29. Abdullah ibën Mes’udi [radijall-llahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “besnikëria shpien në mirësi, mirësia shpien në xhennet, njeriu vazhdmisht është besnik derisa të rregjistrohet tek Allahu i tillë. Gënjeshtra shpien në mëkate, mëkatet shpiejnë në xhehnem, njeriu vazhdimisht gënjen derisa të rrgjistrohet tek Allahu gënjeshtar. (Buhariu dhe Muslimi)
Category: 40 Hadithet mbi moralin
-
HADITH nr. 28 Drejtësia
28. Abdullah ibën Amër [radijall-llahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “të drejtit janë në piedestale te ndriçuara në të djathtën e Të Mëshirshmit – e të dy duart e Tij janë të djathta – ata që janë të drejtë kur gjykojnë, janë të drejtë në famijlet e tyre dhe në çwshtjet që i kanë në përgjegjësi.” (Muslimi)
-
HADITH nr. 27 Vlera e te përmendurit Allahun
27. Ebu Musa el Esh’arij transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Shembulli i atij që përmend Zotin e tij dhe atij që nuk e përmend është sikur shembulli i të gjallit dhe të vdekurit.” (Buhariu)
-
HADITH nr. 26 Mëshira
26. Xherir ibën Abdullahi [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “ kush nuk mëshiron nuk mëshirohet” (Buhariu dhe Muslimi)
-
HADITH nr. 25 Urdhërimi në punë të mira dhe ndalimi prej të këqiave
25. Seid el Hudriu [radijallahu anhu] thotë: Kam dëgjuar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: “kush sheh një të keqe le ta ndëron atë me dorën e tij, nëse nuk mundet, le ta ndëron me gjuhën e tij e nëse nuk mundet, atëherë le ta ndëron me zemrën e tij e kjo është imani (besimi) më i dobët.”
-
HADITH nr. 24 Këshilla
24. Transmeton Ebu Rukaje Temim ibën Eus Eddarij se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Feja është këshillë. Thamë për cilin? U përgjigj: për Allahun, për Librin e Tij, Pejgamberin e tij, prijësit e muslimanëve dhe masën e gjërë.” (Muslimi)
-
HADITH nr. 23 Përmbushja e premtimit
23. Ebu Hurerja [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “shenjat e hipokritit janë tre: kur flet gënjen, kur premton nuk e përmbush premtimin dhe kur i besohet një gjë e tradhëton atë.” (Buhariu dhe Muslimi)
-
HADITH nr. 22 Të kënaqurit me atë që posedon dhe vetpërmbajtja
22. Transmeton Ebu Hurejrja [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [alejhiselam] ka thënë: “Nuk është pasuri e vërtetë pasuria materiale por pasuri e vërtetë është pasuria shpirtërore” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
-
HADITH nr. 21 Zbatimi i emanetit
21. Hudhejfeja [radijall-llahu anhu] thotë: na ka treguar Pejgamberi [alejhi selam] dy hadithe, njërin prej e tyre e kam parë në praktikë kurse tjetrin pres që ta shoh. Hadithi i parë është: “Amaneti është vënduar thellë në zemrat e burrave, pastaj ka zbritur Kur’ani dhe e kanë mësuar këtë cilësi prej Kur’anit si dhe prej sunnetit.” Më pas na rrëfeu për humbjen e amanetit, pra Pejgamberi [alejhi selam] tha: “Kur njeriu do të shtrihet të flejë do t’i mirret amaneti nga zemra dhe do të lë tragje të lehta, pastaj kur të flej përsëri do t’i mirret amaneti dhe në zemër do t’i mbeten tragje sikur që mbeten në dorë nga puna e rrëndë ashtu sikur t’i mëshosh një gaceje me këmbë derisa të bëhet copë thëngjilli e shuar të cilën e sheh se nuk ka gjë në të pastaj i mëshoi një guraleci me këmbë dhe tha: njerëzit do të kenë mardhënie tregtare ndërmjet tyre dhe gati se asnjëri nuk do të zbatoj amanetin, derisa do të thuhet: në filan fisi gjindet një njeri besnik (që zbaton emanetin) dhe do të thuhet për atë njeri: sa i përmbajtur që është! Sa i mirë dhe i menqur që është! E ai nuk ka në zemrën e tij iman (besim) as sa një kokër.” (Thotë Hudhejfeja): unë kam arritur një kohë kur nuk ishte me rrëndësi se me cilin kishe mardhënie tregtare, nëse ishte musliman feja e bënte besnik e nëse ishtë i krishterë ose jehudij, udhëheqësi i tyre i obligonte zbatimin e amanetit, kurse sot nuk mund të kem mardhënie tregtare vetëm se me filanin dhe filanin. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
-
HADITH nr. 20 Heshtja dhe ruajtja e gjuhës
20. Transmeton Ebu Hurejra [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [alejhi selam] ka thënë: “Kush beson Allahun dhe Ditën e Ahiretit le të thotë fjalë të mira ose le të hesht. Kush beson Allahun dhe Ditën e Ahiretit le të nderoj fqiun. Kush beson Allahun dhe Ditën e Ahiretit le të nderoj mikun.” (Trasnmeton Buhariu dhe Muslimi)