30. Transmetohet nga Ebu Zejd Usame ibn Zejd ibn Hâritheja – rob i liruar i të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s., i dashur i tij dhe bir i të dashurit të tij r.a., se ka thënë: “Vajza e Pejgamberit s.a.v.s. më dërgoi tek alejhisselami me porosi se djalin e ka të sëmurë për vdekje, që të vijë tek ajo. Pejgamberi e kthen me selam dhe i thotë: “Vërtet, e All-llahut është gjithçka që merr, gjithçka që jep dhe çdo gjë tek Ai është e afatizuar, andaj le të bëjë durim duke lloga ritur shpërblim me të tek All-llahu.” Vajza e alejhisselamit e dërgoi përsëri dhe i betohet që të vijë. (Alejhisselami) U ngrit në këmbë, e me të ishin: Sa’d ibn Ubade, Muadh ibn Xhebel, Ubej ibn Ka’b, Zejd ibn Thabit dhe të tjerë radijall-llahu anhum. Kur erdhi Pejgamberi te vajza e tij ia dhanë fëmijën në duar, ky e mori në prehrin e vet, trupi i dridhej ndërsa lotët i rridhnin rrëke. Sa’di i tha: “Ç’është kjo, o i Dërguari i All-llahut? (Pejgamberi) Tha: “Kjo është mëshirë të cilën All-llahu e vendos në zemrat e robërve të Tij.” Kurse sipas një transmetimi tjetër: “Në zemrat e robërve të Tij që Ai dëshiron. Dhe njëmend, All-llahu bën mëshirë ndaj robërve të Tij të mëshirshëm.” (Muttefekun alejhi)
Category: Rijadus Salihin
-
HADITHI nr.29 – nga Libri Rijadus Salihin
29. Transmetohet nga Enesi r.a.: “Pasi e rëndoi sëmundja Pejgamberin s.a.v.s., e kaploi brengosja dhe tronditja e vdekjes, ndërsa Fatimeja r.anha tha: “O brenga e babait tim!” (Alejhisselami) Tha: “Prej sot, babai yt nuk do të ketë më brenga.” Pasi ndërroi jetë alejhisselami, Fatimeja r.a. tha: “O brenga ime për babanë, që iu përgjigj thirrjes së Krijuesit të vet, o brenga ime për babanë, që tani është në Xhenetu-l-Firdevs, o brenga ime për babanë, për të cilin edhe Xhibrili u brengos!” Ndërkaq, kur as-habët e varrosën në tokë (dhé), Fatimeja r.a. tha: “Shpirtërat tuaj si mund të hedhin dhé mbi trupin e të Dërguarit të All-llahut?”
(Transmeton Buhariu)
-
HADITHI nr.28 – nga Libri Rijadus Salihin
28. Nga Ebu Jahja Suhejb ibn Sinani r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “E çuditshme është çështja e besimtarit. Çështja e tij është krejt mirë për të dhe nuk është e tillë për askë tjetër. Nëse besimtarin e godet gëzimi, ai falënderon (Allllahun), e kjo i sjell dobi, kurse nëse e godet e keqja, ai bën durim (sabër), andaj edhe kjo i sjell dobi.” (Transmeton Muslimi)
-
HADITHI nr.27 – nga Libri Rijadus Salihin
27. Ebu Seid Sa’d ibni Malik el-Hudrij r.a. transmetohet të ketë thënë: “Një grup njerëzish prej ensarëve kërkoi (sende të ndryshme) nga i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. dhe ai u dha, ata përsëri kërkuan, e ai prapë u dha çka kërkuan, derisa nuk i mbeti atij asgjë, e kur harxhoi krejt çka kishte iu tha atyre: “Çdo gjë të mirë që kam do t’ju jap, asgjë nuk do të kursej as s’do të mbaj për vete, por kush dëshiron dhe kërkon dëlirësi, All-llahu do t’ia japë e kush kërkon dhe dëshiron pavarësi, Allllahu do ta bëjë të pavarur, të pasur. Kush bën shumë durim, All-llahu do t’i ndihmojë në durim. Askujt nuk i është dhënë dhuratë më e mirë dhe më e rëndësishme sesa durimi (sabri).” (Muttefekun alejhi)
-
HADITHI nr.26 – nga Libri Rijadus Salihin
26. Nga Ebu Malik el-Harith ibn Asim el-Esh’arij r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Pastërtia është gjysma e imanit (besimit), el-hamdu li-l-lahi (falënderimi All-llahut) ia plotëson (besimtarit) peshojën (e veprave), subhanall-llahi velhamdu li-l-lahi (lavdia dhe falënderimi All-llahut) e mbush gjithçka në mes të qiejve dhe të Tokës, namazi është dritë (e zemrës), sadakaja (lëmosha) është dëshmi (e besimit), durimi (sabri) është shkëlqim, kurse Kur’ani është argument për ty ose kundër teje. Çdo njeri, kur gdhin, shpirtin e vet e shet, e shpëton ose e shkatërron.” (Transmeton Muslimi)
-
HADITHI nr.25 – nga Libri Rijadus Salihin
25. Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “All-llahu i Madhërishëm qesh (është i kënaqur) me dy njerëz të cilët luftojnë mes vete; e njëri e vret tjetrin dhe të dy hyjnë në Xhenet! Njëri prej tyre lufton në rrugë të All-llahut, vritet dhe hyn në Xhenet, kurse vrasësin e mëshiron All-llahu, e ky e pranon Islamin e pastaj edhe vetë bëhet shehid (vritet në xhihad).” (Muttefekun alejhi)
-
HADITHI nr.24 – nga Libri Rijadus Salihin
24. Nga Ibni Abbasi dhe Enes ibni Maliku r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Sikur njeriu të kishte një luginë me arë, do të dëshironte t’i ketë dy lugina (në vend të njërës). Dhe gojën e tij asgjë nuk mund ta mbushë (ngopë) përveç dheut. Atyre që bëjnë teube All-llahu xh.sh. ua pranon.” (Muttefekun alejhi)
-
HADITHI nr.21 – nga Libri Rijadus Salihin
21. Nga Ebu Seid Sa’d ibn Malik ibn Sinan el-Hudrij r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Moti, para jush, ka qenë një njeri që ka vrarë nëntëdhjete e nëntë vetë. Ka pyetur për njeriun më të dijshëm në botë. Atë e udhëzuan te një rahib (i devotshëm i shkretëtirës – izraelit). Shkon te rahibi e i thotë se ka vrarë 99 veta, andaj a ka për të pendim (teube, mëshirë e Allahut dhe falje). Rahibi i thotë se për te nuk ka teube. Ky e vret edhe rahibin dhe me të i plotëson njëqind të vrarët. Pastaj vazhdon të kërkojë njeriun më të ditur në botë, e udhëzuan te një dijetar. Ky, pasi e gjen, i tregon se ka vrarë 100 njerëz dhe e pyet edhe këtë se a ka për të pendim. Dijetari i tha se edhe për të ka teube: “Po! (Por është shumë larg dhe vështirë) Vrasësi e pyeti: “Sa është largësia mes meje dhe teubes?” Dijetari i tha: “Shko në atë vend dhe në atë vend, aty banojnë njerëz të cilët e adhurojnë All-llahun edhe ti adhuroje All-llahun me ta dhe mos u kthe kurrë në vendin tënd, sepse është vend i keq.” Njeriu u nis për në vendin e adhurimit të All-llahut dhe kur arriti në gjysmë të rrugës i erdhi vdekja. Atëherë lindi grindja në mes engjëjve të mëshirës dhe engjëjve të dënimit. Engjëjt e mëshirës thanë: “Ai deri këtu ka ardhur i penduar për mëkatet me zemër të drejtuar nga All-llahu i Madhërishëm.” Kurse engjëjt e dënimit thanë: “Asnjëherë më parë nuk ka bërë mire.” Atëherë këtyre engjëjve u vjen një engjëll tjetër në formë të njeriut e këta e morën për gjykatës, që të gjykojë se cilët kanë të drejtë. Ky u thotë: “Matni në mes dy vendeve, vendit të adhurimit dhe atij të mëkateve, e më afër cilit vend të jetë, atij vendi dhe i takon.” Engjëjt e matën hapësirën në mes dy vendeve dhe konstatuan se i penduari ishte më afër vendit që synonte (adhurimit), prandaj e morën engjëjt e mëshirës.” (Muttefekun alejhi) Në Sahihun e Buhariut është ky transmetim: “Njeriu i penduar ishte më afër vendit të ibadetit vetëm për një pëllëmbë, andaj dhe u llogarit si banor i tij.” Po ashtu, në Sahihun e Buhariut, i shtohet edhe ky citat: “All-llahu u urdhëron disa engjëjve që t’i largohen, kurse disa të tjerëve që t’i afrohen, pastaj i urdhëron që ta masin largësinë në mes dy vendeve, e engjëjt konstatojnë se i penduari është vetëm për një pëllëmbë më afër vendit të teubes dhe ibadetit – andaj iu falën mëkatet.” Kurse në një transmetim qëndron: “Me gjoksin e zemrën e tij ishte më afër vendit të teubes dhe devotshmërisë.”
-
HADITHI nr.19 – nga Libri Rijadus Salihin
19. Nga Ebu Abdurrahman Abdull-llah ibn Umer ibn el-Hattabi përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet Allllahu i Gjithëfuqishëm e pranon pendimin e robit të vet deri në gargarën e tij (në frymën e tij të fundit).” (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se është hadith hasen)
-
HADITHI nr.18 – nga Libri Rijadus Salihin
18. Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush pendohet para se të lindë Dielli nga perëndimi, All-llahu do ta falë.” (Transmeton Muslimi)