Category: Rijadus Salihin

  • HADITHI nr.570 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.570 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Ushqimi i përgatitur për dy është i mjaftueshëm edhe për tre, kurse ushqimi i përgatitur për tre mjafton për katër.” (Muttefekun alejhi)
    Në një transmetim të Muslimit nga Xhabiri r.a. thuhet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Ushqimi i njërit u mjafton dyve, ushqimi i dyve u mjafton katërve, kurse ushqimi i katërve mjafton për tetë.”

  • HADITHI nr.564 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.564 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Esma, bija e Ebu Bekër es-Siddikut r.a., se ka thënë: “Më ka thënë i Dërguari i All-llahut s.a.v.s.: “Mos u bëj koprrace, pastaj All-llahu ashtu vepron ndaj teje.” Në një transmetim tjetër: “Shpenzo, ndihmoju të tjerëve apo flijo dhe mos regjistro (çka bëjnë të tjerët), pastaj edhe për ty t’i regjistron Allllahu. Mos mbaj mend (çka punojnë ose flasin), se pastaj edhe Allllahu vepron ndaj teje ashtu.”

    (Muttefekun alejhi)

  • HADITHI nr.559 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.559 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Umeri r.a. të ketë thënë: “E ndau i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. një ditë një pasuri, e unë i thashë: “O i Dërguari i All-llahut, të tjerët veç këtyre kanë pasur më shumë të drejtë në te!” Tha: “Këta më kanë vënë në pozitë që të zgjedh; o të kërkojnë tepër e t’u jap, o të më cilësojnë si koprrac, (u dhashë më tepër) e unë nuk jam koprrac.”

    (Transmeton Muslimi)

  • HADITHI nr.557 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.557 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Ebu Umame Sudejj ibn ‘Axhlani r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “O biri i Ademit, ti nëse e shpenzon tepricën, më mirë është për ty, kurse nëse e mban, është më keq për ty. Askush nuk të qorton nëse jeton në mënyrë modeste. Dhe fillo (me rastin e shpenzimit) prej atyre që je i obliguar t’i furnizosh. Dora e epërme është me e mirë se dora e poshtme.”

    (Transmeton Muslimi)

  • HADITHI nr.556 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.556 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-’As r.a. (po ashtu) se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Ekzistojnë dyzet (40) mirësi; më e larta është t’i jepet dikujt dhia (që të shërbehet me qumështin e saj e pastaj t’ia kthejë). Kushdo që e bën një prej këtyre mirësive, duke shpresuar shpërblim dhe me besim në të premtuarën (e All-llahut), All-llahu i Madhëruar për të do ta dërgojë në Xhenet.”

    (Transmeton Buhariu)

  • HADITHI nr.555 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.555 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-Asi r.a. se një njeri e pyeti të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s.: “Cili Islam është më i mirë? Tha: “Ta ushqesh tjetrin dhe t’i japësh selam të njohurit e të panjohurit.”  (Muttefekun alejhi)

  • HADITHI nr.546 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.546 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Davudi alejhis selam nuk është ushqyer përveçse nga puna (fitimi) me dorë të vet.”

    (Transmeton Buhariu)

  • HADITHI nr.531 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.531 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Amr ibn Taglibi r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. solli një pasuri apo robër (lufte) dhe i ndau. Disa njerëzve u dha kurse disave jo, andaj i shkoi lajmi se ata që nuk u dha u hidhëruan dhe e qortuan. (Pejgamberi u ngrit dhe pasi) E falënderoi dhe e lavdëroi All-llahun dhe tha. “Pasha All-llahun, unë i kam dhënë ndonjë njeriu kurse ndonjë e kam lënë. Atë që e kam lënë, e dua më shumë se atë të cilit i kam dhënë. Unë, vërtet, u kam dhënë disave, sepse kam parë në zemrat e tyre mosdurim, mospajtim dhe shqetësim, kurse i kam lënë disa njerëz që All-llahu ua ka bërë zemrat të pasura dhe të hajrit. Prej këtyre është Amr ibn Taglib.” Amr ibn Taglibi ka thënë: “Pasha All-llahun, më tepër kam dashur atë fjalë të të Dërguarit s.a.v.s. sesa pasurinë më të çmueshme.”

    (Transmeton Buhariu)

  • HADITHI nr.529 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.529 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Hakim ibn Hizam r.a. të ketë thënë: “Kërkova nga i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. dhe ai më dha. Pastaj prapë i kërkova dhe ai prapë më dha. Dhe përsëri i kërkova dhe ai përsëri më dha. Pastaj më tha: “O Hakim, vërtet kjo pasuri është e këndshme (për sy) dhe e ëmbël (për zemër), andaj kush e merr me bujari do të begatohet, kurse kush e mban me kryelartësi, nuk do të begatohet. I atilli do të jetë si ai që ha e nuk ngopet. Dhe dora e epërme është më e mirë se dora e poshtme.” Hakimi thotë: “Pastaj i thashë: “Pasha Atë që të ka dërguar me të Vërtetën, unë prej askujt pas teje nuk do të pranoj asgjë deri të ndahem prej kësaj bote.” Njëherë Ebu Bekri r.a. e ftoi Hakimin për t’ia dhënë ndonjë dhuratë, por ky refuzoi të pranojë gjë prej tij. Pastaj, po ashtu, edhe Umeri r.a. e ftoi t’i jape, por ky e refuzon. Pastaj (Umeri) tha: “O muslimanë, bëhuni dëshmitarë për Hakimin se po ia ofroj të drejtën (pjesën) e tij që ia ka caktuar All-llahu në këtë plaçkë (lufte) dhe se ai (Hakimi) po e refuzon.” Hakimi prej asnjë njeriu nuk ka pranuar asgjë pas Pejgamberit s.a.v.s. derisa vdiq.”

    (Muttefekun alejhi)

  • HADITHI nr.527 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.527 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Nuk është pasuria në shumë mall, por pasuri e mirëfilltë është pasuria e shpirtit.”

    (Muttefekun alejhi)