Category: Rijadus Salihin

  • HADITHI nr.17 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.17 – nga Libri Rijadus Salihin

    17. Nga Ebu Musa Abdull-llah ibn Kajs el-Esh’arij r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhërishëm gjatë natës e mban të shtrirë Dorën për të pranuar pendimin e mëkatarëve të ditës; dhe e shtrin Dorën gjatë ditës për të pranuar pendimin e mëkatarëve të natës, derisa të lindë Dielli nga perëndimi.”  (Transmeton Muslimi)

  • HADITHI nr.16 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.16 – nga Libri Rijadus Salihin

    16. Ebu Hamza Enes ibni Malik el-Ensarij r.a, shërbëtori i të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s., thotë se alejhisselami ka thënë: “All-llahu më tepër gëzohet për pendimin e robit të vet sesa që do të gëzohej ndonjëri prej jush kur do ta gjente devenë e humbur në shkretëtirë, pa ujë dhe fruta.” (Muttefekun alejhi)
    Sipas transmetimit të Muslimit ky hadith është si vijon: “Allllahu më tepër gëzohet për pendimin (teuben) e robit të vet kur të pendohet, se ndonjëri prej jush i cili ka udhëtuar me deve nëpër shkretëtirë, dhe e humbet, kurse me të edhe i tërë uji dhe ushqimi.E kërkon, por e humb shpresën për ta gjetur, pastaj vjen nën një lis dhe nga lodhja shtrihet nën hijen e tij me shpresë të humbur dhe duke qenë në këtë gjendje, e sheh devenë e vet duke qëndruar përpara tij, ai ngrihet, e kap për litari dhe nga gëzimi i madh bërtet: “O Zoti im! Ti je robi im, kurse unë jam zoti yt”, duke u shprehur gabon nga gëzimi i forte.”

  • HADITHI nr.15 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.15 – nga Libri Rijadus Salihin

    15. Nga el-Egarr ibni Jesar el-Muzennij r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “O njerëz, drejtojuni All-llahut me teube dhe kërkim për falje, edhe unë i bëj teube All-llahut nga njëqind herë në ditë.”  (Transmeton Muslimi)

  • HADITHI nr.14 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.14 – nga Libri Rijadus Salihin

    14. Ebu Hurejra r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Pasha All-llahun, unë i drejtohem me teube dhe istigfar All-llahut për mëshirë dhe falje më tepër se shtatëdhjetë herë në ditë.”  (Transmeton Buhariu)

  • HADITHI nr.13 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.13 – nga Libri Rijadus Salihin

    13. Transmetohet nga Abdurrahman Abdull-llah ibn Umer ibn elHattabi r.a.: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Tre veta nga gjeneratat para jush u nisën për rrugë, e një ditë i zuri nata para një shpelle, në të cilën hynë dhe bujtën. Një shkëmb u rrokullis nga kodra dhe plotësisht e mbylli hyrjen e shpellës. Ata thanë: “Shpëtimi nga ky shkëmb është vetëm që ta lusim All-llahun e Madhërishëm që ta largojë për hir të veprave tona të mira.”
    Njëri prej tyre tha: “O Zoti im, unë i kam pasur prindërit pleq të thinjur dhe asnjëherë para tyre nuk u kam dhënë të hanë e as të pijnë fëmijëve të mi e as mallit tim (shërbëtorëve). Një ditë më argëtoi kërkimi i kullosës më të mirë për kopenë time, e nuk iu erdha me kohë dhe ata kishin fjetur. Unë e mola qumështin në enë dhe ua solla, por i gjeta duke fjetur. Më erdhi keq t’i trazoj, por edhe që t’i ushqej familjen dhe shërbëtorët, andaj kam pritur me enë në dorë dhe kam shikuar kur do të zgjohen, e kjo pritje ka zgjatur deri në agim. Fëmijët e mi aty te këmbët e mia, klithnin të uritur, por u kam dhënë qumësht pasi prindërit janë zgjuar dhe kanë pirë qumështin që u kisha sjellë. O Zoti im! Nëse këtë e kam bërë vetëm për Ty e për askë tjetër, atëherë na e largo neve këtë shkëmb nga hyrja e kësaj shpelle në të cilën gjendemi!” Shkëmbi lëvizi pak, por jo edhe aq sa të mund të dalin!
    Njeriu i dytë tha: “O Zoti im, e kam pasur një kushërirë të afërme të cilën e kam dashuruar më tepër se tërë botën, – sipas një transmetimi tjetër – e kam dashur aq fort siç i duan burrat gratë, andaj kërkova prej saj (siç kërkojnë burrat prej grave të tyre), por ajo nuk më lejoi. Një vit mbretëronte uria e kushërira e dashur më erdhi dhe unë i dhashë 120 dinarë (monedha ari) që të vetmohet me mua. Dhe kur ajo ashtu veproi dhe unë u bëra pronar i saj, – sipas një transmetimi tjetër – kur e përqafova ashtu siç e përqafon burri gruan e tij, ajo (duke qarë) më tha: “Frikësoju Allllahut dhe mos ma merr virgjinitetin pa të drejtë.” Atëherë u largova prej saj duke e kursyer nga akti i turpshëm edhe pse e doja më tepër se çdokë tjetër, e lëshova në liri duke ia dhuruar të hollat e dhëna. O Zoti im, nëse unë këtë e kam bërë vetëm për të fituar kënaqësinë Tënde, na e largo këtë në të cilën jemi!” Shkëmbi përsëri lëvizi edhe pak nga hyrja e shpellës, por jo edhe aq sa të mund të dilet prej saj.
    Njeriu i tretë tha: “O Zoti im, unë kam pasur rrogtarë dhe të gjithëve ua kam paguar menjëherë fitimin e merituar, përveç një njeriu i cili u largua para se ta merrte mëditjen. Unë mëditjen e tij pastaj e kam përdorur si duhet dhe pasuria e tij u shumëzua. Pas një kohe rrogtari im më erdhi e më tha: “O robi i Zotit, m’i jep të hollat për mëditjen time të papaguar!” Unë i thashë: “Krejt çka sheh, pasuria, delet, lopët, devetë dhe robërit janë prej mëditjes tënde që është shtuar.” Ai tha: “O robi i Zotit, mos u tall me mua!” Unë atëherë i thashë: “Unë nuk po tallem me ty”, pastaj e mori tërë mallin dhe shkoi, duke mos më lënë asgjë. O Zoti im, nëse unë këtë e kam bërë vetëm për Ty, atëherë na e largo këtë shkëmb nga hyrja e shpellës!” Shkëmbi u rrokullis, kurse udhëtarët dolën dhe e vazhduan rrugën.” (Muttefekun alejhi)

  • HADITHI nr.12 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.12 – nga Libri Rijadus Salihin

    12. Transmetohet nga Ebu-l-Abbas Abdull-llah ibn Abbas ibn AbdulMutalib r.a. nga i Dërguari i All-llahut s.a.v.s.. se All-llahu i Madhërishëm ka thënë: “Vërtet All-llahu i ka përcaktuar cilat janë veprat e mira e cilat të këqija, pastaj i ka sqaruar ato: Kush dëshiron me zemër të bëjë një vepër të mirë, por nuk mund ta kryejë, All-llahu në tërësi do t’ia shkruajë atë vepër si të kryer, kurse nëse dëshiron të bëjë një vepër të mirë dhe e kryen, All-llahu do t’ia shkruajë dhjetë deri në shtatëqind herë më tepër. Por nëse dëshiron të bëjë ndonjë vepër të keqe e nuk e kryen, All-llahu do t’i shkruajë një vepër të mirë në tërësi, kurse nëse dëshiron dhe kryen një vepër të keqe, atëherë All-llahu ia shënon vetëm një vepër të keqe.”  (Muttefekun alejhi

  • HADITHI nr.11 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.11 – nga Libri Rijadus Salihin

    11. Ebu Hurejra r.a. përcjell se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë: “Namazi i njeriut në xhemat është për njëzet e disa shkallë më i vlefshëm se namazi i tij në shtëpinë e tij a diku tjetër. Kush merr abdest në formën më të mirë, pastaj shkon në xhami duke pasur qëllim të vetëm faljen e namazit në xhemat, dhe duke mos i interesuar asgjë tjetër, për çdo hap të tij i shtohet nga një gradë dhe i shlyhet nga një mëkat derisa të hyjë në xhami, e kur të hyjë në xhami, atëherë në namaz është aq sa e ka përfshirë namazi. Secilin prej jush e bekojnë engjëjt. Derisa të gjendet në vendin ku është falur namazi ata thonë: “O Zot, mëshiroje! O Zot, fale! O Zot, pranoja pendimin!” Engjëjt veprojnë kështu derisa njeriu të fillojë t’i mundojë të tjerët, ose ta prishë abdestin në xhami.”

    (Muttefekun alejhi) Ky transmetim është i Muslimit.

  • HADITHI nr.10 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.10 – nga Libri Rijadus Salihin

    10. Nga Ebu Bekrete Nufej’i ibn el-Harith eth-Thekafijj transmetohet se Pejgamberi (s.a.v.s) ka thënë: “Kur të përleshen dy muslimanë me shpatat e tyre (për ta vrarë njëri-tjetrin), edhe vrasësi edhe i vrari janë për Xhehenem.” Atëherë i thashë: “O i Dërguari i All-llahut, për vrasësin është e qartë, por përse edhe i vrari?” Pejgamberi atëherë përgjigjet: “Sepse edhe i vrari ka dëshiruar ta vrasë shokun e vet.”(Muttefekun alejhi)

  • HADITHI nr.9 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.9 – nga Libri Rijadus Salihin

    9. Transmetohet nga Ebu Musa Abdull-llah ibn Kajs el-Esh’arij r.a.: “E kanë pyetur të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. për njeriun që lufton për të treguar trimëri dhe që lufton nga urrejtja dhe për sy të botës: Cila prej këtyre (luftërave) është në rrugë të All-llahut?” I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. thotë: “Kush lufton (me armikun) vetëm për dominim dhe epërsi të Fjalës së All-llahut (fesë së Tij – Islamit), vetëm ai është në rrugë të All-llahut.”  (Muttefekun alejhi)

  • HADITHI nr.8 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.8 – nga Libri Rijadus Salihin

    8. Transmetohet nga Ebu Hurejra Abdurrahman  ibn Sahr r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu nuk shikon në trupat tuaj e as në fizionomitë tuaja, por shikon në zemrat tuaja.”  (Transmeton Muslimi)