101. Transmetohet se Aishja r. anha ka thënë: “Kur vinte dhjetëshja (dhjetë ditët e fundit të Ramazanit) i Dërguari i All-llahut s.a.v. se gjallëronte natën (me ibadet), e zgjonte familjën e tij, angazhohej më tepër dhe vetmohej (për ibadet dhe izolim prej grave).” (Muttefekun alejhi)
Category: 40 Hadithe Kudsi
-
HADITHI nr.99 – nga Libri Rijadus Salihin
99. Nga Aishja r. anha transmetohet të ketë thënë se Pejgamberi s.a.v.s. ngrihej natën (për namaz) aq gjatë, saqë këmbët i patën pëlcitur (nga dhembjet), andaj unë i thashë: “Përse po vepron kështu o i Dërguari i All-llahut, kur t’i ka falur ty All-llahu mëkatet e mëparshme dhe të pastajmet?” Ai tha: “A nuk dua që të jem rob falënderues?” (Muttefekun alejhi) Ky është citat i Buhariut. Si ky është edhe në sahihajn me transmetim të Mugire ibn Shu’bes.
-
HADITHI nr.98 – nga Libri Rijadus Salihin
98. Transmetohet nga Ibni Abbasi r. anhuma se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Në dy begati janë të mashtruar shumica e njerëzve, e ato janë: shëndeti dhe koha e lire.” (Transmeton Buhariu)
-
HADITHI nr.97 – nga Libri Rijadus Salihin
97. Nga Enesi r.a. transmetohet se Pejgamberit s.a.v.s. i është përcjellur nga Krijuesi i tij i Madhërishëm i Cili ka thënë: “Kur të më afrohet robi Mua një pëllëmbë, Unë atij i afrohem një llërë; kurse nëse ai Mua më afrohet një llërë, Unë atij i afrohem një pash, dhe kur të më vijë duke ecur, Unë i shkoj atij duke vrapuar.” (Transmeton Buhariu)
-
HADITHI nr.96 – nga Libri Rijadus Salihin
96. Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhërishëm ka thënë: “Kushdo që tregon armiqësi ndaj mikut (velij) Tim, unë do t’i shpall luftë. Me asgjë robi Im nuk mund të më afrohet më mirë, vetëm se me atë me çfarë Unë e kam obliguar dhe vazhdimisht robi Im më afrohet me vepra të mira (nafile), derisa ta dua, e kur ta dua, Unë bëhem veshi i tij me të cilin dëgjon; syri i tij me të cilin sheh; dora e tij me të cilën sulmon fuqishëm; këmba e tij me të cilën ecën. I këtilli nëse më kërkon diçka, do t’ia jap, e nëse kërkon mbrojtje nga Unë, do ta mbroj atë.”
(Transmeton Buhariu)
-
HADITHI nr.94 – nga Libri Rijadus Salihin
94. Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Shpejtoni me vepra të mira, me shtatë lloje: Çka pritni tjetër përveç varfërisë së rëndë, ose pasurisë që të mashtron, ose sëmundjes që të dëmton, ose pleqërisë që të shkatërron, ose vdekjes së shpejtë, ose dexhxhalin – ai është më i keqi që e keni pritur e nuk ka ardhur, ose e pritni çastin e fundit; kurse çasti i fundit do të jetë më i ziu dhe më i hidhuri.” (Transmeton Tirmidhiu, i cili ka thënë hadith hasen)
-
HADITHI nr.91 – nga Libri Rijadus Salihin
91. Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. të ketë thënë: “Erdhi një njeri te Pejgamberi s.a.v.s. dhe i tha: “O i Dërguari i All-llahut, cila sadaka e ka shpërblimin më të madh?” Tha: “Të japësh sadaka kur të jesh i shëndoshë e koprrac, e frikësohesh nga varfëria, dhe e dëshiron pasurinë. Mos e vono këtë gjer kur të vije shpirti në fyt, e atëherë të thuash: “Jepjani këtë atij dhe këtë atij tjetrit, ndërsa kjo qysh më herët ka qenë e tij.” (Muttefekun alejhi)
-
HADITHI nr.85 – nga Libri Rijadus Salihin
85. Nga Ebu Amri – ose Ebu Amrete – Sufjan ibn Abdull-llahu r.a. transmetohet se ka thënë: “Thashë: “O i Dërguari i All-llahut! Më thuaj për Islamin atë për çka nuk do të kem nevojë të pyes askënd përveç teje.” Tha: “Thuaj, e besoj All-llahun, pastaj vazhdo me ngulm (në këtë).” (Transmeton Muslimi)
-
HADITHI nr.84 – nga Libri Rijadus Salihin
84. Nga Enesi r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush thotë – kur del prej shtëpisë – Në emër të All-llahut, jam mbështetur në All-llahun dhe nuk ka kurrfarë fuqie as forcë përveç në All-llahun – i thuhet atij: “Je i udhëzuar, i mbrojtur dhe i ruajtur, dhe prej tij ikën djalli.” (Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu etj. Tirmidhiu thotë hadithi hasen. Ebu Davudi i shton këtë fjali: “Djalli i thotë djallit tjetër: “Si ia del me njeriun i cili është i udhëzuar, i ruajtur dhe i mbrojtur?”)
-
HADITHI nr.83 – nga Libri Rijadus Salihin
83. Transmetohet nga nëna e besimtarëve Ummi Seleme, emri i së cilës ishte Hind bintu Ebi Umejje Hudhejfe el-Mahzumijje r. anha, se Pejgamberi s.a.v.s. kur dilte nga shtëpia e tij thonte: “Në emër të All-llahut, mbështetem në All-llahun: O Zoti im, të drejtohem për mbrojtje të mos lajthis e as të më lajthis dikush, të mos rrëshqas e as të më bëjë dikush të rrëshqas, të mos bëj zullum e as të më bëjnë zullum, të mos e injoroj askënd, e as mos të injorohem nga të tjerët.”
(Hadithi sahih, e transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe të tjerë me senede sahih. Tirmidhiu thotë hadithi hasen sahih. Ndërsa ishte në shprehje të Ebu Davudit)