Category: Shëndetsi

  • Pema më e shëndoshë në botë

    Pema më e shëndoshë në botë

     

    Kjo është konsideruar si një nga mrekullitë që Allahu ka thënë në Kur’an Merjemes: “Shkunde trungun e palmës,qëtë bien mbi ty hurma të freskëta” Merjem 25 Hurmat kanë spektër të gjerë të vlerave shëndetësore dhe nutricioniste, për shkak të të cilave konsiderohet si pema më e shëndetshme në botë.

    Ato për organizmin janë burim i shkëlqyeshëm i fibrave natyrorë dhe për punë të mirë të zorrëve. Sheqeri natyror, i cili gjendet në hurma, është alternativë e përsosur për sheqerin e zakonshëm.

    Ajo përmban vitamina A dhe C, proteina, yndyra, kripëra minerale, si hekur dhe sasi të konsiderueshme tanin etj.

    Sipas përbërjes së tyre hurmat janë tableta të vërteta multivitaminësh natyrorë, që mund t’i përdorin fëmijët dhe të rriturit.

    Hurmat janë burim i shkëlqyer i hekurit, për shkak të përmbajtjes së luteinës dhe zeaksantinës, hurma quhet edhe “vitamina për sy”.

    Njëra nga sëmundjet që kuron fryti i hurmës është sëmundja e anemisë, dobësimit të përgjithshëm të organizmit pas kalimit të ndonjë sëmunje.

    Në këtë rast këshillohet të përdoret mjekimi me hurma, ku çdo ditë konsumohen 6 deri në 15 kokrra të pjekura rreth një orë para ose pas ushqimit për 15 ditë deri në 25 ditë.

    Hurmat kanë dhënë rezultate të mira në luftimin e sëmundjeve të aparatit tretës si dhe diarresë kronike.

    Gjithashtu, shumë të sëmurë nga gjëndrat tiroide (fryrja e gushës), kanë pasur përmirësime të dukshme pas përdorimit me bollëk në racionin ditor të frutave të hurmës.

    Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut.

    Përveç këtyre vetive të veçanta hurmat ndihmojnë edhe në rritjen e aktivitetit hormonal për të dy sekset, në gratë shtatzënë ajo ndihmon ne lindje normale dhe pa probleme.

    /mjeksiaislame

  • Disa ushqime të cilat mund të ngrejnë memorjen

    Disa ushqime të cilat mund të ngrejnë memorjen

    Disa dijetarë kanë përmendur disa ushqime të cilat mund të ngrejnë memorjen të tilla si ngrënia e mjaltit dhe ngrënia e rrushit të thatë etj.

    Imam el-Zuhri ka thënë: ”Ju duhet të hani mjaltë përshkak të mirësisë së saj për memorjen”.

    Ai gjithashtu ka thënë: ”Kush do që dëshiron të memorizojë hadithin duhet të hajë rrush të thatë”. (Në el-Xhami nga el-Katib/2/394)

    Ibrahimi ka thënë: ”Ju duhet të përtypni për shkak se (kjo) jep energji zemrës dhe largon harresën”. (Nga el-Xhami nga el-Katib, 2/397)

    Si dhe ata përmendin shumë ushqime që përmbajnë acide e janë shkak I dembelizimit dhe memorjes së dobët.

    /mjeksiaislame

  • Shëroni venat e zgjeruara me domate

    Shëroni venat e zgjeruara me domate

    Ka dy mënyra për të trajtuar venat e zgjeruara duke përdorur domate të kuqe të pjekur dhe të gjelbër.

    Trajtimi i venave te zgjeruara me domate te gjelbër Domate jeshile është një ilaç shumë i thjeshtë në shtëpi për të luftuar me venat e zgjeruara

    E gjitha cka ju duhet të bëni është të lani një domate të gjelbër dhe te preni ata në feta rrethit (ose unaza). Pastaj në nyjet e venave dhe rrjetit të venë kapilar vendosni feta domate të gjelbër. Nëse është e nevojshme, fiksoni me një fashë. Mbani domatet në këto vende deri sa ju të ndjeni një ndjesi shpimi gjilpërash në lëkurë. Nëse ju nuk mund të qëndroni, hiqni domate sa më shpejt që ju të ndjeni një ndjesi djegie, dhe lani venat me ujë të ftohtë.

    Rezultati do të jetë i dukshem shumë shpejt, në qoftë se kjo procedurë shkon mirë.

    Kjo procedurë duhet të përsëritet 5 herë në ditë, vazhdimisht.

    Pas 2 javësh nyjet e zgjeruara do të fillojë të zbehen, nga zbatimi i këtyre procedurave të përditshme. Ënjtjet, rrjeti kapilar, dhimbjet dhe nyjet në venat përfundimisht do të zhduket.

    Nga ana tjetër, domatet e kuqe mund të ndihmojne gjithashtu në trajtimin e venat te zgjeruara.

    Trajtimi i venave me domatet e kuqe Procedura është pothuajse e njëjtë me atë me domate të gjelbër. Lahen pak domate , priten ata në feta hollë dhe i vini mbi venat e dhimbshme për 3-4 orë dhe lidh me një fashë. Prisni për disa kohë dhe zëvendësoni domaten me një të re.

    Kjo procedurë është e preferueshme që të zhvillohet në mbrëmje apo natën.

    Kohezgjatja e trajtimit është individuale. Ky trajtim mund të kryhet gjatë tërë verës dhe në kombinim me domate të gjelbër.

    Burimi: /mjeksiaislame

     

  • Xhenxhefili – melmese dhe ilac

    Xhenxhefili – melmese dhe ilac

    Terapia me xhenxhefil (anglisht – ginger) rekomandohet si një nga trajtimet më efikase në muajt e ftohtë, me çka do t’ia ktheni organizmit energjinë, të ngrohni trupin dhe forconi qëndrueshmërinë e tij.

    Xhenxhefili, bima qepujkë me prejardhje nga Kina, është një nga mëlmesat më të kërkuara në kuzhinat aziatike. Me shije të fortë dhe aromë specifike që nga lashtësia, përveç në gastronomi përdoret edhe për qëllime shëruese, sepse ka veçori të dëshmuara kundër inflamacioneve. Kompresat nga xhenxhefili relaksojnë muskujt, nxehtësia e kompresës nxit qarkullimin e gjakut, lehtëson dhimbjet në shpinë, reumatizmin, artritin dhe forcon imunitetin. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet terapia me xhenxhefil si një nga tretmanët më efikas në muajt e ftohtë me çka do t’ia ktheni energjinë organizmit, nxehni trupin dhe forconi qëndrueshmërinë e tij.

    Terapia me xhenxhefil (anglisht – ginger) rekomandohet si një nga trajtimet më efikase në muajt e ftohtë, me çka do t’ia ktheni organizmit energjinë, të ngrohni trupin dhe forconi qëndrueshmërinë e tij.

    Xhenxhefili, bima qepujkë me prejardhje nga Kina, është një nga mëlmesat më të kërkuara në kuzhinat aziatike. Me shije të fortë dhe aromë specifike që nga lashtësia, përveç në gastronomi përdoret edhe për qëllime shëruese, sepse ka veçori të dëshmuara kundër inflamacioneve. Kompresat nga xhenxhefili relaksojnë muskujt, nxehtësia e kompresës nxit qarkullimin e gjakut, lehtëson dhimbjet në shpinë, reumatizmin, artritin dhe forcon imunitetin. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet terapia me xhenxhefil si një nga tretmanët më efikas në muajt e ftohtë me çka do t’ia ktheni energjinë organizmit, nxehni trupin dhe forconi qëndrueshmërinë e tij.

    Ndikimi çudibërës

    Xhenxhefilin e quajnë bimë çudibërëse për shkak të shumë efekteve të tij çudibërëse. Tradicionalisht përdoret për të qetësuar inflamacionet dhe irritimet e rrugëve të frymëmarrjes, për shërimin e anginave dhe pezmatimin e hundës, veshit, por ka efekt edhe në organet e tretjes. E konsiderojnë ilaç për tërë sistemin tretës, mbron mukozën dhe parandalon krijimin e të thatit dhe ngërçeve në stomak.

    Është i shkëlqyeshëm tek largimi i problemeve të fryrjes së barkut dhe kundër të përzierave. Lehtëson kokëdhembjen, përmirëson qarkullimin, nxit djersitjen e madhe, parandalon koagulimin e gjakut, ul kolesterolin dhe tensionin e gjakut. Ka edhe ndikim antioksidativ, me çka ngadalësohet procesi i plakjes.

    E pastron organizimin nga toksinat. Shpejton shërimin e indit të dëmtuar pas gjendjeve të ndryshme inflamatore. Për përgatitjet nga xhenxhefili përdoret qeporja e bimës e cila përmban materiet aktive, falë të cilave xhenxhefili edhe ka efekt kundër-inflamator dhe shërues në shëndetin e njerëzve.

    Terapia me xhenxhefil kthen energjinë

    Terapia me xhenxhefil është e shkëlqyeshme për përgatitjen e organizmit për ditët më të ftohta. Kompresat e ngrohta shtrihen në trup me një masazh të lehtë, me çka arrihet efekti rivitalizues, forcohet qarkullimi, nxitet sistemi i imunitetit dhe trupi liron materiet dhe toksinat e dëmshme. Xhenxhefili i freskët kthen vitalitetin dhe energjinë. Meqenëse nxehtësia e tij depërton thellë në ind, ndikon dobishëm edhe në organet vitale siç janë veshkat, mushkëritë dhe mëlçia. Kompresat veçanërisht janë të dobishme tek shpina e shtangur, muskujt që dhembin dhe të gjitha sëmundjet kronike.

    Mëlmesë aromatike

    Tek popujt e Lindjes që nga lashtësia njihet për efektet e veta shëruese, xhenxhefili është delikatesë e vërtetë kur janë në pyetje veçoritë e tij kulinare. Njihet me shijen e vet pikante, orientale dhe pak djegëse. Ajo aromë në veçanti vjen në shprehje gjatë përgatitjes së ushqimeve të kuzhinës aziatike të cilat praktikojnë zierjen në wok, enë me fund të rrumbullakët.

    Në treg xhenxhefili mund të gjendet si rrënjë e freskët, ose si shtesë e thatë dhe bluar për gjella. Sa i përket vlerës ushqyese, nga mineralet në sasi më të madhe përmban kaliumin, bakrin, magnezin dhe manganin. Prej vitaminave përmban grupet e vitaminave C dhe B. Pluhuri i tharë i xhenxhefilit ka shije të mprehtë, dhe është përbërës i shumë përzierjeve curry.

    Xhenxhefili i freskët mund të përdoret si mëlmesë për shumë gjella nga mishi, pula, peshku, supa dhe komposto. Xhenxhefili mund të përdoret në kombinim edhe me ushqimet e njelmëta dhe të ëmbla. Nga xhenxhefili i grirë në rende përgatitet çaji i cili e ngrohë tërë trupin, dhe po ashtu shtohet edhe në gjella të ëmbla ose brumin për ëmbëlsira. Në disa vende nga ai e përpunojnë pastën me xhenxhefil, e ashtuquajtur buka e xhenxhefilit, ndërsa anglezët e preferojnë pijen e xhenxhefilit, të ashtuquajturën ginger beer.

    Interesante është që gjatë kohës së ndalimit të alkoolit në SHBA janë pirë lloje të ndryshme të pijeve të xhenxhefilit siç janë Gingerale ose Gingerbeer të cilat nuk është dashur të përmbajnë më shumë se 0,5 për qind alkool. Pija e xhenxhefilit është joalkoolike, ndërsa përmban rrënjën e xhenxhefilit, limon, ujë, sheqer dhe limon të athët. Përdorimin më të gjerë e ka në bërjen e koktejeve. Dallohet ginge beer e cila mund të ketë shtesë të alkoolit, dhe gingerale që është më e ëmbël dhe ka shije më pak intensive të xhenxhefilit.

     

  • Ushqimet që largojn dhembjet e kokës ! !

    Ushqimet që largojn dhembjet e kokës ! !

    Dhimbja e kokës është një dhimbje shumë e mërzitshme, e që shpeshherë e shoqëron secilin prej nesh.

    Atëkohë, në shumicën e rastit, e errësojmë dhomën ku qëndrojmë, marrim tableta ose bëjmë masazh zonën e dhimbshme. Megjithatë, ndonjëherë as kjo nuk është e mjaftueshme për të pakësuar dhimbjen. Por, a e keni ditur se disa lloje ushqimesh mund ta lehtësojnë apo edhe ta parandalojnë dhimbjen kokës? Mësoni cilat janë ato dhe shpëtoni nga kjo dhimbje bezdisshme.

    Dhimbja e kokës është një dhimbje shumë e mërzitshme, e që shpeshherë e shoqëron secilin prej nesh.

    Atëkohë, në shumicën e rastit, e errësojmë dhomën ku qëndrojmë, marrim tableta ose bëjmë masazh zonën e dhimbshme. Megjithatë, ndonjëherë as kjo nuk është e mjaftueshme për të pakësuar dhimbjen. Por, a e keni ditur se disa lloje ushqimesh mund ta lehtësojnë apo edhe ta parandalojnë dhimbjen kokës? Mësoni cilat janë ato dhe shpëtoni nga kjo dhimbje bezdisshme.

    Rosto patate

    Për të kompensuar sasinë e humbur të kaliumit mjaftojnë vetëm disa rosto patate.

    Shalqiri

    Dehidrimi është shkaktari kryesor i dhimbjes së kokës, andaj në vend të pilulave përdorni ushqime të pasura me ujë, si shalqiri, për shembull. Uji në fruta dhe perime përmban minerale esenciale të tilla si magneziumi, që është mineral i rëndësishëm në parandalimin e dhimbjes së kokës.

    Kafja

    Sipas ekspertëve kofeina zvogëlon enët e gjakut dhe ndihmon për të lehtësuar dhimbjet. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se kafja e tepruar mund të shkaktoj dhimbje edhe më të mëdha të kokës, andaj ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm.

    Bajamet

    Sipas studimeve të shumta magnezi i cili gjendet në bajame mund të zvogëlojë dhimbjet e kokës. Gjithashtu, bajamet ndihmojnë edhe personat që vuajnë nga migrena, përveç bajameve ju mund të hani edhe banane, kajsia të thata, avokado, oriz apo arra indiane.

    Jogurti

    Nëse ndieni pulse të rënda në kokë, kjo do të thotë se keni mungesë të kalciumit. Mënyra më e lehtë është të pini një gotë jogurt të lëngshëm që është i pasur me kalcium, për këtë gotë do të jenë mirënjohëse edhe zorrët tuaja.

    Spinaqi

    Nëse spinaqi e “ndihmon popajin për t’u bërë i fortë”, atëherë ai do t’ju ndihmoj edhe juve që ta hiqni qafe dhimbjen e kokës. Në fakt, spinaqi ndihmon për të reduktuar presionin e gjakut dhe lehtëson dhimbjet e kokës, thonë ekspertët./PK/.