Category: 40 Hadithet mbi moralin

  • HADITH nr. 40 Pendimi

    HADITH nr. 40 Pendimi

    40. Enes ibën Maliku transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Allahu gëzohet më tepër kur robi i Tij pendohet se sa ndonjëri prej jush nëse do të kishte qenë në një shkretëtirë të madhe me devenë e tij, e ajo papritmas humbet, e mbi të ka patur të ngarkuar ushimin dhe pijen e tij. (pasi që e kërkon) humbë shpresat se mund ta gjej, shkon dhe shtrihet nën hijen e një druri. Pasi që humbë shpresat, duke pushuar, papritmas sheh devenë që është kthyer pranë tij. E kapë atë për kapistrin e saj dhe nga gëzimi i madh thotë: o Allahu im, Ti je robi im kurse unë jam zoti yt, gabon për shkak gëzimit të madh.” (Buhariu dhe Muslimi)

  • HADITH nr. 39. Ndalimi i te menduarit keq për tjerët

    HADITH nr. 39. Ndalimi i te menduarit keq për tjerët

    39. Ebu Hurejrja [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “ruhuni nga supozimi sepse supozimi është fjala më e rrejshme. Mos hulumtoni as mos përgjoni të metat mes jush, mos keni zili, mos ia ktheni shpinën njëri tjetrit, mos urreni njëri tjetrin por bëhuni robër të Allahut të vëllazëruar.” (Buhariu dhe Muslimi)

  • HADITH nr. 37 Ndalimi i zilise (hasedit)

    HADITH nr. 37 Ndalimi i zilise (hasedit)

    37. Muaviu [radijallahu anhu] thotë: kam dëgjuar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: nëse i përcjell të metat e njerëzve atëherë i ke shkatëruar ata, ose gati se i ke shkatërruar ata.” (Ebu Davudi, Neveviu e vërteton hadithin)

  • HADITH nr. 36 Sqarim i ndalimit të ashper te deshmise se rrejshme

    HADITH nr. 36 Sqarim i ndalimit të ashper te deshmise se rrejshme

    36. Ebu Hurejrja [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: a dëshironi që t’ju informoj për mëkatet më të mëdha? i thamë: si jo o i Dërguar i Allahut! Ai tha: shirku (t’i bësh ortak Allahut), mosndëgjimi i prindërve, pastaj sikur ishte mbështetur u drejtua dhe tha: veni re: fjala e rejshme dhe dëshmia e rrejshme, fjala e rejshme dhe dëshmia e rrejshme, fjala e rejshme dhe dëshmia e rrejshme, vazhdmisht e përsëritte derisa menduar se nuk do të hesht.” (Buhariu dhe Muslimi)

  • HADITH nr. 35 Ndalimi i mendjemadhesise

    HADITH nr. 35 Ndalimi i mendjemadhesise

    35. Abdullah ibën Mes’udi [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “nuk hyn në Xhennet ai që në zemrën e tij ka sa një grimcë mendjemadhësie. Një njeri tha: ndonjëri dëshiron që rrobet e tij dhe këpucët e tij të jenë të bukura. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: Allahu është i bukur dhe e don bukurinë kurse mendjedhamësia është mospranimi i të vërtetës dhe nënçmimi i njerëzve.” (Muslimi)

  • HADITH nr. 34 Ndalimi i padrejtesis

    HADITH nr. 34 Ndalimi i padrejtesis

    35. Xhabiri [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë: “ruhuni nga padrejtësia sepse padrejtësia është errësirë Dtiën e Kijametit. Ruhuni nga kopracia sepse kopracia i shkatërroi popujt para jush, i shpuri ata në derdhjen e gjakut dhe lejimin e gjërave të ndaluara.” (Muslimi)

  • HADITH nr. 33 Kujdesi nga zemerimi

    HADITH nr. 33 Kujdesi nga zemerimi

    33. Ebu Hurejrja [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “nuk është i fuqishëm ai që ka fuqi trupore, i fuqishëm është ai që frenon veten kur zemërohet” (Buhariu dhe Muslimi)

  • HADITH nr. 32 Ndalimi i bartjes se fjaleve

    HADITH nr. 32 Ndalimi i bartjes se fjaleve

    32. Hudhejfeja [radijallahu anhu] thotë: kam dëgjuar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: bartësi i fjalëve nuk hyn në xhennet.” (Muslimi) Kurse ne transmetimin e Buhariut qëndron “ai i cili fshehurazi i ndëgjon fjalët pastaj i bartë ato nuk hyn në xhennet”

  • HADITH nr. 31 Ndalimi i përgojimit

    HADITH nr. 31 Ndalimi i përgojimit

    31. Ebu Hurerja [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “A e dini se ç‘është përgojimi? Ata u përgjigjën: Allahu dhe Pejgamberi i Tij e dijnë më së miri. Pastaj ai tha: të përmendish vëllain tënd për gjëra që ai i urren. Dikush pyeti: ç‘mendon nëse gjërat që i përmendi janë të vërteta? Ai u përgjigj: nëse janë të vërteta atëherë e ke përgojuar e nëse janë të pavërteta atëherë ke shpifur për të.” (Transmeton Muslimi)

  • HADITH nr. 30 Ndalimi i gënjeshtrës

    HADITH nr. 30 Ndalimi i gënjeshtrës

    30. Abdullah ibën Amër ibën Asi [radijall-llahu anhu] trasnmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “katër cilësi kush i ka është hipokrit i pastër, e kush e ka vetëm një cilësi ai ka një cilësi të hipokrizisë derisa të braktisë atë: kur t’i lihet një gjë në besë e tradhëton, kur flet gënjen, kur premton mashtron dhe kur kacafytet pëlcet.” (Buhariu dhe Muslimi)