Category: 40 Hadithet e Imam Neveviut

  • HADITH nr. 40

    HADITH nr. 40

    Nga Ibnu Umeri, radijall-llahu anhuma, transmetohet se ka thënë: “Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, më kapi për krahu dhe tha:

    ‘Jeto në këtë botë si i huaj ose si udhëtar’.”
    Kurse Ibnu Umeri, radijall-llahu anhuma, thoshte:
    “Kur të ngrysesh, mos e pritë mëngjesin, por kur të zgjohesh, mos e pritë mbrëmjen. Gjatë kohës së shëndetit përgatitu për sëmundje dhe gjatë jetës (përgatitu) për vdekjen tënde!”

  • HADITH nr. 39

    HADITH nr. 39

    Nga Ibnu Abbasi, radijall-llahu anhuma, transmetohet se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

    “Me të vërtetë All-llahu ummetit tim i falë ato që bëhen duke gabuar pa qëllim, ato që bëhen nga harresa dhe ato që bëhen nën presion (nga të detyruarit).”
    (Hadithi hasen, e transmetojnë Ibnu Maxheh, Bejhekiu dhe të tjerët)

  • HADITH nr. 38

    HADITH nr. 38

    Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: “Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

    ‘Me të vërtetë All-llahu i madhëruar ka thënë: ‘Kushdo të tregojë armiqësi ndaj mikut (veliut) Tim, Unë do t’i shpall luftë. Me asgjë robi Im nuk mund të Më afrohet, pos me atë me çka Unë e kam obliguar dhe vazhdimisht robi Im mua më afrohet me vepra fakultative (nafile) deri sa nuk e simpatizojë (dua). E kur e dua, dashuria e tij ndaj Meje mbizotëron, dhe të dëgjuarit e tij me të cilin dëgjon është vetëm për Mua; të pamurit e tij me të cilin sheh është vetëm për Mua; dora e tij me të cilën kapë, punon vetëm për Mua; këmba e tij me të cilën ec, ec vetëm për Mua. I këtilli nëse më kërkon diç, do t’ia jap, e nëse kërkon mbrojtje nga Unë, do ta mbroj atë’.”

    (Buhariu)

  • HADITH nr. 37

    HADITH nr. 37

    Nga Ibnu Abbasi, radijall-llahu anhuma, transmetohet se Resulull-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i është transmetuar nga Krijuesi i tij i madhëruar, i cili ka thënë:

    “Me të vërtetë All-llahu i ka shkruar veprat e mira dhe veprat e këqia. Pastaj këtë e ka sqaruar: ‘Kush dëshiron ta bëjë një vepër të mirë, por nuk e vepron, All-llahu tek ai do ta shkruaj si vepër të mirë të plotë. Por, kush dëshiron ta bëjë një vepër të mirë dhe këtë e bënë, All-llahu do t’ia shkruaj dhjetë vepra të mira, deri në shtatëqind shpërblime dhe më shumë. Kush dëshiron të veprojë një vepër të keqe, dhe nuk e vepron, All-llahu tek ai do ta shkruajë si vepër të mirë të plotë, por nëse dëshiron dhe e bënë, All-llahu do t’ia shkruaj si një vepër të keqe’.”

    (Me këto shkronja në Sahihët e tyre e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

  • HADITH nr. 36

    HADITH nr. 36

    Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

    “Kush ia largon besimtarit një brengë nga brengat e kësaj bote, All-llahu nga ai do ta largojë një brengë nga brengat e ditës së Gjykimit. Kush ia lehtëson atij i cili është në vështirësi, All-llahu atij do t’ia lehtësojë në këtë dhe në botën tjetër. Kush ia mbulon (një të metë) muslimanit, All-llahu atij do t’ia mbulojë në këtë dhe në botën tjetër. All-llahu do t’i ndihmojë robit, deri sa ai t’i ndihmojë vëllaut të vet. Kush ndjek rrugën që në të të kërkojë dituri, All-llahu do t’ia lehtësojë atij rrugën deri në xhennet. Asnjëherë nuk do të tubohen në një shtëpi të Zotit një grup njerëzish që të lexojnë Kur’an dhe që ta studiojnë atë, e që mbi ta të mos zbretë qetësia dhe t’i mbulojë mëshira, t’i rrethojnë engjujt, dhe që All-llahu mos t’i përmend ndër të zgjedhurit e Tij. Kënd e hedhin prapa veprat e tij, nuk mund ta gradojë prejardhja e tij.

  • HADITH nr. 35

    HADITH nr. 35

    Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: “Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

    ‘Mos ia keni xhelozinë njëri-tjetrit, mos e mashtroni njëri-tjetrin, mos u urreni, mos ia ktheni njëri-tjetrit shpinën, mos garoni njëri me tjetrin në shitblerje dhe bëhuni robët e Zotit, vëllezër. Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i bënë dhunë atij, nuk e lë (në baltë), nuk e gënjen, nuk e nënçmon’. ‘Takvallëku është këtu’, dhe tregoi në krahërorin e tij tri herë. ‘Për një njeri është e keqe e mjeftueshme që ta nënçmojë vëllaun musliman. Çdo musliman kundruall çdo muslimani e ka haram: gjakun e tij, pasurinë e tij dhe nderin e tij’.”

    (Muslimi)

  • HADITH nr. 34

    HADITH nr. 34

    Nga Ebu Seid el-Hudriu, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:
    ‘Kush nga ju sheh një të keqe – le ta ndryshojë me dorë, e nëse nuk mundet këtë ta bëjë – atëherë me gjuhën e tij, e nëse nuk mundet këtë ta bëjë – atëherë me zemrën e tij, porse ky është imani më i dobët’.”

    (Muslimi)

  • HADITH nr. 33

    HADITH nr. 33

    Nga Ibnu Abbasi, radijall-llahu anhuma, transmetohet se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

    “Sikur njerëzve t’u jipej ajo që e kërkojnë, do të kishte asosh, të cilët do të kërkonin pasurinë dhe jetën e të tjerëve. Mirëpo, ai i cili pohon, ai është i obliguar të shtrojë dëshmi, kurse ai që mohon – betimin.”

    (Hadith hasen; transmetojnë Bejhekiu dhe disa të tjerë në përmbledhjet e tyre)

  • HADITH nr. 32

    HADITH nr. 32

    Nga Ebu Seid Sa’d ibn Malik ibn Sina el-Hudarij, radijall-llahu anhu, transmetohet se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

    “Nuk ka dëm as të dëmtuar (reciprok).” (“Askujt nuk guxohet t’i shkaktohet dëm, as dëmi i shkaktuar të kthehet në të njëjtën mënyrë”).

    (Hadithi hasen, transmetojnë Ibn Maxheh dhe Derekutnij dhe musnedet tjera; këtë hadith e transmeton edhe Maliku në El-Muwata si hadith mursel nga Amr ibn Jahja dhe babai i tij, i cili e ka transmetuar nga Pejgamberi s.a.v.s., duke e lëshuar Ebu Seidin, kurse ky ka pasur zinxhir të transmetuesve i cili është më i fuqishëm se të tjerët).

  • HADITH nr. 31

    HADITH nr. 31

    Nga Ebu Abbas Sehl ibn Sa’d Es-Sa’idij, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë:

    “Erdhi një njeri te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe tha: ‘O Resulull-llah, më përudhë në atë punë, që nëse e punoj do të më dojë All-llahu dhe do të më duan njerëzit.’ Ai tha: ‘Mos e lakmo (bënu zahid në) këtë botë, do të të dojë All-llahu, kurse mos lakmo në atë që është te njerëzit – do të të duan njerëzit’.”

    (Ibn Maxheh dhe të tjerët me senede të besueshme)