Ebu Hurejra r.a. thotë: “Një beduin arab hyri në xhami dhe filloi ta kryejë nevojën e vogël. Njerëzit u çuan në këmbë që ta sulmojnë për këtë vepër të tij, ndërsa Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Lëreni, e në vendin e urinës së tij hidhni një kovë me ujë ose një kusi me ujë. Vërtet ju jeni dërguar për lehtësim e jo për vështirësim (komplikim).” (Transmeton Buhariu
Category: Rijadus Salihin
-
HADITHI Nr.639– Nga Libri Rijadus Salihin
Aishja r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet Allahu është i Butë dhe Ai e do butësinë dhe me butësi fitohet ajo që nuk fitohet me vrazhdësi si dhe ajo që nuk fitohet ndryshe.” (Transmeton Muslim
-
HADITHI nr.638– nga Libri Rijadus Salihin
Aishja r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet Allllahu është i Butë dhe Ai e do butësinë në të gjitha sendet.” (Muttefekun alejhi)
-
HADITHI nr.636– nga Libri Rijadus Salihin
Nga Xhabiri r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Vërtet më i dashuri tek unë prej jush dhe më afër meje Ditën e Gjykimit do të jetë ai që është me moral më të lartë. Më të urryerit tek unë dhe më të largët prej meje Ditën e Gjykimit do të jenë ata që flasin shumë, ata që flasin me mendjemadhësi si dhe ata që flasin me gojën plot.” Shokët (as-habët) i thanë: “O i Dërguari i All-llahut, ne i njohim ‘thartharët’ (që flasin shumë) dhe ‘muteshed-dikët’ (ata që imponohen), por kush janë ‘mutefejhikët’?” Pejgamberi s.a.v.s. u përgjigj: “Mendjemëdhenjtë!” (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se ky është hadith hasen)
-
HADITHI nr.635– nga Libri Rijadus Salihin
Transmetohet nga Ebu Umame el-Bahilij r.a. se i Dërguari i Allllahut s.a.v.s. ka thënë: “Unë i jam garant (dorëzan) për një shtëpi në mes kopshtit të Xhenetit atij (besimtari) që e flak grindjen mes veti, edhe nëse ka të drejtë. Dhe për një shtëpi në mes të Xhenetit atij që e lë rrenën, qoftë edhe në mahi. Dhe për një shtëpi në Xhenetin më të lartë atij që e ka moralin më të mire.” (Hadith sahih, transmeton Ebu Davudi me sened sahih)
-
HADITHI nr.634– nga Libri Rijadus Salihin
Transmetohet nga Aishja r.a. se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Vërtet besimtari me karakter të mirë arrin gradën e atij që vazhdimisht agjëron dhe që fal namaz.” (Transmeton Ebu Davudi)
-
HADITHI nr.633– nga Libri Rijadus Salihin
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Besimtari me besim më të plotë është ai që e ka karakterin më të mirë, kurse më të mirët prej jush janë ata që janë më të mirë për gratë e veta.” (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)
-
HADITHI nr.632– nga Libri Rijadus Salihin
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. të ketë thënë: “Është pyetur i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. se çka i shpie më së shumti njerëzit në Xhenet dhe ka thënë: “Devotshmëria ndaj All-llahut dhe karakteri i mire.” Pastaj është pyetur çka i shpie më së shumti njerëzit në Xhehenem dhe ka thënë. “Goja dhe organet seksuale.” (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)
-
HADITHI nr.631– nga Libri Rijadus Salihin
Transmetohet nga Ebu ed-Derda r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Asnjë send nuk do të jetë më i rëndë në peshojën e besimtarit në Ditën e Gjykimit sesa karakteri i mirë. Dhe, vërtet, Allllahu e urren të pamoralshmin dhe fjalëndyrin.” (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)
-
HADITHI nr.629– nga Libri Rijadus Salihin
Transmetohet nga Nevvas ibn Sem’ani r.a. se ka thënë: “E kam pyetur të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. për mirësinë dhe për mëkatin, e ai më tha: “Mirësi është të jesh me karakter të mirë, kurse mëkat (keqveprim) është ajo që të shqetëson në gjoksin tënd e që dëshiron ta fshehësh nga njerëzit.” (Transmeton Muslimi)