Category: 40 Hadithet e Imam Neveviut

  • HADITH nr. 30

    HADITH nr. 30

    Nga Ebu Tha’leb el-Hushejnij Xhurthum ibn Nashiri, radijall-llahu anhu, transmetohet se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

    “Me të vërtetë All-llahu i madhëruar i ka bërë obligim fardet, dhe mos i lini pas dore. E ka vendosur kufirin dhe mos e kaloni, i ka ndaluar disa gjëra dhe mos i theni. Kurse i ka heshtur disa gjëra nga mëshira ndaj jush, e jo nga harresa dhe mos diskutoni për to.”

    (Hadith hasen, Darekutni e të tjerë)

  • HADITH nr. 29

    HADITH nr. 29

    Nga Muadh ibn Xhebeli, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë:

    “‘O Resulull-llah, më trego një punë që do të më shpie në xhennet, kurse do të më largoj nga zjarri.’ Ai tha: ‘Ke pyetur për një çështje të madhe, kurse ajo është e lehtë për atë kujt All-llahu ia lehtëson: Adhuroje All-llahun dhe mos i shoqëro asgjë, kryeje namazin, ndaje zekatin, agjëroje ramazanin, vizitoje Ka’ben.’ Pastaj tha: ‘A dëshiron të të udhëzoj në dyert e dobisë: agjërimi është mburojë, sadaka i anulon mëkatet sikur që uji e fik zjarrin dhe namazi i njeriut në thellësi të natës.’ Pastaj lexoi: ‘Ata ngriten nga shtretërit’ dhe lexoi deri sa nuk arriti deri te fjala ‘ja’melune’ (es-Sexhde, 16-17), pastaj tha: ‘A dëshiron të ta tregoj kreun e çështjes, shtyllën e saj dhe kulminacionin e saj?’ U përgjigja: ‘Gjithqysh o Resulull-llah!’ Në këtë ai tha: ‘Kreu i çështjes është islami, shtylla e tij është namazi, kurse kulminacioni i tij është xhihadi.’ Pastaj tha: ‘A dëshiron të të tregoj mbi thelbin e gjithë kësaj?’ Thashë: ‘Gjithqysh o Resulull-llah!’, kurse ai e kapi gjuhën e tij dhe tha: ‘Ruaje këtë.’ I thashë: ‘O Pejgamberi i Zotit, a thua edhe për këtë përgjegjës do të jemi?’ Ai tha: ‘Të pastë nëna (Zoti të dhashtë jetë) o Muadh! A thua diç tjetër i hedh njerëzit në zjarr përveç gjuhëve (thënieve) të tyre të këqia’.”

    (Tirmidhiu, i cili thotë se ky hadith është hasen sahih)

  • HADITH nr. 28

    HADITH nr. 28

    Nga Ebu Nexhih el-Irbad ibn Sarijeh, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë:

    “Na ka këshilluar Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me një vaz (këshillë) nga i cili zemrat na janë ndritur dhe sytë na janë përlotur dhe i thamë: ‘O Resulull-llah, sikur ky është vazi ynë lamtumirës, prandaj na porositë.’ Tha: ‘U porosisë juve devotshmërinë ndaj All-llahut të Madhëruar, dëgjueshmërinë dhe nënshtrueshmërinë ndaj sunduesit edhe sikur ai të ishte rob. Vërtet, kush jeton nga ju do të sheh shumë kundërthënie. Ju e keni obligim sunnetin tim dhe sunnetin e halifëve të përudhur drejtë. Mirë mbanu për këto dhe ruanu nga risitë (bid’atet) në fe, sepse çdo bid’at është lajthitje’.”

    (Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë: ky është hadith hasen sahih)

  • HADITH nr. 27

    HADITH nr. 27

    Nga en-Nevvas ibn Sem’ani, radijall-llahu anhu, transmetohet se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

    “Mirësia është morali (karakteri) i mirë, kurse e keqe (mëkat) është çka mbillet (përforcohet) në veten tënde, kurse nuk dëshiron që këtë ta dijnë njerëzit.”
    (Muslimi)

    Kurse nga Vabisete ibn Ma’bedi, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë:

    “‘Më ke ardhur të pyesish se ç’është mirësia?’ Thashë: ‘Po!’ (Resulull-llahu) tha: “Pyete zemrën tënde! Mirësia është ajo me çka të është i kënaqur shpirti dhe me çka të është e kënaqur zemra. Ndërsa mëkat është ajo që mbillet te njeriu dhe hamendet në krahëror, qoftë këta njerëz edhe ndryshe të thonë dhe përgjigjen’.”

    (Hadithi hasen, e kemi transmetuar nga musnedët e dy imamëve: Ahmed ibn Hanbelit dhe Darimiut, me vargun e transmetuesve të besuar/bi isnaid hasenin)

  • HADITH nr. 26

    HADITH nr. 26

    Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: “Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

    ‘Në çdo nyje të njeriut ka sadakë çdo ditë në të cilën lind dielli; të pajtosh dy vetë është sadakë, të ndihmosh njeriun të hypë në kafshën e tij që ta bartë ose ta ngritë në të furnizimin (barrën) e tij është sadakë. Fjala e mirë është sadakë. Çdo hap që shpie kah namazi është sadakë. Ta shtëmëngë nga rruga pengesën është sadakë’.”

    (Buhariu dhe Muslimi)

  • Hadithi nr. 25

    Hadithi nr. 25

    Nga Ebu Dherri, radijall-llahu anhu, gjithashtu, transmetohet: “Disa shokë të Resulull-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i thanë Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: ‘O Resulull-llah, pasanikët na tejkaluan dhe mblodhën të gjitha shpërblimet; falen sikur falemi ne, agjërojnë sikur që agjërojmë ne dhe ndajnë sadakë nga pasuria më e vlefshme e tyre.’ Resulull-llahu tha:

    ‘A nuk ua ka mundësuar All-llahu xhel-le shanuhu edhe juve që sadakë të ndani? Vërtet në çdo tesbih (subhanall-llah) ka sadakë; në çdo tekbir (All-llahu ekber) ka sadakë; në çdo tahmid (el-hamdu lil-lah) ka sadakë; në çdo tahlil (la ilahe il-lall-llah) ka sadakë; edhe në urdhërimin e të mirës ka sadakë; edhe në ndalimin e të keqes ka sadakë; dhe në të kënaqurit e epsheve (në hallall) ka sadakë.’ Ata thanë: ‘O i Dërguari i Zotit, a thua edhe kur ndonjëri prej nesh i kënaq epshet e veta edhe për këtë ka shpërblim?’ Resulull-llahu tha: ‘Ç’mendoni, sikur epshin e vet ta kënaqë në mënyrë të ndaluar, a nuk do ta meritonte mëkatin (dënimin)? Gjithashtu, kur ta kënaqë në mënyrë të lejuar do të ketë shpërblimin’.”

    (Muslimi)

  • Hadithi nr. 24

    Hadithi nr. 24

    Nga Ebu Dherr el-Gafariu, radijall-llahu anhu, transmetohet se Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i është transmetuar nga Krijuesi i tij, i Fuqishmi dhe i Madhërishmi, i cili ka thënë:

    “O robët e Mi! Unë ia kam ndaluar dhunën Vetes dhe e kam ndaluar edhe ndër ju, prandaj mos i bëni dhunë njëri-tjetrit.
    O robët e Mi! Të gjithë ju jeni të lajthuar, përveç atij që e përudhi Unë, prandaj kërkoni udhëzime nga Unë, do t’ju përudhë.
    O robët e Mi! Të gjithë ju jeni të uritur, përveç atij që e ushqej Unë, prandaj kërkoni t’ju ushqej, do t’ju ushqej.
    O robët e Mi! Të gjithë ju jeni të zhveshur, përveç atij që e veshi Unë, prandaj kërkoni veshje nga Unë, do t’ju veshi.
    O robët e Mi! Vërtet ju gaboni natën dhe ditën, kurse Unë i fali të gjitha mëkatet, prandaj, kërkoni nga Unë falje, do t’ju fali.
    O robët e Mi! Ju kurrë nuk mund të arrini tek ajo, me çka Mua dëm do të Më shkaktonit që të Më dëmtonit, as që ndonjëherë do të arrini tek ajo që Mua dobi do të Më sjellë, që të Më kontribuonit.
    O robët e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga ju dhe xhinnët nga ju të ishin të devotshëm sikur zemra më e devotshme e njërit nga ju, kjo nuk do ta shtonte sundimin Tim në asgjë.
    O robët e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga ju dhe xhinnët nga ju të ishin të prishur si zemra më e prishur e njërit nga ju, kjo nuk do ta mungonte sundimin Tim në asgjë.
    O robët e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga ju dhe xhinnët nga ju të ngriteshi (qëndroni) në një vend dhe dëshirat dhe lutjet Mua të m’i drejtoni, dhe Unë t’i përgjigjesha lutjes së çdonjërit, kjo nuk do ta mungonte atë që kam Unë as aq sa që e mungon gjilpëra kur ngulitet në det.
    O robët e Mi! Çdo gjë varet nga veprat tuaja, të cilat tek Unë janë të ruajtura dhe të llogaritura, kurse për të cilat Unë juve do t’ju shpërblej. Kush gjenë mirë, le ta falënderojë All-llahun, kurse kush gjenë të kundërtën, mos ta fajësojë askënd përveç vetveten.”

    (Muslimi)

  • Hadithi nr. 23

    Hadithi nr. 23

    Nga Ebu Malik el-Harith ibn Asim el-Esh’arij, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: “Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

    ‘Pastërtia është gjysma e besimit. Falënderimi All-llahun (el-hamdu lil-lahi) e përmbushë matësen (mizanin). Lavdimi dhe falënderimi All-llahun (subhanall-llahi ve-l-hamdu lil-lahi) e përmbushin hapësirën ndërmjet qiellit dhe tokës. Namazi është dritë. Sadaka është dëshmi. Durimi është shkëlqim. Kurse Kur’ani është dëshmi e sigurt për ty apo kundër teje. Çdokush e fillon ditën e tij dhe çdonjëri është tregtar i shpirtit të tij; mund ta çlirojë apo ta sjellë në shkatërrim’.”

    (Muslimi)

  • Hadithi nr. 22

    Hadithi nr. 22

    Nga Ebu Abdullah Xhabir ibn Abdullah el-Ensarij, radijall-llahu anhuma, transmetohet: “Një njeri e pyeti Resulull-llahun, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe tha: ‘Ç’mendon, nëse i fali namazet e obliguara, e agjëroj Ramazanin, u përmbahem të lejuarave kurse braktisi të ndaluarat dhe nuk bëj asgjë më shumë nga kjo, a do të hyjë në xhennet?’ I Dërguari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha:
    ‘Po!’” (Muslimi)

  • Hadithi nr. 21

    Hadithi nr. 21

    Nga Ebu Amri – e sipas disave Ebu Amrete, Sufjan ibn Abdullahu, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë:

    “Thashë: ‘O Resulull-llah! Më thuaj për Islamin atë për çka nuk do të kam nevojë të pyes askënd përveç teje.” Tha: ‘Thuaj, e besoj All-llahun, pastaj vazhdo me ngulmë (në këtë)!’”

    (Muslimi)