Category: Rijadus Salihin

  • HADITHI nr.502 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.502 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. doli një ditë, a një natë, kur edhe Ebu Bekri dhe Umeri r.a. kishin dalë. Atëherë (Pejgamberi) tha: “Ç’ju ka shtyrë të dilni nga shtëpitë tuaja në këtë kohë?” Thanë: “Uria, o i Dërguari i All-llahut!” Tha: “Edhe mua, pasha atë në dorë të të Cilit është shpirti im, më ka nxjerrë (prej shtëpisë) ajo që ju ka nxjerrë juve. Çohuni!” Pastaj u ngritën me të dhe erdhën te një njeri prej ensarëve, mirëpo ai nuk ishte në shtëpi. Kur e pa (Pejgamberin) gruaja (e atij njeriu), tha: “Mirësevini, urdhëroni!” I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. i tha: “Ku është filani (për të zotin e shtëpisë)?” Tha: “Ka shkuar të na kërkojë ujë për pije.” Në atë çast erdhi ensariu, shikoi të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. dhe dy shokët e tij, pastaj tha: “Falënderimi i qoftë All-llahut, sot askush nuk ka mysafirë më të ndershëm se unë!” Pastaj shkoi. Më pas erdhi me një kalavesh hurme në të cilën kishte hurma të njoma, të thata dhe të lëngëta (por të pjekura) dhe ju tha: “Urdhëroni, hani! Pastaj e mori briskun, kurse i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. i tha: “Kujdes, mos e merr (mos e prej) atë që milet dhe jep qumësht!” Pastaj (ensariu) preu mish deleje nga i cili hëngrën, edhe nga kalaveshi me hurma të llojllojshme dhe pinë ujë.
    Pasi hëngrën dhe pinë, i Dërguari i i All-llahut s.a.v.s. i tha Ebu Bekrit dhe Umerit r.a.: “Pasha Atë në dorë të të Cilit është shpirti im, në Ditën e Gjykimit do të pyeteni për këtë begati. Nga shtëpia ju ka nxjerrë uria, pastaj nuk jeni kthyer derisa ju ka arritur kjo begati.”

    (Transmeton Muslimi) (Pyetja në Ditën e Gjykimit ka të bëjë me llojet e begative, e jo si qortim. All-llahu e di më së miri. Në transmetimin e Tirmidhiut theksohet se ky ensarij quhej Ebu-l-Hejthem etTejhani).

  • HADITHI nr.499 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.499 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Enesi r.a. se ka thënë: “Pejgamberi s.a.v.s. deri kur ka vdekur nuk ka ngrënë asnjëherë në tavolinë, as nuk ka ngrënë bukë të situr.”

    (Transmeton Buhariu) Në një transmetim tjetër të tij thuhet: “E as që ka parë (para vetes) ndonjëherë dele të pjekur (me lëkurë), pasi që është përvëluar.”

  • HADITHI nr.498 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.498 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Ebu Se’id el-Makburij, nga Ebu Hurejra r.a. se ky kaloi (njëherë) pranë disa njerëzve që kishin përpara një dele të pjekur dhe e thirrën, por ai refuzoi që të hajë duke thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka shkuar nga kjo botë e nuk është ngopur me bukë të elbit.”

    (Transmeton Buhariu)

  • HADITHI nr.492 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.492 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Ibni Abbasi dhe ‘Imran ibn el-Husajni r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kam shikuar në Xhenet dhe kam parë se shumica e xhenetlinjve janë të varfrit (e kësaj bote), dhe kam shikuar në Xhehenem dhe kam parë se shumica e tyre janë gra.”

    (Muttefekun alejhi, nga transmetimi i Ibni Abbasit, po ashtu e transmeton Buhariu nga transmetimi i Imran ibn el-Husajnit)

  • HADITHI nr.489 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.489 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Ka’b ibn Maliku r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Dy ujq të uritur të cilët bien ndër dele nuk bëjnë më tepër dëm sesa lakmia e njeriut për pasuri dhe karrierë (autoritet) fesë së tij.”

    (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)

  • HADITHI nr.483 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.483 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Abdull-llah ibn Mes’udi r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Mos u thelloni (mos u merrni shumë) në pasuri të patundshme, që të mos dashuroheni me këtë botë.”
    (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se është hadith hasen)

  • HADITHI nr.478 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.478 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Aishja r.a. se ka thënë: “Ndërroi jetë i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., kurse në shtëpinë (dhomën) time nuk kishte asgjë që mund të hante ai që ka mëlçi (njeri, kafshë etj.) përveç pak elb në raftin tim, e mora dhe hëngra prej tij mjaft gjatë, pastaj e mata dhe ai u harxhua.”

    (Muttefekun alejhi)

  • HADITHI nr.477 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.477 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga en-Nu’man ibn Beshiri r.a. se ka thënë: “Umer ibn el-Hattabi r.a. foli për fitimin e njerëzve nga të mirat në këtë botë dhe tha: “Vërtet e kam parë të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. gjatë tërë ditës (me bark) të përkulur (nga uria), nuk kishte as hurma të këqija, që ta mbushte barkun e tij.”  (Transmeton Muslimi)

  • HADITHI nr.473 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.473 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se ka thënë: “Vërtet, unë i kam parë shtatëdhjetë sofistë (të varfërit që nuk kanë pasur shtëpi, andaj kanë banuar në sofa të xhamisë gjatë kohës së alejhisselamit) asnjëri prej tyre nuk kishte gunë (mbulesë të gjatë të trupit), por vetëm ndërresë (çarçaf për mbulimin prej mesit e teposhtë) ose vetëm këmishë të thjeshtë të lidhur për qafe. Ato, disave iu arrinin deri nën gjunj, kurse disave deri në nyell të këmbëve, të cilat e mbanin me dorë nga frika se mos u shihen vendet e turpshme (avreti).”  (Transmeton Buhariu)

  • HADITHI nr.470 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.470 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Sikur të kisha ar sa është Uhudi, do të gëzohesha sikur të mos kalojnë tri ditë e tek unë të mos mbetet asgjë, përveç diçka për ta paguar borxhin.”