Transmetohet nga Sa’b ibn Xheth-thame r.a. të ketë thënë: “Ia dhurova të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. një gomar të egër, por ai ma ktheu prapë. Kur vërejti (ndryshimin) në fytyrën time tha: “Ne nuk po ta kthejmë për tjetër arsye, por pse e kemi të ndaluar (haram – mbajtjen e kafshëve të egra).” (Muttefekun alejhi)
Category: Rijadus Salihin
-
HADITHI nr.625– nga Libri Rijadus Salihin
Transmetohet nga Seleme ibn el-Ekva r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Njeriu vazhdimisht ecën me kryelartësi derisa të shkruhet me tiranët, e pastaj e godet çka i ka goditur edhe ata.” (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)
-
HADITHI nr.624– nga Libri Rijadus Salihin
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Derisa një njeri me petka të bukura, i kënaqur në vetvete, me flokë të krehura, ecte me mendjemadhësi, në atë çast All-llahu i Madhëruar e fundosi në dhe, ku do të thellohet deri në Ditën e Gjykimit!” (Muttefekun alejhi)
-
HADITHI nr.622– nga Libri Rijadus Salihin
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Me tre All-llahu nuk do të flasë në Ditën e Gjykimit, nuk do t’ua falë e as s’do t’i mbrojë me rahmetin e Tij. Për ta është caktuar dënim i rëndë e i dhembshëm. Ata janë: plaku që bën zina; sunduesi që gënjen (dhe e mashtron popullin) dhe i varfëri që është mendjemadh.” (Transmeton Muslimi)
Hadithi -
HADITHI nr.613– nga Libri Rijadus Salihin
Transmetohet nga Enesi r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. kur hante ndonjë ushqim i lëpinte tre gishtat e vet. Ka thënë (Enesi): “Ka thënë (Pejgamberi): “Kur ndonjërit prej jush i bie kafshata, le t’ia largojë papastërtinë dhe pastaj le të hajë e mos t’ia lë djallit.” Dhe ka urdhëruar që të fshihet (me gishta) ena, pastaj ka thënë: “Sepse nuk e dini se në cilin ushqim gjendet begatia (bereqeti).” (Transmeton Muslimi)
-
HADITHI nr.612– nga Libri Rijadus Salihin
Transmetohet nga Ebu Rif’ate Temim ibn Usejdi r.a. të ketë thënë. “Erdha tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., i cili ishte duke e mbajtur hutben dhe i thashë: “O i Dërguari i All-llahut, ka ardhur një njeri i panjohur dhe po pyet për fenë, sepse nuk di se ç’është feja.” Atëherë i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. u kthye nga unë, e la hutben dhe erdhi tek unë. Pastaj ia sollën një karrige, në të cilën u ul dhe filloi të më mësojë atë që All-llahu ia ka mësuar. Pastaj iu kthye hutbës së vet (të filluar) dhe e përfundoi.” (Transmeton Muslimi)
-
HADITHI nr.611– nga Libri Rijadus Salihin
Transmetohet nga el-Esved ibn Jezid se ka thënë. “Është pyetur Aishja r.a. se ç’bënte Pejgamberi s.a.v.s. në shtëpi? Tha: “Ka qenë gjithmonë në ndihmë të familjes, kurse kur vinte koha e namazit, shkonte në namaz.” (Transmeton Buhariu)
-
HADITHI nr.610– nga Libri Rijadus Salihin
Transmetohet nga Enesi r.a. se ka thënë: “Sikur ndonjë robëreshë e Medinës të kërkonte nga Pejgamberi s.a.v.s. (ndonjë ndihmë a shërbim), do të shkonte për të ku të dojë (ajo).”
-
HADITHI nr.609– nga Libri Rijadus Salihin
Transmetohet nga Enesi r.a. se kaloi pranë famijëve dhe u dha selam, pastaj tha: “Kështu ka vepruar Pejgamberi s.a.v.s.” (Mutefekun alejhi)
-
HADITHI nr.604– nga Libri Rijadus Salihin
Transmetohet nga Ebu Se’id el-Hudrij r.a. se i Dërguari i Allllahut s.a.v.s. ka thënë: “Së shpejti do të vijë koha kur muslimanit do t’i jenë pasuria më e mirë delet me të cilat do të shkojë nëpër majë të bjeshkëve dhe pas rrjedhave të ujit, duke ikur me fenë e tij nga sprovat e ndryshme.” (Transmeton Buhariu)