Category: 40 Hadithe Kudsi

  • HADITHI nr.165 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.165 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Ebu Musa r.a. të ketë thënë: “U dogj një shtëpi në Medine bashkë me njerëzit e saj natën. Kur u informua për rastin e tyre, i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. tha: “Vërtet zjarri është armik juaji, prandaj, kur të flini, fikeni.”  (Muttefekun alejhi

  • HADITHI nr.162 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.162 – nga Libri Rijadus Salihin

    Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Krejt umeti im do të hyjë në Xhenet, përveç atij që nuk do.” I thanë: “E kush nuk do, o i Dërguari i All-llahut?” Tha: “Kush më respekton mua, ai do të hyjë në Xhenet, ndërsa kush më kundërvihet (nuk më respekton), ai nuk do.”  (Transmeton Buhariu)

  • HADITHI nr.160 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.160 – nga Libri Rijadus Salihin

    Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kini kujdes atë që po ju lë; ata që kanë qenë para jush janë shkatërruar për shkak të pyetjeve të shumta dhe divergjencave me Pejgamberët e tyre. Kur t’ju ndaloj prej diçkaje, largohuni prej saj, ndërsa kur t’ju urdhëroj për diçka, atë përmbusheni sa të keni mundësi.”  (Muttefekun alejhi)

  • HADITHI nr.156 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.156 – nga Libri Rijadus Salihin

    Nga Ibni Abbasi r.a. transmetohet se ka thënë: “Derisa Pejgamberi s.a.v.s. na mbante hutbe, një njeri qëndronte (në këmbë),

    andaj (alejhisselami) pyeti për të dhe (të pranishmit) i thanë: “Babai i Israilit është zotuar se do të qëndrojë në diell e nuk do të ulet, as nuk do të strehohet nën hije, as nuk do të flasë, vetëm do të agjërojë.” Atëherë Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Urdhërojeni të flasë, të strehohet nën hije, të ulet dhe ta plotësojë agjërimin e tij.” (Transmeton Buhariu)

  • HADITHI nr.155 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.155 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Ebu Rib’ij Handhale ibn Rebi’ el-Usejdijji, një nga shkruesit e të Dërguarit s.a.v.s. të ketë thënë: “Më takoi Ebu Bekri r.a. dhe më tha: “Si je, o Handhale?” I thashë: “Handhale ka bërë hipokrizi!” (Ebu Bekri) Tha: “Subhanall-llah (Lavdi i qoftë All-llahut), çfarë po flet?” Unë i thashë: “Ne shkojmë tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. i cili na flet për Xhenetin dhe Xhehenemin aq qartë, si t’i shihnim me sytë tanë, ndërsa kur dalim nga i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ne jepemi pas dëfrimit me gratë, me fëmijët dhe gjëra të tjera dhe harrojmë shumicën nga ajo që dëgjuam.” Ebu Bekri r.a. tha: “Pasha All-llahun, edhe ne veprojmë ashtu!” Pastaj unë dhe Ebu Bekri u nisëm derisa erdhëm tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., kur unë i thashë: “Ka bërë hipokrizi Handhale, o i Dërguari i All-llahut!” I Dërguari s.a.v.s. tha: “Ç’është ajo?” I thashë: “O i Dërguari i All-llahut ne ishim te ti dhe ti na e tërhoqe vërejtjen me Xhehenem dhe Xhenet aq qartë, sikur t’i shihnim me sytë tanë, por kur kemi dalë prej teje, ne e kemi vazhduar dëfrimin me gratë, fëmijët dhe gjërat e tjera të kësaj bote, saqë kemi harruar shumë nga ato që i kemi dëgjuar prej teje.” I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. tha: “Pasha Atë që e zotëron shpirtin tim, sikur të ishit të përhershëm – ashtu siç ishit tek unë, dhe sikur ta përkujtoni vazhdimisht këtë, juve do t’ju përqafonin dhe do t’jua kapnin duart engjëjt në shtratin tuaj dhe në rrugët tuaja, mirëpo o Handhale, orë pas ore!” Këtë e përsëriti tri here.”  (Transmeton Muslimi)

  • HADITHI nr.153 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.153 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Ebu Xhuhajfe Vehb ibn Abdull-llah r.a., i cili ka thënë: “Pejgamberi s.a.v.s. e vëllazëroi Selmanin me Ebu Derdânë r.a. Një ditë Selmani i shkoi për vizitë Ebu Derda-së dhe kur e sheh nënën e Derdasë të veshur thjesht i thotë: “Ç’është puna jote?” (Ajo) Tha: “Vëllai yt, Ebu Derda nuk ka dëshirë për gjërat e kësaj bote.” Pastaj vjen Ebu Derda, i përgatit ushqim vëllait të vet dhe i thotë: “Ti ha, kurse unë jam duke agjëruar.” (Selmani) Tha: “Unë nuk do të ha derisa edhe ti të hash me mua.” Kur erdhi nata, Ebu Derda u ngrit për të falur namaz (nafile), kurse Selmani i tha: “Bjer dhe fli.” Ebu Derda ra të flejë, pastaj së shpejti u zgjua të falet. Selmani prapë thotë: “Bjer dhe fli!” Kur nata ishte në përfundim Selmani i tha Ebu Derdasë: “Tash zgjohu!” Pasi e falën sabahun, Selmani i thotë vëllait të vet: “Ti vërtet ke detyra ndaj Krijuesit tënd, ke detyra ndaj vetvetes dhe ke detyra edhe ndaj familjes
    58
    tënde. Jepja dhe plotësoja secilit të drejtën e tij.” Pastaj shkon te Pejgamberi s.a.v.s. dhe ia rrëfen ngjarjen. Pejgamberi s.a.v.s. thotë: “Selmani ka thënë (dhe vepruar) të drejtën.” (Transmeton Buhariu)

  • HADITHI nr.151 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.151 – nga Libri Rijadus Salihin

    Nga Aishja r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kur dikush prej jush kotet gjatë namazit (nafile), le të flejë gjersa t’i kalojë gjumi. Sepse nëse dikush duke u falur kotet, ai nuk e di nga kthehet dhe çka bën, andaj në vend që të kërkojë falje (istigfar), ai e qorton vetveten (pa vetëdije).”  (Muttefekun alejhi)

  • HADITHI nr.150 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.150 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Enesi r.a.: “Pejgamberi s.a.v.s. ka hyrë në xhami, kurse aty ishte një litar i zgjatur në mes dy shtyllave të xhamisë. (Pejgamberi) Tha: “Ç’është ky litar këtu?” (Të pranishmit) Thanë: “Ky litar është i Zejnebes r.a. (njëra nga bashkëshortet e alejhisselamit), kur përgjumet gjatë namazit, ajo mbahet tek ai.” Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Zgjidheni, secili prej jush le të falet me disponim, e kur të përgjumet, le të bjerë e të flejë.”  (Muttefekun alejhi)

  • HADITHI nr.149 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.149 – nga Libri Rijadus Salihin

    Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet feja është lehtësi, kushdo që e vështirëson fenë (me shtesa), ajo e ngadhënjen atë (duke e kthyer në gjendje normale). Andaj drejtohuni, afrohuni (njëri me tjetrin), bëhuni të gëzuar, shfrytëzoni dhe ndihmohuni me ecje të mëngjesit, të mbrëmjes dhe të pasdarkës (shfrytëzoni lehtësimet fetare në ibadete).”  (Transmeton Buhariu) Sipas një transmetimi të Buhariut, ky hadith përfundon kështu: “Drejtohuni nga njëri-tjetri, afrohuni, gdhihuni herët e rrini vonë dhe shfrytëzoni lehtësimet e tjera. Bëhuni të matur, bëhuni të matur e do t’ia arrini qëllimit.” Kuptimi i përgjithshëm i hadithit është: “Vetveten ndihmojeni në kryerjen e ibadeteve të All-llahut në mënyrë që ato t’i kryeni në çastet e komoditetit dhe disponimit, në mënyrë që t’u jenë të këndshme e jo të rënda e të mërzitshme, që t’ia arrini qëllimit. Në fe bëhuni racionalë, t’i arrini qëllimet me sa më pak mundime e lodhje, njësoi si në punët e kësaj bote.”

  • HADITHI nr.148 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.148 – nga Libri Rijadus Salihin

    Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Janë shkatërruar dhe kanë humbur stërholluesit e tekanjozët” (Ata të cilët vetes dhe të tjerëve ua vështirësojnë punët dhe ibadetet aty ku nuk duhet) Këtë e tha tri herë.  (Transmeton Muslimi)