Category: Akide

  • Rukja (shërimi me Kuran dhe Sunet)

    Rukja (shërimi me Kuran dhe Sunet)

    Transmeton Abdullah ibn Mes’udi [Allahu qoftë i kënaqur me të] se ka dëgjuar të Dërguarin [salallahu alejhi ve selem] duke thënë: “Rukjet, hajmalit dhe tivelet janë shirk”

    Transmeton Aisheja [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka lejuar veprimin e rukjes për të gjitha gjërat që japin zjarmi. Transmeton Aisheja [Allahu qoftë i kënaqur me te] se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] fryente veten e tij me dy suret “El-felek dhe En-nas”, në sëmundjen nga e cila vdiq, e kur u rëndua i fryja unë dhe e prekja me dorën e Tij përshkak bereqetit të dorës së Tij. Mutefeku alejhi.

    Transmeton Aisheja [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] kur u lexonte (për shërim) dikujt nga familja e tij, e vendoste doren e tij të djathtë (në vendin e dhimbjes) dhe lexonte:” O Allah, Zoti i njerëzve largoje sëmundjen dhe shëroje ngase Ti je Shëruesi, nuk ka shërim përveç shërimit tënd, shërim i cili nuk le sëmundje. Mutefekun alejhi.

     

    Shpjegim:

    Rrukja është  lexim të sëmurit duke i fryer ose e mbajtur dorën në vendin e dhimbjes dhe kjo është e lejuar nëse i lexohet të sëmurit nga Kur’ani apo lutje të sakta që nuk përmbajnë shirk apo kërkim ndihme nga dikush tjetër përveç Allahut.

     

    Dobitë:

    1.Lejimi i rukjes me Kur’an dhe lutje të sakta.

    2.Ndalimi i rukjes që nuk bëhet me lexim të Kur’anit dhe lutjeve të sakta.

    3.Nëse rukja përmban lutje drejtuar  tjetër kujt përveq Allahut është shirk i madh.

    4.I lejohet njeriut të i lexon vetes dhe nuk është patjetër të jetë leximi nga tjetër kush.

     

    Përktheu nga gjuha arabe :

    Florim Islami 

    www.thirrjaislame.com

     

  • Magjia

    Magjia

    Allahu i Lartmadhëruar thotë: e hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që e thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte i pafe, por djajt ishin të pafe, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (ndoqën) Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se ti thonin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pafe!”E mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejën e Allahut me atë askujt nuk mund t’i bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë(magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit). Po ta dinin, ata se për çka e shitën vetveten, ajo është shumë e keqe.  Sureja El-Bekare,  ajeti 102.

    Allahu i Lartmadhëruar thotë: ..e magjistari nuk do te ketë sukses kudo qoftë. Surejs Ta-ha, ajeti  69.

    Transmeton Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari i Allahut ka thënë: “ Largojuni shtatë (mëkateve) shkatërruese. Thanë cilat janë ato, o i Dërguar i Allahut? Tha: Shirku, magjia, mbytja e njeriut pa të drejt e që e ka ndaluar Allahu, ngrënia e kamatës, ngrënia e pasurisë së jetimit, kthyerja e shpinës kur takohen dy palët (ikja nga fronti) dhe shpifja ndaj grave të ndershme muslimane. Mutefekun alejhi.

    Shpjegimi:

    Magjia është nga mëkatet e mëdha që e shkatërron atë që bën magji në këtë botë dhe në botën tjetër.

    Magjistari i cili ndihmohet nga djajtë dhe i afrohet atyre duke ia përkushtuar atyre adhurimin përveç Allahut, është mosbesimtarë, nuk lejohet shkuarja tek ai apo kërkimi ndihmë nga ai.

    Dobitë:

    1.Ndalimi i magjisë dhe se ajo  është nga mëkatet shkatërruese.

    2. Magjia është nga negacionet e islamit me argument nga fjala e Allahut: ne jemi sprovim andaj mos bëni mosbesim dhe se kjo vepër nuk bëhet vetëmse duke ia përkushtuar adhurimin djajve.

    3. Ndalimi i shkuarjes te magjistarët apo lidhja reciproke.

    Përktheu nga gjuha arabe;

    Florim Islami

    www.thirrjaislame.com

  • Ndalimi i shkuarjes te falltari, astrologu dhe paradëftuesi

    Ndalimi i shkuarjes te falltari, astrologu dhe paradëftuesi

    Allahu i Lartmadhëruar thotë: Thuaj: “Askush veç Allahut as në qiej, as në tokë nuk e di të fshehtën, as nuk e dinë se kur ringjallen!”

    Transmetojnë disa nga gratë e Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Kush shkon te paradëftuesi dhe e pyet për diçka, nuk pranohet namazi i tij dyzet netë” .Transmeton Muslimi.

    Transmeton Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Kush shkon te falltori dhe i beson atij në atë që thotë, ose ai që i ofrohet gruas së tij në kohën e menstruacioneve, apo në prapanicë, është distancuar nga ajo që i është zbritur Muhamedit [salallahu alejhi ve selem]. Transmeton Ebu Davudi.

    Transmeton Aisheja [Allahu qoftë i kënaqur me te] “se disa njerëz pyetën të Dërguarin për falltorët? i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] tha: Ata nuk janë gjë. Pyetën: Ndonjëherë lajmërojnë për diçka dhe ndodhë ashtu? i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] tha: Ajo është fjalë që xhinni(djalli) e grabit dhe e hedhë në veshin e mikut të tij, e pastaj ata i përzijnë me atë njëqindë gënjeshtra”.

    Shpjegim:

    Gajbi është prej çështjeve të cilat Allahu e ka vecuar me të veten e Tij dhe ka lajmëruar se gajbin nuk e dinë ndonjë melek i afërt e as Pejgamberë i dërguar.

    Kush pretendon se e dinë të fshehtën (gajbin) ai është falltorë, gënjeshtar edhe nëse ia qëllon ndonjëherë.

    Nuk lejohet të pyetet ose të shkohet të ai (falltori) dhe kush pretendon se e dinë të fshehtën apo beson se ndonjë krijesë e dinë të fshehtën, ai është mosbesimtarë ngase ka përgënjeshtruar Kur’anin dhe sunnetin.

    Dobitë:

    1. Ndalohet shkuarja te falltorët dhe paradëftuesit ngase ata pretendojnë se dinë të fshehtën, atë që ka ndodhur dhe që do të ndodhë.

    2.  Falltori ose paradëftuesi mund  të thotë të vërtetën në një fjalë, mirëpo e përzien me njëqindë gënjeshtra.

    3. Në fallë hynë edhe ajo që thuhet leximi i vijave të pëllëmbës, leximi i filxhanit dhe leximi i letrave.

    Përktheu nga gjuha arabe;

    Florim Islami

    www.thirrjaislame.com

  • Dispozita e hajmalive

    Dispozita e hajmalive

    Allahu i Lartmadhëruar thotë:….thuaju: “ Më tregoni pra, për ata që i adhuroni, pos Allahut, nëse Allahu më godit mua me ndonjë të keqe, a munden ta largojnë ata atë te keqe, ose,nëse Allahu dëshiron ndonjë të mirë ndaj meje, a munden ta pengojnë ata të mirën e Tij?”

    Thuaju: “Mua më mjafton Allahu. Vetëm atij i mbështeten të mbështeturit”.  Sureja Ez-Zumer ajeti  38.

    Transmeton Ukbete ibn Amir [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Kush mban hajmali, Allahu mos ia plotësoftë atij (atë që e dëshiron nga shërimi apo mbrojtja), ndërsa në transmetim tjetër thotë: “Kush mban hajmalinë ka bërë shirk. Shejhul Albani konsideron se  hadithi është i saktë.

    Transmeton Abdullah ibn Akim [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “ Kush mban diçka (nga hajmalit ose tjetër gjë me qëllim shërimi ose mbrojtje nga të këqiat) lihet në mbështetjen e saj. Transmeton Tirmidhiu.

    Transmeton Abdullah ibn Mes’udi [Allahu qoftë i kënaqur me të] se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “Rukja (leximi i teksteve te pakuptuara të sëmurit me qëllim shërimi,e që nuk janë nga Kur’ani), hajmalit dhe Tiveleh (llojë i hajmalis që e mbanë gruaja me qëllim të bëhen e dashur te bashkshorti i saj), janë shirk. Transmeton Ahmedi dhe Ebu Davudi).

    Shpjegimi:

    Hajmali është ajo që e mban njeriu për mbrojtje nga syri, qoftë  ashtë, apo pej ose diçka e ngjashme. Kush e mban këtë dhe zemra e tij është e lidhur për të, i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] ka bërë lutje që atij personi mos t’i plotësohet dëshira që ka pasur në kërkimin e dobisë dhe mbrojtjes nga të këqiat, dhe mbajtja e saj është shirk

    .

    Dobitë:

     1.Kush e mban hajmalinë me bindje se ajo bën dobi ose dëm ka bërë shirk të madh (është bërë i pafe), ngase ka besuar se dobia dhe dëmi mund të vijë nga tjetër kush përveç Allahut, e kush beson se ajo është vetëm shkak i së mirës ose i së keqes ka bërë shirk të vogël (mëkat të madh mirëpo nuk është bërë i pafe).

     2. Nuk lejohet mbajtja e hajmalive edhe nëse në të është shkruar nga Kur’ani, ngase sahabët nuk e kanë vepruar, pastaj është mjet për të mbajtur edhe hajmali tjera dhe mund të vij deri te nënçmimi i Kur’anit.

     3.Në këtë ndales hynë edhe mbajtja e ndonjë gjëje ose Kur’anit ne veturë për mbrojtje nga syri.

    Përktheu nga gjuha arabe :

    Florim Islami

    www.thirrjaislame.com

  • Rreziku i syefaqësisë dhe se a është syefaqësia nga shirku

    Rreziku i syefaqësisë dhe se a është syefaqësia nga shirku

    Transmeton Ebu Seid ibn Fedale [Allahu qoftë i kënaqur me të] se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut [salallahu alejhi ve selem]duke thënë: “Kur Allahu t’i mbledhë të parët dhe të fundit (nga njerëzit) në ditën e gjykimit, që nuk ka dyshim në të, thërret një thirrrës: kush i ka shoqëruar Allahut në ndonjë vepër që e ka vepruar për Allahun, le ta kërkojë shpërblimin nga ai, ngase Allahu ëshë më i panevojshmi për shirk. Ttransmeton Tirmidhiu.

    Transmeton Ebu Seid El-Hudri [Allahu qoftë i kënaqur me të ] dhe thotë: “ Një ditë, doli i Dërgari i Allahut tek ne, ne  ishim duke biseduar  për dexhallin, I Dërguari i Allahut tha: A dëshironi të ju lajmërojë për atë që më së shumti më frikëson për ju se sa çështja e Dexhallit?

     Thamë: po si jo, O i Dërguar i Allahut, tha shirku i fsheht, ngrihet njeriu të falë namaz e pastaj kur të sheh se dikush e shikon, e zbukuron namazin e tij” Ttransmeton ibn Maxheh.

    Nga Ebu Hurejreja [Allahu qoftë i kënaqur me të] se ka dëgjuar të Dërguarin duke thënë: Njerëzit e parë që gjykohen në ditën e kijametit janë:Njeriu i cili ka rënë dëshmorë, sillet në ditën e kijametit e Allahu ia përmendend dhuntit e Tij e ai i kujton,mandej i thotë çfarë ke vepruar me ato dhunti?  Kam luftuar vetëm për të arritur kënaqësin tënde deri sa jam mbytur,përgjigjet njeriu. I thotë Allahu:gënjen,ke luftuar që të thuhet se je i guximshëm dhe është thënë,pastaj urdhërohen (melekët) që ta marrin, tërhiqet zvarrë dhe hudhet në zjarr.

    Njeriu që ka marr dituri, i ka mësuar të tjerët dhe e ka lexuar kur’anin,bihet dhe Allahu ia përmend dhuntit e tij ndaj tij e ai i kujton(i pranon), e pyet çfarë ke vepruar me ato? Kam kërkuar diturin, ia kam mësuar të tjerve dhe kam lexuar kur’anin,gjithë këtë e kam bër për të arritur vetëm kënaqësin tënde,përgjigjet njeriu. I thotë Allahu: gënjen.ke kërkuar diturin që të thuhet se je dijetar dhe e ke lexuar kur’anin që të thuhet se je lexues i kur’anit dhe është thënë. Mandej urdhërohen (melekët)që ta marrin, tërhiqet zvarrë dhe hudhet ne zjarrë.

    Dhe njeriut që Allahu ia ka lehtësuar (jetën) i ka dhuruar pasuri nga të gjitha llojet, sillet dhe Allahu ia përmendë dhuntit e Tij e ai i kujton. I thotë Allahu:çfarë ke vepruar me ato? Nuk kam lënë ndonjë vepër për të cilën dëshiron që të shpenzohet nga pasuria,vetëmse kam shpenzuar në atë rrugë, vetëm për të arritur kënaqësin tënde, përgjigjet njeriu. I thotë Allahu: gënjen.ke shpenzuar që të thuhet se je bujar,dhe është thënë. Pastaj urdhërohen (melekët) që ta marrin, tërhiqet zvarrë dhe hudhet në zjarrë.(muslimi në sahihun e tij).

    Shpjegimi:

    Syefaqësi është të zbukurosh adhurimin për njerëzit. I Dërguari i Allahut këtë vepër e ka llogaritur nga shirku dhe ia ka tërhequr vërejtjen ummetit të Tij nga ajo, ngase kjo vepër i fshehet atyre të cilëve kanë rënë në këtë llojë të shirkut dhe i prish veprat e mira.

    Dobitë:

    1.Frikësimi i të Dërguarit [salallahu alejhi ve selem] për shokët e Tij nga syefaqësia, është vërejtje atyre që nuk janë në gradën e Sahabëve që të kenë kujdes nga ajo.

    2.Se njeriu i devotshëm mundë të bie në syefaqësi duke mos e vërejtur.

    3.Se vepra e atij që e kryen për syeafqësi nuk është e pranuar.

    4.Kërcënimi i ashpër atyre që veprojnë për syefaqësi.

    Përktheu nga gjuha arabe ;

    Florim Islami

    www.thirrjaislame.com

  • Rreziku i syefaqësisë

    Rreziku i syefaqësisë

    Transmeton Ebu Seid ibn Fedale [Allahu qoftë i kënaqur me të] se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut [salallahu alejhi ve selem]duke thënë: “Kur Allahu t’i mbledhë të parët dhe të fundit (nga njerëzit) në ditën e gjykimit, që nuk ka dyshim në të, thërret një thirrrës: kush i ka shoqëruar Allahut në ndonjë vepër që e ka vepruar për Allahun, le ta kërkojë shpërblimin nga ai, ngase Allahu ëshë më i panevojshmi për shirk. Ttransmeton Tirmidhiu.

    Transmeton Ebu Seid El-Hudri [Allahu qoftë i kënaqur me të ] dhe thotë: “ Një ditë, doli i Dërgari i Allahut tek ne, ne  ishim duke biseduar  për dexhallin, I Dërguari i Allahut tha: A dëshironi të ju lajmërojë për atë që më së shumti më frikëson për ju se sa çështja e Dexhallit?

    Thamë: po si jo, O i Dërguar i Allahut, tha shirku i fsheht, ngrihet njeriu të falë namaz e pastaj kur të sheh se dikush e shikon, e zbukuron namazin e tij” Ttransmeton ibn Maxheh.

    Nga Ebu Hurejreja [Allahu qoftë i kënaqur me të] se ka dëgjuar të Dërguarin [salallahu alejhi we selem] duke thënë: Njerëzit e parë që gjykohen në ditën e kijametit janë:Njeriu i cili ka rënë dëshmorë, sillet në ditën e kijametit e Allahu ia përmendend dhuntit e Tij e ai i kujton,mandej i thotë çfarë ke vepruar me ato dhunti?  Kam luftuar vetëm për të arritur kënaqësin tënde deri sa jam mbytur,përgjigjet njeriu. I thotë Allahu:gënjen,ke luftuar që të thuhet se je i guximshëm dhe është thënë,pastaj urdhërohen (melekët) që ta marrin, tërhiqet zvarrë dhe hudhet në zjarr.

    Njeriu që ka marr dituri, i ka mësuar të tjerët dhe e ka lexuar kur’anin,bihet dhe Allahu ia përmend dhuntit e tij ndaj tij e ai i kujton(i pranon), e pyet çfarë ke vepruar me ato? Kam kërkuar diturin, ia kam mësuar të tjerve dhe kam lexuar kur’anin,gjithë këtë e kam bër për të arritur vetëm kënaqësin tënde,përgjigjet njeriu. I thotë Allahu: gënjen.ke kërkuar diturin që të thuhet se je dijetar dhe e ke lexuar kur’anin që të thuhet se je lexues i kur’anit dhe është thënë. Mandej urdhërohen (melekët)që ta marrin, tërhiqet zvarrë dhe hudhet ne zjarrë.

    Dhe njeriut që Allahu ia ka lehtësuar (jetën) i ka dhuruar pasuri nga të gjitha llojet, sillet dhe Allahu ia përmendë dhuntit e Tij e ai i kujton. I thotë Allahu:çfarë ke vepruar me ato? Nuk kam lënë ndonjë vepër për të cilën dëshiron që të shpenzohet nga pasuria,vetëmse kam shpenzuar në atë rrugë, vetëm për të arritur kënaqësin tënde, përgjigjet njeriu. I thotë Allahu: gënjen.ke shpenzuar që të thuhet se je bujar,dhe është thënë. Pastaj urdhërohen (melekët) që ta marrin, tërhiqet zvarrë dhe hudhet në zjarrë.(muslimi në sahihun e tij).

    Shpjegimi:

    Syefaqësi është të zbukurosh adhurimin për njerëzit. I Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] këtë vepër e ka llogaritur nga shirku dhe ia ka tërhequr vërejtjen ummetit të Tij nga ajo, ngase kjo vepër i fshehet atyre të cilëve kanë rënë në këtë llojë të shirkut dhe i prish veprat e mira.

    Dobitë:

    1.Frikësimi i të Dërguarit [salallahu alejhi ve selem] për shokët e Tij nga syefaqësia, është vërejtje atyre që nuk janë në gradën e Sahabëve që të kenë kujdes nga ajo.

    2.Se njeriu i devotshëm mundë të bie në syefaqësi duke mos e vërejtur.

    3.Se vepra e atij që e kryen për syeafqësi nuk është e pranuar.

    4.Kërcënimi i ashpër atyre që veprojnë për syefaqësi.

    Përktheu nga gjuha arabe ;

    Florim Islami

    www.thirrjaislame.com

  • Shirku,dhe largimi nga ai

    Shirku,dhe largimi nga ai

    Allahu i Lartmadhëruar thotë : Me të vërtet shirku është padrejtësi e madhe .Sureja Lukman ajeti 13.

    Allahu i Lartmadhëruar thotë : Me të vërtet Allahu nuk e fal t’i bëhet shirk atij ndërsa mëkatet tjera ia fal atij që do. Sureja En-Nisa ajeti 48.

     Allahu i Lartmadhëruar thotë : Të është shpallur Ti (Muhamed) dhe atyre që ishin para teje (pejgamberëve që ishin para teje), nëse i shoqëron (Allahut) do të humbet vepra yte dhe do të jesh prej të humburve. Sureja Ez-Zumer  ajeti 65.

    Transmeton Xhabiri [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem]

    : “ Kush e takon Allahun duke mos i shoqëruar askend, do të hyj në xhennet dhe kush e takon duke i shoqëruar Atij dikend hyn do të hyj në zjarr” Transmeton Muslimi.

    Transmeton Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari i allahut ka thënë: “ Largojuni shtatë (mëkateve) shkatërruese. Thanë cilat janë ato? Tha:Shirku, magjia, mbytja e njeriut pa të drejt e që e ka ndaluar Allahu, ngrënia e kamatës, ngrënia e paurisë së jetimit, kthyerja e shpinës kur takohen dy palët (ikja nga fronti) dhe shpifja ndaj grave të ndershme muslimane. Mmutefekun alejhi .

    Nga Muadh ibn Xhebeli [Allahu qoftë i kënaqur me të] thotë: “Isha hypur në gomar mbrapa të Dërguarit të Allahut e Ai më tha: “O Muadh a e dinë Ç’far është e drejta e Allahut te njerëzit dhe e drejta e njerëzve te Allahu? Thashë: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dijnë më së miri. Tha: E drejta e Allahut te njerëzit është, që ata ta adhurojnë Atë dhe mos ti shoqërojnë në adhurim askend, ndërsa e drejta e njerëzve te Allahu është që mos të dënojë atë që nuk i shoqëron në adhurim”Mutefekun alejhi.

    Shpjegim:

    Shirk domethënë të barazosh dikë me Allahun në veçorit e Allahut, shirku është mëkati më i shëmtuar dhe më i madhi nga gjitha mëkatet tjera, nuk ia fal Allahu atij që vdes me këtë mëkat dhe do të jetë në zjarr përgjithmonë, ngase ka bërë padrjetësi në atë që e ka pasur obligim ndaj Allahut.

    Dobitë:

     1.Rreziku i shirkut dhe obligimi që të kemi kujdes nga ai.

    2.Se Allahu nuk e fal shirkun vetëm me pendim dhe nuk është i njejtë me mëkatet tjera, nëse dëshiron Allahu e fal mëkatarin e nëse dëshiron e dënon.

     3.Kush vdes me shirk, i humb veprat e mira që i ka vepruar .

    4.Është shkak që njeriu të mbet në zjarr përgjithmonë.

    Përktheu nga gjuha arabe :

    Florim Islami

    www.thirrjaislame.com

  • Vlera e tevhidit

    Vlera e tevhidit

    Allahu i Lartmadhëruar thotë : “Nuk i krijova xhinnët dhe njerëzit për diç tjetër, përveç që të më adhurojnë mua” Edh-Dharijat ajeti  56.  

    Allahu i Lartmadhëruar thotë : “Ne kemi dërguar te çdo popull të Dërguar që tu thotë: adhuroni Allahun dhe largojuni adhurimit të djallit” En-Nehl ajeti 36.

    Transmetohet nga Xhabiri [Allahu qoftë i kënaqur me të] se I Dërguari i Allahu [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Kush e takon Allahun duke mos i shoqëruar askënd do të hyj në xhennet dhe kush e takon Allahun duke i shoqëruar dikë, do të hyjë në zjarr” Transmeton Muslimi.

    Nga Muadh ibn Xhebeli [Allahu qoftë i kënaqur me të] thotë: “Isha hypur në gomar mbrapa të Dërguarit të Allahut e Ai më tha: “O Muadh a e dinë Ç’far është e drejta e Allahut te njerëzit dhe e drejta e njerëzve te Allahu? Thashë: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dijnë më së miri. Tha: E drejta e Allahut te njerëzit është, që ata ta adhurojnë Atë dhe mos ti shoqërojnë në adhurim askend, ndërsa e drejta e njerëzve te Allahu është që mos të dënojë atë që nuk i shoqëron në adhurim” Mutefekun alejhi.

     Shpjegim:

    Tevhidi është prej veprave të mira më të mëdha dhe esenca e tyre që don të thotë: njëshmëria e Allahut në adhurim dhe mohimi në gjithë atë që adhurohet përveç Allahut.

    Për këtë qëllim Allahu i ka krijuar xhinnët dhe njerëzit dhe ka dërguar Pejgamberët [paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ta]. Prandaj Allahu u ka premtuar atyre që e realizojnë tevhidin në jetën e tyre, se do të hyjnë në xhennet edhe nëse kan bërë mëkate.

     Dobitë: 

    1.Vlera e tevhidit e që është vepra më e mirë dhe më e madhe me të cilën hynë njeriu në xhennet, shpëton nga zjarri dhe është kusht për hyrjen në xhennet.

    2.Tevhidi është qëllimi final i krijimit të xhinnëve dhe njerëzve dhe për shkak tevhidit Allahu i ka dërguar Pejgamberët.

    Përktheu nga gjuha arabe:

    Florim Islami

    www.thirrjaislame.com

  • Bazat e besimit

    Bazat e besimit

    Allahu i Lartmadhëruar  thotë : Nuk është tërë e mira (e kufizuar) të ktheni fytyrat tuaj kah lindja ose perendimi, por mirë si e vërtet është ajo e atij që i beson Allahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do, ua jep të afërmëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e falë namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit}.  Sureja El-Bekare ajeti 177.

    Transmetohet nga [Allahu qoftë i kënaqur me të] se ka thënë: “Një ditë ishim duke ndenjur tek i Dërguari i Allahu [salallahu alejhi ve selem] kur u duk një njeri me rroba shumë të bardha dhe flokë shumë të zeza. Në të nuk hetohej shenja e udhëtimit dhe askush prej nesh nuk e njohëm. U ul pranë Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] duke i mbështetur gjunjët e vet në gjunjët e tij, i vendosi duart e veta në kofshën e tij dhe tha: “O Muhammed, më trego ç’është Islami?”

     I Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] tha: “Islami është të dëshmosh se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Allahut, ta kryesh namazin, ta ndash zekatin, ta agjërosh Ramazanin, ta vizitosh Qa’benë, nëse ke mundësi ta bësh këtë!” Ai tha: “Të vërtetën e the”. Ne u çuditëm: Po e pyet dhe po ia vërteton.

    Ai tha: “Më trego ç’është Imani? (Pejgamberi) Tha: “Të besosh Allahun, engjëjt e Tij, librat eTij, të dërguarit e Tij, Ditën e fundit dhe të besosh në të caktuarit e Tij të të mirës dhe të keqes”. Tha: “Të vërtetën e the”.

     Tha: “Më trego ç’është ihsani?” (Pejgamberi) Tha: “Ta adhurosh Allahun sikur ta shohësh, sepse edhe pse ti nuk e sheh, Ai vërtet të sheh ty”.

    Tha: “Më trego ç’është çasti (i fundit, Dita e shkatërimit)?” (Pejgamberi) Tha: “Për këtë i pyeturi nuk di më shumë nga ai që pyet”.

    Tha: “Më trego mbi shenjat e tij?” (Pejgamberi) Tha: “Kur robëresha t’i i lindë vetes zonjushë, kur të shihen barinjtë këmbëzbathur, të zheshur e të mjerë se si garojnë në ndërtimin e gadinave të mëdha”. Pastaj shkoi, kurse unë mbeta një kohë. Pastaj (i Dërguari) tha: “O Umer, a e di kush ishte pyetësi?” Thashë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij më së miri e dinë”. Tha: “Vërtet ishte Xhibrili, erdhi t’ua mësojë fenë tuaj”.

    Shpjegim:

    Imani i ka gjashtë baza mbi të cilat ngrihet e që Xhibrili alejhi sekam  e pyeti të Dërguarin [salallahu alejhi ve selem] për t’i ditur ummeti e t’i mësojnë.

    Dobitë:

     1.Imani ka gjashtë shtylla nuk ngrihet vetëmse me to.

    2.Këta shtylla janë: besimi në Allahun, Melekët, Libërat e Tij, të Dërguarit e Tij, në ditën e gjykimit dhe në atë që e ka caktuar Allahu.

    3. Kush mohon diçka nga këto baza është jobesimtarë.

    Përktheu nga gjuha arabe :

    Florim islami

    www.thirrjaislame.com

  • Muslimani dhe festat e tij

    Muslimani dhe festat e tij

    Dije vëlla i nderuar musliman, Allahu të mëshiroftë, se çdo fe dhe çdo popull i ka festat e veta, me të cilat i manifeston bindjet dhe pikëpamjet e tij, ku festa njëherit paraqet shenjat dhe simbolet më të rëndësishme që posedon një fe apo popull. Ndërkaq në islam, festat janë të kufizuara vetëm në dy bajramet, bajramin e fitrit dhe bajramin e kurbanit, argument për këtë janë argumentet e përgjithshme dhe të veçanta nga Kurani, Suneti i të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ue selem) dhe konsensusi i muslimanëve.

    Argumenti i parë:

    Fjala e Allahut të Lartësuar ku thotë: “Ne për secilin nga ju kemi sjellë një ligj dhe një rrugë të qartë”. El Maideh, 48 Dhe thotë: “Ne kemi caktuar për çdo popull rregulla fetare, sipas të cilave ata shkojnë”. El Haxh, 67. Dhe thotë: “Çdokush ka një drejtim (kible) nga i cili kthehet”. El Bekare, 148.

    Imam Ibn Tejmijeh (rahimehullah) duke komentuar këto tri ajete thotë: “Allahu i Lartësuar e ka obliguar këtë specifikë dhe veçim për secilin popull me drejtimin (kiblën) dhe legjislacionin
    (sheriatin) e tyre, ngase shkronja “Lam” (te fjala:
    لككك كككك ل
    li kul-li: çdokush, secili) aludon në specifikë, pra, të qënit diçka e veçantë për dikë, andaj, nëse jehudët kanë festën e tyre dhe të krishterët festën e tyre, atëherë ata janë të veçuar me to, e që ne nuk i shoqërojmë në to, ashtu siç nuk i shoqërojmë ata në kiblën dhe sheriatin e tyre. E gjithashtu në bazë të kësaj, nuk i lëm ata të na shoqërojnë në festën (bajramin) tonë”. [“Iktida Siratil Mustekim” (1/501)].

    Argumenti i dytë:

    Allahu i Lartësuar duke i lavdëruar robërit e Tij besimtarë ndër tjerash thotë:

    “Dhe ata të cilët nuk dëshmojnë në të kotën (gënjeshtrën)”. El Furkan, 72.

    Abdullah ibn Abasi (radijallahu anhu) tha te fjala “nuk dëshmojnë”: nuk marrin pjesë në “Festën e idhujtarëve”.

    Këtë e pohuan edhe imamët e shquar nga tabi’inët, si: Muxhahidi, Dahaku, Ebul Alijeh, Tavusi e të tjerë, në komentin e këtij ajeti, thanë se është për qëllim: “Festa e idhujtarëve”.

    Ndërsa, imam Muhamed ibn Sirini tha se është për qëllim: “Festa e të krishterëve”.

    [“Tefsir Ibn Ebi Hatim” (8/2737), “Tefsir el Begavi” (6/98), “Ed Durr el Menthur” (6/282)]

    Argumenti i tretë:

    I Dërguari (sal-lallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kush u përngjason një populli ai është prej tyre”. Shënon Ahmedi (5114) dhe Ebu Davudi (4031). Hadithi është i mirë (hasen).

    Ky hadith është nga bazat e ndalesës së përngjasimit me jobesimtarët, e që në të hyjnë edhe festat.

    Imam Dhehebiu (rahimehullah) ka thënë: “Allahu të ka obliguar ty -o musliman- që çdo ditë dhe natë (në 5 namazet) shtatëmbëdhjetë herë ta lusësh Allahun e Lartësuar për udhëzim në rrugën e drejtë, në rrugën e atyre që Allahu u ka dhuruar mirësi, e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin e Tij, as në të atyre që janë të humbur. E si të le ndërgjegja jote të përngjasosh me një popull që këto janë cilësitë e tyre dhe të cilët janë lëndë djegëse të xhehenemit?! Nëse të thuhet ty: përngjasohu me një njeri të marrë (çmendur), do ta refuzoje këtë dhe do të zemëroheje!, ndërkaq, ti po e përngjason në festën e tij një të pa bërë sunet, adhurues të kryqit,… po kremton festën e armikut tënd…!”. [“Teshebuh el Hasis bi Ehlil Hamis” (f. 21-22)].

    Argumenti i katërt:

    I Dërguari (sal-lallahu alejhi ue selem) thotë: “Kundërshtoni idhujtarët (mushrikët)”. Shënon Buhariu (5442) dhe Muslimi (382).

    Pra, i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue selem) ka urdhëruar që të kundërshtohen idhujtarët në çdo gjë që ata janë prej fesë së tyre e që në këtë hyjnë pa dyshim edhe festat e tyre.

    Argumenti i pestë:

    Nga argumentet e veçanta në këtë çështje është fakti se i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue selem), kur bëri hixhret në Medine, anuloi të gjitha festat që kishin në xhahilijet – periudha paraislame- dhe i zëvendësoi ato me dy bajramet, siç ceket në hadith të saktë.

    Enesi (radijallahu anhu) përcjellë se: “Kur i Dërguari (sallallahu alejhi ue selem) erdhi në Medine i gjeti se ata kishin dy ditë në të cilat luanin në to, u tha: “Ç’janë këto dy ditë?”. Thanë: Janë dy ditë që luanim në to çdo vit në xhahilijet. U tha (sal-lallahu alejhi ue selem): “Vërtet, Allahu ua ka zëvendësuar këto dy ditë me dy ditë më të mira se ato: ditën e bajramit të fitrit dhe ditën e bajramit të kurbanit”.
    Shënojnë Ahmedi (12006), Ebu Davudi (1134) dhe Nesaiu (1556). Hadithi është i saktë.

    Ndërsa, këto dy ditë në të cilat luanin në to në periudhën paraislame, ishin të njohura si dita e Nevruzit dhe Mehraxhanit. Dita e Nevruzit është dita e parë sipas vitit apo kalendarit diellor, ku sipas atij gregorian i bie dita e parë e pranverës ku dita dhe nata janë të barabarta. Kurse dita e Mehraxhanit është pas gjashtë muajsh, gjegjësisht i bie dita e parë e vjeshtës ku po ashtu dita dhe nata janë të barabarta. Shih: [“Avnul Ma’bud sherh sunen ebi Davud”, nr. (1134)].

    Këto dy ditë konsiderohen ditë feste te persianët, ku njiheshin edhe tek arabët para islamit, ndërsa kur i Dërguari (sallallahu alejhi ue selem) bëri hixhret në Medine i gjeti banorët e Medines luanin në këto dy ditë, ku edhe i shfuqizoi ato siç u përmend në hadithin e mësipërm.

    Pra, ky hadith tregon se këto dy ditë janë anuluar dhe në vend të tyre Allahu i Lartësuar i ligjësoi dy ditët e Bajramit. Thënia në hadith: “ua ka zëvendësuar”, imam Es Sindi thotë: “Ka për qëllim se i ka shfuqizuar (deroguar) ato dy ditë dhe i ka ligjësuar krahas tyre dy ditët (e bajrameve)”. Imam El Mubarekfuri thotë: “Imam el Mudh’hiriu ka thënë: në këtë hadith ka argument se madhërimi i ditës së Nevruzit,
    Mehraxhanit e të tjera veç tyre prej festave të jobesimtarëve është e ndaluar”. [“Sherh Mishkat el Mesabih” (5/44)]

    Argumenti i gjashtë

    Aisheja (radijallahu anha) përcjellë se i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue selem) ka thënë ditën e bajramit:

    “Vërtet, çdo popull ka festën e vet, e kjo është festa jonë”. Shënojn Buhariu (899) dhe Muslimi (1479).

    Imam Dhehebiu thotë në këtë hadith: “Kjo thënie e të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ue selem) aludon në formë të obliguar të veçuarit e çdo populli me festën e vet”. [“Teshebuh el Hasis” (f. 27)]

    Argumenti i shtatë:

    Omeri (radijallahu anhu) thoshte: “Largohuni nga armiqtë e Allahut në festat e tyre”. Shënon Bejhakiu në “el Kubra” (9/392).

    Argumenti i tetë:

    Abdullah ibn Amri (radijallahu anhu) ka thënë: “Kush qëndron në vendet e të huajve (jobesimtarë) dhe i vepron (feston) nevruzet dhe mehraxhanet e tyre, si dhe
    përngjasohet me ta derisa të vdes në këtë gjendje, do të ringjallet me ta ditën e gjykimit”. Shënon Bejhakiu (9/432), e saktësoi atë imam Ibn Tejmijeh.

    Argumenti i nëntë:

    Konsensusi: Të mjaftuarit e muslimanëve me dy festat e bajramit është çështje unanime e tyre, andaj nuk është njohur nga muslimanët e parë në gjeneratat e arta dhe ata që erdhën pas tyre festimi i ndonjë feste tjetër përveç dy bajramave, e që aludon në konsensusin dhe pajtimin e tyre. Gjithashtu pjesëmarrja në festat e tyre është e ndaluar unanimisht. Shih: [“El Madetul Hadirah Lil Hutbeh uel Muhadarah” (11/328)]

    Përveç argumenteve të përmendura më lartë, vlen të theksohet se Omeri (radijallahu anhu) kur vendosi kushtet dhe rregullat të cilat detyroheshin tu përmbahen jehudët dhe të krishterët të cilët jetonin në vendet e muslimanëve në atë kohë, ndër tjerash ua kushtëzoi atyre që: “mos t’i shfaqin haptazi festat e tyre”. Imam Dhehebiu tha për këtë: “Dhe janë pajtuar në këtë muslimanët”. [“Teshebuh el Hasis” (f. 28)]

    Nëse shfaqja e festave të jobesimtarëve nga vet ata, ishte e ndaluar, atëherë si është puna që muslimani të festojë me ata? Apo të marrë pjesë në çfarëdo forme në festat e tyre, apo t’ua
    urojë festat e tyre, të shkëmbejë dhurata për këtë rast, etj? S’ka dyshim se kjo është edhe më e rëndë.

    Imam Ibn Kajimi (rahimehullah) thotë: “Ndërsa urimi i riteve (shenjave) të mosbesimit (kufrit) me të cilat ata veçohen është e ndaluar unanimisht, si: t’ua urojë festën apo agjërimin e tyre, t’u thotë: gëzuar festa, urime u qoftë kjo festë, e të ngjashme, e kjo, nëse thënësi i këtyre fjalëve shpëton nga kufri, ai ka rënë në një nga gjërat e ndaluara dhe ai është në pozitën e atij që i uron atyre sexhdën që ata i bëjnë kryqit, bile një gjë e tillë është mëkat edhe më i rëndë tek Allahu dhe më i urrejtur sesa t’i urojë dikujt pirjen e alkoolit, mbytjen e njeriut të pafajshëm, amoralitetin, e të ngjashme”. [“Ahkam Ehli Dhimeh” (1/441)]

    Kjo ishte çka mu lehtësua përmbledhja e saj në këtë çështje, e falënderoj Allahun e Lartësuar në fillim e mbarim, e lus Atë të na udhëzojë dhe forcojë në rrugën e drejtë të islamit, në atë që ishte i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue selem), shokët e tij dhe pasuesit e tyre në të mira, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin për të Dërguarin e Tij!

    Agron Krasniqi

    www.thirrjaislame.com