Category: Rijadus Salihin

  • HADITHI nr.6 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.6 – nga Libri Rijadus Salihin

    6. Transmetohet nga Ebu Jezid Ma’n ibn Jezid ibn Ahnesi r.a., babai dhe gjyshi i të cilit kanë qenë as-habë, të ketë thënë: “Babai im, Jezidi, i ka marrë disa dinarë (prej ari) që t’i ndajë sadaka dhe i la te një njeri në xhami. Pastaj unë shkova i mora dhe i solla, e ai më tha: “Pasha All-llahun, unë nuk t’i kam destinuar ty.” Duke u grindur me të, erdha tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., i cili na tha: “Jotja është ajo çka ke vendos, o Jezid, kurse jotja ajo që e ke marrë, o Ma’n.”

    (Transmeton Buhariu)

  • HADITHI nr.5 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.5 – nga Libri Rijadus Salihin

    5. Kurse sipas transmetimit të Buhariut, hadithi i transmetuar nga Enesi r.a., thotë: “Ne u kthyem nga beteja e Tebukut me të Dërguarin e All-llahut (s.a.v.s), i cili tha: “Vërtet ka njerëz të cilët kanë mbetur në Medine pas neve, e të cilët janë me ne kudo që të shkojmë; në kodra a në lugina, ata i ka penguar sëmundja.”

  • HADITHI nr.4 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.4 – nga Libri Rijadus Salihin

    4. Transmetohet nga Ebu Abdull-llah Xhabir ibn Abdull-llah elEnsarijj r.a.: “Në një betejë ishim me të Dërguarin e All-llahut (s.a. v.s) me ç’rast na tha: “Vërtet në Medine ka burra të cilët kanë qenë me ju, qoftë kur keni ecur nëpër kodra, qoftë nëpër lugina. Ata i ka penguar sëmundja.” Sipas një transmetimi tjetër: “Ata janë pjesëmarrës me ju në shpërblim.”  (Transmeton Muslimi)

  • HADITHI nr.1 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.1 – nga Libri Rijadus Salihin

    1. Nga emiri i besimtarëve, Ebu Hafse Umer ibn el Hattab ibn Nufejl ibn Abduluzzi ibn Rijah ibn Abdil-lah ibn Kurt ibn Rezah ibn Adijj ibn Ka’b ibn Luejj ibn Galib el Kurshijj el-Adevijj, All-llahu qoftë i kënaqur me të,2 transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut (s.a.v.s)3 duke thënë: “Veprat janë sipas qëllimeve dhe çdokujt i takon ajo që e ka për qëllim. Prandaj, kush shpërngulet (bën hixhret) për shkak të All-llahut dhe të Dërguarit të Tij, shpërngulja e tij është për All-llahun dhe të Dërguarin e Tij. Ndërsa ai shpërngulja e të cilit  është për të fituar disa të mira të kësaj bote ose për t’u martuar me ndonjë femër, i atilli nuk do të fitojë tjetër përveç çka ka pasur për qëllim.”  (Muttefekun alejhi)