Category: Shëndetsi

  • Specat djeges janë jashtëzakonisht të shëndetshem

    Specat djeges janë jashtëzakonisht të shëndetshem

    Piperkat ndihmojne kunder migrenës dhe dhimbjes se kokes. Studimet tregojnë se specat djegës mund të ofrojnë lehtësim te dhimbjeve nga migrena dhe sinoziti. Capsaicina eshte kimiku që i bën specat te jene djegese ajo eshtë e njohur se pengon një neuropeptide kyç, substancen P që është çelësi i transmetimit te dhimbjeve ne tru. Speca djegës për parandalimin dhe lehtësimin e sinozitit. Piperkat nxitin sekrecionet qe ndihmojne në pastrimin e mukozes nga hunda. Ato gjithashtu përmbajne veti antibakteriale që ndihmojnë per te luftuar infeksionet kronike te sinozitit.
    Specat djeges luftojne kancerin. Capsaicina jo vetëm shkakton djegje ne gjuhe por ajo gjithashtu drejton qelizat e kancerit të prostatës për të vrarë veten.

    Burimi: shendetiim.al

  • Ja çfarë mrekullish bën pasta e dhëmbëve

    Ja çfarë mrekullish bën pasta e dhëmbëve

    Pasta e dhëmbëve nuk është e nevojshme vetëm për t’u kujdesur për higjienën e gojës, por edhe për shumë funksione të tjera. Ekspertët bëjnë me dije se, pasta e dhëmbëve gjen përdorim në shumë fusha .

    1. Largon aromat e pakëndshme në duar.

    2. Largon njollat: Pasta për dhëmbë mund të largojë njollat e vështira nga veshjet dhe qilimat. Për rroba, aplikoni pastën drejt në njolla dhe fërkoni fort, derisa të hiqet njolla, pastaj lajini si zakonisht.

    3. Largon puçrrat: Vendosni pak pastë në to, para se të shkoni të flini. Lëreni të veprojë gjithë natën dhe në mëngjes shpëlajeni.

    4. Largon njollat e errëta nga hekuri: Te hekuri me ngjyra pas një kohë shfaqen njollat e errëta. Ato do t’i largoni lehtë me pastën për dhëmbë.

    5. U kthen shkëlqimin stolive tuaja prej argjendi apo dekorimeve të tjera nga argjendi.

    6. Largon gërvishtjet në CD: Aplikoni një shtresë të hollë të pastës në CD dhe fshijeni lehtë. Pastaj pastroni me peshqir të pastër.

    Burimi: ShendetiIm.al

     

  • Pjepri ilaç kundër stresit

    Pjepri ilaç kundër stresit

    Të luftosh stresin është e mundur duke ngrënë një pjesë pjepri, fruta e stinës i njohur kryesisht për përmbajtjen e lartë të beta-karotenit.

    Kështu përveçse është mik i nxirjes, mund të jetë i vlefshëm edhe për të kaluar tensionet e jetës së përditshme.

    Përfundimin e ka nxjerrë një studim i Institutit francez të kërkimit agrikulturor, sipas të cilit një konsumim i përditshëm i antioksiduesve si ai që gjendet tek pjepri mund të ulë nivelin e proteinave të stresit.

    Burimi:www.shendetiim.al

  • LIMONI, VETITE DHE VLERAT E TIJ

    LIMONI, VETITE DHE VLERAT E TIJ

     

    Nga më të vjetrat dhe më të njohurat veti e limonit është burim i vitaminës C. Vitamina C është një antioksidant thelbësor që ndihmon pastrim e trupit nga radikalet e lira.Këto radikale te lira mund të shkaktojnë dëmtimin qelizor duke çuar në sëmundje të zemrës, kancer dhe sëmundje të tjera serioze. Vitamina C është gjithashtu një bllok i rëndësishëm për ndërtimin e një sistemi të shëndoshë imun.Lengun e limonit e gjejme ne shume perdorime.Po japim vetem disa prej tyre.
    * Kapslleku: Lëngu i limonit ndihmon për të kuruar problemet e lidhura me kapsllikun. Shtoni disa pika limoni në pjatën tuaj.Limoni vepron si një pastrues gjaku dhe si një agjent i spastrimit.
    * Temperatura. Lëngu i limonit mund të ndihmoje një person i cili vuan nga gripi,i ftohti, ose ka ethe. Limoni ndihmon për të thyer ethet duke rritur djersen.
    * Kujdesi i dhembeve: Lëng i limonit është i përdorur per kujdesin dentar gjithashtu. Nëse lëngu i limonit aplikohet në zonat ku ka dhimbje atehere dhimbja pushon. Lengu i limonit ndalon gjakderdhjen nga dhembet.Limoni ndihmon nga erë të keqe e gojes dhe probleme të tjera në lidhje me mishrat. Përveç kësaj, limoni mund të përdoret gjithashtu në pastrimin e rregullt te dhëmbëve tuaj. Ju mund te shtoni lëng limoni në pastë tuaj te dhëmbëve.
    * Per floket: Lëngu i limonit ka dëshmuar veten në trajtimin e kujdesit për flokët në një shkallë të gjerë. Ai nëse aplikohet në lëkurën e kokës mund të trajtoj probleme si zbokthi, rënia e flokëve dhe probleme të tjera që lidhen me flokët. Lëngu i limonit nëse aplikohet mbi flokët, i jep një ndriçim natyral flokut.
    * Lekura: Lëngu i limonit, duke qenë një ilaç natyral antiseptik, mund të mare pjesë për të kuruar problemet e lidhura me lekuren. Lëngu i limonit mund të aplikohet për të ndaluar edhe diegiet e diellit.Lëngu i limonit gjithashtu mund të aplikohet në lëkurë per ata qe kane ekzeme. Ajo vepron si një ilaç kundër plakjes dhe mund të hequr rrullat dhe pikat e zeza.
    Kundra djegies mund të zhduke plagët.Meqe limoni është një agjent ftohje ai zvogëlon ndjesite djegese në lëkurë.
    * Gjakderdhje të Brendshme: Limoni ka veti antiseptike, ajo mund të ndalojë gjakderdhjet e brendshme.Psh ju mund të aplikoni lëng limoni në pambuk dhe ta vini ne hundë për të ndaluar gjakderdhjen.
    * Reumatizmi: Limoni është gjithashtu një diuretik dhe me te mund të trajtohen reumatizmat dhe artriti. Ai ndihmon për të nxjerr bakteret dhe toksinave nga trupi.
    * Pesha: Nëse një person merr lëng limoni të përzier me ujë të vakët dhe mjaltë, kjo perzierje mund të zvogëlojë peshën e trupit.
    * Crregullime ne frymemarrje: Lëngu i limonit ndihmon në shërimin e problemeve të frymëmarrjes si dhe eshte i dobishem per persona qe vuajne nga azma.Limoni duke qenë një burim i pasur i vitaminë C, ndihmon në trajtimin e çrregullimeve të frymëmarrjes.
    * Kolera: Sëmundje si kolera apo malaria mund të trajtohen me lëng limoni sepse ai vepron si një pastrues gjaku.
    * Relaksues per kembet.Limoni është një agjent aromatik dhe antiseptik dhe është i dobishëm në relaksimin e këmbëve. Shtoni disa limona në ujin e ngrohtë dhe vini këmbët në ujë për tu relaksuar.
    * Infeksionet e fytit: Limoni është një frut i shkëlqyer që ndihmon në luftimin e problemeve në lidhje me infeksionet e fytit sepse ajo ka veti antibacteriale.
    * Tension të lartë: Pirja e lëngut te limonit është e dobishme për njerëzit që vuajnë me probleme të zemrës, pasi përmban kalium. Ajo kontrollon tensionin e lartë, marremendjen, vjelljen si dhe siguron relaksim të mendjes dhe trupit. Kjo redukton stresin mendor dhe depresionin.

  • Lëngu i qepës dhe vetitë e tij kurative!

    Lëngu i qepës dhe vetitë e tij kurative!

    Lëngu i qepës është i pasur në minerale, enzima dhe mikropërbërës shumë aktivë, të cilët së bashku veprojnë në organizëm:

    • qepaKundër anemisë
    • Kundër parazitëve
    • Kundër inflamacionit
    • Kundër kancerit të stomakut, gjirit dhe prostatit
    • Kundër hiperglicemisë dhe kolesterolit të lartë
    • Dhe kundër rënies së flokëve!

    Nëse vendosni lëngun e qepës dy herë në javë në lëkurën e kokës, mund të shihni rritje të mahnitshme të flokut brenda dy muajve! Dhe – për më teper – me kosto shumë të ulët!

    Gjithsesi, si në çdo rast edhe me lëngun e qepës nuk duhet ekzagjeruar, pasi është një përbërje shumë potente!

    Burimi: www.shendeti.com.al

  • Ja çfarë i shkaktojnë trupit pijet energjike brenda dy orëve

    Ja çfarë i shkaktojnë trupit pijet energjike brenda dy orëve

    Pijet energjike mund të nxisin ndryshime me potencial “jetë-shkatërrues” në tensionin e gjakut dhe zemër, paralajmëron një studim i ri. Konsumi i 1 litër nga pijet energjike me kafeinë dhe sheqer, të tregtuara dhe reklamuara gjerësisht, shkakton “ndryshime të thella” në aktivitetin elektrik të zemrës dhe tensionit të gjakut, krahasuar me të njëjtën sasi të pijeve të tjera që përmbajnë vetëm kafeinë.

    Hulumtuesit shkencorë paralajmërojnë se njerëzit që kanë tension të lartë të gjakut apo probleme me zemrën duhet të shmangnin patjetër pijet energjike.

    Me më shumë se 500 lloje të ndryshme të pijeve energjike në treg, ka pasur një rritje të rasteve urgjente të lidhura me këto pije, madje edhe vdekje, duke vënë kështu në pikëpyetje sigurinë e tyre.

    Studimi është drejtuar nga dr. Emily Fletcher, nga Qendra Mjekësore e Forcave Ajrore Amerikane në Travis të Kalifornisë.

    “Vendosëm të studiojmë ndikimin potencial të pijeve energjike tek shëndeti i zemrës duke qenë se një studim i mëparshëm ka treguar se 75% e personelit të bazës ushtarake konsumonin pije energjike”, tregon dr. Fletcher.

    “Dhe afro 15% e personelit ushtarak, në përgjithësi, konsumonin 3 kanoçe në ditë kur ishin të shpërndarë.

    Gjatë studimit, të publikuar tek Revista e Shoqatës Amerikane të Zemrës, u përzgjodhën rastësisht 18 të rinj, të cilët u ndanë në 2 grupe.

    Grupi i parë mori 1 litër të pijeve energjike që përmbanin 108 gramë sheqer, 320 gramë kafeinë dhe një sërë substancash të tjera (xhinseg, taurinë dhe karnitinë). Grupi i dytë konsumoi një pije që përmbante 320 mg kafeinë, 40 ml lëng limoni dhe 140 ml shurup qershie në ujë të gazuar. Eksperimenti zgjati 6 ditë.

    Hulumtuesit shkencorë matën aktivitetin elektrik të zemrës së vullnetarëve me anë të elektrokardiogramës. Ata matën gjithashtu tensionin perferike dhe qendror të gjakut në fillim të studimit dhe pas 1, 2 6 dhe 24 orësh pasi konsumuan pijen.

    Shkencëtarët zbuluan se kur krahasoheshin me grupin e dytë, ata që kishin pirë pije energjike shfaqnin shenja të “pushimit” të zemrës për 10 milisekonda shtesë midis rrahjeve.

    Nëse ky interval kohor, që matet në milisekonda, është ose shumë i shkurtër ose tepër i gjatë, mund të pengojë zemrën të rrahë normalisht. Aritmia kështu mund të jetë kërcënuese për jetën”, thotë dr. Fletcher.

    Bazuar tek këto të dhëna, dr. Fletcher rekomandon që tek këto pije energjike të vendosen etiketa paralajmëruese derisa të zbulohet më shumë për ndikimin e tyre në shëndetin e zemrës.

    Burimi: Metro.co.uk / Shendeti.com.al

  • Frutat më të mirë për fëmijët

    Frutat më të mirë për fëmijët

    Pjepri, 19 kalori në 100 gr

    I pasur në elektrolite dhe vitaminë C, plot me beta karoten dhe ujë, ky është pjepri. Sa më e errët ngjyra e tij, aq më i ushqyeshëm është ai. Vajzat që hyjnë në moshën e pubertetit mund ta preferojnë pjeprin për shëndetin e lëkurës së tyre. Përmbajtja e lartë në ujë e pjeprit, i ruan fëmijët nga dehidratimi.

    Boronicat, 57 kalori në 100 gr

    Thesar i ushqimit, boronicat (veçanërisht ato të egrat), janë ndër armët më të fuqishme kundër stresit, infeksioneve, shpërqendrimit dhe agjentëve kanceroz. Me një nga antioksiduesit më të fuqishëm, ato zënë vend në majën e listës së ushqimeve me forcë antioksiduese. Ngjyra blu e tyre është përgjegjëse për forcimin e memories dhe shëndetit të trurit, sidomos për fëmijë që mësojnë fort. Boronicat mbështesin shqisën e shikimit gjithashtu. Konsumi i këtij fruti në vegjëli, përbën ngritjen e themeleve shumë të forta në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerogjene në moshë të rritur.

    Portokalli, 37 kalori në 100gr

    Ky frut është burimi kryesor i vitaminës C, një lëndë ushqyese që përfshihet në pothuaj gjithçka – nga mbyllja dhe shërimi i plagëve, qetësimi i alergjive, parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare dhe kanceroze, si dhe shmangja e artritit dhe anemisë si pasojë e mungesës së hekurit. Portokalli është burim shumë i rëndësishëm edhe i acidit folik, një vitaminë që luan rol kyç në formimin e AND-së sonë dhe rruazave të kuqe. Portokajtë ndihmojnë shumë fëmijët që kane infeksione të mushkërive dhe astmë.

    Luleshtrydhet, 27 kalori në 100gr

    Këto fruta të mrekullueshme me ngjyrë të kuqe forcojnë zemrën, ulin rrezikun e kancerit, përmirësojnë shikimin, parandalojnë alergjitë, dhe qetësojnë dhimbjet. Luleshtrydhet janë plot me fibra dhe vitaminë C. Ky frut është gjithashtu i shkëlqyer për fëmijë që mësojnë dhe janë para testeve apo provimeve, pasi forcon shume memorien e ngjarjeve të fundit. Një ndër atributet me interesante të luleshtrydheve është edhe mbrojtja kundër helikobakterit – një mikrob që shkakton ulcer në stomak dhe predispozon për zhvillim kancerogjen të tij.
    Kujdes: mos blini luleshtrydhe jashtë sezonit apo nëse nuk jeni të sigurt që nuk janë spërkatur me pesticide, pasi janë ndër ushqimet me përthithshmëri shumë të lartë të tyre.

    Kajsitë e thata, 158 kalori në 100 gr

    Kajsitë e thata përmbajnë kalium, hekur, kalcium dhe beta karotën. Për fëmijët që nuk konsumojnë shumë ushqim, ky frut i tharë është burim lëndësh ushqyese me dendësi të madhe në volum të vogël. Nëse fëmijët kanë ngërçe të shpeshta, merren me aktivitet fizik intensiv dhe janë në periudhë rritjeje të shpejtë, kajsitë e thata janë një zgjedhje ideale.

    Kivi, 49 kalori në 100gr

    Ky frut bën pjesë në familjen e manaferrave dhe farat e tij janë nga më të ushqyeshmet. Sipas një konstatimi të Kolegjit Amerikan të Ushqimit, kivi renditet në 27 frutat më të shëndetshëm për fëmijët, duke qëndruar mbi mollët, bananet dhe pjeshkat. 1 kivi në ditë, mund të korrigjojë një dëmtim të një sekuence të AND-së, e cila përcjell informacionin gjenetik, një dëmtim i cili mund të ketë pasoja fatale. Fëmijët që konsumojnë kivi shpesh vuajnë shumë më pak nga vështirësia në frymëmarrje, kolla e natës dhe rrufa. Pra, shprehja “një mollë në ditë, doktorin e mban larg” sot është bërë “një kivi në ditë, doktorin e mban larg”.

    Burimi:www.shendeti.com.al

  • 5 ushqimet që lehtësojnë dhimbjet nga fibromialgjia (sëmundja e dhimbjes së gjithë trupit)

    5 ushqimet që lehtësojnë dhimbjet nga fibromialgjia (sëmundja e dhimbjes së gjithë trupit)

    Fibromialgjia është një sëmundje ligështuese nga e cila vuajnë më shumë se 5 milionë njerëz në të gjithë botën, shumica e të cilëve janë femra. Sëmundja karakterizohet nga dhimbje kronike, dobësi të muskujve, probleme me gjumin, ankth, depresion, probleme gastrointestinale etj, dhe në shumë raste nuk funksionojnë edhe ilaçet për lehtësimin e dhimbjeve.

    Rezulton që kurat natyrale për fibromialgjinë mund të ndihmojnë në rastet kur mjekimet farmaceutike nuk munden. Një studim i fundit ka zbuluar se gratë që e praktikojnë jogën për 75 minuta dy herë në javë raportuan lehtësim të konsiderueshëm të dhimbjeve.

    Përveç jogës, edhe disa ushqime janë një burim i mirë i enzimave natyrale, përbërësve anti-inflamatorë dhe antioksiduesve që mund të lehtësojnë dhimbjet dhe ënjtjet, ndërkohë që merrni të gjitha lëndët ushqyese të shëndetshme. Nëse vuani nga fibromialgjia, mos u kufizoni asnjëherë në këto ushqime.

    Fiq

    Fiqtë përmbajnë acid malik dhe ficin, një enzimë anti-inflamatore që ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve dhe problemeve të tjera të shkaktuar nga inflamacioni. Ata përmbajnë gjithashtu nivele të larta të magnezit dhe manganit, dy minerale që njerëzit të cilët vuajnë nga fibromialgjia shpesh kanë mungesë të tyre. Fiqtë e freskët ofrojnë nivelet më të larta të këtyre mineraleve dhe enzimave.

    Spinaq dhe perime të gjelbra

    Mungesa e magnezit është shumë e zakonshme tek pacientët që vuajnë nga fibromialgjia. Spinaqi dhe perime të tjera të gjelbra janë burime shumë të mira të magnezit. Vetëm 1 kupë me spinaq të gatuar mund të lehtësojë simptomat e shkaktuara nga nivelet e ulëta të magnezit, si lodhje, dhimbje të muskujve, pagjumësi dhe stress.

    Spec i kuq djegës

    Spec ii kuq djegës përmban një përbërës të quajtur kapsaicin, i cili nëse aplikohet tek kyçet, mund të lehtësojë dhimbjet e shkaktuara nga fibromialgjia. Mund të blini krem të përgatitur me kapsaicin dhe aplikojeni tek kyçet 3-4 herë në ditë. Ose bëni vetë një pure me spec të kuq djegës dhe aplikojeni tek pjesët ku keni dhimbje.

    Ananas

    Vetëm 1 filxhan nga ky frut i vendeve tropikale përmban një sërë enzimash dhe mineralesh që lehtësojnë dhimbjet e shkaktuara nga fibromialgjia. Një nga këto enzima është bromelain, ndihmon për të ulur inflamacionin dhe ënjtjen. Ananasi përmban gjithashtu sasi të larta të manganit, që është shumë i rëndësishëm në formimin e kolagjenit në trup. Një filxhan me ananas të frskët siguron 100% të sasisë së rekomanduar të manganit.

    Drithë i zhveshur

    Dhimbja e muskujve dhe lodhja janë simptomat më të dukshme të fibromialgjisë, prandaj është mirë që të shtoni sa më shumë drithë në dietën tuaj. Ata përmbajnë acid malik, që lufton lodhjen, lehtëson dhimbjet e muskujve .

    Burimi: Prevention / Shendeti.com.al

  • 5 shenja të çuditshme që tregojnë se jeni të dehidratuar

    5 shenja të çuditshme që tregojnë se jeni të dehidratuar

    Trupi ka disa mënyra interesante për t’ju treguar se duhet të konsumoni më shumë ujë. Ja cilat shenja duhet të keni parasysh:

    Erë e keqe nga goja – Pështyma ka aftësinë të luftojë bakteret. Nëse jeni të dehidratuar, bien nivelet e pështymës, dhe në të njëjtën kohë edhe mundësia për të luftuar bakteret që shkaktojnë erën e keqe në gojë.

    Ndiheni konfuz – Të ndjerit konfuz ose të hutuar mund të ndodh për shumë arsye, megjithatë, nëse nuk keni pirë ujë për një kohë të gjatë, mund të jetë patjetër shenjë e dehidratimit.

    Ju lind dëshira për të ngrënë ushqime të pashëndetshme – Mëlçia ka nevojë për ujë që të funksionojë siç duhet. Nëse nuk e merr atë, sinjalizon trurin se ka nevojë për t’u furnizuar.

    Lëkura humb elasticitetin – Nëse nuk është mjaftueshëm e butë, lëkura humbet elasticitetin dhe bëhet më e thatë.

    Nuk djersiteni – Sasia e lëngjeve në trup është aq e ulët sa trupi përpiqet të ruajë atë që i ka mbetur.

    Nëse përjetoni një nga këto simptoma, duhet të konsumoni patjetër ujë ose lëngje të ndryshme.

    Burimi: Self / http://shendeti.com.al/

  • Anemia, vlerësimi dhe trajtimi i saj në vendin tonë

    Anemia, vlerësimi dhe trajtimi i saj në vendin tonë

    Anemia është sëmundja më e shpeshtë hematologjike. Tradicionalisht vlera klinike e anemisë është nënvlerësuar (nuk ka dhimbje, por lodhjen si simptomin kryesor që nuk është shumë specifike dhe e mprehtë si dhimbja). Në praktikën tonë mjekësore anemia keqvlerësohet, keqdiagnostikohet, keqmjekohet. Zbulimi i shkakut të anemisë, është më i rëndësishëm se dhe vetë mjekimi i anemisë (shkaku i anemisë mund të jetë një sëmundje malinje). Po kështu mostrajtimi i anemisë ka pasoja në kostot e kujdesit shëndetësor dhe ulje të produktivitetit në punë. Pra, anemia duhet vlerësuar dhe trajtuar siç duhet nga mjekët, nëse nuk munden dërgoje tek hematologu.

    Cilat janë problemet më të shpeshta që hasim në vlerësimin dhe trajtimin e anemisë në vëndin tonë ?

    1) Ka gjithmonë konfuzion se ç’farë do të quajmë anemi. Disa mjekë e vlerësojnë duke u nisur nga vlera e eritrociteve, disa nga hematokriti, shume pak nga vlera e hemoglobinës, që siç e shpjeguam më sipër është kriteri bazë i vlerësimit. Popullata të ndryshme kanë diapazon të ndryshmë të vlerave normale të serisë së kuqe dhe përderisa në vëndin tonë nuk i kemi këto vlera, të pranojmë vlerat e referuara nga OBSH, se të mbështetemi në kritere të ndryshme (sipas laboratoreve, aparateve, traktateve hematologjike).

    2) Anemia më e shpeshtë në praktikë është “Anemia Defiçitare”. Këtu futen Anemia nga Defiçiti i Hekurit (Anemia Ferriprive), Anemia nga Defiçiti i Vitaminave (Vitamina B12 dhe Acidit Folik = Anemia Megaloblastike). Këto janë dhe anemitë më të keqvlerësuara dhe të keqtrajtuara. Anemitë defiçitare janë pasoja të defiçiteve përkatëse (në disa raste mund të jenë dhe të kombinuara). Defiçiti i hekurit (më i shpeshti në praktikë, sidomos për gjininë femërore) mund të vlerësohet me anë të Ferritinemisë dhe është më e përhapur (baza e ajsbergut) se anemia nga defiçiti i hekurit (maja e ajsbergut) që është pasoja e tij. Për anemitë nga defiçiti i vitaminave nuk kemi një markues si Ferritinemia, por parimi i tyre është i njëtë si për Aneminë Ferriprive. Zbrazen depot përkatëse (ose të kombinuara) dhe për pasojë shfaqet Anemia Megaloblastike. Mjeku nuk ka nevojë të gjejë shkakun e anemisë (është defiçiti), por të shkakut të defiçitit. Dhe këtu është gabimi më i madh praktik. Personeli mjekësor dhe vetë populli mendon se është kequshqyerja. Një organizëm i shëndoshë ka 8 vjet rezerva të hekurit, 2-4 vjet të vitaminës B12 dhe 2 muaj për Acidin Folik. Kjo do të thotë se nëse konsumohen normalisht për nevojat përkatëse, duhet të mos marrim për 8 vjet hekur, 2-4 vjet vitamin B12 dhe 2 muaj Acid Folik që të zbrazen depot dhe për pasojë të shfaqet dhe anemia përkatëse. Hekuri dhe acidi folik ndodhen në produktet bimore dhe shtazore, Vitamina B12 vetëm në ushqimet shtazore (dhe një sasi vetë sintetizohet nga organizmi). Pothuajse nuk ekziston në praktikë si faktor i zbrazjes së depove përkatëse mosmarrja në ushqime e hekurit dhe e vitaminave. Më tepër është një shkak ndihmës për shkaqet e tjera të zbrasjes së depove që janë këto sipas rëndësisë: humbja e hekurit (hemoragjia e vogël e përsëritur ku futet dhe dhurimi i përsëritur i gjakut), mbikonsumimi, mosthithja, mosmarrja në ushqime për Defiçitin e hekurit (hipoferritinemia) dhe mbikonsumi (proliferim malinj/beninj qelizor), mosthithje, mosmarrje e vitaminave për Defiçitin e Vitaminës/Vitaminave B12 dhe Acid Folik (B9). Dhe gabimi tjetër praktik “anemia mjekohet me ushqime”. NUK KA ASNJË ANEMI QË KORRIGJOHET ME USHQIME. Maksimumi i hekurit ditor që mund të arrijë njeriu të marri një njeri në maksimumin e ushqyerjes së tij është 10-14 mg. Doza ditore terapeutike e hekurit është 200 mg hekur elementar në ditë për adultët, sasi që gjendet në 4.5 kg mish të kuq dhe kjo për të paktën 3 muaj rresht (1-1.5 muaj për korrigjimin e anemisë dhe 1.5 muaj plus për korrigjimin e depove përkatëse). Përdorimi i shpretkës, verës së kuqe, spinaqit etj është një budallallëk i vertet të cilin nuk po arrijmë ta heqim. Mjekët të mësohen të kërkojnë Ferritineminë, ideale ishte të kishim dhe një markues të tillë dhe për vitaminat.

    3) Të luftohet për tu gjetur dhe nëse është e mundur të eleminohet jo shkaku i anemisë (ai dihet që është defiçiti përkatës), por shkaku i defiçitit/defiçiteve (në rastin e kombinuar) ku në bazë të tyre mund të jenë dhe sëmundje malinje. Pra mjekët të mos mjaftohen thjesht me faktin e mjekimit të anemisë, por të korrigjimit të saj të plotë, të korrigjimit të depove (në vëndin tonë pasi korrigjohet anemia mjekët dhe vetë njerëzit e ndërpresin mjekimin) dhe të eleminimit ose të paktën të kompensimit të shkakut të deiçitit/defiçiteve. Në rast se këto realizohen patologjia hematologjike shërohet dhe nuk ka shumë sëmundje që shërohen. Pjesa më e madhe e tyre mjekohen. Me mënyrën si i vlerësojnë dhe i mjekojnë Anemitë Defiçitare në Shqipëri mjekët tentojnë ta mjekojnë, por asnjëherë ta shërojnë. Në rast se shkaku/shkaqet e deiçitit/defiçiteve nuk eleminohen ose të paktën të kompensohen, Anemitë Defiçitare mund të korrigjohen plotësisht, por defiçiti me ose pa anemia do të përsëriten (në varësi të madhësisë së shkakut. Dhe për këtë nuk e ka më fajin hematologu, as preparati, por fakti që nuk është eleminuar ose korrigjuar shkaku/shkaqet dhe kjo kërkon bashkëpunimin me specialitete të tjera (gjinekologu, gastrologun, urologun).

    4) Abuzohet me fjalën “mjekohem me hekur” dhe me përdorimin kotë të Vitaminës B12 (“për të rritur fuqinë” 5-10 ditë Vitamina B12 I/M. Mjekimi duhet bërë me dozën optimale mjekuese ditore për kohën e caktuar deri në korrigjimin e plotë të anemisë (Hb≥ 12 gr/dl tek femrat dhe ≥13 gr/dl tek meshkujt (jo përmirësim i saj siç ndodh në praktikën tonë mjekësore) dhe pasi korrigjohet anemia do të vazhdohet mejkimi deri në korrigjimin e depove dhe vetëm atëherë detyra është bërë siç duhet.

    5) Anemia e lehtë, e mesme, e thellë njësoj vlerësohen dhe mjekohen. Po ky vlerësim dhe mjekim ka vlerë dhe kur zbulojmë fazën e defiçitit, pa u instaluar akoma anemia. Anemitë e lehta dërgojini tek specialisti ti vlerësojë dhe mjekojë. Një pjesë e rëndësishme e anemive të lehta në vëndin tonë janë të lindura (Talasemia Minor) që sigurisht në shumcën e rastve nuk vlerësohet siç duhet.