Transmetohet nga Enesi r.a.: “Tre njerëz prej të afërmve erdhën në shtëpitë e grave të Pejgamberit s.a.v.s. dhe pyetën për ibadetin e Pejgamberit s.a.v.s. e pasi morën përgjigje, atyre iu duk se kjo është pak dhe thanë: “Ku jemi ne e ku është Pejgamberi s.a.v.s.? All-llahu atij ia ka falur të gjitha mëkatet e mëparshme dhe ato të ardhshmet.” Njëri prej tyre tha: “Sa më përket mua, unë gjithnjë tërë natën do të falem.” I dyti tha: “Unë vazhdimisht
56
do të agjëroj.” I treti tha: “Unë do të izolohem prej grave dhe kurrë nuk do të martohem.” Kur vjen i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. u thotë: “A jeni ju që keni thënë këtë dhe këtë? Sa më përket mua, pasha All-llahun, unë jam më i frikësuari dhe më i devotshmi ndaj All-llahut sesa ju, por unë agjëroj dhe ha, falem dhe flej, dhe bëj jetë bashkëshortore! Kush largohet nga Suneti im, ai nuk më përket mua.” (Muttefekun alejhi)
Category: 40 Hadithe Kudsi
-
HADITHI nr.147 – nga Libri Rijadus Salihin
-
HADITHI nr.146 – nga Libri Rijadus Salihin
Nga Aishja r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. hyri në dhomën e saj, ku gjendej një grua, dhe i tha: “Kush është kjo?” Tha: “Kjo është filan gruaja, e kryen me kujdes namazin e saj.” (Pejgamberi) Tha: “Mos e obligoni veten se nuk keni mundësi, se pasha All-llahun, Ai nuk mërzitet derisa të mos ju mërzitë juve së tepruarit. All-llahu më së shumti e do devotshmërinë e përhershme tek ai që e kryen.” (Muttefekun alejhi) “All-llahu nuk do t’i ndërprejë thevabet e Tij dhe shpërblimin për veprat tuaja dhe nuk do të mërzitet për këtë, siç ndodh kjo me krijesat, përderisa ju të mos mërziteni e ta ndërpritni ibadetin. Andaj është e domosdoshme që prej ibadeteve vullnetare të merrni vetëm ato që mund t’i kryeni vazhdimisht e pa ndërprerje, në mënyrë që edhe shpërblimi i All-llahut mbi ju të rrjedhë pandëprerë.”
-
HADITHI nr.145 – nga Libri Rijadus Salihin
Transmetohet nga Ebu Musa r.a. se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: “Secili musliman e ka obligim një sadaka.” Iu tha: “E çfarë mendon nëse nuk e gjen?” Tha: “Do të punojë me duart e veta, e shfrytëzon vetveten dhe do të japë sadaka.” Pastaj iu tha: “E nëse nuk mund-et?” Tha: “Do t’i ndihmojë të nevojshmit që është i dëmtuar.” Pastaj iu tha: “E çka mendon nëse edhe këtë nuk mundet?” Atëherë (Pejgamberi) tha: “Do të rekomandojë dhe urdhërojë veprat e mira apo të hajrit.” Thanë: “E nëse edhe këtë nuk e bën dot?” Tha: “Do të përmbahet nga e keqja, sepse edhe ajo është sadaka.” (Muttefekun alejhi)
-
HADITHI nr.144 – nga Libri Rijadus Salihin
Transmetohet nga Enesi r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu është i kënaqur me robin i cili, kur ha diçka, e falënderon All-llahun, e po ashtu edhe kur të pijë diçka e falënderon All-llahun.” (Transmeton Muslimi)
-
HADITHI nr.143 – nga Libri Rijadus Salihin
Transmetohet nga Adijj ibn Hatim të ketë thënë: “E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë: “Frikësohuni (ruhuni) nga zjarri, qoftë edhe me gjysmë hurme.” (Muttefekun alejhi) Në një transmetim tjetër po nga ky transmetues, Buhariu dhe Muslimi theksojnë hadithin në tërësi si vijon: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Secilit prej jush Krijuesi i vet do t’i drejtohet drejtpërdrejt (me të folur-pyetje) pa përkthyes. Do të shikojë nga ana e tij e djathtë, e nuk do të shohë tjetër gjë veçse veprat e tij (të mira). Pastaj do të shikojë nga ana e tij e majtë, e nuk do të shohë tjetër gjë veçse veprat e tij (të këqija). Do të shikojë përpara vetes e nuk do të shohë tjetër veçse zjarrin (e Xhehenemit) para fytyrës së tij. Andaj, mbrohuni nga zjarri (i Xhehenemit), qoftë edhe me gjysmë hurme, e kush nuk e gjen këtë atëherë me fjalë të mire.”
-
HADITHI nr.137 – nga Libri Rijadus Salihin
137. Xhabiri r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Asnjë musliman nuk do të mbjellë një fidan e të mos ketë për çdo fryt që hahet prej tij sadaka, e edhe për atë që i vidhet ai ka sadaka, edhe për atë që i humbet ka sadaka.”
-
HADITHI nr.136 – nga Libri Rijadus Salihin
136. Transmetohet nga Xhabiri r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë: “Çdo vepër e mirë është sadaka.”
(Këtë hadith e transmeton Buhariu, kurse Muslimi e transmeton prej Hudhejfes r.a.)
-
HADITHI nr.135 – nga Libri Rijadus Salihin
Nga Ebu Musa el-Esh’arij r.a. transmetohet se i Dërguari i Allllahut s.a.v.s. ka thënë: “Një besimtar (musliman), kur të sëmuret, ose kur të jetë në rrugë, i shënohen (shpërblimet) njësoj sikur ka qenë i shëndoshë dhe në shtëpi.” (Transmeton Buhariu)
-
HADITHI nr.132 – nga Libri Rijadus Salihin
Ebu Hurejra r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë: “Pesë namazet, prej njërit deri te tjetri, namazi i xhumasë, prej njërit deri te tjetri dhe prej një ramazani gjer në ramazanin tjetër, janë pastrues të mëkateve në mes tyre, nëse ruheni prej mëkateve të mëdha.” (Transmeton Muslimi)
-
HADITHI nr.131 – nga Libri Rijadus Salihin
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kur një rob musliman a besimtar merr abdest, kur e lan fytyrën, prej tij bien të gjitha mëkatet e syve të tij me të cilët ka shikuar, bashkë më ujin ose me pikën e fundit të ujit. Kur t’i lajë duart, i bien të gjitha mëkatet e duarve me ujin ose me pikën e fundit të ujit, derisa të dalë i pastër nga mëkatet. Kur t’i lajë këmbët e tij, i bien të gjitha mëkatet e këmbëve bashkë me ujin ose me pikën e fundit të ujit, ashtu që ai mbetet plotësisht i pastër prej mëkateve.” (Transmeton Muslimi)