Category: Shëndetsi

  • Vaji i kokosit dhe vetitë e tij shëruese

    Vaji i kokosit dhe vetitë e tij shëruese

    Kokosi është një burim ushqimi dhe përbën pjesën kryesore të tij në shumë vende, duke luajtur një rol shumë të rëndësishëm.
    Kokosi është i pasur me fibra, vitamina e minerale, klasifikuar si ushqim funksional, pasi siguron shumë të mira shëndetësore. Vaji i Kokosit, ka tërhequr vëmendjen e mjekësisë për shkak të vetive të tij kuruese dhe është shumë i përdorur në mjekësinë tradicionale në Azi dhe Paqësor.

    Në botë kokosi përdoret gjerësisht për të kuruar, astmën, bronkitin, fytin e acaruar, kollen, gripin, ethet, dhimbje stomaku, përzierje (vjellje), dizanterinë, mishin e dhëmbëve, dhimbje te dhëmbëve, ulcera, menstruacionet (me dhimbje apo çrregullime ), sifilis, gurët në veshka, kequshqyerjen, dobësi fizike, acarime e infeksion të lëkurës, djegie të lëkurës , ënjtje, tuberkuloz, tumore, plage etj.

    Studime mjekësore të publikuara pohojnë aftësitë kuruese të kokosit për shumë sëmundje si:

    Vret Viruset që shkaktojnë grip, herpes, hepatit C, Sars, Side, Fruth etj.
    Vret mikrobet që shkaktojnë ulcera, acarime fyti, acarime në rrugët urinare, sëmundje të ,mishit të dhëmbëve dhe kavitete, pneumoni, gonorrene etj.
    Vret kërpudhat (fungi) që shkaktojnë problem në lëkurë, qerosken, mugthin, dhe infeksione te tjera.
    Si ushqim jep energji të menjëhershme.
    Jep shumë energji dhe vitalitet edhe tek sportistet.
    Përmirëson tretjen dhe ndihmon trupin të përvetësoje vitamina e aminoacide apo minerale të ushqimet tjera.
    Përmirëson sekretimin e insulinës dhe funksionimin e glukozës në gjak.
    Çliron stresin në pankreas dhe në sistemin e enzimave në tërë trupin.
    Pakëson rrezikun e diabetit.
    Përmirëson përvetësimin e kalciumit dhe magnezit dhe ndihmon për dhëmbë dhe kocka me te forta.
    Ndihmon në parandalimin e osteoporozës.
    Ndihmon në parandalimin e kolitit dhe ulcerës se stomakut.
    Ndihmon për një tretje më të mirë e shton metabolizmin.
    Qetëson acarimet e dhimbjet në raste hemorroidesh.
    Redukton acarimet e skuqjet e lëkurës.
    Ndihmon në forcimin e përmirësimin e indeve të lëkurës.
    Forcon sistemin imunitar.
    Ndihmon trupin të mbrohet nga kanceri i gjirit, dhe kancer të tjerë.
    Përmirëson kolesterolin dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
    Mbron arteriet e zemrës nga atherosclerosis ne këtë mënyrë e mbron zemrën nga sëmundjet.
    Mbron dhembet nga dekompozimi.
    Funksionon si antioksidant i fuqishëm.
    Mbron organizmin nga radiklalet e lira te cilat shkaktojne plakje dhe degradim te organizmit në përgjithësi.
    E mbron trupin nga lodhja dhe këputja (jep vazhdimisht energji dhe të mban në formë) .
    Mbron veshkat dhe ndihmon ata që kanë gurë në veshka (shkrin gurët ne veshka).
    Mbron mëlçinë.
    Ka shumë pak kalori.
    Ndihmon funksionin e tiroides.
    Ndihmon fuqishëm në tretje dhjamërash dhe shpejton metabolizmin.
    Preferohet të përdorët për të dhënë energji sepse nuk grumbullohet në trup si dhjame/yndyrë.
    Ndihmon në parandalimin e obezitetit dhe mbipeshës.
    Mbron lëkurën nga infeksionet (kërpudha etj).
    Redukton ekzema, psoriaze, dermatit etj.
    Mbështet balancën kimike natyrale te lëkurës.
    Zbut lëkurën dhe ndihmon të qetësohen lëkurat e thata e delikate.
    Parandalon rrudhat dhe problem te tjera te moshës.
    Dhuron flokë me shkëlqim dhe jete.
    Siguron mbrojtje për lëkurën nga rrezet e dëmshme Ultra Violet.
    Ndihmon ne kontrollin e zbokthit.

    /shkupi24/

  • Efektet e Boronicës së Kuqe

    Efektet e Boronicës së Kuqe

    Boronica e kuqe mund të jetë e mirë edhe për personat të cilët i kanë mbijetuar ndonjë goditje në tru.
    Studimet amerikane të realizuara kohë më parë tregojnë se ekstrakti i kësaj frute mund të ulë dukshëm vdekjen e qelizave pas goditjes në tru.

    Vdekja e qelizave të trurit kur ato i janë ekspozuar ekstraktit të boronicës së kuqe ka qenë dyfish më e ulët krahasuar me qelizat e trurit të cilat nuk janë ekspozuar në këtë ekstrakt.

    Rezultatet tregojnë se boronicat e kuqe mund të ndihmojnë në rikuperimin pas goditjes në tru, veçanërisht në fazat e hershme të saj, kur ndodhin më së shumti dëmtime.

    Boronica e kuqe është e njohur për efektin e saj në trajtimin e problemeve të sistemit urinar, ndërsa disa studime thonë se ato mund të kenë rol edhe në ruajtjen e shëndetit kardio-vaskular. Kjo pasi mendohet se boronica e kuqe rrit nivelin e kolesterolit të mirë dhe nivelin e antioksiduesve në gjak.

    /shkupi24/

  • Pastrimi i dhëmbëve forcon kujtesën

    Pastrimi i dhëmbëve forcon kujtesën

    Një studim i ri thekson se kujdesi ndaj dhëmbëve të pastër forcon kujtesën dhe aktivizon qelizat e trurit. A thua cili është udhëzimi i Profetit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, i lidhur me këtë?
    Askush nuk ka paramenduar për ekzistimin e lidhjes ndërmjet aktivitetit të trurit dhe higjienës dentare. Prej gjërave të çuditshme që i ka vërejtur doktori amerikan Majkëll Rozin (në një lajm të publikuar në rrjetin CNN) është se mungesa e pastrimit të dhëmbëve ndikon në shëndetin mendor!

    Ky doktor shpjegon se bakteret cipë (pllaka) ndërmjet dhëmbëve mund të shkaktojnë reagim imun që pasqyrohet në arteriet e zemrës, me ç’rast parandalon arritjen e ushqimeve të domosdoshme për qelizat e trurit, që nënkupton se pastrimi i dhëmbëve forcon kujtesën dhe mbron trurin.

    Duke lexuar këtë lajm shkencor patjetër duhet të kujtojmë Sunetin e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, lidhur me pastrimin e dhëmbëve dhe kujdesin ndaj misvakut , saqë ai ka thënë: “Po të mos kisha frikë se do ta rëndoja umetin tim, do ta kisha urdhëruar që ta përdorin misvakun para çdo namazi.” (Buhariu dhe Muslimi)
    Profeti e ka ndërlidhur pastrimin e dhëmbëve me çdo namaz që e fal besimtari në mënyrë që të jetë mendërisht aktiv.

    Shikoni në këtë udhëzim profetik të shkëlqyer: “Transmetohet nga Shurejh, i cili e ka pyetur Aishen: “Me çfarë fillonte i Dërguari i Allahut, paqja e Allahut qoftë mbi të, kur hynte në shtëpinë e tij? Ajo iu përgjigj: “Me misvak” (Shënon Muslimi).
    Por çfarë mund të thuhet për natën? A e harronte i Dërguari i mëshirës këtë zakon të mirë? Është transmetuar nga Hudhejfe, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut, paqja e Zotit qoftë mbi të, kur zgjohej natën, e pastronte gojën me misvak. (Shënon Muslimi)
    Madje i Dërguari i Allahut, pastrimin e dhëmbëve e ka ndërlidhur edhe me kënaqësinë e Allahut të Lartësuar, që misvakun ta shndërrojmë në zakon dhe adhurim për të cilin do të shpërblehemi. Kësisoj, ai ka thënë: “Kujdesuni për misvakun ngase ai e pastron gojën dhe e kënaq Allahun.” (Silsile es Sahihah lil Albani)

    Me këtë rast lexues të nderuar, patjetër duhet t’i parashtrojmë pyetjen çdokujt që tallet me këtë Profet të ndershëm, nëse mësimet e Profetit të mëshirës gjithnjë janë në pajtueshmëri të plotë me shkencën dhe faktet shkencore dhe urdhrat e tij gjithnjë sjellin mirësi dhe dobi për njerëzimin, atëherë përse refuzoni pasimin e profetit të mëshirës? Meditoni këtë sqarim hyjnor: “…dhe atyre që ndjekin të Dërguarin Tonë, Profetin që nuk di shkrim e lexim, të cilin ata do ta gjejnë të shënuar në shkrimet e tyre, në Teurat dhe Ungjill. Ai do t’i urdhërojë ata të bëjnë vepra të mira dhe do t’i ndalojë nga të këqijat; do t’ua lejojë të mirat e do t’ua ndalojë të këqijat, duke i liruar nga barrët e rënda dhe vështirësitë që kanë pasur. Prandaj, ata që do ta besojnë, përkrahin dhe nderojnë atë, duke ndjekur dritën që është zbritur me të, pikërisht ata janë të fituarit.” Thuaj (o Muhamed): “O njerëz, unë jam i Dërguari i Allahut për të gjithë ju, i Atij që i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës. Nuk ka zot tjetër të vërtetë veç Atij; Ai jep jetë dhe vdekje, prandaj besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, Profetin që nuk di shkrim e lexim e që beson në Allahun dhe Fjalët e Tij! Shkoni pas Tij, që të jeni në rrugën e drejtë!” (A’raf 157-158)

    /xhamiambret/

  • Mollët dhe mjalti kthejnë fuqinë. (Mësoni se si t’i Përdorni në kombinim)

    Mollët dhe mjalti kthejnë fuqinë. (Mësoni se si t’i Përdorni në kombinim)

    Kombinimi i mjaltit dhe i mollëve bashkon dy faktorë të dobishëm – vlerat shëruese dhe ushqyese. Çdo terapeut ka njohuri për veprimin dhe efikasitetin e mjaltit në rastet e shumë sëmundjeve të zemrës, veshkave, stomakut dhe zorrëve, ndërsa mollët që nga kohët e lashta janë shumë të vlerësuara si mjet i shkëlqyeshëm shërues.

    Pasi që përmbajnë sasi të bollshme të materieve shëruese, mollët dhe mjalti kanë veprim pozitiv për gjumë dhe tretje të mirë, çka është shumë e rëndësishme jo vetëm për të sëmurët, por edhe për personat e shëndoshë. Kur i sëmuri refuzon çdo ushqim që i ofrohet, në shumë raste me shumë qejf do ta marrë kombinimin e mollëve dhe mjaltit. Kjo përzierje është eliksir i vërtetët i shëndetit dhe bombë energjetike, e cila është e dobishme për forcimin e organizmit të sëmurë dhe të lodhur. Ja disa receta të dobishme.

    Pije e ftohtë nga mjalti dhe molla

    Pastroni një mollë të madhe nga farat dhe preni imët. Shtoni lëng të freskët portokalli të shtrydhur, ëmbëltojeni mirë me mjaltë dhe gjatë ditës kohë pas kohe jepjani të sëmurit nga një lugë.

    Sallata nga molla me mjaltë

    Disa mollë më të mëdha i preni imët dhe i përzieni me lëngun e portokallit dhe limonit, duke shtuar 3-4 lugë mjaltë dhe nga kjo bëni krem. Nëse kësaj i shtohet edhe një copë banane, do të jetë më efikase edhe më e shijshme. Sipas dëshirës mund të shtohet shllag ose ajkë.

    Molla, mjalti dhe qulli i tërshërës

    Përzierja e mollëve të ziera, e qullit të tërshërës, mjaltit, vaniljes dhe një gotë jogurti. E gjitha përzihet derisa nuk të fitohet pamja e shllagut. Ky është ushqim veçanërisht i pasur për fëmijët dhe mund të përdoret edhe për lyerjen e bukës.

    Mjalti dhe uthulla e mollës

    Për shërimin e shumë sëmundjeve përdoren pijet nga mjalti dhe uthulla e mollës. Zakonisht përdoren: dy lugë uthull molle me dy lugë mjaltë dhe një gotë uji të vakët.

    Kjo pije forcon membranën e mukozës së fytit dhe zgavrën e hundës-gojës, ndihmon te tretja e vështirësuar, lehtëson shkëmbimin e materieve në organizmin e sëmurë dhe të lodhur, harmonizon qarkullimin, ndihmon në eliminimin e toksinave dhe forcon organizmin.

    Te tretja e çrregulluar, pija pihet në mëngjes; tek pagjumësia pihet para gjumit; tek ngjirja e zërit kjo pije duhet të pihet, por edhe të shpërlahet fyti me të.

    Mjekët konsiderojnë që duke iu falënderuar kombinimit të uthullës së mollës dhe mjaltit në organizmin njerëzor rritet aftësia e gjakut për të bartur oksigjen në organet vitale.

    /shkupi24/

  • Zbulohet ilaçi kundër lodhjes

    Zbulohet ilaçi kundër lodhjes

    Për të qenë më aktivë, mjafton të ulni dozat e kafeinës, të pini ujë mjaftueshëm, të mos mendoni për punën gjatë gjithë ditës, si dhe të konsumoni fruta dhe perime në masë.

    Njerëzit janë gjithmonë e më shumë të lodhur, për shkak të dinamikës së ditëve me orare të tejzgjatura dhe me një stres të papërmbajtur. Por, tashmë është zbuluar ilaçi.

    Për të qenë më aktivë, mjafton të ulni dozat e kafeinës, të pini ujë mjaftueshëm, të mos mendoni për punën gjatë gjithë ditës, si dhe të konsumoni fruta dhe perime në masë. Mund të konsumoni deri në dy apo tre filxhanë kafe në ditë, por jo më tepër.

    Mjekët shpesh kanë paralajmëruar që kafja të eliminohet tërësisht gjashtë orë para gjumit. Një tjetër faktor i rëndësishëm që ju bën të ndiheni të të dobët dhe të acaruar, mbetet edhe mungesa e hekurit. Kjo shkakton edhe vështirësi në përqendrim.

    Sapo të zgjoheni, keni nevojë për ushqime, të cilat t’iu japin energji. Ushqimet e paketuara shkaktojnë ndjesi dobësie. Po të zbatoni deri në detaj këto këshilla, ju nuk do të ndjeheni aspak të lodhur.

    /shkupi24/

  • Si ta ulim tensionin e gjakut

    Si ta ulim tensionin e gjakut

    Tensioni i lartë i gjakut është shqetësim për shumë njerëz. Por, ne ua propozojmë disa këshilla, të cilave duhet t’u përmbaheni, për ta pasur nën kontroll tensionin dhe ta përmirësoni stilin e jetës.

    Për ta mbajtur nën kontroll tensionin e gjakut është mjaft e rëndësishme, për të mos rrezikuar sëmundje të ndryshme, si sulmi në zemër, funksionimi i dobët i veshkave, që janë ndër sëmundjet të cilat mund t’i vuani nga tensioni i lartë i gjakut.

    Mjekët këshillojnë që ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, të bëjnë kujdes me dieta, ta mbajnë nën kontroll peshën dhe mbi të gjitha ta reduktojnë konsumimin e kripës.

    Ndonjëherë është e nevojshme të marrim medikamente, për ta ulur tensionin, por një mënyrë jetese e shëndetshme dhe një dietë e kontrolluar, mund të japin rezultate të shkëlqyeshme në uljen e tensionit.

    Në vazhdim do t’i shihni disa këshilla që ua preferojmë, për ta ‘mposhtur’ tensionin e gjakut:

    – ta eliminojmë kripën dhe ta zëvendësojmë me erëza që e bëjnë ushqimin të shijshëm,

    – t’i zëvendësojmë disa karbohidrate të rafinuara me ushqime të pasura me sojë,

    – të konsumojmë çokollatë të zezë me përqindje të lartë të kakaos. Kjo ndihmon në uljen e tensionit,

    – eliminoni ushqimet e konservuara dhe ato me vaj, të gjitha salsiçet dhe mishrat e konservuar,

    – rriteni konsumimin e bananeve dhe perimeve të pasura me kalium si patatet shalqinjtë, portokajtë, spinaqin dhe bajamet,

    – ndaloni rreptësisht konsumimin e alkoolit, djathit, ushqimeve të ngrira dhe atyre të gatshme,

    – ecni çdo ditë së paku 30 minuta ose ndiqeni një aktivitet të moderuar fizik,

    – merrni frymë thellë, për disa minuta në mëngjes dhe gjatë natës, duke e larguar stresin dhe tensionin,

    – mos pini duhan, sepse konsumimi i tij i çrregullon arteriet, duke i penguar ato që të zgjerohen dhe kështu e lehtëson hipertensionin,

    – flini mirë dhe gjatë, pasi që njerëzit që vuajnë nga pagjumësia, lehtësisht mund ta ketë tensionin lartë.

    /shkupi24/

  • Ilaç për sy, i nxjerrë nga Kur’ani famëlartë

    Ilaç për sy, i nxjerrë nga Kur’ani famëlartë

    Një nga kompanitë farmaceutike zvicerane prodhoi një ilaç të quajtur “ilaç kur’anor” që mundëson trajtimin efektiv të personave me shikim të dobët, pa ndërhyrje kirurgjike.
    Sipas gazetës Ar-Raya, e cila botohet në Katar, ky medikament, i cili u përpilua nga mjeku egjiptian Abdul Basit Muhammed nga sekrecioni i gjëndrave të djersës njerëzore, kishte sukses në 99% të rasteve pa pasoja negative. Ilaçi kur’anor është regjistruar në Evropë dhe SHBA. Gjithashtu bëhet e ditur se kompania zvicerane këtë ilaç e prodhon në gjendje të lëngët dhe pika.

    Burim i frymëzimit është Kur’ani përkatësisht kaptina Jusuf që gjendet në Kur’an. Dr. Abdul Basit Muhammed theksoi se frymëzimin e mori nga kaptina Jusuf dhe tha: “Një mëngjes, derisa po lexoja kaptinën Jusuf, vëmendjen ma tërhoqi ajeti 84 dhe ajetet që pasojnë”.

    Dhe, ua ktheu shpinën e tha: “O dëshpërim i im për Jusufin, dhe nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi). “(Kur’an: Jusuf, 84.)
    “Ju shkoni me këtë këmishën time, dhe hidhnia atë babait tim në fytyrë, e atij do t’i kthehet të pamurit, e pastaj ejani tek unë me tërë familjen time. (u nisën) Dhe posa u ndanë devet (prej qytetit), i ati i tyre tha: “Unë po e ndiej erën e Jusufit, mos më konsideroni të matufosur.” (këtë ia tha familjes së vet në Palestinë). Ata (që ishin të pranishëm) thanë: “Për All-llahun, ti vërtet qëmoti je në humbje”. E kur erdhi myzhdexhiu, ia vuri atë (këmishën) mbi fytyrën e tij, atij iu kthye të pamurit dhe tha: “A nuk ju thashë se unë di nga All-llahu çka ju nuk dini?” (Kur’an:Jusuf, 93-96.)

    Aty thuhet se Pejgamberi Jakub a.s. vuante për djalin e tij, Jusufin a.s., për të cilin qante shumë. Kjo vuajtje e madhe ishte shkaktar i zbardhjes së syve dhe kur më vonë në sytë e pikëlluar të Jakubit a.s. ia vunë këmishën e Jusufit a.s., Jakubit a.s. iu rikthye të pamurit.
    Këtu fillova të mendoj. Çfarë mund të ishte në këmishën ë Jusufit a.s.? Së fundi kam ardhur në përfundim se nuk mund të jetë asgjë më shumë se djersa (aroma të cilën e ndjen Jakubi a.s.). Pastaj fillova të mendoj për djersën dhe përbërjen e saj. Shkova në laborator dhe fillova të hulumtoj.
    Kam bëra një seri provash në lepuj. Rezultatet ishin pozitive. Më vonë kam kryer trajtimin në 250 pacientë, duke u dhënë atyre ilaçe dy javë nga dy herë në ditë. Kur arrita sukses në 99% të rasteve, thashë në veten time: “Kjo është mrekulli e Kur’anit!”

    Dr. Abdul Basti Muhammed rezultatet ua prezantoi institucioneve përkatëse në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat kanë të bëjnë me patentimin e zbulimeve të reja. Pas provave dhe hulumtimeve të kryera, nënshkroi një kontratë me një kompani zvicerane, me kusht që në paketim të ilaçit në mënyrë të qartë të theksohet “ilaç kur’anor”. Firma zvicerane pranoi kërkesën dhe filloi prodhimin e këtij ilaçi.

    Allahu i Madhëruar në Kur’anin fisnik thotë: “Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim.” (Kur’an: El-Isra, 82)

    /shkupi24/

  • Kujdes nga Qepa

    Kujdes nga Qepa

    Fakte interesante që nuk i dinit për vetitë e dobishme dhe të dëmshme të qepës!

    Ne vitin 1919 kur gripi i kushtoi jeten 40 milion personave ne mbare boten, nje doktor vizitonte cdo dite fshatrat dhe fermat ne perpjekje per te ndihmuar njerezit te luftonin semundjen. Shume fermere dhe familjet e tyre ishin prekur nga gripi dhe kishin vdekur.
    Nje dite doktori vizitoi nje familje dhe per cudine e tij, te gjithe familjaret ishin te shendetshem. Kur doktori pyeti se cfare bente ndryshe kjo familje, gruaja e fermerit u pergjigj se kishte vene nga nje gjysem qepe te qeruar ne pjate ne secilen dhome te shtepise (zakonisht dy dhoma ne ate kohe). Doktori mund ta besonte kete dhe i kerkoi gruas nese mund ta merrte njeren nga qepet per ta pare ne miktoskop. Ajo i dha njeren nga qepet dhe pas vezhgimeve ne mikroskop, doktori gjeti virusin e gripit ne qepe. Tashme u be e qarte qe qepa i terhiqte bakteret, duke ruajtur ne kete menyre shendetin e familjes. Mizioner ju sjell edhe disa histori te tjera pë efektet e qepës.

    Se fundmi e degjova kete histori nga parukierja ime. Ajo tha qe disa vite me pare, shume nga punetoret e saj filluan te kene shqetesime nga gripi dhe po ashtu, edhe disa nga klientet. Vitin tjeter ajo vendosi disa vazo me qepe ne ambientet e punes. Per cudine e saj, asnje nga stafi i saj nuk u semur dhe nuk pati asnje sheqtesim ate vit. Shume persona neper bote kane reportuar te njejtin rezultat pozitiv pasi e kane provuar. Provoje dhe shikoje vete efektin. Une e provova vitin e kaluar dhe deri me tani kemi asnje lloj shqetesimi nga semundjet sezonale.

    qepa

    Disa jave me pare i tregova nje mikes sime histori dhe ajo u pergjigj me kete histori interesante per qepet:
    Faleminderit qe ma kujtove. Nuk e dija per historine e fermerit, por di qe para ca kohesh u semura nga pneumonia dhe e tepert te te them qe isha shume e semure. Diku ne internet lexova nje artikull ku thuhej qe duhej te qeroja nje qepe, ta ndaja pergjysem, ta vendosja ne nje pjate dhe ta lija afer krevatit te pacientit gjate nates. Artikulli thoshte qe ne mengjes, qepa do te marre nje ngjyre te erret… ashtu ndodhi dhe une filova te ndihem me mire.
    Dicka tjeter qe lexova nga artikulli ishte qe qepa dhe hudhra te vendosura ne dhome, shpetuan shume jete njerezish nga semundja e murtajes disa vite me pare. Ato kane veti te fuqishme kunder baktereve dhe infeksioneve.
    Eshte edhe nje konstatim tjeter. Shpesh here kur kemi probleme me stomakun, nuk e dime se ku qendron problemi apo kujt t’ja veme fajin. Mbase qepet mund te jene nje nga shkaqet. Fakti qe qepet kane veti te terheqin bakteret dhe ne kete menyre te mbrojne shendetin tone, eshte arsyeja qe ne nuk duhet te konsumojme qepet qe kane qendruar me shume se nje dite qe nga koha kur jane prere apo qeruar.

    QEPET E MBETURA MUND TE JENE HELMUESE.
    Disa kohe me pare kisha shansin te bashkebizedoja me perfaqesuesit e nje kompanie te prodhimit te majonezes. Nje nga bisedat ishte per ushqimet helmuese dhe efektin e tyre tek organizmi. Mesova disa fakte interesante nga njeri prej kimisteve.
    Gjate bisedes, dikush pyeti nese duhet te shqetesohemi nga perberesit e majonezes. Njerezit shpesh shqetesohen nese majoneza eshte e demshme. Pergjigja e kimistit ishte cuditerisht e papritur. Sipas tij, majoneza qe blihet ne treg eshte krejtesisht e sigurt dhe e pa demshme.
    Nuk ka nevoje as te mbahet ne frigorifer. Ska asnje efekt negativ nese e mbani, por nuk eshte e domosdoshme.Ai vazhdoi te shpjegonte qe pH (pehashi) i majonezes eshte vene i tille qe bakteret nuk mund te mbijetojne ne te. Per te nuk ishte ndonje cudi e madhe qe gjate veres, shpesh ne tavolinat e njerezve gjen qepe hudhra dhe sallate, dhe njerezit zakonisht fajesojne majonezen kur semuren.
    Ai vazhdoi te shpjegonte qe ne rastet kur raportohen helmime nga ushqimi, nder elementet e pare qe mjeket kontrollojne tek viktima eshte QEPA dhe nga cili ushqim ka ardhur ajo (sallata?). Sipas tij nuk eshte majoneza (perderisa nuk eshte e prodhuar ne shtepi) shkaku i helmatisjes, por me shume mundesi ushqimet qe permbajne QEPA te lene disa dite e prere, HUDHRAT dhe ne disa raste edhe PATATET.>
    Qepa ndotet mjaftueshem vetem duke e prere dhe lene te ekspozuar ne ambient per nje kohe te shkurter dhe mund te perbeje rrezik per persona te ndjeshem ( kjo ndodh zakonisht ne fast-food apo restorante ku sherbehen ushqime qe kane si perberes qepen!). Sipas kimistit nese e pritni qepen shume shpesh dhe imet, mund te jete OK, por nese thjesht e ndani ne pak pjese dhe e vini ne sanduic, mund ti hapni probleme vetes. Qepet dhe patatet e lageshta ne sallate patatesh i terheqin bakteret me shpejt se cdo lloj majoneze mund ti terhiqte.

    Gjithashtu qente nuk duhet te konsumojne qepe. Metabolizmi i tyre nuk e duron dot qepen.
    Si perfundim ju lutem mbani mend qe nuk eshte e keshillueshme (dhe mbase e rrezikshme) nese perdorni ne ushqime qepe te prera para me shume se nje dite. Ajo behet helmuese edhe nese lihet nje nate te vetme dhe krijon baktere toksike qe mund te shkaktojne infeksione te ndryshme te stomakut.
    Shperndajeni kete lajm tek te gjithe njerezit tuaj te aferm qe edhe ata te mesojne.

    /shkupi24/

  • 6 bimët jeshile që mund të na shpëtojnë jetën

    6 bimët jeshile që mund të na shpëtojnë jetën

    spinaqNëse ka një familje ushqimore e cila duhet konsumuar patjetër, ajo është familja e bimëve te gjelbra me gjethe.
    Nëse ka një familje ushqimore e cila duhet konsumuar patjetër, ajo është familja e bimëve te gjelbra me gjethe. Ato përmbajnë vitamina (A, B, K), minerale ( kalcium, hekur, kalium, magnez), antioksidues dhe përbërës phytokimike.

    spinaqKy është kokteji ideal për te detoksifikuar trupin dhe për te eliminuar te gjitha ato qe mund te dëmtojnë qelizat e shëndetshme.

    Nga ana tjetër bimët jeshile me gjete sjellin nitrate natyrale te cilat ulin presionin e gjakut, përmirësojnë qarkullimin dhe i mundësojnë mashkullit performanca me te mira seksuale.

    Ende nuk jeni bindur? Po sikur t’iu thoshim edhe se këto bime luftojnë Alzheimerin dhe depresionin? Nëse doni te humbni disa kilogramë ato do ju ndihmojnë mjaft. Ja disa nga bimët me te shëndetshme.

    1. Gjethet e disa llojeve rrepash

    Këto bime përmbajnë antioksidues jo shume te njohur si: acidi syringik dhe kaempferoli. Gjethet mund te konsumohen duke u mbushur me djathë deleje, fileto pule, domate apo gjithçka qe ju dëshironi.

    2.

    . Radhiqet

    te pasura me nitrate, radhiqet përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Disa studime kane zbuluar se ato mund te parandalojnë ulcerën, sëmundjet e zemrës dhe kancerit. mund t;i konsumoni ne sallate.

    3. Lakra e Kinës apo bok choy

    Kjo bime përmban vitamine A e cila forcon imunitetin.

    4. Lakra me kërcell

    Kjo lloj lakre largon aciditetin ne stomak dhe ul sasinë e kolesterolit. Gatuajeni ne avull.

    5. Lakra e rrudhosur

    Ky është një ushqim mrekullibërës i cili lufton kancerin, mbron zemrën, ul glicerine, forcon kockat dhe parandalon sëmundjet e syrit. Lyejeni me vaj ulliri, përziejeni me qepe dhe me pas ziejeni me vere te bardhe.

    6. Cresson-i

    Nëse konsumoni një tas me këto lakra do merrni dozën e nevojshme ditore me vitamine K. Nëse konsumoni çdo dite përgjatë 2 muajve, do i forconi rruazat e bardha dhe do ulni me 10% rrezikun e kancerit. Mund ta përdorni neper sandwich-e, sallata apo supa.

    /shkupi24/

  • Hurma, multivitamina më e mirë në botë

    Hurma, multivitamina më e mirë në botë

    Hurma është konsideruar si fryti më i mirë në botë për shëndetin e njeriut për shkak të vitaminave A dhe C, proteinave, yndyrave, kripërave minerale dhe përmbajtjes së lartë të hekurit.

    Hurma shërben për një sërë sëmundjesh si anemia, dobësimi i përgjithshëm i organizmit, gjëndrat tiroide, dhimbjet e barkut, si dhe në lehtësimin e lindjeve normale të grave shtatzënë.
    Hurmat kanë spektër të gjerë të vlerave shëndetësore dhe nutricioniste, për shkak të të cilave konsiderohet si pema më e shëndetshme në botë. Sipas përbërjes së tyre, hurmat janë tableta të vërteta multivitaminash natyrorë, që mund t’i përdorin fëmijët dhe të rriturit.
    Hurmat janë burim i shkëlqyer i hekurit, për shkak të përmbajtjes së luteinës dhe zeaksantinës, hurma quhet edhe “vitamina për sy”.
    Njëra nga sëmundjet që kuron fryti i hurmës është sëmundja e anemisë, dobësimit të përgjithshëm të organizmit pas kalimit të ndonjë sëmundje. Në këtë rast këshillohet të përdoret mjekimi me hurma, ku çdo ditë konsumohen 6 deri në 15 kokrra të pjekura, rreth një orë para ose pas ushqimit për 15 ditë deri në 25 ditë.

    hurma

    Hurmat kanë dhënë rezultate të mira në luftimin e sëmundjeve të aparatit tretës si dhe diarresë kronike.
    Gjithashtu, shumë të sëmurë nga gjëndrat tiroide (fryrja e gushës), kanë pasur përmirësime të dukshme pas përdorimit me bollëk në racionin ditor të frutave të hurmës.
    Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut.
    Përveç këtyre vetive të veçanta hurmat ndihmojnë edhe në rritjen e aktivitetit hormonal për të dy sekset.
    Hurma mund të përdoret e freskët, e thatë, përgatitet reçel, marmelatë dhe ëmbëlsira të ndryshme.