Category: Shëndetsi

  • NANO KALCIUM -Për sëmundjet e Eshtrave ( Gishtave, krahut dhe gjithë sistemit eshtror)

    NANO KALCIUM -Për sëmundjet e Eshtrave ( Gishtave, krahut dhe gjithë sistemit eshtror)

    KODI: 0020

    Përbërja: Nano Kalcium, Vajë prej sojës, vosok i verdhë nga hoji.
    Paketimi: 100 tableta të butë nga 1000 mg
    Mënyra e përdorimit: 1-2 herë në ditë nga 2 tableta me ujë të nxehtë

    nano-kalciumMungesa e Kalciumit në trup shkakton:

    • Spazma të muskujve
    • Zbutje të thelbit të eshtrave dhe osteoporozë
    • dobësim të eshtrave, problem me dhëmbët, gishtat dhe flokët.

    Karakteristikat:

    Mëyra e drejt e përdorimit të kalciumit është shërues i shumë sëmundjeve të ndryshme si : Reuma, dhimbje në eshtrat, gjakderdhje te venat, hemoroide, anemia, pagjumsia, muskujt, çir në bark, lëkurës etj.
    Duke iu falenderuar nanoteknologjisë ( teknologji në të cilën punohet me substanca të njësis 10^-9) është gjetur mënyra se si organizmi ta absorbon kacliumin në trupin e njeriut dhe të jetë ultra efikas. Nano kalciumi është produkt i cili e zvoglon mungesën e kalciumit në trupin e njeriut dhe kontribon në shërimin e shumë sëmundjeve të lartëpërmendura.
    Veçanërisht ky NanoKalcium është i bërë të ndikoj shpejt dhe efikas në sistemin e eshtrave të njeriut dhe të shëroj të gjitha sëmundjet që njerëzit kanë në eshtra ( gishta, krah, këmbë, pjes të kurizit etj)

    Ndikimi në Organizëm

      • E largon dhimbjen krejtësisht
      • e zmadhon aktivitetin shërues të nyjeve ( gjunjë , krah etj) dhe e startojnë procesin e rikouperimit të eshtrave , te gishtat , krahët , qafa etj.
      • E shëron Osteoporozën, kontretisht dobsimin e eshtrave te njeriu pas moshês 40 vjeçare.
      • Ka efekt të jashtëzakonshëm te gratë gjatë dhe pas kohës së Menopauzës.
      • Tregon rezultat mahnitës të rikouperimit.
      • E forcon organizmin dhe sidomos pjesët e trupit si duart, këmbët dhe gjithë sistemin eshtror.
      • Proceset pozitive vazhdojnë edhe pas ndërprejes së terapisë.

    Më shumë nga kompania GREEN WORLD dhe siguria në këto produkte ( Kanë Certifikatën e vetme Botrore që Garanton se janë 100 % natyrale)
    GREEN WORLD është kompania mbarëkombëtare për mjeksi alternative e specijalizuar për prodhimin e produkteve për shëndet më të mirë. Qendra Kryesore e kësaj kompanie është në Miçingen të SHBA-ve. Kjo kompani është licencuar nga vetë qeveria e Amerikës. Bazat e kësaj kompanie janë në Kaliforninë Jugore dhe qendrën Tradicionale Kineze në Tajczin ( Kina Veriore )
    Këto Produkte kanë certifikatën FDA ( certifikatet Amerikane), ndërsa kualiteti i lartë i produkteve verifikohet me certifikatën CQC. Produktet e GREEN WORLD i kanë edhe certifikatet e domosdoshme mbarëkombëtare FDA, GMP, HALAL,ISO.
    Produktet e GREEN WORLD i kanë të tejkaluar të gjitha analizat sanitaro-mjeksore, testimet tregojnë se këto produkte kanë garanci të plotë për përdorim.
    GREEN WORLD, prej tani me qëndër edhe në Shkup dhe gjithmonë të kapshëm për paqarstësitë ndaj produkteve, ashtu që siguron konsultim me mjek special dhe analiza speciale.
    Karakteristikat e produkteve GREEN WORLD

    balanc të mikroelementeve
    vitamine
    anttoksik natyral
    supstanca aktive biologjike

    /shkupi24/

  • Sfungjeri i enëve, objekti më i ndotur

    Sfungjeri i enëve, objekti më i ndotur

    Të gjithë mendojmë se ambjentet e tualeteve janë ndër vendet më me shumë baktere, por ka një objet të cilin e përdorim shumë shpesh gjatë ditës, sfungjeri i enëve, ku numri i baktereve është shumë herë më i lartë nga sa mendojmë.

    Mikrobiologu në Insitutin e Shëndetit Publik, Artan Bega, tregon se analizat e bëra nga shkencëtarët e huaj kanë treguar se sfungjeri i enëve mund të ketë 2000 herë më shumë baktere se vetë lavamani, ku lajmë enët.

    Një sfungjer enësh i përdorur për një kohë të gjatë, mund të bëhet burim i një epidemie dhe specialistët këshillojnë jo vetëm të ndërrohet shpesh por edhe pas përdorimit, nuk duhet lënë sfungjeri në ujë pasi lagështia shërben për shumimin e baktereve, gjithashtu rekomandojë se duhen larë duart pasi të kemi larë enët.

    /shkupi24/

  • 5 – KËSHILLA SPECIALE PËR NJË ZEMËR TË SHËNDETSHME

    5 – KËSHILLA SPECIALE PËR NJË ZEMËR TË SHËNDETSHME

    1. Mos pini duhan!

    Nëse i bëni dalje duhanit, atëherë keni në dorë fuqinë e madhe të parandalimit nga infarktet. Cilësia e cigareve nuk të jep siguri. Cigaret me përqindje nikotine të ulët, janë njësoj rrezikues si për ata që nuk e pinë duhanin por e marrin në ambientin ku pihet nga të tjerët. Femrat që pinë duhan janë shumë herë më të rrezikuar se të tjerat. Madje kanë një ulje të moshës së infarkteve, mbi 35 vjeç. Por nëse vendosni ta lini në moment jeni në kohë për të fituar qoftë edhe një vit jetë. Lajm i mirë: Nuk ka problem sa vite keni qenë duhanpirës i rregullt, ju keni kohë për të fituar.

    2. Ushtrime, ushtrime, ushtrime

    Tashmë e dini se ushtrimet gjimnastikore janë më e mira për ju. Por ende nuk bëni asnjë: Ushtrimet e rregullta fizike të kombinuara me një jetë të organizuar mirë, ndihmojnë në arritjen e një peshe trupore normale dhe reduktojnë mjaft goditjet në zemër. Ato ndihmojnë reduktimin e presionit të lartë të gjakut, kolesterolit të lartë dhe diabetit. Kardiologët rekomandojnë 30-60 minuta aktivitet fizik, një mesatare kjo e aktivitetit mendor ditor ose javor në punë. Dhe kujtohuni që këtu përfshihen edhe shëtitjet në lulishte, me qenin, hipja-zbritja e shkallëve, etj. Pra ju këshillohet të mos rrisni kohën e vrapit, por intensitetin fizik të jetës.

    3. Ushqime të shëndetshme për zemrën

    Përdorni një dietë të pasur me fruta, perime, drithëra, peshk që mbrojnë zemrën. Limitoni konsumimin e yndyrave, si mish,ara, djathë, gjalpë, qumësht. Përdorni groshët dhe thjerrëzat në vend të mishit. Frutat dhe perimet janë parandaluesit kryesorë jo vetëm të sëmundjeve të zemrës por edhe të kancerit, shprehet kardiologët.

    4. Ruani peshën normale

    Si mund ta dini që keni një peshë të shëndetshme? Mbipesha është e rrezikshme. 25 kg më shumë se normalja është pesha që ia vlen të shqetësohesh pasi mund të jesh në risk. Por llogaritja e peshës nuk është ideale krahasuar me gjatësinë trupore, pasi shumë meshkuj kanë një peshë mbi normalen si pasojë e muskujve të zhvilluar, por nuk kemi të bëjmë me rrezik nga goditjet në zemër. Reduktimi i peshës trupore është përfitues sado i vogël qoftë pasi ul në 10 për qind rrezikun nga ataku.

    5. Bëni rregullisht ekzaminime

    Presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë dobësojnë sistemin kardiovaskular, duke përfshirë dhe zemrën. Ekzaminimet e rregullta ju tregojnë rrugën se ku të mjekoheni: Hipertensioni : Ekzaminimet nisin që në fëmijëri. Ju duhet ta bëni këtë të paktën çdo dy vjet. Presioni normal është më pak se 120/80. Niveli i kolesterolit në gjak . Ju këshillohet testim i rregullt jo vetëm të rriturve por edhe fëmijëve Sëmundjet e zemrës ka raste që shmangen. Ndiqni këshillat për një stil jete të kënaqshëm, mos e komplikoni jetën dhe asnjëherë mos u ndjeni të vetëhumbur.

    /shkupi24/

  • 7 përfitime të mahnitshme shëndetësore nga Shalqiri

    7 përfitime të mahnitshme shëndetësore nga Shalqiri

    Kjo pemë duhet konsumuar, sepse është përgjegjëse për lloje të ndryshme të përfitimeve shëndetësore! Prandaj, konsumojeni atë këtë verë duke i shijuar disa nga këto përfitimet e mahnitshme shëndetësore:

     

    1. Likopena
    Likopena, e cila gjendet edhe në domate, është një karotenoid fitonutrinet që i jep një përmirësim të madh shëndetit kardiovaskular duke e përmirësuar shëndetin e eshtrave gjithashtu.

    2. Citrulina
    Citrulina është aminoacid të cilin organet tona mund ta konvertojnë në arginine. Nivelet e rritura të argininës kanë qenë të lidhura me shëndetin e përmirësuar kardiovaskular dhe qarkullimin e përmirësuar të gjakut. Nivelet e larta të argininës mund të jenë në gjendje ta parandalojnë grumbullimin e tepërt të yndyrës. Arginina gjithashtu është lidhur me një funksion më të mirë të veshkave, shërim të përmirësuar të plagëve, funksion të shëndetit imunitar dhe të hormoneve, dhe madje mund të ndihmojë edhe tek disfunksioni erektil.

    3. Vitamina C 
    A e keni ditur se në çdo fetë të shalqirit ka rreth 23.2 mg të vitaminës C? Përfitimet e vitaminës C janë të shumta dhe mund të përfshijnë parandalimin e defiçencës imunitare, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet e syve, rrudhat, etj.

    4. Kolina
    Kolina, e cila gjendet në këtë pemë të shijshme, e ndihmon trupin tonë që ta luftojmë inflamacionin. Ajo gjithashtu na ndihmon të flemë më mirë, ta përmirësojmë kujtesën dhe të mësuarit, dhe ta përmirësojmë lëvizjen e muskujve.

    5. Fibrat
    Për shkak se shalqiri është i mbushur si me fibra ashtu edhe me ujë, ai bën çudira për sistemin tonë të tretjes duke na ndihmuar që të kemi jashtëqitje të rregullt pa pengesa.

    6. Vitamina A 
    Shalqiri përmban vitaminë A, e cila na ndihmon t’i mbajmë të shëndetshme lëkurën dhe flokët, mes tjerash.

    7. Pak kalori 
    Shumë njerëz gabimisht supozojnë se shalqiri ka pak kalori, sepse ka vetëm ujë dhe sheqer. Kjo nuk është e vërtetë! Derisa shalqiri ka vërtet pak kalori, ai është i mbushur me ushqyes të shumtë që na ndihmojnë të jemi të shëndetshëm – duke na mbajtur të hidratuar dhe brenda një niveli të shëndetshëm të konsumit ditor të kalorive.

    Shalqiri është një pemë freskuese dhe një ushqim çudibërës për shëndetin tonë. Kjo pemë ka fuqi të pabesueshme shëruese dhe parandaluese, kështu që sigurohuni të përfitoni nga sezoni i shalqirit, sa është këtu!

    Ju mund ta hani vetëm shalqirin, por gjithashtu mund të konsideroni ta përdorni shalqirin për të bërë sallatë shalqiri. Krem akulloreje me shalqi, lëng shalqiri, salsa shalqiri, limonadë shalqiri, etj.

    /shkupi24/

  • Mos flini me telefona afër!

    Mos flini me telefona afër!

    Shumë njerëz do të bënin gjumë më të mirë, nëse dhoma ku flemë do të ishte e lirë nga telefonat mobil dhe pajisjet tjera elektronike.

    Herën tjetër kur nuk mund të bëni gjumë, truri juaj mendon për listën që do të bëni nesër, si shopingu, takimet e së nesërmes, dhe nëse e keni mbyllur ose jo derën tuaj. Mirëpo zgjidhja është e thjeshte, largojeni telefonin tuaj mobil nga shtrati ku ju bëni gjumin dhe po ashtu mbajeni atë jashtë dhomës së fjetjes.

    Tetë nga dhjetë prej nesh i mbajnë telefonat dhezur gjatë natës, kjo sipas Ofcom, dhe gati gjysma prej nesh i përdorin telefonat si një orë alarm për zgjuarje, ka gjetur studimi.

    Mirëpo, ekspertet janë të shqetësuar për efektin që kjo ka. Së paku na bën hipervigjilentë, kështu që gjumi ynë ka mundësi më shumë që të shqetësohet dhe ne përfundojmë duke mos marr gjumë të mjaftueshëm që na nevojitet.

    Kjo gjithashtu mund të sjell insomninë ( sëmundje e gjumit) dhe të tjera probleme më gjumin.

    Shumë njerëz do të bënin gjumë më të mirë, nëse dhoma ku flemë do të ishte e lirë nga telefonat mobil dhe pajisjet tjera elektronike.

    Po ashtu ka sugjerime se gjumi me telefona afër shtratit tuaj mund të shkaktojë marramendje dhe kokëdhembje.

    /shkupi24/

  • Hurma dhe Mrekullitë e saj në trupin tonë

    Hurma dhe Mrekullitë e saj në trupin tonë

    Eshtë vërtetuar shkencërisht se agjërimi ka një efekt mahnitës në trupin e njeriut dhe se ai është i bazuar në ujë dhe sheqerna të thjeshta të burimeve natyrore si janë hurmat të cilat janë konsideruar si sheqerna të mira natyrore.

    Studimet kanë dhënë prova se personi i cili ushqehet veten me hurma dhe ujë për 20 deri në 30 ditë do të bëjë që trupi i tij të shpëtoj prej toksinave dhe trupi do të jetë me vitalitetin e tij shumë më të mirë se më parë.

    Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) ka konfirmuar këtë rregull dhe deklaroi se kushdo që dëshiron për të çelur agjërimin e tij duhet ta fillojë atë me hurma sepse ajo është e bekuar, dhe në qoftë se ai nuk ka hurma, ta çeli atë me ujë sepse uji është pastrim.

    Vlerat ushqyese të hurmes e bëjnë atë një ushqim të përshtatshëm për t’i rezistuar urisë.

    Ngrënia e hurmave kur ndiheni të uritur rrit ndjenjën e ngopjes, siguron trupin me sheqerna të nevojshme, rregullon lëvizjen e zorrëve dhe më e rëndësishmja ajo do të ulë konsumin e ushqimit.

    Përdorimi hurmës është një ilaç kundër dhjamosjes dhe shëndoshjes, dhe kjo është e konfirmuar edhe nga shkencëtarët, por në Islam profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të) na lajmëron 1400 vjet më parë, se kur hurma është e pranishme në shtëpi, njerëzit e shtëpisë kurrë nuk përjetojnë uri.

    Nëse do të konsumoje përditë nga një kokërr hurme do të shikonim se nuk do të shëndosheshim sepse ajo e zvogëlon ndjesinë e urisë.

    Hurma është një ushqim laksativ, kështu që është e nevojshme që grat shtatzënë të hajnë hurmat para lindjes në mënyrë që të ndihmojë të zorrën e trashë dhe për të aktivizuar muskulin e mitrës dhe për të rregulluar lëvizjen e saj e cila ndihmon në lehtësimin e lindjes.

    Kjo është konsideruar si një nga mrekullitë që Allahu ka thënë në Kur’an Merjemes:

    “Shkunde trungun e palmës,qëtë bien mbi ty hurma të freskëta” Merjem 25

    /shkupi24/

  • Jeto më Shëndetshëm me këto dy lëngje të Mrekullueshme: Vaji i Ullirit & Lëng Limoni

    Jeto më Shëndetshëm me këto dy lëngje të Mrekullueshme: Vaji i Ullirit & Lëng Limoni

    Kjo rutinë do ju jep gjallëri të vërtetë…
    Kjo përzierje do ju sjell gjallëri dhe do ju jep shëndet më të mirë. Kjo gjithashtu do të ndikojë në përmisimin e sistemit digjestiv, duke përpunuar më mirë ushqimin dhe duke i eliminuar toksinet në organet digjestive të trupit.

    Ky proces do t’ju mar vetëm disa minuta:
    Çdo mëngjes para se të hani ushqim merni një lug ( vaji i ullirit i përzier me lëng limoni) dhe këtë veprim përsëriteni me ditë në vazhdim, dhe trupi juaj do ju jet falenderues.

    Vaji i ullirit është një produkt që i hap kanalet e mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit. Gjithasthu edhe limoni ka të njëjtin efekt te trupi i njeriut.
    Provojeni këtë terapi të leht dhe do të shihni rezultatet.

    /shkupi24/

  • Çka i bën dielli lëkurës tonë?

    Çka i bën dielli lëkurës tonë?

    Shumica nga ne e shijojmë qëndrimin në rrezet e diellit. Dielli i bën mirë lëkurës sonë, po ashtu e ndihmon që të marrë vitaminën D, vitaminë e cila është shumë e rëndësishme për këdo që ka mungesë kalciumi.

    Por, ekspozimi i tepërt në diell mund edhe te na bëjë dëm, sepse hap poret dhe mund të ndikojë në kancerin e lëkurës. Djegia nga dielli mund të ndodhë shumë shpejt ( i duhen veç 15min) dhe djegia e lëkurës mund të bëhet edhe pa u shfaqur skuqja. Në fakt, specialistët thonë që vetëm një djegie e fortë e lëkurës mund të shkaktojë disa lloje të kancerit të lëkurës.

    Djegia e shkallës së parë

    – E kuqja e lehtë

    – Lëkura bëhet shumë e ndjeshme në prekje

    – Dhembja zakonisht zgjat 48 deri në 72 orë

    – Lëkura thahet

    Djegia e shkallës së dytë

    – Lëkura bëhet me fluska

    – Kuqja e thellë

    – Vendet ku lëkura është djegur ngjan të jetë me e djersitur dhe e ndritshme

    – Lëkura bëhet tepër e ndjeshme për tu prekur

    – Djegia edhe mund duket edhe ngjyrë e bardhë

    Djegia e shkallës së tretë

    – Lëkura bëhet tepër e thatë

    – Lëkura merr ngjyrë të zezë, të bardhë, ose zverdhet

    – Lëkura fryhet nga djegia

    – Lëkura bëhet jashtëzakonisht e ndjeshme

    /shkupi24/

  • Hiqni disa kilogram per vetem 5 dite !

    Hiqni disa kilogram per vetem 5 dite !

    Humbja e kilogrameve disa herë është shumë rigoroze dhe shoqërohet me ushqim jo të shijshëm. Mirëpo po ju prezantojmë një dietë e cila është esenciale nëpër botë për momentin, dhe ju mundëson që të humbni deri në 3 Kilgoram në vetëm 5 ditë.

    Njëkohësisht kjo dietë do t’ju ndohmojë që të fitoni edhe një ngjyrë të shëndetshme për lëkurën tuaj.

    Kjo dietë përbëhet kryesisht nga ushqime të ëmbëla dhe mbahen nga 3 deri në 5 ditë. Me këtë dietë pastrohet organizmi nga materiet toksike, e pushoni stomakun nga ushqimet e rënda dhe në këtë mënyrë i eliminoni lëngjet e tepërta nga trupi.

    Dieta bazohet më së shumti në produkte qumështi dhe fruta, të cilat nuk janë shumë të rënda për organizmin. Ofrohen dy alternativa për secilën shujtë, dhe ju zgjidhni se cila ju përshtatet më shumë. Me këto shujta i ofrohet organizmit një ushqim i balansuar, ku kombinimi i mjaltit me produketet e qumshtit dhe frutat, jep edhe energjine e nevojshme për të kryer aktivitetet e përditshme normalisht dhe ju nuk do të  ndjeni fare lodhjen.

    *Mëngjesi

    a) Lëng portokalli i shtrydhur, të cilit i shtohet një lugë uthull molle dhe mjalt. Ky lëng duhet të konsumohet kur stomaku është i zbrazët. b) Këtë mund që ta ndërroni me një frape që përbëhet nga 200 gram dredhëza, 100 ml jogurt, një lugë kakao dhe një lugë mjalt.

    *Dreka

    a) Sallatë frutash (e cila nuk duhet të përmbajë banane) dhe djath-kakao, që përbëhet nga 200 gram djath lope, 100 ml jugurt, një lugë kakao pluhur dhe një lugë mjalt.

    *Pasdite

    Pasdite mund të konsumoni një SHAKE që përmban portokall, jogurt me përqindje të ulët yndyre, cimet dhe një lugë mjalt.

    *Darka

    Në mbrëmje mund të zgjidhni dy banane dhe pak mjalt ose 200 gram djath lope të përzier me 100 ml jogurt, kumbulla të thata dhe mjalt.

    *Për natën të mirë

    Për një gjum të rehatshëm, qerasni veten para se të fleni me një qumësht të ngrohte dhe një lugë mjalt.

    Siç e shikoni kjo dietë ju mundëson që të ushqeheni deri në 5 herë në ditë, dhe mendoj se nuk është e rëndë për tu mbajtur. Të paktën ia vlen ta provoni nëse dëshironi të dobsoheni shpejt dhe pak. Mund të mbahen vetëm një herë brenda 1 muaji.

    Na tregoni se si ju duket. Nese e mbani këtë dietë na tregoni se sa kilogram keni humbur.

    Përshtati: Mjekësia Islame

  • Mos përdorni telefonin mobil mbi 30 minuta në ditë

    Mos përdorni telefonin mobil mbi 30 minuta në ditë

    Njerëzit të cilët përdorin telefonat mobilë intensivisht duket se kanë më tepër rrezik në zhvillimin e disa tipave të kancerit të trurit, thonë shkencëtarët francezë, ndërsa iu përgjigjen pyetjeve për sigurinë e telefonit.

    Personat të cilët përdorin telefonat mobilë më shumë se 15 orë në javë (30 minuta në ditë për një periudhë mesatarisht 5-vjeçare janë 2-3 herë më të prirur për t’u prekur nga tumoret e gliomës dhe meningliomës.

    Studimi, i cili është botuar në numrin e fundit të revistës britanike “Occupational and Environmental Medicine”, është i fundit lidhur me sigurinë e telefonave mobilë.

    Në 15 vitet e fundit shumë studime kanë dështuar për të dhënë rezultate të qarta lidhur me përdorimet e mobilëve, megjithëse mund të kenë gjetur një lidhje mes gliomës dhe përdorimit të gjatë të tyre.

    “Studimi ynë është në të njëjtin drejtim, por rezultatet duhet të konfirmohen”, thotë Isabelle Baldi e Universitetit të Bordosë në jugperëndim të Francës, transmeton Telegrafi.

    Në vitin 2011 Agjencia Ndërkombëtare e Studimeve mbi Kancerin (IARC) deklaroi se fushat e radiofrekuencës të përdorura nga telefonat mobilë mund të jenë kancerogjene. Sidoqoftë kërkuesit janë përballur me sfida të ndryshme, duke përfshirë të pasurit e një tabloje më të qartë lidhur me përdorimin e telefonit në jetën tonë, si dhe faktorë të tjerë si duhani, i cili gjithashtu e rrit rrezikun e kancerit.

    Studimi i ri përfshiu 253 raste të gliomës dhe 194 raste të meningimës të raportuar në katër reparte franceze. Këta pacientë u krahasuan me 892 individë të shëndetshëm. Krahasimi zbuloi një rrezik më të lartë mes personave që përdornin mobilët intensivisht, sidomos mes atyre që e përdornin për punë, si shitje! Koha e përdorimit në këtë kategori shkonte nga 2-10 vjet, me një mesatare prej 5 vjetësh.

    Megjithatë studiuesit kanë edhe disa dilema, si për shembull: kanceri zhvillohej në krahun e kundërt të trurit dhe jo në krahun ku mbahej telefoni i dorës zakonisht.

    “Është e vështirë të përcaktojmë nivelin e rrezikut, sidomos duke qenë se teknologjia vazhdon të zhvillohet”, thuhet në studim, ndërsa theksohet se janë edhe më të nevojshme hulumtimet e mëtejshme.

    /Telegrafi/