larta:

    Ai, alejhi salatu ue selam, ishte i bukur dhe tërheqës. Me sy të zi, me shikim të thellë të rrethuar me qepalla të dendura dhe të gjata. Në zërin e tij ndihej ngjirje. Me qafë të gjatë. Symadh. Sysurmë. Me vetulla të gjata e të bukura, as të holla e as të trasha. Me flokë shumë të zeza. Kur heshte, u shquante qëndrimi i tij dinjitoz dhe maturia, e kur fliste, e frymëzonte shkëlqimi dhe eleganca. Njeriu më i bukur dhe më elegant prej së largu, e edhe më i bukur dhe më tërheqës prej së afërmi. Ka pasur gojë të bukur dhe sy të mëdhenj. Nuk ka qenë i trashë. Ka qenë shtat mesatar, shpatullgjerë. Flokët i kishte të gjata gjer te pulpat e veshëve. I kishte flokët gjysmë kaçurrela të zeza, si dhe mjekrën e dendur dhe të zezë. Më parë flokët i mbante të lëshuar, nga dëshira që t’i imitonte Pejgamberët e mëhershëm, e pastaj i mblidhte në kokë. Kur gëzohej, fytyra i shndriste sikur të ishte një copë hëne.

    Enesi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, thotë: “As ambrit as miskut nuk i vinte erë më e këndshme se e lëkurës së Muhamedit, alejhi salatu ue selam“.

    Allahu i Madhëruar e ruajti dhe e mbrojti të Dërguarin e Tij, Muhamedin, alejhi salatu ue selam, para shpalljes në fëmijërinë e tij nga fëlliqësirat e injorancës. U kujdes për të, e zgjodhi në mesin e njerëzve, ia ngriti vlerën dhe emrin dhe nga ajo mbrojtje ishte mbrojtja e tij nga idhujtaria dhe ai nuk e adhuroi askënd tjetër përveç Allahut. Përcillet se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, i kishte pas thënë Hatixhes: “Oj Hatixhe, pasha Allahun nuk e adhuroj Latin dhe Uzën( dy idhuj që adhuroheshin nga Kurejshët)”.

    Poashtu ai, alejhi salatu ue selam, nuk i hante kafshët të cilat thershin për idhujt e jo për Allahun.

    Poashtu ai, alejhi salatu ue selam, para shpalljes qëndronte ditën e Arafatit në Arafat në kundërshtim me atë që e shpikën populli i tij nga mos qëndrimi i tyre në Arafat dhe më vonë edhe sheriati i Muhamedit, alejhi salatu ue selam, erdhi me ligjin e qëndrimit në Arafat ditën e Arafatit ashtu siç tha edhe Allahu i Madhëruar: “Mandej, kthehuni, siç kthehen të gjithë të tjerët”. Bekare 199.

    Xhubejr ibën Mutim, Allahu qoftë i kënaqur nga ai,  tregon: “Ditën e Arafatit më humbi deveja dhe dola për ta kërkuar, kur pashë Pejgamberin, alejhi salatu ue selam,  duke qëndruar në Arafat. Thashë me vete: “Për Allah! Ai është nga Hums. Ç’do ai këtu? Ç’e ka sjellë atë këtu?”.

    Poashtu Allahu e mbrojti nga shpalosja e pjesëve të turpshme apo të paraqitet lakuriq.

    Xhabir ibën Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell dhe thotë: “Kur është rindërtuar Qabeja, ka shkuar Pejgamberi, alejhi salatu ue selam,  dhe Abbasi të bartin gurë, dhe Abbasi i ka thënë Pejgamberit, alejhi salatu ue selam: “Vëre një teshë në qafë”. Ai pastaj është rrëzuar për tokë i trullosur, me sy të drejtuar kah qielli dhe ka thënë: “Më jep pjesën e poshtme të teshave të mia. Më jep pjesën e poshtme të teshave të mia”. Pastaj e shtrëngoi rreth vetes”.

    Kurse sa i takon lindjes së tij, alejhi salatu ue selam: u lind në familjen Beni Hashim në Mekë, në mëngjesin e ditës së hënë, më nëntë rebiul evel, thuhet poashtu tetë, dhjetë, dymbëdhjetë, dhe në këtë të fundit anojnë shumica e dijetarëve, në vitin e parë të ngjarjes me “elefantin”, ose dyzet vjet pas sundimit të mbretit persian Kisras.

    Gruaja që ndihmoi në lindjen e tij emërtoheshe me emrin Umu Ejmen kurse gruaja e parë që i ka dhënë gji, pas nënës së vet, ka qenë Thuvejbia, e mbrojtura e Ebu Lehebit.

    I është thënë të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, se si është fillimi i çështjes tënde?

    Është përgjigjur, alejhi salatu ue selam: “Unë jam lutja e Ibrahimit, përgëzimi i Isait, dhe nëna ime ka parë se nga ajo ka dalë një dritë e madhe, nga e cila kanë shkëlqyer pallatet e Shamit”.

     Thënia e tij lutja e Ibrahimit, alejhi selam, është thënia e Allahut: “O Zoti ynë! Dërgo tek ata një të dërguar nga gjiri i tyre, që t’u lexojë shpalljet e Tua, t’ua mësojë Librin dhe Urtësinë (rregullat e fesë) e t’i pastrojë (nga gjynahet)! Vërtet, Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti!”. Bekare 129.

    Përgëzimi i Isait, alejhi selam, është ai që na e tregoi Allahu në Kuran: “Dhe për t’ju sjellë lajmin e gëzueshëm për një të dërguar, emri i të cilit është Ahmed, që do të vijë pas mej”. Saf 6.

    Kurse për thënien e tij “nëna ime ka parë se nga ajo ka dalë një dritë e madhe, nga e cila kanë shkëlqyer pallatet e Shamit”, ibën Rexheb el Hanbeli thotë: “Dalja e kësaj drite në momentin e lindjes është argument i ardhjes së tij me dritë që do të udhëzohen  banorët e tokës dhe do të largohet nga ajo errësira e shirkut ashtu siç thotë Allahu në Kuran: “O ithtarët e Librit! Juve ju erdhi i Dërguari Ynë, i cili ju shpjegon gjëra nga ato që i keni fshehur ju prej Librave (Teuratit dhe Ungjillit) dhe ju fal shumë. Juve ju erdhi prej Allahut dritë (I Dërguari) dhe Libër i qartë (Kurani), me të cilin Allahu i drejton ata që ndjekin pëlqimin e Tij, në rrugën e shpëtimit, i nxjerr nga errësira në dritë me lejen dhe vullnetin e Vet dhe i shpie në rrugën e drejtë”. Maide 15-16.

    Dhe poashtu tha: “Prandaj, ata që do ta besojnë, përkrahin dhe nderojnë atë, duke ndjekur dritën që është zbritur me të, pikërisht ata janë të fituarit”. Earaf 157.

    Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, thotë. “Veçimi i Shamit në hadith se do të paraqitet drita atje aludon në përqendrimin e fesë së tij dhe profecisë së tij në shtetet e Shamit dhe për këtë arsye Shami para Kiametit do të jetë fortesë e Islamit dhe muslimanëve dhe në të do të zbrit Isa, alejhi selam, në lindje të Damaskut tek minarja e bardhë, dhe për këtë në një hadith ka ardhur se: “Do vazhdojë të jetë një grup nga Umeti im të patundur nën urdhrin e Allahut, ata nuk do të dëmtohen nga kushdo që i kundërshton”.

    Në një transmetim që e shënon imam Buhariu, Allahu e mëshiroftë: “Ata do të jenë në Sham”.

     SHEJH AHMED FERID

    Nga arabishtja. Irfan JAHIU