Category: 40 Hadithe Kudsi

  • HADITHI nr.81 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.81 – nga Libri Rijadus Salihin

    81. Transmetohet nga Ebu Umarete el-Berá ibn Azibi r. anhuma se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “O filan, kur të biesh në shtratin tënd thuaj: “O Zoti im, shpirtin tim ta dorëzova Ty, fytyrën time e drejtova nga Ti, çështjen time ta dorëzova Ty, shpinën time e mbështeta te Ti – duke shpresuar në Ty dhe duke u frikësuar nga Ti, nuk ka nga Ti vendstrehim as vendshpëtim përveç te Ti. Kam besuar në Librin Tënd, të cilin e ke shpallur, dhe në Pejgamberin Tënd që e ke dërguar.” Nëse vdes atë natë, do të vdesësh me iman, e nëse gdhihesh, atëherë (gdhihesh) i shpërblyer me mirësi.” (Muttefekun alejhi) Në një transmetim tjetër të dy sahihëve thuhet: “Më ka thënë i Dërguari i All-llahut s.a.v.s.: “Kur të nisesh për në shtrat merr abdest sikur për namaz, pastaj bjer në anën tënde të djathtë dhe thuaj atë që u cek më lart.” Pastaj tha: “Le të jenë këto fjalët e fundit që i thua (para gjumit)!”

  • HADITHI nr.80 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.80 – nga Libri Rijadus Salihin

    80. Transmetohet nga Umeri r.a. se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Sikur ju të mbështeteshit në Allllahun me mbështetje të njëmendtë, do t’ju furnizonte siç i furnizon shpezët, gëdhijnë të uritur, ndërsa ngrysen të ngopur.”  (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)

  • HADITHI nr.76 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.76 – nga Libri Rijadus Salihin

    76. Transmetohet nga Ibni Abbasi r. anhuma se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “O Zoti im, Ty të jam dorëzuar, Ty të kam besuar, te Ti jam mbështetur, te Ti jam kthyer dhe në emër Tënd i luftoj (armiqtë e fesë). O Zoti im, i mbështetem madhërisë Tënde, nuk ka Zot tjetër përveç Teje, të më ruash nga lajthitja. Ti je i Gjallë që nuk vdes, kurse xhinnët dhe njerëzit vdesin.”  (Muttefekun alejhi) Ky është transmetim i Muslimit, kurse Buhariu e ka shkurtuar

  • HADITHI nr.74 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.74 – nga Libri Rijadus Salihin

    74. Nga Ebu Umame Suddejj ibn Axhlan el-Bahilij r.a. përcillet se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke e mbajtur hutbenë në haxhin e lamtumirës, ku thotë: “Frikësojuni All-llahut, falni pesë kohët e namazit, agjërojeni muajin e agjërimit, jepni zekatin e pasurisë suaj dhe respektoni udhëheqësit tuaj e do të hyni në xhenetin e Krijuesit tuaj.”  (Transmeton Tirmidhiu në fund të kaptinës për namazin dhe thotë: hadith hasen sahih)

  • HADITHI nr.73 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.73 – nga Libri Rijadus Salihin

    73. Nga Ebu Tarif Adij ibn Hatim et-T’aij r.a. përcillet se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Kush betohet me betim për diçka, e pastaj vëren diçka më të devotshme (se ajo për të cilën është betuar), le ta marrë (ose të veprojë) atë që është më e devotshme (duke e thyer-shkelur betimin!).”  (Transmeton Muslimi)

  • HADITHI nr.72 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.72 – nga Libri Rijadus Salihin

    72. Nga Ibni Mes’udi përcillet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “O Zoti im, unë të lutem Ty për udhëzim (përudhje), për devotshmëri, për ndershmëri dhe për pavarësi (nga njerëzit).”  (Transmeton Muslimi)

  • HADITHI nr.71 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.71 – nga Libri Rijadus Salihin

    71. Nga Ebu Se’id el-Hudrij r.a. përcillet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet kjo botë (dunjaja) është e ëmbël dhe tërheqëse dhe vërtet All-llahu ju ka bërë në të mëkëmbës (zëvendës), Ai ju vështron si veproni, andaj ruajuni dunjasë dhe ruajuni grave, sepse vërtet intriga (fitneja) e parë e Beni Israilëve ka qenë për shkak të grave.”  (Transmeton Muslimi)

  • HADITHI nr.70 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.70 – nga Libri Rijadus Salihin

    70. Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. që thotë se e kanë pyetur Pejgamberin: “O i Dërguari i All-llahut, cili është njeriu më i ndershëm?” (Pejgamberi) Tha: “Ai që është më i devotshëm.” (Të pranishmit i) Thanë: “Nuk të pyetëm për këtë.” (Pejgamberi) Tha: “Jusufi është Pejgamber i All-llahut, bir i Pejgamberit të All-llahut, bir i Pejgamber të All-llahut, bir i mikut (halilit) të All-llahut.” Thanë: “Ne as për këtë nuk të pyetëm!” (Pejgamberi) Tha: “Atëherë për të parët e arabëve po më pyetni? Ata të cilët kanë qenë të zgjedhur në xhahilijjet janë të zgjedhur edhe në Islam, vetëm nëse janë që kuptojnë (njohës të dispozitave fetare).”  (Muttefekun alejhi)

  • HADITHI nr.68 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.68 – nga Libri Rijadus Salihin

    68. Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Nga Islami i mirë i një njeriu është largimi nga ajo që nuk i intereson.”

    (Hadith hasen. Transmeton Tirmidhiu dhe të tjerët)

  • HADITHI nr.67 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.67 – nga Libri Rijadus Salihin

    67. Nga Ebu Ja’la Shedad ibn Evs r.a. përcillet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Njeri i mençur është ai që e kontrollon vetveten dhe punon për jetën pas vdekjes, kurse njeri i dobët është ai që ndjek  dëshirat e epshit të vet dhe pa arsye (pa kurrfarë merite) shpreson se All-llahu do t’ia falë.”  (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadithi hasen)