Category: 40 Hadithet mbi moralin

  • HADITH nr. 19 Modestia

    HADITH nr. 19 Modestia

    19. Transmeton Ijad ibën Himari se Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Allahu më shpalli mua: bëhuni modest, mos mburreni njëri ndaj tjetrit as mos i bëni padrejtësi njëri tjetrit.” (Transmeton Muslimi)

  • HADITH nr. 18 Falja e gabimeve

    HADITH nr. 18 Falja e gabimeve

    18.  Transmeton Ebu Hurerja [radijallahu anhu] se Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Asnjë lëmoshë nuk e pakëson pasurinë, ai që i falë gabimet Allahu ia shton krenarinë kurse ai që për hir të Allahut bëhet modest Allahu e ngrit.” (Transmeton Muslimi)

  • HADITH nr. 17 Sjellja me butësi

    HADITH nr. 17 Sjellja me butësi

    17. Transmeton Ibën Abbasi [radijallahu anhu] se Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] i ka thënë Eshexh ibën Abdulkajsit: “ti i posedon dy cilësi të cilat i don Allahu [subhanehu ve teala]: sjellja e butë dhe maturia.” (Transmeton Muslimi)

  • HADITH nr. 16 Përdëllimi

    HADITH nr. 16 Përdëllimi

    16. Aishja [radijall-llahu anhu] thotë: Pejgambri [salallahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Allahu është Përdëllimtarë dhe e don përdëllimin, jep për përdëllimin atë që nuk e jep për egërsinë dhe atë që nuk jep për asgjë tjetër.” (Transmeton Muslimi)

  • HADITH nr. 15 Bujaria

    HADITH nr. 15 Bujaria

    15. Transmeton Ebu Hurerja [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Allahu i Lërtëmadhëruar thotë: shpenzo që të shpenzoj për ty, pastaj tha: Dora e Allahut është përplot, nuk e pakëson shpenzimi i përhershëm, natën dhe ditën. Më pas vazhdoi: a e shihni shpenzimin e Tij që prej krijimit të qiellit dhe tokës, nuk është pakësuar ajo që është në Dorën e Tij. Arshi i Tij është mbi ujë dhe në Dorën e Tij është peshorja e ul atë ose e ngrit” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

  • HADITH nr. 14 Turpi dhe vlera e tij

    HADITH nr. 14 Turpi dhe vlera e tij

    14. Transmeton Imran ibën Husejni [radijallahu anhu] i cili thotë: Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] tha: “turpi nuk sjell vetëm se mirësi” në transmetimin e Muslimit qëndron: “turpi është mirësi në tërësi”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

  • HADITH nr. 13 Durimi

    HADITH nr. 13 Durimi

    13. Transmeton Ebu Seid S’ad ibën Malik ibën Sinan El Hudriu [radijallahu anhu] se disa njerëz prej Ensarëve kërkuan diç prej Pejgamberit [salallahu alejhi ve sel-lem] e ai iu dha, ata përsëri kërkuan dhe ai përsëri iu dha derisa u harxhua gjithë ajo që pati, pastaj Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] iu tha: të gjitha të mirat që i posedoj nuk do t’i magazinoj për t’iu privuar nga ato, mirëpo ai i cili përmbahet (nga lypja) Allahu e bën të përmbajtur, atij që i majfton ajo që e posedon Allahu e pasuron, ai i cili soditë thellë Allahu ia ndriçon mendimin kurse asnjërit nuk i është dhënë ndonjë gjë më e mirë se sabri (durimi). (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

  • HADITH nr. 12 Vlera e asketizmit në këtë botë

    HADITH nr. 12 Vlera e asketizmit në këtë botë

    12. Transmeton Abdullah ibën Omeri r.a. i cili thotë: Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] më vëndoi dorën mbi supin tim dhe më tha: “Jeto në këtë botë sikur të jesh i huaj ose si një kalimtarë rruge”. Ibën Omeri gjithnjë thoshte: kur të ngrysesh mos prit agimin e kur të gdhihesh mos e prit muzgun e mbrëmjes. Merr nga shëndeti yt për sëmundjen tënde dhe nga jeta yte për vdekjen tënde. Transmeton Buhariu.

  • HADITH nr. 11 Të dëshirosh për vëllain tënd atë që dëshiron për vete

    HADITH nr. 11 Të dëshirosh për vëllain tënd atë që dëshiron për vete

    11. Transmeton Enesi [radijallahu anhu] se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-elm] ka thënë: ” Nuk ka besuar askush prej jush përderisa të dëshiron për vëllain e tij atë që dëshiron për vete” (Buhariu dhe Muslimi)

  • HADITH nr. 10 Obligimi ndaj fqiut dhe porosia (hyjnore) ndaj tij

    HADITH nr. 10 Obligimi ndaj fqiut dhe porosia (hyjnore) ndaj tij

    10. Transmeton Aishja [radijall-llahu anha] nga Pejgamberi a.s. i cili tha: “Xhibrili vazhdimisht me porosiste për fqiun derisa mendova se do ta bën trashigimtar timin.” (Buhariu dhe Muslimi)