Category: 40 Hadithet mbi moralin

  • HADITH nr. 9 Lidhja farefisnore

    HADITH nr. 9 Lidhja farefisnore

    9. Transmeton Ebu Hurerja [radijall-llahu anhu] i cili thotë: kam dëgjuar Pejgmaberin [salall-llahu alejhi ve sel-lem] dukë thënë: “kush dëshiron t’i shtohet rizku (furnizimi) dhe t’i zgjatet jeta le të mbajë lidhjet farefisnore.” (Buhariu dhe Muslimi)

  • HADITH nr. 8 Bamirësia ndaj prindërve

    HADITH nr. 8 Bamirësia ndaj prindërve

    8.Ebu Hurerja [radijall-llahu anhu] thotë: Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Është i mërishëm, është i mërishëm, është i mrishëm! Thanë: kush o i Dërguar i Allahut? Tha: ai që arrinë prindërit e tij duke qenë ata të vjetër, njërin apo që të dy, dhe nuk hyn në xhennet.” (Muslimi)

  • HADITH nr. 7 Dashuria për hir të Allahut, subhanehu ve teala

    HADITH nr. 7 Dashuria për hir të Allahut, subhanehu ve teala

    7. Transmeton Ebu Hurerja [radijall-llahu anhu] i cili thotë: “Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Nuk do të hyni në Xhennet përderisa të besoni, e nuk keni besuar përderisa ta doni njëri tjetrin. A doni që t’ju tregoj një fshehtësi të cilën po e vepruat do ta doni njëri tjetrin? Përhapni selamin mes jush!” (Muslimi)

  • HADITH nr. 6 Dashuria ndaj Pejgamberit

    HADITH nr. 6 Dashuria ndaj Pejgamberit

    6. Transmeton Enesi [radijall-llahu anhu] nga Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] i cili thotë: “Asnjëri nuk ka besuar përderisa të mos jem më i dashur tek ai se babai i tij, fëmija, vetvetja dhe njerëzit në përgjithësi”. (Buhariu dhe Muslimi)

  • HADITH nr. 5 Dashuria ndaj Allahut

    HADITH nr. 5 Dashuria ndaj Allahut

    5. Transmeton Enesi [radijall-llahu anhu] nga Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i cili thotë: “Kush posedon tre gjëra, do të shijojë ëmblësinë e imanit: ta don Allahun dhe Pejgamberin më shumë se çdokënd, ta don vëllain e tij vetëm për hir të Allahut dhe të urrejë kthimin në kufër (mosbesim) pasi që Allahu e ka shpëtuar, ashtu siç urren hyrjen në zjarr. (Buhariu dhe Muslimi)

  • HADITH nr. 4 Sinqeriteti dhe prania e nijetit gjatë kryerjes së veprave

    HADITH nr. 4 Sinqeriteti dhe prania e nijetit gjatë kryerjes së veprave

    4. Transmetohet nga Omer ibën Hattabi [radiall-llahu anhu] i cili thotë: kam dëgjuar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: “Veprat vlerësohen sipas nijetit dhe çdonjëri shperblehet në sajë të nijetit të tij. Ai që ka bërë hixhret (emigrim) për shkak kësaj bote do të fitojë atë që ka patur për qëllim, ose për shkak të ndonjë gruaje arrinë të martohet me te, hixhreti i tij vlerësohet sipas qëllimit që ka patur.” (Buhariu dhe Muslimi)

  • HADITH nr. 3 Përvetësimi i moralit nga Kur’ani

    HADITH nr. 3 Përvetësimi i moralit nga Kur’ani

    3. Sa‘d ibën Hisham ibën Amiri i tha Aishes [radijall-llahu anha]: “Oj nëna e besimtarëve! Më trego për moralin e Pejgamberit a.s.! Ajo tha: a nuk e lexon Kur‘anin?! Thash: si jo, e ajo shtoi: morali i të Dërguarit të Allahut ishte Kur‘ani.„ (Transmeton Muslimi)

  • HADITH nr. 2 Burimi i moralit te larte

    HADITH nr. 2 Burimi i moralit te larte

    2. Nevas ibën Sem’an Elensarij [radiall-llahu anhu] thotë: e pyeta Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] për mirësinë dhe mëkatin dhe më tha: “bamirësi është morali i lartë kurse mëkat është ajo që të brenë në zemër dhe urren që ta shohin njerëzit.” (Transmeton Muslimi)

  • HADITH nr. 1 Morali i lartë

    HADITH nr. 1 Morali i lartë

    1. Transmeton Abdullah ibën Amër ibën Asi [radiall-llahu anhu] i cili thotë: “Nuk ka qenë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i pamoralshëm e as i degjeneruar. Ai çdo herë thoshte: “ Më të mirët prej jush janë ata që kanë moral më të lartë” (Muttefekun alejhi)