Category: Shëndetsi

  • Ushqimet Anti-Kancerogjene

    Ushqimet Anti-Kancerogjene

    A e keni ditur që ajo që hani mund të përcaktoj nëse do të sëmureni me kancer? Dieta (gjërat që hani) mund të ju mbrojnë që të mos jeni njëri në mesin e 3 personave që preken nga kanceri në jetën e tyre. Cilat ushqime quhen super-ushqime anti-kancerogjene e që duhet t’i hani sa më shpesh

    Lakra Brukselit

    Lakra e Brukselit është zbuluar të mbroj kundër kancerit në zorrë, stomak dhe fshikëz. Sipas një hulumtimi të publikuar në revistat mjekësore sikur International Journal of Cancer, thuhet se të ngrënit e lakrës së Brukselit disa herë në javë mund të të mbroj nga kanceri. Lakra e Brukselit ka zvogëluar qelizat kancerogjene deri në 52 përqind në zorrë dhe deri në 67 përqind në mëlçi të shtazëve. Ato gjithashtu kanë tkurrur madhësinë e tumoreve deri në 92 përqind.

    Si Mund Që Lakra Brukselit të Vret Kancerin?

    Lakra përmban diçka që quhet indole, apo përzierje organike aromatike heterociklike. Këto stimulojnë mëlçinë që ti zbërthej hormonet në trup dhe shpejtoj eliminimin e produkteve të mbetjeve. Kjo do të thotë se përveç që rregullon dhe e bën punën e jashtqitjes më efektive, gjithashtu edhe kanceret që varen nga hormonet nuk kanë kohë të zhvillohen.
    Nëse dëshiron të provosh lakra Brukseli si mas preventive të kancerit është e rëndësishme që të mos i zieni apo fusni në mikroval sepse ky proces vret shumicën e vitaminave dhe vlerave ushqyese. Thjesht avulloj paksa apo përziej duke i fërguar që të mos i humb vlerat ushqyese dhe vitaminat.

    Të Ushqyerit e Rregullt me Pemë, Perime, Mish të Shpezëve dhe Peshk Mund Të Parandalojnë Kancerin.

    Hulumtimet nga Journal of American Medical Association (Revista e Shoqatës Mjeksore Amerikane) ka zbuluar të ushqyerit me shumë fruta, perime, mish të shpezëve dhe peshk është dukur të ketë efekt mbrojtës kundër kancerit. 1009 pacient me kancer në zorrë janë studiuar. Pesë vite me vonë ata janë shqyrtuar dhe është parë se 324 pacient kishin përsëritje të kancerit dhe të gjithë kishin vdekur përveç njërit. Kurse edhe një numër shtesë prej 28 pacientëve kishin vdekur pa ndonjë dokument të përsëritjes së kancerit tek ta. Studimi ka identifikuar dy lloje të ndryshme kryesore të të ushqyerit (dieta), njëra që përbëhej nga sasi të larta të mishit, yndyrave, ëmbëlsirave dhe ushqimeve të rafinuara dhe tjetra që përbëhej nga sasi të larta të frutave, perimeve, mish të shpezëve dhe peshk. Ata që ushqeheshin me shumë pemë dhe perime kishin përqindje më të lartë të mbijetesës kurse ata që ushqeheshin me dieta të yndyrshme Perëndimore kishin përqindje më të lartë të vdekshmërisë dhe ripërsëritje më të shpeshtë të sëmundjes.

    /shkupi24/

  • Si Te Humbim Peshe Duke Ngrene Veze Ne Mengjes

    Si Te Humbim Peshe Duke Ngrene Veze Ne Mengjes

    Si Te Humbim Peshe Duke Ngrene Veze Ne Mengjes – Ne e njohim mire rendësin e mëngjesit, gjithashtu humbjen peshës dhe mbajtjen nen kontroll te kalorive: ajo qe ndoshta nuk dini, është qe mëngjesi mund te behet shume i rëndësishëm duke konsumuar veze. Kjo lloj mënyre na lejon te kontrollojmë te ngrënien dhe te jemi te ngopur për me shume kohe.

    Ne ketë mënyre reduktohet ndjeshëm numri i kalorive qe mund te marrim ne dreke ose gjate ditës. Dhe nëse jeni ne diete , nje ushqim i bollshëm eshte ajo qe duhet per te mbajtur peshën dhe per te siguruar nje linje per t’u pasur zili. Ne nje vend tjetër mund te jete shume e zakonshme te konsumosh veze ne mëngjes.

    Sipas nje studimi , proteinat qe përmbajnë vezet do te ishin me te mira sesa produkte te tjera per te mbajtur nen kontroll urine. Mendoni qe nje veze permban 6,5 g proteina, pra 13% i nevojes ditore te nje te rrituri.

    Gjithashtu vezet veprojne tek disa hormone specifike te zorreve qe mund te ndryshojne kuptimin e urisë: ato qe kishin ngrëne veze ne mëngjes , ne vend te drithërave kishin humbur shume peshe.

    Duke ngrëne veze shpesh mund te mbani nen kontroll kaloritë, me qe e dimë qe nje veze përmban rreth 78 , gjithashtu ato janë te pasura dhe me vitamina D. Shpesh neper dieta vitamina D nuk ka dhe per kete arsye ajo luan nje rol te rëndësishëm.

    Sigurisht qe vezet duhet te konsumohen ne mënyre natyrale dhe pa shtimin e gjalpit ideja me mire është qe t’i bëni ne uje te ngrohte pa pasur nevoje per yndyra. Ate mund t’a shoqëroni me një fete buke dhe leng portokalli; këto përbërës janë perfekt për një mëngjes te shëndetshëm dhe te ekuilibruar.

    /shkupi24/

  • Përmirëso Kujtesën Me Lëng Molle

    Përmirëso Kujtesën Me Lëng Molle

    Lëngu i mollës mund të shtojë prodhimin e neuro-transmetuesve acetilkolinë të trurit duke u bërë shkak për një përmirësim të ndjeshëm të kapaciteteve memorike. Pra proverbi për mollën vlen edhe për lëngun e mollës: të dyja mbajnë mjekun larg.

    Lëngu i mollës mund të shtojë prodhimin e neuro-transmetuesve acetilkolinë të trurit duke u bërë shkak për një përmirësim të ndjeshëm të kapaciteteve memorike.

    Pra proverbi për mollën vlen edhe për lëngun e mollës: të dyja mbajnë mjekun larg. E ka treguar një studim që është drejtuar nga disa studiues të universitetit të Massachusetts.

    Molla është e pasur me një miks unik antioksiduesish qelizore, që ndihmon qelizat të rrinë më të shëndetshme dhe përmirëson trafikun e neuro-transmetuesve.

    Ky përfundim ka dalë nga studimi që ka bërë ekipi i drejtuar nga Thomas Shea. Shea ka treguar, mbi modelet e kafshëve, që një ushqim i pasur me mollë vonon problemet neuro-degjeneruese që vihen re me kalimin e moshës.

    Sekreti janë pra antioksiduesit që kapin dhe vrasin radikalet e lira, molekula shumë aktive të cilat duke qenë se kanë një elektron me shumë të disponueshëm janë në gjendje të lidhen me molekula të tjera.

    /shkupi24/

  • Ushqimet natyrore per mbrojtjen e syve

    Ushqimet natyrore per mbrojtjen e syve

    Orë të gjata në kompjuter, brenda dhe jashtë orarit të punës, rezultati sy shumë të lodhur dhe rrezik për syze. Përveç faktorit kompjuter, që është rreziku më i madh për shëndetin e syve, një tjetër rrezik kanoset edhe nga…

    Orë të gjata në kompjuter, brenda dhe jashtë orarit të punës, rezultati sy shumë të lodhur dhe rrezik për syze. Përveç faktorit kompjuter, që është rreziku më i madh për shëndetin e syve, një tjetër rrezik kanoset edhe nga tymi i duhanit dhe smogu. Nëse është e pamundur të shmangni këta tre faktorë, disa ushqime ju vijnë në mbrojtje të syve.

    Karota- është vërtetuar që karotat përmirësojnë shikimin dhe i mbajnë sytë e shëndetshëm. Karota e cila përmban beta-carotenin, një antioksidant mjaft me vlerë, zvogëlon rrezikun e kataraktit (perdes së syrit).

    Një tjetër ushqim në mbrojtje të dëmtimit të syve, është Spinaqi, shumë i pasur me hekur dhe karoenoidë, antioksidantë që ulin rrezikun e degjenerimit në “perde”.

    Vitamina C mjaft e domosdoshme për trupin, por edhe për sytë , pasi largon radikalet që shkaktojnë dëmtime. Në mbrotje të syve rekomandohen frutat si, kivi, portokalli dhe idet.

    Hudhra dhe qepa – duhet të tregoheni “moskokëçarës” për aromën që shkaktojnë hudhra dhe qepa, pasi duhet të mendoni që dobia që ato sjellin është më e madhe se shqetësimi nga aroma. Hudhra dhe qepa janë “ideale” për të përmirësuar shikimin, pasi këto ushqime përmbajnë squfur, gjë që e bën lenten e syrit më të fortë dhe rezistente.

    Veza përveç të mirave që i sjellë organizmit, ajo mbron sytë nga katarakta (perdja e syrit).

    /shkupi24/

  • Vetëm një cigare në ditë rrezikon zemrën

    Vetëm një cigare në ditë rrezikon zemrën

    Të qenurit duhanpirës ‘social’ ju bën tri herë më shumë të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, paralajmërojnë doktorët.

    Vetëm një cigare në ditë mund të trefishojë rrezikun në krahasim me njerëzit që nuk kanë tymosur kurrë, thotë Fondacioni britanik i Zemrës (BHF).

    Ata thonë se hulumtimi duhet të jetë një paralajmërim për 1.1 milion duhanpirësit “part time” (me kohë të pjesshme) në Britaninë e Madhe që janë duke “bërë shaka “ me shëndetin e tyre. Kërkuesit shkencorë gjetën se pirja e duhanit nga një deri në katër cigare në ditë rrit ndjeshëm normën e sëmundjeve të zemrës, dhe vdekjen nga të gjitha shkaqet.

    Normat e prekjes nga kanceri i mushkërive gjithashtu ngrihet ndjeshëm tek gratë që ishin duhanpirëse e të paktën një cigareje në ditë, thotë kërkimi i BHB-së.

    Megjithatë, vetëm një e katërta e duhanpirësve me kohë të pjesshme janë të shqetësuar për dëmtimin e shëndetit të tyre, duke e kaluar një mesatare prej 37 cigare në javë.

    Mr Mike Knapton, drejtor mjekësor i BHF-së, tha se ky hulumtim tregon se shumë duhanpirës me kohë të pjesshme dhe ata socialë vazhdojnë të pijnë duhan mjaftueshëm duke vënë çdo javë jetën e tyre në rrezik.

    “Ne kemi nevojë për njerëz që përballen me rrezikun e vdekjes, e cila shkaktohet nga pirja e duhanit me kohë të pjesshme dhe të plotë. ‘Nuk ka nivel të sigurt për pirjen e duhanit – prova është e qartë – dhe unë u habita nga ky efekt”, përfundon Dr Mike Knapton.

    /shkupi24/

  • Gurët në veshka shfaqen pa paralajmërim

    Gurët në veshka shfaqen pa paralajmërim

    Krijimi i gurëve në veshka, në kanale të urinës apo në fshikëz në krahasim me sëmundjet e tjera të traktit urinar është më e përhapur dhe më i shpeshtë, shkruan Telegrafi. Krijimi i gurëve bëhet qetësisht, fshehtas dhe pa paralajmërim, ndërsa në fund theksohet me dhembje të padurueshme dhe të ashpra.

    Krijimit të gurëve i kontribuojnë shumë faktorë:

    * Çrregullimet metabolike të cilat nënkuptojnë tajitje të tepruar të disa mineraleve, siç janë kalciumi, fosfori apo kripërat e natriumit dhe të kaliumit të thartirës oksale, janë shkaktarë të shpeshtë të krijimit të gurëve.

    * Infeksionet e vazhdueshme kronike të traktit të urinës gjithashtu janë faktorë të krijimit të gurëve apo të zallit në veshka.

    * Predispozita gjenetike gjithashtu është moment qenësor, mirëpo gjithsesi shpesh shfaqen sëmundje ku ekziston ndërprerje e urinës, siç është në rastin e rritjes së vëllimit të prostatës apo ngushtimit të kanalit të urinimit.

    * Çrregullimi në ushqim paraqet edhe një shkaktar tjetër i cili i kontribuon procesit të krijimit të gurëve

    Pjesa më e madhe e gurëve në veshka mund të trajtohet duke rritur sasinë e marrë të lëngjeve, ndryshime në dietë dhe mjekime. Rreth 90% e gurëve, kalojnë vetë brenda 3 deri 6 javëve. Disa tipa gurësh mund të shpërbëhen me anë të mjekimeve; megjithatë, gurët me përbërje kalciumi (tipi më i zakonshëm), nuk mund të shpërbëhet.

    Gurët gjithmonë duhet të hiqen kur ka infeksione, bllokime dhe dëmtime në veshka. Metoda më e mirë varet nga masa, vendndodhja dhe tipi i gurit. Disa gurë hiqen duke kaluar një instrument teleskopik tek fshikëza apo tek veshka, për ta nxjerrë gurin ose për ta copëtuar në fragmente të vogla me rreze laseri apo valë tronditëse.

    Metoda më e re për ta hequr quhet “litotripsia e valëve të goditjes jashtë trupit”. Në këtë teknikë, gurët thyhen në fragmente të vogla me anë të tronditjes me energji të lartë nga një mekanizëm jashtë trupit.

    /shkupi24/

  • Jeni gjithmonë të lodhur? Ja arsyet perse

    Jeni gjithmonë të lodhur? Ja arsyet perse

    Lodhja e shpeshtë dhe e pashpjegueshme mund të jetë një tregues i një sëmundjeje të rëndë apo tregues të çrregullimeve të më përparshme që nuk janë trajtuar kurrë dhe tashmë ka ardhur koha.

    Ja 10 së mundjet që janë të fshehura pas një lodhjeje të shpeshtë të pashpjegueshme:
    1. Së mundja celiake: Sëmundja e celiakise është sëmundje digjestive e cila dëmton zorrët e holla dhe ndërhyn në thithjen e lëndëve ushqyese nga ushqimi. Njerëzit që vuajnë nga sëmundja celiakise nuk mund të tolerojnë një proteinë të quajtur “gluten” e cili gjendet në grurë, thekër dhe elb. Gluteni mund të gjendet në shumë ushqime por gjithashtu mund të gjendet në produkte ushqimore që në përdorim për dite si : ilaçet dhe vitaminat. Kur njerëzit me sëmundje celiake konsumojnë ose përdorin produkte që përmbajnë gluten sistemi i tyre imunitar përgjigjet duke dëmtuar zorrët e holla. Së mundja celiake përveç lodhjesjep edhe simptoma të tjera, të tilla si: anemi, diarre dhe humbje në peshë . Një test i gjakut do të sigurojë diagnozën.
    2. Anemia: Mungesa e hekurit është shkaku kryesor i lodhjes kronike. Anemikë t nuk kanë forcë për të bë rë asgjë , ndiejnë muskujt të lodhur dhe lodhen shumë shpejt. Personat që janë më të predispozuar të shfaqin anemi jane: gratë që kalojnë menopauzën, gratë shtatzëna dhe femrat gjatë ciklit menstrual.
    3. Sindromi i lodhjes kronike: Sindoromi i lodhjes kronike ose i njohur ndryshe si encefalomieliti mialgjik ë shtë një formë e lodhjes së rë ndë e cila zgjat së paku 6 muaj
    dhe shfaqet me simptoma të tjera përveç lodhjes që janë: dhimbje fyti, dhimbje muskujsh, lodhje të përgjithshme, dhimbje koke etj.[32] Picture2
    4. Apnea e gjumit: Ë shtë një gjendje në të cilën fyti në më nyrë të pë rsë ritur ngushtohet ose mbyllet gjatë gjumit duke ndaluar frymëmarrjen dhe duke shkaktuar një gërhitje të rë ndë dhe ulje të nivelit të O2 në gjak. Si pasojë e kë sajë ne zgjohemi nga gjumi shumë herë duke bë rë kështu një gjum të cilë sisë së ulët si pasojë e kësaj na shfaqet lodhja që në mëngjes. Kjo shfaqet më shumë tek personat e moshës së tretë , kryesisht tek meshkujt, tek obezë t dhe tek personat që janë konsumes të alkoolit apo duhanit.
    5.  Mosfunksionimi i tiroides: Një aktivitet i ulët i gjëndrës së tiroide në prodhimin e hormoneve tiroide thyroxine çon në shfaqjen e një ndjenjë të lodhjes së përhershme te muskujve dhe ndikon në shtimin në peshë. Hypothyroidism është më i zakonshme në gratë e moshuara.
    6. Sëmundja e gjëndrave: Temperatura e gjëndrave, mononukleozë, një infeksion viral shumë i zakonshë m që shkakton lodhje, ethe dhe të fryrje të gjë ndrave. Adoleshentët dhe të rriturit e rinj janë më të prekur . Zakonisht simptomat zhduken brenda 4-6 javësh, por lodhje mund të zgjasë disa muaj.
    7. Diabeti: Niveli i tepë rt i sheqerit në gjak çon në humbjë në peshë si pasojë e kë saj ndjehen më të lodhur, të etur dhe nevojë të shpeshta pë r të urinuar.
    8. Depresioni: Një trishtim i thellë mund të ju bëjë të ndjeheni pa energji dhe të lodhur. Shpesh ju zgjoheni herët në mëngjes ose ju nuk flini mirë gjatë natës si pasojë e kë saj gjatë ditës lodhja bëhet e padurueshëm dhe ju ndjeheni mjaft të kufizuar në shtëpi dhe në punë nga kjo gjë ndje.
    9. Sindromi i këmbëve të shqetësuara: Këmbët janë të lodhura apo të lë nduara, ju ecni vazhdimisht dhe kjo ju mban zgjuar gjatë natës, si rezultat i kë saj ju kaloni një natë të keqe duke u pasuar kjo nga një lodhje të nesërmen që shfaqet që në mengjë s.
    10. Ankthi: Ankthi mbytë s i cili prek 1 në 20 persona. Për kufizohet si një shtypje emotive e karakterizuar nga dyshimi, frika, ndjenja e humbjes etj. Fjala “ankth” rrjedh nga fjala latine “angustia” dhe nga fjala greke “ankho” terma që tregojnë “shtrengimin”, “shtypjen”, “mbytjen”. Kur provojmë ankth trupi ynë vepron duke prodhuar reagime fiziologjike, si p.sh: rrahja e forte e zemrë s, frymë marrje e shqetë suar, djersitje, tharje e gojës etj.

    /shkupi24/

  • Mbrojtja e syve nga orët e tepërta përpara kompjuterit

    Mbrojtja e syve nga orët e tepërta përpara kompjuterit

    Ndonëse jo me një shifër të saktë, edhe në vendin tonë po rritet çdo ditë e më shumë numri i personave të cilët punën e tyre e kanë të lidhur drejtpërdrejtë me kompjuterin. Nga ana tjetër futja në masë e mjeteve teknologjike si smartphonë apo tabletë, sygjeron se shumë shpejt edhe në vendin tonë problemet me shikimin për shkak të pajisjeve teknologjike do të nisin të shfaqen në masë.

    Sipas një studimi të realizuar nga Vision Council, mesatarja e amerikanëve kalon nga 6 deri në 9 orë përpara ekranit të kompjuterit, të tabletave apo dhe smartphone. Një zakon i tillë mund të jetë shkak i shqetesimit të njohur si “Digital eye strain”, (lodhje dixhitale e syrit), nga i cili vuajnë të paktën 70% e amerikanëve të rritur.

    Por cilat janë shqetësimet e këtij problemi ?

    “Digital eye strain” është një problem shëndetësor në rritje pasi sytë nuk janë krijuar për të parë në një pikë të vetme për orë të tëra, sidomos kur ka presence të dritës me intensitet të lartë. Ekspozimi ndaj kësaj drite mund të shkaktojë tharje, ose skuqje të syve, shikim të turbullt, dhimbje koke, të shpinës apo dhe të shpatullave. Sipas mjekut okulist, njëkohësisht dhe studiuesi i këtij studimi, Clayton Blehm, ekspozimi i vazhdueshëm përpara kompjuterit, sidomos për ata persona që kanë vite në një punë të tillë, mund të shkaktojë shenja në kornesë dhe humbje të pjesshme të shikimit. Ndër të tjera, qëndrimi me orë të tëra përpara ekranit mund të shkaktojë edhe pamundësinë e syve për të prodhuar lot të mjaftueshëm për lubrifikimin e tyre, duke shkaktuar kështu dëme të pa riparueshme.

    Si të kuptoni nëse sytë tuaj vuajnë nga “stresi elektronik”?

    Bëhet fjalë për simptoma të qarta të cilat mund të manifestohen në çdo moment kur sytë i nënshtrohen një pune të ngarkuar. Nëse sytë tuaj janë të skuqur, apo të irrituar, nëse qafa apo shpatullat kanë nisur t’ju torturojnë me dhimbje konstante, kemi të bëjmë me mbingarkesë pune, të cilën sytë nuk e përballojnë dot,citon KlanTV.

    Rregulla “20-20-20” mund të jetë një ilaç i mirë

    Për të shplodhur sytë dhe për të evituar komplikacione aspak të këndshme, ndiqni regullin e quajtuar “20-20-20”. Për t’i mundësuar syve një pause, çdo 20 minuta duhet të ndaleni për të parë diçka tjetër që duhet të jetë 20 metra larg dhe ta shihni këtë objekt për 20 sekonda. Ky lloj ushtrimi ndihmon në shtrirjen e nervave optikë dhe në çlirimin e tensionit të akumuluar nga qëndrimi përpara ekranit. Sa i përket personave që mbajnë syze apo lente optike është e këshillueshme që të konsultoheni me okulistin tuaj në mënyrë që të pajiseni me zyze apo lente që janë të posaçme për qëndrimin përpara kompjuterit. Gjithashtu, këto lloj lentesh apo syzesh janë të këshillueshme edhe për ata që nuk mbajnë suze/lente, por që janë të detyruar të qëndrojnë me orë para ekranit

    /shkupi24/

  • Vaji i fares se zeze-Vaji Habe Seude

    Vaji i fares se zeze-Vaji Habe Seude

    Manuali i vajit Habe Seude {kokrra e zezë} {E shoqërisë Dallah}

    Ebu Hurejra {Allahu qoftë i kënaqur prej tij} thotë: Se i Dërguari i Allahut Muhamedi {paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të} ka thënë: “Përdorni rregullisht këtë farë të zezë,{Habe Seude} sepse ajo përmban në vete ilaç për çdo sëmundje përveç vdekjes”. Bukariu, 10/121; Muslimi, 2215

    Manuali i vajit Habe Seude {kokrra e zezë} {E shoqërisë Dallah}Ebu Hurejra {Allahu qoftë i kënaqur prej tij} thotë: Se i Dërguari i Allahut Muhamedi {paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të} ka thënë: “Përdorni rregullisht këtë farë të zezë,{Habe Seude} sepse ajo përmban në vete ilaç për çdo sëmundje përveç vdekjes”. Bukariu, 10/121; Muslimi, 2215

    Vaji Habe Seude është antibiotik kundër viruseve dhe mikrobeve dhe gjithashtu gjëndet në të një lëndë antikancer e cila quhet karotinë dhe në të ka disa hormone të cilat ndihmojnë në rritjen e fuqisë seksuale dhe janë aktivizuese. Përdorimi i këtij vaji sjell urinimin e shpeshtë gjë që ka të bëjë me pastrimin e sekrecioneve.

    Gjithashtu përdoret për të trajtuar gjëndje të lëkurës si ekzemën dhe qelbëzimet si dhe për të trajtuar siptomat e ftohjes. Vaji Habe Seude përmban enzima që ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Në të gjenden qetësues dhe stimulant të cilat aktivizojnë funksionin e mëlçisë, është i dobishëm për sëmundjet e kraharorit, të stirilitetit dhe rregullues për trupin. Vaji Habe Seude përmban elemente vepruese me dobi të shumta, në të gjendet: Fosfat, Hekur, Fosfor, Karbohidrate dhe antibotikë shumë të fortë kundër çdo lloj mikrobi. Tani është zbulur se vaji Habe Seude rrit imunitetin e trupit dhe kjo i jep mundësi trupit të luftojë sëmundjet.

    Ebu Hurejra {Allahu qoftë i kënaqur prej tij} thotë: Se i Dërguari i Allahut Muhamedi {paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të} ka thënë: “Përdorni rregullisht këtë farë të zezë,{Habe Seude} sepse ajo përmban në vete ilaç për çdo sëmundje përveç vdekjes”. Bukariu, 10/121; Muslimi, 2215

    Vaji Habe Seude është antibiotik kundër viruseve dhe mikrobeve dhe gjithashtu gjëndet në të një lëndë antikancer e cila quhet karotinë dhe në të ka disa hormone të cilat ndihmojnë në rritjen e fuqisë seksuale dhe janë aktivizuese. Përdorimi i këtij vaji sjell urinimin e shpeshtë gjë që ka të bëjë me pastrimin e sekrecioneve.

    Gjithashtu përdoret për të trajtuar gjëndje të lëkurës si ekzemën dhe qelbëzimet si dhe për të trajtuar siptomat e ftohjes. Vaji Habe Seude përmban enzima që ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Në të gjenden qetësues dhe stimulant të cilat aktivizojnë funksionin e mëlçisë, është i dobishëm për sëmundjet e kraharorit, të stirilitetit dhe rregullues për trupin. Vaji Habe Seude përmban elemente vepruese me dobi të shumta, në të gjendet: Fosfat, Hekur, Fosfor, Karbohidrate dhe antibotikë shumë të fortë kundër çdo lloj mikrobi. Tani është zbuluar se vaji Habe Seude rrit imunitetin e trupit dhe kjo i jep mundësi trupit të luftojë sëmundjet.

    Analizat laboratorike

    Vaji i kokrrës së zezë { Nigella Sativa}, përmban përqindje të lartë aminoacidesh [linoleik acid], acid ky me veti të transformuara si më poshtë:
    – Ndihmon sistemin imunitar dhe rrit kapacitetin e rezistencës ndaj dhimbjeve, – ndihmon në uljen e kolesterolit në gjak nëpërmjet sekretimit të tij me jashtëqitje si dhe me rrugë të rishpërndarjes nga gjaku tek indet – rrit efektivitetin e fibrinit dhe ndërton qeliza të shëndosha nervore – shton spermatozoitët – rrit fuqinë e tyre si dhe kohëzgjatjen e koagulimit [mpikjes] – mban në mënyrë konstante imunitetin e lëkurës – është mjet i rëndësishëm për të ndërtuar yndyrën e qelizave nervore,
    – përdoret si ushqyes plotësues dhe mbështëtës natyral për sistemin imunopneumatik dhe si trajtues natyral për shumë sëmundje veçanërisht të atyre që vijnë si rrjedhojë e dobësimit të sistemit imunitar [hipodimenisë] – ndihmon në tretjen të taijtjes së pamjaftueshme të tëmthit – nxit taitjen e acidit urik – ndihmon funksionin e shpretkës që të punojë sa më mirë – ndihmon në shërimin e migrenës – ndihmon forcimin e vitalitetit të organizmit – është kundër rraskapitjes – përmirëson imunitetin e organizmit posaçërisht në gjëndjen e sëmundjes dhe ato rekovaleshente – është kundër kallove – përmirson tretjen dhe apetitin – ul temperaturën e trupit – ëhtë kundër diaresë – është kundër sëmundjeve bakteriale, rrajcore dhe virusale, menjanon dhimbjen e kokës [hipotenziv] – është kundër gjakderdhjes [epistaksit dhe hemofiljes] – është kundër sëmundjeve kancerogjene – mjekon sëmundjen e livirzës – pakëson nivelin e sheqerit në gjak – nxit taijtjen e qumështit tek gjidhënëset, rregullon hormonet e rritjes – ul kolesterolin në gjak etj.

    Këto acide shpërbëhen në trup dhe japin këto efekte:

    1. Prostaglandin PGE 1; përgjegjës për kontrollin e acarimeve dhe aktivizimin e qelizave imunitare T dhe B. Gjithashtu aktivizon punën e globilit imunitar IGE, pakëson sekretimin e Histaminës dhe të lëndëve që shkaktojnë alergji.

    2. Prostaglandin PGE 2; luan rol vendimtar në kontrollimin e acarimeve pneumonale [në mushkëri] dhe përgjatë sistemit të frymarrjes. Ndihmon në trajtimin e asmës dhe bronkitit si dhe normalizon tensionin e gjakut.
    Vaji i kokrrës së zezë është i pasur me vlera ushqyese që përmbajnë proteina dhe vlera minerale të ndryshme. Ky produkt nuk përmban gjëra të shtuara por është 100% natyral. Farat e farës së zezë {Habe Seude} të cilat janë të një cilësie të lartë janë kompresuar në laborator të ftohtë dhe sipas kushteve të sakta të të ushqyerit. Duke ruajtur të gjithë përbërësit e tij, pa ndryshuar strukturën e tij kimike.

    Përdorimi

    Ti o njeri që kërkon të gëzosh gjithnjë shëndet duhet të këmbngulësh në përdorimin e farës së zezë. Rëndësia e farës së zezë {Habe Seude} është e madhe e pikërisht për këtë duhet të bëhet shoqërues gjatë jetës tënde që të ruash shëndetin ashtu siç na ka porositur Profeti {paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të} i cili nuk flet nga mëndja e tij. Allahu thotë në Kur’anin Famëlartë:”Dhe ai {Muhamedi} nuk flet nga mendja e tij. Është vetëm Shpallje që i frymëzohet”. Sure En-Nexhm: 3-4
    Doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë. Do të japi rezultat me ndihmën Allahut të Madhëruar sepse pa lejen e Allahut nuk ndodh asgjë në tokë dhe në qiej.
    Ajo që çdo besimtar duhet të kuptojë është se ky ilaç nuk është gjë tjetër veçse një sebep (shkak) për të shëruar këto sëmundje sepse është Allahu i Madhëruar Ai që shëron.

    Forcimi i mishrave të dhëmbëve

    Shpërlarja e gojës me lëngun e farës së zezë të përzier me uthull ndihmon në forcimin e dhëmbëve dhe të mishit të dhëmbëve.

    Në raste nervozizmi

    Hedhja e disa pikave të këtij vaji në një filxhan me kafe qetëson sistemin nervor dhe ndihmon gjithashtu të sëmurët me kollë të keqe [kollë të thatë].
    Kundër paralizëz faciale dh tetanozit
    Thithja e avullit të vajit të vluar të farës së zezë, ndihmon kundër paralizës faciale dhe tetanozin dhe eliminon shkaktarët e saj.

    Kolla dhe asma

    Fërkoni me vajin e farës së zezë kraharorin dhe shpinën , pini 3 herë në ditë nga një lugë të vogël vaj të kokrrës se zezë (mëngjes drekë dhe darkë), gjithashtu hidhni dy lugë të vogla në ujë të vluar dhe thithni avullin e tij.

    Këputja dhe dembelizmi

    Një lugë të vogël vaj të kokrrës së zezë e shoqëruar me lëng portokalli, pihet për çdo ditë për 10 ditë rrjesht pas buke ne mëngjes dhe më pas do të shihni ndryshim në vete menjëherë.
    Aktivizimi i memorjes dhe rritja e aftesisë për të kuptuar
    Një lugë të vogël vaj të kokrrës së zezë e shoqëruar me 100 ml nenexhik të zier, pihet për çdo ditë pas buke në mëngjes për 10 ditë rrjesht.
    Gurë në veshka, në tëmth dhe në kanalin e urinës
    1/4 kg fara Habe Seude
    1/4 kg mjalt Habe Seude
    Bluhen mirë farat e zeza dhe përzihen me mjaltin e kokrrës së zezë [Habe Seude] dhe dy lugë nga kjo përzierje i hedhim në një gotë të mbushur përgjysëm më ujë të ngrohtë shoqëruar me një lugë të vogël vaj të kokrrës së zezë. Pihet esell për çdo ditë për një muaj rrjesht.

    Të vjellat e shpeshta

    Një lugë e vogël vaj të farës së zezë dhe një lugë e vogël karafil i bluar, hidhet në lëng nenexhiku të zier dhe pihet nga kjo përzierje tre herë në ditë në mëngjes, drekë dhe darkë pas buke. Doza këshillohet sa hërë që kemi të vjella të shpeshta.
    Për tu mbrojtur nga çdo lloj sëmundje
    Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë (mjalti është mirë të jetë i kokrrës së zezë, apo çdo lloj mjalti tjetër) Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë në mëngjes dhe darkë para buke.

    Acarimi i lëkurës dhe fërkimi ndërmjet kofshëve

    Lahet vëndi i acaruar me ujë dhe sapun. Pasi fshihet me ndonjë copë, fërkohet mirë me vajin e kokrrës së zezë në mbrëmje, dhe lihet ashtu deri në mëngjes.

    Zemra dhe ngushtimi i damarëve të gjakut

    Pihet vaji i farës së zezë me çdo lloj lëngu të ngrohtë [si çaj, qumësht etj] sepse shkrin yndyrat dhe zgjeron damarët. Kjo mënyrë këshillohet pas buke sa herë që ka ngushtim në damarët e gjakut.

    Zbardhja e lëkurës {vënde –vënde në formë pullash}

    Fërkohet vëndi i sëmurë më uthull molle {lëng molle i fermentuar} e më pas me vaj të kokrrës së zezë për çdo ditë për 15 ditë me radhë.

    Reumatizma dhe dhëmbja e shpinës

    Ngrohet një sasi e vajit Habe Seude e më pas mesazhohet fort në vëndin që ndihet dhimbje {fërkimi duhet të jëtë i fortë sikur fërkohet kocka dhe jo lëkura}. Pihet një lugë e vogël e vajit Habe Seude tre herë në ditë {në mengjes drekë dhë darkë} për çdo ditë, për dy javë rrjesht.

    Dhëmbja e kokës

    Ngrohet vaji i farës së zezë pak dhe masazhohet koka [pasi janë njomur gishtat me vajin e vakët], duke filluar nga balli dhe duke zbritur anash fytyrës e duke përfunduar rrëzë veshëve. Pihet gjithashtu një lugë e vogël e vajit të farës së zezë në mëngjes esëll për tre ditë rrjesht.

    Shërimi nga çdo lloj sëmundje në stomak dhe aciditeti

    Pihet një lugë e vogël vaj të kokrrës së zezë në një gotë me qumësht të nxehtë pihet tre herë në ditë {në mengjes drekë dhë darkë}pas buke për 15 ditë me radhë..
    Cdo lloj sëmundje tek femrat në lindje dhe për mbajtjen e fetusit [foshnjes në bark]
    Një lugë e vogël vaj të kokrrës së zezë e përzier me pak janesun {lat.Pimpinella anisun} dhe një lugë të vogël mjalt të farës së zezë përzihen mirë të gjitha dhe kjo përzierje pihet pesë herë në ditë për 40 ditë me rradhë. Përzierja këshillohet pas buke apo pas ngrenjes së diçkaje.

    Dobësi seksuale

    200 gr fara të zeza të bluara përzihen me 50 gr vaj ulliri, plus 100 gr çimçakiz arab mashkull i bluar, plus 50 gr vaj xherxhiri, plus 50 gr vaj të farës së zezë, plus 20 gr mjaltë të farës së zezë, me pas përzihen të gjitha. Përdoren tre herë në ditë {në mengjes drekë dhë darkë}, pas buke.

    Rritja e imunitetit dhe vendosja e ekuilibrit psiqiko-tretës në trup

    Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë ditë {në mengjes drekë dhë darkë}, pas buke për një muaj rrjesht.

    Migrena

    Lyhet pjesa në të cilën ndihet dhimbje dy herë në ditë, dhe më pas pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë (mjalti është mirë të jetë i kokrrës së zezë, apo çdo lloj mjalti tjetër). Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo dite derisa të ndiheni mirë.

    Acarimet e mushkërive, kolla alergjike dhe gripi

    Lyhet pjësa e kraharorit butësisht, dhe më pas pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo dite, derisa të ndiheni mirë.

    Ulçeri peptik [ulçëri i stomakut]

    Pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë (mjalti është mirë të jetë i kokrrës së zezë, apo çdo lloj mjalti tjetër). Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë përgjatë një periudhe tre mujore. Largoju përdorimit të frutave të tharta si: [limoni, portokalli i thartë etj]. Këshillohet masazh i lehtë nga jashtë me vajin e farës së zezë si dhe konsumimi i shegës bashkë më cipën e saj të brëndëshme.

    Acarimet gjinekologjike

    Në rast acarimesh të tilla, vaji përdoret nga jashtë derisa të vërehet përmirësimi dhe nuk këshillohet asnjëhërë pirja e tij nga femrat shtatëzëna. Gjatë shtatëzanisë vaji përdoret për ruajtje nga plasaritjet e lëkurës se gjoksit, të barkut dhe të kofshëve duke u lyer me të.

    Plasjet acarimet kronike dhe alergjitë e lëkurës {myku, ekzema et}.

    Lyhet pjesa e acaruar dy herë në ditë, dhe pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë, derisa të ndiheni mirë.

    Diabeti

    Pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo dite, duke u shoqëruar me një gotë të zier të çajit të pelinit. Kjo dozë përdoret për diabetikët sa herë që kanë shqetësime ne rritjen e sheqerit në gjak

    Ulja e kolesterolit në gjak

    Pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë derisa të ndiheni mirë. Shmangu përdorimit të yndyrnave shtazore dhe përpiqu të ulësh peshën.

    Impotenca

    Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët duke u shoqëruar me pak lëng ftoi të egër, ambergris dhe vitaminë E. Kjo dozë pihet për çdo ditë në mëngjes pas buke për dy muaj rrjesht.

    Hemoroide

    Përzihet vaji i farës se zezë me vaj ulliri në të njëjtën masë dhe çdo ditë, pihen nga tre lugë të mëdha {në mëngjes, drekë dhe darkë} përgjatë një periudhë 10 ditore. Me këtë përzierje shpërlahet fyti para gjumit një hërë në tre ditë radhasi, dhe konsumohet per çdo ditë 3 kokrra fiq për gjatë një jave.

    Guti { cerma, sëmundje që shkakton dhimbje në kyçe, nyje dhe kupat e gjurit}

    Pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo dite derisa të ndiheni mirë, dhe konsumohet sa më shumë fiku i thatë.

    Shërimi i shputës së këmbës dhe thonjtë

    Pjesa e dëmtuar lyhet me vaj të farës së zezë dhe më pas pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo dite derisa të ndiheni mirë.

    Mjekimi duke mos u thinjur para kohe

    Fërkohen rrënjët e flokëve me lëng limoni, lihet kështu për 15 minuta, e pastaj lahet koka me sapunin e farës së zezë më pas fshihet koka dhe lyhet me vajin e farës së zëzë. Përsëritet ky veprim për disa javë.

    Kolla e thatë

    Një lugë çaji me vaj të farës së zezë hidhet në një filxhan kafeje dhe pihet kjo në mëngjes dhe darkë pas buke, përzihet 2 herë në ditë. Bëjini masazh gjoksit dhe shpinës me vajin e farës së zezë.

    Sëmundjet e syve dhe mos shikimi mirë

    Gjysmë ore para se të shkoni për të fjetur lyeni kapakët dhe lëkurën e syve me vaj të farës së zezë. Eshtë e preferueshme që njëkohësisht dhe me lyerje të pini dhe përzierjen e cila përbëhet nga një lugë çaji me vaj të farës së zezë në një gotë me lëng karote. Rezultatet do të duken që në muajin e parë.

    Gripi dhe të zërit e hundës

    Një pikë të farës së zezë e hedhim në shkopin me të cilin pastrohet veshi pastaj pastrohet brëndësia e hundës. Kjo ndihmon për ato të cilët vuajnë nga gripi dhe dhëmbja e kokës të shkaktuar nga të ftohti.

    Dhëmbja e dhëmbit

    Gjysëm luge me vaj të farës së zezë hidhet në një filxhan me ujë të nxehtë dhe me këtë përzierje shpërlahet goja, pastaj hidhet një pikë prej saj tek dhëmbi që ndihet dhimbje. Ky veprim e zbut në mënyrë efikase dhimbjen e dhëmbit.

    Fara e zezë nuk është e dëmshme, dhe në mënyre efikase mund ta përdori çdo kush. Efektet e saj arrihen duke këmbëngulur në përdorimin e saj. Nëse merret ashtu siç këshillohet më lartë nuk do të shkaktojë kurrfarë irritimesh apo efekte ansore.
    Ky vaj përmban ekuilibrin psiqiko-fizik te njeriut dhe shërben në rritjen e qelizave imunitare, vë në kontroll çdo lloj infksioni në trup dhe gjithashtu shton gjëndrat endoktine siç janë aktivizimi i pankreasit tek të moshuarit dhe normalizon gjëndjen psiqike dhe atë të mestrunacioneve.

    Vërejtje: Doza për fëmijë është gjysma e dozëz së këshilluar të cilën e përmëndëm më lartë.

    Vini re: Vaj i farës së zezë [Habe Seude] përdoret përr gratë shtatzëna vetëm për lyerje dhe nuk këshillohet pirja e tij, por këshillohet lyerja me të në pjesët e gjoksit, barkut kofshëve etj

  • Misvaku, furça natyrale e dhëmbëve

    Misvaku, furça natyrale e dhëmbëve

    Misvaku ka qenë i njohur para Islamit, por Islami shtoi disa gjëra për përdorimin e tij.

    Profeti (salallahu alejhi ue selam) ka rekomanduar përdorim të përditshëm të misvakut, veçanërisht pas zgjimit, kur marrim abdes, kur lexojmë Kuran, para se të flemë dhe kur goja mban erë të keqe.

    Hadithet që flasin për këtë Aishja ka treguar se Profeti (salallahu alejhi ue selam) ka thënë: “Dhjetë

    gjëra janë të natyrshme (për këdo që t’i bëjë): Rregullimi i mustaqeve, rritja e mjekrës, përdorimi i misvakut, thithja e ujit me hundë, prerja e thonjve, larja e duarve, shkulja e qimeve të sqetullave, rruajtja e qimeve në vendet e turpshme dhe ruajtja e ujit.” (Muslimi) Ai (salallahu alejhi ueselam) ka thënë: “ Po të mos i krijonte vështirësi njerëzve të mi, do t’i urdhëroja ata të përdorin misvakun në çdo abdes dhe namaz.”

    Misvaku është një mjet natyral për larjen e dhëmbëve. Ai merret nga rrënjët degët e pemëve të veçanta në shkretëtirë. Ndryshon nga një krahinë në tjetrën por në Arabi dhe Azi merret nga një pemë e quajtur arak. Ky është lloji më I njohur dhe që e ka përdorur Profeti (salallahu alejhi ue selam).

    Shkencërisht njihet me emrin Salvadora Persika. Misvaku mund të merret edhe nga pemë të tjera. Në Afrikë, për shembull pihet, nga pema e portokallit dhe bliri, ndërsa në Amerikë merret nga pema sena.

    Meqë pema arak është shumë e njohur dhe meqë e ka përdorur Profeti (salallahu alejhi ue selam) është studiuar gjerësisht nga shkenca. Këtu do të përmbledhim zbulime të ndryshme. Është një pemë që rritet në vende të nxehta ekuatoriale, veçanërisht në luginat e shkretëtirës. Është e përhapur në jug ë Arabisë Saudite, Jemen, Sudan, Egjipt, etj.

    Salvador Persika është një pemë e drejtë, me blerim të përhershëm dhe e vogël me gjatësi maksimale deri në tre metra. Gjethet janë të vogla, të rrumbullakëta, të shëndetshme dhe të lëngshme, me aromë të fortë pishe ose mustardi.

    Efektet shëndetësore të misvakut Fizikisht, misvaku është një furçë natyrale. Përbëhet nga një numër i madh fijesh të holla, të cilat luajnë rolin e një furçe të zakonshme, vetëm se fijet e saj janë natyrale dhe jo plastike.

    Pasta natyrale e misvakut përbëhet nga një numër i madh substancash, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e dhëmbëve. Shumë studiues kanë arritur në përfundimin se misvaku përmban mbi dhjetë lloje përbërësish kimikantë natyralë, të cilët konsiderohen si esencialë për një higjienë të mirë të gojës dhe të dhëmbëve.

    Disa nga këto komponentë janë zhvendosës papastërtish dhe zbardhues dhëmbësh, disa i mbrojnë dhëmbët nga kariesi, disa të tjerë janë bakteriologjik dhe antiseptik, të tjerat ndihmojnë për shërim dhe në përmirësimin e indeve, disa ndihmojnë rimineralizimin e zmaltit të dhëmbëve dhe disa japin shije dhe aromë.

    Citotoksiciteti Rezultatet e citotoksiciteve nuk treguan ndonjë efekt negativ nga përdorimi I misvakut të sapo prerë. Megjithatë, e njëjta pemë që përdoret 24 orë pasi është prerë përmban komponentë të dëmshëm. Duke u bazuar në këto zbulime, kërkuesit rekomandojnë prerjen e pjesës së përdorur për një ditë dhe përgatitjen e një pjese të pastër. Krahasim shkencor midis misvakut dhe furcës së dhëmbëve

    Një eksperiment shkencor me fëmijët e shkollës në Etiopi duke krahasuar misvakun me furçën e dhëmbëve zbuloi që misvaku të ishte po aq i efektshëm në zhvendosjen e mbetjeve në gojë. Gjithashtu, në zbulim u gjetën udhëzime të rëndësishme edhe pse fëmijët nuk ishin të familjarizuar me teknikat e misvakut.

    Përktheu: Manjola Tafa

    /mjeksiaislame